Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Nga e hëna bllokohet qarkullimi në sheshin “Skënderbej”, rrugët nga të kaloni për të shmangur trafikun” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Nga e hëna bllokohet qarkullimi në sheshin “Skënderbej”, rrugët nga të kaloni për të shmangur trafikun” plus 9 more


Nga e hëna bllokohet qarkullimi në sheshin “Skënderbej”, rrugët nga të kaloni për të shmangur trafikun

Posted: 23 Sep 2016 10:14 AM PDT

captureBashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e hënë, 26 shtator, në vijim të zbatimit të fazës së parë të projektit të "Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej", do të bëhet bllokimi i trafikut për kalimin e automjeteve në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjisë.

Qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim të Rrugës së Durrësit, si dhe në rrugën përpara selisë së Partisë Socialiste.

Faza e parë e punimeve në "Sheshin Skënderbej" përfshin punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujërave të shiut, si dhe atë të shatërvanëve dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.

Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe mjeteve. Bashkëlidhur gjeni edhe hartën ku tregohet segmenti i rrugës që do të bllokohet nga dita e hënë.

Largohet “bleta punëtore” e Ramës, ja drejtueset e reja në Dogana dhe Tatime

Posted: 23 Sep 2016 09:18 AM PDT

Briseida Shehaj nuk do të jetë më drejtoreshë e Tatimeve, duke u larguar nga ky pozicion pas tre vitesh.

Vendimi është marrë sot dhe në vend të Shehaj është emëruar Vasilika Vjero.

Vjero ka mbajtur deri më tani postin e drejtoreshës së QKR.

Ndërkohë, Shehaj është ngritur në detyrë duke u emëruar zv/ministre e Ekonomisë.

Edhe drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, është larguar sot. Drejtimin e Doganave do ta marrë Bella Ekonomi.

9 fakte interesante që nuk i dinit për njohjen e Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Posted: 23 Sep 2016 08:41 AM PDT

pittttt-e1474476235202-780x439Pas 12 vitesh lidhje martesa e çiftit më të preferuar, Brad Pitt dhe Angelina Jolie mori fund. Kjo dashuri si e tyre, është gjithmonë shembull për të gjithë, por ja si u dashuruan ata:

  1. Angelina nuk mendonte se do të krijonte afrimitet me Brad para se të niste filmi. Ajo mendonte që ai ishte aq i rregullt dhe i pastër, e ndërsa ajo shumë ''pis''.
  2. Brad e refuzoi në fillim kërkesën për të marrë pjesë, por e pranoi atë më pas kur mori vesh se Angelina do të ishte pjesë e "Mr. and Mrs. Smith".
  3. Personazhi kryesor ''Jane Smith'' iu ofrua Nicole Kidman si fillim, por e refuzoi pasi kishte projekte të tjera.
  4. E ndërsa rolin e ''John'' iu ofrua Johnny Depp, por ai po ashtu ishte shumë i zënë.
  5. Angelina tha se ishte e lodhur nga skenari që fliste për një çift të martuar që dëshironin të vrisnin njëri- tjetrin, pasi ajo kishte dështuar në dy martesa personalisht.
  6. Ajo e kishte si shprehje ''Unë gjithmonë bie në dashuri kur punoj për një film'', kjo deklaratë bëri shumë ''zhurmë'' në raport me Jennifer Aniston, ish-bashkëshorten e Brad Pitt.
  7. Ekziston një skenë seksi mes Angelinës dhe Brad në film, por ata u detyruan ta largojnë nga filmi, megjithatë ajo pjesë gjendet online.
  8. Jolie ka qenë e fiksuar me thikat, në shtëpinë e saj ka një dhomë ku koleksionon thika. Andaj asaj nuk i është dashur shumë punë për të luajtur me thikat në film.
  9. Pitt dhe Jolie përdorën plumba real në film, kështu që mund të krijonin besim tek njëri-tjetri.

 

Mentor Kikia flet për largimin nga Top Channel: 15 vite punë u hodhën në rrugë me një fjali

Posted: 23 Sep 2016 08:36 AM PDT

Gazetari dhe ish-kryeredaktori i lajmeve në "Top-Channel" Mentor Kikia ka folur sërish për largimin e tij nga kjo media, ku ka punuar për më shumë se 15 vite.

Në një postim në Facebook për ata që e mbështetën, Kikia thotë se 15 vjet punë e përkushtim u hodhën poshtë me një fjali të vetme.

Kikia është i prekur thellësisht nga kjo ngjarje që e cilëson si "zhgënjimi i të madh në tërë karrierën time profesionale 25 vjeçare si gazetar", por më tepër është prekur nga solidarizimi i miqve dhe vetë opinionit publik.

Statusi i Mentor Kikisë në Facebook

Jo gjithmonë duhet të "vdesësh" për të mësuar se sa vlen!

Kur dikush vdes, në ditën e vakisë, njerëzit i thonë fjalë të mira. Edhe nëse nuk i ka merituar. Por edhe më të ligut, në i kursefshin lëvdatat, të paktën nuk do ta shajnë. Ndërsa ndodh shpesh që fjalët e mira, edhe kur meritohen, ruhen për t'u thënë pikërisht kur nuk je më në këtë botë.

Megjithatë, asnjëri nga ne nuk e di se çfarë do të na thonë as ditën e funeralit e as kohë më pas. Pasi nuk do të kemi mundësi t'i dëgjojë dhe lexojmë vlerësimet e të tjerëve. Nuk do të mësojmë dot nëse do të thonë: "Ishte njeri i mirë" apo "Shyqyr që iku dhe një qelbësirë".

Por unë pata fatin të dëgjoj dhe lexoj opinionin e shumë njerëzve. Shumë… Të njohur e të panjohur, të dëgjuar e të padëgjuar, personazhe publikë, zyrtarë të lartë dhe shumë qytetarë të tjerë. Nuk pashë ndonjë ëndërr me njerëz që mbanin fjalime në funeralin tim, por përjetova një ndjesi të madhërishme në një ditë të vështirë, në ditën e zhgënjimit më të madh në tërë karrierën time profesionale 25 vjeçare si gazetar, kur vetëm me një fjali më hodhën poshtë e më zhbënë tërë mundin, përkushtimin dhe pasionin me të cilin punova për më shumë se 15 vjet në televizionin Top Channel.

Por mesazhet, telefonatat, interesimi i jashtëzakonshëm në mediat online dhe rrjetet sociale, vlerësimet thuajse tërësisht pozitive për punën dhe kontributin tim në gazetari, më bënë ta harroj zhgënjimin. Asnjëherë s'kisha patur kaq shumë lexues njëherësh në karrierën time.

Dreqi ta hajë, ia vleka edhe të "vdesësh" ndonjëherë për të parë se çfarë ke ndërtuar në jetë e sa vlen. Ose më saktë, ndodhka që edhe pa vdekur mund ta mësosh se sa vlen në shoqëri dhe se sa të vlerësojnë ata që nuk kanë asnjë interes e as të njohin personalisht. Dhe unë mësova se ajo që kisha ndërtuar s'mund të shembet nga askush dhe në asnjë lloj mënyre.

Faleminderit të gjithëve për çdo fjalë inkurajuese dhe çdo vlerësim.

Është pasuria ime e vetme!

VIDEO/ Polici i vendos gjobë BMW X5, shoferi e kërcënon: O të q*fsha motrën, hajde hiqi rrobat

Posted: 23 Sep 2016 08:20 AM PDT

Ndonjëherë inatosemi keq me punonjësit e policisë rrugore, pasi na bëhen edhe padrejtësi në vendosjen e gjobave apo penaliteteve të tjera. Por, ka raste kur janë në të drejtën e tyre dhe për këtë duhet respektuar uniforma dhe puna që bëjnë.

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit pak minuta më parë, kur dy kuksianë kanë dhunuar dhe kërcënuar një polic rrugor, pasi ky i fundit ka tentuar t’ju vendosë gjobë për bllokim rruge automjetit të tyre BMW X5.

Menjëherë pasi shikojnë policin rrugor, dy të rinjtë kuksianë afrohen pranë policit dhe duke e prekur dhe shtyrë me duar, ata e kanë kërcënuar që të mos vendosë gjobë, ndryshe do i ketë punët keq. Situata është tensionuar aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar, raporton faqja jeta osh qef.

Ndërsa njëri nga djemtë duke e shtyrë i ka kërkuar të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe duke e shoqëruar këtë kërkesë me sharje./Jetaoshqef

Ligji i mbetjeve, Koka garanton: Në territorin shqiptar nuk do të ketë mbetje të rrezikshme

Posted: 23 Sep 2016 08:02 AM PDT

captureMinistri i Mjedisit, Lefter Koka, ka reaguar pas miratimit të ligjit të Mbetjeve në seancën e djeshme plenare, pas disa orë debatesh. Sipas kreut të Mjedisit, ligji parashikon trajtimin e kartonit dhe plastikës, të cilat nuk janë të rrezikshme.

Ministri Koka thotë se ligji i mbetjeve është një rikthim i ligji të hartuar në vetë PD, por në seancën e djeshme, deputetët e opozitës votuan kundër.

"Kjo industri ka investuar më shumë se 230 mln euro, dhe janë të punësuar mbi 30 mijë njerëz. Bëhet fjalë për letër karton dhe plastikë, të cilat janë mbetje jo të rrezikshme. Me këtë ligj ne ngushtuam pikat hyrëse të mbetjeve në vend. Dhe kështu në territorin shqiptar nuk do të do ketë mbetje të rrezikshme. Mosbesimi i shoqërisë civile është i drejtë", tha ministri Koka.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi ligjin e mbetjeve të propozuar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi, ndërkohë që Shoqëria Civile ka zhvilluar protesta kundër këtij ligji.

 

 

Jonida Maliqi shfaqet me vogëlushin Dan, ja si e komentojnë miqtë

Posted: 23 Sep 2016 07:54 AM PDT

dan-450x450
Këngëtarja Jonida Maliqi ka postuar në Instagramin e saj një foto me vogëlushin Dan, në një çast qetësie ku duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Këngëtarja ka një faqe shumë aktive të Instagramit, ku përveç postimeve për aktivitetin e saj mbi muzikën dhe biznesin, herë pas here poston edhe foto personale, siç është kjo me të voglin Dan. Në komentet e fotos së ëmbël, shihet të kenë shkruar edhe personazhe të njohur publikë, këngëtarja si Alma Bektashi dhe avokatja Eni Ccobani.jonida-550x389

 

300 efektivë dhe FNSH-ja për Partizani-Tirana

Posted: 23 Sep 2016 07:50 AM PDT

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës këtë sezon është zhvendosur në "Elbasan Arena".

Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 19:00 dhe duke njohur rivalitetin jo vetëm në fushë por edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive, Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash.

Policia thotë se të shtunën, nga ora 17:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, ndërsa për mbarëvajtjen normale të takimit do të angazhohen 300 policë si dhe forca të FNSH-së.

Policia kërkon nga ana e tifozëve që të jenë të pajisur përveç biletës edhe me kartë identiteti, ndërsa thotë se do të ndalojë hyrjen në stadium të sendeve të forta, shishe, fishekzjarre dhe monedha e metale të çdo lloji.

Zbardhet ekspertiza e vdekjes së shqiptarit në Greqi:

Posted: 23 Sep 2016 07:36 AM PDT

Zbardhet shkaku i vdekjes së Pëllumb Marnikollajt, shqiptari i cili doli i pajetë nga një komisariat policie në Greqi disa javë më parë. Sipas ekspertizës, shkak është bërë një shembje e trurit nga një traumë e rëndë në kokë.

Mjekesia ligjore i ka dorëzuar sot prokurorisë së Lezhës ekspertizen në lidhje me vdekjen e Marnikollajt.

Ekspertiza thotë se shkak i vdekjes ka qenë shembja e rëndë në tru.

Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet gjithashtu se në trupin e shqiptarit vërehen thyerje të rënda të kafkes në krahun e majtë dhe dëmtime e thyerje në gjithë kokën, shkruan "Panorama".

Veç faktit se dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta, në raport është futur edhe fjalia se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar nga rënia prej lartësisë.

Dëmtime ka gjithashtu edhe në krahun e djathtë dhe në shpatull.

Familja e shqiptarit u njoftua për vdekjen e tij më 12 Gusht, 10 ditë pas vdekjes së shqiptarit.

Policia greke pretendon se i riu u vetëhodh nga kati i katërt i rajonit të policisë "Kato Patisia", pasi kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale që ishin ngritur ndaj tij.

Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se hetohej në gjendje të lirë

Rama i përgjigjet ‘Skënderbeut’: Ruaju nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes

Posted: 23 Sep 2016 07:24 AM PDT

Debati për ligjn e importit dhe riciklimin e mbetjeve vijon edhe në rrjetet sociale. Kryeministri Rama publikoi paraditen e sotme një Infograf ku tregonte se cilat janë artikujt që do të importohen për riciklim.

Por, ajo që bie në sy teksa sheh reagimet në faqen e kryeministrit, është replika e tij me një individ që profilit të tij në Facebook i ka vënë emrin Skënder Skënderbeu.

Skëndërbeu ka shtruar një pyetje ndaj kryeministrit, ndërsa ky I fundit I është përgjigjur duke bërë edhe një lidhje të mbiemrit të tij me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Skënder Skenderbeu siç shihet edhe më poshtë, pyet kryeministrin: Perse duhet te prishet kjo mrekulli nga ato dreq plehrash???!!!!???

Kryeministri Rama i është përgjigjur  duke i thënë se duhet të ruhet nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes  që duan të kokën dhe shpatën e shpifjes dhe ndezin zjarrin e frikës.

"Skenderbe" ruaju nga hordhia e jeniçereve te urrejtjes e te padijes qe duan te te pushtojne koken me shpaten e shpifjes dhe te ndezin ne zemren tende zjarrin e frikes, duke mbjelle genjeshtra si kjo e "plehrave" – jo se e duan Shqiperine me te paster sic e duam ti dhe une, po sepse duan pushtetin e humbur te interesave qe e rrenuan vendin tone te bekuar! Ne fakt kjo mrekulli sic e quan ti do jete me e mbrojtur nga fuqizimi i industrise se riciklimit te mbetjeve te gjelberta qe jane sot e gjithe diten nje problem i pazgjidhur i Shqiperise! Per me shume degjo e lexo shpjegimet ne postimet e meparshme😀", përgjigjet Rama duke bërë një lidhje edhe me epokën kur heroi ynë kombëtar luftonte.

14456741_1239711876081584_1637754131_o

Related Posts :