Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Preteni: Janë hetuar 1500 zyrtarë për korrupsion” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Preteni: Janë hetuar 1500 zyrtarë për korrupsion” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Preteni: Janë hetuar 1500 zyrtarë për korrupsion

Posted: 22 Sep 2016 03:29 PM PDT

Shefi i deritanishëm i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në emisionin ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova, ka folur për punën e tij 10 vjeçare në krye të këtij institucioni.

"Po bëhen 10 vite dhe kam vlerësuar se në fillim kam dhënë premtimet dhe tani duhet të bëhet një rikapitulim i gjithë asaj që është punuar brenda këtyre 10 viteve. Kemi publikuar një raport të punës dhe në raport janë të dhënat statistikore në lidhje me atë se si është realizuar misioni i agjencisë brenda këtyre 10 viteve", tha Preteni.

Preteni ka thënë se brenda çdo viti raporti i punës së agjencisë është miratuar në Kuvend.

"Ne brenda çdo viti kemi publikuar raportin e punës, të cilin e kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës ku është debatuar për këto raporte të cilat gjithmonë janë miratuar. Jo vetëm raportet, por kemi publikuar edhe produktet e punës, opinionet dhe vendimet e agjencisë", tha ai.

Preteni ka ndjenja të përziera për këto 10 vite punë.

"Është një ndjenjë e përzier. Është një punë e mundimshm e gjatë, stresuese dhe depresive. Pjesa e luftimit të korrupsionit është vetëm një pjesë e mandatit dhe agjencia nuk është institucion që burgos dënon. Është një institucion që kryen hetime administrative dhe preliminare", tha Preteni.

"Rreth 1500 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë hetuar, por emrat nuk bëhen publikë. Kallëzimet penale zakonisht ndodhin për zyrtarët që nuk janë në detyrë, sepse vijnë informatat për punën sa kanë qnë në pozitë", tha ai.

Ndërsa, Preteni thekson se rezultatet për kallëzimet penale janë të mira.

"Vetëm 30% e kallëzimeve tona penale janë refuzuar në fazën e parë. Për 70 % prej tyre kemi marrë informatat kthyese nga prokuroritë. Lufta kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar", ka thënë Preteni./Klan Kosova/

The post Preteni: Janë hetuar 1500 zyrtarë për korrupsion appeared first on Telegrafi.

Bajrami: Demarkacionin e diskutojmë vetëm nga pika zero (Video)

Posted: 22 Sep 2016 02:55 PM PDT

Ftesës së paralajmëruar të kryeministrit Isa Mustafa, që t'i mbledhë liderët e partive parlamentare për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, ende nuk është e sigurt nëse do t'i përgjigjen partitë opozitare.

Valdete Bajrami, Shefe e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, ka deklaruar në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel se kryeministri duhet ta dijë se çfarë ftese duhet t'i bëhet opozitës.

"Ne mund të ulemi në një tryezë e cila do t'i kishte pikat e caktuara dhe një ndër to të ishte rishikimi i marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi, ose dakordimi të sillej në Kuvend dhe të bëhej rrëzimi i saj që të kthehet në pikën zero e pastaj të behët një komision i ri", ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka thënë se me 1 shtator qeveria ka pësuar humbje dhe kryeministri ka dalë kokë ulur nga Kuvendi, duke e tërhequr nga të gjitha procedurat kuvendore marrëveshjen për demarkacionin.

"Ne konsiderojmë që tashmë kjo marrëveshje ka renë dhe si e tillë është e papranueshme", ka thënë ajo, duke shtuar se kryeministri tashmë e din se po të sillej edhe nesër ajo marrëveshje në Kuvend nuk do të kalojë pasi që as deputetë nga pozita nuk do ta votojnë.

Bajrami ka folur edhe për gjendjen e përgjithshme në arsim, shëndetësi e siguri, duke kërkuar edhe njëherë rrëzimin e qeverisë Mustafa dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme./Tribuna/

The post Bajrami: Demarkacionin e diskutojmë vetëm nga pika zero (Video) appeared first on Telegrafi.

Apostolova: Opozita të përfshihet në vendimmarrje

Posted: 22 Sep 2016 02:26 PM PDT

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëkohësisht Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kuçi fillimisht njoftoi Apostolovan për zhvillimet e fundit në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, përmbushjen e të gjitha obligimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si dhe konkludimin e procesit për liberalizimit të vizave, bën të ditur një komunikatë nga Kryeministria.

Zëvendëskryeministri në veçanti theksoi se për Qeverinë e Kosovës procesi i integrimit evropian vazhdon të mbetet prioritet esencial dhe shtylla e zhvillimit të reformave në vend.

"Qeveria e Kosovës edhe më tutje do të angazhohet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoccim në koordinim të ngushtë më zyrën e BE-së dhe akterët tjerë relevantë", citohet të ketë thënë Kuçi.

“Apostolova theksoi rëndësinë e një koordinimi të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), duke pasur parasysh se MSA-ja është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që kërkon kapacitete të shumta për zbatim. Në këtë kontekst, zonja Apostolova iu referua Platrofmës së Agjendës Evropiane të Reformave si një nismë aktualisht duke u zhvilluar, për të sjellë MSA-në më afër popullit duke u fokusuar në rezultatet e prekshme, afat-shkurtëra”, thuhet në komunikatë.

Sipas Kryeministrisë, Apostolova theksoi nevojën për një komunikim të mirë me popullin e Kosovës, si dhe me opozitën e cila duhet të përfshihet në proceset vendimmarrëse, dhe përsëriti se Kosova ka të ardhme të qartë evropiane dhe se do të vazhdojë të marrë mbështetje politike, financiare dhe të ekspertizës nga BE-ja.

Në takimin Kuçi-Apostolova u diskutua edhe për prioritetet e përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për një bashkëpunim të ngushtë edhe më tutje në forcimin e sundimit të ligjit, koordinimin institucional në zbatimin e obligimeve nga MSA-ja, si dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve në proceset integruese Evropiane. /Telegrafi/

The post Apostolova: Opozita të përfshihet në vendimmarrje appeared first on Telegrafi.

Pse Qeveria e Britanisë e cilëson Kosovën vend pjesërisht të pasigurt? (Video)

Posted: 22 Sep 2016 01:55 PM PDT

Nëse mendoni të vizitoni ndonjë vend të botës, atëherë patjetër duhet të konsultoheni me zyrën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Commonwealth-it (FCO), që të siguroheni nëse ai vend përbën rrezik potencial për terrorizëm, raporton BusinessInsider.

Një hartë e animuar, ka ndarë nivelin e rrezikut të secilit vend të botës në tri kategori të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Vendet e shënjuara me ngjyrë të kuqe tregojnë se ato vende janë në përgjithësi të rrezikshme për t'u vizituar, derisa ato me ngjyrë portokalli pjesërisht të rrezikshme.

Ndërkaq vendet që janë me ngjyrë të gjelbër janë plotësisht të sigurta për një udhëtim.

Por është interesant fakti se në kategorinë e vendeve të shënjuara me ngjyrë portokalli, që do të thotë se janë pjesërisht të sigurta, figuron edhe Kosova.

Kjo zyrë e Mbretërisë së Bashkuar, këshillon turistët që të mundohen të mos i frekuentojnë vendet si Zveçani, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në hartën e Kosovës që figuron në ueb-faqen www.gov.uk/foreign-travel-advice/kosovo, këto vende janë të shënjuara me ngjyrë portokalli, derisa pjesë tjera të Kosovës janë të gjelbra. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Pse Qeveria e Britanisë e cilëson Kosovën vend pjesërisht të pasigurt? (Video) appeared first on Telegrafi.

Balliu: Enver Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet

Posted: 22 Sep 2016 01:32 PM PDT

Gazetari dhe publicisti shqiptar, Fahri Balliu e ka krahasuar Kosovën me Mekën, vendin e shenjte të myslimanëve, duke thënë se sikur është ky qytet për besimtarët e fesë islame, e tillë është Kosova për të gjithë shqiptarët.

