Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shqiptari masakron me thikë kuzhine italianin për një rumune” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Shqiptari masakron me thikë kuzhine italianin për një rumune” plus 9 more Ferizaj Press


Shqiptari masakron me thikë kuzhine italianin për një rumune

Posted: 11 Sep 2016 10:07 AM PDT

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta ku ka humbur jetën 40 vjeçari Gennaro Mercadante, banues në Via Vittorio Veneto në Bresso.

Autori i dyshuar i vrasjes është një shqiptar, i quajtur Bujar Mersini, 56-vjeç, i cili ka pranuar krimin. Hetimet e para për ngjarjen, bëjnë me dije se shqiptari kishte pasur marrëdhënie me një rumune 31 vjeçare deri vitin e shkuar, e më pas ajo ishte ndarë për t'u lidhur me 40 vjeçarin.

Autori i krimit është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa nuk ka bërë rezistencë kur është arrestuar nga policia, duke pranuar përgjegjësinë.   Hetuesit gjetën një thikë kuzhine të fshehur në një gardh rreth 20 cm e mbuluar nga gjaku, e përdorur për të goditur viktimën.

Mësohet se 40 vjeçari është goditur disa herë në zemër dhe ka ndërruar jetë në spital. Motivi kryesor është ai i xhelozisë, ndërsa po hetohet për sqarimin e plotë të rastit.

Kështu duken dridhjet brenda marketit gjatë tërmetit në Haraçinë (Video)

Posted: 11 Sep 2016 10:07 AM PDT

Para dy ore në Shkup me rrethinë ka ndodhur një termet i fuqishëm, fuqia e të cilit ka dridhur edhe Kosovën.

Në një videon të shpërndarë nga Zhurnal shihet se si lëvizin raftet e e marketit në Haraçinë dhe rrëzon gjësendet e renditura nëpër rafte.

Përndryshe, sot është e dyta herë që tërmeti e dridh Maqedoninë. Në mëngjes e dridhi me 4.4 shkallë të rihterit kurse tani me 5.1 shkallë.

Kaos në Shkup, nuk punojnë bankomatet në Çair, qytetarët ngelen pa para!

Posted: 11 Sep 2016 10:07 AM PDT

Qytetarët ankohen se kanë mbetur pa para dhe se nuk mund të paguajnë në dyqane, njofton TetovaSot.

Pas goditjes së dytë të tërmetit të fuqishëm në ora 15:10 në Shkup janë evakuuar qendrat  tregtare, Capitol Mall, City Mall, Ramstor, dhe objektet tjera komerciale janë të mbyllura.

Në zonën qendrore të qytetit, për një kohë nuk kishte energji elektrike dhe janë bllokuar edhe linjat telefonike.

Tërmeti u ndje në Veles, Kumanovë, Manastir, Prilep, Kërçovë, Gostivar, Tetovë si dhe në disa qytete të Kosovës, Serbisë dhe Bullgarisë.

Lekaj: Të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin

Posted: 11 Sep 2016 10:07 AM PDT

Pal Lekaj

"Në ketë festë, bashkëkombas të fesë myslimane, ju bëni Kurban diçka, në emër të arritjes së diçkaje tjetër më të lartë, kjo është sakrificë përballë zotit, tek i cili besojmë të gjithë. Në këtë ditë tuajën të veçantë, të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin në rrugën e së ardhmes që na pret, e cila po bëhet çdo herë e më e rrezikshme për mbarë njerëzimin", ka thënë Lekaj.

"Duke dëshiruar për të gjithë juve, e familjet tuaja, paqe e begati, jo vetëm sot, por për gjithë jetën… Iu themi, Gëzuar! Pal Lekaj me Familje".

Pas tërmetit në Shkup, uji ndryshon ngjyrën (Video)

Posted: 11 Sep 2016 10:07 AM PDT

Uji/ ilustrim

Pas tërmetit të tretë i cili ndodhi në orën  16:47 uji ka ndryshuar ngjyrën, njofton TetovaSot.

Ndryshe sot në mëngjes në ora 7, tërmeti e goditi Shkupit me intensitet prej 3.9 të shkallës së Rihterit, ndërsa sot pasdite në ora 15:10 u godit nga tërmeti i dytë e që ishte 5.2 të shkallës Rihter.

Video EKSKLUZIVE: Tërmeti në Shkupi zgjati plot 29 sekonda, dridhjet ishte të fuqishme

Posted: 11 Sep 2016 09:08 AM PDT

Tërmeti u ndje edhe në Kosovë, respektivisht në Ferizaj e deri në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu dridhjet janë ndjerë edhe në Serbinë dhe Bullgarinë fqinje.

Një lexues i lajmit.net nga Shkupi na ka dërguar një video nga momenti tërmetit. Sipas videos, dridhja më e fuqishme ka zgjatur 29 sekonda.

Fatmirësisht nuk ka pas të viktima dhe as të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. /Lajmi.net/

PDK dhe Nisma urojnë besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Posted: 11 Sep 2016 09:08 AM PDT

Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, i kujtojmë dhe shprehim respektin për ata që kontribuan dhe sakrifikuan për lirinë e vendit, heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit.

Kjo festë tregon vlerën e sakrificës, përkushtimin për zotin dhe dashurinë për njeriun, duke dëshmuar se besimi afron njerëzit mes vete, fuqizon solidaritetin dhe paqen. Këto vlera nuk i kanë munguar popullit tonë dhe ne angazhohemi në forcimin e tyre.

NISMA uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

NISMA për Kosovën, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam ju uron festën e Kurban Bajramit.

Le të jetë kjo ditë e mirësisë, paqës, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore.

NISMA për Kosovën, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, u dëshiron shëndet dhe suksese në familjet e tyre!

Qeveria: Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

Posted: 11 Sep 2016 09:08 AM PDT

Në shkrimin i cili pretendonte të sillte fakte të reja sipas të cilave "Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve", deputeti Daut Haradinaj në fakt ka ofruar argumente që e mbështesin punën e komisionit shtetëror, i cili si i tillë mbështetet edhe nga institucionet shtetërore, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike të BE-së.

Deputeti Haradinaj, duke dashur t'i bind "të gjithë ata skeptikë të Demarkacionit se si vet Mali i Zi e konsideron Çakorrin kufi ndërmjet dy shteteve", në faqen e parafundit dhe të fundit të materialit të skanuar nga ai jep argumente për të kundërtën. Sipas materialit që ai servon, vërtetohet se Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi.

Nga përshkrimi në librin e Branka Jokica për Veliken që është pjesë e Komunës së Plavës në Mal të Zi, në një titull të librit që është bashkangjitur në shkrimin e z. D.Haradinaj shkruan:

2 KUSH JANË PRONARËT NË BJELLUHE (KO SU VLASNICI IMOVINE U BJELUHI).

Pas këtij titulli, shkrimi vazhdon: "Sipas të dhënave nga Drejtoria për pronën në Plavë, Shqiptarët nga Kosova, pronarë të  pronave në Velikë dhe Bjelluhë janë": Lista me 34 pronarë me emra dhe mbiemra kryesisht të shqiptarëve nga Kosova me pronë në Mal të Zi.

Këta 34 pronarë në listë janë qytetarëve të Kosovës por pronat e tyre i kishin dhe i kanë në Mal të Zi.

Pastaj, në shkrimin e z. Haradinaj vazhdon lista tjetër në fletën e fundit të skanuar të tij me 14 emra dhe mbiemra. Kjo listë sigurisht vazhdon me emra të pronarëve të cilët janë nga Velika në Komunën e Plavës, por siç shkruan në materialin e z. Haradinaj, ata janë shpërngulur e prona e tyre është e regjistruar në Plavë.

Listën e banorëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës për pronat e tyre në Bjelluhë mund t'i gjeni në ueb faqe të kryeministrisë, por mund të gjeni edhe shkrimin në media të datës 21 Gusht 2016 me titull: "Pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi":  http://kryeministri-ks.net/?page=1,9,6087 ". Në këtë dokumentacion, të ofruar kohë më parë për publikun, është Lista e pronarëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës me dokumentacionin personal e zyrtar. Pronarët janë me mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj,  Lokaj, Binakaj, Qorraj.

Kjo mund të vërtetohet duke kontaktuar posaçërisht me kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është në Deçan për këto prona në Bjelluhë- Plavë, Mal i Zi.

Pra, Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi, siç u konfirmua nga z. Haradinaj. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe i kanë dorëzuar në Plavë.

Prandaj, z. Haradinaj me këtë shkrim të ofruar për lexuesin, ka kontribuar dhe ka vërtetuar edhe vet, sikurse edhe pronarët e pronave mbiemrat e të cilëve janë në listë, se Bjelluha dhe Çakorri kanë qenë dhe janë në territorin e Malit të Zi., thuhet në fund të njoftimit të lëshuar nga qeveria.

Ka të lënduar nga tërmeti në Shkup (Video)

Posted: 11 Sep 2016 09:08 AM PDT

Para dy ore në Shkup me rrethinë ka ndodhur një termet i fuqishëm, fuqia e të cilit ka dridhur edhe Kosovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky tërmet ka pasur edhe të lënduar të cilët me urgjencë janë dërguar nëpër spitalet e Shkupit, më afër shtëpive të tyre!

Përndryshe, sot është e dyta herë që tërmeti e dridh Maqedoninë. Në mëngjes e dridhi me 4.4 shkallë të rihterit kurse tani me 5.1 shkallë.

Aksident komunikacioni në qendër të Prishtinës (Foto)

Posted: 11 Sep 2016 09:07 AM PDT

Nga fotografitë e siguruara nga lajmi.net, shihet se një veturë e tipit VW Golf është përplasur me një veturë taksi të tiit Shkoda.

Raportohet vetëm për lëndime të lehta, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë matjet e nevojshme. /Lajmi.net/

ksi1 ksi2 ksi3

Related Posts :