Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shtimja fiton vendin e III-të për performancë të mirë” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Shtimja fiton vendin e III-të për performancë të mirë” plus 9 more Ferizaj Press


Shtimja fiton vendin e III-të për performancë të mirë

Posted: 07 Sep 2016 09:16 AM PDT

Shtime (Prishtinë), 7 shtator 2016 – Në ceremoninë e Shpërblimeve për grantet e bazuara në performancën më të mirë të 17 komunave të Kosovës partnere të projektit DEMOS, të mbajtur në ambientet e hotelit "Emerald" në Prishtinë, sot, Komuna e Shtimes mori vendin e tretë në kategorinë për shpërblimin si komuna më e mirë për vitin 2016, për performuesin më të mirë të komunës, ndërsa për të njëjtën kategori shpërblimin e vendit të parë e mori Komuna e Gjakovës, ndërsa të dytë ju dha komunës së Pejës.
Ceremonia e organizuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në koordinim me Ministrinë e Administrimit të pushtetit Lokal, është hapur nga Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, i cili ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ndërsa në vazhdim foli drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, z. Patrick Etienne, si dhe në emër të kryetarit të Asociacionit të Komunave dhe rrjetit NALAS, para të pranishmëve pati fjalën edhe kryetari i Komunës z. Naim Ismajli.
Lidhur me çmimin për Komunën e Shtimes, kryetari Ismajli në rend të parë falënderoi banorët e komunës së Shtimes të cilët janë kontributdhënës të mirë të tatimit në pronë dhe shërbime tjera komunale. Poashtu ai theksoi se është meritë e të gjithë punonjësve komunalë të cilët janë profesionistë dhe në shërbim karshi kërkesave të qytetarëve të Shtimes.
screen-shot-2016-09-07-at-18-11-18

screen-shot-2016-09-07-at-18-11-31

screen-shot-2016-09-07-at-18-11-42

Mustafa përkujtoi 26 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Posted: 07 Sep 2016 08:22 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,ka përkujtuar 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kryeministri Mustafa theksoi se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, është datë e rëndësishme në historinë e përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kryeministri Isa Mustafa, me ketë rast, ka shprehur konsideratat më të larta për deputetët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, të cilët me sakrifica të mëdha u mblodhën në Kaçanik për të realizuar këtë akt të rëndësishëm historik.

"Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, ndër të tjera, fuqizoi legjitimitetin, vendosmërinë dhe përpjekjet e gjithanshme të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit", ka thënë kryeministri Mustafa.

Policia e Ferizajt inspekton vendpunishtet lidhur me sigurinë në punë

Posted: 07 Sep 2016 07:28 AM PDT

Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe zyrtarët e ATK-së ,muajin e kaluar kanë realizuar një operacion të bazuar në planin operativ "Inspektimi 2016", ku qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi dhe inspektimi i vend punishteve të ndërtimtarisë në rajonin e Ferizajt.

Shkak për këto inspektime ishte ndikimi preventiv dhe parandalimi i lëndimeve dhe vdekjeve aksidentale në punishtet e ndërtimtarisë, duke ritur masat e sigurisë për personelin gjatë kryerjes së punëve,pasi dihet se numri i personave-punëtorëve të cilët viteve dhe kohëve të fundit kanë pësuar lëndime aksidentale gjatë punës e fatkeqësisht disa dhe kanë humbur jetën,është për tu shqetësuar.

Gjatë realizimit të këtij plani operativ i cili ka zgjatur disa ditë,janë inspektuar gjithësejt
15 vend punishte,kurse në disa prej tyre ka pasur edhe ri-inspektime me qëllim të verifikimit se sa janë zbatuar rekomandimet dhe vërrejtjet e gjetura lidhur me përmirsimin e kushteve dhe sigurisë së punëtorëve.

Ndaj katër përgjegjësve të punishteve,inspektorët e punës kanë shqiptuar masa ndëshkimore, kurse një numri i është tërhjekur vërejtja për disa parregullësi lidhur me sigurinë në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës, thuhet në komunikatën lëshuar nga policia e Ferizajt.

DRP e Ferizajt, paralajmëron se operacione të ngjashme do të kryhen edhe në komunat tjera të Rajonit të Ferizajt, të cilat janë në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.

Interesimi shumë i madh i fermerëve ferizajas për projektin e subvencionimit të kamatave

Posted: 07 Sep 2016 05:14 AM PDT

Drejtori i bujqësisë në Komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci këtë projekt e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm dhe që po implementohet për herë të parë në qytetin e Ferizajt. Sipas tij interesimi i fermerëve për të marrë kredi pa kamatë çdo ditë e më shumë është në rritje.

14222328_1257152497652904_8059622871352773873_n

"Projekti për subvencionim të kamatave është një projekti shumë i qëlluar dhe që për herë të parë po realizohet në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ky projekt në fillim ka qenë pak skeptik nga të tjerët, mirëpo është duke treguar një rezultat të madh dhe prej momentit të nënshkrimit të kontratës nga Banka për Biznes dhe kryetari i komunës ka filluar implementimi i saj, dhe sipas informacioneve që unë kam dhe statistikave, interesimi i fermerëve është mjaft i madh për marrjen e dokumentacionit për të aplikuar për këtë kredi", ka thënë drejtori Vranovci, duke shtuar se deri më tash janë ekzekutuar dy kredi.

"Deri më tani janë ekzekutuar 2 kredi, ndërsa në shqyrtim janë edhe katër të tjera, dhe gjithsejt janë 23 fermerë të cilët kanë aplikuar dhe në bazë të komisionit dhe bankës dhe nga ana e komunës, janë të gjithë kandidatë potencial për ta fituar këtë kredi, ndërsa shuma e tërësishme e kësaj arrin vlerën mbi 440 mijë euro. Me këtë po realizojmë një projekt që i ka munguar qytetit të Ferizajt, i cili do te jetë model edhe për komunat tjera, dhe në bazë të kësaj shumë deri në këtë moment ne po planifikojmë që në mënyrë indirekte nga këto kredi pa kamata të jenë të punësuar diku 88 punëtor në komunën e Ferizajt", tha Vranovci.

Drejtori i Bujqësisë në Ferizajt, Ismet Vranovci ka shpjeguar se kjo drejtori gjatë këtij viti ka bërë subvencionimin e fermerëve me farë misri, me serra komerciale, me koshere për bletë si dhe shumë shpejt pritet që fermerët ferizajas të subvencionohen edhe me lope qumështore si dhe me mjedra dhe sistem të ujitjes.

Në këtë konferencë për media u tha se fermerët ferizajas tashmë kanë filluar të marrin edhe subvencionet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. U tha se fermerët ferizajas nga subvencionet e ministrisë përfitojnë një vlerë prej 1. 2 milion euro, që do të thotë se ne vitin 2015 vlera ka qenë rreth 900 mijë euro, kurse këtë vit është për 300 mijë euro me e lartë vlerë kjo e cila ka ndikuar direkt në subvencionet që kanë dhënë nga drejtoria e bujqësisë.
U bë e ditur se sfide kryesore e Drejtorisë së Bujqësisë tash për tash është sëmundja gungore e lopëve në komunën e Ferizajt, që për fat të keq ende nuk ka filluar të bëhet edhe vaksinimi i tyre.

"Deri më tani në komunën e Ferizajt i kemi 15 raste që janë të manifestuar me ngordhje dhe i kemi 100 raste të infektuara janë të lajmëruara edhe ne Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës", ka thënë drejtori Vranovci.

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt në vitin 2016 vetëm për subvencione të fermerëve në të gjitha lëmit e bujqësisë ka një shumë prej 268 mijë euro, ndërsa buxheti tjetër për subvencionimin e kamatave bujqësore është 147 mijë, projekt ky që është tre vjeçare dhe që në vitin 2017 janë parapare 200 mijë euro, kurse në vitin 2018 janë të parapara gjithsejt 250 mijë euro, ndërkaq projekti në tërësi kap shumën rreth 600 mije euro.

Takimi i Thaçit me Papën shkakton panik në Beograd

Posted: 07 Sep 2016 04:56 AM PDT

Vizita e presidentit Thaçi në Vatikan dhe takimi i tij i dytë brenda një kohë të shkurtër me Papa Françeskun ka shkaktuar panik në Serbi.

Shumica e mediave atje sot janë marrë me këtë vizitë dhe paralajmërimin e Thaçit se Papa shumë shpejt pritet ta vizitojë Kosovën.

Edhe kësaj radhe, mediat e kontrolluara nga shërbimi inteligjent serb kanë vazhduar një ofensive mediale kundër Kosovës.

E përditshmja serbe e kontrolluar nga shërbimi serb "INFORMER" shkruan se presidenti Thaçi tashmë ka bërë gati 10 milionë euro për të korruptuar bashkëpunëtoret e Papës, që ai ta njeh shtetin e 'rrejshëm të Kosovës" siç e quan gazeta, transmeton Telegrafi.

"Hashim Thaçi, presidenti i shtetit të rremë Kosova, dhe njeriu i cili në raportin e Këshillit të Sigurimit të Evropës është i etiketuar që merrej me tregtinë e organeve njerëzore, i ka bërë gati dhjetë milionë euro në kesh me të cilat do të provojë të lobojë në Vatikan për njohjen e pavarësisë", citon një burim anonim gazeta "Informer".

Me deklaratën e presidentit Thaçi se Papa Françesku do të vizitojë Kosovën, është marrë edhe kreu i kishës ortodokse serbe, Irinej.

Ai për gazetën tjetër të afërt me shërbimin inteligjent serb "Kurir" ka thënë se nuk ka dijeni se Papa Fraçesku do ta vizitojë Kosovën dhe që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, siç ka pohuar presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

"Mbetet të shohim çfarë do të bëjë Papa Françesku, sepse deri tani me neve e ka pasur një bisedë tjetër. Vatikani nuk e ka njohur Kosovën, se paku këtë nuk e ka bërë deri tani. Dhe këtë paralajmërim se do të vijë në Kosovë, ndoshta vetëm e shkruajnë shqiptarët", ka thënë Irinej.

Sipas tij, kisha serbe ende nuk ka qëndrim sesi do të veproj, në rast se Vatikani njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, pas takimit të Thaçit me Papa Françeskun nuk ka munguar as reagimi i Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq. "Mendoj se është një njeri që i bashkon shumë njerëz dhe fe në botë, por është këmbëngulës në këtë përqendrimin për mos ta njohur Kosovën", ka thënë ai.

Ndërkohë, e përditshmja e njohur "Danas" shkruan krejt diçka tjetër.

Ajo shkruan se kreu i Kishës Katolike, e pranoi ftesën e presidentit Thaçi për të vizituar Kosovën.

"Papa ka pranuar një ftesë nga Aleksandër Vuçiqi dhe nga Hashim Thaçi. Kisha Ortodokse serbe nuk ka kundërshtime ndaj vizitës", ka thënë një burim ndërkombëtar për "Danas".

Aksident me dëme material (Foto)

Posted: 07 Sep 2016 04:39 AM PDT

Ferizaj.07.09.2016. Rreth mesditës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë,  afër HIB Petroll ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një makine dhe një kamioni.

Bëhet e ditur se ky aksident  ka kaluar vetëm me dëme materiale.

Sipas dëshmitarëve  shkak I këtij aksidenti ishte mospërshtatja evozitjes  kushteve të komunikacionit të cilat janë vështirësuar nga reshjet e shiut që po bie.

Nuk raportohet për të lënduar.

Aksident 1 Aksident

Zyrtare: Vetëm një kosovar vdiq nga rrëzimi i aeroplanit në Shkup

Posted: 07 Sep 2016 04:20 AM PDT

Pasditen e së martës në fshatin Kozhle në Shkup një aeroplan është gjetur i djegur.

Bëhet fjalë për aeroplanin që vinte nga Trevizo, Itali dhe i cili ishte zhdukur në afërsi të Shkupit.

Nga kjo fatkeqësi raportohet se kanë humbur jetën gjashtë persona, ku ndër ta sipas mediave u tha se ishin dy shtetas kosovarë.

Një gjë të tillë e kishte konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni nëpërmjet Drejtorit për Siguri Publike, Mitko Çavkov i cili tha se nga aeroplani i rrëzuar në rrethinë të Shkupit ka pasur të vdekur dy shtetas të Kosovës dhe katër nga Italia.

Po ashtu mediat raportuan se dy viktimat nga Kosova ishin vëllezër F.B dhe V.B nga Malisheva.

Mirëpo një gjë e tillë më pas u demantua pasi që u tha se shqiptari i vetëm nga Kosova që ka mbetur i vdekur nga rrëzimi i aeroplanit është V.B nga Malisheva

E një gjë e tillë e ka konfirmuar edhe vetë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vetëm një shtetas kosovarë ka ndërruar jetë nga rrëzimi i aeroplanit në Shkup.

"Zyrtarisht sipas ambasadës sonë vetëm një shtetas i Kosovës ka vdekur", ka thënë Hoxhaj.

Për këtë fatkeqësi, fillimisht njoftuan banorët lokal të cilët kanë dëgjuar eksplodim dhe kanë parë flakë, ndërkaq zhdukjen e aeroplanit nga radarët e ka paraqitur në MPB Kontrolli për fluturime në aeroportin e Shkupit./Telegrafi/

Veseli: Me Kushtetutën e Kaçanikut, Kosova lëvizi drejt pavarësisë

Posted: 07 Sep 2016 03:41 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut ka shprehur se miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
"Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës. Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit, përgatitën kushtet juridike që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran. Përgëzoj të gjithë delegatët e atëhershëm, të cilët bënë atë që kërkonte koha dhe momenti duke realizuar përgjegjësinë historike dhe vullnetin e popullit për liri e pavarësi. K.V." ka shtuar Veseli.

Nga rrëzimi i aeroplanit kanë humbur jetën vëllezërit Begaj

Posted: 06 Sep 2016 02:21 PM PDT

Aeroplani i rrëzuar afër Shkupit kishte destinacion Prishtinën

Dy vëllezër me mbiemrin Begaj, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit, shkruan Alsat.

Vëllezërit kanë humbur jetën së bashku me katër shtetas italianë. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe të dy janë investitorë.

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e dy vëllezërve investitorë kosovarë, të cilët kanë dashur të hapnin një klub për fluturime në Istog.

Mediat italiane raportojnë se aeroplani ishte destinuar të ulej në Shkup, për të bërë një kontroll teknik.

 

Dy kosovarë të vdekur nga rrëzimi i avionit në Shkup

Posted: 06 Sep 2016 01:19 PM PDT

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, e ka konfirmuar për tetovasot.com se dy shtetas të Kosovës dhe katër të Italisë janë mbytur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Shkup. Destinacioni i tyre i fundit ka qenë Prishtina.

 Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.

Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Sipas RTV 21, nga autoritetet thuhet se destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit së bashku me policinë janë në terren. /TetovaSot/

Related Posts :