Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Rroba të zeza të venitura: Truk që i rikthen ngjyrën origjinale rrobave!” plus 5 more femra.net

loading...

“Rroba të zeza të venitura: Truk që i rikthen ngjyrën origjinale rrobave!” plus 5 more femra.net


Rroba të zeza të venitura: Truk që i rikthen ngjyrën origjinale rrobave!

Posted: 19 Sep 2016 08:00 AM PDT

ngjyre-zeze-rrobave-kujdes-riktheni

Rrobat veniten për shkak të akumulimit të detergjentit dhe abraziviteti i kësaj erëze do ti shpërbëjë këto mbetje

Piperi është një erëz e domosdoshme që përmirëson shijen e pothuajse të gjitha ushqimeve. Ai stimulon metabolizmin dhe djegien e shtresave dhjamore, zvogëlon dhimbjet dhe ënjtjen e nyjeve, të cilat janë rezultat i artritit, kurse aroma e tij mund të jetë një ndihmë për të gjithë ata që përpiqen të ndalojnë pirjen e duhanit.

Përveç në ushqime, kjo erëz lehtë mund të gjendet edhe në lavatriçe!

Gjegjësisht, amviset që e kanë provuar këtë 'truk' pohojnë se përmes piperit të zi mund ti kthehet ngjyra rrobave të zeza.

Thjesht, duhet të shtoni një lugë çaji pluhur piper të zi (rreth 5 gram) në lavatriçe me rroba të zeza. Kyçeni lavatriçen dhe lani rrobat në programin e zakonshëm.

Përse ky truk vepron kështu?

Rrobat veniten për shkak të grumbullimit të detergjentit, kurse abraziviteti i piperit do ti shpërbëjë këto mbetje, kurse e zeza e erëzës do ti jape nuancë shtesë të zezë rrobave tuaja./femra.net/

 

Der Beitrag Rroba të zeza të venitura: Truk që i rikthen ngjyrën origjinale rrobave! erschien zuerst auf femra.net.

12 paraqitjet më të bukura në Emmys 2016

Posted: 19 Sep 2016 05:15 AM PDT

emmys-veshjet-bukura

Në fotografitë më poshtë mund të shikoni 12 paraqitjet më të bukura ne Emmys 2016. Modele dhe ngjyra të ndryshme që pushtuan tapetin e kuq.


Sarah Paulson In Prada

Sarah Paulson In Prada

Sophie Turner In Valentino

Sophie Turner In Valentino

Emilia Clarke In Atelier Versace

emmys-2016-best-dressed-emilia-clarke

Priyanka Chopra In Jason Wu

Priyanka Chopra In Jason Wu

Kristen Bell In Zuhair Murad

Kristen Bell In Zuhair Murad

Emily Ratajkowski In Zac Posen

Emily Ratajkowski In Zac Posen

Kerry Washington

emmys-2016-best-dressed-kerry-washington

Michelle Dockery In Oscar De La Renta

Michelle Dockery In Oscar De La Renta

Tatiana Maslany In Alexander Wang

Tatiana Maslany In Alexander Wang

Tracee Ellis Ross In Ralph Lauren

racee Ellis Ross In Ralph Lauren

Viola Davis In Marchesa

Viola Davis In Marchesa

Millie Bobby Brown In Valentino

Millie Bobby Brown In Valentino


 

Der Beitrag 12 paraqitjet më të bukura në Emmys 2016 erschien zuerst auf femra.net.

Epoka para kirurgjisë plastike: 4 mënyrat që divat e Hollywood-it kanë transformuar fytyrën

Posted: 19 Sep 2016 01:35 AM PDT

epoka-para-kirurgjise-plastike-diva-whollywood

Bukuroshja flokëkuqe Rita Hayworth, për shkak të suksesit në ekranin e filmit ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj, por pa asnjë ndihmë nga kirurgët estetik, kurse kolegia e saj jo më pak e njohur Marlene Dietrich, për linjat e saj karakteristike mund t'i falënderohet dentistit

Nëse keni menduar se pamja e natyrshme disa dekada më parë ka qenë e vlefshme dhe se "femme fatale" bukuroshet e vërteta ishin ato nga koha e filmave bardh e zi, dhe se kjo ka qenë koha kur asgjë nuk mund të fshihej, gaboni.

Është e vërtetë se teknologjia nuk ishte e avancuar, se me ndriçimet e forta në studio aktoret kishin vetëm probleme shtesë, por kirurgjia estetike në fillim të viteve të 50-ta ka filluar dalëngadalë të aplikohet.

Megjithatë, operacionet plastike ishin mjaft invazive dhe metoda të cilat askush nuk i pranonte lehtë, ashtuqë vajzat në kërkim të suksesit në ekranin e vogël, është dashur të gjejnë vetë mënyrën për të nxjerrë në pah cilësitë e tyre dhe fshehin parregullsitë, por edhe të ruajnë pamjen rinore.

Kështu, bjondja më e famshme e Hollivudit Marilyn Monroe, në fillim të karrierës ka pasur probleme të dukshme me pamjen, ashtu si kolegia e saj më e re Elizabeth Taylor.

KL000252.jpg MARILYN MONROE, also known as Norma Jeane Baker (ca. 1946) ||rights=ED, Image: 136779089, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, United Archives

Në fakt, të dyja kanë pasur problem me të ashtuquajturën "velus-njolla" në fytyrë, gjegjësisht qime të vockla, të lehta ngjyrë të ndritshme, të cilat ndonjëherë, si në rastin e tyre mund të përhapen në të gjithë fytyrën.

Këto qime të vogla në shikim të parë nuk ishin të dukshme, por ato shfaqeshin sapo ndezeshin dritat e forta të studios. Përveç kësaj, Marilyn kishte problem edhe me linjën e rritjes së flokëve, e cila ka qenë e pabarabartë dhe e ulët, këtë problem e ka zgjidhur njëjtë si qimet e padëshiruara, me elektrolizë.

files-12

Ka shkurtuar flokët, lyer në blu platine dhe kjo për fillim ishte e mjaftueshme. Flitet se disa fustane janë qepur direkt në trupin e saj, që të përshtaten në mënyrë të përkryer me trupin e saj, kurse efektin e thithkave të forta e ka arritur me improvizim me butona të qepur në majat e sytjenave.

Kur për herë të parë u shfaq në Hollywood, Rita Hayworth dukej krejtësisht ndryshe, dhe ndoshta për këtë flet më së miri emri i saj i vërtetë Margarita Carmen Cansino. Bukuroshja klasike latine, përndryshe me origjinë spanjolle kishte flokë të dendura, perfekt të rrafshta dhe të zeza si thëngjilli, linja e rritjes së të cilave ishte shumë e ulët mbi ballin e saj.

RITA HAYWORTH [1918 - 1987] when she was RITA CANSINO Date:, Image: 43133395, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Mary Evans Picture Librar

Ky problem ishte zgjidhur me elektrolizë, kurse flokët sipas këshillës së regjisorit i ka ndriçuar, ngjyrosur në të kuqe dhe i ka mbështjellë, ashtuqë njëkohësisht me pamjen ka ndryshuar edhe emrin, me qëllim që të përshtatet plotësisht në rolin e jetës së Amerikanes me origjinë britanike, i cili së shpejti i solli shumë role karriere.

Hayworth, Rita US-amerik. Filmschauspielerin, New York 17.10.1918 – ebd. 15.5.1987. Porträtaufnahme, um 1952., Image: 147321846, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, AKG

Tenin natyrorë, të butë e errët e ka ndriçuar me sasi të mëdha të 'pudrave', kurse për shkak të rritjes së flokëve të zeza i ka ngjyrosur çdo javë.

Për të famshmen Marlene Dietrich, ngjyrosja dhe shtesat në flokë ishin çështje krejtësisht e parëndësishme. Me qëllim që t'i theksojë linjat e fytyrës dhe mollëzat, i ka nxjerrë dhëmbët e pjekurisë duke krijuar gropat e saj karakteristike në faqe.

Marlene Dietrich. Vienna. Photograph around 1927, Image: 156474377, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Imagno

Për të ruajtur pamjen rinore të lëkurës së tendosur fillimisht ka përdorur karficat e forta me rrënjët e flokëve, të cilat floktarët (frizerët) në mënyrë strategjike i përforconin në kokë dhe në këtë mënyrë tërheqnin fytyrën.

files-16

Më vonë, në përpjekje për t’u përballur me rrudhat dhe lëkurën e vjerrur ka përdorur gjithashtu shirit ngjitës kirurgjikal jashtëzakonisht të fortë, të cilin e ka ngjitur mes flokëve dhe qafës, dhe e ka mbuluar me pudër dhe flokë./femra.net/

 

Der Beitrag Epoka para kirurgjisë plastike: 4 mënyrat që divat e Hollywood-it kanë transformuar fytyrën erschien zuerst auf femra.net.

Nëse në lidhje nuk keni kaluar nëpër TË GJITHA KËTO, atëherë kjo nuk është lidhje e vërtetë

Posted: 19 Sep 2016 01:25 AM PDT

lidhje-dashuri-vertete-lidhja-kaluar-keto-gjera

Marrëdhëniet mes meshkujve dhe grave janë vazhdimisht “objektiv” dhe temë për diskutim. Gjithmonë ka diçka që mund të përmirësohet, kurse dashuria është më fleksible në këtë drejtim.

Lidhja është “plagë” e çuditshme dhe vazhdimisht duhet të kurohet. Ata që me lidhje konsiderojnë vetëm momentet e lumtura dhe të begatshme, nuk janë në rrugën e duhur. Dashuria kërkon edhe “gabime” të vogla të cilët duhet riparuar dhe të sillet përsosmëria. Të mësuarit të vazhdueshëm dhe njohjes më shumë për veten dhe partnerin është gjë shumë e mirë për lidhjen.

Prandaj, nëse nuk i keni përjetuar disa nga këto “gjëra të vogla” në lidhjen tuaj, atëherë duhet të pyesni veten se, a është e drejtë sepse si në çdo lidhje nuk është gjithçka “lule”.

1. Trishtimi

Nëse ndonjëherë keni ndjerë ndonjë lloj trishtimi kur partneri për një kohë të gjatë nuk është pranë teje, atëherë kjo është lidhje e vërtetë. Natyrisht, këtu mendojmë për udhëtime të gjata dhe ndarjen e pashmangshme, e jo vuajtjen për dikë.

2. “Fluturat” në bark

Fluturat në bark dhe doza e nervozizmit, gjithashtu është një pjesë integrale dhe shumë normale e lidhjes. Kur pas mosdukjes së gjatë të partnerit, ndjeni emocion dhe drithërima në të gjithë trupin, jeni e sigurt se jeni në rrugë të mirë për të thënë se lidhja juaj ka perspektivë.

3. Frustrimi

Frustrimi është, gjithashtu, mjaft normale. Në fakt, shpesh bëhemi të frustruar sepse personi ynë në momentin e dhënë nuk është pranë nesh apo ka vendosur ta kalojë kohën me ndonjë person tjetër. Bëhuni të vetëdijshëm se kurrë askush nuk mund të jetë pandërprerë i orientuar vetëm në Ju dhe se bota nuk sillet pikërisht rreth jush. Partneri, sikurse edhe ju, ka 'unin' e tij, të cilin gjithashtu individualisht duhet ta ngritë.

4. Tërbimi (zemërimi)

Koha është e tillë që vazhdimisht jemi në një vrull dhe jemi nervoz dhe të zemëruar për shumë gjëra. Një nga këto është edhe kur grindemi me partnerin dhe kur përpiqemi t'i korrigjojmë të gjitha mosmarrëveshjet të cilat na pengojnë që të kemi një lidhje të përsosur. Por, edhe kjo është normale. Siç e kemi cekur, asgjë nuk është 'lule', kurse çiftet në lidhjet “normale” zakonisht diskutojnë rreth një problemi të caktuar, e jo njëri-tjetrit "t'i ngulë thikën në shpinë".

5. Gabimet si mësues

Edhe pse ndoshta ju nervozon kur dikush thot se njeriu mëson nga gabimet, por sa më shpejt ta pranoni këtë, jeta do të jetë më e qetë. Bëhuni të vetëdijshëm që të rriteni së bashku me partnerin, që së bashku të zhvilloheni dhe t'i mësoni hapat e reja. Gabimet do të shfaqen gjithnjë dhe më e rëndësishme është që të përballohen së bashku, e jo t'i theksoni në plan të parë dhe ta gjuani njëri tjetrin sa herë që bën “faull“.

Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të durueshëm!/femra.net/

 

Der Beitrag Nëse në lidhje nuk keni kaluar nëpër TË GJITHA KËTO, atëherë kjo nuk është lidhje e vërtetë erschien zuerst auf femra.net.

Kilogramët pandalshëm po ulen poshtë! hani hudhër në stomakun bosh

Posted: 19 Sep 2016 01:04 AM PDT

hudher-sherimin-hemoroideve-konsum-kehsilla

Pak specialitete nuk humbin kënaqsinë nëse lëmë jashtë hudhrën, apo jo? Me aq kënaqsi e përdorur në pothuajse çdo kuzhinë në botë, ky ushqim vërtetë i jep gatimeve shije të papërshkrueshme, por edhe aromë. Por, nuk ndalojnë këtu të mirat e hudhrës – ajo edhe në medicinën natyrale bën mrekullira!

Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme, gjendet lehtë me shumicë, edhe në gastronomi edhe në medicinën alternative përdoret me shekuj. Shkencëtarët pohojnë se në Egjiptin e lashtë punëtorët e piramidave kanë ngrënë pikërisht hudhër që të qëndrojnë të fortë dhe të shëndetshëm.

Rekomandohet që të konsumohet e freskët, pasi trajtimi i nxehtë shkatërron përbërësin e saj aktiv allicin, i cili i jep erën karakteristike.

Për forcimin e sistemit imunitar është “magjike”, por përdoret edhe në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, madje bën uljen e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit.

Interesant, hudhra është e dobishme edhe në procesin e humbjes në peshë – në kombinim edhe me një produkt ushqimor përshpejton metabolizmin dhe për vetëm shtatë ditë mund të ju ndihmojë të heqni qafe peshën e tepërt.

Nëse keni bërë një meny dietal dhe jeni marrë të paktën me aktivitet minimal fizik, dhe pesha akoma nuk zbret, është e nevojshme që në ushqim të përfshini edhe tretës natyral të yndyrës, dhe ta nxitni metabolizmin.

Zgjidhje e lirë dhe praktike për diçka të tillë që tashmë e keni në kuzhinë, bëhet fjalë për ilaçin e bardhë të lartpërmendur dhe mjaltin.

Pastroni 3 thelpinj hudhër, shtypni sa më imët apo në rende, dhe leni në enë të qëndrojnë për 15 minuta. Pastaj shtoni një lugë gjelle mjaltë të pastër shtëpiak.

Këtë përzierje konsumojeni çdo ditë në mëngjes me stomak bosh dhe pas shtatë ditëve do të vëreni ndryshim të rëndësishëm.

Kjo përzierje është e shkëlqyer edhe për më shumë energji, parandalimin e ftohjes dhe gripit, si dhe shëndetin e përgjithshëm.

Sipas dëshirës në përzierje mund të shtoni lëngun e gjysmë limoni dhe një lugë çaji xhenxhefil të copëtuar./femra.net/

Der Beitrag Kilogramët pandalshëm po ulen poshtë! hani hudhër në stomakun bosh erschien zuerst auf femra.net.

Nëse keni këto dhimbje ndoshta shkaku qëndron në shpirtin tuaj

Posted: 19 Sep 2016 12:44 AM PDT

dhimbje-trup-kujdes-semundje-shkaku-shpirtin

Është e mundur që ndonjë pjesë e trupit ju dhemb për shkak të gjendjes suaj emocionale. Mësoni se si mendja, gjegjësisht gjendja në të cilën jeni mund të ketë lidhje me shfaqjen e dhimbjes në pjesë të caktuara të trupit.

1. Dhimbje në kokë

Kokëdhëmbja mund të shkaktohet nga stresi i përditshëm. Veçoni pak kohë për vete dhe relaksohuni. Relaksimi i kohë-pas-kohshëm do të zgjidhë plotësisht kokëdhimbjet e mundimshme

2. Dhimbje në qafë

Nëse ndjeni dhimbje në qafë, por nuk e dini pse, është e mundur të keni problem me 'faljen'. E keni të vështirë t'i falni të tjerët, por edhe veten për gjëra që ju mendoni se nuk duhej t'i bëni.

3. Dhimbje në shpatulla

Dhimbjet në shpatulla mund të tregojnë bartjen e një barre të rëndë emocionale. Përpiquni t'i zgjidhni këto probleme në jetën tuaj, qofshin që vetëm ju i dini apo janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë në to. Për çdo gjë ka zgjidhje, dhe sigurisht edhe për problemin tuaj.

4. Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës

Dhimbjet në pjesën e sipërme të shpinës tregojnë se nuk keni mbështetje të mjaftueshme emocionale. Ndjeheni e pavullnetshme dhe e padëshiruar.

Nëse jeni vetëm, ndoshta është koha të planifikoni të dilni me dikë. Dhe nëse jo, diskutoni për problemin tuaj. Ndoshta gjithçka e keni imagjinuar dhe e shtyni veten në ndonjë lloj depresioni. Në këtë do t'ju ndihmojnë njerëzit që vërtetë ju duan, si familja dhe partneri.

5. Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Nëse keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, a mendoni vazhdimisht për 'para'?

Relaksohuni, shkruani të gjitha në bllokun tuaj, bisedoni me njerëzit që kujdesen për paratë tuaja (në bankë, për shembull). Nëse keni punë të mirë dhe të qëndrueshme, nuk keni nevojë të mendoni për të ardhurat. Nëse shpenzoni shumë, përpiquni ta reduktoni çdo gjë në normale apo minimum.

6. Dhimbje në bërryla

Dhimbjet në bërryla tregojnë antipatinë tuaj ndaj ndryshimeve në jetë. Nëse keni “krahë të shtangur”, me siguri edhe jetën e keni të tillë. Shkundni pak gjërat dhe do të shihni se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin!

7. Dhimbje të duarve

Dhimbjet e duarve tregojnë se ju nuk mund t'i afroheni tjerëve si duhet. Mundohuni të njiheni me miq të rinj, të shkoni në drekë me kolegun apo kolegen dhe krijoni lidhje të reja.

8. Dhimbje në vithe

Dhimbjet në vithe tregojnë frikën tuaj ndaj ndonjë lloji të lëvizjeve. Vithet e dhimbshme tregojnë se i refuzoni ndryshimet dhe ecjen përpara, si dhe jeni tepër të vëmendshëm kur merrni vendime. Relaksohuni!

9. Dhimbje në gjunjë

Dhimbjet në gjunjë janë shenjë e ego-s së madhe dhe se mendoni për vete shumë lart. Shikojeni mirë veten, kaloni ca kohë si vullnetarë, ndihmoni të tjerët …/femra.net/

 

Der Beitrag Nëse keni këto dhimbje ndoshta shkaku qëndron në shpirtin tuaj erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :