Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Qysh me përgaditë biskota me kafe?” plus 5 more Qysh me

loading...

“Qysh me përgaditë biskota me kafe?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë biskota me kafe?

Posted: 20 Sep 2016 05:04 PM PDT

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 250 gr margarin
  • 200 gr sheqer
  • 6 luge kafe te ftohte
  • 2 sheqer vanilje
  • 2 luge kakao
  • 1 pluhur per pjekje

Udhëzimet:

  1. Margarina e mbajtur ne temperature ambienti tundet  me sheqerin dhe sheqer vaniljen.
  2. Shtohet kafeja,mielli,pluhuri per pjekje,dhe kakao.
  3. Pasi masa perzihet mire,me dore marim nga masa dhe formojme toptha te vegjel te cilet i shtypim pak me dore dhe i radhisism ne ndonje kallep per pjekje te mbuluar me leter per pjekje.
  4. Piqen ne temperature 180 grade per 10 minuta.

biskota-me-kafe

The post Qysh me përgaditë biskota me kafe? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me i largu aknet?

Posted: 20 Sep 2016 04:28 PM PDT

Që t'i mundni për një kohë shumë të shkurtër, e gjitha që ju nevojitet janë disa thelbe hudhre.

Qërojeni një thelb dhe ndajeni për së gjati.

Fërkojeni me pjesën e prerë aknen apo puçrrën në një minutë apo dy dhe lëreni ashtu në fytyrë për disa orë, më pas fytyrën shpërlajeni me ujë të vakët.

Mundeni gjithashtu, të preni një fletë të hollë të hudhrës dhe ta vendosni direkt në puçërr, dhe ta mbuloni me hanzaplast.

Reaksioni duhet të jetë i dukshëm menjëherë, por më mirë është që procesin ta bëni disa herë gjatë ditës.

acne

The post Qysh me i largu aknet? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me mbajtë fytyrën të pastër?

Posted: 20 Sep 2016 04:00 PM PDT

Soda e bukës krijon një pH normal të lëkurës që ndihmon për ta mbajtur fytyrën e pastër.

Përveç kësaj, cilësitë e saj antiseptike dhe anti-inflamatore ndihmojnë për problemet me aknet, pikat e zeza dhe njollat.

Ajo funksionon si një eksofoliant për të hequr nga lëkura papastërtitë e marra nga mjedisi apo të asaj vetë dhe qelizat e vdekura.

sodee

Për ta bërë gati për përdorim, përziej një lugë me sodë buke me një lugë ujë dhe përzieji që të formojnë një pastë.

Pastroje fytyrën dhe përdor pastën për të eksfoliuar lëkurën.

Në fund shpëlaje me ujë të vakët dhe thaje me peshqir.

Bëje këtë veprim dy-tri herë në javë.

 

The post Qysh me mbajtë fytyrën të pastër? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me pas martesë të lumtur?

Posted: 20 Sep 2016 03:43 PM PDT

1.Vite të mbushura me kujtime

 

Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri.

 

Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy.

 

Një gjë e tillë do t'ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.

 

2.Dedikime të shumta

 

Çdokujt i pëlqen që t'i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës.

 

Mos nguroni që t'i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t'i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë

për një ditë sa më të mbarë, do t'ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.

 

3.Befasojeni

 

Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj.

 

Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën.

 

4.Vraponi

 

Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi.

 

Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe partnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t'ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku.

 

Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t'u afruar me partnerin tuaj.

 

5.Projektoni të ardhmen

 

A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza?

 

Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.

 

 

6.Është me ju gjatë gjithë kohës

 

Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues.

 

Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me "sms" nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.

martesee

The post Qysh me pas martesë të lumtur? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me ditë pse flasim në gjumë?

Posted: 20 Sep 2016 10:42 AM PDT

E folura në gjumë është njohur si somniloquy, një çrregullim gjumi ku personat nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë.

E folura në gjumë mund të përfshijë një dialog të komplikuar apo monologje të pakuptueshme, por shpesh herë edhe të qarta.

Sipas National Sleep Foundation, kjo ndodh më shumë tek meshkujt dhe tek fëmijët.

Një pjesë e kësaj mund të lidhet me ngjarjet, përvojat apo marrëdhëniet e kaluara që kanë ende rëndësi apo ndikim emocional.

National Sleep Foundation thekson se e folura në gjumë mund të shkaktohet edhe nga disa faktorë të tjerë siç janë: stresi, depresioni, alkooli, temperatura ose nga disa mendikamente të caktuara, shkruan tvklan.

Sipas shkëncëtarëve e folura në gjumë nuk mund të zgjasë më shumë se 30 sekonda.

gjume

The post Qysh me ditë pse flasim në gjumë? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me vepru kur laget laptopi?

Posted: 20 Sep 2016 10:20 AM PDT

Nëse veprojmë shpejt, mbase mund të shpëtojmë laptopin tonë.

Ja disa këshilla:

1.Nëse duam që të mos laget laptopi duhet të evitojmë lëngjet pranë tij.

Por, nëse laget duhet të veprojmë shumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Windows, ta heqim nga priza dhe t'i heqim bateritë.

Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet e aparatit.

2.E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë.

Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.

3.Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.

4.Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni.

Në këtë mënyrë e gjithë lagështia do të jetë tharë dhe kompjuteri ose laptopi do të punojë sërish pa probleme.

laptop

The post Qysh me vepru kur laget laptopi? appeared first on Kërko Qysh me.

Related Posts :