Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shalqiri mbret, fruti që po habit botën dhe u hyri në Librin Gines” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Shalqiri mbret, fruti që po habit botën dhe u hyri në Librin Gines” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shalqiri mbret, fruti që po habit botën dhe u hyri në Librin Gines

Posted: 08 Sep 2016 02:06 AM PDT

cocomero_re_2Shalqiri mbret, një specie e re shalqiri, ka arritur një rekord të papritur botëror. Në fakt, vetëm në një rrënjë të vetme, janë prodhuar 131 fruta  njëherësh. Rezultati është  i habitshëm, meqë zakonisht një rrënjë shalqi prodhon 1-4 kokrra.

cocomero_re_1Si është e mundur një gjë e tillë? Kujdes, nuk bëhet fjalë për OMGJ, por studimet e kryera nga ekspertët e bujqësisë, kanë mundur që të prodhojnë një rrënjë shalqiri mjaft produktive.

cocomero_re_3Eksperimenti i kultivimit të shalqirit mbret, është bërë në Kinë.  Varieteti i zakonshëm i shalqirit prodhon vetëm pak fruta dhe jo të gjithë arrijnë piqen. Tani super bima ishte në gjendje që të piqte të gjitha kokrrat.

cocomero_re_4Shalqiri mbret, u mboll me 26 prill në një kamp rreth 100 metra katrorë në Xizheng të Kinës. Më 1 maj, u shfaqen gjethet e para mbi tokë dhe në fillim të qershorit bima nisi të lulëzojë dhe më 31 korrik, frutat ishin të gjitha gati për tu këputur.

cocomero_re_5Si nga numri i shalqirit, ashtu edhe dimensionet e tyre janë mbresëlënëse. Gjithashtu, cilësia e frutit është shumë e lartë. Pesha mesatare e një kokrre shalqi shkonte deri në 10 kg, 5 kg më e vogla dhe 19 më e madhja.

Ai është rezistent ndaj sëmundjeve dhe është në gjendje që të mbijetojë në zona të thata. Nuk e dimë nëse shalqiri mbret do të vijë në treg, por dimë se eksperimenti i parë është menaxhuar shumë mirë dhe ky fryt mund të kultivohet edhe në zonat më të thata të botës.

Vlorë, asgjësohen 5100 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit 

Posted: 08 Sep 2016 02:05 AM PDT

kanabis vlorePolicia e Vlorës ka asgjësuar rreth 5.100 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Treblovë dhe Oshtimë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, anës luginave.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegës me zjarr.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

8 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, vodhi disa dyqane dhe banesa, arrestohet 25-vjeçari

Posted: 08 Sep 2016 01:54 AM PDT

pranga largeaMë datë 07.09.2016, u arrestua shtetasi Edison Sula, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas në bazë të informacioneve hetimore, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetases J. K., kryer më datë 06.09.2016, ku janë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.

Gjithashtu, ky shtetas ka pranuar tek specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, autorësinë e disa vjedhjeve të tjera: Më datë 17.08.2016, është vjedhur banesa e shtetasit B. L.

Më datë 29.02.2016, është vjedhur një qendër shëndetësore në Kamëz.

Më datë 28.03.2016, është vjedhur lokali i shtetasit A. M.

Më datë 07.05.2016, është vjedhur dyqani i shtetasit U. U.

Më datë 31.07.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. M.

Më datë 05.09.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit N. B. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

8 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Maturantët protestojnë sot para Parlamentit

Posted: 08 Sep 2016 01:32 AM PDT

maturante-protesteMaturantët do të protestojë sërish sot për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Ata pritet të mblidhen para ambienteve të parlamentit, ku do të kërkojnë ndryshimin e formulës së pranimit, e cila sipas tyre ka lënë jashtë ata me mesatare të lartë.

Sipas maturantëve, ndryshimi i rregullave në fund bëhet me qëllim favorizimin e universiteteve private. Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se maturantët duhet të presin listat përfundimtare, të cilat dalin më 20 shtator.

8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet në Dibër, kandidati i PS takime me të rinjtë, Spiropali: Mbështetje maksimale Ramës

Posted: 08 Sep 2016 01:29 AM PDT

diberQindra të rinj u mblodhën në një takim në qytetin e Peshkopisë për t'i dhënë mbështetje Muharem Ramës, kandidaturës së koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" në Bashkinë Dibër.

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali kërkoi nga të pranishmit mbështetje maksimale për Ramën.

"Është njeriu i cili ato gjëra që thotë, i bën. Ka qenë pranë familjeve tuaja, ka qenë pranë njerëzve tuaj, ka qenë pranë bashkëqytetarëve të tij në Peshkopi dhe Dibër. Ai do të jetë pranë jush edhe si kryebashkiak pas 11 Shtatorit, ditës sonë të fitores në Dibër dhe për Dibrën", u shpreh Spiropali.

Të njëjtin apel para të rinjve dibranë e ka dhënë edhe deputetja dhe Sekretarja për Kordinimin Elektoral në Partinë Socialiste Blerina Gjylameti.

"Bëjeni të dëgjohet fort zëri juaj në datë 11 për njeriun më të mirë që mund të ketë Dibra, mikun tuaj më të mirë, doktor Muharem Ramën", theksoi ajo.

Sakaq, Kryetarja e Forumit të Gruas Olta Xhaçka kërkoi nga të rinjtë ta konsiderojnë fushatën e zhvilluar në Dibër si pjesë të tyren.

"Ju të rinjtë, duhet ta shikoni këtë si fushatën tuaj. Jo thjesht si fushatën e doktorit por si fushatën e gjithsecilit prej jush që keni vendosur të jetoni në këtë vend", insistoi Xhaçka.

8 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

TI: Institucionet të pafuqishme përballë korrupsionit, asnjë rast ndëshkimi

Posted: 08 Sep 2016 12:51 AM PDT

6c0dd064-a55c-4f6b-bfe4-b047afe7fb70_w987_r1_s“Transparency International” publikon analizën mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri: Kultura e pandëshkueshmërisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni i shfrenuar, çështje që duhen trajtuar urgjentisht

Një raport gjithëpërfshirës, i pari i këtij lloji i organizatës Transparency International për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, funksionimi e institucioneve kryesore të saj dhe roli i tyre për të luftuar kundër korrupsionit, nxjerr në pah të meta serioze në të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.

Raporti “Themelet e Sistemit Kombëtar të Integritetit” analizon 4 sektorë kryesorë: politiko-institucionalë, social-politikë, social-ekonomikë dhe social-kulturorë. Sipas tij “të 15 institucionet dhe sektorët e shqyrtuar janë larg të qenit shtylla të forta për luftën kundër korrupsionit. Në terma relativë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Avokati i Popullit janë më të mirët në këtë sistem, ndërsa Shoqëria Civile, Prokuroria dhe Gjyqësori janë ndër më të dobëtit.”

Raporti përmban kritika të ashpra për punën e gjyqtarëve, për mungesë të theksuar profesionalizmi. Sipas tij “Gjyqtarët jo vetëm që kanë treguar nivele të ulëta të të kuptuarit të disa prej nocioneve kyçe të korrupsionit, si për shembull përfitimet, influencimi apo qëllimi, por as që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të kërkuar më shumë prova në raste kur kjo ka qenë e nevojshme. Asnjë zyrtar i lartë nuk është shpallur fajtor për korrupsion”.

Duke iu referuar një studimi tjetër për Shqipërinë, Indeksit "Bertelsmann" të Transformimit, raporti thekson se “në krahasim me vendet e tjera paskomuniste transformimi i Shqipërisë ka mbetur më pas. Një prej shqetësimeve kryesore të viteve të fundit është pafuqishmëria e shtetit për t’u bërë ballë interesave private dhe atyre të biznesit që ndikojnë në vendimet politike”. Raporti thekson se “kultura e mosndëshkueshmërisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni i shfrenuar janë çështje që duhen trajtuar në mënyrë urgjente”.

Në disa prej kritikave të ashpra të organizatës Transparency International, përmendet fakti që, megjithëse korrupsioni është i kudogjendur, është vështirë të gjendjet një rast dënimi i zyrtarëve të lartë. “Shqipëria ka pothuajse zero historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh për korrupsionin politik të nivelit të lartë. Një raport konfidencial i OSBE-së i zbuluar dhe i nxjerrë në media kohët e fundit bënte një përmbledhje të një numri të madh aludimesh të ngritura kryesisht nga media duke lidhur figura të ndryshme politike me korrupsionin ose krimin. Edhe pse nuk është opinioni zyrtar i kësaj organizate, OSBE u shpreh se dokumenti ishte i vërtetë dhe në përmbajtje ka informacion për shkelje ligji nga 36 deputetë shqiptarë, përfshirë kryeministra të mëparshëm e të tanishëm, si edhe Kryetarin e Kuvendit”.

Raporti vazhdon me tej duke përmendur raste pandëshkueshmërie. “Pothuajse të gjithë udhëheqësit e tanishëm të partive të rëndësishme politike janë gjykuar për akuza korrupsioni e më vonë janë nxjerrë të pafajshëm. Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, Ministër i Mbrojtjes në vitin 2008, u gjykua për tragjedinë e Gërdecit, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen në vitin 2012 me argumentin se krimi për të cilin po gjykohej Mediu ishte pjesë e një amnistie me rastin e njëqindvjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ministër Transporti në vitin 2005, u hodh në gjyq tre vjet më vonë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së procedurave në tendera publike për atë që njihet si "Rruga e Kombit" me një dëm ndaj shtetit shqiptar të përllogaritur në shifrën 337 milionë dollarë. Çështja gjyqësore kundër Bashës u deklarua e pavlefshme për arsye procedurale”.

“Në 2011, Ilir Meta, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), u gjend në epiqendër të një skandali korrupsioni, që krijoi zemëratë të madhe të publikut e më pas çoi në protestën e 21 janarit 2011, në të cilën u vranë katër protestues. Meta u deklarua i pafajshëm nga gjykata me argumentin kryesor se videoja që tregonte Metën dhe ish Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë tek flisnin për ryshfete në sasi të mëdha, nuk ishte e vërtetë, pavarësisht opinionit të kundërt që patën ekspertët ndërkombëtarë që ishin ftuar ta shqyrtonin videon.”

Sipas raportit “korrupsioni politik është i dukshëm në rastet e financimit të partive, keqpërdorimit të burimeve publike për fushatë zgjedhore ose në rastet e blerjes së votës të raportuar në media”.

Analiza vlerëson se korrupsioni ka lidhje të drejtpërdrejtë edhe me lulëzimin e krimit të organizuar. “Një vlerësim i vitit 2015 për krimin e organizuar në Shqipëri e vendos nivelin e lartë të korrupsionit në polici dhe institucionet e zbatimit të ligjit si një nga arsyet kryesore që e lejon krimin të lulëzojë”.

8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) VOA

Fier, sekuestrohen 66 kg kanabis, shpallen në kërkim 2 persona

Posted: 08 Sep 2016 12:46 AM PDT

kanabisPolicia e Fierit ka sekuestruar 66 kg lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në fshatrat Çerven dhe Pojan. Në fshatin Çerveni, në stanin e SH.L u gjetën 13 kg e 340 gram kanabis e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.

Ndërsa në Pojan u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e Z.B 46 vjeç, 52 kg e 660 gram kanabis.

Gjithashtu në bahçen e tij u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike kanabis sativa. Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në Levan-Tepelenë, humb jetën një 23-vjeçar; 2 të plagosur

Posted: 08 Sep 2016 12:28 AM PDT

aksident shiritNjë aksident i rëndë ka ndodhur ne autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur ''Kthesa e Buzëmadhit'’, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi me iniciale G.M., 23 vjeç, banues në Cakran të Fierit si edhe janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, shtetasit G.M., 25 vjeç, dhe O.B., 20 vjeç, të dy banues në Mallakastër. Këta shtetas ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, që ka ndodhur në orën 00:15 të ditës së sotme.

8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-8 shtator 2016

Posted: 08 Sep 2016 12:02 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Në jetën në çift do të gjeni një ekuilibër të përtërirë emocional që do të ju lejo të kaloni një ditë të bukur. Në aspektin e punës, projekti juaj nuk ka tërhequr vëmendjen që prite nga eprorët tuaj, por nuk duhet të humbisni besimin. Do të jeni të vendosur që të vazhdoni me tej idenë tuaj, duke bërë edhe korrigjimet apo ristrukturim të projektit.

Demi

Nëse jetoni në çift, do të ktheheni që të habisni të dashurit tuaj. Një darkë romantike në një vend të veçantë, do të jetë vetëm fillimi i një mbrëmjeje të mrekullueshme.  Në punë, të gjithë personat që punojnë me ju, ndjekin udhëzimet tuaja në letër. Sigurohuni që t'i habisni. Një hutim mund t'ju kushtojë shumë në aspektin ekonomik.

Binjakët

Nëse kohët e fundit marrëdhënia juaj pësoi një moment konfuzioni, tani me ndihmën e yjeve, sot mund të shijoni qetësinë e kohëve të vjetra. Nëse jeni beqar, mos humbni kohë që të shëroni plagët nga një histori e vjetër, sepse një aventurë e re do të ju paraqitet në rrugën tuaj. Në punë, atmosfera është e tensionuar dhe do të ju ndikojë në performancën e përgjithshme në grupin e punës suaj. Përpiquni që të gjeni qetësinë e nevojshme për të zgjidhur problemet që ju rrethojnë.

Gaforrja

Nëse jetoni në çift, një ditë e ndritshme do të ju pastrojë atmosferën e vrazhdë të kohëve të fundit. Mbani një sy erosi dhe tjetrin  nga zgjidhja e problemeve të përditshme sepse tani është momenti për të forcuar fuqishëm lidhjen me partnerin tuaj. Në punë do të jetë ende një ditë konfuze, në të cilën nuk do të ndihesh rehat. Përpiquni që të sqaroni ato që doni të realizoni, duke evituar të parashikueshmen.

Luani

Ndikimi i yjeve do të hyjnë me një energji të madhe në marrëdhënien tuaj në çift. Do të jeni të shtyrë që të përjetoni eksperienca të reja dhe argëtuese me partnerin tuaj dhe miqtë. Kini kujdes për të kontrolluar euforinë tuaj që mund të ju çojë në kalimin e limiteve, në sensin pozitiv. Për beqarët, premtohet një ditë e mirë. Do të keni mundësi të mira për të bërë për vete një person mjaft tërheqës. Sjellja e sinqertë është gur themeli juaj. Në punë së bashku me grupin e kolegëve, do të ngarkoheni që të zhvilloni një projekt të ri. Mbajtja e e marrëdhënieve të mira në grup do të jetë një prioritet. Tashmë në këtë fazë të hershme,  do të jetë vendimtare analiza dhe organizimi i punës.

Virgjëresha

Ndikimi pozitiv i planetëve do të ju ndihmojë për të organizuar më mirë jetën tuaj në çift. Së bashku me partnerin mund të përqendroheni në një projekt të rëndësishëm, të shtyrë në mënyrë të përsëritur. Në punë do të jeni shumë kritik edhe ndaj vetvetes. Nuk do të kënaqeni për të bërë një punë të mirë, për veten tuaj dhe projektet duhet të jenë gjithmonë të shkëlqyer.

Peshorja

Në jetën në çift, nis një fazë e re ku do të ndjeni dëshirën për të bërë një hap të rëndësishëm me partnerin. Në mbrëmje, prisni një surprizë të këndshme. Nëse jeni beqar, personi me të cilin takoheni, do të ju detyrojë që të bëni një zgjidhje të rëndësishme.  Në punë, sot do ta keni të lehtë që të gjeni përqendrimin e duhur.

Akrepi

Nëse jetoni në çift, relaksi dhe harmonia do të rigjenerojë lidhjen tuaj. Në aspektin sentimental, një shpërthim sensualiteti do të ju shtyjë që të lozni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, mos humbisni rastin për t'i kushtuar rëndësi një personi të dashur. Përfitoni nga mundësia që do të ju paraqitet për tu qetësuar dhe argëtuar së bashku.  Në punë ju pret një sfidë e madh, ku duhet të përballeni me kolegët tuaj.

Shigjetari

Tensioni i grumbulluar kohët e fundit nuk do të ju favorizojë  në qetësinë e jetës suaj në çift. Keni nevojë që të bëni një hap të rëndësishëm për dalë nga monotonia. Për beqarët, një njohje e rastësishme mund të ju sjellë një histori të rëndësishme sentimentale.  Në punë do të arrini që të krijoni atmosferën e duhur dhe do të arrini rezultate mjaft të mira.

Bricjapi

Do të kthehet hareja në çift. Me miqtë dhe të afërmit, organizoni një festë që do të ju lejojë të largoni tensionin e grumbulluar rreth lidhjes suaj. Në punë do të nisni që të jeni më organizativ në mënyrën më të mirë. Edhe nëse në fillim do të keni dhimbje koke, në fund do të merrni rezultate të habitshme.

Ujori

Nëse jetoni në çift, raporti juaj mund të ftohet nëse vazhdoni që të lini pas dore partnerin.  Do të jetë e nevojshme për të shqyrtuar angazhimet e punës, për t’i dhënë më shumë hapësirë familjes.  Sot në punë mund të keni kontaktet e para me njerëzit që do të punojnë me ju. Duhet të jeni shumë përzgjedhës, për të siguruar një staf të përgatitur dhe të përgjegjshëm.

Peshqit

Një mbrëmje e mrekullueshme e shtatorit do të jetë skenari perfekt për të bërë një udhëtim romantik me gjysmën tuaj. Ndjenja e qetësisë që përjetoni, do të ju bëjë që të ndiheni të bashkuar. Nëse jeni beqar, lërini ,miqtë tuaj që të ju ndihmojnë Për të kaluar këtë moment. Në punë është një ditë e mirë për të trajtuar çështjen e përmirësimit organizativ. Me ndryshime të vogla në orët e punës, pushimet e kafes apo pushimet vjetore, do të arrini që të jeni më shumë efikas në biznesin tuaj.

NËNË TEREZA NË NJË SHKOLLË AMERIKANE NË NJU JORK

Posted: 07 Sep 2016 11:45 PM PDT

Indira Gandi: Kur takohesh me Nënë Terezën, nuk mund të mos ndiesh inferioritet)

Ilir Hashorva

ilir.hashorvaKëtu e trembëdhjetë vjet të shkuara, pata bërë shkrimin e mëposhtëm për Nënë Terezën i cili, duke parë drejtimin e shtrembër moral që ka marrë shoqëria jonë sot, më duket më aktual se atëherë.

Ne ceremoninë që u zhvillua në shkollën e mesme “Teodor Ruzvelt” në Jankes, në Nju Jork, me rastin e mbarimit të vitit shkollor në vitin 2002, shkollë prej së cilës mbaroi vajza ime, mora pjesë edhe unë si prind. Gjatë asaj ceremonie, e cila u zhvillua e bukur dhe serioze, diku nga mesi i programit, një prej drejtueseve, pasi thirri një nxënëse në skenë, filloi të recitonte: “Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të brishtë”, dhe nxënësja, e thirrur pranë saj, vazhdoi: “Ji i ndershëm dhe i sinqertë, megjithatë”. “Të kujt janë këto mendime?”, pyeti drejtuesja. “të Nënë Terezës” iu përgjigj nxënësja. “Pa dyshim”, tha drejtuesja. Dhe, më pas, ato, së bashku, recituan të gjithë poemën e shkurtër të Nënë Terezës, “MEGJITHATË” e cila u duartrokit nxehtësisht. Poema ishte vërtet një koncentrat mendimi e urtësie i shkallës më të lartë. Ajo përmblidhej në tetë rreshta dhe kishte të bënte me sjelljen e njeriut të mirë në një botë të keqe.

Nuk e kisha dëgjuar më parë atë poemë, ndonëse dija vargje të tjera të ngjashme, apo gjerdane maksimash, po të Nënë Terezës, me titull “JETA” dhe që në Tiranë i kisha vendosur në xhamin e bibliotekës sime të punës.

Pasi dëgjova atë mbasdite poemën e Nënë Terezës, u interesova të mësoja diçka më shumë për të. Dhe ja se çfarë mësova:

Origjinën ato vargje duhet ta kenë nga feja e lashtë indiane Xhain, e cila është një fe, ndonëse jo shumë e përhapur (për shkak të rregullave shumë të forta që i imponon besimtarit), me parime shumë interesante, ndërmjet të cilave edhe parimin e Ahimsa-s, që do të thotë “pa dhunë”, dhe që ka frymëzuar lëvizje të mëdha botërore të shekullit që lamë pas, duke përfshirë atë të Gandit në Indi dhe të Martin Luter Kingut në Amerikë. Në citatet që jepen për të njëjtin subjekt nga ajo fe, përveç vargjeve të ngjashme me ato që përmbahen në poemën e Nënë Terezës, janë edhe dy vargje të tjera që nuk ndodhen në thëniet e saj. Ato janë: ” Njeriu më i lartë me idetë më të shquara, goditet nga njeriu më i ulët me idetë më të errëta – Përpiqu të bëhesh i lartë, megjithatë” si dhe “Në qoftë se mendon ndryshe, mund të kritikohesh nga të tjerët – Përpiqu të mendosh ndryshe, megjithatë”. Mundësinë më të madhe të prejardhjes ato vargje duket se e kanë pikërisht nga kjo fe, por Nënë Tereza u dha atyre një përhapje dhe njohje universale.

Në vitin 1966 një nga udhëheqësit kryesor të studentëve amerikanë, Kent Keith, shkroi një pamflet për udhëheqës të tjerë të studentëve të asaj kohe të cilin e quajti “Revolucioni i qetë”. Në këtë pamflet u paraqitën disa maksima që u quajtën “Urdhëresa paradoksale “. Janë gati të njëjta me ato të Nënë Terezës. Në vitin 2001 ato u riparaqitën në librin e tij “Urdhëresa paradoksale: të gjeturit e kuptimit personal në një botë të çmendur “. Në këtë libër tetë mendime janë si të Nënë Terezës, një është personal dhe një është si ai i fesë Xhain.

Fillimisht Nënë Tereza ato vargje i kishte vendosur në një mur të shtëpisë së të vegjëlve jetimë, Shishu Bhaven, në Kalkuta, por sot ato vargje gjenden të vendosura kudo nëpër botë: në mure, në zyra, në dyer frigoriferi, në dollapë, kudo. Ndikimi i tyre në edukimin moral të njerëzve, duket se është shumë i fuqishëm. Uein Daier (Waine Dyer) i quan ato vargje ” “Plani me tetë pika për dendotizim” i Nënë Terezës.

Më poshtë është poemthi i Nënë Terezës, “MEGJITHATË`”

MEGJITHATË

Njerëzit janë të paarsyeshëm, të palogjikë dhe egoistë

Duaiji ata, MEGJITHATË

Kur bën mirë, të tjerët të akuzojnë se nise nga egoizmi

Bëj mirë, MEGJITHATË

Në sukses fiton miq të rremë dhe armiq të vërtetë

Përparo, MEGJITHATË

Të mirën që bën sot, do të ta harrojnë nesër

Bëj mirë, MEGJITHATË

Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të brishtë

Ji i ndershëm dhe i sinqertë, MEGJITHATË

Atë që ndërton me vite, mund të ta shkatërrojnë brenda natës

Ndërto, MEGJITHATË

Njerëzit duan ndihmë, por mund të të godasin, po t’i ndihmosh

Ndihmoi njerëzit, MEGJITHATË

Jepi botës më të mirën që ke dhe ajo do të të thyejë dhëmbët

Jepi botës më të mirën që ke, MEGJITHATË

Nuk duhet që Nënë Tereza të na shërbejë vetëm si një zbukurim të cilin e demonstrojmë sa herë që duam t’u tregojmë të huajve se ajo është jona. Ajo duhet bërë pjesë e kulturës dhe shpirtit tonë. Nuk mjafton të shqetësohemi, kur nga indiferenca jonë, Nënë Terezën na i marrin të tjerët. Nuk mjafton të shqetësohemi, kur harrojmë t’i përkujtojmë asaj ditëlindjen apo përvjetorin e vdekjes. Nuk mjafton të shqetësohemi, kur kujtohemi që asaj nuk i është ngritur një bust a një përmendore për të qenë, ashtu siç e meriton, në atdheun e saj, në Shqipëri, pikërisht sepse ai vend u tregua aq i padrejtë dhe aq mizor ndaj saj.

Nuk di nëse mendimet e Nënë Terezës, apo moralistëve dhe humanistëve të tjerë të ngjashëm me të, mësohen apo jo në shkollat tona, por, në qoftë se nuk mësohen, apo nuk mësohen siç duhet, aty duhen kërkuar edhe rrënjët e një pjese të shkaqeve të gjendjes së mjeruar morale të popullit tonë sot.

Nënë Tereza dhe moralistët dhe humanistët e tjerë, të cilët nuk janë vetëm shpirtra të mëdhenj, por edhe mendje të ndritura, duhen futur urgjentisht kudo: në kopshte fëmijësh, në shkolla, në universitete, në spitale, në burgje, në gjykata, në politikë, në pushtet, në ministri, në kryeministri e kudo. Dhe, po të bëhet kjo, me siguri Shqipëria do të ndryshojë dhe do të ndryshojë për mirë; po qe se s’bëhet kjo, të tjerat janë formalitete të karakterit hipokrit.

Related Posts :