Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Elton Deda përfundon në gjyq?” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Elton Deda përfundon në gjyq?” plus 9 more


Elton Deda përfundon në gjyq?

Posted: 24 Sep 2016 09:20 AM PDT

Këngëtari i mirënjohur Elton Deda është fotografuar në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Kantautori është paraqitur në gjykatë për një gjyq rreth të drejtave të autorit, raporton Albeu.

Së bashku me të ka qenë edhe Agim Doçi që ka shoqëruar Eltonin në këtë proces.

Nuk dihet se kundrejt kujt, Elton Deda po i zhvillon seancat gjyqësore, ndërsa vetë ai nuk ka dhënë asnjë reagim për këtë çështje.

Blendi Fevziu, një baba i përkushtuar

Posted: 24 Sep 2016 08:12 AM PDT

Blendi Fevziun të gjithë e njohim si moderatorin e një prej emisioneve më të ndjekur politik dhe social në Shqipëri. Ai ka zgjedhur që jetën e tij private ta mbaj sa më larg kamerave duke ndarë shumë pak me fansat që e ndjekin në rrjete sociale. Blendi është baba i dy vajzave Mishel dhe Alis.

Rreth një vit më parë gazetari dhe bashkëshortja e tij Ines sollën në jetë vajzën e dytë. Blendi ka shpërndarë sot në Facebook një foto ku shfaqet bashkë me vajzën e vogël e duket se babë e bij po kalojnë bukur një ditë me diell.

I veshur sportiv, ndryshe nga imazhi me të cilin jemi mësuar ta shohim shpesh në ekran, gazetari ka ndarë me fansat një moment nga e shtuna të cilën ka zgjedhur ta kalojë me të bijën duke u argëtuar së bashku./Blitz.al/

“Kaubojsi” tallet me kryeprokurorin: Kur nuk mbron dot familjen tënde, si do mbrosh qytetarët?

Posted: 24 Sep 2016 07:22 AM PDT

Deputeti Eduart Ndocaj, në një reagim pas lajmit për kërcënimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ironizon duke thënë se kur Llalla nuk mbron dot familjen, si mund të mbrojë qytetarët. Ndocaj shkruan në Facebook se ai nuk ka marrë asnjë përgjigje pas denoncimit të bërë kur është ndjerë i kërcënuar, ndërkohë që thotë se dërgimi i familjes së Llallës jashtë, është mesazhi më i turpshëm që mund t'u jepet sot shqiptarëve.

 Postimi i Ndocajt

Z. Llalla qenka e veshtire kur te kercenokan?

Pasi Prokuroria e Lezhes pushoje pa asnje argumente juridik dy kallezimet penale qe kisha bere une ne Lezhe ne lidhje me kercenimin me jete, ne cilesine e deputetit te Republikes i nisa nje shkrese me poste Kryeprokurorit Llales, zv. Kryetarit te KLD dhe Ministri i Drejtesise.

Akoma edhe sot nuk kam marre asnje lloj pergjigje qofte edhe formale as nga Llalla, KLD e Ministri i Drejtesise

Me keqardhje mora vesht lajmin se Kryeprokurori Lalla qenka kercenuar me jete e po ashtu me keqardhje mora veshte lajmin se pas ketij kercenimi, z. Llalla na paska derguar familjen jashte.

Ky eshte mesazhi me i turpshem qe marrin shqiptarer.

Pra, kjo deshmon deshtimin e institucioneve.

Kur keta nuk mbrojne dot familjet dhe veten e tyre, vaji halli per qytetaret e thjeshte.

Megjithate, edhe pse nuk mora kurre pergjigje nga letra qe i dergova Llales, fatkeqesisht ai e kuptoj ndjesine e te kercenuarit.

Madje, pas pushimit te kallezimeve, z. Ndocaj i ka derguar sms z. Llala dhe i ka rene edhe tel te tij. As nuk eshte pergjigjur e as nuk ka marre ndonjehere pergjigje. Data ka qene 5.5.2016, ora 18.05.

 

 

Xhensila flet pa komplekse: Kam bërë seks anal, ja kë mashkull do zgjidhja për seks të egër

Posted: 24 Sep 2016 07:10 AM PDT

Xhensila Pere ka vendosur që të tregohet pa komplekse edhe në tema pak të sikletshme siç është ajo e seksit.

Në intervistën e dhënë në In Tv, ajo ka rrëfyer pak nga eksperiencat e saj seksuale ku tregon se ka bërë seks anal dhe pyetjes së gazetarit se kë mashkull shqiptar do të zgjidhte për të bërë 'Hard Seks' e ajo ka zgjedhur Blerim Destanin.

 

Tahiri i përgjigjet Bashës: Shikoje pak shokun tënd trafikant

Posted: 24 Sep 2016 06:44 AM PDT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar sot një foto të Lulzim Bashës me një nga njerëzit e akuzuar për trafik droge. Në një status në Facebook, Tahiri ka akuzuar se personi i shpallur në kërkim për tentativën e trafikut të 130 kg kanabis që u kapën në portin e Durrësit, është shok i kryetarit të PD Lulzim Basha. Për këtë, Tahiri ka publikuar edhe një fotografi të Bashës me të shpallurin në kërkim Arben Xibri 50 vjeç.

Statusi i Tahirit:

Meqe PD sot beri ritualin ditor te baltosjes ndaj meje dhe Policise, me pretekstin e hashashit, po i pergjigjem me kete foto qe po ben xhiron e rrjeteve sociale.

Ne foto eshte Lulezim Basha me personin e shpallur ne kerkim per trafikimin e 130 kg droge dje ne darke ne Portin e Durresit.

Une nuk e di nese kete foto apo te tjera te tilla, ose miqesine e ngushte historike me Lulzim Bashen, ky trafikant i ka perdorur si pasaporte paprekshmerie apo kredibiliteti, ne te kaluaren a qofte edhe tani.

Por ketu bejme dallimin, ne qe sot luftojme trafikun, dhe qeveria e shkuar qe dje jo vetem qe nuk e luftonin, por me keq akoma, mekatet qe benin vete dje, na i lexojne ne sot.

Une nuk kam ndermend te akuzoj Lulzim Bashen si trafikant apo pronar te droges qe iu kap mikut te tij dhe te partise se tij. Kjo do ishte e tepert dhe e padrejte.

Nuk kam ndermend as te them se me parate e droges qe ky medemek biznesmeni kerkonte te trafikonte ne Itali, financohet PD dhe tellallet e saj qe recitojne te foltorja.

Nuk kam ndermend te them as se po ky biznesmen trafikant, mund te kete qene edhe pronari i parceles ku shkonte bente foto e video nje nga Shqup-istat.

Por nuk kam sesi sot, qe miku fotografik i Lulzim Bashes dhe PD u kap me presh ne duar me plot 130 kg droge qe donte ti trafikonte ne Itali, ti them Lulzim Bashes e shqup-istave te tjere: turperohuni per balten qe keni hedhur, e mbyllni gojen.

Kriminelet e trafikantet jane vetem kaq, kriminele e trafikante.

E mbi krimet e tyre, ne kemi zgjedhur te mos fitojme vota duke share PD, por te fitojme force me shume per tu bere bashke me qytetaret, per nje Shqiperi me te denje e me te drejte.

Ndaj na besojne qytetaret, akoma me shume partneret.

Nqs nuk e beni kete e doni te vazhdoni baltosjen ndaj meje, policise e qeverise, atehere per barazi kushtesh, ju takon sot ti dilni zot 140 kg droge e trafikantit te fotos e partise qe u kap dje.

Raimonda Moisiu rizgjidhet kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Posted: 24 Sep 2016 06:17 AM PDT

Raimonda Moisiu u rizgjodh kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, nën/kryetar Vlashi Fili, sekretare- Dr.Yllka Filipi, President- Adnan Mehmeti.

Nga Dr. Yllka FILIPI

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut!

15 vite më parë, emigrantë krijues të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, e të vendosur në distancat më të skajshme të kontinentit amerikan, u gjendën të gjithë bashkë me një shtrëngim dore, si një përflakje zemre, u ulën nën një pemë të lashtë dhe lëshuan një sasi rrënjësh në një terren të shpërbërë. Ishte një atdhe i dytë, atdheu i vargjeve, i poezisë…

Sot, Diaspora Shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj shkrimtarë, poetë, artistë, publicistë, autorë, piktorë, pedagogë, artistë e shkrimtarë me emër e  famë, veprimtarë dhe aktivistë të çështjes kombëtare, patriotë dhe adhurues të artit e letërsisë në përgjithësi që i shërbejnë qëllimit të universit të të drejtave të Komunitetit Shqiptar dhe atij Krijues, intelektual e qytetar, në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës, historisë së letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit në ecje me kohën, duke dëshmuar potencialin intelektual, dijet e aftësitë krijuese, talentin e padiskutueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre duke forcuar urën lidhëse midis Diasporës e Atdheut. Viti 2016 shënon zgjedhje të reja në kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, vit që përkon edhe me 15-vjetorin e themelimit të saj.

Këtë vit do të kremtojmë 15 vjetorin e themelimit të grupimit tonë. Jemi të lumtur dhe me fat, që do të mblidhemi dhe do të festojmë bashkarisht. Në këtë event do ta kemi në dorë librin "Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë" (Aktivitete dhe krijimtari).- shprehet presidenti i SHSHSHA-së, z. Adnan Mehmeti.

Rrethana të caktuara jetësore i hodhën këta krijues matanë Atlantikut, prej nga (pavarësisht distancave jashtëzakonisht të largëta), pa zhurmë, tym e flakë, ashtu thjesht, heronj të heshtur të penës, verbtaz ditën ta gjejnë rrugën e përbashkët; në fakt nuk është as rrugë, është një shteg mbuluar nga shkurret, nga ku për të gjetur udhën dhe burimin e dritës, pena/shpatë duhet mprehur mirë e vazhdimisht. Pavarësisht prapambetjeve në shumë aspekte që paradoksalisht vërtiten gjithnje brenda një rrethi vicioz pazgjidhshmërie, si rezultat i mbishtresëzimit subkulturor dhe njëfarë kaotizmi konvencional shpesh artificial, atdheu ynë metamorfozohet në një aureolë individësh që propogandojnë imazhin e njeriut modern, (mjerisht kurrë në një mendje, patologjikisht  drejt zvetënimit dhe asimilimit, bjerrjes së arkitekturës së shenjtë shpirtërore, e vetmja që mund të trashëgohet falas, mbi shtyllat e  dashurisë dhe humanizmit), dhe masës së gjerë të popullit mbytur në mjerim, sëmundje e luftë për mbijetesë, bijve jashtëzakonisht të talentuar të së cilëve kurrë nuk ju hapën dyert e ardhmërisë.

Kur shkelëm për herë të parë tokën amerikane, pasi lamë pas një qiell me re të përndezura nga flakët e mallit që do na kaplonte jo shumë larg, por brenda të nesërmes së asaj dite, për atë tokëz të vogël, të rrudhur, të mplakur, të bërë doçkë, (bobo, m'u fanit mëmëdheu si një plakë, nënokë e përvuajtur, e mjerë, me një shkop në dorën e djathtë tek dridhej nga i ftohti a nga dhimbja, nga uria a nga tmerri, se bijtë dita-ditës po i gëlltisnin qiejt e tjerë atje përtej largësive të parrokshme nga syri (a shpesh edhe nga imagjnata, aq të frikshme ishin!!!), dhe vështrimi i tmerruar u ndal në kraharor, ja shoh mushkëritë e tejdukshme që pompojnë oksigjenin e brengës, qartë e pastër njësoj si në grafinë që bëmë javën e fundit përpara nisjes larg, dhe papritur e gjithë kështjella prej rëre e ëndrrave, ra pa zhurmë e u derdh nëpër këmbët tona, u fut nëpër gishtërinj duke na e  bërë më të vështirë ecjen dhe papritur, për herë të parë në një tokë të re, të pashkelur kurrë, ndjemë dëshpërim të thellë. Ishte dëshpërimi i poetit! Më ra ndër mend një thënie e vjetër greke: Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.( Kujtojmë se ndëshkimi më  madh për këtë popull nuk kanë qenë vrasjet, por dëbimi nga atdheu!)

Ndaj jam e sigurt se të gjithë krijuesit që mbërritën shumë vite përpara nesh këtu, kanë përjetuar ndjesi të veçanta si kjo, ndjesi që vijnë spontanisht e pa rrapëllimë, por që sapo prekin lëkurën tënde, me këmbëngulje e kokëfortësi nxjerrin tym e flakë, shkundin këmbët e duart e përpëliten gjersa të përmbushet dëshira. Edhe pse janë kohë të rënda, instinktivisht e gjejnë njeri-tjetrin symbyllazi, e ndërsa ulin penën dhe luten, vështrimi tretet larg, përtej ujërave të oqeanit, tek zemra e krisur, tek shpirti, tek njerëzit e afërm, tek miqtë e shokët, tek ish-kolegët, tek rruga e pafshirë, tek lagjja e vjetër, shtëpia përdhese, çatia e rënë, dyqani i bukës, këpucët me baltë, shkolla, ah, shkolla, tek kafja përballë, stacioni i trenit si në trenat e lindjes… tek lypësi që luan simfoninë e pendesës, tek mbrëmjet poetike të Agron Tufës, tek vrapi nga kodrat e liqenit të tharë, tek kacafytjet e pushtetarëve, tek vdekja e nënës me foshnjën në bark, tek mallkimi, tek bekimi… Kështu që lindi nevoja e ndërtimit të një Katedraleje Shpirtërore.

Por: Si lindi kjo Katedrale në Ekzil? Kush trokiti në Qiellin e Muzave? Sa herë? Sa fort? Sa gjatë?

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u krijua si domosdoshmëri e vazhdimit të traditës kombëtare, idealeve patriotike dhe atdhetare, kulturës, gjuhës, trashëgimisë së vlerave shpirtërore, duke u bërë kështu ambasador të identitetit kombëtar dhe zëdhënës shpirtërorë të plagëve të atdheut. Një pjesë e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, por radhët e saj vijojnë e shtohen nga viti në vit me  shkrimtarë, poetë, publicistë, studiues, dijetarë, historianë, filozofë, politolog, gjuhëtarë, përkthyes, gazetarë, patriotë, dhe dashamirës të artit e letërsisë që jetojnë, punojnë e shkruajnë në emigracion, aty ku ngërthehen ëndrrat e paraardhësve me rrënjët historike të së shkuarës, aty ku Fan Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, Isuf Luzaj flasin ende shqip dhe trondisin botën, duke i zbutur sadopak plagët e mëmëdheut, me mjaltin e penës.

Ja si shprehet krijuesi dhe gazetari Beqir Sina, 21 gusht 2003 "Si krijues, të ndodhur në kushtet e vështira të emigrimit, qe fat i madh që e gjetëm njëri-tjetrin (…) Kjo lidhje, ky bashkim që u pagëzua si Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tregon se të gjithë ne, duke mos përdorur asnjë lloj përcaktimi në cilësi apo sasi veprash të shkruara, gjendemi në të njëjtën udhë plot rreziqe, ku ecim në kërkim të një shtegu, i cili do të na çojë vazhdimisht e kurdoherë drejt të bukurës në art. Dhe për të gjetur këtë shteg unë mendoj se duhet të jemi të qartë e të kthjellët(…) me një frymë të bekuar.*

I pari që hodhi idenë për të krijuar një urë shpirtërorë lidhëse në të dyja kahet e Atlantikut, në konvergjencë me idetë e paraardhësve të atyre që shënuan fillimet e vazhdimësisë së integritetit të letrave shqipe tek emigrantët shqiptarë, me lindjen e gazetës "Dielli" e "Kombi", themelimin e "Vatra"-/ës dhe Rilindjes Kombëtare, ishte poeti dhe studiuesi Dr. Gjekë Marinaj, i cili hapi një shteg historik, Themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përjetësimin e përvojës letrare  dhe identitetit kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane. "Transmetimin e vlerave kombëtare ndër breza, të gjuhës, traditës, historisë dhe identitetit shqiptar: përpjekjet për të mbajtur gjallë shpirtin krijues". Mandatin e parë si Kryetar i Shoqatës do ta mbajë shkrimtari dhe mjeshtri i rrëfimit e dialogut z. Naun Prifti, nga sekretarët, Sami Milloshi dhe Luigj Cekaj. Pena e mprehtë e lirikës së Kolec Traboinit, shkrimtarja e gazetarja Albana Mëlyshi Lifschin e cila midis të tjerash përcolli nën dritën realiste të tragjizmit, shpërnguljen biblike, masakrat dhe heroizmin e popullit martir të Kosovës, nga genocidi serb, "Children of Kosova-Stories of horror"- për ngjarjet e vitit 1999-të, libër që tronditi shekullin dhe vuri në lëvizje të drejtën. Prof. Peter R.Prifti, vijojnë radhët me poeten Rozi Theohari, (sekretare dy mandate), poetja dhe aktivistja e "Vatra" dhe "Dielli" në Amerikë, Merita Bajraktari McCormack, shkrimtari Petraq Janko Pali (sekretar dy mandate), Dr. Selaudin Velaj, aktivist i shquar i çështjes kombëtare, bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë prej mëse 30 vjetësh i At'Arthur Liolinit, klerikut të nderuar e pasardhës i Fan Nolit, mbështetës dhe anëtarëve të Shoqatës që me themelimin e saj: poetin martir të Demokracisë Viktor Martini, Prof. dr.Thanas Gjika, shkrimtarin Spiro Gjikondi, poeti Luigj Cekaj,  poetja Julia Gjika, Genc Leka, poetja Sidorela Risto, Kreshnik Ndreu, Lek Gjoka, Marash Mali, Andon Kote, poeti Sami Milloshi, Tom Paloka, Nikolin Markaj, Ferhat Ymeri,etj.

 "Mblidhnu tok si kokrrat n'sheg"- la amanet poeti kombëtar At Gjergj Fishta! I beftë, si një agim mes territ dhe dritës, nga Tempulli i mëmëdheut lindi një Katedrale, brenda ikonave të së cilës shpirti lutet e falet, urtohet, trazon ujërat e fatit të kombit me majën e hollë të penës, gurgullon, kërkon dritë, lëçit, hap rrjedha drejt ardhmërisë, prej nga un-i krijues është zëri, fuqia, një pjesë e arterieve të kombit shqiptar në tokën amerikane.

Ishte viti 2001, i mijëvjeçarit të ri! U themelua Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me President poetin Gjekë Marinaj, Poeti emblematik i Letërsisë Postkomuniste të Diasporës dhe publicisti i mirënjohur nga Presheva, z.Adnan Mehmeti, u zgjodh në vitin 2009 President i Shoqatës, status që e mban aktualisht.

Në dy mandate radhazi, Kryetar i Shoqatës u zgjodh shkrimtari Ramiz Gjini i cili punoi me përkushtim e devotshmëri dhe shoqata njohu progres të jashtëzakonshëm.Në vazhdën e traditës, dy mandate radhazi si Kryetar i SHSHSHA-së ka qënë poeti dhe prozatori Dalan Luzaj, autor i disa vëllimeve me poezi e prozë, e hulumtime letrare. Gazetarja dhe poetja, Këze Zylo është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.Vijojmë me kontributin e Nënkryetarit të Shoqatës, për disa mandate e poetit e prozatorit pejan, Mëhill Velaj. Poeti Kostaq Duka-  ka qenë Sekretar i SHSHSHA-së, duke vazhduar traditën me shkrimtarin dhe publicistin Pierre Pandeli Simsia si sekretar i SHSHSA-së, me një mandatet në vazhdim.

Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi, gëzoi një mandat, si Nën/Kryetare e Shoqatës, e shpallur Ambasadore e Paqes. Poeti e Prozatori Fatjon Pajo, Shkrimtarja investigative nga Mitrovica Teuta Shabani Towler, Eleonora Gjoka Kosta risjell imazhin e figurës së gruas nga mitologjia në kohët moderne.

Nën presidencën e z.Adnan Mehmeti, Shoqata ka pasur rritje në anëtarësim dhe krijimtari në nivel të admirueshëm artistik e krijues, aktivitete të ndryshme me taban historik, kombëtar, atdhetar e letrar. Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të z.Mehmeti, vazhdon botimi i  revistës "Pena", organ letraro-artistik, kombëtar e historik e cila gjendet në Bibliotekën Amerikane, në atë të Federatës Pan Shqiptare "Vatra" dhe Bibliotekën e Kishës Autoqefale Shqiptare e Shën Gjergjit, e Fan Nolit, Boston.

Kryetarja e SHSHSHA-së, zonja Raimonda Moisiu, është e njohur si poete, përkthyese, shkrimtare, publiciste. Aktiviteti i saj është gjithëpërfshirës e rendit në shumë lista të bashkësive të shoqërisë, amza interneti dhe forume bashkëatdhetarësh në internet. Nëpërmjet shkrimeve publicistike, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve shoqërore në Shqipëri dhe në Diasporën shqiptare, përpiqet të tërheqë vëmendjen e publikut për dukuri të mprehta shoqërore.

Autor i disa veprave letrare, shkrimtari Vlash Fili shtjellon metamorfozën e një populli të tërë në diktaturë, kalvarin e dhimbjeve (të cilin ai e ka provuar), sakrificave, burgun, internimin, degradimin shpirtëror. Zgjidhet me mandatin e Nënkryetarit për herë të parë në historikun e shoqatës.

Dr. Yllka Filipi, është vlerësuar nga kritika me disa çmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare, si një zë unikal në letërsinë moderne shqiptare në shkrime kritike, poezi, prozë dhe esse. Mban denjësisht në dy mandate radhazi detyren e sekretares të SHSHSHA-së.

SHSHSHA ka zhvilluar aktivitete shumë të rëndësishme dhe ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në simpoziume letrare, promovime autorësh, ndarje çmimesh artistike, shkëmbim përvojash dhe për këtë vlen të përmendet puna e palodhur e kryesisë me në krye zonjën Raimonda Moisiu.

Vlen të përmendim: Rita Saliu, poete, luftëtare dhe humaniste e shquar e çështjes së Kosovës, e nderuar me Certifikatën e Mirënjohjes nga ish-presidenti Bamir Topi, Skifter Këlliçi me biografi të pasur publicistike, Roland Musta poet e prozator, publicisti Agim Bacelli,  Bardhyl Mezini, poet e fabulist, Përparim Hysi, poet, esseist e prozator, Ivzi Cipuri, poet, publicist e diplomat, Klajd Kapinova studiues, shkrimtar e publicist, Uk Lushi shkrimtar e publicist shqiptaro-amerikan, dalë nga gjiri i luftës së UÇK-së, Tom Mrijaj studiues, monografist, esseist, shkrimtar e publicist, Shpresa Vrana romanciere dhe esseiste, Anton Çefa, poet, kritik,shkrimtar, Pal Ndrecaj, shkrimtar, esseist, Dr.Adem Harxhi, publicist, Dedë Elezaj poet e filantropist i Shoqatës, Makfire Canolli poete, Sabije Veseli, shkrimtare, Ramiz Mujaj, Aulona Goxhaj, Gjeto Turmalaj, Ndue Hila, Guri Stefani, Skënder Kodra, poeti e piktori Nexhat Imeraj, Eduard Dilo,Valter Lazri, Ilir Spata, Margita Markaj, Isuf Grejcevci, Veneta Callpani, poetja dhe gazetarja e talentuar Marjana Zeneli Bulku, Artur Vrekaj, Aristotel Mici, Qazim Rrushaj e deri dek anëtarët më të rinj Bora Balaj, Idriz Celaj, Teuta Osmani, Bexhet Asani,etj.

Brenda e jashtë SHSHSHA-së jetojnë, punojnë e shkruajnë në emigrim figura të njohura të letrave shqipe; Shkrimtari  Fatos Kongoli, bën jetën mes Amerikës, Europës dhe Shqipërisë,  poeti Petraq Risto, shkrimtari e publicisti Roland Gjoza, shkrimtarja e gazetarja, Elvira Dones, prozatori Vaid Hyzoti, shkrimtari Pëllumb Kulla, poeti Thani Naqo, poeti i talentuar, martir i demokracisë, Alfons Grishaj, poetja novatore Elinda Marku, publicisti e akademiku Shpëtim Nazarko, liriku Nexhip Ejupi, poeti, Luan Kalana, poetët Hekuran Miraka, Genci Kastrati, Sami Gjoka, Valbona Dardha, Aida Dismondy-i, Agim Dëshnica, Makensim Bungo, Vasil Makoci, Monda Hamitaj, Vera Kurti, studiuesi Fuat Memeli, poetja Nimfa Hakani, kritiku Ilir Seci, poeti Shpend Gjocaj, studiuesi Sevdai Kastrati, poetet burrë e grua Ibadete dhe Shkumbin Tetaj, gazetarja Klara Buda, publicistja Blerta Alikaj, poetët  Feriz Ukshini, Abdurraman Thaci dhe Jashar Esati,etj.

Ndihmesë dhe mbështetje e admirueshme e historike, të Federatës Pan Shqiptare Vatra nga Dr.Gjon Bucaj dhe editori i palodhur i gazetës Dielli, publicisti i mirënjohur Dalip Greca, ndihmesën e mbështetjen e Dr.Anna Kohen, Presidente e Shoqatës "Motrat Qiriazi", gazetarit të talentuar Beqir Sina, ndihmesa dhe mbështetja Prof. Dr Fatmir Terziut nëpërmjet, "Fjala e Lirë", ndihmesa e piktorit, Astrit Tota e aktorit Shaban Lajci, gazetarëve të palodhur Adem Belliu, Qazim Doda, Halil Mula. Aktivitetet dhe veprimtaritë e rëndësishme të krijuesve do të ishin pothuajse të pamundura pa bujarinë dhe mirësinë e individëve sponsorë/ vullnetarë të diasporës, ndër të cilët spikat filantropisti Zef Balaj.

Përmendim në Amerikën e Veriut, në Kanada poetin dhe shkrimtarin Mustafë Ismaili, Prof. Vangjush Ziko, poetja Majlinda Bashllari, Sose Dumani, prozatori Faruk Myrtaj, Shkrimtari dhe poeti i mirënjohur Kristaq Turtulli, shkrimtari, publicist e eseisti Vangjush Saro, shkrimtari e publicisti Nexhip Bashllari, shkrimtari për fëmijë Janaq Pani, Sillo Mucko, etj.

Një meritë të jashtëzakonshme zë organizimi i Ditëve të Letërsisë në Michigan, i cili është mbajtur pothuajse çdo vit në muajin e letërsisë, nga poeti, shkrimtari e Botuesi i Revistës KUVENDI në Diasporë, z. Pjetër Jaku, me mbështetjen e SHSHSHA-së, revistë ku konkurojnë vlerat letraro-artistike. Shoqata "Bijtë e Shqipes" në Filadelfia, tashmë është bërë simbol i epokës në diasporë me shumëllojshmërinë e aktiviteteve, tema të ndryshme nga arti, letërsia, tradita si edhe  tematika sociale-historiko-atdhetare, nën kujdesin e SHSHSHA-së.

Sot, më 15 shtator 2016 Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, shpall të mbyllur votimin dhe numëron votat on-line, me vullnet të lirë dhe shpresë në suksese të mëtejshme drejt dimensioneve të reja në jetën shpirtërore të kombit, duke ju përulur një Zoti të plotfuqishëm, (të vetmit që ka shkrimtari, Muzës!), dhe zgjedh me shumicë votash Kryesinë: President- poetin e publicistin, Adnan Mehmeti; kryetare- shkrimtaren e publicisten, Raimonda Moisiu; nën/kryetar- shkrimtarin Vlashi Fili; sekretare- poeten, shkrimtaren e studiuesen, Dr.Yllka Filipi.

Dhe sikundër Zoti, i pëshpërit në vesh individit, të vetmes qenie trans-historiko-biologjike, krijuesi shqiptar përulet nën moton: Transmetimin e vlerave kombëtare ndër breza, gjuhës, traditës, historisë dhe identitetit shqiptar: përpjekjet për të mbajtur gjallë shpirtin krijues në ekzil.

Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.

Forca më e madhe? Besimi.

Gjëja më e bukur në botë? Dashuria."

(Nënë Tereza)

Italia mes reformës e antireformës

Posted: 24 Sep 2016 06:02 AM PDT

Nga Gjergji Kajana

Pas afërsisht dy muajsh italianët janë të thirrur të votojnë nëse duhet të miratojnë ose jo një projekt ndryshimesh kushtetuese, zyrtarizuar në prill pas votimit në Parlament e botimit të tij në Fletoren Zyrtare italiane. Në fletën elektorale atyre do t’u kërkohet të shprehen me një “Po” ose “Jo” të thjeshtë mbi ndryshimet thelbësore të reformës: tejkalimi i bikameralizmit të barabartë (Parlamenti italian përbëhet prej dy dhomash me funksione legjislative të njëjta), ulja e numrit të anëtarëve të Parlamentit, përmbajtja e kostove monetare të aparatit politik, ndryshimi i pjesës së Kushtetutës që përcakton pushtetet mes shtetit qendror e rajoneve.

Në këtë projektreformë parashikohet që titullariteti i funksioneve kryesore legjislative do të jetë i Dhomës së Deputetëve, e vetmja pjesë e Parlamentit që do të zgjidhet me votim popullor dhe që do të votëbesojë qeverinë. Bikameralizmi do të mbijetojë, por Senati italian (aktualisht përbërë prej 315 anëtarësh të zgjedhur e një numri të vogël senatorësh të përjetshëm) do të reduktohet si në numrin e anëtarëve (100) si në kompetenca. Ai nuk do të votëbesojë më qeverinë dhe do të ketë funksion bashkërendimi institucional mes shtetit e enteve të pushtetit lokal (rajonet e bashkitë). Anëtarë të tij do të jenë përfaqësues të zgjedhur të enteve lokale. Duke mbetur tek entet lokale, reforma parashikon që disa kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse të rajoneve në sektorë si mjedisi, politikat për punësimin, prodhimi e shpërndarja e energjisë do t’i rikthehen shtetit qendror, duke ia hequr ato rajoneve. Së fundmi, reforma rrit numrin e firmave të nevojshme të qytetarëve si për mbajtjen e referendumeve, si për propozime legjislative popullore.

Kushtetuta italiane ka 70 vjet jetë dhe ka parashikuar bikameralizmin e barabartë për të mbajtur nën tutelë të fortë parlamentare qeverinë, në një kontekst historik kur vendi sapo kishte dalë prej diktaturës fashiste personifikuar prej qeverisë Musolini. Në 2001-shin ajo u modifikua në një drejtim më pushtetmarrës prej enteve lokale, drejtim që projektligji i ndryshimeve synon ta revokojë. Italia diskuton prej dekadash për nevojën e rishikimit të Kushtetutës por asnjë çudi që projekti i rishikimit dërgohet në referendum prej kryeministrit Renci, ithtar i hershëm i përshpejtimit të vendimmarrjes në sistemin politik italian në favor të fuqizimit të lirisë lëvizëse të kreut të ekzekutivit. Nëse hyn në fuqi edhe një tjetër projekt i paraqitur prej shumicës që ai drejton – ai mbi reformën elektorale – ekuilibrat politikë italianë do t’i japin më tepër pushtet figurës kryeministrore, të cilën natyrisht Renci synon ta përfaqësojë ende për shume vite.

Projektreforma përfaqëson kalimin e një hendeku prej sistemit politik italian dhe polarizon më tej dinamikat pozitë – opozitë. Sondazhet e lënë rezultatin e parashikuar të paqartë dhe ka shumë gjasa kështu që ai të jetë në fije të perit. Kundër saj janë rreshtuar jo vetëm opozita në bllok (Lëvizja populiste 5 Yjet, e djathta e Berluskonit e Salvinit) e konstitucionalistë të njohur por edhe një pjesë e rëndësishme brenda Partisë Demokratike, partia në pushtet i së cilës Renci është sekretar. Në praktikë referendumi është kthyer në një takim elektoral që mund të përcaktojë nëse, dy vjet e gjysmë pas ardhjes së saj në fuqi, italianët kanë ende besim tek qeveria Renci. Motivet qeveritare për t’u shqetësuar për rezultatin referendar janë të bazuara pasi rritja ekonomike e vendit paraqitet shumë anemike (PBB parashikohet vetëm 0,7% në rritje për 2016-n), tregu i punësimit mbetet në krizë, eksportet janë në ulje, borxhi publik tejkalon 130% të PBB-së e dinamika e çmimeve ka ngecur tek deflacioni. Në qershor Lëvizja 5 Yjet mundi Partinë Demokratike në zgjedhjet e rëndësishme bashkiake të Romës e Torinos dhe sondazhe shumë të besueshme e japin si parti të parë të vendit aktualisht në preferencat elektorale të italianëve. Renci tenton krahëmarrjen e populistëve duke i kërkuar Bashkimit Evropian mundësi më të larta shpenzimi (në bazë të traktateve të nënshkruara me Brukselin Roma angazhohet ta mbajë defiçitin buxhetor nën 3% të PBB-së), duke u angazhuar para bashkëqytetarëve për një politikë fiskale ekspansive (ulje taksash) e duke promovuar rregullimin e ndërtimeve publike për t’u mbrojtur prej fatkeqësish natyrore si tërmetet por borxhi i lartë publik kufizon mundësinë e qeverisë për investime të fuqishme publike antikrizë. Nëse Italia shkon në zgjedhje të parakohshme pas referendumit (mundësi reale në rast fitoreje të “Jo”-së), Renci dëshiron të paraqitet në to si sekretar i demokratëve por shanset e një fitoreje të 5 Yjeve janë të larta. Sidoqoftë rezultati i referendumit, beteja më e madhe politike kombëtare do të mbetet ajo mes Rencit e liderit të 5 Yjeve Grilo.

Paralajmërimi i fundit: Gjeni alienët përpara se ata të na gjejnë ne

Posted: 24 Sep 2016 04:36 AM PDT

Shkencëtari Stephen Hawking paralajmëron njerëzimin që të bëjë kujdes, sa i përket jetës së mundshme jashtëtokësore.

Hawking thotë se ne mund të jemi duke përdorur një metodë më të prapambetur sesa alienët, për të rënë në gjurmët e tyre. Deklaratën, shkencëtari e bëri në dokumentarin me titulli, "Vendet e preferuara të Stephen Hawking".

Sipas tij njerëzimi rrezikon që të përballet me një civilizim më të evoluar që mund të mos ketë një fund të mirë.

Fizikanti Hawking ka bërë profeci të shumta në lidhje me rritjen e shfrenuar e teknologjisë, gjë që çon në zhdukjen e racës njerëzore.

Pak kohë më parë Hawking së bashku me një grup të tjerë shkencëtarësh prezantuan projektin "Starshot Project", me anë të së cilit ata shpresojnë që të dërgojë robotë të vegjël në sistemin diellor më të afërt, "Alpha Centauri", 25 trilion milje larg. Për të mbërritur atje në rrugë normale do të duheshin 30 mijë vite, por projekti i ri shpreson që falë përdorimit të raketave të vogla të mbërrijnë për 20 vite.

Shkencëtarët besojnë se sistemi "Alpha Centauri" mund të ketë një planet të ngjashëm me tokën që mund të gjendet në "zonat e tij të banueshme".

Ky projekt ambicioz kërkon të zbulojë sekrete të mëdha të universit dhe do t'i lejojë njeriut që të fotografojë vende ku mund të ketë kushte të përshtatshme për të jetuar

LISTA/ Sa miliona marrin deputetët: Ja kush janë më pasanikët

Posted: 24 Sep 2016 03:29 AM PDT

"Open Data Albania" (ODA) ka publikuar të dhëna për pasurinë e deputetëve shqiptarë gjatë vitit 2015.

Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit.

Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit.

Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015.

Tom Doshi – 129 milionë lekë
Anastas Angjeli – 58 milionë lekë
Sali Berisha – 55 milionë lekë
Sherefedin Shehu – 40 milionë lekë
Omer Mamo – 34 milionë lekë
Astrit Veliaj – 29 milionë lekë
Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë
Namik Dokle – 19 milionë lekë
Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë
Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë
Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë
Piro Kapurani – 17 milionë lekë
Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë
Florjon Mima – 15.3 milionë lekë
Dashamir Kamberi – 14.6 milionë lekë
Artan Gaçi – 14.6 milionë lekë
Ilir Meta – 13.1 milionë lekë
Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë

-Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.

-Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit.  Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.

-Njëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milion lekë  me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim.

Anastas Angjeli dhe Edlira Çekrezi janë deputetët e vetëm që deklarojnë Të ardhura si Këshilltarë apo Anëtarë Bordesh për vitin 2015.

-Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është deputeti Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë. Zonja Liljana Elmazi dhe zoti Genc Rulipasojnë listën.

-Dyzet deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj me 25.7 milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht 13.3 milionë lekë. Pesëmbëdhjetë deputet rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat e pagës pranë kuvendit.

-Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshinë krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset.Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë 56 mijë dollarë amerikanë nga një biznes në SHBA dhe Dashamir Peza deklaron të ardhura nga biznesi prej 2.4 milionë lekë. Të tjerë deputetë kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.

-Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit "Kurban" gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura. Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi mban vendin e dytë në renditje me dy milionë lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike. Këtë vit kryeministri e ka lenë pas Blushin.

-Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën 125 574 (njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruçi dhe familja Dokle.

-Sa i takon pagave për bashkëshortët apo partnerët lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, zoti Artan Gaçi, njëkohësisht deputet, dhe pason me zotin Florion Mima e zonjën Mimoza Hafizi. Kryeministri mban renditjen me numër 14 sa i takon të ardhurave nga bashkëshortët e deputetëve, duke u renditut disa deputetëve pas anëtarëve të grupit të tij parlamentar si Anasatas Angjeli, Olta Xhaçka, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiuapo Taulant Balla.

-Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për deputetët e Kuvendit. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore. Zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori. Në këtë renditje na shfaqet edhe çifti i deputetëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, renditur në pozicionin numër tetë, të cilët kanë deklaruar gjatë vitit 2015 hyrje në llogari për një shitje apartamenti të realizuar që në vitin 2014.

-Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Dade, Ruçi, Baraj, Shalsi, Xhafaj dhe Braçekanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialistë, të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.

-Në përfundim duke përllogaritur të ardhurat totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi, pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha.

-Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429lekë në mua, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet.

“Sa femra ke pasur?”, pyetjet “bombastike” që do t’i bëjë Ermali sonte Berishës

Posted: 24 Sep 2016 03:18 AM PDT

Sonte fillon programi i ri i Ermal Mamaqit, i cili tashmë është spostuar në TV "Klan" dhe ka emrin e ri "Xing me Ermalin". Siç ka njoftuar vetë Mamaqi në rrjetet sociale, i ftuari i parë do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Si fillim, Ermali i ka shkuar në zyrën e tij, ku Berisha bën dhe një përshëndetje dhe e fton publikun ta ndjekë, ndërsa Mamaqi i kërkon publikut t'i bëjë pyetje Berishës. Duke pasur parasysh se ata që e ndjekin më së shumti Ermalin janë të rinj, edhe pyetjet janë kryesisht me humor, nganjëherë pak cinike, por që gjithsesi shkojnë në të njëjtën linjë me emisionin e Ermalit, i cili ofron shumë humor.

"Panorama Plus" ka zgjedhur disa nga pyetjet pikante që kanë bërë ndjekësit për Berishën:

PYETJE NGA POLITIKA

– Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?

– Baci Sali ç'ndodhi me Lazaratin?

– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t'i kesh mundësitë që të fitosh prapë?

– Doktor … a do e shëronit Edin po t'i binte infarkt në Parlament?

– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?

– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në "Dance with me".

– Pse ngele t'u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .

PYETJE PRIVATE

– Ke marrë ndonjë lekë që ke ardhë këtu tek Ermali?

– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?

– Sa femna ke pas?

– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?

– A shef filma erotikë?

– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?

– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?

– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?

– Sa femra keni pelqyer gjatë jetes suaj?

– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?

– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?

– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!

Related Posts :