Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Përse ta shikoni celularin është gjë e tmerrshme për gjumin, por jo shikimi i televizorit?” plus 1 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Përse ta shikoni celularin është gjë e tmerrshme për gjumin, por jo shikimi i televizorit?” plus 1 more Telegrafi Te Tjera


Përse ta shikoni celularin është gjë e tmerrshme për gjumin, por jo shikimi i televizorit?

Posted: 27 Sep 2016 12:01 PM PDT

Michael Breus, psikolog dhe specialist i gjumit, këshillon që si pjesë të rutinës të pasdites ta futni edhe "orën e fikjes" – e cila parasheh shmangien e të gjitha ekraneve.

Megjithatë, shikimi i televizorit para gjumit, siç thotë ai, është në rregull. Në fakt, Breus thotë se personalisht flenë me televizorin e ndezur, transmeton Telegrafi.

"Mendoj se jam i vetmi doktor i gjumit në botë që nuk ka problem me këtë gjë", thotë ai.

Kur e përdorni celularin apo tabletin gjatë natës, zakonisht e mbani atë shumë afër fytyrës, kësisoj drita e kaltër mund të pengoj prodhimin e hormonit trupor për gjumë – melatoninën – dhe t'ju mbajë zgjuar.

Sidoqoftë, televizori zakonisht gjendet pak metra larg, prandaj drita e kaltër ka më pak fuqi.

Veç kësaj, përmbajtja e rrjeteve sociale mund të jetë emocionalisht më stimuluese: Shoku im i ngushtë do të bëhet baba dhe as që më ka treguar?

Nëse veç jeni duke shikuar ndonjë film apo diçka të zakonshme, Breus thotë se ka më pak mundësi që t'ju mbajë zgjuar. /Telegrafi/

The post Përse ta shikoni celularin është gjë e tmerrshme për gjumin, por jo shikimi i televizorit? appeared first on Telegrafi.

Mungesa e këtyre vitaminave shkakton shqetësim dhe sulme paniku

Posted: 27 Sep 2016 01:27 AM PDT

Një studim nga Japonia i kryer në 21 individë ka treguar se shqetësimi dhe sulmet e panikut janë ngushtë të ndërlidhura me nivelet e vogla të vitaminës B6 dhe hekurit.

Hekuri dhe vitamina B6 janë kruciale për shkrirjen e triptofanit në serotoninë – që zakonisht e kontrollon kapacitetin kardiovaskular dhe pushimin, e gjithashtu shëndetin e mendor, transmeton Telegrafi.

Sulmet e panikut dhe shqetësimi konsiderohen probleme psikiatrike dhe shpeshherë simptomat paraqiten papritmas. Disa nga simptomat më të zakonshme janë: dridhja, djersitja, problemet me frymëmarrje etj.

Shpeshherë hekuri dhe vitaminat B janë të ndërlidhur me këto çrregullime. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, pas kryerjes së testeve në lloje t ndryshme të vitaminës B, ekspertët kanë arritur konkluzionin se vitaminat B12 dhe B2 nuk kanë të bëjnë me këto çrregullime aspak.

Kjo do të thotë se çrregullimet e tilla ndërlidhen vetëm me mungesën e vitaminës B6. Megjithatë, duhet të ceket se të gjitha vitaminat janë thelbësore për shëndetin mendor dhe mungesa e tyre shkakton dëme të ndryshme. /Telegrafi/

The post Mungesa e këtyre vitaminave shkakton shqetësim dhe sulme paniku appeared first on Telegrafi.

Related Posts :