Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tahiri: Fotoja e Bashës me të dyshuarin për trafik droge” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Tahiri: Fotoja e Bashës me të dyshuarin për trafik droge” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Tahiri: Fotoja e Bashës me të dyshuarin për trafik droge

Posted: 25 Sep 2016 12:24 AM PDT

Ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri publikoi dje një fotografi të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me një person të shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri sqaron se personi përkrah Bashës është 50-vjeçari me inicialet A.X., pronari i firmës së konfeksioneve ku u kapën pardje 130 kg kanabis sativa, të fshehura në një kamionçinë në Portin e Durrësit, e cila kishte denstinacion Italinë. Sakaq, gjatë operacionit policor u kap vetëm drejtuesi i mjetit, Edmond Xhaja. Në postimin e tij, Tahiri thekson me doza ironie se nuk e di faktin nëse Basha ka miqësi të ngushtë me personin në fjalë, i cili tashmë është në kërkim policor.
DEKLARATA E TAHIRIT
“Meqë PD-ja sot bëri ritualin ditor të baltosjes ndaj meje dhe policisë, me pretekstin e hashashit, po i përgjigjem me këtë foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në foto është Lulzim Basha me personin e shpallur në kërkim për trafikimin e 130 kg drogë dje në darkë në Portin e Durrësit.
Unë nuk e di nëse këtë foto apo të tjera të tilla, ose miqësinë e ngushtë historike me Lulzim Bashën, ky trafikant i ka përdorur si pasaportë paprekshmërie apo kredibiliteti në të kaluarën a qoftë edhe tani. Por këtu bëjmë dallimin, ne që sot luftojmë trafikun, dhe qeveria e shkuar, që dje jo vetëm që nuk e luftonin, por më keq akoma, mëkatet që bënin vetë dje, na i lexojnë neve sot. Unë nuk kam ndërmend të akuzoj Lulzim Bashën si trafikant apo pronar të drogës që iu kap mikut të tij dhe të partisë së tij. Kjo do ishte e tepërt dhe e padrejtë.
Nuk kam ndërmend as të them se me paratë e drogës që ky, medemek biznesmeni, kërkonte të trafikonte në Itali, financohet PD-ja dhe tellallët e saj që recitojnë te foltorja. Nuk kam ndërmend të them as se po ky biznesmen trafikant, mund të ketë qenë edhe pronari i parcelës ku shkonte bënte foto e video një nga SHQUP-istat. Por nuk kam se si sot, që miku fotografik i Lulzim Bashës dhe PD-së u kap me presh në duar me plot 130 kg drogë që donte t’i trafikonte në Itali, t’i them Lulzim Bashës e SHQUP-istave të tjerë: turpërohuni për baltën që keni hedhur e mbylleni gojën! Kriminelët dhe trafikantët janë vetëm kaq, kriminelë e trafikantë. E mbi krimet e tyre, ne kemi zgjedhur të mos fitojmë vota duke sharë PD-në, por të fitojmë forcë më shumë për t’u bërë bashkë me qytetarët, për një Shqipëri më të denjë e më të drejtë”.

SHKURT

Posted: 25 Sep 2016 12:23 AM PDT

Të hënën, ligji i fundit i reformës në drejtësi
Ka mbetur vetëm ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese për t’u diskutuar nga Komisioni i Reformës në Drejtësi nga paketa me 7 ligjet emergjente, të cilat do të shkojnë për votim në parlament në datën 29 shtator. Këto ligje nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin e opozitës, e cila pretendon se mazhoranca po shkel marrëveshjen e arritur në 21 korrik. Miratimi i këtyre ligjeve të enjten e 29 shtatorit do t’i hapë rrugë implementimit të plotë të reformës, duke filluar nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe deri te ngritja e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të vërë në lupën e korrupsionit zyrtarët e lartë të vendit. Ligji i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që u miratua më 30 gusht me 88 votat e mazhorancës dhe që hyn në fuqi më 8 tetor, parashikon ngritjen e të gjitha institucioneve që do të kryejnë rivlerësimin, si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit, Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Mbi bazën e këtij ligji do të bëhet vlerësimi i pasurisë, vlerësimi i integritetit profesional dhe i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Roli i shtuar i ndërkombëtarëve në këtë ligj, afatet kohore të papërcaktuara për rivlerësim dhe organet, të cilat do të zbatojnë përputhshmërinë e kritereve të kandidatëve, kanë bërë që demokratët të mos e votojnë ligjin e rivlerësimit dhe, për më tepër, ta testojnë në Gjykatën Kushtetuese.

PD: Tatime e Dogana janë koshere të militantizmit
Këshilltari i PD-së për Ekonominë, Dorjan Teliti deklaroi dje se ndryshimet në krye të financave publike nuk do ta përmirësojnë situatën në vend. “Edi Rama vendosi të ndërrojë bletët e tij punëtore në Tatime e Dogana, po këto institucione në këto tri vite mbeten dhe do vijojnë të jenë koshere të evazionit, korrupsionit dhe militantizmit partiak, të punësimit me listë sipas influencës së deputetëve dhe ministrave. Vetëm për gushtin, rreth 35 milionë dollarë i munguan arkës së shtetit, duke qenë gropa më e madhe e bërë në një muaj të vetëm në vitet e fundit. 35 milionë dollarë të vjedhura, që nuk shkojnë për rrugë, shkolla, ndihmë ekonomike, por përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre”, – deklaroi dje Dorjan Teliti. Sipas tij, taksat në Dogana dhe Tatime po kthehen në një pazar ku negociohen ryshfetet për të dërguarit e Ramës, dhe nuk shihen si detyrim ligjor. “Me gjithë shkallën e lartë të evazionit, Rama nuk ndërron model, dhe në vend që bletët e tij të mbajnë përgjegjësi, i gradon më tej ato duke i bërë zëvendësministre.

Einxhel Shkira shpërthen ndaj Floriana Garos: Bën jetë të shthurur

Posted: 24 Sep 2016 11:21 PM PDT

Pas debatit që patën tri ditë më parë në një studio televizive, moderatorja Einxhel Shkira e ka nxehur edhe më shumë situatën, duke shprehur keqardhje për sjelljen e moderatores tjetër Floriana Garo. Shkira ka shkruar në faqen e saj se i vjen me të vërtetë keq për disa persona që shesin moral në studio televizive dhe nga ana tjetër bëjnë një jetë të shthurur. "Si ju thosha që… Ju njoh mirë! Ju njoh shumë ju që më dilni përballë e aspironi për të qenë 'Shën Mëria' duke më shitur moral, mua dhe gjithë atyre që na ndjekin. Kur doni dhe ju ta shisni veten për shenjtore, s'e di ç'u mbetet atyre që janë me të vërtetë të tilla. Të bësh vajzën e mirë në media është gjëja më e thjeshtë në botë; të mbash një fjalim klishe me përgjigje standarde është metoda më e lehtë për t'u përgjigjur dhe t'u thuash njerëzve atë që duan të dëgjojnë dhe vetëm atë që arrin të perceptojnë është hipokrizia juaj më e madhe, madje dhe të bëhesh e keqe është e lehtë, por të jesh vetvetja në 2016-ën është bërë misioni më i vështirë në këtë botë! Prandaj së treti dua të theksoj për të gjithë ata që paragjykojnë ato çka them dhe bëj: Unë apo shumë të tjerë, që s'ju pëlqekan juve të dashura 'intelektuale': As mua s'më pëlqen jeta e degjeneruar që bëni ju fshehurazi, as mënyra që keni zgjedhur ju për të arritur aty ku jeni, as pafytyrësia juaj, madje as surrati juaj", thotë ndër të tjera Einxhel. Edhe pse përgjatë gjithë statusit nuk ka përmendur emrin, ky mesazh kaq i fortë duket i dedikuar për moderatoren Floriana Garo.

Çani nuk heq dorë nga biondet. Ja kush është “Sofia” e re

Posted: 24 Sep 2016 11:20 PM PDT

Duket se Çani nuk po bie 'rehat' me 'Sofinë' e emisionit të tij "Zonë e Lirë". Edhe këtë edicion 'Sofia' ka ndryshuar fytyrë. Vajza e re 'Sofi' është bionde, si të gjitha 'Sofitë' e tjera. Ajo quhet Lori Danaj dhe është modele. Me sa duket, moderatori nuk ka qenë komod me asistenten e tij të parë dhe është detyruar ta ndryshojë. Ashtu si edhe vetë Çani, edhe ne shpresojmë që kjo Sofi t'ia fitojë zemrën Arian Çanit dhe ta shikojmë gjatë çdo të premteje mbrëma.

Fiori Dardha, gati emisioni i ri investigativ

Posted: 24 Sep 2016 11:20 PM PDT

I janë dashur vetëm pak javë pasi mësoi se nuk do të ishte prezantuese në sezonin e ri të emisionit investigativ në "Top Channel" dhe menjëherë, Fiori Dardha duket se i është futur punës për të nxjerrë në dritë një tjetër format të ngjashëm me "Fiks Fare" e "Stop". Ekrani që ish-prezantuesja ka zgjedhur është "Ora News". Ashtu siç vetë moderatorja ka bërë me dije, ky program pritet të nisë së shpejti. E natyrisht duke marrë parasysh natyrën e Fiorit, nuk do të mungojnë ngjarjet e mëdha që moderatorja do të trajtojë, apo edhe batutat plot ironi.

Revoltohet Anxhela Peristeri: Njerëz me dy fytyra, një për shtirje e një për lëpirje

Posted: 24 Sep 2016 11:18 PM PDT

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri ka qenë shumë e irrituar në statusin e saj të fundit në rrjet. Këngëtarja duket se është nervozuar aq shumë nga një person, saqë nuk ka arritur të përmbahet dhe ka shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj tij. Ndonëse nuk ka zbuluar se kujt i drejtohet konkretisht, Anxhela flet për një njeri, që sipas saj është me dy fytyra, që shtiret dhe 'lëpihet'. "E tmerrshme çfarë njerëzish ekzistojnë! Më besoni që nuk kam pasur as kohën, as dëshirën më të vogël për t'u marrë me jetën e tyre të 'ndyrë', po tani u mbush kupa! Po e shkruaj këtë status (për herë të parë, se nuk jam tipi që merrem me statuse të tilla) për t'i thënë këtij njeriut që të gjitha gjërat merren vesh. Gjithsesi unë të fal dhe të falënderoj që të paktën e shqipton mirë emrin tim. Mbrapa krahëve të mi mund të thuash ç'të duash, madje të lejoj edhe të më vrasësh! E keqja e njerëzve me dy fytyra është që, njërën e përdorin për shtirje e tjetrën për lëpirje", – shkruan Anxhela Peristeri.

Genta Ismajli, sherr me Adelina Ismailin

Posted: 24 Sep 2016 11:18 PM PDT

Koha e Adelina Ismailit ka mbaruar"; kjo thuhet të ketë qenë deklarata e Genta Ismajlit, e cila me sa duket ka lënduar jo vetëm Adelinën, por edhe motrën e saj, Zanfinën, e cila jep versionin e vet për rastin dhe për deklaratat e këngëtares nga Prishtina. Në një deklaratë rreth raporteve të saj dhe Adelinës me Genta Ismajlin, këngëtarja është shprehur: "Pleqtë thonë: 'Mos bëj hap pa parë'. Ndërsa fjalia tjetër që mund të them në këtë rast është: 'Sot ti, nesër unë', kështu që bota është portokall", – tha Zanfina, duke justifikuar deklaratën e Gentës, e cila, sipas saj, ka folur nga jomodestia, ose ka thënë diçka që nuk ka dashur. "Adelina ka qenë, është dhe ka për të qenë numri 1 për të gjitha gjërat", – tha Zanfina, duke iu kundërpërgjigjur kështu koleges së saj. Ndërsa pyetjes nëse, sipas saj, e ka arritur Genta suksesin e Adelinës meqenëse ka deklaruar se "Tani është koha ime", Zanfina i ka dhënë një përgjigje të prerë: "Po ta kishte arritur Genta maksimumin e suksesit të Adelinës, atëherë Adelina ndoshta nuk do ishte përmendur më, por Adelina vazhdon të përmendet". Por duket se konflikti i Genta Ismajlit dhe Adelina Ismailit nuk ka ekzistuar ndonjëherë. E kontaktuar nga "Bluetooth", këngëtarja ka mohuar ta ketë thënë diçka të tillë për Adelinën, teksa shprehet: "Nuk e kam përmendur kurrë".

Zaimina Vasjari “çmend” fansat me fotot ‘hot’

Posted: 24 Sep 2016 11:17 PM PDT

Fotot më të fundit të Zaimina Vasjarit i kanë lënë të gjithë pa frymë. Këngëtarja, e cila tashmë i është përkushtuar biznesit, ka realizuar një set të ri fotosh ku duket mjaft provokuese e seksi. Megjithatë, edhe pse komplimentet e fansave kanë qenë të pafundme, disa prej tyre e kanë interpretuar si rivalitet me prezantuesen Luana Vjollca. "Luanën nuk mund ta arrish kurrë" i shkruajnë fansat këngëtares, në një foto ku shihet me veshje intime që i lënë pak vend imagjinatës. Ndërsa të tjerë kritikojnë gjoksin e Zaiminës, të cilin siç ka pranuar vetë ajo e ka bërë operacion. Megjithatë, pavarësisht komenteve 'pro' e 'kundër', Zajmina ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, me linjat e saj gjithmonë të përkryera dhe pozat joshëse në fotografi.

Elton Deda, në gjyq

Posted: 24 Sep 2016 11:17 PM PDT

Gjithnjë tërhiqet vëmendja teksa sheh personazhe të njohur në dyert e gjykatës. Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast, ku këngëtari i mirënjohur është fotografuar në ambientet e Gjykatës së Tiranës. E menjëherë na shkoi në mendje se cila ishte kauza që e kishte sjellë Elton Dedën në këtë derë. Megjithatë, për të "qetësuar" të gjithë fansat, kantautori është paraqitur në gjykatë për një gjyq rreth të drejtave të autorit. Së bashku me të ka qenë edhe Agim Doçi, që e ka shoqëruar Eltonin në këtë proces.

Igli Totozani, përdore me fëmijët në semafor

Posted: 24 Sep 2016 11:16 PM PDT

Pavarësisht angazhimeve të ndryshme që mund të ketë, Igli Totozani gjen kohë për familjen. Edhe pse i veshur zyrtar, Avokati i Popullit duket se gjen kohë edhe për familjen. Nga këto foto-poparac, mund ta shohim si një baba të kujdesshëm për fëmijët. Totozani ka treguar shumë kujdes që si një qytetar i thjeshtë të presë semaforin te një prej kryqëzimeve të Tiranës. Përdore me djemtë e tij dhe në shoqërinë e bashkëshortes, avokati, përgjatë gjithë kohës ka këshilluar fëmijët e tij për rregullat që duhet të ndjekin.

Related Posts :