Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Shkruajnë gabim emrin e Hillary Clinton në biletën e debatit” plus 9 more

loading...

Ora News: “Shkruajnë gabim emrin e Hillary Clinton në biletën e debatit” plus 9 more


Shkruajnë gabim emrin e Hillary Clinton në biletën e debatit

Posted: 26 Sep 2016 11:51 PM PDT

Kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën të hënën mbrëma në debatin e parë mes tyre të zhvilluar në Universitetin e Hofstra, Hempstead.

Një detaj “i vogël" i cili nuk mbeti pa u vënë re ishte emri i demokrates i cili ishte shkruar gabim në biletë.

Në vend të shkruhej Hillary, me dy "l", është shkruar Hilary.

040442309-3ec0392e-ec03-4eee-bd92-3cedd3e2a173 040418716-de85c86d-e824-444b-9538-7acfa808e096

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Durrës, arrestohen 2 persona me armë zjarri, fishekë dhe kokainë

Posted: 26 Sep 2016 11:37 PM PDT

Policia e Durrësit gjatë ditës së djeshme,  në kuadër të zbatimit të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore.

Kanë ushtruar kontroll të përgjithshëm të territorit të Qarkut Durrës, automjeteve dhe personave për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike apo të çdo sendi të paligjshëm.

Janë kontrolluar rreth 150 automjete dhe janë shoqëruar 12 shtetas për verifikim.

Në vijim  të kontrolleve Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flgrancë të shtetasve të mëpsohtëm:

  • Ledian Lato 28 vjeç, banues në Tiranë;
  • Eriseld Begaj 29 vjeç, banues në Durrës.

Lato udhëtonte me automjetin tip Honday me targa AA 839 AP dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut(marsup)i'u gjet dhe i'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri tip pistoletë, modeli E-Col Special dhe
-një krëhër me 5 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Begaj,  në lagjen Nr.8 Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia I'u gjet dhe I'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim ruajtjen e qetësisë dhe të rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"parashikuar në nenin 278, 283/1 të Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lucy Mecklenburgh pozon topless

Posted: 26 Sep 2016 11:28 PM PDT

Ajo ka pozuar shpesh herë për sete fotografike tepër seksi.

Por këtë javë Lucy Mecklenburgh ka ndërruar "pamje" teksa është shfaqur topless para kamerave.

Ish ylli i reality shoë "TOWIE", 25 vjeç, dukej mahnitëse në setin fotografik bardhë e zi për agjencinë londineze, Select.

38D08F5100000578-3808463-image-a-9_1474915802107 38D08F6500000578-3808463-image-a-8_1474915799493 38D08F5500000578-0-image-a-38_1474914546636 38D08F6100000578-0-image-a-37_1474914531768

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Debati i parë, deklarata të ashpra Clinton-Trump

Posted: 26 Sep 2016 10:44 PM PDT

Kandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën të hënën mbrëma në debatin e parë mes tyre, ndërkohë që janë mbërthyer në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump kritikoi zonjën Clinton se për 30 vjet nuk kishte bërë asgjë për krijimin e vendeve të punës. “Sekretare, ju nuk keni një plan”, tha zoti Trump.

“Donaldi jeton në botën e tij,” u përgjigj zonja Clinton.

I pyetur se përse nuk deklaron taksat, Donald Trump tha se ai do t’i publikojë ato kur zonja Clinton të publikojë të 33,000 emailat që janë fshirë.

Zonja Clinton pranoi se kishte bërë gabim për çështjen e serverit privat dhe se nëse do t’i jepej një shans tjetër do të vepronte ndryshe.

Sulmet kibernetike ishin një temë për të cilën u debatua. Zonja Clinton kritikoi rivalin Trump për lavdërimet ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ndaj sugjerimit të tij që Rusia të piratojë qeverinë amerikane.

Kandidatët folën për grupin Shteti Islamik. “Jam i tëri për NATO-n, por ajo duhet të fokusohet te terrorizmi,” tha zoti Trump, i cili shtoi se NATO-ja duhet të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS-in.

Zonja Clinton tha se NATO-ja po e lufton terrorizmin, dërgoi trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar terrorizmin.

Ajo kritikoi zotin Trump për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës, – tha zonja Clinton. Ajo tha se SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët.

Trump u përgjigj: Armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit tonë.