"Kosova është Meka e shqiptarëve. Në 50 vitet që Enver Hoxha e mbylli Shqipërinë, vetëm viti 1968 e Kosovës e zgjoi botën shqiptare. Në 68-të studenti që u vra në nëntor në natën e Kurban Bajrami, Mehmet Mehmeti, ka qenë kurbani më i madh", tha Balliu gjatë një interviste në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Sipas tij, ish diktatori shqiptar Enver Hoxha, e ka shfrytëzuar Kosovën si një kartelë krediti.

Balliu deklaroi se Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet.

"Enver Hoxha e ka parë Kosovën si kartë krediti për pushtetin e vet, dhe i ka përdorur djemtë e Kosovës për pushtet. Kur i duhej balancë për të goditur Serbinë, e përdorte Kosovën".

Më tej ai deklaroi se shteti turk ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën e Shqipërinë, dhe kjo miqësi nuk vjen nga përkatësia e njëjtë fetare.

Ai ka cituar një tjetër arsye që lidh miqësisht shqiptarët me Turqinë.

"Turqia është një shtet mik, por jo për punën e myslimanëve ne jemi popull dhe shtet miqësor. Shumë njerëz hipokritë për të shpëtuar gjenocidin serb shkruheshin turq", tha ai.

"Kemi dy marrëveshje një të Titos edhe një të mbretit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e ata atje luftojnë për një fjalë shqip, e këta këtu thonë që janë turq, kjo është marri", tha Balliu.

Balliu është shprehur se edhe në njërin nga librat e tij ka thënë se sot e asaj dite, Sali Berisha u bë politikan falë Kosovës.

"E kam njohur Sali Berishën nga Kosova, në libër e kam thënë që Sali Berishën e futi në politikë Kosova. Ai në komunizëm ka qenë po aq i njohur sa është sot. Sali Berishën nuk ka njeri që nuk e njihte, ishte kardiologu më i mirë, ishte njeriu i leximeve të shkëlqyera", ka thënë Balliu.

"Nuk flet dot me Berishën siç flet me të gjithë. Po deshe në kafe, dasmë e në mort, ai ka një fytyrë, të një shtetari të mirëfilltë që e do vendin e vet".

The post Balliu: Enver Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet appeared first on Telegrafi.

Valon Murati thotë se Demarkacioni nuk kalon (Video)

Posted: 22 Sep 2016 12:49 PM PDT

Ministri i Diasporës dhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjini, është shprehur i bindur se koalicioni të cilit i takon nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Si Lëvizje për Bashkim, kemi kërkuar që Ministria e Diasporës të mos penalizohet për qëndrimet tona”, është shprehur Murati.

Sipas tij, në një bisedë me Kadri Veselin ai ka diskutuar për nevojën e domosdoshme të ekzistimit të kësaj ministrie.

Ministri Murati, në Info Box ka njoftuar se numri i regjistruar i bashkatdhetarëve tanë në diasporë deri me tani është 400 mijë.

“Por një analizë komplete e diasporës do të jetë gati në mars të vitit 2017”, ka thënë ai./RTV Dukagjini-Telegrafi/

The post Valon Murati thotë se Demarkacioni nuk kalon (Video) appeared first on Telegrafi.

Gjobat për kundërvajtje trafiku në Kosovë, më të larta se në Gjermani

Posted: 22 Sep 2016 12:48 PM PDT

Me ligjin e ri për komunikacion, gjobat dhe heqja e pikëve për të gjithë kundërvajtësit në trafik është shumë e rëndë.

Madje aq të larta janë gjobat e parashikuara me këtë ligj, sa në disa raste ato tejkalojnë edhe Gjermaninë, kurse në shumë raste, bazuar në standardet e Kosovës dhe Gjermanisë, janë më të larta sesa në këtë të fundit.

Për më shumë shikojeni grafikën të punuar nga Rinor Kryeziu.

auto_14354929_1261290337224621_704579919611547845_n1474573174

The post Gjobat për kundërvajtje trafiku në Kosovë, më të larta se në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Hoxhaj: Ratifikimi i demarkacionit, në tetor (Video)

Posted: 22 Sep 2016 12:33 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se çështja e kufirit nuk është një çështje e hapur mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por më shumë një çështje e brendshme në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë të cilat e udhëheqin qeverinë.

Hoxhaj tha se Serbia duhet të zbatojë disa marrëveshje para se të fillojë zbatimi i marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Procesi i njohjeve të Kosovës duket sikur ka ngecur dhe nuk po ecën me ritmin e mëparshëm? Cilat janë arsyet sipas jush?

Enver Hoxhaj: Mendoj që arsyet janë të shumta, por qëllimi i pjesëmarrjes sonë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme ka të bëjë me atë se si ne gradualisht ta integrojmë Kosovën në sistemin ndërkombëtar, ta bëjmë anëtare të OKB-së, siç thatë edhe ju, dhe kjo mund të arrihet përmes rritjes së numrit të njohjeve por edhe përmes anëtarësimit gradual në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Unë mendoj që një pjesë të madhe të shteteve ne kemi arritur që t’i bindim që ta njohin Kosovën, meqë Kosova deri më tash është njohur nga 112 vende, por gjatë këtyre ditëve në takimet që kryeministri Mustafa dhe unë kemi pasur me shumë vende jo njohëse, kemi marrë zotime që disa nga to do të marrin vendim pozitiv dhe do ta njohin Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, kështu që presim që do të ketë lajme të mira.

Zoti Hoxhaj, suksesi në politikën e jashtme, pra atë që sapo folët ju, varet shumë edhe nga zhvillimet e brendshme dhe një nga çështjet më të debatueshme në vendin tuaj ka qenë përcaktimi i kufirit me Malin e Zi. Kur bisedoni ju me homologët tuaj, që u kërkoni atyre njohje, si do të kërkonit njohje nga vendi i tyre kur Kosova vetë nuk ka arritur të ratifikojë kufijtë e saj në njëfarë mënyre. Çfarë zgjidhje do të marrë çështja e kufirit me Malin e Zi?

Enver Hoxhaj: Padyshim që politika e jashtme është një fenomen i cili nuk ndodh vetëm jashtë vendit, por ndodh edhe brenda vendit, meqë qëllimet e politikës së jashtme përcaktohen në kontekstin vendor, dhe natyrisht që konteksti vendor luan një rol edhe në sjelljen e jashtme të një shteti, qoftë ai shtet i vogël si Kosova dhe i ri apo shtet me traditë të gjatë të diplomacisë. Padyshim që mungesa e ratifikimit të marrëveshjes për demarkim të kufirit me Malin e Zi, nuk është diçka që e mbështet delegacionin tonë gjatë punës tonë në New York, meqë është ngritur herë pas here në takimet që kemi pasur deri më tash, por unë besoj që gjatë dy javëve të para të tetorit, Kuvendi i Kosovës, partnerët e koalicionit, do të jenë në gjendje që ta ratifikojnë këtë marrëveshje, meqë kjo marrëveshje nuk është një çështje e hapur mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por më shumë është një çështje e brendshme në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë të cilat e udhëheqin qeverinë. Ne e dimë që me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor dhe kjo marrëveshje është e rëndësishme pikërisht në atë se çfarë kemi bërë në këto 8 vitet e fundit në kompletimin e sovranitetit, meqë demarkimi i marrëveshjes do të regjistrohej në të ardhmen edhe në sekretariatin e OKB-së si një kufi ndërkombëtar i njohur në mes të dy vendeve, përveç asaj që është kushti i fundit dhe madhor në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Do të ndalemi pak më vonë te vizat por doja të të pyesja për një tjetër çështje në Kosovë po aq të rëndësishme, po aq polemike sa edhe çështja e kufirit, e kam fjalën për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Vitin e kaluar u arrit marrëveshja për këtë qëllim, por ku është procesi i zbatimit të saj? A ka filluar zbatimi i saj dhe kur pretendohet të fillojë?

Enver Hoxhaj: Qasja jonë ka qenë që të gjitha marrëveshjet të cilat janë arritur në Bruksel do të duhej edhe të zbatohen, përkundër progresit që dialogu ka sjellë në raportet bilaterale Kosovë-Serbi, përkundër faktit që ka kontribuar që të normalizohet situata në veri të vendit dhe qëllimi kryesor ka qenë ta normalizojmë situatën në veri të vendit, e së dyti, t’i normalizojmë raportet bilaterale Kosovë-Serbi dhe ta shtyjmë agjendën evropiane të Kosovës, pra kanë qenë tri qëllimet kryesore të këtij dialogu. Përkundër këtij progresi, ka edhe ngecje në zbatimin e marrëveshjeve dhe qëndrimi jonë është që përderisa Serbia nuk e zbaton marrëveshjen në fushën e energjetikës, që Kosova të ketë një sistem të pavarur energjetik, ku për shkak të kësaj mosmarrëveshje të pazbatuar ne humbim çdo vit pothuajse 20-30 milionë euro dhe po ashtu bashkëpunimin që do të duhej ta kishim me Shqipërinë në fushën e energjetikës nuk mund të jetë funksional për shkak të moszbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe për pa u arritë marrëveshja sa i takon kodit shtetëror ndërkombëtar telefonik, ne nuk do të lëvizim që të themelohet shumë shpejt Asociacioni i komunave. Por, përtej kësaj, ka progres edhe sa i takon Asociacionit të komunave, meqë presim që në një të ardhme të afërt, ekipi i cili është caktuar, të fillojë me hartimin e statutit dhe natyrisht që gjatë vitit 2017 do të ketë një dinamikë tjetër. Fokusi jonë kryesor se si gjatë këtij viti në fushën e energjetikës dhe kodit shtetëror telefonik të kemi progres të matshëm.

Zoti Hoxhaj do të ndalemi tek ajo që ju sapo përmendët pak përpara, çështjen e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur në Evropë. Klasa politike i ngriti shpresat se këtë vit qytetarët nuk do të kishin më nevojë për viza, por veç marrëveshjes me Malin e Zi duket se ka edhe kushte të tjera, dy ndër më kryesoret janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku po ngec qeveria e Kosovës në këtë drejtim?

Enver Hoxhaj: Kosova në krahasim me çdo vend tjetër të rajonit ka qenë e detyruar, e shtrënguar në këto tri vitet e fundit të plotësojë një numër të paprecedent të kritereve, përderisa vendet e rajonit kanë pasur 45 kritere në procesin e liberalizmit të vizave, kjo vlen qoftë për Shqipërinë qoftë për Maqedoninë, qoftë për Serbinë, për Malin e Zi apo për Bosnjën, Kosova ka pasur një dyfish, kanë qenë 110 kritere. Ne kemi arritur që nga 110 kritere t’i plotësojmë të gjitha me përjashtim të ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi dhe siç thoni edhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Çfarë mund të them unë është që prokuroria e Kosovës, sistemi gjyqësor në Kosovë, gjykatat në Kosovë, janë marrë intensivisht gjatë këtij viti me një punë marramendëse, që të hetojnë, të përballojnë raste konkrete, njerëz të cilët kanë qenë të involvuar në korrupsion dhe në krim të organizuar dhe në takimet që kisha javën e kaluar me zonjën Mogherini, me zotin Avramopulos dhe me zotin Johanes Hahn, të tre përfaqësues më të lartë të Bashkimit Evropian, ata e njohin progresin që ka bërë Kosova në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, çështja e fundit ka mbetur ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Nëse ky kusht i fundit plotësohet, unë besoj që qytetarët e Kosovës në fund të vitit do të kenë një vendim pozitiv që të lëvizin pa viza drejt Evropës. Përtej kësaj ne në Bashkimin Evropian kemi një situatë, një kontest të brendshëm shumë kompleks, meqë kemi një rikthim të lëvizjeve dhe partive populiste meqë vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet në Francë, zgjedhjet në Gjermani, zgjedhjet në Holandë, kështu që këta janë dy tre muajt e fundit kritik ku elita politike në Kosovë duhet me çdo çmim, çdo formë t’i përmbush kriteret me qëllim që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë të drejtën e tyre, të lëvizin pa viza drejt Evropës. Këto dhjetë vitet e fundit ne kemi qenë një ishull i izoluar ku njerëzit nuk kanë mundur ta gëzojnë të drejtën e mobilitetit sikur që e gëzojnë fqinjët tanë në rajon.

 

The post Hoxhaj: Ratifikimi i demarkacionit, në tetor (Video) appeared first on Telegrafi.

Bulliqi: Demarkacioni të përmirësohet pastaj të sillet në Kuvend

Posted: 22 Sep 2016 12:28 PM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin Politikë në Tribuna Channel ka thënë se çështja e Demarkacionit nuk duhet të kthehet në pikën zero, por vetëm të korrigjohen disa segmente brenda vijës kufitare.

"Demarkacioni, ne nuk pajtohemi që të kthehet në pikën zero. Ai nuk është i tëri keq dhe i gabuar. Janë disa segmente brenda vijës Kosovë-Mali i Zi që duhet të korrigjohen. Këto segmente kanë mundësi të mënjanohen për një afat të shkurtët kohor. Mjafton vullneti i të dyja palëve dhe të arrihet një marrëveshje për këtë çështje", ka thënë Bulliqi në Politikë përballë Sejdi Demirit.

Tutje, Bulliqi ka shtuar se projektligji për Demarkacionin duhet të përmirësohet dhe të sillet sërish në Kuvend, gjë që, sipas tij, këtë e cakton Qeveria.

"Ne duhet të pajtohemi që çështja e marrëveshjes ka ardhur në Kuvend dhe është tërhequr. Kur e sjellë sërish në Kuvend është çështje e Qeverisë. Do të ishte më mirë që të përmirësohej dhe të vinte në Kuvend për tu votuar projektligji i Demarkacionit”.

Bulliqi tha se kjo Qeveri nuk ka deri sot asnjë aferë të hapur korruptive, sipas tij, publikisht nuk është asnjë ministër i akuzuar.

The post Bulliqi: Demarkacioni të përmirësohet pastaj të sillet në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Kurteshi: Demarkacioni dhe Asociacioni nuk do të kthehen në Kuvend, ato janë të vdekura

Posted: 22 Sep 2016 12:22 PM PDT

Deputeti nga radhët e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se qështja e Demarkacionit dhe Asociacionit nuk do të kthehen më në Kuvendin e Kosovës.

Këto komente, Kurteshi i bëri në emisionin Politikë në Tribuna Channel, duke shtuar se kur në Kuvend vijnë çështje që e dëmtojnë interesin e vendit, siç është çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit, atë herë detyrohemi të marrim masa në të mirë të vendit"

"Mendoj që nuk do të sjellën në Kuvend çështjet e Demarkacionit dhe ajo e Asociacionit, dhe nuk dihet si do të gjejnë zgjidhje, këto dy çështje janë të vdekura", ka thënë Kurteshi në Politikë.

Një çështje tjetër që e ka përmendur, Kurteshi është edhe mos pjesëmarrja e ministrave në seancat e Kuvendit.

"Kuvendi ka vepruar në mënyrë normale dhe në varësi të asaj që ka seruar Qeveria. Por në seancat tona qeveritarët mungojnë. Janë të rralla pjesëmarrjet e ministrave pikërisht në pikat e tyre kur do të përgjigjen para deputetëve. Kemi raste edhe kur përgjigjet i marrim por janë thjesht sa për t'i thënë aty, ose të tjerët thonë që përgjigjen e mer privatisht", ka shtuar Kurteshi në Politikë në Tribuna Channel.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se shpreson që një seancë e tillë e qetë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Shpresojmë që kjo qetësi e Kuvendit të jetë vazhdimësi e mirë sepse temat që u trajtuan sot ishin tema të qëlluara dhe tema që prekin qytetarët e vendit, që u morën përgjigje dhe u dhanë edhe disa probleme të tjera", tha deputeti i LDK-së, në emisionin Politikë me Sejdi Demirin në Tribuna Channel.

The post Kurteshi: Demarkacioni dhe Asociacioni nuk do të kthehen në Kuvend, ato janë të vdekura appeared first on Telegrafi.

Related Posts :