Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Siria mohon se po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Siria mohon se po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Siria mohon se po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma

Posted: 17 Sep 2016 09:50 AM PDT

Qeveria e Sirisë ka thënë sot se është duke bërë të gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të vijnë ndihma humanitare në të gjitha pjesët e vendit, duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, se Damasku po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma, raporton Reuters. Qeveria siriane shton se ka kryer të gjitha lehtësiarat e duhur që ndihma të arrijë në lindje të qytetit Alepo, por se nuk do të japin garanci lidhur me sigurinë e konvejeve, teksa rebelët ende luftojnë përgjatë rrugës për në këtë qytet. Dy konvoje me ndihma, që destinacion kanë Alepon, që disa ditë janë duke pritur në kufirin me Turqinë. OKB ka thënë se të dyja palët duhet të falësohen për vonesat e arritjes së ndihmave në Alepo dhe në vende të tjera në Siri. Sidoqoftë, zyrtarë të OKB-së, kanë akuzuar qeverinë sirianë se nuk po jep dokumente në mënyrë që konvojet të kalojnë kufirin dhe të futen në Siri. Dërgimi i ndihmave humanitare në Alepo është pjesë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë javën e kaluar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përleshje në mes të policisë dhe protestuesve në Baku

Posted: 17 Sep 2016 08:50 AM PDT

Policia është përleshur me protestuesit në kryeqytetin e Azerbajxhanit në Baku, pas një proteste antiqeveritare. Policia ka ndërhyrë pasi qindra portestues kanë protestuar kundër mbajtjes së referendumit, përmes së cilit, pritet që presidentit Ilhan Aliyev t'i jepen kompetenca më të mëdha dhe zgjatje të mandatit. Disa gazetarë po ashtu janë arrestuar gjatë protestës, përfshirë këtu edhe dy gazetarë që bashkëpunojnë me Shërbimin e Azerbajxhanit, të Radios Evropa e Lirë. Një gazetar i Radios Evropa e Lirë është marrë nga policia dhe është futur në një autobus me rreth 30 të arrestur të tjerë. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Protesta është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike, që është një organizatë ombrellë e disa prej frocave opozitare të Azerbajxhanit.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në një xhami

Posted: 17 Sep 2016 07:59 AM PDT

Në veriperëndim të Pakistanit, ku nga një sulm vetëvrasës në një xhami u vranë të paktën 36 persona, është vendosur masa e shtetrrethimit. Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në qarkun fisonr Mohmand. Të paktën 29 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi në fshatin Pai Khan. Rreth 200 besimtarë ishin brenda xhamisë në kohën kur ndodhi sulmi. Jamaat-ut-Ahrar, që është një fraksion i shkëputur i talibanëve, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ky grup gjithashtu kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në një zyre të avokatëve në Quetta, ku u vranë 73 persona më 8 gusht. Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka dënuar sulmin dhe ka thënë se qeveria do të vazhdojë luftën kundër ekstremistëve. SHBA po ashtu ka dënuar këtë sulm dhe ka inkurajuar Islamabadin që të vazhdojë të luftojë kundër terrorizmit.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Femra shqiptare në Maqedoni, ndërmjet patriarkalizmit dhe politikëbërjes

Posted: 17 Sep 2016 06:56 AM PDT

Organizatat joqeveritare që në fokus kanë të drejtat e femrave, thonë se në Maqedoni ekzistojnë një varg ligjesh që në aspektin legjislativ garantojnë barazinë gjinore. Por, problemi qëndron në atë se këto dispozita nuk gjejnë zbatim në praktikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për statusin e femrës shqiptare në shoqërinë e Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasje e studentëve me policinë para Kishës në Prishtinë

Posted: 17 Sep 2016 06:12 AM PDT

Policia e Kosovës ka arritur të vendosë nën kontroll një situatë të tensionuar në kampusin e Universitetit të Prishitnës, kur një numër studentësh provuan të vendosin një pankartë në objektin e Kishës Ortodokse serbe që ndodhet në këtë hapësirë, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë. Policia tha se një pjesëtar i saj u lëndua gjatë përplasjes me studentët, por nuk dha asnjë hollësi për numrin e protestuesve të ndaluar. Agron Borovci, nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se "nuk raportohet për persona të arrestuar nga ana e policisë, përveç vënies nën kontroll të disa prej pjesëmarrësve që kanë qenë jorespektues ndaj rekomandimeve të zyrtarëve policorë që kanë monitoruar protestën". Sipas Borovcit, "aktiviteti i studentëve është ndërmarrë në oborrin e Kampusit të Universitetit të Prishtinës përpara Kishës Ortodokse serbe të papërfunduar, përmes së cilit është kundërshtuar funksionalizimi saj".  Pankarta që studentët provuan të vendosin në objektin e papërfunduar të Kishës Ortodokse mbante mbishkrimin për, siç thuhej, "një objekt të ndërtuar në mënyrë ilegale" dhe ajo u vendos pas tensioneve të ngritura kur policia fillimisht e hoqi atë. Protesta e studentëve u organizua nga Lëvizja "Studim Kritikë Veprim", së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe kishte për synim bllokimin e punimeve në, sic thuhet, "funksionalizim të saj". Flamur Pireva, student i UP-së, njëherësh anëtar i Parlamentit Studentor të këtij universiteti, lexoi një deklaratë, në të cilën thuhet se "Universiteti është vend i dijes dhe feja nuk ka çka kërkon brenda këtij objekti. Kisha Ortodokse serbe që është ndërtuar ilegalisht brenda kampusit të UP-së asnjëherë nuk ka shërbyer si objekt lutjeje e hapësirë e ritualit fetar. Çdo ndërtim me karakter fetar, etnik dhe politik është shkelje e autonomisë e universitetit dhe karakterit universal të vatrës e dijes". Kisha në kampusin e UP-së, u ndërtua gjatë viteve '90, nën administrimin serb dhe ajo, pas luftës në Kosovë, u ruajt për një kohë nga forcat ndërkombëtare. Për vite të tëra objekti i pandërtuar i saj nuk u shfrytëzua, ndërkohë që autoritetet kishtare ortodokse serbe kanë kërkuar që ta funksionalizojnë atë. Çështja e pronës, thonë zyrtarë të komunës së Prishitnës, është kontestuese dhe inspektorët e saj, ditë më parë ndaluan punimet e filluara të një grupi murgjish serbë në pastrimin e objektit dhe oborrit përreth tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin kërkon transparencë nga SHBA-ja për armëpushimin në Siri

Posted: 17 Sep 2016 05:35 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vazhdon të jetë "pozitiv" lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur me SHBA-të javën e kaluar por i ka bërë thirrje Uashingtonit për më shumë transparencë. Putin, duke folur në kryeqytetin kirgiz, në Bishkek, ka thënë sot se "unë jam pozitiv dhe jo negativ" por se Uashingtoni duhet të jetë "i sinqertë". Moska e ka akuzuar Uashingtonin se po refuzon të ndajë detaje të marrëveshjes së armëpushimit me Sirinë. "Ata nuk duan t'i bëjnë publike detajet para komunitetit botërror...", tha Putin. Ai gjithashtu ka akuzuar rebelët opozitare që po luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad – që është aleat i Rusisë- se po e përdorin armëpushim "për tu rigrupuar". Putin ka thënë se Uashingtoni është duke u përballur "me një problem të vështirë", që të ndajë rebelët nga terroristët, duke iu referuar kështu grupit Jabhat al-Sham, që më herët njihen si Fronti al-Nusra dhe militantëve të Shtetit Islamik. SHBA dhe Rusia kanë anuluar një takim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi armëpushimin në Siri.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: Mund të tërhiqemi nga marrëveshja për Sirinë

Posted: 17 Sep 2016 05:18 AM PDT

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit për Sirinë, që u arrit javën e kaluar, nëse Siria nuk lejon që ndihmat humanitare të arrijnë për njerëzit në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA i jep 1.2 milion dollarë familjes së një viktime të vrarë me dron

Posted: 17 Sep 2016 04:57 AM PDT

Qeveria e SHBA-së ka paguar 1.2 milionë dollarë një familje italiane pasi një punëtor humanitar, ishte vrarë nga sulmet e SHBA-së me dron në Pakistan. Besohet se kjo është pagesa e parë e këtij lloji që Uashingtoni ka bërë për një familje të një viktime me fronë jashtë zonës zyrtare të luftës. Giovanni Lo Porto, 37 vjeçar, ishte vrarë, derisa ishte duke u mbajtur peng nga Al-Qaeda në janar të vitit 2015. Punëtori humanitar amerikan, Warren Weinstein, 73 vjeçar gjithashtu është vrarë nga sulmet me dron. Qeveria e SHBA-së ka ofruar dëmshpërmblim për familjet e civilëve të vrarë nga sulmet ajrore në Afganistan dhe Irak, por rasti i Lo Porto është ndryshe, pasi ai është vrarë në Pakistan dhe se Uashingtoni nuk kishte dërguar falje zyrtare më herët. Pagesa e dëmshpërblimit është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë por akoma nuk është e qartë nëses edhe familja e amerikanit Weinstein do të dëmshpërblehet.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Truprojat e Clintonit duhet të çarmatosen

Posted: 17 Sep 2016 03:55 AM PDT

Kandidati republikan për president, Donald Trump i ka bërë thirrje truprojave të rivales së tij demokrate, Hillary Clinton që të mos mbajnë armë, duke shtuar se "do të shikoni se çfarë do të ndodhë më pas me atë (Clinton)". Trump për një kohë të gjatë ka sygjeruar se Clinton dëshiron që të heq Amandamentin e Dytë dhe tua marrë të drejtën aemrikanëve që të kenë armë. "Mendoj se truprojat e saj duhet të mos përdorin armë. Ata duhet të çarmatosen apo jo?", ka pyetur Trump, mbështetësit e tij në një tubim në Miami. "Le t'i largojnë armët, ajo nuk i do armët", ka shtuar tutje ai. Zëdhënësi i Clinton, Robby Mook, ka thënë se Trump "ka një mënyrë se ssi t'i nxisë njerëzit drejt dhunës. Ose e bën duke provokuar njerëzit gjatë një tubimi, ose e bënë rastësisht se si në shaka. Kjo është një cilësi e papranueshme për dikë që dëshiron të bëhet president", ka thënë ai.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Zgjedhjet për Dumën ruse në Krime janë ilegale

Posted: 17 Sep 2016 03:44 AM PDT

Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin legjitimitetin dhe nuk do të njohin rezultatet, e zgjedhjeve për Dumën ruse, që janë caktuar të mbahen më 18 shtator në Krime. "Pozicioni yn për Krimenë është i qartë: gadishulli është pjesë integrale e Ukrainës. Sanksionet që lidhen me Krimenë kundër Rusisë janë në fuqi derisa Rusia t'ia jap kontrollin e Krimesë Ukrainës", ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby. "Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me situatën humanitare në Krime, përfshirë edhe statusin e komunitetit etnik tatar, pas raportimeve se ka njerëz të zhdukur dhe për abuzime me të drejtat e njeriut", tha thënë ai. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka akuzuar Rusinë se e ka shdërruar Krimenë "në një kamp përqendrimi".      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hakerët rusë publikojnë të dhëna edhe për 11 atletë

Posted: 17 Sep 2016 03:38 AM PDT

Agjencia Botërore Anti-Doping ka thënë se grupi rus i hakerëve "Fancy Bear" ka shpërndarë të dhëna konfidenciale për edhe 11 atletë, të cilët kanë marrë pjesë në lojërat olimpike në Rio. Në mesin e këtyre atletëve janë katër nga Mbretëria e Bashkuar, tre nga Australia, dy nga Gjermania, dhe një nga Danimarka dhe Spanja. Në ndërhyrjet paraprake të tij grupi, në publik dolën të dhëna për atletët, ku thuhej se ata kishin përdorur substanca të ndaluara por që kanë qenë të nevojshme për trajtime të sëmundjeve mjekësore. Ndërhyrjet e fundit të hakerëve rus, vijnë në kohën kur presidenti rus, Valdimir Putin ka kundërshuar veprime të tilla por ka thënë se "ka të dhëna interesante" që janë "në interes të publikut". Deklarime të ngjashme ai kishte bërë edhe për dyshimet se hakerët rusë po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA për të ndikuar në to.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një grua yazidi emërohet ambasadore e vullnetit të mirë

Posted: 17 Sep 2016 03:30 AM PDT

Kombet e Bashkuara kanë emëruar ambasadore të vullnetit të mirë, një grua yazidi, e cila ishte përdhunuar, torturuar dhe shitur si skllave seksi nga militantët e Shtetit Islamik në Irak. Gjatë ceremonisë në selinë e OKB-së, Nadia Murad Basee Taha, 23 vjeçare, ka pranuar këtë post nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon, duke u bërë kështu, viktima e parë e trafikimit, që mbanë postin e ambasadores së vullnetit të mirë për dinjitetin e të mijeturave të trafikimit me qenie njerëzore. Murad ka thënë se IS-i ka kryer gjenocid nga grupit minoritar Yazidi, duke vrarë nënën dhe vëllaiin e saj dhe duke e shndërruar atë dhe mijë gra dhe vajza yazidi në skllave seksi. Shumica prej tyre, ka thënë ajo, kanë vdekur ose akoma mbahen nga IS-i. Ajo kishte arritur, që pas tre muaj e mvajtur peng, të largohet nga IS-i dhe të shkojë në Gjermani. "Ndoshta kam shpëtuar në mënyrë që të mund të përdorë zemrën dhe shpirtin tim dhe fjalët e mia, që të bëhem zëri i tyre", tha ajo. "Nadia përmes jetës së saj tregon se sa e rëndësishme është të luftohet trafikimi me qenie njerëzore", ka thënë sekretari Ban. "Ata duhet të kenë drejtësi. Kur ne ju japim fuqi, ju ndihmojmë të transformojnë botën e tyre", ka thënë ai.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova e (pa)prekur nga kriza ekonomike në BE

Posted: 17 Sep 2016 02:27 AM PDT

Ekspertë të ekonomisë në Kosovë thonë se reflektimi i krizës ekonomike në BE është në nivele të ulëta. Sipas tyre, kjo krizë ekonomike s'ka si të reflektohet në masë të madhe në Kosovë, për shkak të marrëdhënieve jo të shumta afariste me këto vende.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

Posted: 17 Sep 2016 02:21 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama,ka paralajmëruar se SHBA mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit për Sirinë, që u arrit javën e kaluar me Rusinë, nëse Siria nuk lejon që ndihmat humanitare të arrijnë te njerëzit. Pas takimit me ekipin e sigurisë kombëtare, më 16 shtator, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar nëpërmjet një deklarate për media, se Obama "ka shprehur shqetësim të madh që pavarësisht zvogëlimit të dhunës në mbarë vendin, regjimi sirian vazhdon të bllokojë arritjen e ndihmave humanitare, të cilat janë kritike". "Obama ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë më hapa të tjerë të marrëveshjes me Rusinë, derisa nuk shohim se në shtatë ditët e ardhshme do të zvogëlohet dhuna dhe se do të ketë qasje për ndihmat humanitare", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Kjo deklaratë e presidentit Obama vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se Uashingtoni nuk do të bashkohet në sulmet kundër Shtetit Islamik në Siri, pas shtatë ditësh armëpushim, derisa Siria nuk do të lejojë që ndihmat humanitare të hyjnë në vend.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama takohet javën e ardhshme me Abadin

Posted: 17 Sep 2016 01:40 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama më 19 shtator do të takohet me kryeministrin iranian, Haidar al Abadi. Takimi do të zhvillohet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Ky takim vjen pas përgatitjeve për të marrë kontrollin e qytetit Mosul nga grupi militant, Shteti Islamik. "Dy liderët do të kenë mundësinë që të diskutojnë për fushatën kundër IS-it si dhe për fushatën për ta çliruar Mosulin", ka thënë zëvendëskëshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 400 trupa shtesë në Irak më herët gjatë këtij muaji, përderisa forcat loakle janë duke përgatitur sulmin në qytetin e dytë më të madh në Irak Xhihadistët e kanë marrë nën kontroll Mosulin në vitin 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni thotë se është vrarë “Ministri i Informacionit” i IS-it

Posted: 17 Sep 2016 01:20 AM PDT

Pentagoni ka thënë se koalicioni që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik, ka vrarë një udhëheqë të lartë të këtij grupi, që njihet si "Ministër i Informacionit". Ai është vrarë gjatë sulmeve ajrore javën e kaluar. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka deklaruar e Wa'il Adil Hasan Salman al-Fayad, gjithashtu i njohur si "Dr.Wa'il", është vrarë në sulmet ajrore të 7 shtatorit, afër qytetit Raqqa në Siri. "Wa'il ka mbikëqyrur prodhimin e videove propagandistike, ku shfaqeshin torturat e ekzekutimet e kryera të IS-it", ka thënë Cook, duke e përshkruar atë si "një nga udhëheqësit më të lartë të IS-it" dhe një bashkëpunëtor të ngushtë të Ebu Muhamed el-Adnani, propagandistin e vrarë më 30 gusht. Zyrtarët e SHBA-së "do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e koalicionit për të ndërtuar momentum", në fushatën kundër IS-it "deri në mposhtjen" e këtij grupi, ka thënë Cook.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Sulm vetëvrasës në një xhami, 24 të vrarë

Posted: 17 Sep 2016 12:57 AM PDT

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në një xhami në Pakistan, duke vrarë të paktën 24 vetë, përfshirë këtu edhe fëmijë. Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në xhamin në qarkun Mohmand në veriperëndim të Pakistanit, që është njëri prej shtatë qarqeve fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin. Nga ky sulm në fshatin Pai Khan janë lënduar edhe të paktën 28 persona. Kur ndodhi sulmi vetëvrasës, rreth 200 besimtarë ishin në xhami duke u falur. Zëdhënësi i Jamaat-ul-Ahrar- një fraksion i shkëputur i talibënëve- ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Përmes një emaili, ky grup ka thënë se sulmuesi, i cili ka bërtitur "Zoti është i Madh", teksa ka hyrë në xhami, është hakmarrë për një sulm të vitit 2009, ku janë vrarë 13 pjesëtarë të këtij grupi. Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif ka dënuar këtë sulm dhe ka thënë se"sulmet qyqare të terroristëve nuk mund të thyejnë vendosmërinë e qeverisë për të zhdukur terrorizmin nga vendi". Shtëpia e Bardhë po ashtu ka dënuar këtë sulm duke thënë se ky sulm është "një kujtesë e tmerrshme se terrorizmi kërcënon të gjitha vendet në rajon", dhe ka inkurajuar Islamabadin që të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biblioteka - Mrekulli apo shëmti?

Posted: 17 Sep 2016 12:51 AM PDT

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është cilësuar si një nga "mrekullitë e arkitekturës moderne". Ky vlerësim vjen nga "Getty Foundation", i cili ka ndarë një fond për konservimin e këtij objekti të veçantë të arkitekturës kosovare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A po ndërton Serbia mure hungareze?

Posted: 17 Sep 2016 12:21 AM PDT

Ministri serb për çështjen e refugjatëve, Aleksandar Vulin, tha se Serbia do të mund të "vendosë pengesa të caktuara" në kufij për të parandaluar fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme. Refugjatët thonë se një vendim i tillë mund të ndihmojë "vetëm kontrabanduesit të përfitojnë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Mrekullia” e arkitekturës moderne në Kosovë

Posted: 17 Sep 2016 12:17 AM PDT

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është cilësuar si një nga "mrekullitë e arkitekturës moderne". Vlerësimi vjen nga "Getty Foundation", i cili ka ndarë një fond për konservimin e këtij objekti të veçantë të arkitekturës kosovare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :