Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa katekizëm në  “Shën Pjetër”” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa katekizëm në  “Shën Pjetër”” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa katekizëm në  “Shën Pjetër”

Posted: 03 Sep 2016 02:34 AM PDT

papa_5-640x360Një ditë përpara ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në sheshin "Shën Pjetër",  në Vatikan Vatikan, Papa Françesku  po bën katekizëm. Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë lëshoi mesazhe të forta, ndërsa shtoi se 'nëse nuk ka dashuri, nuk ka asgjë'. "Eshte nder të shpallim të shenjtë Nënë Terezën. Ta imitojmë për të dhënë gëzim e shpresë. Dashuria për Zotin shihet e preket. Krishti vdiq për ne, kjo është dashuri. Krishti na ka dashur dhe sakrifikoi për ne. Asgjë e askush nuk na ndan nga dashuria për Zotin", tha Ati i Shenjtë.

Dita e Shenjtores shqiptare
Papa Françesku firmosi dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezes më 15 mars, ceremoni që do të mbahet nesër në bazilikën e "Shën Pjetrit" në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Viti Jubilar të Mëshirës në Vatikan.

Dita e nesërme do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francesko ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjendje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.

Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të "E lume" e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator.

3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

GJUHA E KOMUNIKIMIT E SHQIPTARËVE TË PARTIZUAR

Posted: 03 Sep 2016 01:49 AM PDT

Nga Jakup Krasniqi
Jakup KrasniqiKa kohë që përpiqem të vështroj gjuhën e komunikimit, në mënyrë të veçantë, gjuhën parlamentare të zgjedhurve të popullit, të atyre që e përfaqësojnë pozitën si dhe të atyre që përfaqësojnë opozitën. Në shikim të parë, kur njeriu dëgjon debatet në mes të pozitës dhe të opozitës shqiptare, e krijon përshtypjen se është duke dëgjuar përfaqësues të dy kombeve, të armiqësuar ndër dekada dhe që nuk synojnë ta gjejnë as edhe një fije interesi që i bashkon! Vërtet, një armiqësim i tillë, jo vetëm që nuk i duhet kombit brenda tij, një kombi që synon progresin, zhvillimin, mirëqenien kombëtare e shtetndërtimin për sigurinë kombëtare, por kjo gjuhë është shumë e dëmshme edhe po qe se përdoret edhe në mes kombeve fqinje, që edhe mund të kenë pasur mes tyre shekuj armiqësie. Gjuha, në rend të parë është mjet komunikimi e mirëkuptimi në mes të njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë, por që gjithherë, në të gjitha kohërat historike ka qenë nevoja, që nga krijimi i gjuhëve që njerëzit (përfaqësuesit e popujve të ndryshëm), të gjejnë gjuhën e përbashkët të komunikimit, të marrëveshjeve e të mirëbesimit. Deri sot, cilitdo popull a komb që i është dashur progresi shoqëror e ekonomik, asnjëherë nuk iu ka mjaftuar vetvetja e më se paku në kohën e globalizmit.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të merrem me historinë e komunikimit në mes kombeve të ndryshme të botës, por të shkruaj për kulturën e komunikimit të folësve të gjuhës shqipe në institucionet e shteteve shqiptare, përfshirë dhe institucionin më të lartë përfaqësues, siç janë Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, si dhe komunikimi jashtë parlamenteve tona, në mes të përfaqësuesve të pozitës e të opozitës, kudo ku ajo shfaqet. Kjo formë e komunikimit që e dëgjojmë dhe e shohim përditë në medie të ndryshme të shkruara (shtypura) e elektronike, ekrane televizive, etj. nuk prodhon as kulturë e as progres, prodhon armiqësi e shkatërrim, prapambetje e mjerim!

Si shkas për t'u marrë me ketë çështje, është deklarata e një përfaqësueseje të pozitës për një parti opozitare. Deputetja i thoshte një partie opozitare se ishin "fundërrina"! Term tepër i përgjithësuar! Nëse një parti opozitare mund të cilësohej si "fundërrinë", cili ishte dallimi i partisë së saj nga "fundërrinat" e një gjuhe e të një gjaku, të një kulture e të një vendi? Shikuar realisht, kjo nuk është ndonjë risi në komunikimin tonë të përditshëm, madje jo vetëm në mes pozitës e opozitës! Pa asnjë dyshim, kjo nuk është as gjuha më e ashpër që kemi dëgjuar e dëgjojmë, por është e ashpër në kontekstin që është thënë. Kjo gjuhë komunikimi, që dëgjohet shpesh në kuvendet shqiptare, behet e papranueshme dhe e padurueshme për faktin se nuk i ndihmon daljes së duhur nga gjendja që po rrezikojmë të futemi. Populli e ka një urti, e cila thotë: "Sipas vendit kuvendi". Tek ne, jo vetëm tani, por sidomos tani, nuk është as koha, as vendi e as kuvendi, për komunikime që nuk i ndihmojnë zgjidhjes që e kërkon interesi i kombit dhe i vendeve tona, vende që kanë shumë probleme serioze me ligjin, progresin e zhvillimin.

Me këtë që thashë, nuk kam ndërmend që t'i mbys idetë e kundërta e as dialektikën e të kundërtave, se pa ide të kundërta e kundërshti, bota nuk do të ishte zhvilluar në këtë nivel, por edhe idetë e kundërta me kundërshtitë e tjera dialektike, mund të thuhen dhe duhet të thuhen me kulturë, edukatë e fjalë të zgjedhura, që thonë shumë e nuk shkaktojnë lëndime tek ata që u adresohen e as tek ata që i dëgjojnë. Secila gjuhë në fjalorin e saj ka fjalët e ashpra, por i ka edhe fjalët që e zëvendësojnë edhe ashpërsinë dhe e intelektualizojnë gjuhën e përdoruesit. Gjuha e ashpër, që thuhet në rrugë në gjendje afekti, prodhon grushte e ne përditë po dëgjojmë se po shkrepen dhe plumba, po humbasin jetë të shtrenjta të të rinjve tanë. Secili nga ne, që i dëgjon lajmet e përditshme, dëgjon jo pak lajme nga kronikat e zeza dhe ato kronika e kanë një bazë, gjuhën jonormale të komunikimit ose shprehjet e pakontrolluara të thëna në afekt. Prandaj, është më se e domosdoshme që politika e jonë të ndahet njëherë e mirë nga gjuha e rrugës. Zakonisht gjuha e rrugës hynë në institucione kur njerëzit humbasin arsyen, apo iu mungojnë argumentet. Forca kurrë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë argument. Në politikë, aty ku do të ishin të urtit e popullit, argumenti është forcë!

Duke përfunduar, dua të them se gjuha e "të urtëve" të kombit, e përdorur në Tempujt e Demokracisë që 25 vjet në Shqipëri e Maqedoni dhe 15 vjet në Kosovë, nuk arritën t'i konsolidojnë shtetet, sistemet e drejtësisë e të sigurisë, zhvillimin ekonomik e perspektivën për punë e jetë të dinjitetshme, arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti si dhe shëndetësinë publike, ambientin dhe planifikimin hapësinor, mediet profesionale dhe komunikimin publik. Përkundrazi, degjeneruan gjithçka: gjuhën shqipe e komunikimin masiv, kulturën e traditat e bukura kombëtare, mirësjelljen e mirëkuptimin ndërnjerëzor. Mikpritjen dhe besën shqiptare i kthyen në armiqësi e pabesi, çdo interes kombëtar e kthyen në babëzi personale! Përderisa kombit shqiptar perspektivë të vetme ia lanë ikjen nga Atdheu! E çka t'iu themi të gjitha këtyre gjërave të bëra kaq mbrapsht?

Kjo gjeneratë politikanësh që kombin e solli në ketë gjendje të pa perspektivë e me shpresa të thyera, nuk mundet dot ta kalojë vetveten! Duhet një gjeneratë e re politikanësh, që idealet e përmbysura të kombit t'i kthejë për së mbari! Ky ndryshim mund të bëhet vetëm përmes një mobilizimi të jashtëzakonshëm të potencialit të madh intelektual dhe profesional që ka Kosova e që fatkeqësisht kanë mbetur të margjinalizuar nga bartësit mediokër të institucioneve shtetërore dhe partiake.

Kam shpresa të mëdha se demokracia do të ngadhënjej mbi të gjitha format e diktatit dhe nënshtrimit. Rruga e lirisë së plotë nuk ndalet!
3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Zgjedhjet në Dibër, kandidati i së majtës takime në Kishavec, Limjan, Kander

Posted: 03 Sep 2016 01:45 AM PDT

Takimet-LARGEAKandidati i së majtës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në fshatrat Kishavec, Limjan e Kander të njësisë administrative Kastriot.

Në Kishavec, kandidati Rama premtoi korrektësi në ndarjen e ndihmës ekonomike nga bashkia duke shmangur problematikat e diferencimet mes qytetarëve.

"Ndihma ekonomike do të shkojë aty ku të ketë nevojë. Këtë e them me bindje të plotë se me të marrë bashkinë, ndihma do ti shkojë vetëm atij që i takon", u shpreh Rama.

Rama u ndal edhe në një takim me veteran të qytetit ku premtoi rikonstruksionin e varrezave të dëshmorëve dhe rrugës që lidh ato me qytetin.

"Me fitoren e Bashkisë do të mund të bëjmë realitet projektin për sistemimin e hapësirës së varrezave të dëshmorëve. Siç e keni parë, rruga e Pollozhanit është bërë me asfalt dhe kjo është një lehtësi më shumë për ju që të shkoni e të vizitoni varrezat", theksoi kandidati Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Limjan, Rama u angazhua për investime në rrjetin rrugor që konsiderohet ndër problemet më të mëdha për këta banorë.

"E di që problem më i madh këtu është rruga. Do ta fusim në projektet e bashkisë së ardhshme për bërjen e kësaj rruge me standarde", deklaroi kandidati Rama.

Kandidati i së majtës mbylli ditën me takime në fshatin Kander ku prezantoi para banorëve programin elektoral.
3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, shqiptari fshehu në airbag, kokainën me vlerë 1 milion euro

Posted: 03 Sep 2016 01:33 AM PDT

questura-cocaina-6-kg20160902questura00031Një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Peruxhias për  akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike, e llojit kokainë. Mediat fqinje shkruajnë se i riu kishte fshehur airbag-un, e makinës e tij tip 'Fiat 500",  6, 5 kg kokainë e cilësi mjaft të lartë. Shitja e saj, do t'i sillte një përfitim prej 1 milion euro.

27 vjecari shqiptar u ndalua unë superstradën E25 të Peruxhias ndërsa udhëtonte nga veriu i Italisë. Kanë qenë disa manovra të çuditshme rrugore, të kryera nga korrieri shqiptar i drogës, të cilat kanë shtyrë policinë italiane të ndalojnë automjetin.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, thuhet se është me dokumente të rregullta dhe prej disa vitesh ishte rezident në një qytet në veri të Italisë. Në momentet e ndalimit, ai nuk  nuk ka ditur të shpjegojë policisë  arsyet e udhëtimit të tij në qytetin e Peruxhias.

Nga analizat e kryera nga Policia shkencore italiane u vërtetua se kokaina ishte e pastër 90% , e vulosur në markën TX dhe do të vlente për të konfeksionuar 26 mijë doza.
3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nishani, mesazh ngushëllues për familjarët e efektivit të vrarë

Posted: 03 Sep 2016 01:23 AM PDT

presidenti-nishaniPresidenti Nishani shprehu sot ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra. Në mesazhin e tij, Nishani tha se në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.
"Të dashur anëtarë të familjes Kodra!
Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, të një efektivi me eksperiencë të FNSH-së së Shkodrës është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t'ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike dhe të pazëvendësueshme të bashkëshortit e babait tuaj të dashur Ardianit, duke ju siguruar njëkohësisht se gjendem pranë jush shpirtërisht në këto çaste të trishtuara.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit. U prehtë në paqe shpirti i tij!
Bujar Nishani", shprehet Presidenti.

3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e efektivit të FNSH-se, pezullohet nga detyra drejtori i policisë së Lezhës

Posted: 03 Sep 2016 01:16 AM PDT

Banesa 3Vendimi është marrë nga drejtori i policisë së Shtetit Haki Çako dy ditë më parë me motivacionin "menaxhim të dobët të situatave" në këtë qark.

Pezullimi i tij nga detyra, dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra, ndonëse Policia e Shtetit nuk e pohon një gjë të tillë.
3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, vrasja e efektivit të FNSH-së, hetuesit kthehen në Torovicë

Posted: 03 Sep 2016 01:11 AM PDT

Vendi i ngjarjesEkspertë të policisë dhe prokurorisë janë rikthyer mëngjesin e sotëm në Torovicë të Lezhës, bendin ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, nga një person që konsiderohet si me probleme të shëndetit mendor.

50-vjeçari Ardian Kodra humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit  nga shtetasi  David Qosja, i cili prej disa orësh qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët. Këta të fundit njoftuan policinë dhe forca të shumta shkuan në banesën e Qoses për ta neutralizuar. Pavarësisht kësaj, ai nuk u dorëzua por nisi të qëllonte me armë në drejtim të policisë, duke lënë të vdekur efektivin Ardian Kodra në krye të detyrës.

Autori i krimit u arrestua pas gati 5 orë shkëmbim zjarri me policinë, e cila kishte rrethuar banesën, ndërsa ai i vuri flakën dhe banesës. Ekspertët e hetimit do të mbledhin prova për të vërtetuar kronologjinë e ngjarjes së 2 shtatorit 2016, për të parë nëse masat e marra nga ana e drejtuesve të policisë ishin korrekte, apo ka pasur gabime gjatë operacionit.

3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-3 shtator 2016

Posted: 03 Sep 2016 01:02 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Sateliti ynë  nuk është në harmoni me shenjtën tuaj të zjarrit, duke nisur nga sot. Nuk do të dini që të vendosni se kush janë njerëzit e vërtetë që doni të keni përkrah, edhe nëse ëndërroni të njihni persona të rinj. Megjithatë  nëse ka konflikte, ju nuk do të ndjeni dhembje. Shumë shpejt do të keni një transformim pozitiv në qiellin tuaj astronomik.

Demi

Në momentet që i dedikoheni një personi seksual, do të jeni objekt kënqaësie. Për shenjën tuaj të tokës, ylli i natës do të ju kallojë në shtëpinë e jetës së përditëshme, duke nisur që nga kjo e shtunë. Përsa i përket cështjeve të së shtunës, do të jeni të gatshëm të përballeni me cdo lloj gjëje që do të jetë për të mirën tuaj.

Binjakët

Duhet te evitoni ne maksimum shoqërinë me njerëz që nuk ju pëlqejnë. Ata përçojnë një energji negative qe mund t'ju afektojë.

Gaforrja

Për ju eksponentë të Gaforres, ka një aspekt të komplikuar të Hënës, duk nisur nga kjo fundjavë e parë e muajit. Prisni që të njihni persona ë nuk i keni parë kurrë, por nuk do të arrini të kuptoni që njerëzit ëndërrojnë të kenë jetën tuaj.

Luani

Me inteligjencën tuaj, do të jeni të aftë të kënaqni një personazh që është i prirur për njohuritë e tuaja, por që është edhe shumë tërheqës.  Hëna është në harmoni me ju Luanët, duke nisur nga dita e parë e fundjavës. Ata që ju rrethojnë do të ju shfaqin shumë dashuri në të gjitha aspektet.

Virgjëresha

Për sa i përket ditës së parë të fundjavës, për ju të Virgjëreshës, Hëna prezantohet në shtëpinë e parave. Mos lejoni që inercia të ju bëjë të pamundur që të përfitoni nga një shansi mirë që po ju paraqitet. Në sferën e parave, merr jetë ideja e mundësisë për të realizuar projekte të reja, sidomos nëse nuk bëni ju gjithçka.
Peshorja

Ju do të përjetoni një lidhje të bukur, duke nisur që nga sot. Mund të verifikoni mundësitë nëse për të lindur diçka e pazakontë, në të gjithë sektorët e jetës, veçanërisht ato që lidhen me dashurinë. Përse nuk rrezikoni për të përfituar plotësisht nga ajo që ndodh në këtë hark kohor. Mos prisni, por veproni!

Akrepi

Sot nuk do ta kuptoni se çfarë po kërkon një miku juaj nga ju. Do të keqkuptoni një situatë të caktuar dhe më pas do të pendoheni.

Shigjetari

Dita do të nisë në mënyrë shumë të ngadaltë. Ndaj gjeni ekuilibrin. Nëse këtë të fundit nuk e gjeni te dikush që po e njihni tani mundohuni ta ndihmoni edhe atë në këtë drejtim.

Bricjapi

Do të keni shansin të gëzoni familjarët tuaj me një lajm shumë të bukur. Falënderimet ju takojnë edhe atyre për gjithçka do t'ju ndodhë sot. Nga ana profesionale do të rivini në lojë diçka të ndaluar në kohë.

Ujori

Planet tuaja për të ardhmen do të jenë shumë ambicioze dhe sigurisht do të gjeni mënyrën për të qenë më prezentë. Po impenjoheni shumë dhe kjo është e vlerësueshme. Mos humbni diçka për të besuar në të.

Peshqit

Nuk ka asgjë të keqe që të merrni vendime të ndryshme nga ato që keni marrë deri më tani. Duhet të reflektoni më shumë. Ndërkohë për dikë që nuk ka respekt për veten nuk duhet të keni as ju.

Itali, sërish lëkundje tërmeti; tronditje në Peruxha

Posted: 03 Sep 2016 12:38 AM PDT

Harta.gif-largeANjë lëkundje sizmike prej 4.3 ballë është regjistruar në orën 3:34 të mëngjesit të sotëm në provincën e Peruxhës, në Itali, me epiqendër të lokalizuar në 11 km thellësi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave tërmeti është ndjerë kryesisht në zonën e Norças, ku shumë persona kanë dalë nga shtëpitë në rrugë nga frika.

Kryetari i bashkisë së këtij lokaliteti, Nicola Alemano ka saktësuar se ka patur shembje të vogla në muret antike të qytezës dhe në vende të tjera të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme.

Gjithsesi, pritet që autoritetet italiane të kryejnë një seri verifikimesh më vonë gjatë ditës.

3 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)/ Top Channel

Tahiri vizitë në familjen e efektivit të vrarë

Posted: 02 Sep 2016 02:17 PM PDT

Saimir TahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e efektivit të vrarë sot në Lezhë. Tahiri i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e madhe.

Ministri theksoi se vdekja e efektivit është një humbje për policinë.

Tahri deklaroi se do të bëhet gjitçka për një Shqipëri të drejtë, duke shtuar se policia përballet çdo ditë me krimin. Ndër të tjera ministri pohoi se do të kërkojë rritjen e pagave për efektivët.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :