Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Të huajt, të dashuruar me jetën shqiptare të natës, Dhërmiu, Ibiza Shqiptare” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Të huajt, të dashuruar me jetën shqiptare të natës, Dhërmiu, Ibiza Shqiptare” plus 9 more - Gazeta Dita


Të huajt, të dashuruar me jetën shqiptare të natës, Dhërmiu, Ibiza Shqiptare

Posted: 03 Sep 2016 01:49 AM PDT

Ndryshe nga pakënaqësitë për shërbimin në lokale, komentet e të huajve për Shqipërinë në TripAdvisor, portalin më të madh të turizmit, janë më se pozitive kur vjen puna për argëtimin, ditën apo natën qoftë ai. Ja se çfarë shkruan një komentuese italiane, e cila ndodhej në një nga plazhet e njohura në Himarë gjatë qëndrimit të saj një javë më parë: "Ky mund të jetë ndoshta një nga plazhet më të mira të Shqipërisë (Himara) për nga shërbimi dhe nga argëtimi që ofrohet. Ditën me vetëm 8.50 euro është e mundur që të kesh parkim, çadër, shezlong dhe koktej. Në Itali me këtë shumë mund të merrje vetëm një prej këtyre shërbimeve. Natën, çmimet janë disi më të larta, por diskotekat janë vërtet të këndshme dhe me shumë argëtim. Po ju jap disa shifra sa për të krijuar një ide: Dreka me peshk të freskët për dy persona mund të kushtojë 25-30 euro; në diskoteka paguan 3 euro për hyrjen dhe mund të pish kokteje me 4-5 euro".
Për të huajt, Dhërmiu është vendi i duhur për jetën e natës. Ata e quajnë "Ibiza shqiptare". Në komentet e tyre shkruajnë se mund të gjesh një sërë baresh me kokteje në ajër të pastër dhe ku mund të kalohet një natë e këndshme. Nxitojnë të thonë se në plazhin e Dhërmiut kanë performuar DJ të famshëm si Tiesto dhe Paul Van Dyk.
Një turist britanik shkruan: "Mbrëmjet më të çmendura janë ato të fundjavës. Vetëm sigurohu që të mos ua thuash shumë personave sepse në të kundërt, ato nuk do të jenë më parajsa të pazbuluara".
Edhe në Sarandë, jeta e natës mund të jetë vibruese. Kjo zakonisht nis pas orës 23.00. Ka një sërë diskosh verore që qëndrojnë të hapura nga maji në shtator. Në to luhet kryesisht muzikë house/dance dhe kapaciteti mund të arrijë deri në 2,000 persona.
Në Vlorë, klubet verore më të famshme janë pranë Ujit të Ftohtë. Kapacitetet e tyre shkojnë deri në 2,500 persona. Të gjitha eventet janë të ekspozuara në faqet e tyre të internetit apo edhe në rrjetet sociale. Zakonisht për hyrjet gjatë ditës së premte dhe të shtunë paguhet një kuotë që varion sipas performancës. Nëse ka këngëtarë që performojnë live, kjo tarifë mund të llogaritet në rreth 1,000 lekë për person.

5 klubet verore më të bukura të Europës
Europa, ka gjithçka në verë. "Living la vida loca" është një refren që e gjen në destinacionet më në zë të jetës së natës, si në Greqi, Kroaci, Itali, në Kanë në Monako në San Trope, etj.
Por, ku gjenden klubet verore më të mira në Europë? Në fakt ka disa tipe klubesh: 'chilled-out', që janë klube ku ofrohet ushqimi i mirë dhe relaks. Disa janë chic dhe më shumë për njerëzit e pasur dhe të famshëm, ndërsa të tjerë më industrialë dhe kreativë. Të gjitha ofrojnë vende për festa si ditën, ashtu edhe natën.

1. Carpe Diem – Hvar, Kroaci
Ishulli plot diell i Hvarit është një nga destinacionet e festave më popullorë në Kroaci. Popullariteti i këtij ishulli është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, falë bareve dhe klubeve të mrekullueshme. Shumë turistë arrijnë në brigjet e Dalmacisë me jahte apo xhetset.

2. Gecko Beach Club – Formentera, Spanjë
Gecko Beach Club gjendet në ishullin e Formentera, në afërsi të Ibizas. Formentera është një nga destinacionet e fshehta me plazhe të virgjëra, plazhe të virgjëra dhe pasuri historike.
The Gecko Beach Club është një vend i ri luksoz, ku mund të shijohen kokteje fantastike, produkte deti etj.

3. Nammos – Mykonos, Greece
Kush thotë se grekët janë në krizë? Hidhni një sy në Nammos Beach Club në Mikonos. Ky destinacion bregdetar afër plazhit Psarou është një nga vendet më të preferuara në Mikonos.
Prej andej mund të shijoni detin, panoramën fantastike dhe rrezet e diellit.

4. Woosah – Scheveningen, Holandë
Këto ditë të nxehta mund të bëhen vërtet të mrekullueshme në Holandë, më saktësisht në Scheveningen, në klubin The Hague.
Në qytetin e vogël të Scheveningen, gjendet shumë klube verore. Disa janë për familjarë dhe fëmijë, të tjera janë më të fokusuara te të rinjtë.

5. Hula Hula Beach bar – Hvar, Kroaci
Çfarë mund të jetë më e këndshme sesa pamja e një ishulli të pabanuar që mund të shijohet me një koktej në dorë? Hula Hula Beach Bar është një nga më të mirët në Kroaci dhe për të shijuar atë çka ofron, turistët udhëtojnë nga të gjitha anët e botës.

Itali, shqiptari fshehu në airbag kokainën me vlerë 1 milionë euro

Posted: 03 Sep 2016 01:43 AM PDT

Një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Peruxhias për  akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike, e llojit kokainë. Mediat fqinje shkruajnë se i riu kishte fshehur airbag-un, e makinës e tij tip 'Fiat 500",  6, 5 kg kokainë e cilësi mjaft të lartë. Shitja e saj, do t'i sillte një përfitim prej 1 milion euro.

27 vjecari shqiptar u ndalua unë superstradën E25 të Peruxhias ndërsa udhëtonte nga veriu i Italisë. Kanë qenë disa manovra të çuditshme rrugore, të kryera nga korrieri shqiptar i drogës, të cilat kanë shtyrë policinë italiane të ndalojnë automjetin.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, thuhet se është me dokumente të rregullta dhe prej disa vitesh ishte rezident në një qytet në veri të Italisë. Në momentet e ndalimit, ai nuk  nuk ka ditur të shpjegojë policisë  arsyet e udhëtimit të tij në qytetin e Peruxhias.

Nga analizat e kryera nga Policia shkencore italiane u vërtetua se kokaina ishte e pastër 90% , e vulosur në markën TX dhe do të vlente për të konfeksionuar 26 mijë doza.

Nishani, mesazh ngushëllimi familjes së efektivit të vrarë

Posted: 03 Sep 2016 01:40 AM PDT

Presidenti Nishani shprehu sot  ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga zyra e shtypit e Presidencës, bëhet e ditur se Presidenti Nishani në ngushëllimin e tij per familjen e policit te vrare, shprehet se "Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, të një efektivi me eksperiencë të FNSH-së së Shkodrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët".

Presidenti thekson se "Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t'ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike dhe të pazëvendësueshme të bashkëshortit e babait tuaj të dashur Ardianit, duke ju siguruar njëkohësisht se gjendem pranë jush shpirtërisht në këto çaste të trishtuara".

"Në cilësinë e Kreut të Shtetit, duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit", shprehet Nishani.

Pse turqit kanë hyrë në Siri me tanke?

Posted: 03 Sep 2016 01:35 AM PDT

Të mërkurën në mëngjes disa tanke turke kanë hyrë në Siri dhe në harkun e pak më shumë se 9 orëve kanë pushtuar Jarablusin, një qytet sirian afër kufirit me Turqinë, që prej 3 vitesh ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik. Bashkë me ushtarët turq kishte luftëtarë të ndryshëm të Ushtrisë së Lirë Siriane, një koalicion me grupe rebelësh që në të kaluarën kishte qenë aleate me Shtetet e Bashkuara përpara se niste të gllabëronte fraksione më ekstremiste. Ka dy gjëra që duhen mbajtur mirë parasysh lidhur me të gjithë operacionin, të cilin qeveria e turke e ka quajtur "Euphrates Shields". E para: turqit dhe rebelët sirianë janë mbështetur nga amerikanët, që u kanë dhënë mbrojtje ajrore dhe kanë marrë pjesë me disa këshilltarë ushtarakë. E dyta: objektivi përfundimtar i operacionit nuk ka qenë vetëm që të godasë Shtetin Islamik, që prej muajsh kryen atentate shumë të dhunshme në Turqi, por edhe të kufizojë influencën e kurdëve në veri të Sirisë, armiqtë e mëdhenj e qeverisë turke. Por, ndaluni pak: a nuk qenë kurdët aleatë të amerikanëve?

Po, në dy vitet e fundit kurdët sirianë kanë qenë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Atëhere çfarë ka ndryshuar? Vërtet Shtetet e Bashkuara i kanë "tradhëtuar" kurdët, siç kanë theksuar shumë gjatë orëve të fundit? Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Jarablus dhe pse operacioni "Euphrates Shields" është kaq i rëndësishëm për të gjithë sistemin e aleancave të luftës në Siri, duhet nisur nga fillimi: të vihen në rregullt idetë se kush është me keë dhe cili është posti i lojës në betejat që po zhvillohen në veri të Sirisë.

Shpjegimi i shpejtë se kush është me kë, të paktën deri më sot dhe i thjeshtëzuar pak. Nga njëra anë është regjimi sirian i Bashar al Assad, aleat me Iranin, Rusinë dhe milicitë Shiite libaneze të Hizballahut. Nga ana tjetër janë rebelër që luftojnë al Assad, që janë aleatë të Turqisë dhe që përfshijnë si fraksione të moderuara – disa prej të cilëve aleatë me Shtetet e Bashkuara – ashtu edhe grupe ekstremiste xhihadiste, si Jabhat Fateh al Sham (fillimisht i njohur si Jabhat al Nusra, dega siriane e al Qaedas). Pastaj janë dy palë të tjera kryesore: është Shtetit Islamik, që nuk është aleat me askënd, dhe pastaj janë kurdët sirianë, që janë pjesë e një koalicioni të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Në parim mund të themi se këto 4 rreshtime luftojnë njëri kundër tjetrit, edhe pse diskutimi është shumë më i komplikuar se kaq. Janë armiq të betuar al Assad dhe rebelët, që gjatë muajve të fundit luftojnë sidomos në provincën e Alepit, në veriperëndim të Sirisë; janë po kaq armiq të betuar Turqia dhe kurdët sirianë, të cilët janë ngushtësisht të lidhur me kurdët turq e PKK-së, armiq historikë të qeverisë turke. Shteti Islamik Lufton intensivisht si kundër kurdëve sirianë, ashtu edhe kundër rebelëve.

