Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Dibër” plus 9 more

loading...

Ora News: “Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Dibër” plus 9 more


Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Dibër

Posted: 19 Sep 2016 11:33 PM PDT

KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjeshme për kryetarin e Bashkisë së Dibrës që u mbajtën më 11 shtator 2016.

Në zgjedhjet e Dibrës u shpall fitues Muharrem Rama, kandidati i maxhorancës me mbi 4 mijë vota kundrejt kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu

Gjithashtu në rend të ditës është përcaktuar dhe shpallja e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, për vitin kalendarik 2015.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Gyleni

Posted: 19 Sep 2016 11:25 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Shtetet e Bashkuara "nuk duhet të strehojnë një terrorist" siç është kleriku turk, Fethullah Gylen dhe aktiviteti i tij në të gjithë botën duhet ndalur.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, Erdogan tha se Washingoni “nuk ka asnjë justifikim” për të mbajtur Gylen, të cilin autoriteëtet turke e akuzojnë për tentativën e grushtit të shtetit

“Nëse SHBA është aletati ynë dhe jemi partnerë të NATO-s atëherë nuk duhet të lejojmë një terrorist si Gylen të drejtojë organizatën e tij” tha Erdogan gjatë intervistës dhënë në takimin e përvitshëm të liderëve botërorë në OKB

Erdogan tha gjithashtu se 3 muajt e gjëndjes së emergjencës të deklaruar menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit mund edhe të zgjaten.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Emigrantët nuk janë barrë”

Posted: 19 Sep 2016 11:12 PM PDT

Kombet e Bashkuara janë mbledhur në një samit në Nju Jork për të diskutuar krizën e klandestinëve, e konsderuar më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.

Samiti do të trajtojë zhvendosjen e 65 milionë njerëzve si pasojë e konflikteve. Por kritikët thonë se çdo rezultat do të jetë një veprim politik dhe jo një deklaratë ligjërisht detyruese.

Refugjatët dhe emigrantët nuk mund të shihen si barrë. Ata afrojnë një potencial të madh dhe ne duhet të vendosim në qendër të përkushtimit tonë të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve, tha ban ki mun, sekretar i oërgjigjësh i kombeve të bashkuara.

Miliona po largohen nga konfliktet e armatosura, pasojat tragjike të tyre, të tjerë po largohen nga dhuna, persekutimi sistematik dhe shkelja periodike e të drejtave të njeriut.

Të tjerë janë ende në kërkim të mundësive për një jetë më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre, tha presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të kombeve të bashkuara Peter Thomson gjatë takimit të nivelit të lartë.

Ndërkaq, në prag të samitit aktivistët në londër kanë venosur qindra mijëra jelëkë shpëtimi ne sheshin para parlamentit dhe big benit të kryequtetit britanik.

Sipas informacioneve rreth 2500 jelëkët e vedosur në sheh ishin veshur nga emigrantët që kanë rrezikuar jetën në rrugën detare mes turqisë dhe greqisë, sigurisht në kërkim të jetë pa luftë, pa varfëri dhe pa vdekje.

Kriza e refugjatëve, shkaktuar nga lufta 5 vjecare siriane, ka shenuar numra rekord të emigrantëve në vendet europiane, më i larti që prej luftës së dytë botërore.

Rreth një në katër aziklkërkues vjen ga Siria, i ndjekur nga Afgansitani me 16 përqind të tyre. Tre të katërtat e totalit të tyre iu drejtohen vendeve europiane, prej të cilave më e e preferuara Gjermania.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetja e PD-së ironizon Majlinda Bregun

Posted: 19 Sep 2016 02:07 PM PDT

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Dedaj ka ironizuar me sa duket kolegen e saj, Majlinda Bregu.

Në një status në rrjetet sociale, ajo shkruan "Menja e madhe e zeza të zot", duke shtuar se Shqipëria shumë gra e vajza qëndrestare të kauzave të Partisë Demokratike dhe qytetarëve.

Megjithëse nuk e përmend me emër, komentuesit përmendin emrin e zonjës Bregu.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bregu: Nuk më nxjerr njeri nga Partia Demokratike

Posted: 19 Sep 2016 02:01 PM PDT

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka deklaruar në studion e Top Story-t se kishte hyrë në Partinë Demokratike nga dera dhe se nuk do ta nxirrnin nga dritarja.

Ajo deklaroi se mbështeste iniciativën e Eduart Selamit, për thirrjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar për lidershipin e Partisë Demokratike.

-Ka shumë që nuk ju shikojnë fare në zgjedhjet e 2017. Kjo ekziston si tezë dhe mundësi. Thatë që keni hyrë në PD nga dera dhe nuk do lejosh që të dalësh nga dritarja? Çfarë do të bëni nëse nuk do të jeni pjesë në listën e deputetëve në 2017, ju dhe një grup i rëndësishëm tjetër?

Bregu: Unë nuk dua ta mendoj dhe asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje ta rëndoj Lulzim Bashën me idenë se kjo gjë po bëhet, që një pjesë prej nesh të mos jenë më në Partinë Demokratike. Sigurisht një kryetar partie ka të drejtë të ketë preferencat e tij në grupin parlamentar dhe sigurisht të zgjedhë ata me të cilën mendon se lidershipi, vullneti, idetë e tij përçohen më mirë. Çfarë do të bëj unë? Unë do të bëja atë që do të donte çdo demokrat i thjeshtë? Të forcojmë Partinë Demokratike. A ka kjo hapa real? Zt. Selami hodhi në mbledhjen e grupit parlamentar një ide për thirrjen e Këshillit Kombëtar. Unë po e çoj më tutje. Një iniciativë që do të ndërmarr në bazë të Statutit të Partisë Demokratike, i cili parashikon që me ¼-t e firma të Këshillit Kombëtare të thirret Këshilli Kombëtar.

-Përkundër vullnetit të Këshillit Kombëtar?

Bregu: Nuk ka rëndësi. Nuk e thërret kryetari. E parashikon statuti që të thirret një e katërta. Unë besoj se është një rrugë shumë e mirë. Nuk ka arsye që ne të mos e shohim njëri-tjetrin në sy dhe as të mos i flasim njëri-tjetrit. A është një rrugë për të konsumuar debatin tonë? Partisë Demokratike i takon më shumë se çdo partie tjetër sepse është parti vlerash.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Varreza’ me jelekë shpëtimi për vuajtjet e emigrantëve

Posted: 19 Sep 2016 01:51 PM PDT

Disa jelekë shpëtimi janë vendosur përpara Parlamentit në Londër të Britanisë.

Kjo ndërkohë që liderët botërorë po organizojnë Samitin e Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen e emigrantëve.

Këto jelekë shpëtimi janë vendosur në një park si rikujtesë e vuajtejve dhe rrezikut që qindra mijëra refugjatë kanë përjetuar.

epaselect epa05547647 Life jackets worn by fleeing refugees lie in Parliament Square in London, Britain, 19 September. Thousands of life-jackets were laid out in Parliament Square to highlight the need to protect refugees and migrants. The jackets serve as a visual reminder of the suffering and risks hundreds of thousands of refugees have endured. World leaders are meeting at the United Nations Migration summit in New York these days.  EPA/ANDY RAIN

Foto: EPA/ANDY RAIN

epa05547799 An unidentifed woman looks at life jackets worn by fleeing refugees in Parliament Square in London, Britain, 19 September 2016. Thousands of life-jackets were laid out in Parliament Square to highlight the need to protect refugees and migrants. The jackets serve as a visual reminder of the suffering and risks hundreds of thousands of refugees have endured. World leaders are meeting at the United Nations Migration summit in New York these days.  EPA/ANDY RAIN

Foto: EPA/ANDY RAIN

epa05547681 Life jackets worn by fleeing refugees lie in Parliament Square in London, Britain, 19 September 2016. Thousands of life-jackets were laid out in Parliament Square to highlight the need to protect refugees and migrants. The jackets serve as a visual reminder of the suffering and risks hundreds of thousands of refugees have endured. World leaders are meeting at the United Nations Migration summit in New York these days.  EPA/ANDY RAIN

Foto: EPA/ANDY RAIN

epa05547679 A young boy walks through thousands of  life jackets worn by fleeing refugees in Parliament Square in London, Britain, 19 September 2016. Thousands of life-jackets were laid out in Parliament Square to highlight the need to protect refugees and migrants. The jackets serve as a visual reminder of the suffering and risks hundreds of thousands of refugees have endured. World leaders are meeting at the United Nations Migration summit in New York these days.  EPA/ANDY RAIN

Foto: EPA/ANDY RAIN

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Seti seksi i Amber Rose

Posted: 19 Sep 2016 01:45 PM PDT

Amber Rose ka pozuar në një set fotografik tepër seksi për koleksionin e ri të Missguided.

Teksa është shfaqur tepër provokuese në fotot e reja, bukuroshja 32 vjeçare ka folur për Mail Online në lidhje me imazhin e saj seksi dhe kritikat ndaj feminizmit.

"Ata nuk e kuptojnë se çfarë do tëtë thotë të jesh feministe. Nuk më mërzit por mund të bëhet acaruese" është shprehur ajo.

38936B8900000578-3796779-image-a-38_1474297011455 3893695F00000578-3796779-image-a-33_1474296899545 389369B300000578-3796779-image-a-31_1474296883218 38936B6D00000578-3796779-image-a-27_1474296850980 38936B3600000578-3796779-image-a-29_1474296866756 3893691F00000578-3796779-image-a-39_1474297193671 38936AA700000578-3796779-image-a-35_1474296924558 38936BCD00000578-3796779-image-a-24_1474296812100

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në vend të unazave, çifti shkëmben pitonët

Posted: 19 Sep 2016 01:42 PM PDT

Ky është momenti i çuditshëm kur një çift shkëmbejnë dy pitonë gjigandë ngjyrë ari në vend të unazave në dasmën e tyre në Kinë.

Thuhet se të dy i dashuronin kafshët, dhe prandaj vendosën të merrnin gjarpërinjtë e mëdhenj në hotelin ku u zhvillua dasma në provincën Jilin.

Çifti tha se pitonët e tyre peshojnë njëri 30 e tjetri 15 kg, dhe shërbejnë si suvenirë të marrëdhënies së tyre.

Në vend të unazave që çifti i fut në gishtat e njëri-tjetrit, ata vendosin pitonët mbi qafë.

The bride, Jiang Xue, is holding a 33-pound gold python to the groom at the wedding banquet in Jilin province, north-east China

After exchanging the python, the couple hugged each other. The groom said the purpose of the ceremony was to promote wildlife protection

The snake the bride gave the groom weighed 33 pounds and is the smaller of the two reptiles

The groom held a 66-pound gold python, which is later used to wrap around the bride

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shalsi: Mbetjet do sillen nga tre pika doganore. Ja kush do jenë ne listë

Posted: 19 Sep 2016 01:40 PM PDT

Deputeti i PS, Eduard Shalsi që është edhe një prej deputetëve që risolli ligjin për importin e mbetjeve, në studion e Tonight Ilva Tara foli për listën e mbetjeve që do të sillen në Shqipëri. Shalsi tha se janë 16 ose 17 produkte, duke shpjeguar se lista përmban ato produkte që nuk kanë biznese që kanë fabrika apo impiante.

Po ashtu Shalsi tha se do të jenë tre pika doganore nga ku do të bëhet sjella e mbetjeve, Durrësi, Kapshtica dhe Morina.

Elsa Ballauri nga Shoqëria Civile dhe Andi Tepeleba përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve kundërshtuan ligjin, me argumentin se duhen menaxhuar mbetjet tona, pastaj ato të importuara.

Ndërsa ambientalisti Xhemal Mato mbështet ligjin duke thënë se nësë përmirësohet akoma më shumë ndihmon mjedisin dhe industrinë ricikluese.

Eduard Shalsi: Ka dy lista, ka një VKM të vitit 2010 me 80 produkte ka dhe një VKM me 25 produkte. Lista e gjelbër e viti 2012 sipas VKM. Brenda kësaj liste, duke qenë se propozimi im u përmirësua dhe unë nuk e mbaj veten si njëri që kam monopolin e të vërtetës. Përballë disa reagimeve dhe vërejteve të arsyeshme, drafti ime nuk ka një apo dy ndryshime, por ka 6 ndryshime. Dikush kishte shqetësimin nga do vijnë. Do vijnë nga Hani i Hotit apo do vijnë nga  3 Urat?! Dhe ne e përmirësuam, vendosëm 2-3 pika doganore.

Lista përmban mbetje të cilat në Shqipëri nuk kanë biznese që kanë fabrika apo impiante, apo teknologji për ti përpunuar. Çka do të thotë se nga lista prej 25 produkte që ekzistonte aktualisht me bizneset që kanë të instaluara rezultojnë që të jenë 16 ose 17 produkte. Pra duke lidhur ardhjen e produktit me fabrikën ku do të përpunohet do të ndiqet. Shumë e rëndësishme është: "kërko dhe gjurmo".

Në zyrën time ka pasur edhe individë shqiptarë dhe të huaj, që kanë kërkuar të dhëna për këtë iniciative, që duan ta kuptojnë më mirë. Nuk e dini fillimisht propozimin. BE e dinte që laboratori i mbrojtjes së mjedisit ishte kompletuar sepse e kishin bërë vetë. Por mund tju them se drafi im i përmirësuar me 6 pika është rezultat edhe i këtyre konsultave.

Nëse ligji i menaxhimit të mbetjeve do të funksiononte, ne nuk do të ishim këtu, nuk do të vinim tek ky propozim.

Janw tre pika Durrësi, Kapshtica dhe Morina, këto do të jenë të përcaktuara në ligj. Është investuar goxha tek logjistika dhe tek stafi i doganave.

Andi Tepelena: Shqipëria ka kapacitete të riciklojë 80% të mbetjeve toan, por kjo për fat të keq shkon në landfill dhe këto janë para të groposura, dhe ricikluesit e kanë pranuar që pushteti lokal ka dështuar në këtë pikë. Një riciklues italian ka thënë që Shqipëria nuk ka nevojë, sepse ka aq mbetje për ti ricikluar. Meraku ynë nuk është për të importuar mbetjet e huaja, është meraku për të ricikluar mbetjet shqiptare. Nuk e kuptojmë këtë urgjencë për këtë ligj. Akoma dhe  sot nuk kemi direktivën e BE për këtë listë të gjelbër. Pra direktiva qënka për skrapin, por për këtë liste që flitet akoma nuk kemi një direktivë të BE.

Elsa Ballauri: Ky ligj ka një histori. Kjo ka qenë edhe një nga kartat që Rama erdhi në pushtet. Ka një problem shumë të madh moral, në aspektin e moralit politik. E gjithë kjo katrahurë që do të ndodhë, me pjesën e shoqërisë, do të vazhdojë për sa kohë ne nuk do të kemi krijuar urën e besimit. Besimi është shkatërruar, është një ofendim, pozicion i  irëndë që cdo qytetar e ndjen veten. Unë jam e ofenduar dhe besoj shumë të tjerë janë të ofenduar. Nuk është puna e plehrave, ne jemi të rrethaur me plehrat. Ne kemi shumë aksion të ardhura nga shoqëria. Dhe nuk po mendojmë si të menaxhojmë plehrat tona.

Xhemal Mato: Ky ligj e mbron mjedisin dhe e përmirëson situatën mjedisore në Shqipëri?! Kjo është e rëndësishme dhe ky ligj që kur u formulua ishte shumë i mirë dhe pati vetëm 2-3 ndërhyrje dhe nga ne për tu forcuar në lidhje me regjimin e importimit të këtyre lëndëve të para që do përdoreshin për riciklim. Pra nëse ligji përmirësohet akoma më shumë dhe ndihmon mbrojtjen e mjedisit dhe ndihmon industrinë ricikluese, pra është një filozofi riciklimi. Është fati i madh që në vedin tonë njerëz të biznesit hedhin lekët dhe futin kët ëindustri të gjelbër që ndihmon Shqipërinë në menaxhimin e mbetjeve. Çdo qytetari duhet ti interesojë kjo industri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksidentet rrugore, 3 persona humbin jetën brenda pak orësh

Posted: 19 Sep 2016 01:29 PM PDT

Tre persona humbën jetën për pasojë të tre aksidenteve të ndryshme gjatë ditës së hënë.

Aksidenti i parë u regjistrua në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ku një 68 vjeçar, banor i zonës u përplas për vdekje pranë një karburanti nga një mjet që më pas u largua nga vendngjarja. Policia tha po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit

Ndërkohë një 65 vjeçar humbi jetën në Fier, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe u përplas me një shtyllë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:20 minuta, në rrugën Levan-Rrethfik.
Viktimë e aksidentit mbeti Bari Selami I cili ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të rënda. Policia tha se po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Më i rëndi ishte aksidenti i regjistruar në aksin Qafë Thanë-Librazhd, ku përplasja kokë më kokë e dy makinave i mori jetën një 39 vjeçari dhe la pas tre persona të plagosur. Viktima u identifikua si Astrit Balla, 39 vjecar banor i Rrajcës në Prrenjas.

Ai po udhëtonte me bashkëshorten e cila po drejtonte mjetin me targa të Prrenjasit që u përplas me makinën tjetër me targa të Korçës. Burimet thanë se viktima e aksidentit nuk kishte vënë rripin e sigurimit, i cili ka mbrojtur tre të plagosurit që janë jashtë cdo rreziku për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, por shkaku përfundimtar pritet të zbardhet nga hetimet e policisë në vendngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :