Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Të shtëna me armë tek klubi ku këndonte Noizy” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Të shtëna me armë tek klubi ku këndonte Noizy” plus 9 more Ekonomia Online


Të shtëna me armë tek klubi ku këndonte Noizy

Posted: 26 Sep 2016 10:32 AM PDT

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorët e të shtënave me armë zjarri në një klub nate në zonën e Saukut, në të cilin ka qenë duke performuar reperi i njohur Noizy (Rigels Rajku).

Policia ka dhënë detajet e ngjarjes dhe ka thënë se gjithçka ka ndodhur pas daljes së të rinjve nga klubi, të cilët kanë qëlluar me armë në ajër.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Elson Doçaj, 27-vjeç, nga Tropoja, dhe Përparim Gaxhaj, 27 -vjeç, nga Mitrovica.

Policia ka saktësuar se të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikti banal mes Doçajt dhe Gaxhajt me truprojat e lokalit dhe pasi janë larguar kanë qëlluar në ajër disa herë.
Sapo është njoftuar policia, kjo e fundit ka gjetur në vendin e ngjarjes 4 gëzhoja pistoletë 9 mm si dhe një automjet të markës "Mercedez " me targa Angleze FY 61 XFB.

Konfikti kishte nisur fillimisht brenda klubit, kur dy grupe të rinjsh kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin dhe konflikti më pas ka filluar jashtë lokalit, ku të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit nga 4 automjete. Fatmirësisht nga të shtënat nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

The post Të shtëna me armë tek klubi ku këndonte Noizy appeared first on Ekonomia Online.

Kosova i kërkon sqarime ambasadorit maqedonas në Prishtinë

Posted: 26 Sep 2016 10:21 AM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar sqarim nga Ambasadori maqedonas në Prishtinë, për atë që ajo e ka quajtur gjuhë tendecioze të tij në fshatën parazgjedhore në raport me Kosovën dhe personalitete të saj.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sot ka kërkuar sqarim nga Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë për zhvillimet e dy ditëve të fundit në shtetin fqinj, ku për qëllime ditore të fushatës parazgjedhore atje po apostrofohen personalitete nga Kosova dhe emri i shtetit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të MPJ’së.

Në kërkimin e sqarimit për Ambasadorin nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ’së, Albert Prenkaj, është shtruar nevoja që Kosova të marrë zyrtarisht një përgjigje nga shteti i Maqedonisë përkitazi me një gjuhë të vlerësuar “aspak demokratike që nuk i shërben ruajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve shumë të mira miqësore mes Kosovës dhe Maqedonisë”.

MPJ ka kërkuar nga partitë politike maqedonase, dhe politikanët në pushtet ta shmangin Kosovën dhe personalitetet e saj nga fjalori i përditshëm i fushatës parazgjedhore dhe që të ruajnë edhe më tej frymën e mirë të bashkëpunimit si dy shtete fqinje.

Reagimi i MPJ’së vjen pas deklaratave nacionaliste të deputetëve të VMRO-DPMNE në Parlamentin e Maqedonisë dhe mediave maqedonase ku janë apostrofuar emrat e Gjeneralit Kadri Kastrati dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

The post Kosova i kërkon sqarime ambasadorit maqedonas në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

Taulant Xhaka në formacionin ideal

Posted: 26 Sep 2016 10:14 AM PDT

Muaji i ardhshëm do të jetë tepër i rëndësishëm për Kombëtaren, që do të zhvillojë ndeshjet kualifikueset të botërorit me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

Kuqezinjtë, pjesë e Superligës së Zvicrës patën paraqitje të ndryshme në fundjavë. Taulant Xhaka është bërë pjesë e formacionit të javës nga gazeta "Blick", mesfushori i Basel u tregua i besueshëm si gjithmonë.

Në fitoren 3 – 1 me St Gallen mungoi vetëm pasimi për gol, i zakonshëm për Xhakën në këtë sezon. Në formacionin më të dobët është Jahmir Hyka. Sipas gazettes zvicerane nuk dha asgjë në humbjen 3 – 1 të Luzern me Laussane. Si Taulant Xhaka dhe Jahmir Hyka u aktivizuan në fitoren 2 – 1 të Shqipërisë me Maqedoninë këtë muaj në Shkodër.

The post Taulant Xhaka në formacionin ideal appeared first on Ekonomia Online.

Mustafa përkujtoi 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës

Posted: 26 Sep 2016 09:53 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar 25 vjetorin e Referendumit për pavarësinë e Kosovës, të zhvilluar nga 26 deri më 30 shtator të vitit 1991

“Sot, përkujtojmë me krenari 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, përmes të cilit, populli i Kosovës në mënyrë plebishitare konfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e tij të paepur për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

“Përmes këtij referendumi, në të cilin, përkundër dhunës ekstreme morën pjesë shumica dërrmuese e qytetarëve, u dëshmua mbështetja absolute popullore për Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe për proceset tjera demokratike të zhvilluara në atë periudhë historike, nën lidershipin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatë.

Mustafa ka thënë se përkushtimi i pathyeshëm i popullit të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, pas sakrificash dhe përpjekjesh të jashtëzakonshme, u jetësua përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008.

“Sot, Republika e Kosovës është shtet i njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës, me subjektivitet ndërkombëtar dhe me perspektivë të avancuar euroatlantike. Përkundër vështirësive, sfidave e sfiduesve brenda dhe të jashtëm, populli i Kosovës është i përkushtuar për Republikën e Kosovës, për fuqizimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera demokratike, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. Lavdi të përjetshme burrave dhe grave që punuan, vepruan dhe dhanë jetën për Republikën e Kosovës!, thuhet në komunikatën për media”, përfundon komunikata.

The post Mustafa përkujtoi 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Gjakovarja grimon Paris Hiltonin midis Beogradit

Posted: 26 Sep 2016 09:44 AM PDT

Ajo njihet si një nga grimerët më të njohura në Kosovë.

Bëhet fjalë për Blerta Dujakan, ku puna e saj tashmë ka kaluar edhe kufijtë, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, gjakovarja është përkujdesur për njërën prej femrave më të famshme në botë, Paris Hilton.

Kjo e fundit ishte e ftuar në një Vip Party në kryeqytetin serb të Beogradit të organizuar nga Phiacademy.

Ndërkohë, Blerta me këtë rast ka falënderuar kompaninë për besimin që ia ka dhënë!

ga

gaji

The post Gjakovarja grimon Paris Hiltonin midis Beogradit appeared first on Ekonomia Online.

Del në shitje Audi A3 premium me 1.0! (Foto)

Posted: 26 Sep 2016 09:30 AM PDT

Audi ka nxjerrë modelin e ri te tipit A3 premium, por kësaj here befasia qëndron se tek motori i saj i cili është 1.0 kubik me tre cilindra të motorit.

Ky version i A3, do të jetë mjaft i pëlqyer për shkak të harxhimeve të pakta që do të ketë.

Motori i saj 1.0 kubik, me tre cilindra prodhon forcë prej 114 kuaj fuqi, raporton auto Express, transmeton Indeksonline.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 9.7 sekonda. Ndërsa shpejtësinë e përgjithshme arrin deri në 200 km/h.

Çmimi i saj është nga 20 mije e 230.

The post Del në shitje Audi A3 premium me 1.0! (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj në New York takon homologët nga Gjermania dhe Tajlanda

Posted: 26 Sep 2016 09:22 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me agjendën diplomatike në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Walter Steinmeier, dhe atë të Tajlandës, Don Pramudwinai.

Në këto takime të ndara, Hoxhaj i ka informuar homologët për progresin e Kosovës dhe nevojën për mbështetjen e këtyre shteteve edhe në të ardhmen si në agjendën evroatlantike por edhe të betejave të ardhshme diplomatike për njohje dhe anëtarësim në organizata.

"Pata takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinemier i cili është një mbështetës i madh i Kosovës. Në javët e ardhshme, përkrahja e tij dhe e Gjermanisë është jetike për të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Ndërsa me Tajlandën, biseduam si të nisim një etapë të re të marrëdhënieve që mund të jetë në të mirë të përbashkët të dy vendeve", ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ministri i Jashtëm do të vazhdojë me takime të tjera në New York, ku gjatë javës që shkoi së bashku me Kryeministrin Mustafa kanë zhvilluar mbi 60 takime të karakterit bilateral dhe multilateral.

Në fokus të agjendës së tyre ka qenë zgjerimi dhe forcimi i sovranitetit të Kosovës, njohja diplomatike dhe thellimi i raporteve bilaterale me disa shtete mike që e kanë njohur Kosovën.

EH_Tajlanda

The post Hoxhaj në New York takon homologët nga Gjermania dhe Tajlanda appeared first on Ekonomia Online.

Projekti i kogjenerimit vlerësohet shumë i suksesshëm

Posted: 26 Sep 2016 08:14 AM PDT

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot ngrohtoren "Termokos" në Prishtinë për të parë funksionimin e impiantit dhe shërbimit që ofron kjo kompani për qytetarët e Prishtinës, përpara sezonit të ri të ngrohjes.

Kryeshefi ekzekutiv i "Termokosit", Naser Canolli, e ka vlerësuar projektin e kogjenerimit, i cili është mbështetur nga Zyra e BE-së dhe donatorë të tjerë, si një projekt shumë të rëndësishëm, i cili ka treguar rezultate shumë të mira në dobi të qytetarëve dhe të ambientit.

"Projekti i kogjenerimit i cili është shumë i suksesshëm është duke vazhduar… Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi mbështetje nga ana e Komisionit Evropian me projektet e reja të cilat ka nevojë ‘Termokosi’, por edhe qytetarët e Prishtinës", ka thënë Canolli.

Apostolova ka shprehur përkushtimin e BE-së në mbështetje të projekteve në të mirë të qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës.

BE-ja bën të ditur se deri më tani ka dhuruar 14 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë dhe ka në plan të investojë edhe më tej në mënyrë që të mundësojë shërbimin për më shumë qytetarë.

apostolova2 apostolova3

The post Projekti i kogjenerimit vlerësohet shumë i suksesshëm appeared first on Ekonomia Online.

Plaçkitet një bastore në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Posted: 26 Sep 2016 08:06 AM PDT

Rreth orës 08:30 në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Pejë, përkatësisht në bastoren "Euro-Live", ka ndodhur një rast i veprës së "Grabitjes.

Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën, sipas të cilit janë njoftuar për ngjarjen.

"Përderisa viktima G.M. ishte në bastore, aty kanë hyrë dy persona dhe njeri nga ata papritmas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë dhe nga viktima ka grabitur 300 euro, ku më pas të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur me veturën "Pasat" ngjyrë e kuqe. Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore, me ç'rast ka pranuar tretman mjekësor", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në vendin e incidentit kanë dale njësitet përkatëse, ndërsa njësitet tjera policore janë vënë në kërkim të të dyshuarve. Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Si rezultat i punës intensive të hetuesve policorë dhe aktiviteteve të njësiteve policore në ketë rast, janë identifikuar dy persona të dyshuar, shtetasit A.H. (1993) dhe H.H. (1997).

"I dyshuari A.H. është arrestuar dhe ka pranuar veprën e kryer dhe tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar afërsisht 170 euro, për të cilat dyshohet se janë grabitur në rastin e cekur më lartë. Ndërsa i dyshuari i dytë H. H. është kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa lokacione tjera por nuk është hasur nga njësitet policore, mirëpo kërkimet për ketë të dyshuar po vazhdojnë deri në kapjen e tij", theksohet në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet në sektorin e hetimeve në Pejë, ndërsa të dyshuarit të arrestuar prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit policor.

The post Plaçkitet një bastore në Pejë, arrestohet një i dyshuar appeared first on Ekonomia Online.

MMPH urdhëron ndaljen e punimeve në stadiumin e Prishtinës

Posted: 26 Sep 2016 07:49 AM PDT

Fadil Maxhuni, shef në Divizionin për komunikim me publikun në MMPH, ka thënë se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH, për arsyeje se, sipas tij, investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve.

Megjithëkëtë, gjatë ditës së hënë janë parë punëtorë të kompanisë "Al Trade" duke punuar në punishten e hapur të stadiumit në Prishtinë. Kjo kategori e ndërtimit, bije në kategorinë e III, për të cilat ndërtime është përgjegjës MMPH-ja, njofton lajmi.net.

"Konfirmoj se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH. Arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të punimeve është sepse investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë më saktë me date 06.09.2016, Ministria e Kulturës ka aplikuar për leje të renovimit për stadiumin e Prishtinës. Tani MMPH është duke e trajtuar dokumentacionin përkatës", ka thënë Maxhuni.

?

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës, si bashkëfinancues në këtë projekt nuk kanë dashur të deklarohen lidhur më këtë rast.

Por, lajmi.net merr vesh se më 22 gusht, Syzana Pllana, u.d e shefit të sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës i ka dërguar letër Inspektoratit të MMPH-së lidhur më rezultatet e insktimit që i kishte bërë, nga ku ka konstatuar se punët janë duke u kryer pa lejen e organit përkatës.

"Të nderuar, pas inspektimit në terren, nga Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prishtinës është evidentuar rekonstutrimi i stadiumit të qytetit. Punimet janë duke u kryer pa leje nga organi kompetent. Objekti në fjalë i takon kategorisë së III të ndërtimit, për shkak të kapacitetit për më pakë se 10 mijë spektator", thuhet në shkresën e Komunës drejtuar MMPH-së.

Ndërkaq, me datë 24.08.2015 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës.

Memorandumi është nënshkruar në mes të ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit, Shpend Ahmeti. Memorandumi parasheh një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Stadiumit. Projekt në përgjithësi ka vlerën e rreth 3 milion eurosh, 75 për qind e të cilave janë investime të MKRS-së, ndërkaq 25 për qind të Komunës së Prishtinës dhe është planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 3.843,715.42 euro, dhe fitues i tenderit ka qenë konsorciumi i kompanive "Al Trade& Izolimi", deri sa në garë për këtë tender kanë qenë 13 kompani. Kontrata në mes të MRKS-së dhe këtij konsorciumi ishte nënshkruar në fund të muajit maj 2016-09-26.

The post MMPH urdhëron ndaljen e punimeve në stadiumin e Prishtinës appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :