Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Simeone JR: Babai ende nuk më ka uruar për golin e shënuar” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Simeone JR: Babai ende nuk më ka uruar për golin e shënuar” plus 9 more Telegrafi Futboll


Simeone JR: Babai ende nuk më ka uruar për golin e shënuar

Posted: 26 Sep 2016 02:47 PM PDT

Sulmuesi Genoas, Giovanni Simeone, thotë se ai ka ende nuk u përgëzua nga babai i tij, trajneri i Atletico Madrid, Diego, pas golit të shënuar kundër Pescaras të dielën.

Simeone po ndjek gjurmët e të atit duke shkuar në Serie A gjatë verës me Genoa, dhe pas hapjes së llogarisë së golave në futbollin italian, El Cholito është i gatshëm për tu matur me babai i tij.

"Unë ende nuk e kam dëgjuar[urimin] prej tij", ka thënë 21-vjeçari për Il secolo XIX, transmeton Telegrafi.

Griezmann e quan Simeonen shpëtimtar të Atleticos Griezmann e quan Simeonen shpëtimtar të Atleticos

"Kam marrë nga ai dëshirën e tij për të fituar. A është ai krenar? Mendoj se po".

"Në qoftë se nuk do të isha atje për të shënuar, unë e di se nuk do të kisha shënuar", përfundoi sulmuesi i Genoas. /Telegrafi/

The post Simeone JR: Babai ende nuk më ka uruar për golin e shënuar appeared first on Telegrafi.

Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë këtë sezon në Ligën Premier

Posted: 26 Sep 2016 02:35 PM PDT

Kevin de Bryne është futbollisti me më shumë asistime gjatë këtij sezoni në Ligën Premier.

Sezoni i ri i Ligës Premier po ua mundëson shumë futbollistëve të qesin në pah talentin e tyre.

Ndër ta janë edhe ata që dhunti të tyre kanë shërbimin e bashkëlojtarëve me asistime, shkruan Telegrafin.

Këta janë futbollistët me më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën Premier Këta janë futbollistët me më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën Premier

Njëri nga ta është mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bryne, i cili ka asistuar plot katër herë për shokët e skuadrës, duke u renditur i pari.

Pas tij renditen, Steven Defour, Adam Lallana, Dimitri Payet dhe Alex Iwobi me nga tri asistime. /Telegrafi/

Futbollistët me më shumë asistime në Ligën Premier:

Kevin De Bruyne     – 4 asistime

Steven Defour         – 3 asistime

Adam Lallana           – 3 asistime

Dimitri Payet           – 3 asistime

Alex Iwobi                – 3 asistime

The post Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë këtë sezon në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Në këtë stadium luhet ndeshja Ukrainë-Kosovë (Foto)

Posted: 26 Sep 2016 02:32 PM PDT

Në mes stadiumit të Krakovias që zë 15 mijë tifozë dhe atij të Wisla Krakowit, që zë 45 mijë, Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU) ka vendosur për të parin.

Në atë stadium Ukraina do të presë Kosovën, në ndeshjen e 9 tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin "Rusi 2018".

Është nënkryetari i FFU-së, Oleg Shkreba që e ka konfirmuar lajmin për mediat ukrainase, në orët e mbrëmjes së të hënës.

"Siç raporton Shkreba në një intervistë për 'Channel Football", FFU ka vendosur sot për stadiumin e Cracovias që zë 15 mijë tifozë, dhe i cili është në pronësi të klubit me të njëjtin emër", shkruan 'football.ua', raporton GazetaOlle.com.

Po ashtu, edhe një herë është bërë e ditur se takimi do të luhet me praninë e tifozëve.

Takimi luhet në Poloni, pasi Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj.

kosova 1

kosova 2

The post Zyrtare: Në këtë stadium luhet ndeshja Ukrainë-Kosovë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Barcelona bën foton e skuadrës me punonjësit e klubit

Posted: 26 Sep 2016 02:28 PM PDT

Barcelona rikthehet në fushë, këtë herë për foton zyrtare të sezonit.

Skuadra e parë ku përfshihet edhe stafi drejtues, zbriti në fushën stërvitore "Tito Vilanova" bashkë me stafin duke zgjedhur një mënyrë origjinale për të treguar se ky është një klub i bashkuar.

Të gjithë përpara aparatit fotografik, edhe ata që gjatë gjithë vitit punojnë prapa skenës.

Lionel Messi u shfaq mes në mesin e grupit, pavarësisht faktit se i duhet të qëndrojë pushim absolut për t'u rikuperuar sa më shpejt.

26 pjesëtarë të stafit iu bashkuan lojtarëve dhe trajnerit Luis Enrique. Xhevahirtë e fotos zyrtare ishin dy trofetë e fituar sezonin e shkuar, La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.

barcelona 12

Një gjest i rrallë për futbollin modern edhe pse Barcelona nuk e ka fshehur asnjëherë se ndjek një filozofi ndryshe nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane.

"Më shumë se një klub" është logoja zyrtare e katalanasve që kërkojnë të vënë theksin se Barcelona është një familje e madhe dhe sukseset në fushë nuk u dedikohen vetëm lojtarëve, por gjithë punonjësve që japin kontributin e tyre për një prej simboleve më përfaqësues të Katalonjës, Spanjës dhe futbollit botëror.

The post Barcelona bën foton e skuadrës me punonjësit e klubit appeared first on Telegrafi.

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Posted: 26 Sep 2016 02:14 PM PDT

Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli e Sinan Bytyçi, po vazhdojnë të mahnisin me paraqitjet e tyre në kampionatin holandez.

Madje ata janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës.

Ky padyshim është një lajm i mirë për përzgjedhësin, Albert Bunjaki, në prag të ndeshjeve kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Zeneli luajti për 90 minuta në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj ADO Den Haag, duke shënuar një gol, derisa Sinan Bytyçi hyri në lojë në minutën e 55'të, kur skuadra e tij Go Ahead Eagles ishte duke pësuar humbje 2-0.

Ai me paraqitjen e tij mbresëlënëse e ndihmoi skuadrën që të barazojë shifrat në 2-2 ndaj AZ Alkmaar.

formacioni 1

 

The post Dy shqiptarë në formacionin e javës në Holandë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Gazeta spanjolle zbulon arsyen e formës së dobët të Ronaldos

Posted: 26 Sep 2016 02:05 PM PDT

Cristiano Ronaldo e ka nisur shumë keq edicionin e tij të ri me Real Madridin, duke shënuar vetëm dy gola.

Fituesi i Topit të Artë po kalon momente të vështira në fillim të këtij edicioni me skuadrën e tij, Real Madrid.

Kjo pasi, portugez në katër ndeshje sa ka luajtur këtë edicion, ka shënuar vetëm dy gola, një në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut dhe një në La Liga kundër Osasunas.

Zidane tregon pse zëvëndësoi Ronaldon Zidane tregon pse zëvëndësoi Ronaldon

Madje në barazimin e fundit kundër Las Palmas 2-2, Ronaldo u zëvendësua në minutën e 72-të dhe kjo nuk i pëlqej aspak portugezit.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj forme të dobët besohet të jetë gjuri i tij i majtë, të cilin e ka dëmtuar në finalen e Kampionatit Evropian kundër Francës.

Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video) Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)

Gazeta e famshme spanjolle, AS, shkruan se Ronaldo ende nuk është 100 për qind i gatshëm, pavarësisht fjalëve të trajnerit Zinedine Zidane. /Telegrafi/

The post Gazeta spanjolle zbulon arsyen e formës së dobët të Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Ky është lojtari më i mirë në Evropë deri tani

Posted: 26 Sep 2016 01:59 PM PDT

A e dini se kush është lojtari me performancat me të mira në pesë ligat kryesore të futbollit në Evropë?

Shumë prej jush mund të ju shkojë në mendje Lionel Messi, Neymar apo De Bryune që po shkëlqen në Ligën Premier.

Por, më mirë se këta tre dhe të gjithë lojtarët në Evropë, performancat i ka Heung Min Son, lojtari 24 vjeçar i Tottenhamit, sipas whoscore.

Son i ishte bashkuar Tottenhamit nga Bayer Leverkusen, por jo që pati aq paraqitje të mira në sezonin e parë, ku edhe e ardhmja e tij këtë verë në 'White Hart Lane', ishte shumë në dyshim.

Por në fund koreani ka vendosur të mbetet pjesë e Tottenhamit, me të cilën skuadër e ka nisur për mrekulli sezonin.

'Squawka' performancën e Min Son e vlerëson me notën 77,67, duke lënë pas Messin, Philipp Lahmin, Marco Fabianin dhe Neymarin.

The post Ky është lojtari më i mirë në Evropë deri tani appeared first on Telegrafi.

Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

Posted: 26 Sep 2016 01:52 PM PDT

Ka kaluar një javë mjaftë e mire e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen nëpër kampionatet e ndryshme evropiane.

Telegrafi do t'iu sjellë edhe këtë edicion formacionin e futbollistëve më të mirë shqiptarë nëpër ligat evropiane.

Në portë këtë javë është Samir Ujkani, portieri i Përfaqësueses së Kosovës që ishte fantastik në fitoren e Pisas 2:1, ndaj Acolit dhe u vlerësua për paraqitjen e tij me notën 7,5.

Mbrojtja kësaj radhe vije me tre mbrojtës, ku spikat Mërgim Mavraj që po vazhdon shkëlqimin në Bundesligë, ndërsa krahas tij është i pakalueshmi Shkodran Mustafi që triumfoi me Arsenalin 3:0 ndaj Chelseat. Berat Gjimshiti bëri një tjetër paraqitje brilante me Avellinon në barzimin 0:0 në udhëtim tek Vicenza.

Mesfushorët qendror janë nga Kombëtarja e Shqipërisë, ku Taulant Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e Baselit 3:1 në udhëtim tek St Gallen, ashtu si edhe Ergys Kaçe me Plzenin që triumfoi në udhëtim 1:0 tek Teplice.

Shqiptarët nëpër botë Shqiptarët nëpër botë

Treshja ofensive prapa sulmit është brilante, pasi që të tre kanë shënuar gola. Bersant Celina vije në krahun e djathtë falë golit të shënuar për Twenten në fitoren 2:1 ndaj Vitesses ku u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Ndërkohë në qendër Arbër Zeneli që ka vazhduar shkëlqimin me Heereenvenin pasi edhe këtë javë ka shënuar një gol spektakolar. Në krahun e majtë të mesfushës është këmbëshpejti Bernard Berisha i cili ndali Zenitin me një gol të shënuar dhe një asistim në barazimin 2:2 që Anzhi e arriti përballë gjigantit rus.

Dyshja e sulmit përbëhet nga dy yjet e Kombëtares shqiptare. Talenti i jashtëzakonshëm, Rey Manaj i siguroi Pescaras një pikë të vlefshme në barazimin 1:1 tek Genoa, ndërsa Shkëlzen Gashi ishte fantastik me Coloradon ku shënoi dy gola në barazimin 3:3 tek Vancouver. /Telegrafi/

Formacioni i jav

The post Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Gashi në formacionin e javës (Foto)

Posted: 26 Sep 2016 01:42 PM PDT

Shkëlzen Gashi është futur në formacionin e javës në MLS.

Sulmuesi i kombëtares shënoi dy gola në barazimin 3-3 të Colorado Rapids.

Ai shënoi një gol që ka bërë xhiron e botës.

Eksplodon Gashi me dy gola, mes tyre një supergol (Video) Eksplodon Gashi me dy gola, mes tyre një supergol (Video)

Në 21 ndeshje me Rapids, Gashi ka shënuar 7 gola, një mesatare mjaft e mirë, që shpresojmë ta arrijë edhe me kombëtaren shqiptare, ku në fakt nuk ka shënuar shumë gola. /Telegrafi/

formacini 11

The post Gashi në formacionin e javës (Foto) appeared first on Telegrafi.

Zidane nuk shqetësohet për formën jo të mirë të skuadrës

Posted: 26 Sep 2016 01:38 PM PDT

Zinedine Zidane ka folur rreth formës jo të mirë të 'Los Blancos' në dy ndeshjet e fundit, pasi kanë barazuar në dy ndeshjet me Villarrealin dhe Las Palmasin.

Ndeshjet e fundit nuk janë më të mirat për Real Madridin dhe kjo formë jo e mirë nuk po e kënaq trajneri francez, i cili dëshiron që futbollistët të punojmë më shumë për të arritur gjëra të rëndësishme në këtë sezon.

"Ne e dimë se çfarë duam të bëjmë, ne e dimë se çfarë duhet të punojmë për të arritur gjëra të rëndësishme", ka deklaruar fillimisht Zidane.

Zidane i kënaqur me lojën e futbollistëve, por jo edhe rezultatin Zidane i kënaqur me lojën e futbollistëve, por jo edhe rezultatin

"Ekipi është në gjendje të mirë. Askujt nuk i pëlqen që t'i humb katër pikë në dy ndeshje, por futbolli është i tillë. Ndonjëherë është e mirë për ju që të merrni një paralajmërim dhe pastaj ju vazhdoni në rrugën tuaj, me punën tuaj".

"Është pak nga gjithçka, por unë nuk jam i shqetësuar në mënyrë të veçantë për ndonjë gjë[mbrojtjen]. Ne mund të bëjmë gjërat më mirë", përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

The post Zidane nuk shqetësohet për formën jo të mirë të skuadrës appeared first on Telegrafi.

Related Posts :