Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Paga e fundit e Ibrahimovic, suedezi hedh në gjyq PSG-në” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Paga e fundit e Ibrahimovic, suedezi hedh në gjyq PSG-në” plus 9 more Telegrafi Futboll


Paga e fundit e Ibrahimovic, suedezi hedh në gjyq PSG-në

Posted: 23 Sep 2016 03:22 PM PDT

Dukej si një shaka e zakonshme. Megjithatë, në qoftë se është fjala për para, Zlatan Ibrahimovic bëhet serioz.

Kur ai shpjegoi në një intervistë për "Sfr" se, nga Parisi i mungonin paga, suedezi la të kuptohet se PSG nuk e kishte paguar këstin e fundit të angazhimit të tij.

Klubi kryeqytetas deklaroi se ishin vetëm disa detaje. Por, sot, "L'Equipe" raporton se sulmuesit i është mbajtur 30% e pagës së fundit, për shkak të taksave të papaguara në Itali.

Në vitin 2012, raporton "Gazzetta dello Sport", Ibrahimovic nuk kishte paguar detyrimet me autoritetet tatimore italiane. Ishte PSG që morri përsipër detyrimin me një marrëveshje të shkruar me sulmuesin, sipas së cilës ai duhet t'i kthente klubit shumën e parave.

"Ibrahimovic si Terminatori"

Gjë që Ibrahimovic, sipas "L'Equipe" nuk e ka bërë, gjatë qëndrimit katërvjeçar në "Ligue 1", ku ai fitonte 14 milionë euro në vit, pa llogaritur bonuset personale dhe ato që përfitonte me skuadrën.

Kështu, PSG i ka mbajtur sulmuesit të Manchester United 30% të pagës së fundit, që do t'i kthehet suedezit kur të paguajë borxhin.

Por çështja, siç ka raportuar së fundmi gazeta suedeze "Expressen", do të jetë tashmë në duart e avokatëve.

The post Paga e fundit e Ibrahimovic, suedezi hedh në gjyq PSG-në appeared first on Telegrafi.

Mourinho ia jep goditjen e fundit Schweinsteiger

Posted: 23 Sep 2016 03:15 PM PDT

Bastian Schweinsteiger është ende lojtar i Manchester United , por vetëm me dokumente.

Gjermani është jashtë skuadre dhe është urdhëruar të stërvitet me të rinjtë e klubit, ndërsa Mourinho ia ka bërë të qartë se nuk e do në skuadër.

Tani ka ardhur edhe një tjetër goditje për mesfushorin 32-vjeçar, që nuk është përfshirë fare në foton zyrtare të skuadrës dhe stafit.

Injorim i hapur për Bastin, që tashmë duhet të gjejë klub në janar, ose të vazhdojë të paguhet nga United, por fushën nuk e prek më.

The post Mourinho ia jep goditjen e fundit Schweinsteiger appeared first on Telegrafi.

Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë në vitin 2016

Posted: 23 Sep 2016 03:04 PM PDT

Luis Suarez është futbollisti me më shumë asistime në 'top' pesë ligat evropiane në vitin 2016. 

Sulmuesi i Barcelonës edhe pse është një golashënues i lindur, duke fituar 'Pichichin' në Spanjë dhe 'Këpucës e Artë' në Evropë, dinë të bëjë edhe asistime.

Kjo pasi, që nga 1 janari i vitit 2016 është futbollisti që ka dhuruar më shumë asistime për gol në pesë liga më të forta evropiane.

Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto) Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto)

Luis Suarez ka asistuar plot 15 herë për shokët e tij, duke lënë pas vetës shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, i cili ka asistuar në 14-të raste.

Pas tyre, vijnë Koke i Atletico Madridit me 13 asistime, mesfushori i PSG-së, Angel Di Maria me 12 asistime, po aq sa ka edhe Dimitri Payer i Ëest Ham. /Telegrafi/

Më shumë asistime në 'Top 5' liga evropiane në vitin 2016:

Luis Suarez – 15 asistime

Lionel Messi – 14 asistime 

Koke – 13 asistime

Angel Di Maria – 12 asistime

Dimitri Payet – 12 asistime

The post Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë në vitin 2016 appeared first on Telegrafi.

Portieri fëmijë që po ‘çmend’ Francën dhe stopoi sonte PSG-në (Foto/Video)

Posted: 23 Sep 2016 03:00 PM PDT

Portieri 17 vjeçar i Toulouse, sonte priti të gjitha goditjet që erdhën në portën e duke e ndihmuar ekipin e tij për ta mposhtur PSG-në (2-0).

Alban Lafont, nga emri mund të ju duket që ka lidhje me shqiptarët, por realisht nuk e lidhë asgjë.

Ai ka lindur në Ouagadougou që është kryeqytetit i Burkina Fasos. Babai i tij është francez ndërsa nënë nga Burkina Faso.

gollamni 1

Ai ka pasur një fëmijëri të vështirë pasi prindërit u ndanë kur ai ishte vetëm nëntë vjeç, ndërsa vendosi të jetoj më babanë në Francë.

Nëna e tij vazhdoi karrierën në politikë, ndërsa ishte edhe ministre në shtetin afrikan. Djaloshi vjen nga një familje sportive, pasi gjyshi i tij ishte futbollist, ndërsa e ëma hendbolliste.

Djaloshi kishte edhe një tragjedi familjare së fundmi, pasi në janar u vranë disa nga anëtarët e familjes në një sulm në Ouagadougou.

la font

Alban Lafont është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Ligue 1. Ai ka debutuar me 16 vjet e 310 ditë dhe tashmë ka mbi 30 paraqitje me ekipin e parë të Tuolouse, ndërsa ka qenë pjesë e Kombëtares francez U-16 dhe tani është në U-17.

Toulouse 2-0 PSG, notat e lojtarëve (Foto) Toulouse 2-0 PSG, notat e lojtarëve (Foto)

Pas ndeshje me PSG-ne tha se të gjithë ëndërrojnë të fitojnë ndeshje si kjo.

Lafont ka pranuar vetëm pesë gola në shtatë ndeshje që e shndërron në një prej portierëve më të mirë në Francë. Për të interesim ka shfaqur Arsenali.

Pas kësaj fitoreje skuadra e djaloshit është në vendin e dytë me 14 pikë. /Telegrafi/

The post Portieri fëmijë që po 'çmend' Francën dhe stopoi sonte PSG-në (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Milito: Interi nuk është i varur nga Icardi

Posted: 23 Sep 2016 02:30 PM PDT

Diego Milito thotë se Interi nuk varet nga kapiteni Mauro Icardi.

Sulmuesi 23 vjeçar ka shënuar gjashtë gola në këtë fillim të Serie A për Nerazzurrët dhe është sulmuesi me më shumë gola në kampionat.

Legjenda e Interit, Milito, beson te Frank De Boer dhe lojtarët e tij.

"Fitorja kundër Juventusit iu dha shumë besim ekipit dhe për këtë nuk ka dyshim".

"Duhej një performacë e tillë. Jam i lumtur për ekipin që ka gjetur vazhdueshmërinë".

"Icardi? Interi nuk varet nga ai edhe pse ai shënon shumë. Ka shumë lojtarë të mirë, një skuadër", ka thënë Milito. /Telegrafi/

The post Milito: Interi nuk është i varur nga Icardi appeared first on Telegrafi.

Federata argjentinase i kërkon falje Barcelonës

Posted: 23 Sep 2016 02:20 PM PDT

Barcelona kanë marrë një kërkim falje nga Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) pas trajneri i kombëtares, Edgardo Bauza, ka kritikuar trajtimin e Lionel Messi me kampionët e Spanjës.

Ylli argjentinas u lëndua në pjesën e dytë në barazimin e Barcelonës 1-1 ndaj Atletico Madrid në Camp Nou të mërkurën dhe Barca më vonë konfirmoi se 29-vjeçari pritet të mungojë rreth tri javë pas një tërheqje muskulare.

Pas kësaj, trajneri Bauza kritikoi trajnimet e klubit katalunas duke shprehur mllefin e tij pasi Messi do të mungoj në disa ndeshje ndërkombëtare, por pas kësaj nuk ka vonuar shumë dhe AFA i ka dërguar një falje zyrtarëve të skuadrës nga Camp Nou.

'Kur Messi lëndohet, iu dhemb të gjithëve – jo vetëm Barcës 'Kur Messi lëndohet, iu dhemb të gjithëve – jo vetëm Barcës"

"AFA ka kontaktuar Barcelonën për të kërkuar faljen e saj për komentet e bëra nga menaxheri në lidhje me dëmtimin e Leo Messi", tha zëdhënësi i Barca Josep Vives, transmeton Telegrafi.

"Ne duam të punojmë në mënyrë që Leo Messi të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se, siç ka thënë Luis Enrique, Messi është një ambasador global për futbollin", përfundoi zëdhënësi i klubit katalunas. /Telegrafi/

messi2

Lionel Messi duke ndjerë lëndimin

The post Federata argjentinase i kërkon falje Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Trajnerë që ka pasur Prishtina në 10 vite me këtë kryesi aktuale (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 02:12 PM PDT

Prishtina ka qenë dhe mbetet klubi më i trofeshëm kosovar.

Prej se në krye të klubit është Remzi Ejupi si kryetar, klubi nga kryeqyteti në 10 vite nuk ka qëndruar pa trofe.

Prishtina ka fituar 4 tituj kampioni, 2 Kupa dhe 2 Superkupa. Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë trofe se Prishtina në këto 10 vite.

Në këtë kohë Prishtina ka pasur 17 trajnerë të ndryshëm, ndërsa disa janë rikthyer në punë kohë pas kohe.

kujtim-shala-heroi-kosovar-i-futbollit-kroat_hd-1200x630

Kryesia e re e filloi me Fadil Muriçin në atë kohë. Në klubin bardhë e kaltër ka qenë më i suksesshmi Afrim Tovërlani me tre tituj, ndërsa një titull e fitoi Jusuf Tortoshi.

AfrimToverlani

Në këtë kohë në bankinën bardhe e kaltër u ulën edhe trajnerë si Kujtim Shala. Ramiz Krasniqi, Ramadan Cimili, Skënder Shengyli, Besnik Kollari e Bylbyl Sokoli.

sokoli

Për pak e provoi edhe gjermani Wolfgan Jerat.

Nga klubi u promovuan edhe trajner të rinj si Fadil Berisha, Suad Keçi, Kushtrim Munishi. Te Prishtina të gjithë ishin trajnerë që kanë luajtur edhe si futbollistë në këtë klub në përjashtim të Jerat dhe Sokolit, ndërsa të gjithë për herë të parë zejen e kryetrajnerit e provuan me këtë klub përveç këtyre të parëve.

prishtina

Trajnerët e Prishtinës nga viti 2005: Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Ramadan Cimili, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari, Skënder Shengyli, Ramizi Krasniqi, Wolfgan Jerat, Jusuf Tortoshi, Ejup Mehmeti, Ali Osmani (1 loje), Suad Keçi, Bybyl Sokoli, Fadil Berisha dhe Kushtrim Munishi Sami Sermaxhaj dhe së fundi Lutz Lindemann. /Gazetaolle/

The post Trajnerë që ka pasur Prishtina në 10 vite me këtë kryesi aktuale (Foto) appeared first on Telegrafi.

Toulouse 2-0 PSG, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 02:01 PM PDT

Paris Saint-Germain ka humbur me rezultat 2-0 ndaj Toulouse.

Kampioni i Francës ka dështuar të shënoj fitoren e tretë radhazi në Ligue 1, pasi janë mposhtur me rezultat 2-0 nga Toulouese.

Golat në këtë takim për skuadrës vendase janë shënuar nga Yann Bodiger (48') dhe Jimmy Durmaz (79').

Toulouse shokon PSG-në (Video) Toulouse shokon PSG-në (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë është mbrojtësi Christopher Jullien, i cili u notua me 7.9, ndërsa me notën më të ulët, Serge Aurier me 5.2. /Telegrafi/

Toulouse: 

notat

PSG:

notat

The post Toulouse 2-0 PSG, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Abrashi humb nga Dortmund, por vlerësohet për lojën (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 01:57 PM PDT

Amir Abrashi ka luajtur 90 minuta për skuadrën e tij Freiburg në përballje me Borussia Dortmundin.

Milionerë fituan 3-1, por lojtari i Kombëtares shqiptare kishte një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

Ai ishte ndër më të vlerësuari e skuadrës dhe mori notën 6.6.

Pas pesë xhirosh, skuadra e Abrashit mban vendin e tetë me gjashtë pikë.

Mesfushori gjakovar është në formë të mirë para ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

notat 1

 

The post Abrashi humb nga Dortmund, por vlerësohet për lojën (Foto) appeared first on Telegrafi.

Toulouse shokon PSG-në (Video)

Posted: 23 Sep 2016 01:49 PM PDT

Toulouse ka shënuar fitore 2-0 në shtëpi ndaj kampionit francez, PSG-së.

Paris Saint-Germain ka pësuar edhe humbjen e dytë në këtë sezon, pasi që u mposhtën 3-1 nga Monaco, tani ishte Toulouse që mundi në shtëpi kampionët francez me rezultat 2-0.

Skuadra e trajnerit Unai Emery e nisi mirë takimin duke rrezikuar në fillim dhe duke dominuar në pjesën e parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi nuk arritën dot ta gjejnë rrugën e golit.

toulouse

PSG e dominoi pjesën e parë duke mbajtur plot 81 për qind topin dhe duke rrezikuar plot gjashtë herë, por golin ia mohoi portieri vendas, Alban Lafont.

Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit të cilët arritën të shënojnë dy herë, por rol të rëndësishëm luajti dalja nga loja e mbrojtësit të PSG-së, Serge Aurier, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 46-të.

tolus

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e në minutën e 48-të, pasi Aurier shkaktoi penallti të cilën e konvertoi në gol mesfushori Yann Bodiger.

Skuadra e Toulouse gjeti edhe golin e dyfishimit të epërsisë me anë të mesfushorit tjetër Jimmy Durmaz, gol ky që ishte i fitores dhe erdhi në minutën e 79-të. /Telegrafi/

 

The post Toulouse shokon PSG-në (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :