Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “Reagimet pas debatit presidencial, Trump bën përgjegjës mikrofonin dhe drejtuesin e debatit” plus 9 more

loading...

RTSH: “Reagimet pas debatit presidencial, Trump bën përgjegjës mikrofonin dhe drejtuesin e debatit” plus 9 more


Reagimet pas debatit presidencial, Trump bën përgjegjës mikrofonin dhe drejtuesin e debatit

Posted: 27 Sep 2016 10:33 AM PDT

Epërsia e Hillary Clinton në debatin e parë televiziv të zgjedhjeve presidenciale amerikane e ka një përgjegjës, dhe ai për Donald Trumpin është drejtuesi i debatit, Lester Holt. Ai është ankuar edhe për mikrofonin, sipas të cilit kërciste shpesh dhe kishte një nivel fonie më të ulët, krahasuar me atë të Clintonit. Dy kandidatët u perballen për herë të parë mbi çështjet e punësimit, taksave, dhe shumë të tjerave, në një debat televiziv të ndjekur nga 100 milionë teleshikues. Sondazhet i kanë dhënë kandidates demokrate një avantazh të lehtë, ndersa shumica e votuesve e deklaruan atë si fituese të debatit. Pas debatit, Trump u tha gazetareve se Lester Holt bëri një punë të mirë, por e akuzoi atë për një performancë me njëanshmëri për të majtët. "Ai nuk e pyeti atë në lidhje me 'e-mail'-et, nuk e pyeti në lidhje me skandalet, nuk e pyeti as për marrëveshjen e Bengazit. Pra, ai nuk e pyeti Klintonin për shumë gjëra. Ndërsa për mikrofonin, ai u shpreh se ishte i "tmerrshëm", që kërciste shpesh dhe që kishte një volum shumë më të ulët sesa i Clinton. Ai fajësoi pikërisht mikrofonin, për atë që shumë dëgjues menduan se mund të vinte për shkak të problemeve shëndetësore. Ndersa kandidatja demokrate Hilari Klinton ndersa po udhetonte ne Karolinen e Veriut, u shpreh per gazetaret se "kushdo qe ankohet per mikrofonin, me siguri nuk ka kaluar nje nate te qete", ndersa i referohej Trumpit. Klinton tha se ndihej shume mire per ecurine e debatit, duke shtuar se perballja e djeshme vuri ne pah disa dallime percaktuese mes dy kandidateve. Ndersa lidhur me momentet kulminante te nje nate me pare Klinton tha se ishte pikerisht plani i saj per rritjen ekonomike dhe kujdesin per femijet, ndersa sipas saj plani i Trump do te rriste deficitin dhe borxhet.

Stoltenberg: Nuk ka kontradikte mes mbrojtjes së fuqishme evropiane dhe NATO-s

Posted: 27 Sep 2016 09:06 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi se Bashkimi Evropian do të riforcojë mjetet e mbrojtjes pa dëmtuar strukturën e Aleancës së Atlantikut, ndërsa qeveria britanike ka shfaqur polemika të ashpra në lidhje me këtë çështje. "Nuk ka asnjë mosmiratim mes një mbrojtje të fortë evropiane dhe një NATO-je të fortë", deklaroi kreu i Aleancës, në prani të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në vazhdën e një takimi të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bratislavë. Por Britania e Madhe, ndonëse jashtë BE-së, permes ministrit te Mbrojtjes Majkell Fajon, deklaroi se vendi I tij do t'i kundërvihet çdo ideje të një ushtrie evropiane, sepse NATO-ja duhet të mbetet guri i themelit të mbrojtjes në Evropë. "Ne po dalim nga BE-ja por mbetemi të angazhuar në favor të sigurisë së Evropës, apo të vendosjes së më shumë ushtarëve në Estoni dhe Poloni", deklaroi Fallon në Bratislavë në takimin që iu kushtua përforcimit dhe bashkëpunimit evropian në çështjet e mbrojtjes.

Liga e kampionëve, Dortmundi me Realin e Madridit

Posted: 27 Sep 2016 07:58 AM PDT

 

Borusia e Dortmundit nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi përballë Realit të Madridit, përfshi fitoret radhazi në 3 ndeshje e fundit, ndërsa gjigandja spanjolle ka fituar vetëm 4 herë në 29 takimet e fundit në fushë të huaj përballë klubeve gjermane. Kësisoj, historia nuk flet edhe aq mirë "gjermanisht" për madrilenët, por trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës, Zinedin Zidane, beson tek skuadra e tij, duke shpresuar tek fitorja. Nga ana e saj, Borusia e Dortmundit vjen në këtë sfidë pasi ka shënuar plot 20 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha veprimtaritë dhe aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës, 3 pikë prapa Bajernit të Mynihut, që kryeson me pikë të plota, 15, pas 5 javësh.

Korçë, Llalla takohet me homologun maqedonas Zvrlevski

Posted: 27 Sep 2016 06:11 AM PDT

Kryeprokurori Adriatik Llalla është takuar të martën në Korçë me homologun e tij maqedonas Marko Zvrlevski. Takimi u mbajt në ambjentet e Prokurorisë së Korçës. Rekrutimi i shtetasve shqiptarë të zonës së juglindjes nga ISIS si dhe dosjet e përbashkëta të grupeve kriminale që kanë aktivitet në të dy vendet, mësohet se kanë qenë në qendër të takimit midis dy kryeprokurorëve. I pyetur nga mediat për kërcenimet ndaj tij dhe familjes, kryeprokurori Llalla nuk ka pranuar të flasë. Gjatë takimit mes dy prokurorëve në Korçë nuk u vunë re masa sigurie shtese. Madje zoti Llalla dhe miku i tij Zvrlevski, kanë ecur në këmbë rreth 300 metra, nga Prokuroria e Korçës deri në muzeun e ri të Artit Mesjetar ku kanë kryer një vizitë.

Tom Doshi në gjyqin ndaj Mark Frrokut, shtyhet seanca

Posted: 27 Sep 2016 05:05 AM PDT

Në cilësinë e dëshmitarit, Tom Doshi i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë, për dëshmuar në proçesin ndaj Mark Frrokut. Deputeti socialist është treguar i përpiktë në orar, por dëshmia e tij nuk është dëgjuar pasi në sallë ka munguar një prej anëtarëve të trupit gjykues. Tom Doshi do të dëshmonte në këtë seancë lidhur me një transaksion parash që ai ka patur me të pandehurin Mark Frroku, i cili akuzohet për vrajsjen e një shqiptari në Belgjik në vitin 1999, ndërtim të paligjshëm si dhe fshehje të pasurisë. Deputeti Tom Doshi, dikur mik me Mark Frrokun i shiti këtij të fundit një hotel, kohë përpara se prokuroria të niste një hetim penal. Gjykata mori vendim të shtyjë seancën në datën 11 tetor. Kjo është e dyta herë që seanca ndaj ish-deputetit është shtyrë.

Prishtinë, alarm për bombë

Posted: 27 Sep 2016 04:54 AM PDT

Policia e Kosovës ka larguar një mjet afër Administratës Pensionale të Kosovës, pas dyshimeve se në të kishte lëndë shpërthyese. Alarmi u dha rreth orës 11:00 nga punonjësit e kësaj zyre. Policia tha se e kish verifikuar mjetin e dyshuar shpërthyes dhe arriti ta largojë nga zyrat e Administratës Pensionale të Kosovës. Sipas saj "Rreth orës 12:15 është larguar mjeti i dyshimtë nga objekti i ish-Rilindjes".

Nishani: Homazhe në Memorialin e Pentagonit

Posted: 27 Sep 2016 04:54 AM PDT

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë vizites në Shtetet e Bashkuara vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Pentagonit për nder të burrave dhe grave që humbën jetën më 11 shtator të vitit 2001 duke u sakrifikuar për liri. Zoti Nishani dhe delegacioni shqiptar i dedikuan një ndalesë homazhi Memorialit në Pentagon, pikërisht në vendin ku përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 15 viteve më parë. Delegacioni u prit nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes Carpenter, i cili mbulon edhe bashkëpunimin ushtarak dypalësh mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti vizitoi kapelën përkujtimore të viktimave duke lënë një shënim në Librin e Ngushëllimeve.

Ja kush do të cilësohet “vrasje rrugore”

Posted: 27 Sep 2016 04:42 AM PDT

Një ditë pasi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi se aksidentet rrugore me pasojë vdekjen e qytetarëve do të konsiderohen si "vrasje rrugore", Televizioni Shqiptar ka mësuar se ka filluar puna për amendimin e Kodit Penal.
Deri më tani janë 4 nene të reja të propozuara në kodin penal.
Do të quhet “vrasje rrugore” kur në aksident është verifikuar :
A. Përdorim i pijes alkolike dhe substancave narkotike
B. Nëse drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidenti i faktohet shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.
C.Nëse aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq.
D.Nëse aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar dhe drejtuesi i mjetit që shkakton aksident lëviz në krah të kundërt.
Burime pranë policisë së Shtetit i thanë Televizionit Shqiptar se ndryshimet për nenet 290 dhe 291 në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimit për aksidentet rrugore janë propozuar nga ekspertët që në muajin prill të këtij viti. Më herët ekspertët e sigurisë rrugore kanë ngritur alarmin e mungesës së rakordimit mes institucioneve përkatëse për marrjen e masave në uljen e numrit të aksidenteve.
Propozimi i zotit Tahiri mori shkas nga aksidenti i ndodhur të dielën në Kamëz ku një furgon i policisë u godit nga një fuoristradë që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara, ku një punnjës i policisë humbi jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Modeli i bashkëpunimit qeveri-privat për zhvillimin e zonave turistike

Posted: 27 Sep 2016 04:29 AM PDT

Bashkëpunimi mes qeverisë, sektorit privat dhe organizatave jofitimprurëse për zhvillimin e zonave të turizmit dhe atyre të biznesit u konsiderua i suksesshëm në një forum që u organizua sot nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça, Kruja, Berati dhe Shkodra, janë edhe zona turistike dhe ekonomike të të cilave iu nënshtruan projekteve të iniciuara nga ky fondacion. Ato janë përkthyer në miliona dollarë investime, shtim të vendeve të punës, hapje të bizneseve të reja, rritje të numrit të vizitorëve, por edhe përmirësimit të imazhit të fasadave dhe infrastruktures së këtyre zonave. Modeli i bashkëpunimit qeveri-privat për zhvillimin e zonave të tilla u vlerësua si një model që duhet ndjekur edhe në qytete të tjera të vendit nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, ajo e planifikimit urban Gjermeni por edhe nga zëvëndëskryeministri Niko Peleshi. Ndërsa kryebashkiakja e Shkodres Ademi si dhe kryetarja e Shoqatës për zhvillimin e zonave të biznesit në Korçë, sollën eksperiencat e tyre në lidhje me vënien në zbatim të këtyre projekteve. Projektet për zhvillimin e zonave turistike dhe të biznesit në vend kanë tërhequr investime që vlerësohet të kapin shifrën e më shumë se 24 milion dollarëve në qytetet ku ato janë zbatuar.

Paskuqan, banorët ankohen për mungesë çerdhesh e kopshtesh

Posted: 27 Sep 2016 04:12 AM PDT

Paskuqani, një zonë kryesisht me ndërtime informale, por shumë e populluar ka mjaft probleme me infrastrukturën. Më shumë se sa mungesën e infrastrukturës urbane, banorët vuajnë mungesën e shërbimeve. Në këtë njësi administrative me popullsi mbi 37 mijë banorë funksionojnë vetëm 2 kopshte, 2 të tjera, që frekuentoheshin nga mbi 300 fëmijë kanë ndërprerë aktivitetin, pasi Bashkia e Kamzës, që ka nën administrim këtë njësi, për shkak të pamundësisë financiare, nuk mund të paguante më qeranë e godinave private, ku ishin vendosur ato. Ndërkohë që në të gjithë zonën nuk ka një çerdhe publike. Ndonëse të mësuar me vështirësi, banorët e Paskuqanit, kërkojnë më shumë vëmendje dhe investime, sidomos kur është fjala për mirëqënien e fëmijëve.

Related Posts :