Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Akuzat e Bashës për drogën, Tahiri: Në SHBA përdorin tunele dhe nëndetëse” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Akuzat e Bashës për drogën, Tahiri: Në SHBA përdorin tunele dhe nëndetëse” plus 9 more


Akuzat e Bashës për drogën, Tahiri: Në SHBA përdorin tunele dhe nëndetëse

Posted: 17 Sep 2016 08:35 AM PDT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me trafikun e drogës me avionë.

Tahiri shkruan në Facebook se Policia i ka luftuar të gjitha rrugët tradicionale të trafikut të drogës. Gjithashtu, ministri thotë se trafiku i drogës me avionë është problem në të gjithë Europën, duke shtuar se në SHBA trafikantët kanë arritur të përdorin edhe nëndetëse.

Reagimi i Tahirit

8 vjet Minister i Saliut pa shkeputje, edhe Minister i Brendshem 2 vjet, e sot flet Lulzim Basha per kultivimin e Kanabis? A ishte ky Minister i Brendshem kur Lazarati i rritej mu nen hunde? A di njeri te kete shprehur nje here te vetme ndonje shqetesim a te kete folur publikisht per kete ceshtje?

A di njeri te kete levizur nje here te vetme gishtin per ta luftuar kete fenomen?

Nuk i kishte syte ne balle Luli, atehere Minister i Brendshem, te shihte jo vetem Lazaratin qe ujitej me zjarrfikeset e Gjirokastres, por te gjithe vendin qe ishte mbjelle me Kanabis?

Kush mendon se ne ate kohe ishte vetem Lazarati, GABOHET!

Te verteten na e kane fshehur, me komunikata policie qe mbaheshin sekret. Sot gjithcka ben policia, eshte publike.

Sot po luftohet realisht. Pas fitores me njollen e turpit boteror ne Lazarat, sot po i shkojme cep me cep Shqiperise, per ta fituar nje here e mire, ne themel, kete beteje.

Dje, aty ishte Lazarati dhe gjithe Shqiperia, mbahej e fshehur e nuk luftohej. Taksohej!

Nuk pretendoj kurre qe e kemi fituar kete beteje. Kemi shume per te bere akoma. Por te pakten kemi filluar nje rruge qe askush me pare as e kishte menduar, jo me te niste punen qe kemi nisur ne sot.

Po cirret Basha e jo vetem ai, per avionin qe erdhi nga Italia ne Ishem. Po meqe qenka droga ime dhe Edi Rames, me te njejten llogjike perse nuk qenka edhe e Kryeministrit e Ministrit te Brendshem Italian meqe avioni nga Italia u nis, e po ne fshehtesi te autoriteteve italiane???

Trafiku i droges me mjete nga me te ndryshmet, eshte fenomen boteror.

Ne Amerike kane arritur te bejne edhe tunele nentokesore, kane perdorur edhe nendetese. Nderkohe qe fluturime avionesh te tille jane nje shqetesim ne te gjithe Evropen.

POR, per ke kupton nga kjo histori, kjo tregon se ne kaq pak kohe kemi arritur te luftojme me sukses rruget tradicionale te trafikimit e duhet te bejme akoma me shume ne luften me trafikantet, pavaresisht sofistikimit te tyre.

Ama dje, kur Minister ishte Luli dhe Muli, trafikantet as nuk kishin nevoje te eksperimentonin. Kishin me kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa per te bere dallimin.

Dhe akoma me shume, kur Luli dhe Muli ishin Minister, me shifrat zyrtare te Guardia di Finanza, Policia shkaterronte vetem 7.5% te parcelave te identifikuara. Vjet po me shifrat e GdF, policia shkaterroi 99.6%. Kete vit, do bejme te njejten gje, pa asnje diskutim.

E duke pare shifrat, jo balten e SHQUP-it e zhurmen e SHQUP-isteve vullnetare e te paguar, te shperndare ne parti e media, pyes kush eshte karteli i droges tani? Ne qe e shkaterrojme per te 3-tin vit rradhazi, apo ata qe e mbanin mu nen hunde e nuk leviznin as gishtin.

Te mos flasim per vrasjet, se besoj ka plot per tu turperuar, Luli, Muli e Saliu bashke. Ne 2010, Shqiperia regjistroi 118 vrasje. Minister Lulzim Basha. Vitin e kaluar, Shqiperia regjistroi numrin me te ulet te 25 viteve te fundit, vetem 54 vrasje. Ky eshte dallimi i madh qe tregon se sot Shqiperia eshte shume me e sigurte sesa kur ne qeverisje kishte Saliun, Lulin dhe Mulin.

E meqe sot Lulzim Basha ka guxim flet per Shkodren, po ia listoj une fshatrat ku eshte gjetur kanabis ne kohen kur po ky ishte Minister. Po ia listoj me referenca egzakte te vendit, kohes kur eshte gjetur, numrin dhe faqen e komunikates se Policise qe deri dje mbanin sekret. Dhe ky eshte vetem Qarku Shkoder. Po ne vitin 2010, Minister Lulzim Basha, kanabis eshte gjetur edhe ne qarqet Vlore, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, Kukes, Lezhe, Tirane. Pra, ne te gjithe Shqiperine.

Opozita eshte e mirepritur te na bashkohet ne kete beteje. Po luftojme ende me ate qe na la trashegimi Saliu, Luli e Muli, nje beteje qe do e fitojme pa diskutim, ne cdo cep te vendit. Kjo eshte beteja jone per ti lene trashegimi femijeve tane nje Shqiperi me te drejte e me te denje.

Historia e toreadorëve, sportistët që vrasin për spektakël

Posted: 17 Sep 2016 08:00 AM PDT

Të vrasësh demin për sport dhe spektakël në një arenë. Ky është thelbi i punës së një toreadori, apo torero, siç njihet në Spanjë, atje dhe ku edhe zhvillohet më shumë ky lloj sporti i përzierë me artin. Gjithsesi, vrasja e demave në publik ushtrohet edhe në Meksikë, Francë, apo në vende të ndryshme të influencuar nga kultura spanjolle.

Matadori, vrasësi i demave performon me një beze të kuqe, që edhe besohet se provokon zemërimin e demit e më pas gjithçka shndërrohet në intrigë midis njeriut dhe kafshës, deri në vrasjen e kësaj të fundit. Gjithsesi, përveç matadorëve janë dhe pikadorët, torero që luftojnë me demat të hipur mbi një kalë dhe mbajnë një shpatë.
Zakonisht, torerot pa shumë eksperiencë nisin të vrasin dema të rinj, ndërkohë që profesionistët luftojnë kundër demave të maturuar.

Pse bëhen toreadorë
Vrasja e demave tradicionalisht është një sport për meshkuj, por nuk tashmë ka dhe një numër shumë të vogël femrash, ku ndër më të njohurat është Kristina Sançez. Femrat matadore kanë fituar tashmë eksperiencë dhe spektakli që ofrojnë ato në vrasjen e demave shpesh është edhe më joshës se sa ai i meshkujve.


toreador
Të qenit toreador shihet në fakt, si një sport të cilin e ushtrojnë njerëz të varfër, të cilët kërkojnë famë dhe para. Kur një toreador i famshëm u pyet se përse ai e rrezikonte jetën, ai u përgjigj : "Uria të jep më shumë dhembje". Vrasja e demave në Spanjë është një traditë familjare, madje trashëgimi brenda familjes, kjo edhe për shkak të vështirësive dhe sekreteve të këtij zanati sportiv, nëse mund ta quajmë kështu. Maletija ose espotaneo quhen ata që ilegalisht futen në ring dhe përpiqen të vrasin demat.

Art
Toreadori, në fakt konsiderohet edhe si artist, për shkak të performancës koreografike që ai bën kur luan për "jetë a vdekje", por dhe sportist, pasi ai duhet të zotërojë aftësi të madhe, koordinim. Një nga matadorët më të famshëm ishte Huan Belmonte (1892-1962), teknikat e të cilit revolucionarizuan luftën me demat dhe mbetet njëkohësisht edhe një standard për toreadorët e rinj.
Stili dhe zotësia e matadorit është kriteri që vlerësohet më shumë, pavarësisht se e vret apo jo demin. Matadorët më të suksesshëm trajtohen si yje popi, duke pasur shumë të ardhura financiare, ndërkohë që jeta e tyre private është shpesh nëpër tabloide, për shkak të zotërimit dhe të joshjes së femrave. Në fakt, të luftosh me demat rrezikun e ke gjithmonë pranë, shumë prej tyre janë plagosur, ndërkohë që dhe lista e zezë e vdekjeve është e gjatë: 52 të vrarë nga demat në arenë, në sy të publikut.

media_xl_4282865

Tipet e matadorëve
Ka disa tipe matadorësh, apo vrasësish, pasi i gjithë sporti bazohet në vrasjen e demit. Një prej tyre është pikadori. Një vrasës demash që përdor një shigjetë në shpinën e demit për të provuar fuqinë e demit dhe që i jep të dhënat matadorit. Pikadorët janë të parët në tre shkallët që përdoren në Spanjë në luftën me demat. Pikadori ri mbi kalë dhe e godet me shigjetë demin pikërisht në muskulin e pjesës së pasme të qafës, e më pas fillon duke i ulur kokën e tij, deri sa kafsha fillon e të humbasë shumë gjak. Gjatë kësaj kohe, muskujt e qafës së demit lodhen, ndërkohë që pikadori përpiqet ta ngrejë nga brirët. Demi i lodhur është gati për fazën tjetër të lojës.

Një tjetër tip matadori është i mbiquajturi "banderijero", apo toreadori që përdor një flamuj të vegjël për të dyluftuar me demin. Banderijiro përdor shigjeta të vogla, të cilat afër majës kanë flamuj me ngjyra të ndryshme, e që i në majë të shpatullave të demit. Banderijerosit përpiqen të vendosin shigjetat ndërkohë që duhet të afrohen sa më shumë që të jetë e mundur demit. Ata vlerësohen nga publiku në bazë të formës dhe zotësisë së tyre.
Në Spanjë, në disa rajone si në Katalonjë, me qendër Barcelonën, edhe pse lufta me dema është shumë popullore, disa vite më parë u ndalua. Kryeministri Zapatero nxori një vendim që ndalonte fëmijët nën moshën 14 vjeç të ishin pranishëm në arenë, ndërkohë që transmetimi televiziv është i limituar. Transmetimet televizive shtetërore janë të ndaluara dhe në Portugali.

Heminguej, shkrimtari që donte bëhej toreador

Shkrimtari i njohur amerikan, Ernest Heminguej, aspironte të bëhej një matador. Novela e tij "The Sun Also Rises" (Dielli gjithashtu lind), ka elementë autobiografikë dhe përfshin edhe temën e luftimit të demave, siç e ka bërë edhe në tregimet e shkurtra, "Kryeqyteti i botës" dhe "I pamunduri". Në vitin 1962, producenti i Hollivudit, Dejvid Uolper prodhoi "Historia e një matadori", duke dokumentuar se çfarë ishte të bëheshe një matador.

torero-costume-mw-100282-1

Kostumi, një dekorim për mbretër

Kostumi i një matadori është një art më vete, pasi dekorimet e tij janë të shumëllojshme dhe bëjnë pjesë në shfaqje. Struktura e kostumit i ofron matadorit lehtësi të madhe në lëvizje. Nga qëndisjet e shumta, kostumi i jep një imazh mbretëror matadorit.

Shkollë për vrasjen e demave

Vrasja e demave është një traditë e hershme. Në Spanjë, madje ka shkolla për të mësuar stilin e vrasjes së demave. Toreadorët e rinj mësojnë artin si të vrasin me shpatë kafshën, si të vallëzojnë në arenë dhe si të kapin demin prej brirësh.

48 mijë veta për të ndjekur një vrasje

Arenat më të famshme për të ndjekur luftën me dema janë në Gadishullin Iberik, Francë dhe Amerikën Latine. Arena më e madhe ndodhet në Meksikë, me 48 mijë vende. Më e vjetra është ndërtuar në vitin 1766, "Plaza de Toros", në Lima të Perusë.

Mijëra dema të vrarë çdo vit

Mijëra dema gjakosen, torturohen apo vriten për "argëtim" çdo vit në Spanjë, Portugali, Francë, Kolumbi, Meksikë, Venezuelë, Peru, Guatemal, madje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetojnë shumë ispanikë.

VIDEO/ I moshuari tallet me Ramën në sy të gardistëve

Posted: 17 Sep 2016 07:41 AM PDT

screenshot_7

Kryeministri Edi Rama ka pasur një surprizë të pakëndshme në Vaun e Dejës.

Ndërsa shefi i qeverisë gjendej para një lokali i shoqëruar nga gardistët, një qytetar i moshuar, nisi ta thërriste nga lokali: "O Edi Rama, o Edi Rama!".

I pyetur prej një nga gardistët se çfarë kërkonte, i moshuari u tha se donte të takonte kryeministrin dhe e ka ironizuar atë. Kjo e ka vënë në siklet Ramën që nuk ka pranuar ta takojë të moshuarin.

Videoja është publikuar nga faqja "Realiteti Shkodër".

“Corriere della Sera”: Për të shpëtuar lëkurën e tij piloti italian ka folur tepër

Posted: 17 Sep 2016 07:27 AM PDT

Rrëzimi i avionit të enjten në Ishëm ka mbushur faqet e mediave italiane, të cilat sjellin detaje të reja rreth ngjarjes. E përditshmja "Corriere Della Sera" shkruan piloti italian, Guido Andrea Guidi, ka folur dhe ka dhënë hollësi mbi veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me organizatat kriminale shqiptare, raporton Tv Klan.

"Për të shpëtuar lëkurën e tij, sipërmarrësi 69–vjeçar ka thënë gjithçka, ndoshta ka folur tepër", shkruan prestigjiozja italiane. Ai ka rrëfyer emrat e anëtarëve të organizatës, pistat sekrete të avionëve, sasinë e drogës dhe kontaktet në Itali.

Sipas "Corriere Della Sera", është pikërisht dëshmia e pilotit perdja më e madhe e dyshimit në këtë ngjarje. Fillimisht Guido Guidi tha se u nis nga Bari me destinacion Milanon, por vendosi papritur të bëjë një shëtitje. Mirëpo pistat më të mundshme janë dy, vijon artikulli.

Italiani është nisur pikërisht nga Milano, jo nga Bari, dhe ka mbërritur në Ishëm për të këqyrur pistën, ku pas pak javësh do të ngarkonte 200 kilogramë marijuanë. Ndërsa pista e dytë është, që ai e ka ngarkuar sasinë e drogës, por ka pasur vështirësi në ngjitje dhe është detyruar të kryejë ulje emergjence.

Sekretet që rëndojnë këtë hetim varen edhe nga përplasjet në brendësi të parlamentit shqiptar, raporton gazeta italiane që risjell në kujtesë rastin e Dritan Zaganit, oficerit të policisë që kërkon azil politik në Itali pasi rrëfeu se kishte drejtuar një operacion antidrogë që i kishte rrënjët në majat e qeverisë.

Vetëm lista e plotë e emrave të Guido Guidit mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, shkruan "Corriere Della Sera".

10 kuriozitete rreth parave që do t’ju habisin

Posted: 17 Sep 2016 06:35 AM PDT

Si funksionojnë kartëmonedhat plastike të Anglisë? Kush është monedha me e shkëmbyer në botë? Majmunët a dinë t'i përdorin paratë? Kush është personazhi historik, imazhi i të cilit shfaqet në numrin më të madh të kartëmonedhave? Kush është diferenca mes monedhës virtuale dhe kriptomonedhës?

5-paundi
1-E papërshkueshme nga uji për shkak të plastikës, është kartëmonedha prej 5 paundësh që u lëshua nga banka më 13 shtator të 2016.  Bëhet fjalë për një prodhim italian, i shtypur në Casale Monferrato, falë materialit polimer, që zgjat 2.5 herë më shumë se 5 paundi i vjetër. Vitin e kaluar 21.835 kartëmonedha u deshën që të zëvendësohen për shkak të dëmtimit që kishin pësuar nga kafshimi i kafshëve, apo larja e tyre në lavatriçe. Tashmë ato janë më të vështira për tu falsifikuar për shkak se kanë një "dritare", transparente  dhe futen më lehtë në xhepa apo portofola, pa u dëmtuar. Përveç portretit të Mbretëreshës Elisabetta, kartëmonedhat e reja përfshijnë edhe atë të  Winston Churchill. Por kjo nuk është një risi absolute: kartëmonedhat e para plastike janë futur në Australi në vitin 1992 dhe që atëherë u përhapën edhe në vende të tjera të botës, në Zelandën e re dhe Rumani.

816504-2465-in-900x6002- Kjo është kartëmonedha e fundit e emetuar në vitin 2008, nga banka qendrore e Zimbabve. Ka një vlerë prej 100 miliardë dollarë të Zimbabve. Kjo është vlera më e lartë e prodhuar ndonjëherë, por me atë kartëmonedhë nuk arrin që të blesh asnjë abone javore autobusi. Zimbabve po kalon një krizë të rëndë inflacioni të frikshëm. Çmimet dyfishohen nga sot-nesër: banorët për të bërë pazare dalin me qese plastike në dorë, të mbushura me monedha. Për të dalë nga kjo krizë, banka qendrore nga 15 gushti 2015, ka nisur konvertimin e dollarëve të vjetër të Zimbabve në dollarë amerikanë. Kursi i këmbimit është tronditës: 1 dollarë amerikan për 35 miliardë dollarë të vjetër të Zimbabve.

cappuccino-900x6003- Në vitin 2005 , hulumtuesit në Universitetin Yale kanë arritur të demonstrojnë se nëse majmunët Capuchin ( Cebus capucinus ), trajnohen siç duhet, ata mund të mësojnë të përdorin paratë për të bërë pazare. Gjatë eksperimentit, majmunët treguan një lloj lehtësie të përdorimit të kartëmonedhave: disa prej tyre vidhnin monedhat e disa të tjerë i përdornin për të blerë të mira materiale. Ndërkaq, kishte edhe nga ata që i përdorën paratë për favore seksuale.

nazipound-900x6004- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët falsifikuan paundët britanikë me një vlerë totale prej134,610,810 paund. Qëllimi ? Destabilizimi i ekonomisë britanike. Edhe sot, paundët e rremë gjermanë, janë konsideruar në mesin e falsifikimeve më të mira të bëra ndonjëherë dhe kjo është pothuajse e pamundur për t'i dalluar ato nga paundët realë. Paratë u përdorur edhe nga nazistët për të liruar Musolinin nga "Campo Imperatore".

sterline-900x6005- Me që ra fjala tek anglezët: portreti i Mbretëreshës  Elisabetta, u shfaq tek monedhat në 33 vende të ndryshme të botës. Shfaqja e parë e portretit u vendos tek valuta kanadeze e vitit 1935, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Monarkja britanike, në fakt është në kreu i shtetit nga të gjitha vendet që janë pjesë e Commonwealth-it britanik .

australia-900x6006- Procesi që ka të bëjë me njohjen e monedhave të reja, është i komplikuar. Për shembull në vitin 1965, kur Australia braktisi paundin për të pasur një monedhe të sajën kombëtare, përpara se të zgjidhte fjalën dollar, qarkulluan emra të ndryshëm. Mes tyre ishte edhe monedha e quajtur  Kanga (që vinte nga emri kangur), apo Emu.

13-900x6007-Monedha më e përdorur në botë? Është dollari. Ndiqet nga euro, paundi anglez, juani kinez dhe jeni japonez.

bitcoin11-900x6008- Jo të gjitha monedhat dixhitale janë të njëjtat. Ka diferencë mes monedhës virtuale dhe kriptovalutës. Monedha virtuale është përcaktuar në vitin 2012 nga Banka Qendrore e Europës "një lloj paraje dixhitale jo e rregulluar, e cila zakonisht u lëshua dhe kontrollua nga zhvilluesit e saj dhe që tani përdoret mes një komuniteti specifik virtual". Një kriptovalutë ( për shembull Bitcoin), është në mesin e monedhave dixhitale që përdor kriptografinë për sigurinë në botë dhe që është shumë e vështirë që të falsifikohet. Karakteristikat dalluese e kriptovalutës është fakti se ato nuk janë lëshuar nga një autoritet qendror.

Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi

9-Presidenti i Rangn (Burma), në vitin 1988 Ne Win, vendosi që të zhdukë kartëmonedhat që nuk kishin të shfaqur numrin 9. Ky sipas tij ishte numri me fat dhe banorët e u hodhën në protesta sepse zhdukja e monedhave kishte të bënte edhe me nxjerrjen e jashtë përdorimit të parave që njerëzit e tij kishin kursyer për gjatë gjithë jetës. Tashmë ato para nuk kishin më asnjë vlerë. Protestat zgjatën prej disa muajsh dhe ushtria vrau rreth 10 mijë njerëz. Ajo udhëhiqej nga Aung San Suu Kyi dhe në 1988 u bë një ikonë e lirisë në të gjithë botën.

liche-900x60010- Në 2011, faqja e internetit "Airbnb" , publikoi njoftimin për të marrë me qira të gjithë Principatën Lihtenshtajnit për 70,000 $ për një natë. Qiramarrësit mund edhe tu jepnin emra rrugëve të Principatës. Ideja nuk fakt nuk ishte e re. Në 2003, Karl Schwärzler nga Lihtenshtajni, fitoi çmimin "Nobel" për ekonomi,  për të bërë të mundur marrjen me qira të të gjithë shtetit dhe që ai mund të përdorë për konferenca, dasma  apo ngjarje të tjera./Focus/Shqip

Vdekja e dyfishtë në maternitet, i jepet lamtumira 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj

Posted: 17 Sep 2016 06:25 AM PDT

Nënë e bijë ndërruan jetë në spital njëra pas tjetrës e po kështu veç e veç iu është dhënë lamtumira e fundit. Aida Çajku, 35 vjeçe, nëna e Ornelës dhe Flavios, edhe pse në duart e mjekëve nuk ia doli të sillte në jetë edhe fëmijën e tretë.

Vajza nga Kukësi, e martuar prej 10 vitesh me mblesëri, jetonte me dy fëmijët, ndërkohë që bashkëshorti ishte emigrant në Itali. Njerëzit që e njohën e kanë të vështirë të gjejnë fjalët.

"Njeriu më i dashur me të gjithë, vetëm qeshte, asgjë tjetër. Mezi po prisnim të lindte vajzën, sa herë që e takoja i thosha kur do të lindësh…", tregon Elona Kuçi, e afërme e së ndjerës.

Për të zbardhur vdekjen e Aidës, që u dërgua në tre spitale, nga "Koço Glozheni" tek "Nënë Tereza", më pas në Sanatorium për t'u kthyer sërish në maternitet po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për "mjekim të pakujdesshëm".

Aktualisht janë vendosur nën hetim në gjendje të lirë mjekët Helidon Klosi, Dritan Deçka, Nazmie Ceni dhe një infermiere. Burime të prokurorisë shpjegojnë se hetimet do të jenë më të qarta sapo mjekësia ligjore të kthejë përgjigjje për autorësinë në të cilën do të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Kallëzimi ndaj mjekëve është bërë nga vëllai i të ndjerës, Fation Homuri, i cili është personi që e ka çuar të motrën për të lindur.

Familjarët e gruas shpjegojnë në kallëzim se mjekët nuk i kanë dhënë shërbim në kohë 35-vjeçares, duke shkaktuar vdekjen e saj dhe të foshnjës në bark./ Top Channel

Basha: Rama është rreshtuar me narkotrafikantët

Posted: 17 Sep 2016 06:21 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke u fokusuar në ngjarjet më të fundit kriminale të ndodhura në vend, siç ishte edhe vrasja e një 31-vjeçari para pak ditësh në Dukagjin, ka thënë se arsyeja e këtij shkatërrimi janë konfliktet për kanabisin.

Sipas Bashës spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet. Për këtë fenomen shkatërrues, Basha bën përgjegjës Kryeministrin Rama, i cili sipas tij është me kriminelët.

"Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë.

Një 31-vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin. Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet.

Droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë; kështu po ndodh edhe ne Shqipëri.

Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve.

Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë.

Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre.

Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët.

Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t'i shërbejnë atij me para dhe vota.

Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t'i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit.

Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën" është shprehur Basha.

Imazhi i maskës së vdekjes së Gjergj Fishtës ekspozohet në Amsterdam

Posted: 17 Sep 2016 05:30 AM PDT

Në ekspozitën e Dinastisë Marubi në Amsterdam një vend të rëndësishëm ka zënë edhe imazhi i maskës së vdekjes së Gjergj Fishtës.

gjergj-fishta

Kjo foto është shumë me vlerë, ndërsa një kapje e saj ruhet ende në Kuvendin e Fretërve Françeskanë në Shkodër.

Jepet dënimi për ish-gardistin që vrau gruan në sy të fëmijëve

Posted: 17 Sep 2016 05:29 AM PDT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Admir Dervishin, i cili vrau bashkëshorten e tij më 6 prill të këtij viti.

Për shkak se Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të 29 – vjeçarit nga Tepelena, ai do të vuaj 35 vite duke përfituar ulje dënimi me 1/3.

Ish-gardisti ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar mëshirë në gjykatët.

Admir Dervishi qëlloi me tre plumba mëngjesin e 6 prillit bashkëshorten e tij Ilda Dervishi. Vrasjen e kreu në sy të dy fëmijëve të tyre, të cilët tani me nënën e vdekur dhe babain përjetë në burg, do të jenë nën kujdesin e shtetit.

vajzaa.jpg

Viktima Ilda Dervishi

Vrasja e Azem Hajdarit/ Rrëfehet Izet Haxhia: Telefonat e 12 shtatorit ‘98

Posted: 17 Sep 2016 05:16 AM PDT

Nga Alqi Koçiko. Gazeta Dita

Izet Haxhia në komunikimet e tij me DITA-n ka pohuar më herët se është duke ndjekur, brenda mundësive të tij, gjurmët e telefonave dhe telefonatave mes personave kyçë që përfshihen në ngjarjen e mbrëmjes së 12 shtatorit 1998, vrasja e Azem Hajdarit. Ish-truproja i Sali Berishës në intervistat e tij të mëhershme e ka ngritur pikëpyetjen e zhdukjes së celularit që mbante Hajdari natën e vrasjes. Ai ka arritur të zbulojë diçka dhe dje postoi këtë shënim të gjatë në facebook:

"Sot do t'i kthehem "vrasjes së shekullit" në dritën e të dhënave të reja, mbi trafikun e telefonatave të 12 shtatorit, me disa pyetje drejtuar protagonistëve të këtyre telefonatave. Duke parë trafikun e telefonatave të asaj dite dhe më pas, del e qartë se në këtë vrasje janë përfshirë persona të rëndesishëm të opozitës dhe të shërbimeve të SHIK-ut, del dhe përfshirja e shërbimeve sekrete të huaja që kanë qenë armike të Shqipërisë. Del i qartë bashkëpunimi i klaneve politike-mafioze që kanë sunduar Shqipërinë këto 25 vite nën drejtimin e agjenturave të huaja të boshtit Beograd -Paris -Athinë. Del se ata që e futën në lëvizjen studentore Hajdarin, për të devijuar, diskredituar e futur në dore këtë lëvizje, kur e panë që ai po u delte jashtë kontrollit e interesave të tyre, e bënë kurban.

Pyetjen e parë e kam për shefin e këtij klani, Berishën. Numri i tel. 0382023973 a është përdorur nga ti? Çfarë të kujton emri i Genc Dacit? Çfarë lidhjesh keni pasur me këtë mësues frëngjishtje me origjinë nga Shkodra e deri në revoltat e '97, banues në Vlorë? Sa herë e keni takuar në zyrën tuaj tek PD? A ishte ky person që hynte e dilte në ambasadën franceze si në shtëpinë e tij, një ndërlidhes i joti me patronët e tu të shërbimeve sekrete të huaja? Përse tel. celular me nr 03820 23 973 të marrë në emin e tij, e përdornit ju doktor Berisha? Më datën 12 shtator sa herë me anë të këtij numri keni komunikuar me M.Popoviç, një femër me origjinë nga Vraka e Shkodrës, në emër të së cilës ishte numri i telefonit celular që përdorte Azem Hajdari? Pse pikërisht në emër të kësaj qytetareje me origjinë serbe e kishte marre nr. e telelefonit Azem Hajdari? Me çfarë posti u shpërblye kjo M. Popoviçi më vonë?

Pse pas telefonatës së fundit që ju bë nga juve rreth orës 18.45 të datës 12 shtator Hajdarit, numri që përdornit ju të marrë nën emrin e Genc Dacit, u mbyll për t'u hapur më datën 15 shtator? Me cilin vend të huaj folët më datë 15 shtator me këtë nr tel.? Pse njeriu juaj i besuar Genc Daci, pası u rraf e kërcënua nga njerëzit e tu, u arratis në Francë? Nga çfare trembet ky person? Përse si një legen e frikacak që je, kërkove largimin tim me çdo kusht duke m'u lutur e përgjëruar, nga PD pas 14 shtatorit? Pse menjëherë pas largimit tim nga selia e PD më 18 shtator, po atë natë shpërtheve zyrën e pastaj kasafortën që gjendej aty në zyrën e Hajdarit? Çfarë materialesh kompromentuese me të cilat të shantazhonte Hajdari ty, more me anë të nipit tënd? A ke ndërmend t'ja dorëzosh drejtësisë këto materiale; se për paratë e shumta që ndodheshin në atë kasafortë, as që bëhet fjalë, se duhet t'ja kesh dhënë çunit tënd të dashur Zenit, që ka gjithë jetën Pa Punë. Kaq kisha për sot doktor mortja…"

Në bisedën zhvilluam në distancë me Izet Haxhinë, këtij seriali pyetjesh publike i janë dhënë disa përgjigje dhe janë bërë disa sqarime e saktësime. Mjaft të tjera mbeten për t'u sqaruar së shpejti.

izet-1

Izet Haxhia dhe Azem Hajdari

-Izet, telefoni "i humbur" i Azem Hajdarit është përmendur prej teje që në denoncimet e para që ke bërë në DITA. Si është çështja e aspektit "telefonik" të vrasjes së Azem Hajdarit, çfarë ke mundur të zbulosh?

Në fakt, më duhet të saktësoj edhe disa gjëra. Se kujt i përkasin disa numra telefonash që janë të përfshirë në trafikun telefonik të 12 shtatorit 1998, dhe mozaiku i kësaj vrasjeje dhe kush është i përfshirë në të do të plotësohet.

-Si ke arritur të kapësh këtë anë të kësaj historie?

Shiko, kam 15 vjet që po hetoj për këtë trafik dhe besoj se është drejt zbardhjes. Do dalın shumë emra dhe poshtërsia e pafund, aleancat e klaneve antishqiptare që kanë sunduar e vazhdojnë të jenë në këtë vend.

-Ke përmendur disa emra në denoncimin tënd…

Po. Për sqarim, Genc Daci në realitet njihet dhe si Genc Hoti, me origjinë nga Shkodra. Por me mbiemrin Daci ai ka marrë numrin e celularit që përmenda. Ky ka qenë një person që e kam njofur nga afër, pası është kthyer nga Vlora ku jetonte e punonte në mars '97, pasi aty ka qenë i rekrutuar edhe nga SHIK-u i Gazidedes. Ky person hynte shpesh në orët e vona të natës e bisedonte me Berishën, po ashtu edhe në ambasadën franceze. Në kohën e luftës në Kosovë ka ardhur me porosi të Berishës në Tropojë me një grup televiziv francez, TF2. Mesa më kujtohet, ishte një tv i afërt me Zhak Shirakun, dhe më ka kërkuar të bëjë një reportazh me mua, ngaqë isha i aktivizuar në luftën e UÇK. Kam vënë kushtin që reportazhin e jap, por që të mos përmendet fakti që kam qenë shoqërues i Berishës. Nuk është pranuar ky kusht nga tv-ja, dhe nuk është bërë ai reportazh.

-Ti e lidh këtë person, Daci-Hotin, sa me Berishën dhe me ambasadën franceze të kohës. Pse?

Sepse ishte kontakti i Berishës me spiunazhin francez. Kjo është histori e vjetër që ju në gazetë e keni thënë disa herë me ato udhëtimet e Parisit si mjek i Bllokut. Padyshim dihet që DSG-ja franceze dhe UDB-ja serbe janë shërbime mjaft të afërta me njëra-tjetrën, bile mike.

 

berisha-celular

Sali Berisha duke folur më celular

-Atëherë pse e rrahën Dacin njerëzit e Berishës?

Po kishte filluar të fliste dhe rrahja është organizuar nga Agron Kuliçi me urdhër të Berishës. Vetëm lidhjet e tij e shpëtuan. Do ta kishin eliminuar Gencin por ngaqë ishte i lidhur me francezët, nuk e kanë bërë një gjë të tillë. I dhanë mesazhin. Dhe ai iku në Francë.

-Qartë. Kush është M.Popoviç dhe ç'lidhje kishte Azemi?

Majlinda Popoviç në emër të së cilës është marrë nr. që përdorte Azemi, 038 20 30 300, është nga Vrraka e Shkodrës. Që numrat celularë të mos figuronin si të Berishës apo Azemit, ata i merrnin në emrin e tyre njerëz të besuar. Më vonë, Popoviç në vitin 2000 është vënë në postin e drejtoreshës së Telekomit në Shkodër.

-Celulari i Azemit ishte zhdukur pas vrasjes. Të dhënat e telefonit të tij mund të merreshin te kompania, asokohe AMC. Ka gjasa që edhe tabulatet e kompanisë të jenë fshirë?

Për të fshehur trafikun kompromentues ndaj Berishës dhe të tjerëve, përfshirë telefonatat e tij me Hajdarin atë ditë, nga ana e SHIK-ut që ka qenë në dijeni të plotë e përgjim të këtij trafiku është zhdukur edhe celulari i Hajdarit. Arsyeja tjetër e zhdukjes së celularit të Hajdarit ka qenë edhe në funksion të alibisë që thurrën prokurorët e Berishes e Klosit për të më dënuar mua, duke më akuzuar se isha unë ai që i kisha bërë telefonatën Hajdarit.

-Ti s'flisje në celular me Hajdarin?

Unë, me përjashtim të tre muajve prill, maj e qershor 1997, nuk kam përdorur kurrë e as nuk kam pasur në posedim një telefon apo nr celulari. Këto tre muaj kam përdorur telefonin celular të vëllait të Fatmir Ramës apo Mirit të Xhikes, Besnik Rama. Ky në këtë periudhë iku në Turqi, këtë telefon ja kam dhënë më datën 6 korrik  1997 kur kam mbërritur në Turqi …

-Pra s'bëhet fjalë të gjenden sot këto regjistrime bisedash…

Nuk ma merr mendja të ekzistojnë këto regjistrime në AMC. Sepse ai që është kujdesur të fshehë e zhdukë telefonin e Hajdarit, me siguri që është marrë edhe me fshirjen e këtyre tabulateve. Por mund të ketë ndodhur edhe kjo, që njerëz të caktuar mund të kenë marrë një kopje të këtyre tabulateve para se të fshiheshin.

 

izet-haxhia

Izet Haxhia

sali-azem

Berisha-Hajdari

-Dhe këta njerëz po të ndihmojnë?

….Jo, jo….

 

Çfarë kishte Azemi në kasafortë, nëse di gjë? The se e bastisën, me materiale dhe me shuma të mëdha parash…

Politika shqiptare 25 vjeçare ka qenë një luftë mes klanesh që drejtoheshin nga shërbimet sekrete të huaja, kuptohet jo proshqiptare. Dhe këto shërbime u jepnin njerëzve të tyre në këto klane materiale kompromentuese për kundërshtarët, pra ishte edhe një luftë agjenturash të huaja për të dominuar njerëzit e tyre. Azemi si një bashkëpunëtor i këtyre agjenturave, kishte arritur nëpërmjet tyre të siguronte gjëra kompromentuese për veprimtarinë agjenturore të Berishës. Dhe është fakt se edhe sot e kësaj dite, megjithëse dinë shumë për njeri-tjetrin, shërbëtorët e këtyre agjenturave nuk ja nxjerrin njeri tjetrit ato gjëra kompromentuese që dinë. Vetëm rrinë duke e shantazhuar njeri-tjetrin. Kupton ti? Mos më prek se nuk të prek.  A ka këto 25 vjet ndonjë të dënuar nga eksponentët e lartë të politikës në Shqipëri? Përse? Këto janë arsyet, ata i tremben njëri-tjetrit, ruajnë njëri-tjetrin dhe mbulojnë pisllëqet reciproke.

-Po mirë, ti beson se do zbardhë diçka "plotësimi i mozaikut" të komunikimit celular që ti po përpiqesh të plotësosh?

Pası të saktësoj se kujt i përkasin edhe disa numra telefoni që janë të përzier në këtë trafik bisedash, do të dalë panorama e plotë dhe dinamika e telefonatave dhe personave të përzier. Do ketë shumë personazhe e surpriza, durim.

-E kuptoj ftesën për durim, ndaj një pyetje e fundit: Në datën 15 shtator 1998, pasi e rindezi celularin me numrin që thua ti, të Genc Hotit-Dacit, me kë foli Berisha?

Ka komunikuar në pasditen e 15 shtatorit me numrin e telefonit: 00 333 88 175 772, që është numër francez dhe i përket një punonjësi të shërbimit sekret francez DSG.

Related Posts :