Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shkencëtarët tregojnë çfarë ndjejmë pak minuta para vdekjes” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Shkencëtarët tregojnë çfarë ndjejmë pak minuta para vdekjes” plus 9 more Ekonomia Online


Shkencëtarët tregojnë çfarë ndjejmë pak minuta para vdekjes

Posted: 13 Sep 2016 10:00 AM PDT

Të gjithë jemi kureshtarë për vdekjen. Vdekja dhe jeta janë hulumtuar gjerësisht nga shkencëtarët përgjatë gjithë shekujve.
'Shoqëria e Kimistëve Amerikanë' ka dalë me një teori interesante. Ata kanë krahasuar ndjenjën para vdekjes me ndjenjën kur shikoni një film shumë të frikshëm horror, pasi ata gjetën se truri reagon njëjtë në të dyja rastet.

Frika nuk është armiku ynë. Emocionet janë mënyra se si shprehen ndjenjat dhe truri, të cilët na paralajmërojnë për rreziqet potenciale.

Pjesa e trurit e quajtur talamus është shumë e ndjeshme ndaj stresit dhe me një reagim më të madh kimik në tru, ne biem në një gjendje "fluturimi" falë talamusit. Çfarë është ndjenja e adrenalinës? Hipotalamusi stimulon gjëndrat adrenale për të sekretuar adrenalinë në mënyrë që ta përgatisë trupin tuaj për veprim.

Adrenalina vazhdon në mëlçi dhe sekretimi i sheqerit në gjak fillon të stimulohet. Ashtu si në filma horror, ne mund të fillojmë të ulërijmë. Tani imagjinojeni se jeni në një film horror dhe dikush po ju ndjek me një sëpatë për t'ju vrarë dhe ulërima nuk po ju ndihmon që të shpëtoni.

Çfarë do të ndjeni? Nëse vrasësi ju kap dhe ju godet me sëpatë ju do të ndjeni dhimbje por jo dhimbje të njëjtë me atë që jeni mësuar. Kjo lloj dhimbjeje do të dërgojë një mesazh në tru që diçka shumë e keqe është duke ndodhur dhe nuk duhet të përsëritet.

Vrasësi ju godet në qafë dhe gjëja e parë që do të ndodh është se zemra do t'ju pushojë së funksionuari dhe eventualisht do të pushoni së marr-uri frymë. Truri juaj rraskapitet, pasi punon si kurrë më parë dhe që është arsyeja pse disa njerëz thonë se e kanë parë dritën në fund të tunelit ose diçka tjetër të çuditshme dhe halucinacione – apo se u takuan me të dashurit e tyre – gjatë vdekjes klinike.

Vdekja biologjike është vdekja e fundit dhe përfundimtare. Shkencëtarët thonë se pak momente para vdekjes, nuk është dhimbje ajo që njerëzit ndjejnë. Truri i rraskapitur dhe gati për të pushuar së funksionuari, nuk njeh dhimbje të njëjtë me atë që jemi mësuar ta ndjejmë – ai çon në halucinacione dhe përjetime të çuditshme.

 

The post Shkencëtarët tregojnë çfarë ndjejmë pak minuta para vdekjes appeared first on Ekonomia Online.

#Protestoj vazhdon protestat simbolike

Posted: 13 Sep 2016 09:58 AM PDT

Grupi i qytetarëve #Protestoj, në protestën e radhës ndaj skandaleve të publikuara nga përgjimet, kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë duke duke kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në skandalin "Pronto".

"Të mbledhur për të 8-ën herë kundërshtojmë strukturën kriminale të instaluara në institucionet e Republikës së Kosovës. E dënojmë këtë Qeverisje pasojë e së cilës Kosova është vendi më i varfër në Evropë, Kosova është vendi më i izoluar në Evropë, është shteti më i korruptuar në Evropë, prandaj sërish kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë personave të përfshirë në skandalet e përgjimeve dhe hetimin penal ndaj tyre, shkarkimin e të gjitha bordeve dhe rizgjedhjen e tyre nën vëzhgimin tonë".

The post #Protestoj vazhdon protestat simbolike appeared first on Ekonomia Online.

Një i plagosur dhe tre të arrestuar nga përleshja në shesh

Posted: 13 Sep 2016 09:21 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga përleshja në parking të Swiss Diamond ka mbetur një person i plagosur dhe tre të tjerë janë arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

The post Një i plagosur dhe tre të arrestuar nga përleshja në shesh appeared first on Ekonomia Online.

Duart tuaja të tregojnë se kush je

Posted: 13 Sep 2016 09:00 AM PDT

Keni qenë ndonjëherë kurioz për vizat në duart tuaja?
Sot do ju tregojmë pak mbi shkencën e leximit të duarve. Sipas formës, madhësisë dhe vijave në duar ju mund të kuptoni më tepër nga se mendoni lidhur me personalitetin tuaj.

Leximi i duarve ka nisur si shkencë fillimisht në Indi por tani është përhapur edhe në vende të tjera të botës. Sipas studiuesit Gary Marwick, interesantja qëndron në faktin se edhe pse nuk e kuptojmë, vijat e dorës janë të ndryshueshme ndaj duhet të bëjnë kujdes me leximin e tyre të vazhdueshëm.

Forma e dorës

Ashtu siç shenjat e horoskopit lidhen me një nga katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) edhe format e dorës bëjnë të njëjtën gjë. Këto katër elemente tregojnë veçori të ndryshme të karakterit dhe personalitetit tuaj të cilat zbulohen nëpërmjet leximit të dorës.

Zjarri

Njerëzit që kanë elementin e zjarrit kanë pëllëmbë më të gjatë dhe në formë drejtkëndore. Gishtat e tyre të vegjël kanë një distancë të madhe me gishtat e tyre të mëdhenj. Nëse ju keni element zjarrin, atëherë ju jeni aventurierë, prireni nga instikti dhe merrni iniciativë. Ju jeni lider të lindur dhe e bëni këtë punë me mjaft pasion, transmeton blitz.al.

Gjithashtu ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për jetën. Jeni shpesh të pa duruar dhe acaroheni shpejt nga veprimet që nuk iu pëlqejnë.

Toka

Njerëzit që kanë elementin e tokës zakonisht kanë pëllëmbë të rrumbullakët dhe gishta të shkurtër. Ju jeni natyrë realiste, praktike dhe të përgjegjshëm. Ju jeni një natyrë që i keni qejf lidhjet e gjata dhe i mbani ato. Gjithashtu ju pëlqeni shumë natyrën jeni sensual dhe punoni fort për atë që dëshironi. Këmbëngulja është një nga armët tuaja më të forta.

Uji

Njerëzit që kanë elementin e ujit zakonisht kanë një pëllëmbë ovale dhe gishta të gjatë e të hollë. Ju njiheni për kreativë, tipa që imagjinoni shumë dhe tejet emocional. Ju jeni të kujdesshëm dhe të gjindshëm ndërkohë që ju krijoni gjithashtu marrëdhënie të shëndetshme edhe me ata që dashuroni. Shumë herë emocionet e tepërta ju bëjnë të ndjeni panik dhe ankth pasi ju vetë keni lejuar që emocionet t'ju drejtojnë në vendimet më të rëndësishme.

Ajri

Njerëzit që kanë elementin e ajrit kanë një pëllëmbë ose rrumbullake ose drejtkëndore por kanë gishta shumë të gjatë. Ju jeni intelektuale dhe analizoni gjithçka. Ju jepni zgjidhje inovative dhe arma juaj më e fortë është komunikimi. Ju fillimisht mendoni pastaj bëni pjesë të vendimit edhe emocionet.

 

The post Duart tuaja të tregojnë se kush je appeared first on Ekonomia Online.

Përleshje e armatosur mes reperëve Noizy e Cozman

Posted: 13 Sep 2016 08:59 AM PDT

Reperët Noizy dhe Cozman janë përleshur fizikisht në parkingun e hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë. Më pas janë dëgjuar dhe të shtëna. Sipas raportimeve të para, një person ka mbetur i plagosur.

Pas të shtënave me armë zjarri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar reperin Cozman, i cili dyshohet se ka shtënë në drejtim të reperit nga Shqipëria. Po ashtu, janë arrestuar dhe vëllai i tij dhe një shtetas tjetër.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ndihma e shpejtë, e cila e ka marrë një person dhe e ka dërguar në spital.

Rruga pranë hotelit “Swiss Diamond”, që ndodhet ngjitur me sheshin “Nëna Terezë” është bllokuar nga policia.

Konflikti mes grupit të Noizyt, OTR, dhe Babastars të Cosman janë të vjetra.

14285181_1769091896706746_545717562_o

14315864_936628973132203_73134533_o

14329117_1769091920040077_935728533_o

14329176_1769091993373403_719542068_o-1

14329176_1769091993373403_719542068_o

14339306_1769091940040075_1030202594_o

The post Përleshje e armatosur mes reperëve Noizy e Cozman appeared first on Ekonomia Online.

Sëmundja gungore e gjedheve po zgjerohet nga vonesa e vaksinave

Posted: 13 Sep 2016 08:38 AM PDT

Mbi 200 krerë lopë kanë ngordhur në Kosovë nga sëmundja gungore e lëkurës, ndonëse ende nuk ka shënime të sakta për numrin e plotë të kafshëve të prekura me këtë sëmundje.

Qeveria e Kosovës thotë se ka ndarë rreth 1 milion euro për sigurimin e vaksinave për këtë sëmundje, që nga qershori i këtij viti, kur edhe është paraqitur rasti i parë, por ato ende nuk kanë arritur në Kosovë.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vonesat në vaksinimin e gjedheve janë bërë fillimisht për shkak të vështirësive në sigurimin e mjeteve materiale nga ana e Qeverisë, e më pas për shkak të transportit të vaksinave, pasi ato vijnë nga Afrika.

''Sëmundja gungore e lëkurës ka shtrirje në gjithë Kosovën dhe janë prekur një numër i madh i kafshëve, ku rreth 200 tashmë kanë ngordhur. Ne jemi duke bërë përpjekje që të sigurojmë vaksinat dhe të dalim në teren. Nuk kemi shifra të kafshëve të prekura me sëmundje, pasi ndryshon numri. Disa janë shëruar dhe e kanë tejkaluar sëmundjen, andaj kjo shifër ndryshon", ka thënë Thaçi.

Sëmundja gungore e lëkurës ka pasur shtrirje edhe në tërë Ballkanin. Sipas zotit Thaçi, gjendja me sëmundjen e gjedheve në Kosovë është e njëjtë me gjithë Ballkanin, andaj edhe siç thotë ai, janë vazhdimisht në kontakt me shtetet e rajonit, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se njerëzit nuk janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo sëmundje, andaj nuk ka ndonjë rrezik të ndonjë epidemie të shëndetit publik.

''Duke pasur parasysh se sëmundja gungore e kafshëve është paraqitur në Kosovë dhe tashmë ka edhe raste fatale te kafshët, njerëzit nuk janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë sëmundje, duke e pasur parasysh se virusi i cili përhap këtë sëmundje nuk shkakton asnjë patologji të sëmundjes tek njerëzit. Mishi i kafshëve të sëmura nuk lejohet të përdoret dhe veterinerët praktikisht e kanë në kontroll të plotë gjendjen e shëndetit të kafshëve'', ka thënë Ramadani.

Ndryshe, edhe vetë veterinarët kanë folur lidhur me këtë çështje, duke shpjeguar nëse paraqet rrezik tek shëndeti publik. Avni Robaj, veterinar, ka bërë të ditur se kjo sëmundje është paraqitur për herë të parë në Kosovë, por që po menaxhohet mire.

''Sëmundja gungore e lëkurës është sëmundje që nuk ka qenë e pranishme në vendin tonë. Këtë vit është paraqitur edhe në Kosovë. Është sëmundje që prek gjedhet dhe shkakton temperaturë tek kafsha, çalon, shkakton depresion dhe kemi një rënie të konsiderueshme ekonomike për shkak të rënies së peshës së kafshës, kualitetit të qumështit, kualitetit të lëkurës, e kështu me radhë."

"Njerëzit nuk janë të rrezikuar dhe fermerët janë vetëdijesuar dhe menjëherë thërrasin veterinarët lokalë përgjegjës. Ne i marrim masat dhe i këshillojmë fermerët'', ka thënë Robaj.

Aktualisht, komunat më të prekura me sëmundjen gungore në Kosovë janë Kaçaniku, Istogu, Komuna e Dragashit dhe e Kamenicës, megjithëse nuk përjashtohet as mundësia e shtrirjes në pjesët e tjera.

The post Sëmundja gungore e gjedheve po zgjerohet nga vonesa e vaksinave appeared first on Ekonomia Online.

10 fakte interesante për sytë që nuk i kemi ditur më parë

Posted: 13 Sep 2016 08:20 AM PDT

Syri është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut, por ka disa gjëra që ndoshta më parë nuk i kemi ditur për të.

Kemi përgatitur një listë faktesh që ndoshta më herët nuk janë përmendur për sytë, por që janë vërtetuar nga mjekësia dhe shkenca,shkruan Lajmi.net.

1. Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në paisje elektronike sesa në letër.

2. Të porsalindurit janë të verbër ndaj ngjyrave dhe burrat janë më të predispozuar ndaj verbërisë së ngjyrave sesa gratë.

3. Retina e syrit është shumë më efikase për qëllime të sigurisë sesa shenjat e gishtërinjve, transmeton lajmi.net

4. Syri ka veti të mahnitshme shëruese, ai mund të filtrojë pluhurin dhe të shërojë gërvishjet brenda 48 orëve.

5. Sytë janë organi më kompleks pas trurit.

6. Funksioni i lotëve është t'i mbajë sytë të pastër, por shkencëtarët ende nuk e dinë pse qajnë njerëzit kur janë të mërzitur.

7. Një mbyllje e syrit zgjatë rreth 100-150 milisekonda, dhe ne gjatë një viti kryejmë rreth 5.2 milion të tilla.

8. Mbi 10 milion ngjyra mund të dallohen nga syri, por jo rrezet infra të kuqe dhe ato ultravjollcë.

9. Njerëzit me sy të kaltër kanë të gjithë një paraardhës, njeriu i parë me sy të kaltër jetoi para rreth 6000 – 10.000 vjetësh, të gjithë më herët kishin sy të kaft.

10. Të dy sytë kanë një pjesë të verbër në anën e pasme, por ju nuk mund t'a vëreni pasi që organet e syrit veprojnë së bashku për të mbuluar këtë verbëri.

The post 10 fakte interesante për sytë që nuk i kemi ditur më parë appeared first on Ekonomia Online.

Haziri: Fetije Ramadani ia dha kombit Agimin, e ky ia dha kombit lirinë

Posted: 13 Sep 2016 08:01 AM PDT

Mijëra njerëz nga e mbarë Kosova kanë marrë pjesë sot në varrimin e nënës së Heroit të kombit Agim Ramadani, Fetije Ramadani, në fshatin Zhegër të Gjilanit, në mesin e të cilëve kryetari Lutfi Haziri, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, sipas një njoftimi, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë.

"Kjo ceremoni e varrimi është e dhimbshme, por po aq sa është e dhimbshme, është edhe e dinjitetshme, e një nëne, motre e gjyshe, e cila së bashku me bacën Hysni si bashkëshort dhe udhëheqës të kësaj familje të madhe Ramadani dhe Haliti, kanë dhënë shtatë fëmijë, e nipa e mbesa dhe këtij vendi nga kjo radhë ka lindur edhe heroi i kombit Agim Ramadani, i cili si lider lufte, bashkoi shqiptarët kudo që janë. Zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë, me sakrificën e tij dhe me luftën e tij", ka thënë Haziri.

Në njoftim shtohet se ai tha se të gjithë të pranishmit duhet të marrin diçka nga urtësia e saj, duke thënë se ky atribut është sinonim i një nëne shqiptare.

"Të gjithë e kemi parë veçorinë e saj të veçantë, që është urtësia e saj. Ajo ka qenë nënë e urtë, nënë me pak fjalë. Dëshiroj të kërkoj që të gjithë ne, që nga urtësia e kësaj nëne të madhe që u nda nga jeta, të marrim diçka nga ajo dhe të mos kthehemi bosh në shtëpitë tona. Urtësia e saj është sinonim i një nëne shqiptare", ka potencuar Haziri.

Në emër të familjes Ramadani, ka folur edhe djali i të ndjeres, Jashar Ramadani, i cili ka falënderuar të pranishmit për nderin dhe respektin e treguar sot me masovitet në këtë ceremoni varrimi.

Fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni varrimi pati edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Hysen Berisha nga "Brigada 138 Agim Ramadani".

The post Haziri: Fetije Ramadani ia dha kombit Agimin, e ky ia dha kombit lirinë appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi në Toronto: Kosova me mundësi të shumta për investitorët e huaj

Posted: 13 Sep 2016 07:55 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Global të Torontos, ka thënë se Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj.

Në këtë forum, Thaçi ka takuar themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos, Gil Rémillard.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se, sipas themeluesit të Forumit të Torontos, Gil Rémillard, pjesëmarrja e Kosovës ka ngritur interesim edhe tek pjesëmarrësit e tjerë.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Në Forumin Ekonomik Global të Torontos takova edhe themeluesin e tij, z. Gil Rémillard, me të cilin shkëmbyem ide rreth mundësive të prezantimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum.

Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj. Ligji për investime strategjike do të hapë mundësi për ardhjen e investitorëve të fuqishëm edhe nga Kanadaja. Stabiliteti dhe siguria në Kosovë premtojnë që vendi ynë të bëhet bazë e investimeve kanadeze në rajon.

Rémillard e njoftova me mundësitë e mëdha që ka Kosova, veçanërisht në fushën e minierave dhe të energjisë.

Ai shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e Kosovës në forumin e sivjetmë, si mundësi e takimit me përfaqësues të kompanive të fuqishme të Kanadasë.

Sipas themeluesit të Forumit të Torontos, pjesëmarrja e Kosovës ka ngritur interesim edhe tek pjesëmarrësit e tjerë.

The post Thaçi në Toronto: Kosova me mundësi të shumta për investitorët e huaj appeared first on Ekonomia Online.

Ahmeti-Veliaj: Unioni i Bashkive Shqiptare konkretizohet së shpejti

Posted: 13 Sep 2016 07:48 AM PDT

Komunën e Prishtinës e vizitoi sot një delegacion i Bashkisë së Tiranës, i udhëhequr nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata u pritën nga kryetari Shpend Ahmeti, dhe përfaqësues të tjerë të Komunës së Prishtinës.

Në këtë takim të parë të kësaj vizite dyditore, u diskutuan për projekte të përbashkëta si dhe u shkëmbyen përvoja nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme.

Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon.

"Bashkimi është një jetë më e mirë e qytetarëve, lëvizja e lirë, mundësia për një jetë më mirë", ka thënë Veliaj.

"Kemi marrë një vendim që do ta konkretizojmë për një Union të Bashkive Shqiptare, pra më 28 nëntor ne do të kemi një takim bashkë me kryetarët e vendeve nga Tetova, Medvegja e Bujanoci në Tiranë", u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi se këto takime po bëhen për shkëmbim përvojash në mes dy kryeqyteteve.

"Këto takime po bëhen për shkak të shkëmbimit të përvojave në mes dy kryeqyteteve shqiptare, po behet shkëmbim përvojash në infrastrukturë, në arsim dhe gjëra konkrete, dhe problemeve që po i kalojnë dy kryeqytetet shqiptare dhe të ideve", ka thënë Ahmeti.

Ata u dakorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna.

Delegacioni nga Bashkia e Tiranës do të qëndrojë për dy ditë në Prishtinë, ku do të merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të kësaj komune, si dhe do të zhvillojë takime me drejtori të caktuara për të forcuar edhe më tepër bashkëpunimin në fusha konkrete.

Gjithashtu, Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt do t'i ndajë "Çmimin për Demokraci Lokale".

Në këtë ngjarje përveç ceremonisë së ndarjes së çmimit, instituti KLGI do të prezantoi hapësirat multi-funksionale të trajnimeve dhe programet e reja në fushën e qeverisjes lokale.

LEXO EDHE:

Erion Veliaj arrin në Prishtinë, pritet nga Shpend Ahmeti

The post Ahmeti-Veliaj: Unioni i Bashkive Shqiptare konkretizohet së shpejti appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :