Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Si ti bëni kaçurrela flokët e shkurtëra” plus 5 more femra.net

loading...

“Si ti bëni kaçurrela flokët e shkurtëra” plus 5 more femra.net


Si ti bëni kaçurrela flokët e shkurtëra

Posted: 22 Sep 2016 06:15 AM PDT

Der Beitrag Si ti bëni kaçurrela flokët e shkurtëra erschien zuerst auf femra.net.

Rita Ora: Projekti im për femrat kosovare

Posted: 22 Sep 2016 05:52 AM PDT

rita-oran-ndihme-femrave-kosovare

U largua nga Kosova kur ishte vetëm 1-vjeç, ndërsa shumë vite më vonë do të bëhej Ambasadore Nderi e vendlindjes së saj. Për Rita Orën, ky titull është një nder të cilin duhet ta meritojë.

Në një intervistë të fundit me "Vanity Fair", ku ajo pati një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën, bukuroshja tregoi se është duke punuar me UNICEF për një projekt ku në fokus janë femrat kosovare.

"Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t'u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten", zbuloi ajo.

Rita nuk është vetëm një këngëtare. Tashmë ajo ka lënë gjurmë edhe në fushën e modës me një linjë veshjesh, në kinema duke aktruar në disa filma, si pjesë e jurisë në spektaklet e talenteve si "The Voice" apo "X Factor" dhe tani në "America's Next Top Model".

Pavarësisht këtyre angazhimeve të shumta, Ora i premton besnikëri, asaj që ajo e quan dashuri të parë, muzikës.

"Motra ime, Elena, dhe unë ngritëm një markë, dhe pavarësisht se pjesa e muzikës është e vështirë, ne nuk ndaluam dhe u bëmë profesioniste në të tjera gjëra. Por, muzika është dashuria ime e parë, është arsyeja pse jam këtu ku jam sot", u shpreh Ora.

Der Beitrag Rita Ora: Projekti im për femrat kosovare erschien zuerst auf femra.net.

7 arsye pse këpucët duken të lira (dhe si t’i shmangim ato)

Posted: 22 Sep 2016 01:19 AM PDT

kepuce-lira-duke-evitoni-

Buxheti i kufizuar nuk do të thotë se këpucët tuaja duhet të duken të lira. Për më tepër, edhe me më pak para, mund të bleni një palë që do të duken “të shtrenjta”, të sofistikuara dhe estetike.

Truku është që të dini pse këpucët duken të lira dhe ku duhet të bëni kujdes kur të shkoni për të blerë këpucë elegante apo çizme me çmim të arsyeshëm të cilat përshtaten me kombinime të ndryshme të veshjes.

1. Platformë të lartë

Sa më e lartë platforma, aq më e lirë duket këpuca. Sidomos kur është fjala për platformë të fshehtë kur këpuca më tepër duket si thundrrë me takë të ngarrkuar. Këpucët pa platformë duken më elegante dhe më të sofistikuara, por janë zakonisht shumë të pakëndshme.

Për këtë, për komoditet dhe pamje të sofistikuar, zgjedhni këpucë me platformë më të vogël se sholla e këpucës apo ato me platformë më së shumti një centimetër e gjysmë. Në të dyja rastet, vendosni jastëk me xhel në këpucë në zonat e gishtave për komoditet më të madh.

kepuce

2. Numër më i madh apo më i vogël

Nëse vishni këpucë shumë të mëdha ose shumë të vogla, jo vetëm që këmbët do të ju duken të shëmtuara, por edhe do të ecni çuditshëm dhe të keni një qëndrim të çuditshëm të trupit. Mund të provoni t'i shkelni ose të vënë një jastëk që të mos bien, por në shumicën e rasteve, këpuca edhe më tutje nuk rrin mirë. Nëse madhësia e këpucëve që nga fillimi nuk ju përshtatet, mos i bleni pa marrë parasysh se sa ju pëlqejnë.

