Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shkarkohet nga detyra kryeregjistruesi i Beratit” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Shkarkohet nga detyra kryeregjistruesi i Beratit” plus 9 more - Gazeta Dita


Shkarkohet nga detyra kryeregjistruesi i Beratit

Posted: 20 Sep 2016 02:00 AM PDT

Arben Baxhia, kryetari i ZRPP-së Berat është shkarkuar nga detyra për shpërdorim detyre pas kallëzimit penal ndaj tij dhe disa punonjësve të tjerë nga Kontrolli i Lartë të Shtetit. Shkarkimi është bërë nga Ministria e Drejtësisë pas raportit të KLSH të datës  9 shtator 2016 ku thuhet:

"Kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së tokës në pronësi."

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 189/1,  datë 12.02.2016,  ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Berat, për periudhën 01.01.2013- 31.12.2015. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 70, datë 29.06.2016, të cilat janë përcjellë në subjekt me shkresën nr. 189/7, datë 30.06.2016.

Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

1. Në 15 raste janë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe, bazuar në Aktin e Marrjes së Tokës në përdorim,  që nuk përbëjnë titull pronësie, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a dhe pika 5 neni 45, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme" dhe UKM nr. 2, datë 13.06.2013 "Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)".

2. Në 20 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si pjesëtim pasurie, bashkim pasurie, pa patur dokumentacionin ligjor për regjistrimin e pasurive.

3. Në 27 raste janë regjistruar pasuri të cilat nuk janë përfituar me Ligjin nr. 7501, datë 17.09.1991 "Për tokën", veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", germa ç pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 "Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)".

4. Në 5 raste janë regjistruar më tepër 9756 m2 ullishte se AMTP, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme" dhe pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 "Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)".

5. Në 21 raste janë regjistruar pasuritë  me mangësi në dokumentacion si mungesa e vulave, nënshkrimeve nga Kryetari i Komisionit të Tokës në fshat, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme" dhe pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 "Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)".

6. Në 1 rast është bërë pa patur akt pronësie, regjistrimi i pasurisë truall me sipërfaqe 951 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 180 m2, veprim në papajtueshmëri me nenin 24/a, Ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994"Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", i ndryshuar.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për Regjistruesin e ZVRPP-së A.B., dy ish regjistruesit A.M. dhe F.P., për 7 ish-specialistë: A.ZH. ish-specialist i Regjistrimit Fillestar, R.A. ish-Përgjegjës i Regjistrimit dhe Hartografisë, O.G. ish-hartograf, A.M. Ish-Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit Fillestar, S.S. e J.D. ish-hartograf e L.E. ish-Specialist i Regjistrimit Fillestar si dhe për 5 specialistë Sh.D. hartograf, F. Rr. Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit e Hartografisë, Z.C. e E.Ç. juristë, dhe A.Gj. juriste (apo dhe persona të tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve), për konsumim e figurës së veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", neni 248 i Kodit Penal.

Firmoset faza e pestë e financimeve nga IADSA, deri në 400 mijë euro për bashkitë

Posted: 20 Sep 2016 01:57 AM PDT

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo shpallin çeljen e thirrjes se pestë për projekte me financim të IADSA, programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit.

Bashkitë pritet të përfitojnë për projekte financime me vlera nga 200 deri në 400 mijë euro.

Nga 2013 deri më tani, programi italo-shqiptar, ka financuar më shumë se 42 projekte ‎me një vlerë totale rreth 15 milionë euro, nga të cilat kanë përfituar rreth 28 bashki në të gjithë vendin.

Mësohet se afati i aplikimeve për projekte të bashkive në vend është deri më 21 nëntor 2016.

Dokumenti i paktit PS-LSI për kamerat e Sigurisë

Posted: 20 Sep 2016 01:56 AM PDT

Ligji për kamerat e sigurisë, ose siç njihet në gjuhën parlamentare "Për masat shtesë të sigurisë publike", pritet të miratohet më në fund këtë të enjte. Shqiptarja.com siguron draftin e dakordësuar PS-LSI pas 5 muajsh bllokim.

Projektligji ishte i bllokuar për shkak të dekretit refuzues të Presidentit të Republikës si dhe të mos dakordësisë së LSI-së që prej prillit. Prej 5 muajsh ky projektligj nuk u votua në Kuvend dhe as dekreti i Presidentit nuk i rrëzua, sepse LSI kundërshtonte cenimin e privatësisë si dhe kostot që do të duhet të përballonte çdo subjekt privat i detyruar të vendosë kamera në ambiente ku grumbullohen më shumë se 50 njerëz.

Në këto kushte, kryeministri Rama ngarkoi Ministrin e Brendshëm  dhe deputetin Piro Lutaj për të negociuar me Kreun e Komisionit të Sigurisë të LSI-së, Spartak Braho dhe deputetin Petrit Vasili për të dakordërduar draftin.

Shqiptarja.com ka siguruar draftin e dakordërsuar, të cilit i janë bërë ndërhyrje në 8 nene. Qysh në nenin 1, që është qëllimi i ligjit, është shtuar shprehja se synohet "zbulimi, parandalimi dhe goditja e çdo veprimtarie kriminale".

Neni 4 ka ndryshuar në pikën duke përbërë dhe ndryshimin themelor.  Kategoritë e subjekteve, që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie tashmë do të caktohen rast pas rasti, sipas analizës së vlerësimit të rriskut që do ta bëjë Policia e Shtetit. Ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, nuk do të detyrohen të vendosin kamera subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 deri 06:00 (që mund të jenë lokalet e natës) si dhe subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë.

Ndryshimet e bëra në nenin 5 shtojnë për herë të parë parashikimin që të dhënat e grumbulluara nga këto kamera publike, të mos keqpërdoren. "Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike në bashkëpunim me Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcaktojnë me udhëzim të përbashkët ngritjen dhe funksionimin e një regjistri si bazë të dhënash qendrore apo vendore në të cilin regjistrohen subjektet që sipas këtij ligji marrin masa shtesë të sigurisë publike. Policia e Shtetit identifikon të gjitha subjektet që disponojnë dhe administrojnë sisteme të sigurisë, si kamera për regjistrim të pamjeve filmike,CCTV me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj apo përdorin pajisje elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.), me qëllim njoftimin dhe regjistrimin e tyre në regjistrin e të dhënave të ngritur sipas pikës 2 të këtij neni",-thuhet në draftin e dakordësuar.

Ndryshimet e tjera janë të karakterit teknik. Sot këto ndryshime miratohen në Komisionin e Sigurisë. Ditën e nesërme do të rrëzohet dekreti i Presidentit të Republikës, dhe njëkohësisht do të votohet projektligji i ndryshuar, i cili po ashtu do të shkojë përsëri për dekretim tek Nishani.

Rama: Fshati jo lëmoshë, një fermer baraz me një biznes

Posted: 20 Sep 2016 01:54 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fshatin Meshan të Gramshit ku ka zhvilluar një takim me fermerë të zonës. Temë kryesore e takimit ka qenë Fondi i Garancisë. Sipas Ramës, fshati nuk duhet të konsiderohet si lëmoshë, por të kthehet në aleatin kryesor të një qeverie për të garantuar ushqimin e popullit të vet.

"Fshati është aleati kryesor i një qeverie për të garantuar ushqimin e një populli të vet. Dhe qeveria nuk e mban në gjendje lëmoshe por e mbështete duke i siguruar bazën, por ka njerëz që ecin më ngadalë, por familja fermer duhet të funksionojë si një familje e vogël biznesi në qytet. Sot ne e vendosim këtë, se ai ligji i famshëm 7501 që e shpërndau tokën, por duke mos e kthyer e duke mos e bërë pronar. Që të mund të bëhet kjo që ne po bëjmë duhet të ishte bërë me kohë reforma territoriale administrative, dhe jo të mbahej peng".

Sipas kryeministrit, lënia e fshatit në mëshirë të fatit nga qeveritë e kaluara, ka sjellë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

"Është e lehtë që themi sot që ikin të rinjtë. Po ikin. Si mos të ikin? Po si të rrinë të rinjtë më këtu? Sidomos këta në fshat. Që u shkatërrohet ëndrra për të ardhmen teksa shohin babain që rropatet e sjell vetëm djathë e bukë në shtëpi dhe se ka një tokë që nuk e zhvillon dot sepse nuk ka një mbështetje financiare. Ja këtë do përpiqemi të bëjmë ne. Të ndihmojmë fshatin të zhvillohet".

Rroj se nuk vdes dot!

Posted: 20 Sep 2016 01:53 AM PDT

Sy i pikëlluar,
në mjegull e lotë,
rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Botë e ngatërruar,
ku endesh më kot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Deti i trazuar,
s'i dal dot me not.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Shiu i valuar,
dielli i ftohtë.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Qiell' i verbuar,
zogjtë s'shkojnë dot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj se nuk vdes dot!

Robi shpresëhumbur,
u kthye robot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj se nuk vdes dot!

Gjiri ka shteruar,
s'nxjerr qumësht-po lotë.
Rroj-po përse rroj?
Rroj- se nuk vdes dot!

Gjiri ka shteruar,
s'nxjerr qumësht-po lotë.
Rroj-se të pashpresët,
nuk i braktis dot!

Kur Zoti pa në Botë…

Kur Zoti pa në Botë,
për herë të parë,
urreu pakufi,
sytë ziliqarë.

Kur Zoti hodhi sytë,
për nga Dheu,
dhe gjashtë gjëra të tjera,
i urreu…

Duart që derdhin gjak,
e ngrejnë leqe,
dhe këmbët që vrapojnë,
veç për të keqe.

Dhe zemrën që të ndjell,
veç në pusira,
gjuhën e gjatë që pjell,
veç pabesira.

Të rremin dëshmitar,
që helmon njerëz,
atë që sherrin ndez,
nëpër vllezër.

Kur Zoti hodhi sytë,
për nga Dheu,
të shtata këto gjëra,
i urreu…

Një anije e pazakontë në bregun shqiptar

Posted: 20 Sep 2016 01:46 AM PDT

"Jo rrezikut nga nafta në Adriatik. Pro një aksioni politik të përbashkët nga ana e gjithë vendeve për ti siguruar detit Adriatik një të ardhme".

Është ky mesazhi i Goletta Verde No Oil, anijes italiane e cila u nis nga Vlora, me rastin e turit të udhëtimit të saj në Adriatik.

Pas Kroacisë, Malit të Zi, anija e Legambiente, mbërriti në Shqipëri, për të denoncuar ndotjen dhe për ritheksuar së bashku "One Adriatic", rëndësinë e një zhvillimi të qëndrueshëm në detin Adriatik.

Një mesazh i mbështetur edhe nga shumë qytetarë shqiptarë, që kundërshtojnë ndërtimin e një pusi të ri nafte në Zvërnec, pranë zonës së mbrojtur afër qytetit. Protestat dhe mobilizimi kanë bindur qeverinë që të pezullojë aktivitetin, – shkruan media e Barit, Itali, cituar nga DITA.

Udhëtimi i Anijes "Goletta No Oi" synon të ndryshojë ndjeshmërinë në mbrojtje të ambientit.

“Të vazhdosh të nxjerrësh naftë në detin Adriatik është një strategji miope dhe e pakuptimtë që nuk garanton asnjë të ardhme energjitike as vendit tonë dhe as atyre që lagen nga ky det. Për këtë është e nevojshme që të synohet një politikë energjitike, që të braktisë naftën dhe të gjejë burime të rinovueshme. Eficencë dhe kursim “- është motoja e organizatorëve

Në Shqipëri pak muaj më parë u verifikua një aksident i rëndë me një anije turke, gjatë disa operacioneve të transferimit të depozitave italo-shqiptare "La Petrolifera", që ndoti rëndë të gjithë bregdetin përreth, ku ndodhet një zonë e mbrojtur detare.

“Në vitet e fundit, ka pasur katër aksidente ambientale shumë të rënda të lidhura me naftën" deklaron Mattia Lolli, zëdhënës i Goletta No Oil, që shtoi se tema e derdhjes së naftës në det nuk është përballur me rëndësinë e duhur.

Gjithashtu në zonë gjendet edhe një nga shumë projektet, si ai i një centrali elektrik (TEC-i i Vlorës), që nuk është futur asnjëherë në punë, megjithëse  kushtoi 120 milion euro.

Dita

Satiristi i famshëm, ambasadorit të SHBA: Po bëni president një nazist dhe na mësoni si të votojmë?

Posted: 20 Sep 2016 01:33 AM PDT

Në emisionin italian "La7 Di Martedi" në kanalin La7, ka këndin e vet humoristi dhe satiristi i famshëm politik Mauricio Kroca (Maurizio Crozza).

Rubrika quhet "Kopertina e Krocës"- raporton DITA.

Të martën e kaluar ka qenë ndër momentet më të ndjekura televizive ndërhyrja e Krocës lidhur me referendumin kushtetues italian dhe ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Romë, që e beri të qartë se çfarë rezultati donte ai nga ky referendum:

"Po përpiqen të na trembin në të gjithë mënyrat. Kishim mangut vetëm mbështetjen që dha ambasadori amerikan, që sot ka thënë se nëse fiton Jo-ja në referendum, asnjë investim! Po, amerikanët. Amerikanët? Ju na mësoni si të votojmë? Ju? Domethënë, ju po bëheni gati të votoni për president një nazist nga Ilinois, që ka premtuar se në 100 ditët e para do hedhë botën në erë, dhe vini e na thoni neve si të votojmë?! Atëherë, e lëmë kështu: Nëse ju votoni Trumpin, ne nuk ju shesim më mocarela! Vafshi në dreq, bëjeni picën me djathë Parmixhan, në rregull?"

VIDEO mund të klikohet KËTU. Pjesa e sipërcituar, rreth minutës 6-7:

Përse nuk zë mend Lulzim Basha

Posted: 20 Sep 2016 01:13 AM PDT

 

Nga Bedri Islami

 

Është humbja e katërt rradhazi në të cilën gjendet lideri de jure i pëdëistëve, Lulzim Basha. Edhe një po të ishte, do të ndjehej se diçka ka ndodhur, por përtej saj, të tjerat janë të tepërta.

Megjithatë, jo rastësisht, Basha, mbetet përsëri në ujrat e ndenjura të një politike që mund të jetë gjithçka, por në vete nuk ka as mençuri, as vizion e as ide.

Më shumë se sa një perspektivë, ajo shfaqet si një reminishencë e një politike 20 vjeçare, vetëm se e artikuluar nën një zë të ri, që herë pas here çirret, por që nuk mbetet asgjë në memorjen njerëzore.

Për të gjitha humbjet ai e ka gjetur fajin e fajtorët jashtë vetes. Edhe në vitin 2013, megjithëse ishte duke u përgatitur për drejtues, e ka gjetur tek dhuna dhe krimi, edhe në zgjedhjet e pjesshme në Korçë, përsëri tek dhuna e krimi; në zgjedhjet e përgjithshme vendore tek krimi e dhuna, tani në Dibër tek dhuna, krimi, duke shtuar edhe drogën.

Në vitin 2017 ai do e gjejë përsëri këtu, vetëm se mund të shtojë edhe ndonjë togfjalësh tjetër, e në të vërtetë, thelbi do të mbetet i njëjtë.

Të bën përshtypje logjika e tij e shitjes dhe e blerjes: është një logjikë që e di krejt mirë, por përsëri një gjë të duket e habitshme. Është thënë e stërthënë se dibranët u shitën për një thes miell. Nëse është kështu, atëherë do të thotë se i gjithë përqëndrimi i Bashës në Dibër, i stafit e taborrit të tij, të gjitha fjalët e mitingjet, i gjithë preokupimi, nuk ia vlejnë as sa një thas miell e as sa një 2 mijë lekësh të shkretë.

Të jetë vërtet kjo e gjithë forca e liderit të opozitës?

Të mos ketë asnjë vlerë tjetër fjala e tij, trazimi i tij, bubullimi i tij, zvarritja e tij, boshësia e tij?

Nuk ka kund tjetër një lider opozite që humbjen e sheh jashtë vetes në këto përmasa. Sepse pas katër herësh radhazi dhe pa asnjë dritë në fundin e tunelit, të paktën duhet të ulet e të mendojë: Ku gabova?

Sepse Basha nuk ishte vetëm aty; ishte një taborr i tërë ish policësh, ish gardistësh, ish shefash deri tek shefi i dikurshëm i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë sonë, ishin gjithëfarë kuliqësh e mulësh, të fortë të deklaruar dhe të fortë të fshehtë dhe asnjëri nuk arriti të ruajë votën, të paktën në vendlindjen e kandidatit të opozitës?

Përse nuk zë mend Basha nga humbjet e tij?

Nuk zë mend sepse ai partinë që drejton nuk e ka ngritur, e ka gjetur të ngritur. Pra, ai nuk është pjesë e atyre që punuan për të bërë një parti, e cila, edhe pse ishte tejet kundërthënëse ndaj idesë së lirisë, përsëri ishte një detashment, i cili kishte strukturat e tij.

Basha e gjeti të gatshme gjithçka; që nga strukturat më të larta e deri tek njësia më e vogël: E gjeti të ngritur, megjithëse në formën e falangave.

Duke marrë shkopin e liderit ai mendon ende se mund të lëvizë gjithçka përmes tundjes së shkopit. Mirëpo gjërat nuk lëvizin me shkop magjik dhe, për më tepër nuk lëvizin nga një njeri që ende nuk di asgjë për të vërtetën e një strukture, që, pasi ka dalë nga shishja, është e vështirë të futet brenda. Aq më pak nga një njeri që ishte askushi, u bë dikush, për të qenë, si mendon ai, gjithkush.

Ai harron se duke e pasur pas vetes hijen e Berishës, nuk ka në të vërtetë atë që kishte pararendësi i tij, grushtin për të bërë njerëzit zap dhe për t'i joshur përmes kulaçit dhe për t'i tmerruar përmes kërbaçit.

Nuk zë mend, pasi e di se në këtë liderllëk ai nuk shkoi përmes mendjes dhe meritës, por përmes nevojës që kishte dikush tjetër për të pasur aty hijen e tij. Duke shkuar kështu ai mendon se hija e zgjatur mbi figurën e tij është e mjaftueshme për të bërë zap të tjerët. Por ai nuk ka as dosjet që ka Berisha, as gardën që ka Berisha dhe as nuk u fut të tjerëve atë drojë që u ka futur Berisha. Sepse ai vërtet është pjellë e një tigri, por nuk ka mundur të tigërzohet. Ka mbetur variant.

Duke shkuar përmes dëshirës së dikujt tjetër në liderllëk, ai ende vazhdon të mendojë se kjo dëshirë është e pafundme dhe "shkaqet" e umbjeve, të hedhura tek të tjerët, janë të mjaftueshme për të qëndruar aty ku është, edhe pse përgatit humbjen e së nesërmes.

Nuk zë mend, pasi thirrja në krimin dhe kërcënimi për të ardhmen, më shumë se t'i drejtohet pozitës qeverisëse, i drejtohet atyre që ka brenda vetes. Ai është përballë dy opozitave të brendshme: përballë asaj që mund të quhet disi e moderuar, Patozi, Bregu, Ruli, Selami e të tjerë pas tyre, që duken disi më të butë; dhe asaj që përfaqësohet nga Topalli dhe ish të përndjekurit politikë, që janë edhe rrymë e ashpër ndaj tij dhe ndaj zhvillimeve politike të dejtuara nga ai.

Ndërsa të parët, ata që duken të moderuar, pro euroatlantikë, ai do të përpiqet t'i shmangë me hshtjen dhe me asfiksimin e mëpasëm; të dytët, të hekurtit e dorës së vjetër, e ka të vështirë t'i heqë tani për tani nga lista e zërave të dëgjueshëm.

Basha po merret me drogën dhe krimin për të hequr mendjen nga dy rrymat brenda partisë së ij, nga të cilat, njëra, ajo e auqjtur e moderuar, kërkon spostimin e tij; dhe e dyta, kërkon kokën e tij në tepsinë e politikës.

Nëse duken të heshtur tani për tani, ulërimën e tyre do e dëgjoni në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm.

 

 

Edgar Morin, ringjallja e poezisë

Posted: 20 Sep 2016 01:04 AM PDT

 

Nga MOIKOM ZEQO

 

A ka vdekur Poezia?

Në shekullin 21 ka teori të ndryshme, skajmërisht të kundërta, për Poezinë. Ka që mendojnë se Vdekja e Bardhë e Poezisë është një dukuri e Post-modernizmit, si edhe e Kitsch-kulturës botërore. Po, a është kështu?

Kemi të bëjmë me diçka të evolucionit natyror dhe të vetasgjësimit historik të institucionit mendor të Poezisë? Skeptikët rrudhin buzët, vrenjtin vetullat dhe gati duken triumfues.

Por ka edhe heretikë të Poezisë që mendojnë tek Mbijetesa e Poezisë si një etapë më e epërme e të menduarit dhe të perceptuarit sinergjik të njeriut!

Poezia konsiderohet si një Ekologji e Gjallë e Shpirtit. Si një terapi e brendshme dhe amshim ripërtëritës.

Lexoj dhe rilexoj mendimtarin francez Edgar Morin (shqiptohet Moren). Ai është Mbrojtësi Heraldik i Poezisë. Ky sociolog shumë i njohur francez parashikon: "Shekulli i 21 do të jetë shekulli i poezisë". Sipas tij do të ndodhë kështu sepse njeriu i 2000-ës do të ngrihet për herë të tretë, ashtu sikurse vepruan romantikët në shekullin e 19-të dhe surrealistët në shekullin e 20-të, kundër shoqërisë e cila sundohet nga teknokratët, kundër banalitetit të botës bashkëkohore. Do të ndodhi kështu për ta zbuluar poezinë. Madje edhe politika ka nevojë për shtysën krijuese që mund t'i japë asaj poezia.

Morin-i pikërisht e shpjegon arsyen e këtij lloj parashikimi. Ai thotë: "kemi bërë shumë gabime. I pari jam unë që kam gabuar, sepse jam marrë dhe kam lexuar gjithçka, por vetëm nuk kam shkruar dhe nuk kam lexuar poezi."

Shoqëria e tëra po bën të njëjtin gabim. Poezinë e mbyllëm me çelës. U lamë në dorë të rinjve të rritur, e internuam poezinë në botën e argëtimit intelektual. E privuam atë nga roli i saj shoqëror që e kishte gjithmonë, kryesisht në disa vende. Parafytyroni Rusinë. Te ai vend poetët ia lexonin popullit vargjet e tyre. Dhe ishte pikërisht poezia e cila rezistoi gjatë 70 vjetëve të totalitarizmit, ndofta sepse i shpëtonte censurës, falë metaforave të saj shprehëse, që përfshijnë simbole dhe atribute domethënëse. Kështu ndodhi në Francë, gjatë pushtimit nazist dhe regjimit të gjeneralit Peten në Vishi, në Francë.

Por tanimë të gjitha këto shkaqe nuk ekzistojnë. Pse? Sepse qytetërimi perëndimor sundohet nga një ndarje midis botës së banalitetit dhe botës së teknikës, të praktikës, të racionalizmit, jeton në botën e përjetimeve, të admirimit dhe të ekzaltimit.

Tanimë edhe gratë; ithtare tradicionale të botës poetike, i ka bërë për vete bota banale. Të rinjtë përjetojnë ëndërrat e tyre. Dhe dyndësit qëndrojnë të mbërthyer në qerthullin e poezisë, në të cilën qëndrojnë edhe njerëzit e banalitetit për arsye argëtimi. Por nuk do të jetë gjithnjë kështu. Pikërisht sepse po sendërtohet një kryengritje e tretë e "poezisë", pas kryengritjes së romantikëve kundër shoqërisë borgjeze, industriale, utilitariste sikurse dhe kryengritja e surrealistëve kundër frikës së luftës dhe kundër padrejtësisë shoqërore.

Kryengritja e tretë do të jetë një kundërsulm kundër depërtimit të botës së banalitetit, së cilës duhet t'ia kundërvënë poezinë.

Madje edhe politikanët duhet të kenë nevojë për këtë kryengritje poetike.

Nëse me politikë do të thotë mbrojtje e cilësisë së jetës, pikërisht atëherë nevojitet një shtysë krijuese, ide të reja. Jam i bindur se njeriu përjeton dy jetë. Atë të cilën ne e quajmë jetë e rëndomtë dhe që është

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

jeta praktike e ditëve të përditshme.

 

Po jeta poetike?

Gjendja poetike mund të përftohet si pasojë e një vallëzimi, nga kënga, nga ceremonitë, nga kënaqësia ndijore që shkaktohet nga ushqim i parapëlqyer nga një pije e tillë dhe kryesisht nga vargjet poetike.

Nuk shprehet dot kjo me gjuhën racionale, por nëpërmjet të metaforës, të analogjisë dhe të aluzioneve.

Në botën e rëndomtë ekziston shikimi, kurse në botën poetike depërtimi i thellë.

Njësoj sikurse Homeri poeti i verbër, i cili shikon sende të cilat ne nuk i shikojmë. Sikurse Pithia, që sipas Heraklitit, arrijmë t'i perceptojmë, pa mundur t'i shikojmë.

Të shkruarit e vargjeve, nuk do të thotë se kemi poezi. E rëndësishme është që të përçojmë te lexuesit domethënien e vargjeve, një gjendje emocionuese, në krijimtari dhe botën e magjishme.

Sipas mendimit tim edhe përparimi teknologjik mund të na shpjerë te poezia, në një gjendje poetike. Në çfarë mënyre?

Duke gjallëruar ndjenjën e admirimit dhe të mrekullisë. Përparimi i shpejtë i shkencës është i tillë që po e ndryshon tërësisht konceptin tonë mbi botën.

Pra, universi, tanimë nuk paraqitet si një makinë deterministe që nuk përmban asgjë poetike, por si mbretëria e çrregullsisë dhe e kaosit, si një mrekulli e cila përbëhet nga miliarda yje, që ndryshojnë pa pushim.

Tanimë universi është shndërruar në një mjedis poetik, në një vend krijimtarie.

Dhe, pra, asgjë përveç poezisë nuk e përcakton më mirë krijimtarinë.

Shkenca e ka mrekulluar botën.

Sipas mendimit tonë po zbulojmë një teori poetike të universit, e cila nuk e përjashton argumentimin teorik racional dhe teknologjik.

Nga ana tjetër duhet pranuar se shkencëtarët e mëdhenj janë krijues të mëdhenj por dhe zbulues, sepse përpunojnë teori nga më të ndryshmet.

Pra ekziston një afri midis krijimtarisë poetike dhe punës, veprimtarisë së tyre.

Natyrisht që diçka e tillë presupozon konceptin sipas të cilit poezia nuk është vetëm një mjeshtëri fiziologjike, por dhe diçka si një dimension mistik, emocionues dhe racional i ekzistencës.

Konsiderata, në vetvete kalkulimi, nuk janë poezi. Por, megjithatë disa matematikanë të mëdhenj të caktuar, janë poetë; ata që zbulojnë sisteme të reja matematike janë poetë ose që zbulojnë kufijtë e deduksioneve; ata janë krijues të sendeve të reja. Roboti i cili ecën mbi sipërfaqen e planetit nuk është vetëm pjellë e teknikës së përsosur.

Ai përfaqëson dhe një moment poetik, një poetikë njerëzore.

Pra, fakti që njeriu, nëpërmjet krijimtarisë së vet gjeniale, shkel në sipërfaqen e virgjër të hënës nuk është vetëm një peripeci.

Në këtë rast kemi një dimension poetik.

Shkenca në vetvete, nuk i mohon më shkrimtarët, por ajo e ripërtërin jetën, na ndërgjegjëson qenien tonë në botë.

Pikërisht për këtë arsye shkenca dhe poezia mund të përzgjidhen. Është e natyrshme që në shekullin e poezisë të ketë vend edhe për klasikët. Kështu, për shembull, shumë adoleshentë i ndjejnë akoma arsyet e kryengritjes romantike.

 

Dhe mbeten gjithmonë në fuqi arsyet e refuzimit surrealist të konceptit tradicional të poezisë, e cila kufizohet në paraqitjen e shkruar, ndërsa duhet të gjallojnë në vlugun e ekstazës, të dashurisë dhe të mrekullisë.

Për Breton-in, sikurse më parë dhe për Helderlin-in "Njeriu banon mbi tokë në mënyrë poetike".

Edhe Aragoni dinte të mbushte me magji poetike sendet e rëndomta, të përditshme, sikurse Remboi barangat e tregut dhe mesha e shenjtë me latinishten.

Mëkat që Aragoni dhe shumë surrealistë të tjerë u gabuan duke e vënë veprën e tyre në dispozicion të një partie. Ata nuk ishin poetë të çfarëdoshëm. Frymëzoheshin nga dëshira e papërmbajtur që të mund ta ndryshonin botën nëpërmjet partisë komuniste dhe politikës.

Politika! Ja kjo përbën akoma një rrezik për poezinë. Sidomos nëse do të ekzistojnë akoma diktatorë, fyrerë dhe duçe ose thjesht shtete autarkike. Për fat të mirë poetët e oborreve nuk janë njësoj të gjithë. Këta, koha i zhduk pa lënë gjurmë.

Çfarë ka mbetur nga ditirambet që thureshin për nder të Stalinit?

Por ka raste që poeti i oborrit ta himnizojë pushtetin e zotnisë së tij, me qëllim që të jetë më i lirë në veprat e tij. Sikurse Virgjili te "Eneida" Molieri te "Tartufi", sikurse dhe shumë poetë të Rilindjes.

Pastaj kush e thotë se politika nuk mund të shërbejë si burim frymëzimi?

Aragoni shkroi vargje të rëndësishme për rënien e Francës më 1940.

Pra, e rëndësishme është që artisti të mos u nënshtrohet urdhrave të politikës.

Shekulli poetik që po vjen, do të nevojitej përdorimin e një gjuhe tjetër. Vijmë nga një epokë, te e cila u bënë orvatjet për ta asgjësuar kompleksin: në poezi, në romanet, në muzikë, në pikturë. Unë kam besim në rolin krijues të poezisë.

Artisti duhet të merret me traditën, me gjithçka që është spikatur në këtë shekull.

E ardhmja u përket njerëzve si muzikanti Kristof Paderevski, që dinë ta shkrijnë trashëgiminë e artistëve klasikë me përparimet teknike të kohëve të fundit.

Kështu prozatorët do të mund të përvetësojnë mësimet e koncepteve të Dostojevskit dhe të Prust-it, me gjithçka që është e pararojës.

Ata duhet të kthehen në burimin e krijimtarisë, por njëkohësisht të zhvillohen, të emancipohen.

 

***

Edgar Morin flet me premisë dhe zë orakullor, profetik. Poezia e infektuar nga politikat, ideologjitë dhe banaliteti i frikshëm është nekrofilizuar kaq shpesh.

Nëse Poezia do të Ringjallet, kjo është edhe veti e vetë substancës linguistike, ose e kompleksitetit total të mendimit, i cili nuk mund të standardizohet dhe Poezia nuk mund të zhbëhet nga asnjë lloj ikonoklastie qoftë post-moderniste, qoftë edhe e varfërimit shpirtëror.

Edgar Morin ka të drejtë!

 

Vaterloja e Bashës apo Austerlici i Ramës?

Posted: 20 Sep 2016 01:02 AM PDT

 

Nga Islam Spahiu

 

Për sa i përket "Vaterlosë", titull redaksional i gazetës "Koha Jonë" të dt. 10 shtator 2016, një "profeci" kjo në vigjiljen e zgjedhjeve vendore në Dibër, ne po kujtojmë këtu që ajo nuk i përkiste humbjes së uruar, por fitores së korrur të PS. E po të na pëlqejë analogjia që ka zgjedhur gazeta në fjalë, e kemi shumë të lehtë të konstatojmë që kjo betejë elektorale, për PS i ngjiste asaj të Austerlicit ku Bonaparti mundi aleancën tripalëshe të Evropës në vitin 1805.

Duke parë titullin bombastik të gazetës, neve që, në moshë të pjekur përjetuam ngjarjet pas përmbysjes së diktaturës, nuk mund të mos na kujtohet fati që pësoi kjo gazetë në vitin 1994. Atëherë ish-PD-ja në pushtet e selia e gazetës në fjalë u bë shkrumb e hi. Po në këtë kohë kishte edhe individë të papajtueshëm me klikën në fuqi; një ndër ta ishte edhe kryeministri i sotëm i vendit tonë. Ai, ende i ri, i paangazhuar drejtpërsëdrejti në politikë, kishte spikatur me temperamentin e tij sanguin kundër politikës së ditës. Ky ua vrau syrin hierarkëve anakronikë dhe ata tentuan ta zhdukin në mënyrë mafioze. I zunë pritë diku dhe e goditën me sende të forta për vdekje.

Siç e dinë të gjithë tashmë, zgjedhjet vendore në Dibër qenë Austerlici i PS. E, meqë nuk e zhdukën dot Edi Ramën në atë kohë, tani, të tërbuar nga sukseset e tij, nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të shfryjnë përmes shpifjeve, të gënjeshtrës dhe mashtrimit kundër personalitetit të tij dhe ende nuk po ka një drejtësi që t'ua tregojë vendin. Tashmë dihet se kush janë armiqtë e tij.

Së pari, janë kolltukofagët të cilët, siç janë shprehur vetë: me çdo kusht duan të rifitojnë kolltukun e humbur, e me këtë shprehje ata shpallin që nuk lënë gjë pa bërë për të arritur këtë qëllim. Bashkë me ta ka dhe shumë kategori tjera negative që shikojnë vetëm interesa të ulëta personale; ndër ta më të rrezikshmit janë ziliqarët. Një i ditur thotë: "Ziliqarët janë dyfish të këqij sepse: ata zemërohen jo vetëm për fatin e keq të tyre, por edhe për fatin e mirë të tjerëve". – Me keqardhje vëmë re që edhe nga radhët e PS janë shfaqur të tillë: E kanë disa shkaqe, sepse së pari kanë mbetur pa post e, nga ana tjetër, shqetësohen për sukseset e shokut të tyre, e ajo më e tmerrshmja është se ata nuk ndiqen nga parimet, por nga smirat më fëmijërore. Kanë edhe urrejtjen më të tmerrshme që sipas Galileit "..është ajo që ka injoranca ndaj diturisë". E, për fatkeqësinë e tyre, ai është më me kulturë se ata. Mundohen ta mohojnë në çdo gjë por ç'e do, ai mendimet i ka kthyer në veprim. Për këtë flasin rrugët, sheshet, stadiumet, ngado që të kthesh vështrimin.

Për të përfunduar, zgjedhjet vendore në Dibër, vërtet patën një "Vaterlo" që e humbi PD e Bashës veç paradoksalisht, patën edhe të kundërtën, "Austerlicin" që e fitoi PS e Edi Ramës. E me ç'duket, si e para ashtu edhe e dyta, do të përsëriten në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, me siguri do të jenë përfundimtare.

Related Posts :