Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Përse shihni ëndrra të tmerrshme pak momente para se të zgjoheni nga gjumi?” plus 1 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Përse shihni ëndrra të tmerrshme pak momente para se të zgjoheni nga gjumi?” plus 1 more Telegrafi Te Tjera


Përse shihni ëndrra të tmerrshme pak momente para se të zgjoheni nga gjumi?

Posted: 20 Sep 2016 07:33 AM PDT

Përjetimi i ëndrrave 'reale, intence dhe të tmerrshme pak momente para zgjimit nga gjumi, është fenomen që njihet si 'halucinacionet hipnopompike'.

Rreth 8 për qind e njerëzve të moshave 15 deri 44 vjet kanë raportuar se i përjetojnë këto ëndrra, tregon një studim nga Universiteti i Stanfordit, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtyre ëndrrave ndjeheni sikurse jeni ende në gjumë, por në fakt jeni në kohë tranzicioni mes gjumit dhe zgjimit nga gjumi.

Ju në fakt nuk jeni as në gjumë kur këto ëndrra shfaqin, sepse këto nuk janë as "ëndrra" – kjo është arsyeja se përse njihen zyrtarisht si halucinacione.

Gjatë këtyre halucinacioneve, truri është në gjendje gjysmë-gjumë/gjysmë-zgjuar. Një pjesë e trurit është ende në fazën REM – fazë e thellë e gjumit ku truri është më aktiv.

Kur filloni të zgjoheni, imazhet e ëndrrave të gjumit REM ndërhyjnë në gjendjen e zgjimit. Kjo shkakton që të përjetoni halucinacione.

Halucinacionet hipnopompike mund të jenë vizuale (e shihni një skenë apo situatë në mendjen tuaj), dëgjimore (mendoni se keni dëgjuar diçka, si një trokitje në derë apo dikush duke ua thërritur emrin ) apo të prekshme (ndjeheni sikurse dikush është duke ju prekur).

Këto mund t'i përjetoni edhe në ëndrrat e rregullta. Për shkak se këto halucinacione janë dhe duken aq të gjalla, ato shpeshherë janë të tmerrshme dhe të frikshme.

Përderisa çdo njeri mund t'i përjetojë këto halucinacione, ato janë më të zakonshme tek personat që kalojnë më shumë kohë në fazën e gjumit REM.

Kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së gjumit, ilaçeve të caktuara apo çrregullimeve të gjumit.

Rrjedhimisht, këto halucinacione mund t'i shmangni duke bërë gjumë më të mirë. Kjo do të thotë të kultivoni një cikël gjumi të rregullt dhe të siguroheni se i bëni të paktën 7 apo 8 orë gjumë çdo natë. /Telegrafi/

The post Përse shihni ëndrra të tmerrshme pak momente para se të zgjoheni nga gjumi? appeared first on Telegrafi.

Lajm i mirë për tullacët! Pasi ta lexoni këtë, më nuk do të jeni vesveseli

Posted: 20 Sep 2016 02:14 AM PDT

Ndaloni së brengosuri se jeni duke i gjetur qimet e flokëve në dush dhe përfundojeni atë që natyra e ka filluar. Po pra, rruajeni të gjithë kokën!

Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt me kokë të rruar janë më mashkullor dhe dominues, pa e përmendur se janë më të gjatë dhe më të fuqishëm. Hulumtuesit i kanë kryer tri eksperimente të ndryshme dhe, në çdo rast, meshkujt tullac i kishin zënë vendet e para – krahasuar me konkurrentët me flokë.

Por, përse dukeni më të fuqishëm apo më të gjatë pa flokë?

Hulumtuesit thonë se meshkujt me kokë të rruar e përçojnë mesazhin se janë në kontroll të jetës, e nuk e presin të pashmangshmen.

Por, pavarësisht se meshkujt tullacë janë më dominues dhe mashkullor, hulumtuesit kanë zbuluar se ata konsiderohen më pak atraktivë dhe më të vjetër sesa meshkujt që e kanë kokën e mbushur me qime. /Telegrafi/

The post Lajm i mirë për tullacët! Pasi ta lexoni këtë, më nuk do të jeni vesveseli appeared first on Telegrafi.

Related Posts :