Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Sondazhet me qëllime të caktuara, por të dështuara (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Sondazhet me qëllime të caktuara, por të dështuara (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Sondazhet me qëllime të caktuara, por të dështuara (Video)

Posted: 27 Sep 2016 03:22 PM PDT

Sondazhet nuk kanë storje suksesi në Kosovë,  kështu vlerëson analisti politik, Driton Selmanaj.
Selmanaj tutje tha se sondazhet në shumicën e rasteve kanë dështuar, për shkak të mungesës së përvojës në këtë lëmi.

Ashtu sikurse  sociologu, Fadil Maloku,  Selmanaj  se sondazhet kanë një qëllim të caktuar dhe se në të gjitha rastet sondazhet nuk kanë pasur ndikim të madh në opinion.

Po ashtu Selmanaj theksoi se nuk duhet të realizohen sondazhe për rezultatet e zgjedhjeve në kohën kur ka tensione politike.

Lidhur me atë se a janë të porositura nga ndokush, sa janë të besueshme dhe cili është ndikimi i këtyre sondazheve në vend duke marrë parasysh ndikim e sondazheve në vendet e huaja, sociologu Fadil Maloku theksoi se sondazhet nuk janë të paqëllimshme dhe se qëllimi i tyre mund të jetë i shumëllojshëm.

Tutje sociologu Maloku tha se sondazhet shumë pak kanë ndikim në publik, raporton RTV21.

The post Sondazhet me qëllime të caktuara, por të dështuara (Video) appeared first on Telegrafi.

Tërmkolli e quan “ahmak” Albin Kurtin (Video)

Posted: 27 Sep 2016 02:50 PM PDT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, në emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës e ka quajtur "ahmak"deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kjo për shkak të deklaratës së Kurtit se situata në Ballkan mund të tensionohet duke çuar kështu në konflikte të reja, njofton Klan Kosova.

"Deklarimi i Albin Kurtit për mundësinë që të ketë luftë në të ardhmen është kërcënim që mund ta bëjnë vetëm ‘ahmakët’ ose azginët. Por pozicionimi me qenë ahmak ose me qenë azgin është edhe më i rëndë se edhe të jesh kriminel".

"Njerëzit e tillë janë të rrezikshëm për shtetin. Kam frikë se disa veprime të Vetëvendosjes po shkojnë në favor të Serbisë dhe interesave të Rusisë", ka thënë Tërmkolli. /Klankosova.tv/

The post Tërmkolli e quan “ahmak” Albin Kurtin (Video) appeared first on Telegrafi.

Agani: Kundërshtarët e sotëm në parti, dikur më falënderonin në ministri (Video)

Posted: 27 Sep 2016 02:24 PM PDT

Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka folur në Televizionin Rrokum për zhvillimet e fundit në partinë që ai drejton.

Ai ka thënë se deklarata kundër tij bën kryesisht sekretari i pezulluar, i cili sipas tij, vazhdon të dërgojë komunikata për media në emër të degëve dhe anëtarëve të PD-së, i cili edhe e ka uzurpuar këtë post.

"Në mbledhjen e 17 shtatorit është vërtetua pezullimi i tij, i cili ka ndodhë para një muaji", ka sqaruar Agani.

Ai ka thënë se janë edhe disa kryetarë të degëve, të cilët po privatizojnë aktivitetet partiake, janë vetëm disa kryetarë të degëve dhe jo kryesi të degëve.

Agani ka deklaruar se kriza shoqërore ka bërë që te disa, interesi personal dominon mbi atë të përgjithshëm, dhe fatkeqsisht kjo i ka përfshi edhe disa anëtarë të PD-së, që kanë dëshmuar se i kanë këto dobësi.

"Ne kemi me ju dhënë mundësi për reflektim këtyre individëve", ka thënë Agani.

"Asnjëherë s'kam pas fjalor urrejtës ose përjashtues ndaj individëve të tillë, as në të kaluarën as tash, edhe pse sulmet ndaj meje janë tepër të ulëta, por unë s'jam për me i mbyllë derën askujt", deklaron ai.

"Këta që janë kundër meje, në të kaluarën kanë qenë shumë falënderues ndaj meje sa ishin në ministri", thotë Agani, duke shtuar se ata ishin bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të tij.

Për deputeten e PD-së në Kuvendin e Kosovës, Agani ka thënë se ajo po jep kontributin e saj në tejkalimin e kësaj situate.

Sa i përket aktakuzës, Agani ka thënë se si kryetar i Partisë së Drejtësisë beson thellë në drejtësi, por ai thotë se ndihet i zhgënjyer, sepse ende nuk është mbajtur asnjë seancë që 3 muaj.

"Kam mujt me qëndrua në pozitën e ministrit në këta tre muaj, sepse kam pasë shumë projekte", thotë ai.

Ai ka shtuar se nuk mund të mendojë me çfarë arsye është bërë kjo aktakuzë, "është vështirë me u shpjegua".

Agani ka folur edhe për ndërrimin e postit të ministrit nga ai i Shëndetësisë në atë të Planifikimit Hapësinor.

"Bash kur kisha projekte konkrete me përfundua në Shëndetësi, u desh me lëshua këtë post për shkak të zhvillimeve politike", sqaron ai.

The post Agani: Kundërshtarët e sotëm në parti, dikur më falënderonin në ministri (Video) appeared first on Telegrafi.

Qeriqi: Qeveria po na hyn në hak (Video)

Posted: 27 Sep 2016 02:13 PM PDT

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke u përgatitur për protestë, në rast që edhe gjatë ditës së nesërme Qeveria nuk e shfuqizon vendimin, i cili ua kushtëzon familjeve të dëshmorëve të drejtën e pensionit.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar në emisionin "Kontakt" të Tribuna Channel, se gjatë ditës së nesërme do ta zhvillojnë një takim në Qeveri dhe beson që do të shfuqizohet vendimi, në të kundërtën, të premten thotë se do të dalin në protestë.

"Vendimi i qeverisë është provokues dhe politik sepse është marrë vetëm për kategoritë e dala nga lufta", ka thënë Qeriqi, duke i bërë thirrje Qeverisë që t'i trajtojë më dinjitetshëm kategoritë e dala nga lufta sepse kështu po u hyn në hak.

Duke folur për pensionet e veteranëve të UÇK-së, Qeriqi ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë një auditim të pavarur sa më shpejt, në mënyrë që të pastrohen listat e veteranëve të cilat janë të fryra.

"Vetëm në këtë mënyrë do të siguroheshin pensionet. Për ne do të jetë e papranueshme zvogëlimi i pensioneve dhe kështu faji i bije direkt qeverisë", ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket listave të fryra, Qeriqi i ka kërkuar institucioneve që sa më shpejt ta bëjnë pastrimin e tyre dhe që është i gatshëm të dëshmojë edhe vet se ka persona që e kanë marrë statusin e veteranit, ani pse nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së.

Numri real i veteranëve të luftës, sipas Qeriqit, duhet të jetë rreth 23 mijë dhe jo mbi 40 mijë, ashtu siç kanë dalë.

"Një pjesë e ish komandantëve kanë lejuar që të ndodhë fryrja e listave, e po ashtu përgjegjësia bie edhe mbi komisionin qeveritar", ka thënë ai./Tribuna/

The post Qeriqi: Qeveria po na hyn në hak (Video) appeared first on Telegrafi.

Suzana Shkreli: Do të jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

Posted: 27 Sep 2016 02:06 PM PDT

Shqiptarja Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është femra më e re kandidate për Kongresin Amerikan, dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan.

Prokuroja shqiptaro amerikane, fitoi përballë kandidaturave të tjera demokrate dhe tani garon përballë republikanit Mike Bishop, i cili ka qenë dy herë pjesë e Kongresit.

Por, kush është Suzanna Shkreli?

E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe Diana, një vëlla binjak Paul  dhe Mark vëllai i vogël.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.

Në një intervistë për dritare.net, Suzanna flet mbi fushatën elektorale, dhe sa e rëndësishme është për të, mbështetja nga shqiptarët.

Mbështetje, që i duhet të fitoje garën e saj, të grave si ajo, të shqiptareve si ajo. Sepse nëse fiton Suzanna, jo thjesht do të bëjë histori si shqiptarja e parë në Kongres, por do të hapë rrugë për shqiptarët në Kongres. Ndaj, në votën për Suzanna Shkrelin, shqiptarët e Amerikës, nuk mund të ndahen në demokratë e repubikanë. Të gjithë do të votojnë Suzannën si shqiptarë.

Ju jeni kandidate Demokrate për Kongresin Amerikan, si iu duket kjo eksperiencë e re? Ka qënë politika një ëndërr për ju?

Suzana Shkreli: Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar të jem një Kongresmene. Si një prokurore në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, i kam kaluar ditët e mia në sallën e gjyqit, duke mbrojtur fëmijët e abuzuar fizikisht dhe seksualisht. Kur u zgjodha për të kandiduar, isha e vetëdijshme që nuk do të qe e lehtë. Por njëkohësisht e dija që distrikti i 8 i Michigan, kishte nevojë për dikë që nuk ka frikë të ndërmarrë sfida të forta, për familjet e klasës së mesme të Michigan. Në Kongres, unë do të mbroj të dyja palët dhe do të sigurohem që familjet e Michigan të ecin përpara.

Zgjedhjet do të mbahen në Nëntor, si po shkon fushata juaj?

Suzana Shkreli: Fushata po shkon shumë mirë. Ne kemi mbështetjen e Komitetit Demokratik për Fushatën në Kongres, njëkohësisht kemi përkrahje nga organizata, shoqata, dhe anëtarë të respektuar të Kongresit dhe Senatit. Ka një vrull dhe energji të pabesueshme për fushatën tonë historike.

Ju jeni shqiptare, por lindur dhe rritur në Michigan, Amerikë, sa e lidhur jeni ju me Shqipërinë?

Suzana Shkreli: Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe Malësinë e Madhe, me pushime. Në Qershor, kam kaluar një jave duke folur me prokurorët në Shqipëri për të drejtat e viktimave të krimit, në emër të Departamentit të Drejtësisë Amerikane. Ishte një eksperiencë e pabesueshme. U përpoqa të bëj atë që gjithmonë kam dashur të bëj, të ndihmoj vendin tim të ecë përpara.

Më pëlqen shumë kultura shqiptare, historia dhe vlerat e mëdha që shqiptarët kanë, besa dhe mirëpritja. Unë jam krenare që e jetoj jetën time duke mbajtur fjalën, duke dhënë besën time.

Nëse ju e fitoni këtë garë, cilat do të jenë janë planet tuaja për Kongresin?

Suzana Shkreli: Do të fokusohem te punët e paguara më mirë, duke u siguruar që forca jonë punëtore të mos largohet nga vendi. Duhet të krijojmë një mjedis miqësor për bizneset. Në mënyrë që pronarët e bizneseve të vogla, të kenë mundësi për të rritur bizneset e tyre, siç bënë edhe prindërit e mi. Ne duhet të mbrojmë sigurinë sociale, dhe t'i japim kujdesin shëndetësor të moshuarve, të cilën ia kanë dedikuar të gjitha vitet e punës këtyre programeve, në vend që të votonin për t'i privatizuar. Në fund, si dikush që ende po paguan për kredinë studentore, unë dua të kontribuoj që Universitetet të jenë të përballueshme për brezin e ardhshëm. /Dritare.net/

The post Suzana Shkreli: Do të jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i kosovarit të kthyer nga Siria dhe zhgënjimi me luftën atje (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:48 PM PDT

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri.

Ata i janë bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje.

Njëri prej të kthyerve është rrëfyer për Zërin e Amerikës.

Për arsye sigurie, intervista është zhvilluar në një mjedis të errët dhe i intervistuari nuk prezantohet me emrin e vërtetë.

Dëgjojeni rrëfimin e tij dhe zhgënjimin për pjesëmarrjen në luftën e Sirisë:

The post Rrëfimi i kosovarit të kthyer nga Siria dhe zhgënjimi me luftën atje (Video) appeared first on Telegrafi.

Nesër flet dëshmitari i mbrojtur në seancën kundër Azem Sylës

Posted: 27 Sep 2016 01:29 PM PDT

Nesër dhe pasnesër do të mbahen seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Seanca do të fillojë në ora 9:30 në Pallatin e Drejtsisë. ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Syla që disa ditë ishte i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t'ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh. Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si "Toka".

Këtë vendim të Apelit e ka kundërshtuar Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, i cili iu ka drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme të Kosovës. /Telegrafi/

The post Nesër flet dëshmitari i mbrojtur në seancën kundër Azem Sylës appeared first on Telegrafi.

E befasojnë për ditëlindje, kryetarin e Pejës! (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:18 PM PDT

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot feston ditëlindjen.

Për të shënuar këtë ditë, stafi i kabinetit të tij e kanë befasuar me tortën me fishekzjarrë, transmeton Telegrafi.

Duke i kënduar këngën 'shumë urime për ju', ata i kanë festuar Gazit ditëlindjen e 52-të.

Videon mund ta shihni: KËTU. /Telegrafi/

 

The post E befasojnë për ditëlindje, kryetarin e Pejës! (Video) appeared first on Telegrafi.

Nait Hasani kërkon referendum për bashkim me Shqipërinë (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:02 PM PDT

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë në InfoBox të RTV Dukagjini, se Kosova duhet të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të miratuar ligjin dhe të organizojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

Ai madje ka thënë se para shumë kohësh ka kërkuar nga partia e tij, që është në Qeveri, të punojë për miratimin e një ligji që do t’u jepte qytetarëve të drejtë për të vendosur vet për bashkim me Shqipërinë.

Ndërkohë, lidhur me çështjen e demarkacionit, deputeti i PDK-së ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, derisa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës dhe jo opozita.

Hasani është shprehur i bindur që kryeministri Isa Mustafa është zbrapsur nga vendimet e tij për ta dërguar demarkacionin për miratim në Kuvend, pasi, siç tha ai, e ka kuptuar që në këtë proces ka gabime të mëdha.

Ai po ashtu është shprehur i bindur se si kryeministri,por edhe partitë tjera do të pajtohen që të fillojë një proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gjë që, sipas Hasanit, do të ndikonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Edhe BE-ja do të hiqte dorë nga kërkesa që të votohet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, tha ai. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

The post Nait Hasani kërkon referendum për bashkim me Shqipërinë (Video) appeared first on Telegrafi.

Nexhmedin Spahiu nuk e duron Agim Bahtirin, ndaj largohet nga emisioni (Video)

Posted: 27 Sep 2016 12:55 PM PDT

Përplasjet për xhamin e Ibrit kanë vazhduar edhe në emisionin Politikë në Tribuna Channel në mes analistit Nexhmedin Spahiu dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, debat ky që ka detyruar Spahiun të largohet nga emisioni.

Ky largim i analistit, Nexhmedin Spahiu, ka ardhur pasi pretendonte se projekti i ri i ndërtimit të Xhamisë së Ibrit nuk është përmendur në asnjë projekt nga Bashkimi Evropian e që kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, e ka kundërshtuar kategorikisht.

"Gjemani një dokument që përmendet xhamia", ka thënë Spahiu.

Në anën tjetër ka reaguar Bahtiri duke thënë se "Bashkimi Evropian nuk mbaron xhamia as kisha".

The post Nexhmedin Spahiu nuk e duron Agim Bahtirin, ndaj largohet nga emisioni (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :