Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Shpërthim i fuqishëm në Budapest, nuk ka viktima” plus 9 more

loading...

Ora News: “Shpërthim i fuqishëm në Budapest, nuk ka viktima” plus 9 more


Shpërthim i fuqishëm në Budapest, nuk ka viktima

Posted: 24 Sep 2016 11:54 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Budapest në Hungari, duke shkaktuar lëndime të dy oficerëve të policisë.

Nuk dihet ende se me çfarë ka ndodhur shpërthimi, por policia ka nisur hetimet duke mbledhur edhe dëshmi për të bërë zbardhje e plotë të kësaj ngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje autoritetet nuk kanë preferuar të flasin, por një zëdhënës i qeverisë tha se sulmi nuk ka të bëje me diçka të qëllimshme.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka qenë një kundërshtar i zëshëm i emigracionit në Evropë dhe ka bërë fushatë për një referendum në lidhje me kuotat e emigrantëve, me argumentin se emigracioni rrit kërcënimin terrorist në Evropë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çaji me banane ju ndihmon për një gjumë të mirë

Posted: 24 Sep 2016 11:53 PM PDT

Gjumi është aq i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi. Pa marrë një pushim të mirë gjatë natës, ju rrezikoni shëndet të dobët, sëmundje, depresion, tension të lartë dhe energji kronike të ulët.

Gjumi është kur truri juaj është "karikuar" dhe është i aftë për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme.

Por për fat të keq për disa njerëz, e kanë të vështirë të flenë, pavarësisht se sa të lodhur mund të jenë. Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga një lloj i çrregullimit të gjumit apo gjumit të dobët. Por mos u shqetësoni! Me këtë një pije, ju mund të fleni gjithë natën dhe për të marrë një relaksim që ju nevojitet për ditë.

Bëhet fjalë për çajin me banane. E gjitha cfarë ju duhet është të prini një banane dhe ta vendosni atë në ujë që zjen. E lini të vlojë për 10 minuta. Duke përdorur një kullesë, derdhni ujin në një gotë të madhe. Pini një gotë para se të shkoni në shtrat dhe do të keni një gjumë të mirë.

banana-tea-for-better-sleep_3 banana-tea-for-better-sleep_4

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ermali dhe Ami puthje pasionante në emision

Posted: 24 Sep 2016 11:31 PM PDT

Ermal Mamaqi e ka nisur emisionin e tij më të ri "Xing me Ermalin", i cili do të transmetohet në televizionin Klan, me puthje. Që në start të emisionit ai ka kërkuar që një femër ta puthë atë.

Pasi tentoi të puthej me Eni Koçin, në skenë u shfaq motra e saj Greta Koçi duke mos lejuar një puthje të tillë.

Më pas u shfaq Ami, bashkëshortja e Ermalit, e cila i dha një puthje të zjarrtë para gjithë publikut.

ermali amiermalioii ermaliiiiiiiii ermaliiii ermaliii

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jeremy Corbyn rizgjidhet kryetar i Partisë Laburiste

Posted: 24 Sep 2016 11:29 PM PDT

Jeremy Corbyn është rizgjedhur kryetar i partisë kryesore opozitare në Britani, Partisë Laburiste, pasi të shtunën fitoi në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur në Liverpool.

Corbyn fitoi bindshëm me 61.8 për qind të votave nga numri i përgjithshëm prej 506.438 fletëve të votimit ose me 313.209 vota që njëherësh shënon rritje të besimit pasi në zgjedhjet e fundit për kryetar partie të mbajtura në vitin 2015 ai kishte marrë 59.5 për qind të votave.

Të drejtë vote në zgjedhjet për kreun e laburistëve kishin 654.006 anëtarë partie.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident në zonën e Laprakës, një i plagosur

Posted: 24 Sep 2016 10:57 PM PDT

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka nodhur mëngjesin e së dielës në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një opel me targa AA 137 BN dhe një polo me targa AA 485 FE.

Menjeherë ka mbërritur edhe ambulance e cila ka transportuar për në spital të të plagosurin.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksidenii

Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti aksident aksident1 aksidentiii aksidentiiii aksidentiiiiii aksidentiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sarandë, vritet me automatik një 47-vjeçar

Posted: 24 Sep 2016 10:37 PM PDT

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Sarandë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa rreth orës 00:35 në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia thotë se viktima është identifikuar si  shtetasi Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

"Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit “Automatik” në rrugën hyrëse të këtij fshati", sqaron policia.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjobiten pasi parkuan makinat para shtëpisë

Posted: 24 Sep 2016 01:52 PM PDT

Thuajse qesharake – por disa banorë të nevrikosur janë gjobitur me një shumë 110 paund pasi kanë parkuar çdo ditë makinat në rrugicat e tyre.

Pronarët e shtëpive në Surbiton, Londër i kërkuan këshillit lokal të ndërhynte pasi gjobat vendoseshin çdo ditë pavarësisht se automjetet parkoheshin jashtë shtëpive të tyre, dhe madje disa qytetarë do i duhet të paguajnë 550 paund vetëm për një javë.

Sue Cunningham vuante nga një virus kur mori faturën e parë me gjobën këtë të premte për makinën që kishte ndaluar para garazhit të saj. Ndërkohë një 56 vjeçare e cila mori tre gjoba tha: "Më duket sikur po më bien në qafë. Kam parkuar në rrugicën time dhe kam marrë deri tani tre gjoba”.

Pas ankesave të banorëve Këshilli i Kingston, i cili mbrojti aksionin duke thene makinat shkatërronin hapësirat e gjelbëra, është “sprapsur”.

38C08A5400000578-3805679-image-m-11_1474738340127 38C0896C00000578-3805679-image-m-9_1474738314581 38C089EC00000578-3805679-image-m-7_1474738265924 38C08AB400000578-3805679-image-m-5_1474738236314 38C087B700000578-0-image-a-3_1474737657017

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Ja si më duket nusja e re

Posted: 24 Sep 2016 01:29 PM PDT

Sali Berisha i ftuar sot në emisionin e ri të Ermal Mamaqit "Xing me Ermalin", është pyetur se si i duket nusja e re.

"Nusja e re si ju duket? A është nikoqire? Çohet para vjehrrit?" e ka pyetur humoristi ish Kryeministrin e Shqipërisë.

Mes të qeshurash Berisha është përgjigjur:”Së pari jetojnë në shtëpinë e tyre.Së dyti janë në periudhë bashkëjetese por po ecin drejt finalizimit".

"E ke penguar?" e ka pyetur Ermali.

"Jo absolutisht! Respektoj zgjidhjen e djalit tim dhe të saj", ka vazhduar deputeti demokrat.

Në fund, Ermali përshëndet Arminën duke shtuar se ajo i kishte premtuar 1 mijë Euro nëse do ja bënte një pyetje të tillë Berishës.

14483430_1375036925859331_1281456502_n

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha: Ndikimin më të madh e kam tek Edi Rama

Posted: 24 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ndikimin më të madh e ka më shumë tek Edi Rama, sesa Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", Berisha e quajti Ramën "Kryeministër aksidental të vendit.

"Ndikim më të madh Sali Berisha e ka tek Edi Rama sesa tek Basha. Basha të gjitha deklaratat e tij i thote mendimet e tij, Rama e nis fjalimin dhe e mbyll me Sali Berisha. Njeriu që përmend më shumë emrin e Sali Berishës është Edi Rama."

I pyetur sa a e ka puthur ndonjëherë Ilir Metën, Berisha u përgjigj:

"Në tërësi burrat nuk puthen, por ka edhe përjashtime"

Pyetje: A të merr malli për kohën e Fatos Nanos?

Berisha: Për mua ishte betejë. Jo.

Rama është artificial ta shpif. Ka shumë komplekse.

Pyetje : Armina?

Berisha: Janë ne një periudhe bashkejetese por që po ecen drejt finalizimit të saj.

Pyetje: Çne një malësor që bën not?

Berisha: Hobi im kryesor është ecja më pas noti . Shtepia ime është përdorur si bazë e UCK-së

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ëngjëlli i Argjentina Ramosaj

Posted: 24 Sep 2016 01:04 PM PDT

Noah është padyshim një nga personat më të rëndësishëm për Argjentina Ramosaj.

Këngëtarja poston vazhdimisht foto me të voglin e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto tepër të ëmbël të vogëlushit ku shkruan "Ëngjëlli im".

34535765678

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :