Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Swansea shokon Chelsean, përmbys rezultatin (VIDEO)” plus 9 more GazetaBlic

loading...

“Swansea shokon Chelsean, përmbys rezultatin (VIDEO)” plus 9 more GazetaBlic


Swansea shokon Chelsean, përmbys rezultatin (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 09:21 AM PDT

Leroy Fer ka shënuar për epërsinë 2-1 të Swansea Cityt, në minutën e 62 të takimit.

The post Swansea shokon Chelsean, përmbys rezultatin (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Swansea barazon ndaj Chelseat (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 09:19 AM PDT

penalty-chelsea

Swansea City ka shënuar për 1-1 ndaj Chelseat. Gylfi Sigurdsson barazoi shifrat nga penalltia, pas një ore lojë. https://www.youtube.com/watch?v=sYYwqtRvYLs

The post Swansea barazon ndaj Chelseat (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

E pabesueshme, a është kjo huqja e javës nga Costa? (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 09:13 AM PDT

costa-miss

Chelsea shumë lehtë ka mundur të shkoi me epërsi 0:2 në pushimin e pjesës së parë, po të mos gabonte nga kjo pozitë Diego Costa. http://www.dailymotion.com/video/x4swo35_amazing-miss-by-costa-swansea-city-0-1-chelsea-11-09-2016-hd_sport

The post E pabesueshme, a është kjo huqja e javës nga Costa? (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Lekaj: Të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin

Posted: 11 Sep 2016 09:11 AM PDT

Pal Lekaj

Për shefin Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, Kurban Bajrami është festë e çmuar, e cila duhet të jetë shkas që të përcjellim të gjithë, pa dallim bindjesh e besimesh, mesazhe për paqe e humanizëm ndër njerëzorë. "Në ketë festë, bashkëkombas të fesë myslimane, ju bëni Kurban diçka, në emër të arritjes së diçkaje tjetër më të lartë, kjo është sakrificë përballë zotit, tek i cili besojmë të gjithë. Në këtë ditë tuajën të veçantë, të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin në rrugën e së ardhmes që na pret, e cila po bëhet çdo herë e më e rrezikshme për mbarë njerëzimin", ka thënë Lekaj. "Duke dëshiruar për të gjithë juve, e familjet tuaja, paqe e begati, jo vetëm sot, por për gjithë jetën... Iu themi, Gëzuar! Pal Lekaj me Familje".

The post Lekaj: Të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin appeared first on GazetaBlic.

Këto dy gjëra Marina Vjollca i adhuron ta ‘prekin’ (FOTO)

Posted: 11 Sep 2016 09:07 AM PDT

mar_1473609224-5979343

Moderatorja seksi e Top Channel, Marina Vjollca po shijon pushime ekzotike me të dashurin e saj, reperin kosovar Getoar Selimi. Çifti po relaksohet në 'parajsën' Maldive dhe shpesh herë ata publikojnë foto romantike bashkë. Por këtë herë është Marina e cila ka publikuar një foto nga pushimet. Ajo është duke marrë rreze dhe ajo që adhuron më shumë moderatorja është dielli në fytyrë dhe era në flokë. Pikërisht kështu thotë edhe bashkangjitur fotos: "Dua të ndjej diellin në fytyrë dhe eran në flokë".

The post Këto dy gjëra Marina Vjollca i adhuron ta ‘prekin’ (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Aksident komunikacioni në qendër të Prishtinës (Foto)

Posted: 11 Sep 2016 09:02 AM PDT

aksss

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në qendër të Prishtinës, respektivisht te semaforët kryesor afër Katedrales.
Nga fotografitë e siguruara nga lajmi.net, shihet se një veturë e tipit VW Golf është përplasur me një veturë taksi të tiit Shkoda.
Raportohet vetëm për lëndime të lehta, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë matjet e nevojshme. /Lajmi.net/ ksi1ksi2ksi3

The post Aksident komunikacioni në qendër të Prishtinës (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Brad Pitt është duke hapur Resort 1.5 Miliard dollarësh në Kroaci

Posted: 11 Sep 2016 08:58 AM PDT

Burimi: FLICKR / GRAHAM BLAND; GETI (PITT)

Aktori Brad Pitt është duke e vënë titullin e hotelierit në rezymenë e tij, raporton Gazeta Blic. Babai i gjashtë fëmijëve, e ka zgjedhur qytetin e vogël Zablace, në Kroaci për resortin e ri të cilin planifikon që ta ndërtoi, e i cili do të përfshijë një hotel luksoz, fushën e golfit, restorante dhe dyqane, raporton Telegraph, transmeton Gazeta Blic. Ndërtimi i saj është vlerësuar të kushtojë 1.5 Miliard dollarë. Nikola Bašić, një arkitekt kroat që po punon në këtë projekt, iu bashkua aktorit në një turne javën e kaluar. Ai është i njohur për krijimin e Organit të Detit (Sea Organ) në Zadar të Kroacisë, një skulpturë me shkallë që luan muzikën e krijuar nga valët që rrjedhin nëpërmes tubave të saj nëntokësorë. Plani po ashtu përfshinë ndërtimin e një shkolle dhe një klinike. Pitt po ashtu ka vizituar edhe katedralen e Shën James, në Zablace. Përderisa nuk është përcaktuar asnjë afat kohorë për këtë projekt, fondi zviceran i investimit TFI Holding, thuhet se ka investuar tashmë 70 milion dollarë për idenë, kështu që mund të qëndroni në një hotel në pronësi të Brad Pitt më shpejt sesa që e keni menduar. / © GazetaBlic.com / https://youtu.be/H185J3qnHCc

The post Brad Pitt është duke hapur Resort 1.5 Miliard dollarësh në Kroaci appeared first on GazetaBlic.

Qeveria: Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

Posted: 11 Sep 2016 08:50 AM PDT

demark-1-1900x700_c

Në shkrimin e botuar në media një ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, me materialet e publikuara, ka konfirmuar se procesi i shënjimit të kufirit më Malin e Zi, i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës, është i drejtë dhe në përputhje me realitetin në terren, thekson Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media. Në shkrimin i cili pretendonte të sillte fakte të reja sipas të cilave "Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve", deputeti Daut Haradinaj në fakt ka ofruar argumente që e mbështesin punën e komisionit shtetëror, i cili si i tillë mbështetet edhe nga institucionet shtetërore, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike të BE-së. Deputeti Haradinaj, duke dashur t'i bind "të gjithë ata skeptikë të Demarkacionit se si vet Mali i Zi e konsideron Çakorrin kufi ndërmjet dy shteteve", në faqen e parafundit dhe të fundit të materialit të skanuar nga ai jep argumente për të kundërtën. Sipas materialit që ai servon, vërtetohet se Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi. Nga përshkrimi në librin e Branka Jokica për Veliken që është pjesë e Komunës së Plavës në Mal të Zi, në një titull të librit që është bashkangjitur në shkrimin e z. D.Haradinaj shkruan: 2 KUSH JANË PRONARËT NË BJELLUHE (KO SU VLASNICI IMOVINE U BJELUHI). Pas këtij titulli, shkrimi vazhdon: "Sipas të dhënave nga Drejtoria për pronën në Plavë, Shqiptarët nga Kosova, pronarë të pronave në Velikë dhe Bjelluhë janë": Lista me 34 pronarë me emra dhe mbiemra kryesisht të shqiptarëve nga Kosova me pronë në Mal të Zi. Këta 34 pronarë në listë janë qytetarëve të Kosovës por pronat e tyre i kishin dhe i kanë në Mal të Zi. Pastaj, në shkrimin e z. Haradinaj vazhdon lista tjetër në fletën e fundit të skanuar të tij me 14 emra dhe mbiemra. Kjo listë sigurisht vazhdon me emra të pronarëve të cilët janë nga Velika në Komunën e Plavës, por siç shkruan në materialin e z. Haradinaj, ata janë shpërngulur e prona e tyre është e regjistruar në Plavë. Listën e banorëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës për pronat e tyre në Bjelluhë mund t'i gjeni në ueb faqe të kryeministrisë, por mund të gjeni edhe shkrimin në media të datës 21 Gusht 2016 me titull: "Pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi": http://kryeministri-ks.net/?page=1,9,6087 ". Në këtë dokumentacion, të ofruar kohë më parë për publikun, është Lista e pronarëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës me dokumentacionin personal e zyrtar. Pronarët janë me mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj, Lokaj, Binakaj, Qorraj. Kjo mund të vërtetohet duke kontaktuar posaçërisht me kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është në Deçan për këto prona në Bjelluhë- Plavë, Mal i Zi. Pra, Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi, siç u konfirmua nga z. Haradinaj. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe i kanë dorëzuar në Plavë. Prandaj, z. Haradinaj me këtë shkrim të ofruar për lexuesin, ka kontribuar dhe ka vërtetuar edhe vet, sikurse edhe pronarët e pronave mbiemrat e të cilëve janë në listë, se Bjelluha dhe Çakorri kanë qenë dhe janë në territorin e Malit të Zi., thuhet në fund të njoftimit të lëshuar nga qeveria.

The post Qeveria: Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi appeared first on GazetaBlic.

‘The Sun’: Ky është Leo Messi i Kosovës (FOTO)

Posted: 11 Sep 2016 08:49 AM PDT

leo-messi

Edon Zhegrova është Lionel Messi i Kosovës. Kështu shkruan mediumi britanik 'The Sun', në një artikull kushtuar talentëve të rinj që cilësohen si "Lionel Messi i ri", përcjell Gazeta Blic Sipas tabloidit të famshëm britanik, futbollisti Edon Zhegrova, i cili aktualisht aktivizohet te klubi belg Standard Liege, mund të cilësohet si Lionel Messi i Kosovës. Zhegrova u shndërrua në një senzacion në YouTube në vitin 2014, kur golat e jashtëzakonshëm të atëherë 15-vjeçarit morën mijëra shikime. Për të riun nga Kosova interesim kishin shprehur klubet e mëdha evropiane si Arsenal, PSG dhe Barcelona, por futbollisti në fund u transferua në Belgjikë te Standard Liege. /Gazeta Blic/ Edon Zhegrova

The post ‘The Sun’: Ky është Leo Messi i Kosovës (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Shkup: Të lënduarit dërgohen në spitale pas tërmetit

Posted: 11 Sep 2016 08:47 AM PDT

eee-1

Të lënduarit nga tërmeti 5.1 ballësh në Shkup janë dërguar në spitale Sot Shkupin e kanë goditur tri tërmete , dy në mëngjes dhe një pasdite. Tërmeti ndodhi rreth orës 15:10 dhe kjo shkaktoi panik tek qytetarët,të lënduarit janë dërguar në Maqedoni. Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter u ndje sot në mëngjes në afërsi të Shkupit , një minutë përpara tërmetit të dytë me 2.8 shkallë Rihter.    

The post Shkup: Të lënduarit dërgohen në spitale pas tërmetit appeared first on GazetaBlic.

Related Posts :