Ai foli për çështjen e gjykimit dhe temperamentit që duhet të kenë kandidatët. “Unë kam gjykim shumë më të mirë se sa ajo dhe një temperament shumë më të mirë. Temperamenti im është arma ime më e fortë,” tha zoti Trump.

Zoti Trump kritikoi ashpër marrëveshjen me Iranin. Është marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë në histori, tha ai.

Rivalja Clinton kundërshtoi. Ajo e quajti marrëveshjen me Iranin të suksesshme.

Clinton: Cila do të ishte alternativa e zotit Trump në këtë rast?

Trump: Për të qenë president duhet të kesh forcë dhe ajo nuk e ka këtë forcë.

Clinton: Ju flisni për forcë ndërkohë që unë kam vizituar dhe negociuar me kaq shumë vende.

Trump: Ju keni shumë përvojë, por një përvojë të keqe.

Kandidati Trump tha se zonja Clinton ka shpenzuar qindra miliona dollarë për reklama kundër meje dhe kjo nuk është e ndershme.

Zonja Clinton tha se do ta mbështeste rezultatin e zgjedhjeve. Dikush do të fitojë e dikush jo, tha ajo.

Zoti Trump tha se qëllimi i tij është që Amerika të bëhet përsëri madhështore. “Nëse ajo fiton, unë absolutisht do ta mbështes rezultatin”, tha ai.

Njëqind milionë njerëz mendohet se e ndoqën debatin në Universitetin Hofstra në afërsi të Nju Jorkut. Kjo është audienca më e madhe ndonjëherë që ndjek një debat presidencial në SHBA.

Është hera e parë që amerikanët panë dy kandidatët ballë për ballë në të njëjtin podium. Sondazhet politike i jepnin zonjës Clinton një avantazh të lehtë para debatit.

Clinton dhe Trump tashmë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre mbi shumë çështje jetike, duke përfshirë ekonominë, emigracionin, ushtrinë dhe terrorizmin, prandaj debati kishte të bënte më tepër me çështjet e temperamentit, besueshmërisë dhe shkallën e pëlqimit të votuesve për secilin kandidat.

Gruaja dhe fëmijët e zotit Trump ishin në sallë, po ashtu edhe ish-Presidenti Bill Clinton dhe vajza e çiftit Clinton, Chelsea.

Debati ndahej në gjashtë segmente 15-minutëshe. Temat kryesore ishin tre: Drejtimi i Amerikës, arritja e begatisë dhe siguria e Amerikës.

Nga tre debatet presidenciale, debati i parë është tradicionalisht më i ndjekuri, dhe zhvillohet në një moment kritik, thotë Matthew Dallek i Universitetit "George Washington". "Tashmë rezultatet janë shumë më të barabarta se ç'pritej, kështu që debati ka peshë më të madhe për të dy kandidatët", thotë ai.

Debatet televizive presidenciale filluan në vitin 1960, me një debat ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, debatet televizive kanë ndikuar në disa gara presidenciale. "Në një vit normal, debatet janë mënyra e vetme për ta ndryshuar garën pas mbarimit të konventave të partive. Është momenti kur numri më i madh i njerëzve ndjekin garën nëpërmjet mediave," thotë profesori për qeverisjen në Universitetin "George Mason", Jeremy Mayer./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri një 27-vjeçar që mblidhte qumësht

Posted: 26 Sep 2016 10:23 PM PDT

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së sotëm (27 shtator) në vendin e quajtur Argjinatura e Bentit, dhe sipas informacioneve të para viktima ka qenë bashkë me një person tjetër me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës së Torovicës.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila na raporton se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit, ku mbeti i vrarë Ajet Qokthi 27 vjeç i cili drejtonte furgonin.

Ndërkohë flitet edhe për një person të plagosur.

Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një tentativë grabitje, pasi viktima tre vite më parë ka rënë pre e grabitjes po në të njëjtën zonë.

Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.

Nuk dihet identiteti i viktimës dhe i personit që e shoqëronte.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

vrasja ne lezhe 1

Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja

vrasja lezhe

Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja

vrasja ne lezheee

Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nis Festivali i Filmit tek Marubi, trajtohet migracioni

Posted: 26 Sep 2016 02:03 PM PDT

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e njeriut ngriti siparin në Akademinë Marubi.

Migracioni është tema kryesore e këtij edicioni të 11, cka për kryetarin e jurisë njëherazi Ambasador në detyrë i OSBE, Robert Wilton, është sfida e botës moderne përgjigja ndaj të cilës është mikpritja, vlerë që sipas tij ka karakterizuar shqiptarët ndër vite.

Për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, migracioni për është një film i pare për të gjithë shqiptarët përfshirë edhe atë vetë.

President i Nderit, juristi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut  Teodhor Orlin theksoi punën e madhe që bëhet çdo vit për realizimin e këtij Festivali, ndërsa Drejtori Kujtim Çashku vlerësoi numrin gjithnjë e në rritje të artëdashësve.

Festivali që vjen me mbështetjen mediatike të RTV Ora News, nisi me filmin “Zjarr në det” të regjisorit italian Gianfranco Rosi, produksion që ka fituar çmimin Ariu i Artë në Festivalin e Berlinit dhe do të përfaqësojë Italinë në çmimet Oskar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çifti gay seks pranë Koloseut, ku përlesheshin gladiatorët

Posted: 26 Sep 2016 01:58 PM PDT

Një çift homoseksualësh janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në publik, vetëm dy hapa nga Koloseu në Romë.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.

Skenat shkaktuan habinë e turistëve, të cilët nuk kanë nguruar të nxjerrin menjëherë telefonat e tyre dhe të filmojnë gjithçka.

Ky nuk është episodi i parë. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë.

Në maj një çift u kap duke bërë seks në stacionin e autobusit vetëm pak ditë pasi dy të rinj të tjerë kishin befasuar duke bërë seks oral rreth orës 20:30 të mbrëmjes në një lagje të qetë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ardian Bujupi vjen në bashkëpunim me Willy William

Posted: 26 Sep 2016 01:51 PM PDT

“Kiss kiss” do të jetë bashkëpunimi më i ri i këngëtarit Ardian Bujupi me Willy William.

Willy William u bë i njohur për hitin e tij “Ego” në mbarë botën.

Ardian Bujupi po vazhdon me këngët e sukseshme pas “Na jena njo” meDj Dalool, këngë kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga dëgjuesit.

Kengetari e  zbuloi kete në emisionin Prive në rubrikën "Të pathënat e javës ".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tradita/ Dhëndri gati sa nuk vdes gjatë rrengut

Posted: 26 Sep 2016 01:47 PM PDT

Duhet të jetë shakaja më mizore që gati sa i shkaktoi vdekjen në dhëndri.

Nusja u largua me shpejtësi, ndërsa burri u sulmua me bombola për fikjen e zjarrit.

Aq shumë rrëmujë u krijua sa që ishte e vështirë të kuptoje se kush ishte dhëndri. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe tradita vendase e njohur si "nao dongfang", krijon një shaka për çiftin në ditën e dasmës.

Rreth 80% e çifteve të intervistuara thanë se u ishte bërë një shaka gjatë ditës së dasmës. Vitin e kaluar, një dhëndër në tentativë për fshehur nga miqtë, ra nga kati i gjashtë duke gjetur vdekjen.

Më shumë se gjysma e tyre nuk i pëlqejnë rrengjet gjatë ditës së dasmës. Videoja e fundit e shpërndarë është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale duke u shoqëruar me një valë kritikash.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Projekti i ‘çmendur” i autostradës më të madhe në botë!

Posted: 26 Sep 2016 01:33 PM PDT

Autostrada më e gjatë në botë në shkretëtirë ka filluar të ndërtohet nga qeveria kineze.

Autostrada nis në Inner të Mongolisë në drejtim të Kinës Veriore. Autostrada 900 km synon të lidhë Pekinin me rajonin ujgur Xinjiang, një rajon autonim.

Këto janë vetëm kilometrat e parë, pasi kur të mbarojë përfundimisht, autostrada do të jetë 2 500 kilometra.

Autostrada Pekin-Urumqi është menduar të jetë plotësisht operacionale qershorin e ardhshëm.

Kjo do të sjellë tejet shumë shkurtimin e distancave, duke hequr shumë orë udhëtim. Autostrada është pjesë e Nismës "China’s Belt and Road".

Qëllimi është që nëpërmjet kësaj autostrade të bëhet kalimi nga Azia drejt Evropës me stacion përfundimtar qytetin holandez Rotterdam.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :