Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Sarandë, aksidentohet për vdekje këmbësori i moshuar” plus 9 more

loading...

Ora News: “Sarandë, aksidentohet për vdekje këmbësori i moshuar” plus 9 more


Sarandë, aksidentohet për vdekje këmbësori i moshuar

Posted: 17 Sep 2016 11:40 PM PDT

Një këmbësor 73-vjeçar është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme 17 shtator, pranë fshatit Shkallë në Konsipo.

Sipas policisë automjeti tip “Nisan” me targë AA 599 AB, me drejtues shtetasin Myzafer Idrizaj, 52 vjeç, banues në Konispol, ka godur aksidentalisht një këmbësor i cili gjatë transportit drejt Spitalit të Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.

Viktima me iniciale I.P., 73 vjeç është banues në fshatin Shkallë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Myzafer Idrizaj, me të cilin po kryhen veprimet e arrestimit të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Cozman largohet nga Instagram

Posted: 17 Sep 2016 11:21 PM PDT

Përleshja mes Cozman dhe Noizyt shkaktoi shumë debate në rrjetet sociale, përfshirë kritika e lëvdata për reperët.

Por duket se Cozman është lodhur nga e gjitha kjo, pasi ka vendosur të mbyllë llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkohë, Noizy ka hequr nga lista të gjithë personat që ndiqte në rrjetin social.

768

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndahet nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça

Posted: 17 Sep 2016 10:56 PM PDT

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça.

Muça u nda nga jeta pas mesnatës dhe lajmin e dhanë familjarë dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Babai i tij ka qenë Imam deri në momentin e ndërrimit jetë në fshatin e lindjes. Me fillimin e proceseve demokratike, është angazhuar totalisht në shërbim të Islamit dhe ringritjen e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Karriera e tij fetare ka nisur në vitin 1992, ku ai ka shpërbyer si Inspektor Arsimi në Komunitetin Mysliman deri ne vitin 1994. Po në këtë vit, Muça mban për 4 muaj detyrën e myftiut të Elbasanit, ndërsa në vitin 1994-1995 ka qenë myftiu i Lezhës dhe Vlorës.

Në 1995 deri ne Mars 2004 mbajti postin e Shefit te personelit në KMSH dhe në Mars 2004 mori detyrën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në 2014.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim në New York, plagosen 29 persona

Posted: 17 Sep 2016 10:26 PM PDT

Të paktën 29 persona janë plagosur në një shpërthim në lagjen Chelsea të New York City. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së shtunës, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Kryetari i New York, Bill de Blasio e përshkroi shpërthimin si “të qëllimshme”, por tha se nuk ka pasur lidhje të njohura terroriste.

Disa zyrtarët i thanë medias së një pajisje e dyshimtë u gjet pak metra nga vendi i shpërthimit.

Fatmirësisht asnjë prej të plagosurve nuk rrezikohet për jetën.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se pajisja që u gjet në Chelsea ishte një tenxhere me presion, e cila kishte te pajisur instalime elektrike dhe nje telefon celular.

Chelsea është ndër lagjet më në modë të Manhattan me bare dhe restorante, të cilët zakonisht në fund javë  janë të mbushur me njerëz.

3883CB0100000578-3794824-image-m-110_1474176229547 38824C3800000578-3794824-image-a-81_1474168100193 388213A000000578-3794824-At_least_three_people_were_seen_being_taken_away_from_the_appare-a-30_1474162519994 388248F900000578-3794824-image-a-82_1474168106730 388367AD00000578-3794824-image-a-107_1474172594640 388368F400000578-3794824-image-a-104_1474172519475

Fire rescue crews block off the street near the scene of an explosion in the Chelsea, New York, on 17 September 2016Onlookers behind police cordon near scene of explosion in Chelsea, New York, on 17 September 2016Tweet

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bëhet spiun të gjejë mamanë e zhdukur 35 vjet më parë

Posted: 17 Sep 2016 02:01 PM PDT

John de St Jorre , një spiun i shërbimeve sekrete, nga New Port SHBA, u ribashkua me nënën e tij 35 vite pasi ajo u zhduk pa lënë gjurmë – gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I rritur në Londër së bashku me vëllain e tij të vogël Maurice, ai nuk dinte asgjë për nënën e tyre duke qënë se babai kishte qëndruar i heshtur, derisa iu bashkua përmes një procesi rekruitimi Shërbimit të Inteligjencës Sekrete.

Kur filloi lufta, martesa e prindërve të tij u prish, dhe në vitin 1940, babai i tyre i largoi të dy vëllezërit nga mamaja e tyre. Ajo e pranoi një gjë të tillë pasi mendoi se do i shihte ata gjithmonë e do të ishte pjesë e jetës së tyre.

Por për babain e tyre, marrëveshja ishte përfundimtare. Ndërkohë nëna e John dhe Maurice qëndroi e mbyllur në një spital psikiatrik, ku edhe u keqtrajtua.

"Ajo nuk guxoi kurrë të më kontaktonte nga frika se mos hynte e paftuar në jetën time. Ajo ishte një gjetje e mrekullueshme, e fortë, e dashur dhe vërtetoi se mes meje dhe saj ekzistonte një lidhje e rëndësishme", tha St Jorre për Teleghraph.

170916SDMJohn08-large_trans++QBPVm3eYcOi_9kb6au1ISCrvoFQcS52taoHGFqK0Hxo 170916SDMJohn06-xlarge_trans++3C4DDbsH65fm6X__oq5DkIG5o7wmTvvqgTMHZMlqtbI 170916SDMJohn01-large_trans++AiJQrZkdRSYRHeCDHXkbfwlsMIXNlcsBA5csu0OnNKc

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vdekja e nënës dhe foshnjes, ndalohen dy mjekë të maternitetit

Posted: 17 Sep 2016 02:00 PM PDT

Ekzekutohen urdhërndalimet për dy mjekë të maternitetit "Koço Gliozheni" lidhur me vdekjen e gruas së bashku me foshnjen në bark.

Burimet bëjnë me dije se janë ndaluar mjekët Elidon Klosi dhe Dritan Deçka.

Akuza që rëndon mbi ta është mjekim i gabuar ndaj 35-vjeçares Aida Cajka, e cila humbi jetën bashkë me foshnjen në maternitetin "Koço Gliozheni" mëngjesin e 16 shtatorit.

Familjarët e të ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryejen e ekzaminimeve përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se 35 vjeçarja humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës.

Ekzekutimi i urdherndalimeve u be në orët e vona të mbrëmjes së 17 shtatorit 2016.

Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet, shoqërohen mjekët e turnit

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I moshuari e vë në siklet Ramën, e thërret me sa mundet në emër

Posted: 17 Sep 2016 01:57 PM PDT

Vizita e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme në qytetin e Vau Dejës është shoqëruar dhe me situata të sikletshme.

I tillë është dhe ky moment, ku një i moshuar me bastun i thërret nga lokali me sa mundet në emër.

Nuk dihet se ç'hall kishte i moshuari, por Kryeministri zgjodhi ta injorojë duke mos iu përgjigjur.

Dhe në momentin kur iu afrua një nga shoqëruesit e Kryeministrit, xhaja nuk u përmbajt duke i lëshuar edhe një ofendim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Avioni i Ishmit trafik droge dhe armësh në Bari e Brindisi?

Posted: 17 Sep 2016 01:32 PM PDT

Sipas medias lokale të provincës së Savonës “Il vostro Giornale”, avioni tip Piper i ulur në Shqipëri është i tipit PA-32 Saratoga TC dhe i përket Aeroculb Savona dhe  Riviera di Ponente.

Ky avion 6 vendësh është nisur të mërkurën në mbrëmje nga aeroporti Clemente Panero di Villanova d'Albenga.

Sipas “Il vostro Giornale”, avioni para se të mbërrijë në Shqipëri ka bërë dy ulje, një në Kremona e një në Castel del Monte në Pulia.

Sipas informacionit nga Aeroporti i Albengës avioni i drejtuar nga piloti profesionist Guido Andrea Guidi do të rikthehej në këtë aeroport të premten në mbrëmje.

Presidenti i Aeroclub Savona, Mauro Zunino, në një deklaratë për mediat shprehet “se nuk di asgjë se çfarë i ka ndodhur avionit të tyre, i cili ishte një nga më të mirët që kishin. Avioni kishte kryer rreth 800 orë fluturim e ishte në kushte mjaft të mira teknike.”

Deri më tani, thotë ai, nuk kemi marrë asnjë telefonatë as nga policia, as nga autoritetet diplomatike, e as nga piloti i cili ishte anëtar i klubit tonë prej 2-3 vitesh".

Dyshimet janë, shkruan “Il vostro giornale”, se avioni është përdorur në pistat sekrete të Barit e Brindisit, nga klanet e trafikantëve të armëve e drogës.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Moti i keq, kufizime të pjesshme me ujë në disa zona në kryeqytet

Posted: 17 Sep 2016 01:23 PM PDT

Ujësjellësi i Tiranës njofton se si pasojë e një defekti në linjat e OSHEE-së, dy stacionet e pompimit, saktësisht të Bërxullit dhe Laknasit aktualisht janë pa energji elektrike.

Për pasojë mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e Unazës së Re, Yzberisht, Kodër Kamëz, Laknas dhe Bërxull.

Stafi i OSHEE-së dhe UKT-së po punojnë intensivisht për rikthimin në normalitet në një kohë sa më të shkurtër të situatës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta në të gjithë Europën kundër paktit tregtar BE-SHBA

Posted: 17 Sep 2016 01:16 PM PDT

Marrëveshja e tregtisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian po kundërshtohet ashpër nga shumë vende të unionit. Sot rreth 320 mijë njerëz kanë protestuar në qytete të ndryshme të Gjermanisë, Austrisë dhe Suedisë. Ata mendojnë se kjo marrëveshje do të fuqizojë vendet e mëdha në kurriz të konsumatorëve dhe punëtorëve.

 Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në qytete të ndryshme të Gjermanisë kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas protestuesve, marrëveshja e Investimeve të partneritetit Transatlantik do të ulë standardet e ushqimit në Europë, mbrojtjen e mjedisit dhe do të ulë numrin e vendeve të punës.

Ndërkohë mbështetësit e marrëveshjes thonë se pakti do të ulë tarifat dhe do të promovojë rritjen ekonomike.

Demostruesit protestojnë gjithashtu kundër një tjetër marrëveshje të ngjashme me Kanadanë.

Protesta janë mbajtur në 6 qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Munich, Hamburg dhe Frankfurt.

Pjesmarrja ishte masive sipas Sindikatave, me rreth 320 mijë persona pavarësisht motit me shi dhe temperaturave të ftohta, kurse policia tha se ishin 180 mijë protestues.

Protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera europiane, si në Vjenë dhe Salzburg të Austrisë, e Gothenburg dhe Stokholm të Suedisë.

Gjermanët shprehen të zemëruar që anëtarët e parlamentit të tyre janë hermetikë në lidhje me këtë marrëveshje, duke mos informuar popullin në lidhje me detajet e marrëveshjes së tregtisë transatlantike.

Kritikët dhe kundërshtarët e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes BE dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur shumë që prej vitit të kaluar, pasi ata mendojnë se ky pakt do të rrisë fuqinë e vendeve të mëdha në kurriz të të konsumatorëve dhe punëtorëve, duke vendosur Gjykatat e Arbitrazhit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes kompanive dhe qeverive.

Thousands of demonstrators protest against the planned Transatlantic Trade and Investment Partnership, TTIP, and the Comprehensive Economic and Trade Agreement, CETA, ahead of the visit of United States President Barack Obama in Hannover, Germany, Saturday, April 23, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

200

300

An activist of the environment organization Greenpeace with a banner reading ' Yes we can stop TTIP!' hangs down at a building crane near a demonstration against the planned Transatlantic Trade and Investment Partnership, TTIP, and the Comprehensive Economic and Trade Agreement, CETA, in Hannover, Germany, Saturday, April 23, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :