Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Njihuni me të dashurën bukuroshe të tenorit shqiptar” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Njihuni me të dashurën bukuroshe të tenorit shqiptar” plus 9 more


Njihuni me të dashurën bukuroshe të tenorit shqiptar

Posted: 04 Sep 2016 09:37 AM PDT

RameLahaj-780x439 rina4 rina5 rina6 Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ishte në mesin e shumë artistëve shqiptarë që interpretuan në koncertin i cili u mbajt në Bazilikën e Vatikanit në nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Por, një lajm interesant, transmetuar nga Zeri.info, ka të bëjë me jetën e tij private. Ai më në fund ka treguar se kush është e dashura e tij.

Ramë Lahaj thuhet se është në lidhje me bllogeren e modës, Rina Bërdynaj.

Ka qenë vetë Rina, e cila fillimisht ka postuar fotografi së bashku me tenorin, mirëpo së fundmi edhe vet ai ka publikuar një video.

A photo posted by Rina Berdynaj (@rinaberdynaj) on

Wedding season! 💃🏽💃🏽 Juhuuuu

A photo posted by Rina Berdynaj (@rinaberdynaj) on

 

300 minatorët e Munellës tre muaj pa paga, Kalaja: Brenda shtatorit, protesta

Posted: 04 Sep 2016 09:13 AM PDT

Miniera-MunelleKriza ndërkombëtare e çmimit të naftës ka gjunjëzuar edhe industrinë minerare shqiptare. Kjo ka detyruar kompanitë e minierave të pezullojnë aktivitetin e tyre prej disa muajsh, duke lënë pa punë qindra minatorë.

Një prej tyre është edhe koncesionari i Fushë-Arrëzit, kompani e cila në kushtet e vështira financiare ka pezulluar përkohësisht nga aktiviteti, punonjësit. Prej më shumë se tre muajsh 300 minatorët e Munellës dhe fabrikës së pasurimit të bakrit në zonën e Pukës nuk janë paguar sipas kontratës së punës.

Problemi qëndron në mosrespektimin e marrëveshjes që qeveria ka nënshkruar me kompaninë BerAlb dhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Kreu i kësaj të fundit, Gëzim Kalaja në një deklaratë për mediat ka sqaruar se përgjegjëse për këtë situatë është qeveria, e cila duhet t'i kthejë sipas marrëveshjes, sa më parë borxhin prej 3,6 milionë eurosh që i ka koncesionarit, me qëllim që ky i fundit të paguajë minatorët.

Qeveria shqiptare i ka një borxh kompanisë Beralb prej 3,6 milion eurosh, e cila nuk i ka marrë edhe pas vendimeve të gjykatës së Apelit për kthimin e këtij borxhi.

Duke pasur këtë borxh u ra dakord që në dy muajt e parë për shkak të procedurës për pagesën e borxhit pagat e minatorëve të paguheshin nga BerAlb me një pagë mujore prej 250 mijë lekësh të vjetra.

Në këto kushte të tre ministritë përgjegjëse ajo e Punës, Financave dhe Energjetikës ranë dakord me sindikatën që në vazhdim do t'i kthenin me këse borxhin kompanisë turke çdo muaj me qëllim shpërblimin mujor të punëtorëve. Por që prej muajit qershor minatorët janë pa pagesë. Kalaja thotë se të tre dikasteret dhe kryeministri janë njoftuar për situatën e vështirë ndaj apelon sërish për marrjen e përgjegjësisë prej tyre.

"Kompania pagoi dy muaj minatorët ndërsa qeveria që prej tre muajve nuk ka dhënë asnjë lekë dhe minatorët janë pa pagesë. Duke hyrë kështu në muajin e katër të mos pagimit. Kemi njoftuar të tre ministritë, e punës, e financave dhe energjetikës për këtë çështje. Qeveria nuk po mban angazhimin."- deklaroi Kalaja.

Nëse heshtja e qeverisë nuk do të thyhet brenda muajit shtator, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura deklaron nisjen e protestave.

"I bëj një mesazh të qartë kryeministrit dhe strukturave të qeverisë të mbajnë angazhimin ndryshe do të përballen me protesta, fillimisht në Tiranë, më tej në qendrën e Fushë Arrëzit"- u shpreh Kalaja.

Ndërprerja e aktivitetit të BerAlb ka shkaktuar kaos social-ekonomik kryesisht në zonën e Fushë Arrëzit, ku 90% e familjeve të zonës kishin të punësuar të paktën një pjesëtar pranë kësaj kompanie.

 

The Guardian: Ja pse ia vlen të vizitoni Tiranën dhe Prishtinën

Posted: 04 Sep 2016 08:50 AM PDT

151350710-660x420-550x348 Screenshot_3-11"The Guardian" liston Tiranën dhe Prishtinën mes qyteteve europiane ku mund të kalohen pushime të mrekullueshme.

Në shkrimin e "The Guardian" thuhet se këto qytete mund të mos jenë të pasura kulturalisht, por ia vlen të vizitohen në fundjavë.

Tirana përshkruhet si qyteti i argëtimit, vend kumbues e shumëngjyrësh. Si vend i preferuar për shëtitje përmendet Mali i Dajtit, ndërsa zemra e jetës së natës është Blloku, një zonë që më parë ka qenë e rezervuar për zyrtarë të lartë partiakë, e tani e shndërruar në enklavë plotë gjallëri me restorante e bare.

Në këtë shkrim thuhet se atraksioni kryesor i Prishtinës është statuja e Bill Clintonit, ndërsa muzeu etnografik sipas tyre është lokacioni që duhet vizituar gjithsesi.

Sipas tyre kafja është e mrekullueshme në Prishtinë, po ashtu edhe ushqimi tradicional.

Të tjera qytete që janë renditur në këtë listë janë edhe Kotorri i Malit të Zi, Plovdiv e Bullgarsë, Pula në Kroaci, Palanga në Lituani, Ohri në Maqedoni e disa vende të tjera.

Kur të ndjek fati… Bosin shqiptar të drogës e lirojnë gabimisht nga burgu

Posted: 04 Sep 2016 08:21 AM PDT

aurel-hoxha-e1472986512908Një 37 vjeçar shqiptar, i njohur në Itali si bos droge, ka patur aq fat, sa gabimisht e kanë liruar nga burgu.

I identifikuar si Dario Myftiu, por që gjithashtu njihej me emrin Aurel Hoxha 37 vjeç, u lirua nga burgu për shkak të një gabimi.

"Një bos i mafias shqiptare është lënë i lirë për shkak të një gabimi: Një çështje teknike burokratike", shkruan il Gazetino.

37­vjeçari kishte lënë qelinë 1 javë para se të ndalohej. Ai ishte arrestuar më 26 Gusht nga policia e Padovas sepse i ishte gjetur drogë dhe një sasi e madhe parash.

Në vitin 2008 ishte kapur nga policia e Romës në një rafineri në Bergamo, ku i ishte konfiskuar 30 kilogramë heroinë.

 

Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përhershme

Posted: 04 Sep 2016 08:02 AM PDT

jennifer-lopez-performing-on-stage-31Jennifer Lopez, ndonëse në moshë jo të re, është përfolur shumë për fizikun e saj rinor. Por më në fund ajo ka rrëfyer sekretin e saj për bukurinë e përjetshme në një intervistë të dhënë për "Elite Daily".

"Unë punoj shumë për veten time. Përpiqem që gjatë gjithë kohës ta mbaj trupin tim të hidratuar, të stërvitem çdo ditë në palestër dhe të pushoj mjaftueshëm. Unë pi shumë ujë gjatë ditës, ha ushqime të shëndetshme dhe bëj çdo ditë 8 orë gjumë gjatë natës. Gjithashtu relaksohem edhe me fëmijët e mi pas pune," thotë Lopez.

Lopez shprehet se po kështu ka një vlerësim të madh për veten e saj.

 

Si e shikoj unë nënë Terezën e Kalkutës?

Posted: 04 Sep 2016 07:31 AM PDT

Nga Miron Çako

Kur vështroj figurën e nënë Terezës dhe aq më shumë tani të lartësuar nga Kisha Romano Katolike në renë e shenjtorëve, menjëherë më vijnë në mend fjalët e Krishtit, Biri i njeriut "Ejani të bekuarit e Atit tim merrni me trashëgim Mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës ,sepse pata uri e më dhatë për të ngrënë, pata etje e më dhatë për të pirë,isha i huaj dhe më pritët,isha i zhveshur dhe më veshët,isha i sëmurë dhe ju më vizitonit…"(Mateu 25 35-36)

Personalisht kam patur bekimin ta takoj dy herë nënë Terezën.
Për herë të parë në vitin 1991, ku ajo së bashku me motrat e saj misionare ngriti një shtëpi bamirësie në Tiranë pranë gjimnazit "Partizani". Kur ajo erdhi të gjithë ne të pranishmit ju mblodhëm përreth duke u shtyrë dhe zgjatur duartë që ta preknim.Ashtu si të tjerëve më zgjati dorën e saj të vogël edhe mua , unë e putha me shumë respekt duke besuar se ajo dorë transmentonte bekim nga Zoti. Më vonë kur mësova për veprën e saj misionare në botë , kuptova se dora që kisha puthur ishte ajo dorë që kishte veshur,pastruar,ushqyer me mijra të varfër e më të varfërve, që bota i kishte hedhur tutje në rrugë si plehra,por për nënë Terezën ata ishin si margaritar të fshehur mes qymyrit, ishin vet Krishti (Margaritari i pacmuar).

Ajo ishte një e krishtere e përgjegjëshme që i besonte dhe i kishte marrë seriozisht fjalët që Krishti tha : "Çfarë ja keni bërë këtyre më të vegjëlve (të braktisurve) ma keni bërë mua". Ajo thoshte "Unë ushqej dhe ndihmoj Jezuin ,sepse kjo ishte ajo që Ai urdhëroi , të ndihmosh të varfërit :-"Kur unë isha i varfër a më ushqeve ?Kur isha i etur a më dhe të pi? Kur isha në të ftohtë a më veshe?" (Nënë Tereza).

Hera e dytë ka qënë mbas viteve ’92. Në Tiranë tek Piramida u krye një takim ku ishte e ftuar nënë Tereza. Aty e priti z. Sali Berisha që ishte president në atë kohë. Kur nënë Tereza erdhi dhe z.Sali e priti dhe e drejtoi në podjum, unë isha afër dhe po ndiqja me shumë interes këtë moment, sepse më vinte mirë që një president shqiptar priste me aq përzemërsi dhe respekt një besimtare murgeshë të krishterë, ndryshe nga paraardhësit e tij në sistemin ateist-komunist, që ishin sjellur aq keq me të krishterët kierik dhe laik, po ashtu edhe me të afërmit e vetë nënë Terezës,nënën dhe motrën. Presidenti i entuziasmuar gjeti rastin dhe ju drejtua të pranishmëve me këto fjalë; "Ja një shqiptare e madhe që mund të krenohemi." Patjetër kur i dëgjova këto fjalë, ndejva vërtet një krenari kombëtare brenda vetes dhe për momentin më erdhi mirë që isha shqipëtar, pavarësisht situatës ku ndodheshim në ato vite. Nënë Tereza mbasi dëgjonte me vëmendje , ashtu me trup të vogël siç ishte dhe më duar të mbajtura në pozicion lutje, drejtoi gishtin nga presidenti dhe i tha me qetësi po me shumë seriozitet: Zoti president, jo një shqipëtare e madhe, por Krishti në zemrën e një shqiptareje".

Këto dy takime kanë qënë të mjaftueshme, që unë ta shikoj nënë Terezën deri më sot, jo thjesht si një humaniste e madhe ,as si një fetare sinkritiste (të gjitha fetë janë njësoj),as edhe si një shqipëtre të madhe se ajo vet nuk e pranoi ,por si nje krishtere e vërtetë që me Hirin e Zotit Jisu Krisht përmbushi në veten e saj virtytin më të lartë të krishtërimit ,që është dashuria sipas Krishtit, ashtu si thotë dhe apostull Pavli në himnin e dashurisë "Pra këto tri gjera mbeten: Besimi ,shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria"(1 korinjatsve 13).
Nënë Tereza nga Kisha Romano Katolike u shpall në 4 shtator shenjtore, si Tereza e Kalkutës. Pavarësisht se shumë do dëshironin ta quanin atë psh :nënë Tereza e Shkupit ku është vendlindja e saj, ose nënë Tereza e Tiranës ku qëndroi familja e saj ,ose nënë Tereza e Shqipërisë dhe e gjithë shqipëtarëve , se nga njeriu i mirë të gjithë duan të përfitojnë, por sipas rregullit kishtar një shenjtor dallohet nga një shenjtor tjetër zakonisht duke marrë nga pas emrin jo të vendlindjes por të vendit ku ai ka shërbyer ,përpjekur dhe ku ka dhënë shpirtin tek Zoti. Kjo gjë ka domethënie, për të na treguar neve njerëzve të thjeshtë dhe naiv, se shenjorët që do të thotë i ndarë për Krishtin, janë shpërnadrë dhe vendosur nga providenca Hyjnore në vende të ndryshme të botës pavarësisht origjinës së tyre, duke qënë si dritë dhe kripë për njerëzit e atij vëndi.Ata duke imituar Krishtin në jetën e tyre japin mesazhin e dashurisë pa kushte, për Zotin dhe për të afërmin. Me mësimin dhe shembullin e tyre sipas parimeve ungjillore, na çlirojnë nga urrejtja rracore,nacionaliste, fetare që kaq shpejt namashtrojnë, duke sjell fatkeqësi të shumta për veten dhe fëmijët tanë.

Edhe në Shqipëri kemi shembuj të tillë shenjtorësh të cilët nuk ishin të rracës dhe gjakut shqipëtar, por u dërguan tek ne nga Perëndia, për shërbyer pa interes deri edhe me jetën, që kështu ata të bëhen nderi dhe bekimi për vendin tonë, ashtu siç u dërgua dhe bë edhe nënë Tereza, nderi dhe bekim i veçantë për Kalkutën e Indisë dhe gjithë botën.

Kush e orkestroi këngën që e këndoi Rita Ora në Vatikan

Posted: 04 Sep 2016 07:27 AM PDT

rita-ora-vatikan-780x439Kompozitori i mirënjohur, Shpëtim Saraçi, nuk e ka fshehur kënaqësinë që ishte pjesë e artistëve shqiptarë në koncertin madhështor në "Basilica Papale di San Paolo Fuori Le Mura".

Përmes një mesazh të publikuar në Facebook falënderoi këngëtaren Rita Ora për performancën e shkelqyer të këngës "What child is this", e shkruar nga William Chatterton Dix, në 1865, të orkestruar prej tij.

Mes shumë versionesh që njeh kjo këngë, ajo u interpretua edhe nën orkestrimin e mjeshtrit Shpëtim Saraçi.

Siç rrëfen Saraçi, ka qenë dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili drejtoi dhe koncertin homazh në Vatikan, që e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të bëjë një transkriptim të këngës që Ora ka kënduar me Bocelli-n, por që ajo vendosi ta këndojë solo.

Adrola Dushi fillon punën si modele në SHBA

Posted: 04 Sep 2016 07:04 AM PDT

adrola-2 (1)  adrola-3Ish Miss Universe Albania, Adrola Dushi, njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo, megjithsëse me një karrierë të shkëlqyer në Shqipëri, vendosi ta lërë vendin e saj për t'u larguar në një tjetër kontinent.

Adrola duket se ka nisur punën si modele në SHBA, dhe këtë e konfirmojnë fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare ka nisur të pozojë për brendin e veshjeve "B&B" couture në New York.

Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha. Adrola Dushi u shpall Miss Universe Albania 4 vite më parë dhe menjëherë më pas gjeti shpirtin e saj binjak, transmeton panorama. "Gjithmonë kam dashur të kem një familje të lumtur, por asnjëherë nuk mendova se të gjithë këto do të vinin kaq shpejt", ka rrëfyer Dushi në një intervistë para se të linte Shqipërinë. Bukuroshja, e cila ra menjëherë në sy të Fadil Berishës për bukurinë e saj, është me origjinë nga Rrësheni.

Ajo është bërë nënë pa mbushur akoma 20 vjeçe, por arriti të rikthejë linjat e saj perfekte menjëherë pa lindjes. Djali i saj Troi, i cili ka lindur në Amerikë, tani është tre vjeç dhe kjo duket se ka qenë koha e duhur që Adrola ta marrë më seriozisht karrierën e saj si modele. "Zgjodha të shkoj në Amerikë për të ardhmen e karrierës sime dhe të djalit. Kam marrë disa propozime për modele atje."

 

19 vjeçarja hidhet nga mbikalimi në Golem

Posted: 04 Sep 2016 06:47 AM PDT

maxresdefault-1-550x309Një vajzë e re ka shpëtuar sot fatmirësisht. Ajo ka ndërmarrë një akt ekstrem duke tentuar vetëvrasje, pasi ka vendosur të  hidhet nga mbikalimi në Golem. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë dhe kanë qenë jo të paktë drejtuesit e mjeteve që janë shokuar nga pamja. Vajza e re në kushtet e tronditjes së thellë psiqike ka tentuar të vrasë veten…

Veshje ‘hot’ në Festivalin e 73 në Venecia, Dayane Mello dhe Giulia Salemi ndezin tapetin e kuq

Posted: 04 Sep 2016 06:32 AM PDT

Edicioni i 73-të i Festivalit të Venecias ka hapur siparin të mërkurën. Nata e parë është çelur me muzikalin "La La Land", një homazh i periudhës së madhe klasike të filmave amerikanë të këtij lloji.It

Shumë artistë dhe të ftuar kanë marrë pjesë në këtë festival. Dje ndër shumë të ftuar që kanë parakaluar në festival kanë qenë edhe Dayane Mello dhe Giulia Salemi, të cilat kanë ndezur tapetin e kuq me veshjen e tyre seksi.

Ja tek i shohim dy aktoret për premierën e 'The Young Pope' të Paolo Sorrentino me një veshje shumë provokuese.

Giulia Salemi me një veshje portokalli dhe Dayane Melo me rozë kane treguar pjesët intime, duke mos i lënë asgjë imagjinatës.

Related Posts :