Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Reagon zëdhënësi i komunës, Naim Ferati.Thotë se janë respektuar procedurat ligjore” plus 4 more Ferizaj Press

loading...

“Reagon zëdhënësi i komunës, Naim Ferati.Thotë se janë respektuar procedurat ligjore” plus 4 more Ferizaj Press


Reagon zëdhënësi i komunës, Naim Ferati.Thotë se janë respektuar procedurat ligjore

Posted: 10 Sep 2016 07:47 AM PDT

Ferizaj.10.09.2016. Pranimi në punë i tre zjarrfikësve ka ngjallur debatin nga distanca në mes përfaqësuesve të pushtetit dhe zyrtarëve të PDK-së.

Këta të fundit, kanë konsideruar sot, se kryetari i Ferizajt, me rastin e punësimit të këtyre zjarrfikësve  ka bërë shkelje të rënda ligjore.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe zëdhënësi i komunës, Naim Ferati, duke thënë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë shkeljesh, ngase me këtë rast janë respektuar ligjet në fuqi.

" Ligji i punës dhe ligji për shërbimin civil parasheh që çdo vend i lirë i punës duhet të plotësohet në bazë të konkurseve publike.Gjithashtu edhe neni 99 i Ligjit të Punës, parasheh që në mungesë të akteve tjera, të shfrytëzohen ose të merren parasysh rregulloret ekzistuese.Komuna e Ferizajt e ka kryer këtë procedurë.Gjithashtu shqetësimet e tyre nuk qëndrojnë për arsye se ne kemi gjithë bazën e cila është mbështetë edhe te pranimi i tre punëtorëve-zjarrfikësve.Në këtë institucion ka shumë më shumë nevojë për të pasur të punësuar të ri, për arsye se dihet specifika e punës dhe nevojat që kanë zjarrfikësit në Ferizaj", ka thënë Ferati, për të shtuar "se këto reagime të PDK-së janë bërë refrene të zakonshme, e që nuk përbëjnë shqetësim për pushtetin, ngase dita -ditës po dëshmohet puna e mirë e institucioneve"

Ja pse meshkujt nuk duhet t’i mbajnë celularët në xhep

Posted: 10 Sep 2016 05:31 AM PDT

Pavarësisht rrezikut nga celularët dhe rrezatimi i tyre, shumica prej nesh i mbajmë ata vazhdimisht pranë vetës – dhe shumicën e kohës në xhep.

Një studim i ri thotë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se meshkujt në veçanti nuk duhet t'i mbajnë celularët në xhep.

Një rishikim sistematik i 21 faqeve hulumtim në rrezatim tregon se celularët e vendosur pranë gjenitaleve të meshkujve për një periudhë të gjatë kohore dëmtojnë spermën, transmeton Gazeta Express.

Shumë hulumtues të shëndetit publik hezitojnë të thonë përfundimisht se celularët dëmtojnë spermën. Megjithatë, një rishikim nga një ekip në Universitetin e Njukestëllit në Australi kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme për të identifikuar shkaqet potenciale.

Autorët rishikuan 27 studime. 21 prej tyre treguan lidhje mes rrezatimit nga celularët dhe dëmtimit të spermës. Ekspozimi ndaj celularëve u gjet se ishte i lidhur me rreth 8% reduktim të lëvizshmërisë së spermës 9% reduktim të qëndrueshmërisë së saj.

PDK në Ferizaj akuzon kryetarin Sfarqa për shkelje të ligjit

Posted: 10 Sep 2016 02:57 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka mbajtur sot një konference për media gjatë së cilës ka akuzuar kryetarin e komunës, Muharrem Sfarqa për shkelje të ligjit.

Selim Marevci, zyrtar i degës së PDK-së në Ferizaj, ka thënë gjatë një konference për media se skandali i fundit i kryetarit Sfarqa është me zjarrfikësit e komunës.

"A do të mund të ndal Prokuroria këtë kryetar, i cili bëri shkelje kushtetuese dhe të ligjit. Ai po vazhdon me avazin e vjetër. E skandali i fundit është konkursi për zjarrfikësit, ai me një veprim bëri shkelje ligjore, shkeli ligjin e punës", tha Marevci.

Kjo është deklarata e plotë  nga konferenca e sotme për medie:

A do të mund ta ndalë prokuria këtë Kryetar?!

A u mbet gjë pa u shkelë e pa u bë nga ky pushtet ne ikje i kryetarit Sfarqa?

Është kjo pyetja me e shpesh që bëhet jo vetëm nga PDK si zëri opozitar, por edhe nga gjithë qytetarët e Ferizajt!

Përgjigjen e dinë tashmë të gjithë!

Që ky kryetar ne ikje shkeli Kushtetutën dhe nuk la ligj dhe rregullore pa shkelur. Por, sikur të ishte ngopur për këto tre vite, por ende vazhdojnë me avazin e vjetër, sepse kjo ju është bërë, shkollë, kulturë, dhe pune politike. Skandali i fundit dhe i pa precedent jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu, është rasti me hapjen e konkursit për zjarrfikës.

Këtu me vetëdije apo pa të, bëri skandalin e radhës, që me një veprim bëri disa shkelje të rënda ligjore siç janë: Ligji për shërbyesit civil, Ligjin e punës dhe Qarkoren Administrative Nr: 01_2014. Kjo qarkore e cila derivon nga ligjet në fuqi tregon qartë që kategoria e zjarrhkëseve hyn tek shërbyesit publik e jo tek shërbyesit civil që e ndalon rreptësisht Kryetarit të Komunës të hap konkurs sepse nuk është në kompetencën e tij, por është e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Skandali tjetër këtu është, se hapja e konkursit u bë për dy zjarrfikës, kurse kryetari nga “zemërgjerësia” pranoi tre, dhe bëri shkelje të rëndë ligjit e që shpresojmë që është dëshmi tjetër për prokurorinë që të veproj për këtë skandal të parë deri më tani.

Në këtë konkurs u anashkaluan shumë punëtorë, sepse nuk ishin të dëshiruarit e kryetarit të cilët po punojnë me vite të tëra si punëtorë sezonal, e shumë herë edhe si vullnetarë, dhe që shpërblimi për ta nga ky pushtet është anashkalimi total i përvojës dhe i performances të shkëlqyer të tyre!

Ne i bëjmë apel prokurorisë dhe instancave të tjera shtetërore të veprojnë dhe te ju kthehet drejtësia këtyre punëtorëve viktima të këtij pushteti në ikje,dhe të merr masa ndaj këtij kryetari I cili bëri shkelje flagrante të legjislacionit të shtetit tonë!

Ja çfarë duhet të bëni që të punësoheni në Gjermani, edhe pse jeni nga Maqedonia, Kosova apo Shqipëria

Posted: 10 Sep 2016 01:28 AM PDT

Telegrafi Maqedoni para disa ditëve ju njoftoi se me ndryshimet e reja në Gjermani është lejuar që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

Që një qytetar nga vendet e lartpërmendura të punësohet në Gjermani ai duhet:
-Të ketë leje qëndrimi për një kohë të kufizuar ose të ketë karton të kaltërt për në BE,
-Për të marrë lejen e qëndrimit, qytetarët duhet të tregojnë pasaportën e tyre tek institucionet përkatëse në Gjermani dhe detyrimisht të mos jenë të refuzuar më parë për azil,
-Për të marrë leje qëndrimi për në Gjermani, ju mund të kërkoni ato në konzullatat dhe ambasadat e vendit tuaj,
-Duhet të ketë mjete të mjaftueshme në bankë dhe në punën që do ta gjej të ketë të ardhura të mjaftueshme që të siguroj qëndrimin pas mos kërkuar ndihma nga shteti,
-Kandidatët me kualifikime më të mira do të kenë mundësi më të mirë për të gjetur punë,
-Gjuha gjermane është kusht kryesor që ju të punoni në Gjermani, ndërsa për të vërtetuar se e dini gjuhën, ju duhet të keni diplomë.
-Me marrjen e lejes së qëndrimit ju nuk keni drejtë për të punuar. Leja e qëndrimit juve ju garanton qëndrim për të gjetur punë. Nëse gjeni punë atëher mund të aplikoni për leje tjetër, me arsyetim se jeni duke punuar.
-Për vendet e punës, ju duhet të kontrolloni të gjithë portalet e punës në Gjermani./Telegrafi/

Faktorët socio-ekonomik dhe papunësia mes të rinjve, potencial për ekstremizëm

Posted: 09 Sep 2016 10:30 AM PDT

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune znj.Vesë Kelmendi, znj.Rudinë Jakupi, dhe z.Taulant Boshnjaku, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Temë e bashkëbisedimit të kryetarit Suma me mysafirët nga kjo Qendër ishte ekstremizmit i dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.
Komuna e Hanit të Elezit në disa raporte është vlerësuar si zonë ku fenomeni personave që janë bashkangjitur apo që përbëjnë potencial për bashkëngjitje formacioneve ekstremiste apo terroriste është i lartë.
Mirëpo për kryetarin Suma janë disa shpjegime që duhet ti bashkëngjiten këtyre raporteve nga fakti se për shumë kohë nuk kemi raste të reja të individëve që janë të kyçur në luftërat në Siri.
Sipas kryetarit Suma pa dashtë që në as një moment të minimizohet rreziku nga ky fenomen, në rastet konkrete të individëve të involvuar në luftërat në Siri domosdo duhet ti referohemi edhe dimensionit kohorë.
Një pjesë e tyre janë kyçur në këto aktivitet atëherë kur lufta në Siri ka pas një karakter tjetër. Dhe në momentet kur zhvillimet atje kanë marrë karakterin e një ekstremizmi fetarë një pjesë e tyre janë kthyer dhe janë përballur me procedura gjyqësore dhe dënuar sipas ligjeve në fuqi për pjesëmarrje në ato luftëra tha kryetari Suma.
Në bashkëbisedim është konstatuar se nga profilet e pjesëmarrësve konstatohet se faktorët kyç janë faktorët socio-ekonomik dhe papunësia mes të rinjve.
Duke u nisur nga këto konstatime shoqëria jonë duhet të ndihmoj individët që përbëjnë potencial për bashkëngjitje këtyre formacioneve ekstremiste apo terroriste të ju ndihmohet përmes programeve të risocializimit u tha në takim.
Ishte vlerësim i përbashkët se në parandalimin e këtyre dukurive rol të rëndësishëm duhet të kenë institucionet shtetërore dhe ato fetare .

Related Posts :