Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shërimi i vetëdijes: Ritual i mëngjesit dhe i mbrëmjes që do t’ju mbushë me energji” plus 2 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Shërimi i vetëdijes: Ritual i mëngjesit dhe i mbrëmjes që do t’ju mbushë me energji” plus 2 more Telegrafi Te Tjera


Shërimi i vetëdijes: Ritual i mëngjesit dhe i mbrëmjes që do t’ju mbushë me energji

Posted: 26 Sep 2016 01:20 PM PDT

Vetëdija për trupin tënd, organet dhe gjymtyrët, zgjojnë valë të energjisë shëruese. Rituali të cilin e rekomandon mësuesi shpirtëror Eckhart Tolle, zgjat vetëm disa minuta!

Rituali i shërimit të vetëdijes të cilin e përshkruan mësuesi shpirtëror, Eckhart Tolle, praktikohet në mëngjes menjëherë pas zgjimit dhe në mbrëmje, para gjumi, ndërkaq do t'ju mbushë vetëdijen dhe trupin me energji dhe do t'i shërojë bllokadat energjike.

Praktikohet shumë thjeshtë, më së miri në errësirë apo në lokal me dritë të dobët, tarnsmeton Telegrafi.

Shtrijuni në shpinë, me trup të relaksuar, lini që shputat lehtë të bien në anën e majtë dhe të djathtë. Shuplakat ktheni në drejtim të tavanit, ndani pak duart nga trupi.

, Image: 4845767, License: Royalty-free, Restrictions: , Model Release: yes, Credit line: Profimedia, Glow Images RF

Zgjidhni pjesë pas pjese të trupit në të cilën do të orientoni kujdesin tuaj: filloni nga koka, nëpërmjet koshit të kraharorit, supeve, stomakut dhe përfundoni me duar dhe këmbë.

Ndieni energjinë në ato pjesë të trupit sa më intensivisht që mundeni. Përqendrojeni vëmendjen në secilën pjesë rreth 15 sekondash.

Përsëriteni ritualin disa herë, tani nga shputat në drejtim të kokës, dhe me procedurën e kundërt. Ritualin përfundoni me vetëdijen mbi tërësinë e trupit tuaj, si fushë e veçantë energjike. Mbajeni atë ndjenjë disa minuta.

Ndiqni ndjenjën e vetëdijes, të pranishme në çdo qelisë të trupit. Mos u brengosni nëse mendja herë pas here ju bredh herë andej herë këndej dhe humbni përqendrimin e vëmendjes. Vetëm ndieni çastin kur mendimet ju bredhin dhe kthejeni vetëdijen në trup. /Telegrafi/

The post Shërimi i vetëdijes: Ritual i mëngjesit dhe i mbrëmjes që do t'ju mbushë me energji appeared first on Telegrafi.

Përse femrat nuk duhet të punojnë gjatë ciklit?

Posted: 26 Sep 2016 06:27 AM PDT

Çdo muaj, shumë femra u drejtohen ilaçeve qetësuese dhe shisheve me ujë të ngrohtë për të lehtësuar dhimbjen e ciklit menstrual.

Por një studim i ri ka treguar se, shumica prej tyre kanë dhimbje cikli aq të forta sa ndikojnë në aftësinë e tyre për të punuar.

Në një sondazh të realizuar nga BBC Radio 5 live, rezultoi se më shumë se gjysma e femrave e kanë thuajse të pamundur që të jenë produktive në punë dhe në shumicën e rasteve ato marrin leje nga eprorët.

Për këtë arsye ekspertët këshillojnë punëdhënësit që t'i japin punonjësve të tyre ditë pushimi gjatë kësaj periudhe. /Kp

The post Përse femrat nuk duhet të punojnë gjatë ciklit? appeared first on Telegrafi.

Përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni alkoolin për t’ju marrë gjumi?

Posted: 26 Sep 2016 01:36 AM PDT

Një gotë verë para gjumit mund t'ju bëjë të ndjeheni më të përgjumur, por kur është fjala për kualitetin e gjumit, mos u mbështetni në të.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes përgjumësisë që vjen nga konsumimi i alkoolit dhe gjumit aktual qysh nga vitet 1930'ta, transmeton Telegrafi.

"Nëse pini alkool para se të flini, kjo do t'ju bëjë të flini më shpejt dhe të bini në gjumë më të thellë, por pastaj trupi fillon ta metabolizojë alkoolin, e kjo nuk është gjë e mirë", thotë Thomas Roth.

"Pra, gjumi juaj do të ndërpritet në mënyrë të tmerrshme", ka shtuar ai.

Kjo ndikon edhe në përditshmëri sepse, siç tregon një studim i vitit 1991, të rriturit që kishin konsumuar alkool para shtrati – qoftë edhe një sasi shumë të vogël – kishin pasur më shumë vështirësi t'i kryejnë detyrat ditën e ardhshme.

Alkooli mund të jetë i mahnitshëm kur është fjala për të dalë me shoqëri dhe për t'u socializuar, por është ilaç i keq kur përdoret për gjumë. /Telegrafi/

The post Përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni alkoolin për t'ju marrë gjumi? appeared first on Telegrafi.

Related Posts :