Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Skandal/ Pronarët e fast food-eve riciklojnë mishin dhe vajin, vënë në rrezik jetën e konsumatorit” plus 1 more GAZETA SHËNDETI

loading...

“Skandal/ Pronarët e fast food-eve riciklojnë mishin dhe vajin, vënë në rrezik jetën e konsumatorit” plus 1 more GAZETA SHËNDETI


Skandal/ Pronarët e fast food-eve riciklojnë mishin dhe vajin, vënë në rrezik jetën e konsumatorit

Posted: 16 Sep 2016 01:44 PM PDT

Skandali me produktet ushqimore ka qenë tema e "Fiks Fare" edhe në këtë mbrëmje, ku u trajtua një tjetër problem, pikërisht riciklimi i mishit dhe mbajtja e vajit të pandryshuar për disa ditë me radhë.fast-food

Emisioni investigativ, në natën e tretë radhazi të denoncimit të abuzimeve me produktet ushqimore, u ndal te fast food-et, një problematikë e ndjekur dhe herët e tjera. Gazetarët realizuan një investigim në disa dyqane të tilla në Tiranë. Në një prej këtyre bizneseve, punonjëset thonë se mishin që u tepron në darkë e fusin në frigorifer dhe e vendosin sërish në mëngjes ta ngrohin e më pas t'ua shërbejnë klientëve.

Njëra prej tyre thotë se mishi reziston edhe 3-4 ditë. "E fut në frigorifer dhe nuk e gjen asgjë, nuk mban erë hiç", thotë punonjësja.

Përveç mishit, gazetarët pyetën edhe për vajin, sesa kohë mund të mbahet pa u ndërruar dhe çfarë vaji përdoret. Punonjësit përgjigjen se përdorin vaj palme. Ata thonë se ai është si gjalp apo si dhjamë dhe reziston gjatë. Ka punonjës që thonë se s'ka nevojë të ndërrohet fare derisa të mbarohet, thjesht duhet t’i hedhësh sipër sasi shtesë.

Siç dihet dhe nga ekspertët, të cilët kanë kryer studime të ndryshme, mishi i ricikluar dhe vaji i përdorur disa herë i palmës janë të rrezikshëm për shëndetin nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Mishi është produkt blegtoral që ka rrezikshmëri të lartë për organizmin nëse mbahet në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, pastaj ftohet dhe sërish mbahet në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për rritjen e mikroorganizmave, që janë të dëmshëm për shëndetin.

Kurse vaji i palmës, sipas studimeve të shumta, bën keq për zemrën sidomos kur përdoret shpesh. Ky vaj përdoret më së shumti nga industritë, sepse kushton më lirë se vajrat e tjerë. Por përdorimi i të njëjtit vaj disa herë sjellë një numër përbërësish që quhen "radikalë të lirë" dhe janë kancerogjenë.

Gjithsesi, duket se këto të dhëna për rrezikshmërinë e këtyre produkteve ndaj shëndetit nuk i ka shqetësuar pronarët e këtyre fast food-eve, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar nga autoritetet përkatëse.

Burimi: Top Channel

Rrëfimi rrëqethës i psikologes: I lava me lot rrugët e Tiranës. Jam ndeshur me doktorë të akullt kur humba vajzën

Posted: 16 Sep 2016 11:18 AM PDT

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në maternitetin "Koço Gliozheni" i ka rikujtuar psikologes së njohur Mirela Sula tragjedinë e saj të ndodhur para 19 vitesh.

Në një rastësi të habitshme që ajo e quan "synchronicity", psikologja tregon se si sot para 19 vitesh edhe ajo është përballur me tragjedinë më të madhe të jetës, atë të ndarjes nga jeta të vajzës së saj 7-muajshe.mirela-sula

"Sot mbushen plot 19 vjet që ime bijë Elvana është ndarë nga jeta. E dije këtë, apo është rastësi nga Universi? Unë e quaj synchronicity.

Sot dëgjova gjithashtu që një nënë është ndarë nga jeta bashkë me foshnjën e saj. Më godasin si rrufe këto lajme! Kush e ka fajin? Këtë pyetje e kam drejtuar edhe unë sa herë korridoreve të spitalit teksa ndeshesha me doktorë te akullt… Por tani them, e ç'rëndësi ka? Do më kthehet më Elvana? Duhet ta pranojmë qe jeta na përball me sfida pa fund, por askush nuk do te na e japë dorën nëse ne vete nuk bëjmë përpjekje … dhe të ecim përpara duke e përmirësuar karmën tonë. Siç është tani, bota nuk është e drejtë në asnjë cep te saj, por ta kërkojme drejtësinë është e drejta jonë edhe pse zor do ta gjejmë atë", shkruan ajo në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Në një intervistë të dhënë për  "The Albanian.co" këtë muaj, psikologja e njohur si "Migrant Woman" ka rrëfyer ngjarjen e dhimbshme të humbjes së vajzës vetëm 7-muajshe dhe vuajtjet që i është dashur të kalojë në përpjekje për ta shpëtuar.

"Në përpëlitjet e dhimbjes për ta mbajtur gjallë mbaj mend veten duke ecur në rrugët e Tiranës për herë të parë. Teksa i laja me lot ato rrugë duke u munduar të përballoja klithmat e sime bije në spital e pyesja veten: Çfarë do të ndodhë me jetën time? Jam vetëm 22 vjeçe dhe më duket vetja si e humbur në këtë botë që duket krejt e huaj për mua.

Për herë të parë eksplorova Tiranën dhe shihja që shoqet e mia shkonin në shkollë apo ndiqnin ëndrrat e tyre, ndërsa unë dergjesha në spital e zhytur në depresion me time bijë vetëm 7 muajshe. E kush mund t'i kuptonte ankthet e një gruaje të re fshati si unë! Fundja, kush isha unë? Askush, një nuse fshati që duhej të fshija çdo ditë oborrin, të piqja bukën në furrë, të prisja berret kur vinin nga mali, të milja lopën, të laja rrobat me dorë dhe për këtë duhej të ndizja një zjarr të madh përjashta, të vija një  kazan të madh me ujë të ngrohtë teksa ngrija së ftohti në borë. Ja, kështu ka nisur udhëtimi im. Kur humba edhe time bijë, e cila nuk ia doli dot të jetonte, thashë se udhëtimi mbaroi, kaq ishte. Por pasi luftova me depresionin, që askush nuk donte t'ia dinte (duke e shtypur veten të mos merrja ilaçe) m'u desh të ngrihesha në këmbë, sepse një fëmijë tjetër do të vinte në jetën time dhe unë duhej të jetoja për të. Dhe jo vetëm të jetoja, por të fuqizoja veten që t'i jepja atij një fëmijëri të lumtur dhe jo si e imja.

Vetëm pas një viti, kur në  jetë kishte ardhur im bir, bëra gati valixhen dhe u nisa për një jetë të re në Tiranë. Një udhëtim që nisi për të më hapur shumë shtigje të tjera”, ka rrëfyer psikologia.

 

 

 

Related Posts :