Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Lady Gaga kaubojse pa mbathje” plus 9 more

loading...

Ora News: “Lady Gaga kaubojse pa mbathje” plus 9 more


Lady Gaga kaubojse pa mbathje

Posted: 20 Sep 2016 11:53 PM PDT

Guxon gjithnjë e më tepër me veshjen e saj dhe nuk i bën aspak përshtypje.

Ylli i muzikës amerikane, Lady Gaga zbuloi më shumë nga sa pritej me pantallonat e saj të shkurtra ngjyrë argjendi.

Por pas tyre, ishte e dukshme që nuk kishte veshur asgjë.

30-vjeçarja do të përdorë të njëjtën veshje eshte për videoklipin e saj të radhës Perfect Illusion.

38A1D3D200000578-0-image-a-21_1474426951275 38A2EC8A00000578-0-Not_shy_The_provocative_pop_star_paired_her_skimpy_shorts_with_b-m-61_1474431329425 38A181A600000578-0-image-m-42_1474428025442 38A2EC7E00000578-0-image-a-57_1474431087716

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kërkohej nga Italia për “Shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 29 vjeçari

Posted: 20 Sep 2016 11:48 PM PDT

Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Në pranga ka rënë shtetasi Albano Alimadhi, 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata Italiane e qytetit të Bergamos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Noizy: E vërteta e sherrit me Cozman gjendet në kamerat e hotelit

Posted: 20 Sep 2016 11:36 PM PDT

Rigels Rajku, ose siç njihet në mbarë tregun muzikor shqiptar si Noizw, ka falur për herë të parë lidhur me përplasjen me dy anëtarët e grupit Babastar, Skivi dhe Cozman rreth një javë më parë.

Në një lidhje me skype për emisionin  "Opinion", Noizy kërkoi me ngulm dhe bëri thirrje që xhirimet e kamerave të sigurisë të hotelit "Swiss Diamond" të gjenden dhe në këtë mënyrë do të mësohej e vërteta se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars.

Reperi shqiptar i cili mbeti i plagosur lehtë tha se e gjitha kishte filluar pasi “një makinë erdhi me shpejtësi dhe desh i shtypi çunat. Erdhi në parkingun e Swiss Diamond dhe pasqyra e madhe e Range Rover përplasi një nga anëtarët e OTR".

"Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më" – deklaroi Noizy.

Mosekzistencën e filmimeve të kamerave të sigurisë e konfirmoi në studio dhe gazetari kosovar Berat Buzhala i cili tha se gjithashtu ishte interesuar për t'i pasur ato xhirime.

Noizy u shpreh i revoltuar edhe me mediat  për mënyrën  sesi e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman.

Reperi tha se gazetarët shqiptarë me pak lekë shkruajnë edhe lajme të ekzagjeruara. Sipas tij, me 50 euro ai mundet ta bëjë një gazetar të këndojë.

"Me 50 euro e bën gazetarin sot me këndu", u shpreh reperi Noizy.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pastroni trupin pas pushimeve

Posted: 20 Sep 2016 11:26 PM PDT

Tani që mbaruan pushimet është koha t'i kthehemi punës me trupin tone e shëndetin fizik. Ata që kanë vajtur me pushime me siguri që kanë vënë re disa kilogramë më tepër dhe pas pushimeve është e domosdoshme të ndiqet një regjim ushqimor që pastron organizmin nga toksinat e dëmshme.

Aktiviteti fizik– Për pastrimin e trupit nevojiten minimumi 20 deri në 30 minuta stërvitje fizike intensive pasi ndihmon në eleminimin e toksinave me më shumë shpjetësi. Përdorimi I saunave do ishte ideale pasi riaktivizon qarkullimin e qelizave dhe nxjerr më me lehtësi toksinat.

Uji– Dihet tashmë të mirat e ujit për shëndetin, sa më shumë ujë të konsumoni aq mq shumë favorizoni pastrimin e mëlçisë.

Frutat dhe perimet- Përfshijini sa më shumë në regjimin tuaj ushqimor fruta dhe perime. Qepët, brokoli, hudhrat, veza, speci, lulelakër etjjanë ndër elementët ushqimor që ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA bën përgjegjëse Rusinë për sulmin ndaj ndihmave

Posted: 20 Sep 2016 11:19 PM PDT

SHBA ka thënë se Rusia është përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës mbi karvanin e ndihmave në afërsi të qytetit sirian, Alepo.

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur atë një “tragjedi e madhe humanitare”.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë thënë për BBC-në se dy aeroplanë lufte rusë ishin përgjegjës për sulmin.

Rusia mohon me forcë përfshirjen e avionëve të saj apo sirianë, dhe thotë se incidenti ishte shkaktuar nga zjarri në terren dhe jo nga një sulm ajror.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të vendit tha se qeveria amerikane nuk kishte “asnjë fakt” për të mbështetur pretendimin e saj, duke shtuar: “Ne nuk kemi të bëjmë aspak me këtë situatë”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Opozita e munguar e Majlinda Bregut

Posted: 20 Sep 2016 11:16 PM PDT

Prej një jave, ish-ministrja e Integrimit e Qeverisë Berisha po bën një fushatë të fortë mediatike me intervista në gazeta, televizione dhe dalje publike në Facebook duke u përpjekur të analizojë zhvillimet e fundit në PD.

Majlinda Bregu ndoshta ka shumë për të thënë dhe për të bërë brenda PD,një partie jo në ditët e saj më të mira por që ka nevojë të ndryshojë edhe rrënjësisht për të bërë opozitën që ky vend meriton.

Zonja Bregu ka shumë për të thënë mbase për mënyrën se si PD bëri fushatë dhe për drejtuesit e lartë të PD që nuk po fitojnë besimin e publikut në këtë vend ku qeveria vijon të dominojë.

Por zonja në fjalë ka zgjedhur të sulmojë lidershipin demokrat, kur nuk ka as fushatë zgjedhjesh në parti dhe as ndonjë debat të fortë publik, duke lënë mënjanë faktin që së bashku me ta,ajo qeverisi për 8 vjet me radhë Shqipërinë. Por le t'i marrim faktorët me radhë.

Së pari, Majlinda Bregu nuk hyri ne PD nga dera siç pretendoi dje në një intervistë për gazetarin Sokol Balla. Ajo u injektua në PD së bashku me një grup të rinjsh në momentet kur pushteti i trokiti në derë demokratëve pas 8 vjet opozite të egër,të cilën zonja Bregu e pa si spektatore. Madje duke anashkaluar ata që kishin përballur dhunën e 1997 dhe 1998 në atë parti.

Së dyti, për 8 vjet me radhë ajo ishte e privilegjuara e pushtetit të Sali Berishës. Ajo ishte e vetmja grua ministre dhe zonja që fitonte debatet publike dhe drejtonte integrimin. Por 3 vjet me pas, në vitet e opozitës, Majlinda Bregu nuk mbahet mend të ketë qenë pjesë e ndonje debati politik përveç atyre që kanë lidhje me banalitetet femërore. Në 3 vjet askush nuk kujton ndonjë akuzë të saj kundër Ramës apo ekipit të tij dhe as është parë të mbajë qëndrim për ndonjë cështje thelbësore për opozitën. Nëse ajo pretendon të jetë pjesë e lidershipit demokrat,nuk duhet të harrojë që kapiteni nuk e braktis anijen kur është duke u mbytur. Majlinda Bregu bën shumë mirë që debaton në mbledhjet e grupit parlamentar, për këtë ajo duhet përgëzuar. Pd ka më shumë nevojë për kritika brenda saj. Por ajo nuk është i vetmi zë debatues tashmë në PD. Askush nuk dyshon më në mospajtimin që Jozefina Topalli apo Astrit Patozi mund të kenë me Lulzim Bashën. Me ose pa të drejtë këtë e gjykojnë ata që e ndjekin politikën dhe janë votues të PD. Por si njëri dhe tjetri janë debatues akoma dhe më të fortë të opozitës në seancat parlamentare. Dy vjet më parë në zgjedhjet lokale, Patozi bërë një betëjë personale për të ruajtur kontrollin e Pd në Vorë, duke luajtur rol në fitoren aty. Topalli është debatuesja më e fortë përballë Ramës edhe pse ka nga ata që  mendojnë se argumentat e saj jo gjithnjë qëndrojnë. Të dy duket që kanë rezerva me Bashen, të dy nuk kanë votuar për të e mbase edhe nuk e duan, por duket qartë që së paku duan PD. Dhe opozitën si koncept. Edhe nëse grupi parlamentar i PD merr urdhër për t'u larguar,këta janë forca e vetme opozitare,zëri i vetëm i argumentuar përballë një kryeministri që tallet dhe gëzon se nuk ka asnjë përballë. Ndaj këta zera debatues edhe brenda partisë,dinë të jenë opozitarë të vërtetë,ndryshe nga zonja Bregu që në distancë anatemon sistemin shëndetsor kur nuk gjen ilaçe për veten në ambulancë. Ama nuk ndermerr asnjë inisiativë të paktën të kritikojë sistemin e kalbur shëndetsor falas që nuk kursehet as në viktima.

Së treti, keqpërdorja që ajo i bëri mbrëmë Sokol Olldashit është më e rëndë se heshtja e saj ditën kur u votua për kryetarin e ri të PD. Sokol Olldashi nuk jeton më dhe për shumë njerëz në PD ai mbeet i rëndësishëm po aq sa lideri historik. Por të duash të kesh  kryetar Sali Berishën dhe të thuash se ke qenë mbështetëse e Sokol Olldashit janë dy gjëra krejt nonsens dhe zonja Bregu e di këtë më mirë se ata që e kanë parë nga larg garën për kryetarin e PD.

Së katërti, nuk ka asnjë fushatë zgjedhore në PD që zonja Bregu merr flamurin,rregullohet dhe ndreqet e shfaqet ne tv dhe portale si cicerone e problemeve që ka PD. Nëse nuk janë zgjedhur kryetarët e degëve,kjo është një çështje që zgjidhet brenda partisë zonjë e dashur. Askujt veç strukturave nuk i intereson kjo. Dhe nëse argumenti i saj për aleancën me LSI duket bindës për disa,jo më larg se 3 vjet më parë ajo si zëdhënëse e qeverisë përfaqsonte dhe ministrat e Ilir Metës. Pikërisht e njëjta që ruajti benefitet që kryetari i kuvendit nuk i kursen për deputetët dhe po e njëjta që shfaqej e qeshur me Klajda Gjoshën deri sa u realizua kalimi i dokumentacionit nga nje ministre tek tjetra.

Majlinda Bregu ka të drejten e madhe të jetë kandidatura e re për kryetare të PD. Në mos e thënë hapur,daljet e saj kanë nënkuptuar pikërisht këtë gjë. Se sa bindëse mund të jetë këtë e vendosin ata që e dëgjojnë dhe votojnë PD  dhe jo ata që e këshillojnë. Asgjë të rrezikshme nuk ka nga një garë e re në PD,madje personalisht do e mbështesja idenë e ndryshimit të lidershipit. Asnjë e keqe nuk i vjen PD nga debatet e brendshme. Por ajo që shumë njerëz presin sot nga kjo parti është opozita e vërtetë,ajo e munguara për 3 vjet me radhe. Shkëputja nga interesat dhe çlirimi nga pengjet e 8 viteve pushtet për të ringritur një opozitë të vërtetë,të fortë dhe të argumentuar,dhe jo hartime qe lexohen foltoreve. Dhe për këtë nuk mjafton vetëm të kritikosh Lulzim Bashën dhe të ankohesh pse nuk rikthehet Sali Berisha. Për këtë duhet forcë,kurajo e dinjitet, që shumë pak duket të ketë mbetur në atë seli që në ditët më të vështira organizonte opozitën ,më të mirë.

Për të bërë opozitën që shqiptarët meritojnë duhen këputur fijet që të lidhin me pushtetin,sado që mund të jenë litarë të fortë apo mendafshi me ngjyra. Vetëm atëherë PD do mund të ringrihet dhe të jetë përfaqsuesja e munguar e së djathtës në Shqipëri. Dhe deri atëherë zonja Bregu apo ndonjë tjetër duhet të na bindin që "armik" nuk është Lulzim Basha por ndonjë që fshihet pas whats up -it dhe ëndërron të emërojë dhe opozitën./Opinion.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Furnizonin të burgosurit me lëndë narkotike, arrestohen dy gardianët

Posted: 20 Sep 2016 11:10 PM PDT

Dy punonjës të burgut të Fierit kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se furnizonin të burgosurit me lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me I.E.V.P. Fier, beri të mundur kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1.Ledio Pashaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

2.Lusiano Rexha, 26 vjeç, banues në Cakran, Fier.(Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier).

"Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin, se këta punonjës fusnin lëndë narkotike brenda tek të denuarit, më datën 20.09.2016, ora 14:15, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve , Neninspektor Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexha, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale".

Po kështu, nga kontrolli i banesës së shtetasit Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A është kjo aktore shkak i ndarjes së çiftit të famshëm?

Posted: 20 Sep 2016 10:59 PM PDT

Aktorja franceze Marion Cotillard mendohet të jetë shkaku i ndarjes së çiftit të famshëm hollivudian Angelina Jolie nga Brad Pitt.

Megjithatë, këto zëra janë përgënjeshtruar nga një burim pranë saj.

40-vjeçarja është në një lidhje me aktorin 43-vjeçar francez Guillaume Canet, me të cilin "është shumë e lumtur dhe këto zëra e kanë trishtuar shumë", sipas një burimi që ka folur për "Daily Mail".

Cotillard interpreton sëbashku me Pitt në filmin "Allied", aty ku skenat seksuale të tyre janë konsideruar si "elektrizuese".

Sipas producentit të filmit, Graham King, Pitt dhe Cotillard patën një mirëkuptim të menjëhershëm me njëri-tjetrin.

Ndarja e çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të konsiderohet edhe si divorci i shekullit, pasi bëhet fjalë për një ndër çiftet më të përfolura në Hollivud e në mbarë botën.

Aktorja ka dorëzuar kërkesën për ndarje në gjykatë gjatë së hënës, duke cituar dallimet e papajtueshme si shkak të divorcit mes tyre, madje kërkon edhe kujdestarinë fizike ndaj 6 fëmijëve të tyre.

Çifti në fjalë nisi të frekuentohej prej vitit 2004, ndërsa u martuan në gusht të vitit 2014. Jolie, e cila përfaqësohet nga avokatja Laura Wasser, nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore në procesin e divorcit.

Wasser njihet për përfaqësimin që bëri së fundi të Johnny Depp në gjykatë, në procesin e ndarjes së tij nga këngëtarja Amber Heard.

Jolie e ka bërë publike edhe datën e ndarjes, duke përcaktuar 15 shtatorin e 2016-s si ditën, për të cilën duket se nuk do të pendohet, edhe pse ishin një nga çiftet më të dashura në sytë e të gjithë botës.

Ky do të jetë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martuar më herët me yllin e "Sherlock", Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.

Ndërsa martesa e parë e Pitt ka qenë me aktoren Jennifer Aniston, e cila përfundoi në vitin 2005, pikërisht për shkak se u zbulua marrëdhënia e tij me Jolie, të cilën e takoi gjatë punimeve për filmin "Mr. dhe Mrs. Smith".


7 8  10 11 12 13

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ka fjetur me 400 persona, por ka edhe një pasion të “çmendur”!

Posted: 20 Sep 2016 01:48 PM PDT

Një grua britanike shpenzon hiq më pak se sa 36 mijë paund në vit për sende luksi, dhe plot 11 mijë paund për trajtime bukurie në 12 muaj. Janey Farrel, 30-vjeçe, pranon personalitetin e saj "problematikë" për të bërë tregti vazhdimisht për gardërobë.

Nëna e tre fëmijëve jeton në Newcastle dhje kalon shumicën e të ardhurave të saj për shpenzime personale.

Pjesa tjetër e shpenzimeve sigurohet nga i fejuari, 30 vjeçari Ross Pharrel, një ish-ushtarak, i cili fiton rreth 100 mijë paund në vit si inxhinier.

Ata u njohën rreth 6 vite më parë dhe që të dy pretendojnë se kanë shkuar në shtrat me 400 persona secili.

Zonjusha i deklaroi medieve në qershor se nuk do të lejonte të fejuarin e saj të bënte seks me të nëse nuk plotësonte të gjitha dëshirat. Gruaja shet çantat e saj të shtrenjta që i ka blerë më herët.

 

389A00CB00000578-0-image-a-10_1474362293258 389A039000000578-0-image-m-17_1474362371584 389A053100000578-0-image-a-18_1474362377409 3899FFD700000578-3798017-image-a-46_1474363183379 trapja

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mima: Vlera e drogës shqiptare në tregun me pakicë 13 mld euro

Posted: 20 Sep 2016 01:36 PM PDT

Ekonomia e paligjshme që lidhet me krimin e organizuar dhe narkotrafikun është diskutuar gjatë në studion e emisionit “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe.

Deputeti i PD, Floroin Mima foli për shifra dhe raporte zyrtare që lidhen me vlerën e dorgës që prodhohet në Shqipëri. Mima tha se vlera e drogës shqiptare në tregun europian me pakicë kap shifrën e 13 miliard euro.

Deputeti i PS, Ervin Bushati kundërshtoi shifrat e Mimës me argumentin se ato nuk janë të publikuara nga raporte zyrtare.

Debati në studio u zhvillua mes të ftuarve Ervin Bushati, Florjon Mima, Hekuran Vladi, Zef Preçi .

Mima: Ka vetëm një moment kur paraja kriminale ka vlerë, momenti kur shteti i drejtë ia kthen atë të gjithë popullit. Pse nuk ndodh në Shqipëri? Po të shofim shifrat e raportit që nisa të citoj, që pjesë të cilit kanë filluar të dalin në shtypin ndërkombëtar bëhet fjalë për një vlerësim konservator për rreth 13 miliardë euro në tregun me pakicë të drogës që prodhohet në Shqipëri, 13 mld euro. Ky vlerësim që është bërë edhe në 2012 dhe 2013…ky është për 2016, per sezonin e të korrave të tanishme. Ky vlerësim  thotë se vlera me pakicë e drogës prodhuar në Lazarat ishte afaërsisht 4 mld dollarë nëse do të shitej me pakicë në tregjet e Europës. Sot bëhet fjalë, vlerësimi konservator 13 mld euro që është afërsisht 110 % e GDP zyrtare shqiptare dhe ka një vlerësim që është pak me optimist që flet për 24 mld euro.

Le të marrim një supozim konservator edhe ne. Vetëm 10 % e kësaj vlere do të mbetet në Shqipëri pra 1.3 mld euro. Me 1.3 mld euro banda është në gjendje të vendosi kush do të jetë drejtori i kufirit, kush do të jetë shefi i komisariatit. Me 1.3mld euro banda është në gjendje të blejë të gjitha votat e shqiptarëve duke cuar votën në një drejtim të caktuar. Me 1.3 mld euro ata emërojnë kryeministrin. Kryeministri mendon se është më i forti dhe më i fuqishmi, por me 1.3 mld euro mafia të urdhëron.

Bushati: Pavarësisht se shifrat zyrtare janë në favorin tonë uën nuk desha të dëgjoja dhe shifra që janë të pakonfirmuara dhe janë hipoteza. Këtu flitet për një vlerë kapitale sa 100% e GDP me një 1.3 mld euro në dispozicion më duket si një panoramë disfatiste e opozitës që kërkon të justifikojë që nesër cdo gjë mund të blejë. Unë nuk e di sa kushton një votë apo një drejtori policie sipas gjithë kësaj hiptezë të ndërtuar nga PD, atëherë kot që merren dhe futen në zgjedhje, sepse me 1.3 mld mund të blesh 4 shtete ballkanike. Unë nuk di që ka një raport.

Vladi: Opozita sot po thotë vetëm gjysmën e të vërtetës  dhe gjysma e të vërtetës është më e rrezikshme sesa gënjeshtra. Gjysma tjetër e të vërtetës është: Unë njof shumë deputetë të PD të cilët po të mos jenë të varur nga politika kishin shkuar tek parcela atje dhe e kishin fotografuar atë parcelën, por bëhet lufta këtu në studio dhe studioet e tjera

Mima: Kryeministri jot del e thotë, kur opozita publikon fotot është më e rrezikshme opozita se krimineli, e kupton ku kemi arritur ne sot.

Vladi: Nuk jam këtu për të mbrojtur Edi Ramën

Mima: Por për çfarë je, cfarë po bën?

Vladi: Unë jam për të mbrojtur shqiptarët, sepse paaftësia e Edi Ramës dhe opozitës e ka bërë vendin kështu.

Mima: Opozita po bën sa mundet

Vladi: Hiperpolizimi i akuzave dërgon në shuarjen e tyre

Mima: Absolutisht jo

Vladi: Nuk ka nevojë ti thuhet Edi Ramës që po mbjell hashash

Mima: Vetëm opozita ka folur

Vladi: Edi Ramës duhet ti thuhet e vërteta në sy; je i paaftë zotëri që e lejon vendin të mbillet hashash

Mima: Po merre atë degjojë cfarë thotë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :