Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shkencëtaret zbulojnë një vullkan akulli në Cere” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Shkencëtaret zbulojnë një vullkan akulli në Cere” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shkencëtaret zbulojnë një vullkan akulli në Cere

Posted: 04 Sep 2016 02:23 AM PDT

ahuna-mons-2-wide.630x360 ahuna.570 pia20915 pia20916 Vullkani Vullkani 2

Në planetin xhuxh, që është shembulli perfekt i kriovullkanizmit (një vullkan që shpërthen, ujë, amoniak ose metan në vend të shkëmbinjve)  të Sistemit Diellor: një mal i lartë sa gjysma e Everestit, është zbuluar papritur. Mbajeni mend këtë emër: mali Ahuna Mons. Është një vullkan akulli, i zbuluar 4 km mbi sipërfaqen e Ceres, planetit xhuxh, i zbuluar në mars të 2015 nga sonda Dawun. Ekzistenca e vullkaneve që vjell akull dhe jo llavë, ishte dyshuar më për Plutonin ose ndoshta Tianin. Por ajo e gjetur në Cere, përshkruhet në një nga gjashtë artikujt, mbështetur mbi të dhënat e sondës Dawn, në revistën Sciene, është reale dhe e habitshme. Në trupin qiellor, pritej të gjendej vetëm mbetje të llave, e ndoshta ndonjë krater. Me pak fjalë, një shkëmb inert dhe një farë vullkani, ku shpërthimi i fundit daton përpara 200 milionë vite.

Llava e akullit

Besohet se sasia e madhe e kripërave në planet, ul temperaturën e ngrirjes së ujit, duke shkaktuar criomagma (shpërthime në formë lëngjesh apo shtëllunge. Gjithashtu mund të jenë edhe në formën e avullit). Kur bien në sipërfaqen e planetit ato kthehen në akuj).  Prania e një krater prej 280 km në anën tjetër të planetit xhuxh ndoshta tregon një ndikim ku valët mund të kenë shkaktuar një shpërthim të fundit.

Elasticiteti

Studimet e fundit, të publikuara kanë gjetur në planet prezencën e baltës: dhe atë të një manteli të trashë, i cili në mënyrë të ngadaltë, e kthen sipërfaqen në formën origjinale, sa herë që kjo e fundit është deformuar nga një ndikim. Një tipar që mund të shpjegojë enigmën e kratereve të zhdukura.

10 mite rreth trupit njerëzor që duhet t’i harrojmë

Posted: 04 Sep 2016 02:00 AM PDT

Ka aq shumë informacion rreth nesh në ditët e sotme, aq sa shpesh e kemi të vështirë të ndajmë një të vërtetë nga një gënjeshtër. Dhe, ndonjëherë besimi i njerëzve është jo vetëm i çuditshëm, por edhe i dëmshëm. Ja disa nga disa nga mitet më popullore rreth trupit njerëzor dhe të vërtetat që fshihen pas tyre

mite1. Mit – Ne përdorim vetëm 10 për qind të trurit.

Fakt – Pjesa më e madhe e korteksit të trurit punon me kapacitet të plotë edhe kur jemi duke fjetur gjumë.

2. Mit – Qelizat e trurit pushojnë së rrituri kur arrijmë moshën madhore.

Fakt – Neuronet zhvillohen dhe ndryshojnë gjatë gjithë jetës sonë.

3. Mit – Shikimi dëmtohet kur lexoni një libër natën ose në një monitor kompjuteri.

FaktSytë tuaj lodhen shpejt pas kësaj, por çlodhen plotësisht pas një pushimi.

4. Mit – Majat e djegura të flokëve mund të eliminohen përmes shampove apo balsamit.

FaktMajat e djegura të flokëve mund të eliminohen ose zhduken vetëm duke i prerë ato.

5. Mit – Njeriu ka vetëm 5 shqisa: shikimi, dëgjimi, nuhatja, prekja dhe shija

Fakt – Kemi të paktën 21 shqisa, p.sh: shqisën e balancës dhe të temperaturës.

6. Mit – Është e lehtë të ftohesh kur është ftohtë.

Fakt – I ftohti shkaktohet nga viruset, jo nga temperatura e ajrit.

7. Mit – Pirja e alkoolit të nxeh.

FaktAlkooli përhapet në enët sipërfaqësore të gjakut, duke bërë që të ndiheni më të ngrohtë

8. MitDjersa largon toksina nga trupi juaj

Fakt Gjëndrat e djersës qetësojnë trupin tuja.

9. MitKarota përmirëson shikimin

FaktKarota ndihmon në parandalimin e degjenerimit të muskujve, por nuk përmirëson shikimin.

10. MitDhëmbët e shëndetshëm duhet të kenë bardhësi perfekte.

FaktNgjyra natyrale e dhëmbëve është e verdha e lehtë.

S.M

4 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lushnjë, pacienti sherr me mjekët dhe policët në ambientet e spitalit

Posted: 04 Sep 2016 01:30 AM PDT

lushnjeNjë person është vënë në pranga nga policia në Lushnjë, pasi ka sulmuar mjekët e spitalit të qytetit. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Edmond Belba, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Lushnje ka fyer dhe ofenduar personelin mjekësor dhe ka thyer një vazo të madhe lulesh.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit në polici i riu ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë si edhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Shkatërrim i pronës", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Fyerje".

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shën Tereza e Kalkutës, shenjtorja e shqiptarëve dhe gjithë botës

Posted: 04 Sep 2016 01:07 AM PDT

shenjtore1Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën në një ceremoni madhështore dhe shumë emocionuese në sheshin Shën Pjetër të mbushur me qindra e mijëra besimtarë nga e gjithë bota.

Humanistja e madhe shqiptare u shenjtërua në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ajo do të quhet Shën Tereza e Kalkutës dhe është tashmë shenjtorja me e re e Kishës Katolike.

Nis ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, sytë e gjithë botës nga Vatikani

Ka nisur në Vatikan ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, bijës së Shqipërisë dhe gjithë botës.

Nënë Tereza do të jetë nga sot Shën Tereza. 19 vjet nga vdekja e bamirëses shqiptare Nënë Tereza do të shenjtërohet nga Papa Francesku.

Mijëra e mijëra njerëz kanë mbushur që nga orët e para të mëngjesit sheshin Shën Pjetër në Vatikan, mes të cilëve shumë shqiptarë që ndihen më tepër se krenarë për bijën e kombit të tyre.

Të pranishëm janë delegacione nga 15 vende të botë, mes të cilëve përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, akt simbolik i Jubileut të Mëshirës

Në mbarë botën, e jo vetëm në Kishë, jetohet me gëzim pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës, figurë që është përtej çdo dallimi ndërmjet besojmave. Shenjtërohet vetëm 19 vjet pas vdekjes. E në një çast vërtet të rëndësishëm për Kishën katolike: në kulmin e Vitit Shenjt të asaj Mëshire, të cilën murgesha shqiptare, sa e thjeshtë, aq e madhe, e njohur edhe si Çmim Nobel për Paqen, e dëshmoi me jetë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Ishte Papa Françesku ai, që propozoi, e edhe ngulmoi, që ky shenjtërim të kremtohej para se të mbyllej ky vit kaq i rëndësishëm për mbarë botën katolike. Viti i Mëshirës, me Shenjten e Mëshirës. Shenjtërimi, tejet i shpejtë, po të kemi parasysh se në këtë lartësi disa nga shenjtorët, që njohim e lusim, arritën nganjëherë jo vetëm pas shumë vitesh, por edhe pas shumë shekujsh. Tereza Bojaxhiu, që shpejtoi gjithë jetën për t'i ndihmuar të mjerët, duke u bërë një rreze e dritës së Zotit për errësirën e botës, shpejtoi edhe tani, që të mund të ndërmjetësonte sa më shpejt, edhe nga qielli, për të varfrit e saj. Edhe pse nuk deshi kurrë të dukej. Ndoshta prandaj gjithë ky vlerësim! Shenjtërimi i saj po kremtohet nga mbarë bota si ngjarja më e madhe e Vitit të Mëshirës, që nisi më 8 dhjetor e do të përfundojë më 20 nëntorin e ardhshëm.

Duhet kujtuar se edhe Motrat e saj po organizojnë një sërë veprimtarish, ndërmjet të cilave, Mesha e sotme, kremtuar në një mori gjuhësh, në Bazilikën Romake të Shën Anastasisë, ku mund të nderohen edhe reliket e Shën Terezës.

E është në përgatitje e sipër edhe Mesha e Shenjtërimit, ajo që do të kremtohet të diel, në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Françesku, kulm i Vitit Shenjt të Mëshirës, me praninë e qindra autoriteteve të të gjitha natyrave e, sidomos, të mijëra njerëzve të thjeshtë. Por këtë herë në krye të vendit nuk do të jenë të mëdhenjtë e botës: është kremtim, që vë në vendin e nderit, ata që deshi e të cilëve u shërbeu Nënë Tereza: të varfrit e saj, pranë saj, sa ishte në jetë, e të lartuar me Të, tani që shpallet Shenjtore! I jashtëzakonshëm edhe për këtë, ky kremtim, në të cilin sundojnë të varfrit e Nënë Terezës!

Kujtojmë se janë për udhë ose kanë arritur tashmë në Romë, një mori delegacionesh të rangut më të lartë, ardhur sidomos nga vendet që lidhen ngushtë me figurën madhore të Nënë Terezës. Kështu delegacionet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, India e, doemos, nga viset ku vijojnë misionin bamirës motrat e dashurisë së krishterë. Pa llogaritur këtu, dekegacinet kishtare dhe dyndjen e shtegtarëve të thjeshtë, e jo vetëm të krishterë e natyrisht, shumë shumë shqiptarë, nga trojet e tyre e nga mbarë bota, ku janë shprishur.

 

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pllakatë përkujtimore për Nënë Terezën, Veliaj: Është shenjtorja e të gjithëve

Posted: 04 Sep 2016 12:40 AM PDT

pllakataNë sheshin 'Nënë Tereza', në kryeqytet është përuruar ditën e sotme një pllakatë në ndër të Nënë Terezës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe përfaqësues të klerit.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi Nënë Terezën si shenjtore të të gjithëve jo vetëm të shqiptarëve dhe si shembulli më i mirë se të gjithë mund të japim diçka nga mirësia jonë për të tjerët për ta bërë botën më të mirë.

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

25 kg drogë në autobusin Shkodër-Athinë, arrestohen 2 shoferët

Posted: 04 Sep 2016 12:25 AM PDT

droga1Policia kufitare e Kakavijës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 25,7 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa të fshehur në një autobus që kishte si destinacion Athinën dhe ka vënë në pranga 2 drejtuesit e tij.

Sipas policisë, droga është gjetur në autobusin e linjës Shkodër-Athinë me targa ITM 8162.

Në pranga kanë rënë shtetasit Angjelin Suta, 39 vjeç dhe Anastas Naska, 47 vjeç, shoferët e autobusit të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin synon të kalonin lëndën narkotike në drejtim të Greqisë.

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Mbyten në plazhin e Shkëmbit të Kavajës dy kushërirat 4 dhe 18 vjeçe

Posted: 04 Sep 2016 12:15 AM PDT

durres-620x330Dy kushërira 4 dhe 18 vjeçe janë mbytur në pazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, ku fillimisht u konstatua mbytja e të miturës me inicialet E.B, nga Elbasani dhe u shpall e zhdukur kushërira e saj I.H, 18 vjeçe.

Trupi i 4-vjeçares u nxor në breg nga dallgët, ndërsa kërkimet për 18-vjeçaren vijuan deri në mesnatë, kur u bë e mundur edhe gjetja e trupit të saj të pajetë.

Vajzat prej disa ditësh ndodheshin në këtë plazh bashkë me familjarët e tyre.

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 4 shtator 2016

Posted: 04 Sep 2016 12:00 AM PDT

Dashi

Do të gjeni mënyrën për vendosur rregull mes gjërave personale dhe të rishikoni me kujdes të kaluarën duke shfletuar fotografitë. Në punë do të kaloni një fazë të vështirë, për shkak të disa keqkuptimeve. Në dashuri, jepini vetes hapësirë për të shijuar çdo gjë.

Demi

Tani nuk do t'ju duhet më të bëni përpjekje të mëdha për t'u kuptuar nga të tjerët dhe për të kapërcyer vështirësitë e vogla të përditshme. Në punë ka gjasa që të përfshiheni nga diçka negative, por mënyra juaj e të parit të gjërave do t'ju ndihmojë që t'i zgjidhni ato.

Binjakët

Do të keni mundësinë që të konfirmoni aftësitë tuaja në të gjitha fushat e përditshmërisë suaj. Në punë, gjatë kësaj periudhe, do të përballeni me një person të veçantë që do t'ju japë ide të reja. Në dashuri do të keni një fazë zhvillimi.

Gaforrja

Do të keni një përballje jo fort të këndshme me një nga familjarët tuaj. Në punë do të keni mundësinë ta shfaqni veten dhe të fitoni mundësi të reja. Në dashuri, reagoni me indiferencë, për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Luani

Tensionet e përditshme do t'ju nervozojnë dhe do t'jua bëjnë situatat më të vështira. Në punë do të jeni në gjendje të merrni vendimet e duhura, në momentin e duhur. Në dashuri, ndoshta do të keni një njohje të re të këndshme.

Virgjëresha

Do të ndjeni dëshirën që të shfaqeni para të tjerëve dhe nuk do ta keni të vështirë të tërhiqni vëmendjen e tyre. Në punë, do të keni mundësinë të bëni gjithçka që kishit menduar. Në dashuri, një person do t'ju japë disa këshilla të mençura.

Peshorja

Sot yjet ju këshillojnë të mos këmbëngulni, por kërkojini ndihmë njerëzve të dashur e familjarëve. Në punë parashikohen rritje të të ardhurave. Në dashuri, do të kaloni një natë romantike me partnerin.

Akrepi

Gjatë kësaj faze duhet të pranoni kompromiset, sidomos në jetën familjare. Në punë, do të keni një keqkuptim të vogël me një epror. Në dashuri, do të keni mundësinë për të ndryshuar

Shigjetari

Do të merrni një ftesë dhe do të jeni tepër të kënaqur sepse do t'ju japë mundësinë të rishihni miqësitë e vjetra. Në punë, lodhja juaj do të shpërblehet. Në dashuri nuk duhet të dorëzoheni, edhe pse mendoni se nuk është momenti i duhur.

Bricjapi

Do të reagoni në mënyrë të pazakontë ndaj një provokimi të bërë nga një miqësi e vjetër. Në punë, do të ndiheni të shpërblyer, sepse gjithçka do të shkojë mirë. Në dashuri do të jeni shumë sensualë dhe ka gjasa që të lindë një marrëdhënie e re.

Ujori

Duhet të kujdeseni më shumë për interesat tuaja, edhe nëse dikush mund t'ju këshillojë se gjithçka do të ndreqet vetë. Në dashuri do të hasni disa vështirësi, por do t'i kapërceni me ndihmën e një miku. Në dashuri, do të jeni shumë të gjallë dhe humori juaj i mirë do të jetë ilaç për çdo sëmundje.

Peshqit

Sot nuk do të keni dëshirë të rrezikoni dhe do të kërkoni siguri për gjithçka. Në punë, do të kërkoni shpjegime për gjithçka që do të jetë e paqartë. Në dashuri, do të keni mundësi të tregoni të gjitha cilësitë tuaja.

 

 

 

 

 

10 ditë nën rrënojat e tërmetit, zjarrfikësit nxjerrin të gjallë qenin Romeo

Posted: 03 Sep 2016 01:55 PM PDT

qeni1Ndërsa në Amatrice vijon puna për heqjen e rrënojave që la pas tërmeti i tmerrshëm i 24 gushtit, mes polemikave dhe dhimbjes, ka ende vend për lajme të mira.

10 ditë nga lëkundjet 6,1 ballë zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë mes rrënojave të vilës San Lorenzo, një këlysh të quajtur Romeo.

qeni

Kafsha, në gjendje të mirë shëndetësore, ka treguar menjëherë shumë gjallëri sapo ka parë zjarrfikësit.

3 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

SHBA-Kinë, ratifikohet marrëveshja për klimën

Posted: 03 Sep 2016 01:25 PM PDT

kineShtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zyrtarizuar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit, një hap i rëndësishëm i ndotësve më të mëdhenj të botës, që synon ta verë në zbatim këtë vit marrëveshjen e ndryshimeve klimatike.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai kinez Xi Jinping e bënë të njohur marrëveshjen gjatë një takimi në Hangzhou, ku po mbahet takimi i këtij viti i G-20-ës.

"Kjo nuk është një luftë që mund ta zhvillojë një vend i vetëm, pavarësisht se sa i fuqishëm është. Një ditë do ta shohim këtë vendim si momentin kur më në fund ne vendosëm ta shpëtojmë planetin tonë", – tha Presidenti Obama.

Presidenti kinez Xi tha se shpresonte që nga ky vendim të përfitojnë të gjithë. "Përgjigja jonë ndaj ndryshimeve klimatike bart mbi vete të ardhmen e popullit tonë dhe mirëqenien e njerëzimit."- tha ai.

Media shtetërore në Kinë njoftoi sot në mëngjes se Kongresi Kombëtar i vendit ka miratuar një vendim në përfundim të takimit një-javor. Një raport nga Agjencia shtetërore e Lajmeve HSINHUA theksoi përkushtimin e Kinës për t'iu kundërvënë ngrohjes globale dhe për të luajtur një rol më të madh në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Një këshilltar i afërt i Presidentit Obama tha se njoftimi nga Pekini dhe Washingtoni për marrëveshjen i hap rrugën zbatimit të Marrëveshjes së Parisit këtë javë.

3 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

Related Posts :