Pastaj, sit ë thuash, ka situata mosluftimi: për shumë kohë, al Assad dhe Shteti Islamik e kanë toleruar njëri tjetrën, të dy me idenë e përqëndrimit të forcave në frontet e tjera respektive të betejave dhe, për të njëjtën arësye, janë toleruar edhe al Assad dhe kurdët. Sidomos kurdët janë quajtur si gjëja e vetme mbi të cilën janë dakord amerikanë dhe rusë: janë aleatë të amerikanëve dhe të toleruar nga rusët, edhe falë raporteve historike që kurdët kanë pasur gjithmone me Bashkimin Sovjetik. Në sintezë: është një rrëmujë dhe nuk është e lehtë të orientohesh.(www.bota.al)

Gjatë javëve të fundit kanë ndryshuar paksa gjërat respektivisht realitetit të sipërpërshkruar. Kthesa duket se ka qenë beteja e rëndësishme e Manbij, një qytet në very të Sirisë që prej kohësh ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik. Manbij është rimarrë me 13 gusht nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), një koalicion në të cilin kurdët sirianë zënë një pozicion dominues. Fitorja e Manbij u ka mundësuar kurdëve që të sigurojnë shumë influencë në very të Sirisë, një gjë që nuk i ka pëlqyer as al Assad, as Turqisë. Pak ditë pas mbarimit të betejës së Manbij, regjimi i al Assad ka vendosur që t'i japë fund mosluftimit me kurdët dhe për herë të parë nga fillimi i luftës në Siri i ka bombarduar (në Hasakah, në verilindje të Sirisë). Siç ka shkruar analisti Aaron Lund, është dukur pothuajse sikur al Assad donte t'i dërgonte një sinjal Turqisë, sikur donte t'i thoshte: e patë që kurdët janë kërcënim edhe për në? për herë të parë është nisur të flitet për një çtensionim të mundshëm të raporteve midis al Assad dhe qeverisë turke – deri në këtë moment armiq të përbetuar – në emër të një objektivi më të madh: ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe kundërvënies së krijimit të një shteti autonom kurd në veri të vendit.

Por Manbij ka shkaktuar edhe një reagim të ashpër të qeverisë turke dhe pjesërisht të asaj amerikane. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara pranuan një shkëmbim me Turqinë: do t'i pengonin kurdët që të shtriheshin në perëndim të lumit Eufrat në shkëmbim të bashkëpunimit turk kundër Shtetit Islamik (siç është thënë, deri në moment Turqia kishte mbajtur një qëndrim mjaft ambig ndaj ISIS-it). Po të shikosh hartën kuptohet më mirë objektivi i marrëveshjes: kurdët sirianë përpara rimarrjes së Manbij dhe të rrethinave zinin vetëm pjesën lindore të lumit Eufrat dhe disa territore në veriperëndim. Qeveria turke donte të pengonte që turqit t'i bashkonin këto zona, duke pushtuar kështu territoret e mesit – ato nën kontrollin e Shtetit Islamin dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane – dhe duke penguar formimin e një shteti kurd pa shkëputje territoriale pikërisht në kufi me Turqinë. Pas pushtimit të Manbij, kurdët sirianë nuk e kanë mbajtur premtimin për t'u tërhequr në lindje të Eufratit dhe t'ia linin kontrollin e qytetit komponentëve arabë të SDF-së, që e preokupojnë shumë më pak Turqinë. Kanë bërë në fakt deklarata shumë të zhurmshme mbi pushtimin eventual e qyteteve të tjera të provincës. Për këtë motiv, kanë shkruar shumë analistë, turqit kanë vendosur të ndërhyjnë në Jarablus (që është sipër pak në perëndim të lumit Eufrat): për t'u paparirë kurdëve dhe për t'i penguar ata që të zgjerohen mëtej.

Ok, po pse Shtetet e Bashkuara janë bërë me turqit? A nuk qenë grinder me ta? Po, raportet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë duke kaluar tani momentin e tyre më të mirë: janë të tendosura prej kohësh prej ambiguitetit të qeverisë turke në luftën kundër Shtetit Islamik dhe janë keqësuar edhe më pas grushtit të shtetit të tentuar në Turqi kundër qeverisë turke. Presidenti turk Erdogan ka akuzuar imamin Fetullah Gulen se ka organizuar grushtin e shtetit: prej vitit 1999 Guleni gjendet në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe, pavarësisht kërkesave turke, deri më tani qeveria amerikane ka refuzuar që ta ekstradojë. Për ta bërë akoma më pak të kuptueshme pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në operacionin turk në Jarablus është edhe një fakt tjetër. Prej 2 vitesh kurdër sirianë janë aleatët kryesorë të amerikanëve në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, me rezultate të shkëlqyera: Shteti Islamik ka humbur shumë territore që kishte pushtuar në verën e 2014, pikërisht atë që donin Shtetet e Bashkuara.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Jarablus, duhen pasur në konsideratë dy gjëra. E para është se qveeria amerikane është dukur shumë herë në mëshirën e kompleksitetit të luftës në Siri: shpesh është kritikuar se ka bërë zgjedhje të vonuara – si për stërvitjen e rebelëve – dhe se nuk ka respektuar fjalën e dhënë – si në rastin e të ashtuquajturës "vijë të kuqe" të bombardimeve kimike të kryer nga regjimi i al Assad kundër popullsisë civile siriane. Si të thuash: në të kaluarën ka ndodhur edhe që dy grupe të financuara apo të mbështetura nga dy agjenci të ndryshme amerikane kanë përfunduar duke luftuar me njëra tjetrën.

Siç e kanë demonstruar 5 vitet luftë, askush nuk mund të bëjë zgjedhje lineare dhe efikase lidhur me luftën në Siri dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë përjashtim. Në të kaluarën, amerikanët janë akuzuar nga shumë sirianë se janë aleatë me regjimin e al Assad për të luftaur Shtetitn Islamik dhe tani akuzohen se kanë tradhëtuar kurdët për të shpëtuar aleancën e tyre me Turqinë. Karl Sharro, një arkitekt libanez që jeton në Londër dhe që shpesh argëtohet duke treguar në mënyrë ironike politikën e Lindjes së mesme, e ka komentuar kështu politikën amerikane në Siri: «Pozicioni i Shteteve të bashkuara në Siri është si ai i një pinguini që kërkon të bëjë zhonglerin me dy grushtore në zjarrta, teksa qëndron i lidhur nga sytë mbi një top në bordin e një motoskafi».

Gjëja e dytë për t'u pasur në konsideratë, ka shkruar "New York Times", është se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të sakrifikojnë diçka në aleancën e tyre me kurdët boll që të rikuperojnë raportet me Turqinë, një vend anëtar i NATO-s dhe që konsiderohet shumë e rëndësishme në luftën kundër Shtetit Islamik. Pozicioni amerikan ka qenë i prerë: të mërkurën e kaluarn, Zëvendëspresidenti Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t'ua ndërprisnin mbështetjen kurdëve në rast se nuk do të tërhiqeshin në lindje të lumit Eufrat. Praktikisht kja theksuar se nuk do të pranohen tentativat për të krijuar një shtet kurd pa shkëputje territorial përtej kufirit jugor të Turqisë. Gjithësesi, amerikanët kanë lëvizur disi me maturi, s aka qenë e mundur: i kanë bërë publicitet rimarrjes së Jarablus si një operacion kundër Shtetit Islamik, më shumë se kundër kurdëve. Kanë nga ana e tyre edhe faktin që kurdët kishin pranuar të mos shtriheshin në perëndim të Eufratit, një kusht që tashmë ishte vënë në diskutim pas fitores në Manbij.

Ajo që mund të thuhet për operacionin turk në Jarablus është se është një prej më të rëndësishmve në të gjithë luftën siriane (të enjten në mëngjes tanke të tjera turke kanë hyrë në Siri). Ka treguar se për Turqinë objektivi parësor është mundja e kurdëve, edhe me koston e rishikimit të raporteve me regjimin e al Assad, deri më tani armiku i madh i saj. Ka treguar edhe se për kurdët gjërat nuk po shkojnë mirë: pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, me kundërshtimin constant të qeverisë turke dhe tani me armiqësinë e regjimit të al Assad është praktikisht e pamundur të ndërtohet një shtet kurd që të shtrihet përgjatë kufirit jugor me Turqinë. Së fundi, ka treguar se edhe të vënë përpara zgjedhjes midis Turqisë dhe kurdëve, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të preferojnë Turqinë, pavarësisht humbjes së besueshmërisë që mund të sjellë një vendim i tillë. Bota.al

Intervista/ Nënë Tereza e rrëfyer nga mbesa Agi Bojaxhiu

Posted: 03 Sep 2016 01:25 AM PDT

Agi Bojaxhiu, mbesa e Nënë Terezës, vajza e vëllait të saj, Lazrit në prag të Shenjtëritmit të Nënë Terezës ka dhënë këtë intervistë për Radio Vatikanin:

"Nënë Tereza bënte shumë, por pa rënë kurrë në sy, rrëfen mbesa e saj Agi Bojaxhiu. Ishte tepër e matur në gjithçka bënte. I bënte në mënyrë shumë të natyrshme e të vetvetishme edhe punët më të lodhshme. E kam parë duke u munduar shumë e pa pikë ankimi: duke larë çarçafat, edhe në moshë të shtyrë, duke u përkulur mbi njerëzit për një kohë të gjatë. Sepse bëhej dyfish mbi kokën e atyre, që kishin sëmundje të rënda…Bënte punë të jashtëzakonshme. Veç ta shikoje duke prekur plagët, duke ndihmuar njerëzit, duke organizuar gjithë punën e motrave të saj…

Pyetje: – Ishte po kaq e thjeshtë edhe në takimet familjare?

Përgjigje: – Po, absolutisht, ishte shumë e dashur… njeri që përhapte rreth vetes atmosferën e paqes. Kur flisja me të, fjalët më dilnin nga goja në një mënyrë krej të veçantë. Nuk kisha folur kurrë me ndonjë tjetër, siç flisja me të. Dukej sikur më shikonte në bebe të syrit, por sytë e saj më depërtonin deri në shpirt, duke më mbushur plot me paqe. Në shtëpi ishte shumë e përmbajtur. Për shembull, me që urdhëri i saj është shumë i rreptë, ndonëse e adhuronte çokollatën, nuk e hante kurrë, sepse i dukej ushqim luksi. E thoshte: me që shumica e njerëzve që njoh e me të cilët rri, nuk ka para për ta blerë, nuk e ha as unë. Ja, të këtilla gjëra më kanë mbetur në kujtesë. Për të edhe karamelet ishin luks i madh. Prandaj kur ia dhuronin – e ia dhuronin vazhdimisht, karamelet e çokollatat – ajo ua falte të tjerëve, pa ruajtur asnjë për vete. Dhuronte, gjithnjë, pa menduar se edhe ajo kishte gojë. Mua më dhuroi edhe një mandolinë, që ia kishin falur italo-amerikanët në Amerikë…E pra, i binte mandolinës. Kështu ishte ajo, speciale, por edhe normale, në kuptimin se nuk e ndjeje kurrë veten keq, kur ishe me të, siç mund të ndodhë në praninë e ndonjë personaliteti botëror që, kur e takon, ndjehesh ngusht…

Pyetje: – Ishte thjesht e jashtëzakonshme…

Përgjigje: – Po, kjo është shprehja e saktë. Thjesht e jashtëzakonshme. I bënte të gjithë për vete, ishte e gatshme për të gjithë, dinte të thoshte fjalën e duhur, në çastin e duhur… Nuk ishte hallë klasike. Ishte hallë, por edhe Nënë Terezë: një përzjerje e të dyjave. Nuk mund të them se ishte hallë, si të gjitha hallat…

Pyetje: – Ata, që e njohën, edhe ata, që mundën ta takojnë, qoftë edhe një herë të vetme, mbetën gjithnjë të prekur nga mënyra si lutej Nënë Tereza. Ju, a keni ndonjë kujtim për këtë?

Përgjigje: – Ajo vijonte të më kujtonte se duhet të lutesha; familja duhet të lutet së bashku, më përsëriste. Ne nganjëherë luteshim bashkë, por jo gjithnjë. E ajo vijonte të më thoshte: "Para së gjithash vjen familja, familja jote. Ti duhet të kujdesesh për fëmijët e tu, për burrin tënd, për shtëpinë. Duhet ta dish ç'bëjnë e ç'nuk bëjnë. Pastaj, kur të kesh më shumë kohë, kushtoja të tjerëve. Por, familja për të vinte para së gjithash, e shikonte si gjënë më të rëndësishme…

Pyetje: – Thonë se ishte gjithnjë e gëzueshme, qeshte e, nganjëherë, jepte përgjigje të përshkuara nga një ironi të hollë…

Përgjigje: – Po, e ç'ironi se! Shumëkush mendon se ajo ishte gjithnjë serioze, gjithnjë mendueshëm… në të vërtetë ajo ishte gjithë gjallëri. Jepte ca përgjigje, s'po them sarkastike, por ironike sigurisht?

Kur ishte e re, kur ishte ende në Shqipëri, kishte studiuar pianoforten. E i pëlqente t'i binte pianos. I pëlqenin shëtitjet, të cilat edhe i organizonte me shokët e shoqet e shkollës…Sepse ka qenë gjithnjë organizatore e madhe. Këtë ma thoshte edhe im atë!

FOTOT / Gju më gju me popullin, si shoku Enver

Posted: 03 Sep 2016 01:16 AM PDT

Të paktë janë ata që nuk pranojnë se Lul Basha nuk i ngjan Enver Hoxhës. Madje, për nostalgjikët, pavarësisht krahut politikë i dëgjojmë shpesh të thonë: Ah ky na nxjerr mallin e Enverit! Por Luli vetë duket se shpesh ndjek gjurmët e tij. Këtë herë e ka bërë në Dibër ku ka shkuar me kandidatin për kryetar Bashkie, Sherefedin Shehu dhe është takuar ne banorët e disa fshatrave atje. Në fotot e shpërndara, Basha shfaqet, gju më gju me popullin, si Enveri dikur.

Kjo ka zgjuar edhe njëherë debat në Facebook që Luli jo vetëm i ngjan ish-diktatorit, por edhe e imiton. Hoxha ka një foto ku shfaqet këmbëkryq me popullin, por edhe një pikturë që i është bërë pikërisht me këtë titull. Tani, nëse ngjan dhe e imiton, vendoseni vetë, ne po i përballim me këto fotografi.

eee enveri

Urimi i Inva Mulës për të birin, Anthony

Posted: 03 Sep 2016 01:04 AM PDT

 

Pak ditë më parë, e pamë sopranon Inva Mula bashkë me të birin, Anthony, në Tiranë, në koncertin e Dua Lipës.

Të gjithëve u bëri përshtypje prania e saj në atë koncert rinor dhe ajo që të vinte së pari në mendje ishte se mund të ishte aty, pikërisht prej të birit… Anthony merret gjithashtu me muzikë dhe e ëma e ka shoqëruar për të shijuar me të, një lloj tjetër muzike.

Dje, Anthony kishte ditëlindjen dhe Mula ka zgjedhur një fotografi bardh e zi për të uruar princin e saj. "Gëzuar ditëlindjen princi im!"- shkruan sopranoja me famë botërore…

Prishtina teston sot sistemin e alarmit, po Shqipëria?

Posted: 03 Sep 2016 01:02 AM PDT

Komuna e Prishtinës do të testojë sot sirenat e sistemit të alarmit të sigurisë, alarm ky që në të ardhmen mund të lëshohet nëse kryeqytetit i kanoset ndonjë rrezik nga fatkeqësi të ndryshme.

Edhe kësaj radhe testimi sipas komunës do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit siç ndodhi në muajt e kaluar

Shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

Por ajo që bie në sy është serioziteti i Kosovës për vendosjen dhe mirëmbajtjen e këtyre elementëve të sigurisë.

Në Shqipëri, që pas ndryshimit të regjimit, sistemi i alarmit nuk funksionon duke ia lënë gjithçka rastësisë.

Itinerari i Ballkani i mbyllur? Tragjedia që nuk shihet

Posted: 03 Sep 2016 12:49 AM PDT

Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion migrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba.

Me 22 tetor të vitit të kaluar autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12.000 refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14.000 refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve, të nisur në shtator. Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani.

Si është gjendja sot

Itinerari ballkanik

Itinerari ballkanik

Greqia është vendi i parë i Bashkimit Evropian në rrugën e refugjatëve nga Turqia deri në BE. Qendrat për pranimin e refugjatëve në Kios, Samos, Lesbos, Leros dhe Kos, po përballen me 12.000 refugjatë, që është më shumë se sa lejojnë kapacitetet. Në tërë vendin, janë vendosur rreth 60.000 refugjatë, të cilët synojnë të shkojnë në vende të tjera. Numri i refugjatëve që vijnë çdo ditë, shkon prej 100-400 persona. Në vend mbretëron frika se Turqia mund të hapë kufijtë dhe se Greqinë sërish do ta vërshojë vala e refugjatëve, si vitin e kaluar. Greqia ka frikë nga pezullimi i marrëveshjes BE-Turqi. Pa këtë marrëveshje, në Greqi do të kishte me siguri deri në 180.000 migrantë të tjerë, mendon ministri për Migrim, Ioannis Mouzalas.

Maqedonia nuk ka ndonjë politikë të qartë për refugjatët, për shkak se ky vend gjendet në një krizë të thellë politike. Ajo po bën ate që kërkojnë Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia. Me ndihmën financiare dhe teknike nga këto vende, Maqedonia e ka mbyllur kufirin me Greqinë. Gjendja nuk është qetësuar, por migrantët nuk po shihen si më parë, mendon Tijana Sijariq në Beograd. Rreth 300 migrantë të tjerë vijnë çdo ditë në Beograd. Ndërsa në tërë Serbinë aktualisht janë 4500 refugjatë. Të gjithë ata duan të kalojnë kufirin me Hungarinë.

Itinerari ballkanik - Indomeni

Itinerari ballkanik – Indomeni

Ndërhyrja e organeve të sigurisë

Por ndërkohë në Serbi janë kapur edhe banda të kontrabandistëve. Në Hungari gjenden aktualisht rreth 1300 refugjatë. Ndërsa qindra të tjerë presin në Kelebi për kalimin e kufirit. Në ditë mund të kalojnë vetëm 30 persona. Kryeministri konservator Viktor Orban e ka rritur popullaritetin falë politikës së ashpër ndaj refugjatëve. Ai i quan refugjatët si “terroristë potecialë” dhe refugjatë ekonomikë.

Edhe Kroacia po përballet me krizën e brendshme politike. Por policia ka kumtuar se në këtë vend janë regjistruar këtë vit 5000 persona që kanë dashur ilegalisht të kalojnë kufirin. Në Slloveni nuk ka ndonjë valë refugjatësh. Por autoritetet sllovene nuk duan të heqin telin me gjemba në kufi. Ndërsa në hotspotin e Austrisë në kufirin me Sllovenin tani është qetësi.

 

Vrasja e efektivit, pezullohet drejtori i policisë së Lezhës

Posted: 03 Sep 2016 12:47 AM PDT

Drejtori i policisë së Lezhës, Dritan Lena është pezulluar nga detyra pas vetëm 2 muaj shërbim.

Lëvizja e tij ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur të premten në Torovicë, ku mbeti i vrarë një efektiv i FNSH-së.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se në vend të Lenës, në krye të Drejtorisë së Policisë së Lezhës është caktuar Erzen Cera.

Related Posts :