Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shefqet Krasniqi vazhdon të hetohet” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Shefqet Krasniqi vazhdon të hetohet” plus 9 more Ferizaj Press


Shefqet Krasniqi vazhdon të hetohet

Posted: 15 Sep 2016 09:13 AM PDT

Shefqet Krasniqi

Përkundër raportimeve në media se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nxjerrë aktvendim për pushim të hetimeve për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, kallxo.com mëson se hetimet ndaj Krasniqit nuk janë pushuar por është kërkuar vazhdimi i tyre.

Prokurori Special, Haki Gecaj i cili ka ngritur aktakuzë ndaj disa imamëve, ka mohuar që Krasniqi të jetë pjesë e hetimeve që ai ka bërë.

"Shefqet Krasniqi nuk është pjesë e hetimeve në rastin tim", tha Gecaj për kallxo.com.

Gjithashtu, i  kontaktuar edhe avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, ai  ka thënë se është i njoftuar se prokurori Elez Blakaj ka kërkuar vazhdimin e hetimeve edhe për 6 muaj.

"Kjo është një kërkesë e pakuptimtë e prokurorisë ndaj të cilës kemi bërë ankesë në Gjykatën e Apelit", tha ai.

"Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për të zbuluar të vërtetën për këtë rast. Ne jemi të bindur se Gjykata e Apelit do të miratojë kërkesën tonë duke pushuar hetimet", tha avokati Zejnullahu.

Qytetarët të pakënaqur me organizimin e takimeve publike për PZHK

Posted: 15 Sep 2016 08:42 AM PDT

Para banorëve të fshatrave Bibaj, Fshati i Vjetër dhe Sojevë, drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt paraqitën ecurinë e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2016-2022, raporton Tv Tema.

Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca, kërkoi nga banorët që të japin ide konkrete në lidhje me planifikimin zhvillimor në mënyrë që në të ardhmen të mos krijohen zona ndërtimore ilegale.

 "Neve na  duhet mendimi i juaj se si planifikoni të zhvillohet fshati  juaj, për arsye se në momentin që ne i përcaktojmë zonat ndërtimore, atëherë nuk ka mundësi që dikush të dalë të ndërtoj jashtë asaj zone, atëherë shteti është i obliguar të rrënoj  një objekt i cili ndërtohet jashtë vijës kufitare, jashtë vijës ndërtimore që ne e përcaktojmë me planin zhvillimor dhe për këtë arsye neve na nevojitet mendimi juaj se si planifikoni ta zhvilloni fshatin",tha Grainca.

Por banorët thanë se nuk kanë se si të japin ide konkrete ngase nuk janë njoftuar më herët për këtë takim në mënyrë që të përgatiteshin se çka u nevojitet brenda fshatrave ku jetojnë.

"Vërtet këtu nuk kemi mundësi që të japim propozime konkrete sepse së pari  nuk i kemi hartat se çka ju keni propozuar dhe ne si fshat së pari të formojmë komisione të bashkëpunojmë me qytetarë që të japin të gjithë mendimet e veta dhe të përgatitemi dhe mandej të mbahen këto tubime",tha Bajram Bucaliu.

"Është ndërtuar në fshatin tonë një fabrikë e pulave, që po na helmon neve që jetojmë aty, këso zhvillime nuk është mirë t'i dërgoni nëpër fshatra ku dendësia e banorëve është e madhe, ndërsa për të ardhmen këtë plan që e pasni është mirë që të keni parasysh këto e jo ti dëmtoni banorët",tha një banor i fshatit Sojevë.

Plani Zhvillimor Komunal është një plan shumë dimensional por që kryesisht fokusohet në zhvillimin  ekonomik, anën financiare dhe planifikimin hapësinor që nënkupton zonat urbane, rurale, vijat ndërtimore në zonën bujqësore, në zonën  e gjelbër e zona të tjera.

Veseli premton kabinet të informatikës për gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj

Posted: 15 Sep 2016 08:32 AM PDT

Gjatë vizitës që kryekuvendari Kadri Veseli  i bëri gjimnazit "Dr.Shaban Hashani" përveç sukseseve u njoftua edhe më vështirësitë  që  po e përcjellin  procesin edukativ në këtë shkollë.

Ajo e cila preku  kryekuvendarin ishte mungesa  e  kabinetit të informatikës e cila siç tha ai është  hendikep me hapat e zhvillimit të teknologjisë.

Me këtë rast Veseli premtoi se këtë shkollë do ta bëjë me kabinet të informatikës  më së largu brenda dy javësh.

"Është e dhimbshme që përkundër sukseseve të cilat po i arrini   në këtë kohë  një shkollë mos të ketë kabinet të informatikës. Këtë problem do ta zgjidhim shumë shpejt  dhe besoi  brenda dy javësh shkolla do të bëhet me kabinet të informatikës" ka thënë Veseli.

 

Kadri Veseli  viziton gjimnazin  “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj

Posted: 15 Sep 2016 08:17 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli,  këtë të enjte,në Ditën e Demokracisë,  ka vizituar gjimnazin "Dr.Shaban Hashani" në Ferizaj.

Me këtë rast drejtori i shkollës së mesmë  "Dr. Shaban Hashani" Naser Osmani e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Kadri  Veselin për punën në këtë institucion arsimor,për punën ,sukseset dhe sfidat që po e përcjellin.Osmani njoftoi  kryekuvendarin se  edhe për kundër kushteve jot ë mira sukseset nuk kanë munguar në këtë shkollë.Fakti se kalueshmëria  në tëstin e maturës në këtë shkollë ishte mbi 90%  tregon për  ppunën në këtë institucion.

Veseli me këtë rast  tha se  suksesi I nxënësve se sa ecën para Kosova. Një rini ë shëndosh  dhe e përgatitur për sfida ëshë një garancion  për pnjë perspektiv të vendit të cilan edhe në të ardhmen nuk do të jenë të lehta. Tani pas sfidës  së çlirimit të vendit na prêt sfida e shtetndërtimit  e cila nuk do të jetë e lehtë,por kjo mundë të arrihet me angazhimin e të gjithëve." tha Veseli.

Veseli çmoi lartë  faktin  në kalueshmërin e testit kombëtar  më një përqindje mbi 90 % e cila siç tha ai është një argument i punës dhe suksesit të këtij institucioni arsimor.

Gjatë kësaj vizite  Veseli mbajti edhe një ligjërat  për demokracinë para nxënësve të kësaj shkolle e cila u përcjell  me interesim por edhe me pyetje të shumta nga ana e nxënësve.

14339869_10208660202320798_1352624159_o 14339962_10208660202640806_283773538_o 14374686_10208660202960814_1911192785_o 14375415_10208660203080817_62011383_o 14374704_10208660281202770_2061604285_o

 

Sejdi Hoxha: Pakoja në banesën time ishte dhuratë

Posted: 15 Sep 2016 08:14 AM PDT

Sejdi Hoxha

Ai në adresën e tij në rrjetin social facebook ka thënë se në hyrje të banesës së tij ishte një dhuratë.

Postimi i plot i drejtorit Sejdi Hoxha në facebook:

Te nderuar Miq,

Ju informoi qe une dhe familja jemi shendosh dhe mire.

Kishim nje shqetesim per nje pako e cila u gjend para deres se baneses ku un jetoj me gruan dhe femijet , kjo pako doli te ishte nje dhurat nga kojshit tan te cilet kan sjell per lindjen e djalit.

Falenderoj perzemersisht Policine e Kosoves e cila beri intervenim te shpejt dhe profsional per ta verifikuar pakon.

Faleminderit te gjithve qe u solidarizuan me ne.

A po e favorizon me projekte sponsoruesin kryetari i Prishtinës?

Posted: 15 Sep 2016 08:14 AM PDT

Shpend Ahmeti

Kjo përbën shkelje të rëndë ligjore, shkruan portali prishtinaonline.info.

Kjo është marrëveshja e nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe N.T.N 'Tregtia' për projektin Kodrina në lagjen Mat.

Neni 2 i kësaj Marrëveshje përbënë shkelje ligjore, pasi që duke u bazuar në projektin ideor dhe ngastrat kadastrale komuna ka obliguar pronarët e parcelave që tokën e tyre t'ia japin në shfrytëzim kompanisë "Tregtia".

Me këtë rast është krijuar monopoli në këtë projekt, pasi ende pa i pasur pëlqimet kompania, ka nënshkruar marrëveshje më komunën. Komuna nuk mund të obligojë pronarët e tokave se kujt ia shesin apo ia japin në shfrytëzim. Po ashtu kompania "Tregtia" është zgjedhur në baza preferenciale personale, pasi që nuk ka pasur konkurs apo thirrje për aplikim duke marrë parasysh karakterin publiko-privat.

Kjo shkelje është edhe më e rëndë kur i shtohet fakti se kjo marrëveshje nuk ka kaluar nëpër Asamblenë Komunale, ashtu siç e parasheh ligji.

Këto favorizime dhe shumë favorizime të tjera janë bërë nga Komuna e Prishtinës pasi që kompania "Tregtia" nuk ka marrë pjesë në protestat e ndërtimtarëve dhe është një nga sponsorët e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan ky portal.

DOK..

DOKI

 

KEDS-i njofton për vendet që nuk do të kenë nesër rrymë

Posted: 15 Sep 2016 08:13 AM PDT

Mungesa e rrymës/foto ilustrim

Prishtinë

1.

Më datën 18.09.2016, në NS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nr:3 Komuna e re  (12000027)prej orës 09:30 deri në ora 10:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Arberia, Tregtia, Al Trade, Arberia Com, Dumnica Group, Ahmet Hyseni.

  • Dalja 10 kV Nr:5 Xhemajl Ibishi (12000001)prej orës 10:00 deri në ora 10:30

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Xh.Ibishi, Ministria e shëndetësisë, Dragodan (nje pjese)

  • Dalja 10 kV Nr:6 Iliria (12000002)prej orës 10:30 deri në ora 11:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Aktashi, qendra (nje pjese)

  • Dalja 10 kV Nr:8 Stacioni i policise (12000003)prej orës 11:00 deri në ora 11:30

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Stacioni i Poilicisë, qendra (nje pjese), sheshi Zahir Pajaziti, Toskana, pjesa lindore e Stadionit te Prishtines.

  • Dalja 10 kV Nr:12 Arta (12000006)prej orës 11:30 deri në ora 12:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Lakrishte, Banesat e tjerrtores, Dardania, kazermat.

  • Dalja 10 kV Nr:13 Drini i bardhe (12000007)prej orës 12:00 deri në ora 12:30

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Pjesa afer shkolles Sh.Gjeqovi, te Fazita, prapa Rilindjes.

Arsyeja e shkyçjes: Revizion vjetor, shqyrtim i mbrojtjeve rele.

2.

Më datë  16.09.2016,  në NS 110/10 kV  Prishtina 5  do të shkyçet

  • Dalja 10 kV J5 Bardhoshi (13000001) nga  ora 12:00  deri në ora  16:00

Gjatë  kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bardhosh, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban.

  • Dalja 10 kV J6 Rezervart e Kforit(13000002)    ora 16:00  deri ne ora  20:00

Gjatë  kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Bardhosh, Bërnicë e Ultë,

Arsyeja e shkyçjes: Revizion i Lp-it.

3.

Më datë 16.09.2016 në TS 35/10 kV Badovci do të ketë shkyçet :

  • Dalja 10 kV Mramori (10014001)prej orës  12:00 deri në orën  16:00  .

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Mramor, Slivovë, Brusë, Busi, Zllashë, Viti e Marevcit,Marec.

Arsyeja e shkyçjes : Revizion i Lp-it.

4.

Më datë 16.09.2016 , ne NS 220/35/10 kV Podujevë do te shkyçet:

  • Dalja 10 kV Fshatrat 2 (14000010), prej orës 12:00 deri ne ora 16:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Podujeve pjesërisht, Sibofc, Lluzhan, Penuh, Lupc i eperm, Lluga,  Majac dhe Popove.

  • Dalja 10 kV Llausha (14000013), prej orës prej  08:00 deri ne ora 12:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Marincë

5.

Më datë 16.09.2016   në  TS 35/10 kV Koliqi do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Sharbani  nga ora  08:00 deri ne ora 12:00

Gjatë kësaje kohe pa energji do të mbesinë : Sharban , Halabak , Dyz , Tërnavë , Vanovc , Bellopojë .

Arsyeja : Revizion i Lp-it.

6.

Më datë 16.09.2016, ne NS 35/10 kV Drenas do te shkyçet:

  • Dalja 10 kV Shtrubullova(16021004) prej ores 16:00 deri ne ora 20:00

Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Shtrubullovë, , Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc, Obri

  • Dalja 10 kV Drenasi 3 (16021003) prej orës 12:00 deri ne ora 16:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Qendra Zejtare, qyteti.

Arsyeja : Revizion i LP-ve.

7.

Më datë 16.09.2016  në NS 110/35/10 kV Palaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Palaj (1802400) prej orës 16:00  deri në orën  20:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet  pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: pjesën prej Rrethi qendrën e Qytetit deri te rruga për Mazgit.

Arsyeja : Revizionimi i largëpërcuesve.

Ferizaji

1.

Më datë  18.09.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Konjuhi  nga ora   09:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Konjuhi , një piesë e Lipjanit , Banulla (një pjesë) , Shkolla Mehmet Akif , Konsumatorët Komercial .

Arsyeja e shkyqjes: Dislokim i linjes 10 kV  i cili e furnizon fabriken Inter Still.

2.

Më datën 16.09.2016  në TS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Voskopoja ( 40043001)nga ora 16:00 deri ne ora 20:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Voskopoja, Trimori, Nikaj, Vishaj, Provoli;Bicaj.

Arsyeja e shkyqjes: Revizion

3.

Më datë 16.09.2016 në  TS 110/35/10 kV Lipjan  do të shkyçët :

  • Dalja 10 kV Kraishta(41000002)nga ora 16:00 deri ne ora 20:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Rufci , Ribari i vogel , Ribari i madh , Hallaqi i vogel , Hallaqi i madh , Bregu i zi , Zllakuqani , Bujani , Godanci i eperm , Varigovci dhe Kraishta.

4.

Më datë  16.09.2016 ne  NS 35/10 kV Magure (Vrellë)  do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Drenica (41048001) nga ora   11:00 – 11:30

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Miren, Leletiq, Bainc, Shale, Krojmire, Pjetershtice, Duge, Karaqicë.

Arsyeja:Revizion i LP-it.

5.

Më datë   16.09.2016  në TS  35/10KV Ferizaj III  do të shkyçet:

  • Dalja 10KV Doganaj prej orës 09.30 deri në ora 16.00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshatrat:-Doganaj,Zaskok.Dubrav,Pleshin Ulët& Pleshin e Epërme

Shkyçja bëhet me qëllim të ndrrimit të shtyllave dhe  pastrimit të traseve të LP 10 kV.

Prizren

1.

Më datë   16.09.2016  në NS 35/10 kV Pirana do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Komuna Mamushe (30034005) prej orës 12:00 deri 16:00

Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Mamushe,Medvec, Zojz, Serbice e ulet.

2.

Me datë 16.09.2016  në TS 35/10 kV Therandë do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Reshtani (32039006)  prej ores 16:00 deri në ora  20:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Therandë Lagjja e Bajraktarëve , Rreshtani , Rr. Reshtani , Reshtani 1 , Reshtani Sharra , Skenderbru , Therandë Varrezat 11 , Therande Kallderma 12  .

Shkaqet e shkyqjes: Revizion i LP-ve.

3.

Me datë 17.09.2016   në NS 35/10 kV  Dragashi do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Bellobradi (30036008)   prej orës 13:00 deri në orën 16.00

Pa energji do te mbesin vendbanimet: Restelice, Kukajan , Libevisht,Mlikë, Orqushe , Zlipotok, Krushevë, Glloboqice

Shkyçja do te behet me qëllim te punimeve ne projektin "Zgjerimi dhe Perforcimi I Rrjetit 2015", LOT 4 Prizren per arsye te energjinizimit TSSH 400kVA te ri.

Aktakuzë për terrorizëm kundër 5 imamëve dhe hoxhallarëve, s’ka fakte për Shefqet Krasniqin

Posted: 15 Sep 2016 08:13 AM PDT

Sipas aktakuzës të pandehurit: Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

Kurse të pandehurit Enes Goga dhe Mazllom Mazllomi po ashtu, sipas aktakuzës, kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë.

Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve.

Por, Prokuoria nuk ka gjetur prova për Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. /Lajmi.net/

Alarm i rrejshëm, nuk ka bombë në lagjen “Arbëria” (Foto)

Posted: 15 Sep 2016 07:13 AM PDT

(I plotësuar) -Zyrtarja rajonale për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti për lajmi. net tha se ata kanë pranuar informatën për një mjet të dyshuar por ka dal që të jetë alarm i rrejshëm.

—————

Bomba në lagjen "Arbëria" është vendosur në banesën e drejtorit të Postës?!

Në lagjen "Arbëria" të kryeqytet është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Dyshohet për mjet shpërthyes në lagjen "Arbëria", afër objektit të Komunës

Lajmin për dyshim të mjetit shpërthyes në këtë lagje për lajmi.net e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

"Ne kemi marrë një njoftim për një mjetë shpërthyes në këtë pjesë. Andaj jemi të obliguar që ta bllokojmë rrugën deri sa të vinë ekipet e demolimit nw vendin e ngjarjes", tha Flora Ahmeti për lajmi.net.

Çfarë po ndodh në lagjën Arbëria, policia bllokon rrugën afër Komunës (Foto)

SBASHK-u paralajmëron protesta

Posted: 15 Sep 2016 07:13 AM PDT

SBASHK-u

Kryetari Rrahman Jasharaj tha se nëse tri pagat suplementare dhe shujta nuk paguhet rastet do të dërgohen në Gjykatë.
Sa i përket testit për mësimdhënës SBASHK ka marrë premtime nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami testi nuk do të mbahet nëse ai është kundërshtuar nga mësimdhënësit.

Sipas raporteve të veta, shumica e mësimdhënësve e kundërshtojnë testin.

Related Posts :