3. Këpucë shumë të larmishme

Edhe këpucët e shtrenjta mund të duken të lira nëse nuk janë të dekoruara ose zbukuruara në mënyrë të drejtë dhe me shije. Këpucët klasike, me linja të pastra me ngjyrën tuaj të preferuar janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë se këpucët me shumë shtesa. Nëse ju pëlqejnë printe të kafshëve, zgjedhni këpucë me një të vetme, me print të njejtë, jo këpucë me printime dhe ngjyra të ndryshme. Nëse ju pëlqen ndriçimi dhe shkëlqimi, zgjidhni lëkurë metalike.

kepuce

files-10

4. Nuk mund të ecni normalisht me to

Ecja e pasigurt me take shumë të larta kurrë nuk duket mirë pa marrë parasysh se sa kushtojnë këpucët. Për fillim, disa muaj ecni me këpucë me take të ulëta dhe të qëndrueshme. Fokusohuni në mbajtjen e trupit, sepse qëndrimi i drejtë ndikon mjaft në mënyrën e ecjes. Kur të ushtroheni të ecni në mënyrë të sigurtë, gradualisht kaloni në take më të holla dhe më të larta.

5. Shumë stoli metalike

Stolitë metalike të tilla si kopset, perçinat, zinxhirët dhe sumbullat mund t'i rrënojnë pra këpucët e bukura, nëse e teproni me to dhe nëse duken të thjeshta. Zgjedhja e duhur do të ishte këpucë me stoli metalike të lëmuara që nuk janë plotësisht pa shkëlqim, por përsëri nuk shkëlqejnë shumë, ndërsa vetë këpucët apo çizmet janë gjithashtu të lëmuara dhe me linja të qarta.

files-11

6. Janë shumë të përdorura

Këpucë të venitura, t'holluara, të shkelura që e kanë humbur formën kurrë nuk duken të sofistikuara. Gjithashtu nuk është mirë të duket maja e t'holluar e takës së lartë. Prandaj rregullisht i çoni këpucët te këpuctari për t'i ruajtur, por mund t'i ruani edhe vetë. Këpucët "shpic" (me majë) do ta ruajnë më gjatë formën nëse majën e mbushni me pambuk apo material të ngjashëm, përderisa nuk i veshni. Preni fijet e perit me gërshërë të cilët kanë filluar të dalin në skajet e këpucëve. Dhe sigurisht, pastroni rregullisht dhe lyeni me krema dhe spreje të përshtatshëm.

7. Shkëlqejnë tepër

Këpucët e mveshura me llak duken mirë në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe nuancën e pudrës. Por llaku në kombinim me ngjyra si blu kobalt, rozë e errët ose ngjyrë kafe të errët duket e lirë. Nëse dëshironi që këpucët tuaja në ngjyra të forta të duken të shtrenjta, bleni ato nga kamoshi (antilop). Do të duken të bukura madje edhe nëse lëkura është artificiale, sepse duket shumë e ngjashme me lëkurën e vërtetë./femra.net/

kepuce

 

Der Beitrag 7 arsye pse këpucët duken të lira (dhe si t'i shmangim ato) erschien zuerst auf femra.net.

6 tipare që posedojnë vetëm femrat e suksesshme

Posted: 22 Sep 2016 01:05 AM PDT

tiparet-karakterisitikat-femave-fuqishme

Një studim tregoi se këto janë faktorët që parashikojnë nëse do të jeni i suksesshëm apo jo …

Sigurisht keni pasë mundësi të takoni shumë gra të suksesshme, por ndoshta edhe ju vetë jeni e famshme, qoftë si studente, qoftë në ndërmarrje të biznesit. Por çka është ajo që i jep gruas mundësinë të ndërtojë një 'killer' karrierë?

Në dekadat e fundit, numri i grave në pozita të larta është rritur, por megjithatë, zonjat janë akoma pakicë në pozitat e larta. Çka i pengon gratë në arritjen e funksioneve më të larta menaxheriale? Dhe çfarë është ajo që një numër të zonjave i ka sjellë në kolltuk TË PLOTË?

Një studim i fundit i kompanisë Caliper që merret me rekrutimin e talenteve, është marrë me tiparet personale dhe karakteristikat të cilat i dekorojnë 85 gra të suksesshme. Ja çka është veçuar:

  1. Këmbëngulësia: Aftësia për ta thënë në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë atë që mendojnë.
  2. Agresiviteti: Në kuptimin e angazhimit luftarak dhe veprimit konstruktiv.
  3. Empatia (ndjeshmëria): Të dëgjuarit dhe të kuptuarit.
  4. Egoja e fortë: Vetëbesimi dhe tejkalimi me sukses i sfidave.
  5. Energjia: Entuziazmi dhe vetë-kujdesi (po, përfshin edhe mjaft gjumë).
  6. Toleranca ndaj stresit: Njohja e mënyrës për t’u çlodhur.

Ky studim gjithashtu thekson se pengesa më e madhe me të cilën përballen gratë karriera e të cilave është në ngritje, është ndjenja e fajit që nuk po kalojnë kohë të mjaftueshme me familjen. Përveç kësaj, gratë shpesh përballen me nevojën që t'ia tejkalojnë kolegëve meshkuj thjeshtë që ti kuptojnë seriozisht, si dhe me mungesën e mbështetjes në familje, kur ato janë të angazhuara në pozicione të caktuara./femra.net/

 

Der Beitrag 6 tipare që posedojnë vetëm femrat e suksesshme erschien zuerst auf femra.net.

Kujdes: 7 gjërat që meshkujt fillojnë të bëjnë në prag të ndarjes!

Posted: 22 Sep 2016 12:57 AM PDT

kujdes-meshkujt-gjera-fillojne-bejne

Vajza, nëse edhe partnerët tuaj fillojnë të veprojnë gjërat e mëposhtme, të jeni të sigurtë se ai do të largohet nga ju…

Këto gjëra është mirë ti dini, sidomos nëqoftëse filloni të dyshoni në diçka.

1. Ndërpren bërjen e planeve me ju

Njëherë e një kohë, keni qenë vazhdimisht së bashku, por duket se ai tani është duke përdorur çdo mundësi që ju mos të shiheni apo takoheni me njëri-tjetrin.

2. Fillon të takohet me femra tjera

Ndoshta me një kolege në punë, motra e një miku të tij, apo thejshtë një femër që e ka takuar fundjavën e kaluar. Ndoshta ju nuk jeni duke u mashtruar në kuptimin e vërtetë të fjalës, por mund të dini se lidhja juaj tashmë ka marrë tatëpjetën. A e mban vazhdimisht celularin në duar njëlloj si më parë?

3. Për të nuk jeni më person i besueshëm

Edhepse keni qenë ju personi i parë që është shprehur lirshëm dhe ju ka besuar sinqeritetin tuaj, por tani kjo nuk është rastësi. Në fakt ju më nuk e dini se çfarë po ndodhë me jetën e tij.

4. Fillon t'i pengojë gjithçka që ju bëni

Nëse ka kohë që nuk e mbani mend aq nervoz, tani keni rastin para përfundimit të lidhjes ta shihni jashtë kontrollit për gjëra të vogla që kanë të bëjnë me ju.

5. Nxit zënkat me ju pa pasur një arsye të fortë

Sikur të ju bëjë me dije se e gjithë kjo nuk ka fare kuptim dhe se lidhja juaj duhet të ndërprehet sa më parë.

6. Nuk dëshiron të ketë seks me ju

Nuk mendojmë për të pasur seks në përgjithësi, por problemi qëndron se me ju nuk ka dëshirë të ketë raport intim, ndërsa sa i përket femrave tjera, pse jo!!??

7. Nuk është i lumtur në praninë tuaj

Nuk ju duhet shumë kohë që ta kuptoni se ai nuk dëshiron të jetë i lumtur në praninë tuaj, por vetëm i shqetësuar dhe madje i depresionuar. Natyrisht, se në çdo lidhje ka ditë që ndoshta nuk jemi në formën më të mirë të mundshme, por që kjo nënkuptohet, ndërsa sjellja e tillë nuk është aspak e arsyeshme./femra.net/

 

 

Der Beitrag Kujdes: 7 gjërat që meshkujt fillojnë të bëjnë në prag të ndarjes! erschien zuerst auf femra.net.

Kjo grua ra dakord për një eksperiment – dhe rezultatet janë seriozisht mbresëlënëse!

Posted: 22 Sep 2016 12:23 AM PDT

femer-test-kujdes-gjume-dukje

Nuk është një befasi se gjumi i natës me orë të mjaftueshme është çelësi për një shëndet të mirë. Shumica e njerëzve mendojnë se tetë orë gjumë janë të nevojshme, ndërsa një pakicë e njerëzve pohojnë se mund t'ia dalin me vetëm gjashtë orë gjumë.

Ekipi i Bright Side janë të fascinuar nga kjo pyetje, gjë që është arsyeja pse kemi vendosur të ndajmë rezultatet e një eksperimenti të bërë kohët e fundit, që me të vërtetë solli efektet negative nga mos fjetja e mjaftueshme.

Sarah Chalmers është një grua 46 vjeçare nga Britania e Madhe e cila kohët e fundit mori pjesë në një eksperiment për gjumë të deprivuar. Qëllimi i hulumtimit ishte njohja e pasojave nga pamjaftueshmëria e sasisë së nevojshme të gjumit. Në fillim të eksperimentit, shkencëtarët analizuan gjendjen e lëkurës së Sarës me ndihmën e një skaneri të fytyrës. Në fund të eksperimentit, poret e saj ishin dyfishuar në madhësi dhe lëkura e saj dukej e skuqur.

"Tregoja shumë më e vjetër se sa 46 vjeç. Kisha rrathë të errët poshtë syve, lëkura ime ishte pa shkëlqim, kisha pore të zgjeruara që mund t'i shihja madje nga një distancë e largët. Për ta përmbledhur, më ishin shfaqur disa pika në mjekrrën time. Kisha pamje shumë të lodhur dhe ishte shumë irrituese. Urreja të shikoja reflektimin tim", shpjegonte Sarah.

Gjatë pjesës së parë të eksperimentit, Sarah nuk fjeti më shumë se 4 orë (nga 2 e mëngjesit deri në gjashtë). Gjatë kësaj periudhe, ajo pohoi se nuk ndjehej e lodhur, por që gjithashtu nuk ndjeu se kishte pushuar mirë.

Në pjesën e dytë të eksperimentit, Sarah fjeti për 5 orë e gjysmë deri 6 orë për gjatë një jave. Nga mesi i javës, ajo vuri re disa ndryshime – ajo filloi të lodhej shpejt si dhe të hante më shpesh gjëra të ëmbla për të marrë energji.

Sarah Chalmers pas gjashtë orë gjumë.

femer-eksperiment-dukje-duka-gjume-ndryshim

Mjekët shpjeguan këto zhvillime në këtë mënyrë: "Mungesa e gjumit shpie në prodhimin e kortizolit – hormon i stresit. Kjo e bën një person që të nevrikoset. Sasia e pamjaftueshme e gjumit aktivizon gjithashtu gjëndrat yndyrore, gjë që shpie në probleme të lëkurës. Mungesa e gjumit gjatë natës poashtu ndalon prodhimin e hormoneve të rritjes, gjë që e vendos sistemin trupor në nivel optimal."

Faza e fundit e eksperimentit përfshin rivendosjen e një orari normal të gjumit. Sarah fjeti jo më pak se 8 orë gjumë gjatë natës – dhe rezultatet ishin shumë pozitive. Brenda një jave, problemet e lëkurës u zhdukën, dhe ajo ndjehej shumë më pak e nevrikosur./femra.net/

Sarah Chalmers pas tetë orë gjumë.

femer-eksperiment-dukje-duka-gjume-ndryshim-1

 

 

Der Beitrag Kjo grua ra dakord për një eksperiment – dhe rezultatet janë seriozisht mbresëlënëse! erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :