Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Përpjekja e kotë për tu ngjitur në anën e kundërt të shkallëve lëvizëse (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

loading...

“Përpjekja e kotë për tu ngjitur në anën e kundërt të shkallëve lëvizëse (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Përpjekja e kotë për tu ngjitur në anën e kundërt të shkallëve lëvizëse (Video)

Posted: 21 Sep 2016 12:03 PM PDT

Në një qendër tregtare në Amsterdam, një grua e paidentifikuar e ka ngatërruar drejtimin e shkallëve lëvizëse dhe ka provuar të ngjitet, derisa ato zbrisnin teposhtë.

Derisa të tjerët shihen duke lëvizur në pjesën e duhur, ajo tenton për afro gjysmë minute derisa dorëzohet, transmeton Telegrafi.

Ajo duket se e ka pasur mendjen diku tjetër, derisa e ka kuptuar se vetëm është duke hedhur hapa në vend. /Telegrafi/

The post Përpjekja e kotë për tu ngjitur në anën e kundërt të shkallëve lëvizëse (Video) appeared first on Telegrafi.

Momenti kur gazetares seksi i zbulohet pa dashje gjoksi gjatë transmetimit live (Foto/Video)

Posted: 21 Sep 2016 10:49 AM PDT

Një prezantuese seksi ka mbetur me fytyrë të skuqur, kur pa dashje zbuloi gjoksin gjatë transmetimit live.

Gazetarja Marika Fruscio, e cila është bërë e njohur për faktin se kishte zbuluar edhe më herët gjoksin në një televizion italian, ka 'ngritur temperaturat" në televizionin Channel 7 Gold, kur u shfaq me një fustan që zbulonte shumë gjoksin e saj, transmeton Telegrafi.

Kolegu i saj është munduar të shpërqendroj vëmendjen e panelistëve të cilët kishin mbetur gojëhapur, duke u munduar të hapë debat në ato momente të "vështira".

Fruscio është bërë e famshme në Itali falë gjoksit gjigant, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se ajo ka mbi 36.000 ndjekës në Instagram. /Telegrafi/

1

2

3

 

 

 

The post Momenti kur gazetares seksi i zbulohet pa dashje gjoksi gjatë transmetimit live (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Në përpjekje që të kapë buqetën e nuses, përplaset me fytyrë për dysheme (Video)

Posted: 21 Sep 2016 09:37 AM PDT

Në një ceremoni martesore që është zhvilluar diku në Gjermani, një beqare që ka dashur të jetë nusja e ardhshme është hedhur për të zënë buqetën.

Por, ajo nuk ia ka dalë t'i kapë lulet dhe ka rënë me fytyrë për dysheme, transmeton Telegrafi.

Pasi nusja e kthen kokën, afrohet te kjo grua e cila ngrihet ngadalë sepse duket se është mjaft e lënduar.

"Ajo që i kapë lulet duhet të jetë e gëzuar, e jo e lënduar", si dhe "këtë herë nuk pati fat, mbase në dasmën tjetër" janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

The post Në përpjekje që të kapë buqetën e nuses, përplaset me fytyrë për dysheme (Video) appeared first on Telegrafi.

Po demonstronte me robotin një tonësh, gazetari gati u shtyp për vdekje (Video)

Posted: 21 Sep 2016 03:32 AM PDT

Një program televiziv i cili ka për qëllim demonstrimin e kualitetit të makinerisë ushtarake të Rusisë tregon momentin kur një gazetar gati sa nuk u bë "tokë" nga një robot një tonësh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja u fshi nga programi, por u zbulua më pas në internet.

Videoja, ku shihet gazetari Aleksey Egorov, ishte i shoqëruar nga një ushtar, duke testuar një robot ushtarak të teknologjisë së lartë të quajtur Platforma-M.

Për fat të mirë, të dy burrat kishin shpëtuar të palënduar dhe gjithashtu makina nuk ishte dëmtuar. /Telegrafi/

The post Po demonstronte me robotin një tonësh, gazetari gati u shtyp për vdekje (Video) appeared first on Telegrafi.

Shihni frenat: Policia gjermane shokohet nga autobusi shqiptar (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 03:03 AM PDT

Policia e rajonit të Këlnit në Gjermani mbeti e habitur kur inspektoi një autobus që vinte nga Shqipëria dhe udhëtonte drejt Holandës.

E policia e hoqi autobusin nga qarkullimi.

Sistemi i frenimit i autobusit ishte në pikë të hallit, aq sa ishte vendosur një çelës për ta forcuar.

Lista e mangësive të autobusit shkon në tre faqe.

Shoferi u autobusit u detyrua të paguajë një depozitë sigurie prej 1350 eurosh.

Grupi prej 50 personash, që po udhëtonte për një tur në Holandë, e vazhdoi udhëtimin me një mjet tjetër. /mapo.al/

f111

f222

The post Shihni frenat: Policia gjermane shokohet nga autobusi shqiptar (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :