Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Përkeqësohet situata në Siri, paralizohet Aleppo; Obama shpreh shqetësimin” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Përkeqësohet situata në Siri, paralizohet Aleppo; Obama shpreh shqetësimin” plus 9 more Gazeta SHQIP


Përkeqësohet situata në Siri, paralizohet Aleppo; Obama shpreh shqetësimin

Posted: 27 Sep 2016 01:47 AM PDT

_91387948_98be7ed6-9f4f-4da9-995d-ee906cc1fd22Presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën në Aleppo. Ushtria qeveritare siriane po zhvillon një sulm të ashpër në këtë qytet.

Numri i madh i të plagosurve kanë vënë në vështirësi mjekët, të cilët po luftojnë për tu shpëtuar jetën. Ilaçe dhe gjaku janë drejt përfundimit, çka e vështirëson edhe më shumë punën e tyre. Rrethimi prej tre javësh ka nisur të japë edhe efektet e para.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sulmet ajrore kanë lënë shumë zona pa ujë. “Avionët ajrorë nuk po largohen. Jeta në qytet është paralizuar. Njerëzit janë mbyllur në bodrumet e shtëpive të tyre. Ndërsa raketat synojnë bodrumet dhe strehët që ne kemi ngritur për të mbrojtur njerëzit”, deklaroi presidenti i këshillit të rebelëve.

aleppo-air-strikes aleppo-air-strikes227 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, aksion për rritjen e sigurisë; në pranga dy shtetas (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:46 AM PDT

pistoleteEfektivët e Drejtorisë Vendore në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë ditës së djeshme,  në kuadër të zbatimit të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore.

Janë ushtruar kontrolle të përgjithshme të territorit të qarkut Durrës, automjeteve dhe personave për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike apo të çdo sendi të paligjshëm. Janë kontrolluar rreth 150 automjete dhe janë shoqëruar 12 shtetas për verifikim.  Në vijim  të kontrolleve efektivat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm Ledian Lato 28 vjeç, banues në Tiranë; Eriseld Begaj 29 vjeç, banues në Durrës.

Lato udhëtonte me automjetin tip Honday me targa AA 839 AP dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut(marsup )iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, modeli E-Col Special dhe një krehër me 5 fishekë, kalibër 7.65 mm. Begajt,  në lagjen Nr.8 Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim ruajtjen e qetësisë dhe të rendit publik. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës,  për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rezulton i dënuar në Itali, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Posted: 27 Sep 2016 01:28 AM PDT

largea_pranga1391327979Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Zamak Cani, 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Apelit Catanzaro, në Itali, e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg, për veprat penale “Bashkëpunim në organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin”.

Cani për të shmangur arrestimin dhe kryerjen e dënimit në Itali, kishte ardhur për tu fshehur në Shqipëri. Ai është arrestuar në kuadër të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe pritet që së shpejti të ekstradohet drejt Italisë.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Punëtori i firmës së ndërtimi rrëzohet nga skela; ndalohen përgjegjësit

Posted: 27 Sep 2016 01:22 AM PDT

 

ambulanceNuk marrin masat e duhura për sigurimin teknik të punonjësve, ndalohet sipërmarrësi dhe inxhinieri i një shoqërie ndërtimi. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasit Bledar Profka, 35 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", me detyrë inxhinier i ndërtimit që ka në kontroll punimet në rrugën "Mujo Ulqinaku", Bashkia Fier dhe Agron Ramaj, 48 vjeç, banues në lagjen "Konferenca e Pezës", me detyrë sipërmarrës të lyerjes së fasadave të pallateve në Bashkinë Fier.

Materialet për veprime hetimore të mëtejshme për këta shtetas iu referuan Prokurorisë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi më datën 24 shtator 2016,  në lagjen "Liri", është rrëzuar nga skela punëtori i firmën "A…", shtetasi E.Gj, 56 vjeç, banues në lagjen "Kastriot" Fier, i cili më datën 25 shtator 2016, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë si pasojë e plagëve të mara.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Të vësh në pikëpyetje Zotin?

Posted: 27 Sep 2016 01:13 AM PDT

Alda Bardhyli

Shënime rreth romanit «Selam Aleikum baba» me autor Mustafa Nanon

Alda Bardhyli 14469405_10210615985586027_2083389664_n

Adli Shelba kishte pasur një ndjesi të menjëhershme se jeta e tij, qysh prej asaj dite, kur recitoi frazën e konvertimit, nuk do të ishte më ajo që kishte qenë. Tashmë besimi që kishte zgjedhur, ishte vetë qëllimi i jetës së tij. Jeta e tij do të duhej të ishte tani e tutje një tendosje konstante, një betejë e pasosur, të cilën ai nuk i dinte nëse do të ishte në gjendje ta fitonte, madje ishte i sigurt se nuk mund ta fitonte…e me gjithë përpjekjet, nuk do të ngjitej dot në lartësinë që ia kërkonte Zoti…Ai ishte vetëm 18 vjeç kur teksa festoi ditëlindjen e fundit (pasi myslimanët nuk festojnë ditëlindje), iu dorëzua një kërkimi të brendshëm që kishte kohë që kishte ndodhur tek ai, për të jetuar përgjithmonë si mysliman…Adli Shelba, është personazhi i parë që ti takon në romanin “Selam Alekuim baba”, me autor Mustafa Nanon, botuar nga “Saras”. Një rrëfimtar i sinqertë që rreket të shpjegojë me një gjuhë shpesh plot dyzime, jetën e një të riu që ka vendosur të jetojë me besimin. Në një kohë kur përplasjet fetare e kanë çuar njerëzimin drejt sfidave të reja, dhe kur analistët vazhdojnë të flasin për një rrezik të ri që vjen nga islamizimi, Mustafa Nano sjell me këtë libër jetën tjetër të një myslimani. Jetën e padukshme të një të riu që ne e shohim në rrugë me pantallona treçerekëshe dhe mjekër, teksa bën çdo ditë rrugën për në xhami…Nuk ka asgjë të frikshme në këtë portret që shpesh e shohim me dyshim teksa na kalon pranë. Përkundrazi ai është një oaz shpesh i trazuar, teksa përgjigjet ti japë përgjigje pyetjes se “në është një mysliman i devotshëm”. Raporti mes letërsisë dhe religjionit është një marrëdhënie e hershme në historinë e letërsisë. Në pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë shkrimtarët që kanë përqafuar fenë në jetën e tyre, ata që kanë tentuar të hulumtojnë në këtë fushë, dhe pse librat më të mirë mbi besimin shpesh janë shkruar nga shkrimtarë ateistë. Që nga Volter, Nathaniel Hawthorne e deri tek J K Rowling, janë përpjekur të hyjnë në misterin shpesh të pushtetshëm të besimit, për të shpjeguar përmes këtij kërkimi fenomene të ndryshme shoqërore apo sociale. Në shekullin e XXI ky kërkim letrar merr një tjetër dimension, për vetë rëndësinë që fetë kanë marrë në jetën tonë.
I ndarë në katër kapituj: “E premtja e Adli Shelbës”, “Rruga e gjatë për në CH”,”Në varrimin e babait” dhe “Selam Aleikum baba”, strukturativisht romani ndjek një vijë që e ndihmon lexuesin në shtjellim e historisë. Për një lexues që nuk e di raportin e autorit me letërsinë në të shkuarën, nuk ndjehet fakti se ky është libri i tij i parë në këtë gjini. Nga një kapitull në tjetrin ti ndjen se letërsia duhet të ketë qenë një sfidë e hershme e autorit, për të mbërritur tek ky lëmim i fjalës dhe ky zbërthim karakteresh, që të kujton librat e tetëqindtës. Libri nis me lajmin e vdekjes së babait, si një lloj paralajmërimi që autori bën që në rreshtat e parë se më shumë se një udhëtim për të kuptuar raportin e një njeriu me besimin, në këtë rast me besimin islam, libri është dhe një lloj udhëtimi për të kuptuar vdekjen. Lidhja mes vdekjes dhe fesë është një nga shtyllat kryesore të këtij romani, i cili në fund vjen me një të vërtetë tronditëse, përmes së cilës si një ateist Nano,sfidon jo vetëm dy personazhet kryesorë të këtij libri (babain dhe Adlin) por dhe vetë fenë, duke treguar se jeta e vërtetë, dhe e vetme e njeriut është ajo në tokë, e jo ajo e përtejme, të cilën fetë e predikojnë aq shumë. Fabula e librit duket e thjeshtë: Dy vëllezër që përballen me lajmin e vdekjes së babait, dhe rruga që ndjekin të dy drejt ceremonisë mortore.  Babai është një njeri që jetën ia ka dhuruar islamit, po kështu dhe njëri nga djemtë, Adli kishte ndjekur rrugën e tij. Ndërsa vëllai tjetër Guri, kishte zgjedhur të jetonte jashtë Shqipërisë, me një raport dyshues me besimin.  Përjetimi që dy djemtë bëjnë në të njëjtën kohë përballë lajmit të vdekjes është gjithë historia e këtij libri, në dukje e thjeshtë, por që rreket të zbërthejë një nga dukuritë e konvertimit në fenë islame të një familjeje shqiptare pas viteve 90-të. Për çdo shkrimtar përballja me një temë të tillë do të ishte rraskapitëse,por Nano duket se këtë gjë e bën shumë lehtë, e kjo ndjehet në rreshtat e librit. Si një kronikan i hershëm, libri shpesh i ngjan dhe një albumi fotografik bardh e zi ku kalojnë dhjetëra personazhe në ndihmë të historisë kryesore. Kemi të bëjmë me dy personazhe krejt të kundërt në historinë e letrave shqipe, që gjenden në faqet e një libri e aq më tepër që janë vëllezër. Por dy personazhe thellësisht shqiptar. Adli një mysliman tërësisht i dhënë pas jetës që tashmë i dikton besimi, dhe Guri që parapëlqen një jetë pa kushtëzime, që mund ti japë feja. Çdo kapitull i librit mund të qëndronte si një libër më vete, e me gjithë atmosferën e zymtë e gati – gati të padepërtueshme që mund ta ndjesh në kapitullin e parë, në kapitullin e dytë duket që leximi tashmë bëhet më ndjellës, dhe ti kërkon ti çosh deri në fund pikëpyetjet që shkrimtari ngre nga një faqe në tjetrën. Me një surrealizëm gati gati befasues, Nano kërkon ta ndjekë personazhin kryesor (babain) dhe në jetën e përtejme për ta bindur lexuesin në tezat e tij. Përmes një udhëtimi imagjinar ai ndjek rrugën e shpirtit teksa ndahet nga trupi, një shpirt që kishte besuar në jetën e përtejme dhe në ndalesën para portës së madhe të Zotit, ku do të shpalosen një nga një të mirat e të këqijat që ke bërë në jetë, për të kaluar në xhenet. Një shpirt që ishte falur në xhami sipas të gjitha riteve, që kishte dashur një grua, e kishte bërë gjithë jetën e një besimtari të devotshëm, duke shkuar drejt vdekjes i sigurt se tashmë e kishte fituar rrugën e parajsës. E tashmë kur jeta e tij kishte mbaruar dhe kur takimi i shumëpritur me Allahun duhet të ndodhte, ai përballet me një zhgënjim, të cilin autori e ndihmon ta kalojë lehtë. Mënyra sesi i trajton personazhet e tij është një veçori e këtij libri, duke treguar jo vetëm një lidhje të ngushtë mes shkrimtarit dhe personazhit (gjë që ndodh gjatë procesit të të shkruarit), por akt të madh njerëzor. Ku është Allahu? Çfarë është besimi që për vite me radhë kishte drejtuar jetën e tij? Këto janë pyetjet që Nano i ngre me guxim në fund të këtij romani, për ta çuar lexuesin drejt përgjigjeve që nuk thuhen por ndjehen…por nga ana tjetër ngre një diskutim mbi perandoritë fetare, të vërtetën e tyre të madhe që sipas shkrimtarit është thjesht një iluzion… Sigurisht që ky libër është një roman, një fiksion dhe jo një libër historik apo publicistik i mbushur me fakte. Por letërsia ashtu si gjithë artet e tjera nuk është gjë tjetër veçse një interpretim ndryshe i realitetit, dhe një ftesë për lexuesin për ta lexuar ndryshe jetën, në një lexim ku marrim në mënyrën tonë përgjigje ndaj pyetjeve që na i bën shpesh realiteti…
Fundi është gjithnjë thelbi i librit, por në rastin e “Selam Aleikum baba”, fundi është më shumë se një përfundim libri. Nuk është thjesht zhgënjimi i një personazhi, për të cilin autori është përpjekur të mos harrojë asnjë detaj, në ndërtimin e jetës së tij, duke u futur dhe në fijet më të holla të mendjes, por zhgënjimi ndaj një sistemi i cili është ngritur herët në historinë e njerëzimit, dhe sot po bëhet dominues jo vetëm në jetën publike.

Debati Clinton-Trump, fokusi kryesor te terrorizmi, mirëqenia dhe drejtimi i vendit

Posted: 27 Sep 2016 01:11 AM PDT

Donald Trump shakes hands with Hillary Clinton at the conclusion of their first presidential debate. REUTERS/Mike Segar

Mbrëmë është zhvilluar debati i parë mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Debati i dy kandidatëve është fokusuar te terrorizmi, mirëqenia dhe drejtimi i vendit. Trump akuzoi Clinton se ka nuk ka temperamentin e duhur për tu bërë presidente.

Ky ishte edhe debati më i ndjekur televiziv, pasi mbi 100 milionë persona kanë parë live përbablljen mes dy kandidatëve.

Pika e parë e debatit mes tyre ishte ekonomia dhe vendet e punës. Trump deklaroi se kandidatja demokrate nuk ka asnjë plan për krijimin e vendeve të punës. Ndërsa Clinton iu përgjigj se TRump jeton në botën e tij.

Në lidhje me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, Trump tha se mbështeste NATO-n, po aleanca duhet të dërgonte trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS. "Jam i tëri për NATO-n, por duhet të përqendrohet të terrorizmit. NATO duhet të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme në rast se dëshiron të dalë e fituar në luftën ndaj terrorizmit", tha Trump.

Por Clinton u kundërpërgjigj duke thënë se NATO tashmë ka dërguar trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar ISIS-n. "NATO ka kohë që po e lufton terrorizimin dhe trupat në Afganistan shërbejnë për këtë gjë", tha Clinton

Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi rivalin republikan për lëvdatat ndaj presidentit rus, Valdimir Putin si dhe për nxitjen që "hacker"-ët rusë të ndërmarrin sulme kibernetike ndaj qeverisë amerikane.

Pavarësisht debatit, dy kandidatët thanë se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Donald Trump deklaroi se do të mbështeste Clinton në rast se ajo arrin të triumfojë në zgjedhje.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, përleshje me thika në ish-Bllok, plagoset 31-vjeçari

Posted: 27 Sep 2016 01:09 AM PDT

plagosje-thikeNjë përleshje me thika ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mbrëmjes në zonën e ish-Bllokut, Tiranë.

I plagosur ka mbetur Halim Hysa 31 vjeç. Sipas të dhënave, Hysa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse i shtuar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nisin punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vdes gruaja më e moshuar shqiptare

Posted: 27 Sep 2016 12:46 AM PDT

gruaj-115-vjeccareGruaja më e vjetër në Shqipëri u nda nga jeta mesditën e së dielës, e rrethuar nga fëmijët e saj, nipërit dhe dy breza stërnipërish. Një familje e madhe për të cilën nënë Qerimja ishte e lumtur dhe falenderonte Zotin.

Qerime Ballabani, plot 115 vite jetë, ia dedikoi ato një ushqimi të shëndetshëm tërësisht shqiptar, siç është buka e misrit dhe dhalla.

Top Channel e intervistoi vetëm disa ditë më parë gruan më të moshuar në vend, duke përcjellë për të gjithë shqiptarët historinë e një jete të gjatë, të mbushur me mundime, por edhe me kënaqësinë që të fal një familje e madhe.

E moshuara nga fshati Snosen i Gramshit nuk theu vetëm rekordet e moshës, por edhe të një kujtese të jashtëzakonshme që e shoqëroi deri ditën e fundit të jetës së saj të gjatë.

Qerime Ballabani gjithë jetën e saj e kaloi shëndetshëm dhe vetem tre ditëve të fundit iu dorëzua shtratit.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Lezhë, vritet me armë zjarri një 26-vjeçar që mblidhte qumësht

Posted: 27 Sep 2016 12:36 AM PDT

policiaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e vjetër për Torovicë, në kufirin ndarës me Shkodrën.

Persona akoma të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti Ford i cili po udhëtonte në drejtim të fshatit Torovicë. Në automjet lëviznin shtetasit A.Q. (drejtues mjeti ) dhe Ajet Qokthi, 26 vjeç  ( pasagjer) , të dy  banues në Shkodër. Si pasojë e të shtënave  ka humbur jetën Ajet Qokthi.

Ata bënin transportin e qumështit nga fermat blegtorale që janë në zonë dhe të dhënat e para janë se ka pasur një tentativë grabitje.

Janë  ngritur pika kontrolli e  po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

“PLEHRAT”, OSE FUSHATA UNIKALE E EDI RAMËS

Posted: 27 Sep 2016 12:25 AM PDT

Astrit PatoziNuk të duhet fare të njohësh apo lexosh praktikat më të përparuara bashkëkohore në botë për riciklimin e mbetjeve që të refuzosh sot Edi Ramën.

Nuk ka madje as nevojë ta kesh dëgjuar se c’ka thënë ai në 2011-ën, por sidomos pas dy vjetësh, kur u ngjit në kolltukun e lartë të kryeministrit, që të ndjesh se si të shpon hundët duhma e një politike, e cila duhet flakur në koshin e plehrave të kohës.
Nuk të duhet fare ta njohësh historinë e largët dhe të re të industrisë së përpunimit të mbetjeve në Shqipëri dhe as të kesh qenë patjetër aktivist i vëmendshëm i shoqërisë civile në temat e mbrojtjes së mjedisit, për të kuptuar se sa poshtë ka rënë kjo qeveri.

Mjafton të ndjekësh fushatën dëshpëruese të Edi Ramës në ditët që pasuan miratimin e ligjit aq shumë të debatuar në parlament dhe e ke të lehtë për të kuptuar se kjo qeveri po përpiqet me duar e me këmbë të fshehë një krim. Eshtë rasti i parë në Shqipëri, por ndoshta edhe në botë, që një kryeministër humbet më shumë kohë dhe energji, jo përpara, por pasi e ka marrë një vendim.
Aq sa po të kesh qenë këto pesë ditë jashtë shtetit dhe të mos i kesh ndjekur zhvillimet në vend, duke parë fushatën e cuditshme të Edi Ramës, mund të mendosh me të drejtë se ligji ende nuk ka kaluar në parlament. Aq të shpeshta janë daljet e tij dhe aq i madh përqëndrimi.

Dhe pyetja është se cfarë e zgjoi kryeministrin nga arroganca e zakonshme, saqë po i lë të gjitha punët e po merret me sqarimin nga e para të ligjit për plehrat, ndonëse ai tanimë i përket të shkuarës? Si mund të kthehet mbrapsht nga rruga e vet një strateg i madh, që shikon vetëm nga e ardhmja, me devizën “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”? A thua se i ka mbetur ndonjë merak i vogël se mos është keqkuptuar apo se nuk ka pasur kohë sa duhet për t’u shpjeguar publikisht. Ai vetë, por ndoshta edhe Eduard Shalësi, i cili të kujton “dashurinë në kohërat e kolerës”, pasi po pretendon të marrë një dekoratë, kur mbi qeverinë po qëllohet pa mëshirë dhe nga të gjitha anët me domate, vezë dhe me mbeturina të tjera.

Përgjigja është e thjeshtë, tek Edi Rama është rizgjuar makthi i reagimit qytetar për armët kimike dhe orteku që mund të shkaktojë tek një popull i rezoltuar, hapja e një vrime të vogël në digën e zemërimit. Dhe për këtë nuk ka pritur domosdoshmërisht që ta shohë emrin e vet të shkruar me gërma të mëdha në disa kazanë plehrash, por e ka ndjerë shumë më thellë se aq, në të gjithë qenien e vet politike.

Ndaj edhe këto ditë po bëhemi dëshmitarë të një fushate unikale në Shqipëri dhe më gjerë, kur qeveria dhe kryeministri po përpiqen ta bindin popullin, jo përpara, por pasi e kanë marrë një vendim sensitiv kundër tij.

Eshtë njësoj si të vijosh premtimet elektorale, pasi kanë mbaruar zgjedhjet. Dhe e ke të sigurt që të zënë me gurë dhe me domate, po ta bësh. Kam frikë se kështu do të ndodhë edhe me Edi Ramën.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :