Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Samiti i BE-sё shprehje e unitetit” plus 9 more

loading...

Ora News: “Samiti i BE-sё shprehje e unitetit” plus 9 more


Samiti i BE-sё shprehje e unitetit

Posted: 17 Sep 2016 12:27 AM PDT

Brexit dhe grindja e vazhdueshme pёr politikёn e refugjatёve: Kёtё frymё depresioni BE-ja do t’ia lerё sё shkuarёs dhe synon njё fillim tё ri. Kёshtu artikulohet zgjidhja pas takimit tё krerёve tё shteteve dhe qeverive.

“Ne jemi tё vendosur me 27 vendet anёtare ta bёjmё tё sukseshme BE-nё”, theksohet nё deklaratёn pёrfundimtare tё samitit tё posaҁёm nё Bratislavё. Britania e Madhe nuk u pёrfaqёsua pas votёs pёr Brexit nё referendumin nё fund tё qershorit.

BE – aftёsi veprimi

27 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive pas shokut prej Brexit dhe grindjeve tё shumta – kryesisht pёr politikёn e BE-sё ndaj refugjatёve – utakuan pёr tё hartuar njё program tё pёrbashkёt, tё ashtuquajturёn agjenda e Bratislavёs, njё program pune pёr muajt e ardhshёm, qё duhet tё dёshmojё aftёsi veprimi dhe afёrsi me qytetarёt. Janё planifikuar gjithashtu takime tё mёtejshme jozyrtarё deri nё jubileun e 60 vjetorit tё Marrёveshjeve tё Romёs nё mars 2017.

Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste pёr tё ardhmen e Bashkimit Europian. “Fryma e Bratislavёs ishte fryma e bashkёkёpunimit”, tha Merkel nё njё prezantim pёr median bashkё me presidentin e Francёs François Hollande nё pёrfundim tё takimit. Pjesa tjetёr e 27 kryetarёve tё shteteve dhe qeverive ishin gjithashtu “tё bindur, se ne kemi nevojё pёr kompromise, qё kemi nevojё pёr ndjenjёn e solidaritetit dhe ndjenjёn e bashkёpunimit. Po ashtu kemi nevojё edhe qё ne tё punojmё mbi njё bazё vlerash tё pёrbashkёta”, deklaroi Merkel.

Si synimet kryesore nё agjendёn e Bratislavёs pёrmenden siguria dhe vende tё reja pune. Konkretisht ёshtё rёnё dakord edhe pёr njё sёrё projektesh: mbrojtja mё e mirё e kufijve tё jashtёm tё Bё-sё, pёr tё kontrolluar e frenuar migracionin ilegal. Pakti pёr refugjatёt me Turqinё duhet tё zbatohet. Duhet tё pёrshpejtohen planet pёr efikasitetin e truprojёs sё kufijve tё pёrbashkёt si dhe asaj bregdetare. Nё luftё kundёr terrorit duhet tё pёrmirёsohet shkёmbimi i informacionit. Nё dhjetor do tё vendoset njё bashkёpunim mё i ngushtё mbojtjeje. 27 krerёt e qeverive dhe tё shteteve u angazhuan edhe pёr mё shumё perspektivё pёr vende pune pёr tё rinjtё./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Italianët dhe grekët monitorojnë qiellin shqiptar

Posted: 17 Sep 2016 12:20 AM PDT

Prezenca e avionëve   të vegjël  në qiejt e vendi tonë  për të cilët autoritet shqiptare nuk kanë dijeni, në sytë e gjithkujt dukej çudi. Por sot pas tre ngjarjesh të faktuara për thyrjen e kufinjve  ajrore është fakt se Shqipëria  ka një pikë të dobët në mbrojtjen e hapësirës ajrore edhe pse aderon në aleancën më të madhe të sigurisë, në NATO.

Po si mbrohet hapësira ajrore e një vendi anëtar të Nato-s e konkretisht kufijtë e Shqipërisë?  Me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut,  vendi ynë ka bërë një marrëveshje  për policimin ajror dhe  Nato ia ka deleguar kompetencën e monitorimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë dy vendeve fqinje përkatëisht Italisë dhe Greqisë, të cilat e kryejnë këtë rol me sistem rotacioni.

Meqënse nuk disponon radar primar,  monitorimi i kësaj hapësire bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe ne marrim informacionin që ka NATO nga radarët e saj për hapësirën tonë ajrore. Në rastin konkret,  të defektit rrëzimit të avonit sportiv të tipi "piper" në Ishëm të Durrësit, qëndrat e vëzhgimit ajror të NATO-s me të cilat autoritetet shqiptare  shkëmbejnë informacion të integruar, nuk kanë njoftuar qëndrën tonë të kontrollit.

Konkretisht Italia dhe Greqia,  me të cilat ne kemi marrëveshje për policimin ajror,  nuk kanë informuar pjesën tonë ushtarake për fluturim të paligjshëm. Kjo ndoshta edhe për faktin se në kushtet kur fluksi i fluturimeve është shtuar ndjeshëm, monitorimi i fluturimeve në lartësi të ulëta dhe shumë të ulëta është sfidë edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë të cilat janë të pajisura me sistem më të përparuar  kontrolli se ne.

Monitorimi i hapësirave ajrore të rajonit tonë, NATO,  e kryen nga  Torrjen  të Spanjes  ku është është qendra e monitorimit ajror dhe e cila furnizohet me infomacion  nga  dy baza të mëdha ushtarake në Greqi Dhe Itali.

Në momentin që njëra nga këto dy baza raporton për fluturime të paligjshme në qiejt që mbahen në monitorim,  baza ajrore e vendosur në Madrit të Spanjës  njofton  autoritet e vendeve që i janë cënuar kufinjtë,  dhe njëkohësisht vendos te ngrejë në fluturim avionet F16 apo modele te tjera ne mënyrë që të bëhet i mundur ndalimi i mjetit të paidentifikuar apo paligjshem fluturues.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mëngjesi ndryshe i kryeministrit Edi Rama

Posted: 17 Sep 2016 12:02 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjave vjeshte ta kalojë në veri të Shqipërisë. Kreu i ekzekutivit ka bërë një postim në Facebook, ku vlerëson Shqipërinë me 5 yje.

Rama ka postuar dy foto nga Bujtina e Fratit, ku ka konsumuar edhe një mëngjes tradicional shqiptar.

Ja çfarë shkruan Rama në FB:

“Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mengjez në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️”

14317606_10154021712721523_4291430800137424364_n 14354912_10154021711441523_3564223136421660084_n

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aurela Hoxha nudo në filmin e ri

Posted: 17 Sep 2016 12:00 AM PDT

Aurela Hoxha kishte njoftuar më parë se do të marrte pjesë në një film. Filmi titullohet "Dashuri në Bjeshkët e Namuna".

Ajo ka publikuar një foto nga xhirimet, e cila të jep përshtypjen e një posteri.

Mesa duket roli i saj do të ketë karakter mjaft sensual, pasi në foto shfaqet nudo e mbuluar vetëm nga një peshqir.

gfj

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pacolli, kandidat i mundshëm për kryetar komune në Prishtinë

Posted: 16 Sep 2016 11:50 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re synojnë t'i bashkojnë forcat për ta marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.

Dy burime të ndryshme kanë konfirmuar për "Kohën Ditore" në Kosovë se tashmë ekziston marrëveshja në parim që në zgjedhjet e ardhshme lokale PDK-ja dhe AKR-ja të dalin me një kandidat të përbashkët.

Burimet saktësojnë se ideja është që kandidati të jetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Martesa ju ndihmon të mbani trupin në formë

Posted: 16 Sep 2016 11:36 PM PDT

Martesa mund të ndihmojë për të mbajtur trupin në formë. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Universitetin e Yokohama në Japoni.

Një hulumtim me njerëzit që kanë diabetin e tipit 2, ka zbuluar se personat që janë beqarë janë dyfish më të rrezikuar që të jenë mbipeshë.

Mjekët kanë analizuar 270 persona me moshë mesatare deri në 65 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me diabet të tipit 2.

Sipas këtij studimi, 58 % e meshkujeve  të martuar kanë më pak gjasa që të jenë me sindromën metabolike e cila është një kombimin mes diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe mbipeshës, të cilat dëmtojnë venat e gjakut.

Ekspertët mendojnë që burrat që janë në marrëdhënie dashurie kanë më shumë gjasa të hanë shëndetshëm duke ulur përqindjen e sindromës metabolike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ky “kalorës” është bërë i famshëm në internet

Posted: 16 Sep 2016 11:23 PM PDT

Ky "kalorës" ka marrë vëmendjen e të gjithëve në internet. Kjo falë "transformimit" që ai i ka bërë bicikletës duke e kthyer në kalë.

Videoja, ku shihet ai dhe "krijesa" e tij, është përhapur në mënyrë virale në internet.

Për më shumë shikoni videon:

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ky zakon i përditshëm po ju rrezikon nga diabeti

Posted: 16 Sep 2016 11:09 PM PDT

Nëse këshillat për të shkuar në shtrat para mesnatës nuk ju bindin, atëherë duhet të merrni në konsideratë përfundimet e nxjerra nga një studim i ri, i cili sugjeron se problemet me gjumit rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2.

Studime të shumta i kanë lidhur problemet e gjumit, si pagjumësia, "apnea e gjumit" që dikur njihej si "sëmundja e gërhitjes së fortë" (është një sëmundje që përfshin rrugët e frymëmarrjes), madje edhe puna gjatë turnit të tretë rrisin rrezikun për zhvilli të diabetit. Tani një studim i ri sugjeron se edhe fjetja vonë gjatë natës apo nëse ju zë gjumi me vështirësi, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit me 45%.

Pasi merren në konsideratë edhe shqetësime të tjera që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit, si hipertensioni apo pesha e madhe trupore, gratë që kanë këtë problem me gjumin janë 22% të rrezikuara të preken nga diabeti, shpjegon Frank B. Hu, profesor i epidemiologjisë tek Shëndeti Publik i Shkollës T.H. Chan të Harvardit dhe bashkautor i studimit. Hu dhe kolegët e tij arritën të analizonin përgjigjet e më shumë se 133 mijë femrave në lidhje me gjumin.

"Vështirësia në të fjetur mund të ketë efekte biologjike, si rritja e hormonit të stresit, që ndikon në rritjen e ndjeshmërisë së insulinës", tregon profesori.

Femrat me këtë vështirësi të gjumit (ata që flenë më pak se 6 orë në natë(, si dhe tre probleme të tjera me gjumin, gërhitja e shpeshtë, apnea e gjumit dhe turni i tretë, janë më të rrezikuara të preken nga diabeti./shendeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Turqia është e para në botë sa i përket pranimit të refugjatëve”

Posted: 16 Sep 2016 10:59 PM PDT

Drejtori i Qendrës Informative të Kombeve të Bashkuara për Marokun, Fethi ed-Debbabi, tha se Turqia është e para në mesin e vendeve që kanë pranuar më shumë refugjatë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media në kryeqytetin maroken Rabat para Samitit të OKB-së për Refugjatët dhe Migrantët që është planifikuar të mbahet të hënën e ardhshme në New York, Debbabi tha se "Turqia është e para në botë sa i përket pranimit të refugjatëve”.

“Sipas të dhënave të OKB-së, në gjysmën e parë të vitit të kaluar Turqia ka pranuar më shumë se një milion e 838 mijë refugjatë. Atë me 1.5 milionë e ndjekin Pakistani, Libani, Iraku, Etiopia, Jordania, Kenia, Uganda, Çadi dhe Sudani”, deklaroi Debbabi.

Ai tha se çdo minutë në botë migrojnë 24 persona dhe shtoi se kriza që është shkaktuar nga gjendja në fjalë ka detyruar OKB-në që ta organizojë Samitin për Refugjatë dhe Migrantë.

Debbabi po ashtu ka tërhequr vërjejtjen për rritjen e vështirësive të cilat i përjetojnë refugjatët dhe migrantët, vdekjet në detra dhe trafikimin me njerëz.

Krahas kësaj, në konferencën për media ka folur edhe koordinatori rezident i OKB-së në Marok, Philippe Poisont. Ai tha se duhet gjetur zgjidhje për valën e migrantëve e cila shkaktohet nga konfliktet, varfëria, siguria ushqimore, diskriminimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Poisont tërhoqi vëmendjen se për herë të parë po organizohet një samit në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu ai theksoi nevojën që t'i jepet fund ksenofobisë e cila është rritur viteve të fundit./Agjencia Anadolu/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pentagoni: Vritet ministri i Informacionit të ISIS

Posted: 16 Sep 2016 10:31 PM PDT

Ministri i Informacionit të ISIS, i cili ishte edhe një prej përgjegjësve të videove propagandistike të grupit islamik është vrarë në një sulm ajror.

Lajmin e ka konfirmuar Pentagoni të premte.

Wa’il Adil Hasan Selman el-Fayad i njohur ndryshe edhe si "Dr Wa'il" ishte në shënjestër dhe u vra nga forcat e koalicionit pranë Raqqah të Sirisë që në 7 shtator, tha zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook në një deklaratë.

Cook tha se  Wa’il ishte njëri nga “udhëheqësit më të lartë të” ISIS si një “anëtar i shquar” i këshillit udhëheqës i grupit terrorists.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :