Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Politika e popullsisë” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Politika e popullsisë” plus 9 more


Politika e popullsisë

Posted: 01 Sep 2016 10:18 AM PDT

Rubrika: Si shkruanin paraardhësit

Nga Ismet Toto

Botuar më 1930

Demografia, ose “politika e popullatës”, si e quajnë tashti së fundi, është një shkencë më vete dhe, si e tillë, ka ligjet dhe mënyrat e saj. Për të studiuar një shoqëri njerëzore “demografikisht” lypsen njohur një tok elementesh dhe gjendje që shtrihen në “kohë”. Shumica e këtyre, zakonisht përkthehet në shifra. Në Shqipëri mungojnë statistikat dhe studimet për kohën e kaluar prej të cilave do të rezultonte se çfarë është e “përhershme në ndryshuarshmërinë”. E keqja shtohet kur mendojmë se dhe ato pak kartëra që pretendojnë të na japin pasqyrën e realitetit të sotëm, nuk janë të kënaqshme dhe aq më pak, të besuarshme. Regjistrimi i popullsisë që u bë së fundi, ishte një tentativë për të caktuar numurin e banorëve; asgjë më tepër. Në këtë mënyrë, pra, e vetmja gjë që dihet me siguri në rastin tonë, është që popullsia brenda kufive të mbretërisë vërtitet rreth milionit. Njëqind e një pyetjet e tjera që kërkojnë një studim, pak a shumë serioz, mbeten pa përgjigje. Me qenë, pra, se elementet bazale për një studim shkencor mungojnë, është nevojë ta themi që në krye, se qëllimi i këtij artikulli është të tërheqë vëmendjen e klasës studjonjëse shqiptare mbi këtë problem, i cili, pa tjetër, është nga të radhës parë për Kombin.

Vija të trasha

Gjendja jonë e sotme paraqitet origjinale nga shumë pikëpamje. Jemi një popull, pothuaj, parahistorik dhe jemi një shtet i porsalindur. A mund të pretendojmë në një “kulluetesi rraciale”? Me fjalë të tjera e thënë shqip, a jemi të një gjaku? A jemi të një barku? Biologjikisht nuk gjendet asnjë vërtetim. Ngjarjet historike dhe sidomos realiteti i sotëm, dëshmojnë të kundërtën. Nëqoftë se Myzeqeja paraqet një heterogjenitet të madh nga pikpamja e rracës, edhe të famshmet malësi, nuk japin asnjë garanci për thjeshtësinë e tyre. Ku më shumë e ku më pak, vihet re se rraca jonë është kryqëzuar me të tjera, në mos fare e zëvendsuar. Si do që të jetë e vërteta, nuk është nevojë të qëndrojmë shumë mbi këtë pikë. Puna e rracës është një “sentiment” dhe jo nje “realitet”. Pikërisht kështu është dhe puna e gjuhës. Perandoria Austro-Hungare nuk u përmbys, sepse kish shumë rraca dhe shumë gjuhë brenda. Zvicra e sotme qëndron dhe lulëzon pikërisht sepse populli i saj flet tri gjuhë dhe u përket tri rracave të ndryshme. Tani ka shumë kohë që janë kthyer përsëprapthi shumë koncepsione. Nasionalizma nuk mbështetet me vetëm mbi “Rracë” dhe “Gjuhë”. Nga pikpamja biologjike, popullin tonë do ta ndajmë në trish: Veriu, Juga, dhe Mesi, që përmbledh krahinat Berat, Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Përgjithësisht populli ynë është shumë riprodhonjës. Burrat janë të fuqishëm si meshkuj dhe gratë janë pjellore të mira. Fakti që s’jemi shumuar dhe që s’po duken shenja të mira edhe sot e gjithë ditën, se do të shumohemi, i detyrohet ekskluzivisht pamundësisë dhe pazotësisë për rritjen e atyre që lindin, një pjesë e madhe e të cilëve, evidentërisht, vdes në moshë të njomë. Mbasandaj vjen çështja e sëmundjeve dhe më në fund varfëria ekonomike. Ka mjaft arësye të besohet se popullsia e Jugës qëndron në shkallë të dytë nga pikpamja e riprodhimësisë. Në krye qëndron ajo e Veriut, e cila, pa pikë dyshimi, paraqitet edhe më e sakta nga pikpamja fizike. Në është se popullsia e Jugës është shumuar më tepër, kjo i detyrohet avantazheve që ka mbi atë të Veriut nga pikpamja e rritjes së fëmijëve dhe sidokudo nga një superioritet kultural, ekonomik dhe shoqëror. Popullsia e Mesit të Shqipërisë, mund të quhet një përzierje, në të cilën gjenden shumë karakteristika të Veriut dhe të Jugës si nga pikëpamja e rracës, ashtu dhe nga pikëpamja psikologjike. Po të hedhim një vështrim të kujdesshëm mbi karakteristikat shpirtërore të popullit tonë, do të konstatojmë se ndarja e vrazhgët biologjike, që i bëmë arbitrarisht, koincidon plotsisht mirë me disa ndryshime shpirtrore. Ndërsa Malësori i veriut, është krejt verior, i qetë, i mbyllur, konservator i qëndrueshëm dhe i fortë si në punë, ashtu dhe në mendim; burri i Jugës është inteligjent, intuitiv, liberal, impulsiv dhe jo fort i qëndrushëm. Ay i mesit të Shqipërisë ka mundësi të bëjë një sintezë, një fuzion të goditur mirë nga këto influenca të kundërta. Po nuk mjaftojnë këto ndarje, ka edhe një tjetër më me rëndësi. Branko Merxhani e ka qëlluar mirë këtë të fundit me një artikull të tij “Mbi tre Njësitë Biologjike, që kanë krijuar fetë”. Katoliku s’është martuar me myslimankën, ortodoksi me katoliken etj. Pikërisht ashtu siç nuk është martuar Veriorja me Jugorin etj. Gjithë këto ndasi, gjithë këto “frëthe psikologjike” e kanë ndarë botën tonë të vogël në thërrime të veçanta. Nën këto kushte, doemos s’ka se si të shtohet populli ynë; as që është e arsyeshme të presim një homogjenitet rracial dhe një njësi shpirtrore. Mos ushtrimi i “kryqëzimit të lirë” ka qenë fatale për ne. Mbi këtë nuk besojmë të ketë kundërshtim asnjë nga ata që e ndjejnë veten, më parë nga çdo gjë shqiptar.

Megjithkëto të këqija, megjithe këto gardhe e pengime, nuk duhet mohuar se populli ynë nuk është futur akoma në fazën e dekadencës absolute. Është, na duket, në një gjendje “stasionare” dhe ruan mirë burërrinë që e karakterizon. Sikur të mos rëndonin mbi ne kaq shumë varfëria ekonomike, sëmundjet e ndryshme dhe një lloj mode, që po përhapet për të mos u martuar (!), demografikisht ne do të ndodheshim duke ikur në të “përpjetë” .

Politika e popullsisë

Për shumë kohë ka mbretëruar në këto punët e demografisë, e ashtuquajtura politikë e “laissez faire” -it. Siç e thotë dhe vetë fjala kjo nuk është një politikë. Kësaj i thonë indiferencë. “Lëri punët të ikin natyrshëm, se ashtu është më mirë”. Kjo teori u predikua nga shkolla liberale kozmopolite u përqafua me gëzim nga shumë qeveri, që s’kishin qejf të kenë mbi krye problemet e rënda të demografisë. Sepse këto çështje nuk interesojnë popullin e sotëm dhe çdo qeveri kërkon, më parë nga të gjitha, që shikohet me sy të mirë nga ata që i japin vetëm dhe të hollat! Vetëm ata kombe, që kanë qeveritarë të mëdhenj, njerëz që i tremben gjyqit të historisë, vetëm ata shohin dhe mendojnë se ku do të ndodhen mbas 50 vjetësh. Askush më tepër se ne shqiptarët nuk ka nevojë të mendohet dhe të përkujdeset për këto punë. Për shtimin e popullsisë sonë na duhet ndjekur një politikë popullsie dinamike në shkallën më të lartë. Nga çdo kënd që të shikojmë gjendjen tonë, dhe sidomos nga pikpamja ekonomiko-politike. Përnjëherësh kemi përshtypjen se e keqia qëndron në themel: jemi pak si numur dhe nuk po ecim në udhën e një zhvillimi intensiv dhe harmonik, që ka si përfundim formimin e një populli kompakt nga të gjitha aspektet. Por, sidomos çështja e numurit, është me të vërtet tmerronjëse. Ç’mund të bëjmë? Mund të bëhen shumë gjëra. Duke rrahur mendimet ose më mirë duke filluar praktikisht nga puna, do të gjenden mënyra dhe mjete për të realizuar shumë. Përfitojmë nga ky rast dhe konkretizojmë disa mendime:

l- Taksimi i beqarëve.- Në disa nga shtetet e kontinentit europian është duke u zbatuar një ligjë që takson njëzetvjeçarët e pamartuar. Një gjë të tillë mund ta bëjmë dhe ne që kemi nevojë të shtohemi, fjala vjen, më tepër se Italia. Çdo beqar taksohet si mbas gjendjes së tij ekonomike. Katundari i varfër me 20 fr., në vit, i pasuri me 400. Italia nxjerr plot 110 milion liretta në vit nga zbatimi i këtij ligji. Tërë kjo shumë përdoret për rritjen e jetimëve. Prapë me anë të këtij ligji caktohen çmime dhe dhurata për prindërit, që rrisin një numur të madh fëmijësh. Ka një tok mënyra për propagandë dhe inkurajim në punën e shtimit të popullsisë. Duhet vënë tërë fuqia për çrrënjosjen e disa paragjykimeve, që folëm më sipër. Duhet bërë e gjithë propaganda, që është e mundur, që të martohen veriorët me jugorët, muslimanët me të krishterët etj. Duhet të jemi krejt intransigjent kundër disa fetarëve, që trazohen në këto punë, të cilat kanë të bëjnë me interesat vitale të kombit. Ne durojmë vetëm një frëth: shqiptarizmën. Ata që kërkojnë të na vënë tjetër, marrën shqelmë.

2- Ku jemi dakord se na mungojnë fonde?.. -Në shkallen e dytë vjen përnjëherësh çështja e shërbimit të shëndetësisë, e cila ngjer sot përbën një sëmundje në vetvete. Sëmundjet e ndryshme po korrin triumfalisht pa gjetur asnje gur në udhë. Korrin të rritur nga mosha, korrin foshnja në një masë tmerrësisht të madhe. Duket se të gjithë jemi dakord, që na mungojnë fondet për të bërë vepra të mëdha në lëmin e organizimit të shërbimit të shëndetësisë! Dhe harrojmë se e gjithë zotësia dhe i gjithë marifeti qëndron tek të realizuarit shumë pa pasur miliona në dispozicion! Në Shqipëri, kemi nevojë për njerëz, që të bëjnë punë pa pretenduar të bëjnë not në mes të fondeve; njerëz me gjoks të fortë, njerëz, që të kenë bindjen se do t’ia dalin në krye qëllimeve, edhe kur të mos t’i kenë të kompletuara; si ç’duhet, mjetet dhe veglat. “Atje ku ka një vullnet, ka dhe një posibilitet” thotë englezi.

3- Instalime me mend.- Në shkallën e tretë vjen çështja e kosovarëve dhe e çamëve. Në është e vërtetë, se për disa arësye politike na duhet të mos inkurajojmë zbrazjen e Kosovës dhe të Çamërisë, të paktën, ata që janë të shtrënguar të vijnë në Shqipëri duhet t’i instalojmë mirë dhe në vende të arsyeshme. Për shembull, çamerit, me sa të jetë e mundur në Veri dhe kosovarët në Jug. Autoritetet e vendit duhet të interesohen, që këta të lidhin miqësira me anën e martesave. Kësaj çështjeje i duhet dhënë një rëndësi e veçantë për shumë arsye, që s’duhen përmendur këtu. Shkurt, është besimi ynë se qeveria jonë ka në dorë shumë. Mund të bëjë që brenda pak vjetëve, të rrojnë 2 milionë shqiptarë të shëndoshë në vendin tonë. Dhe sapo të kemi marrë një herë të përpjetën, ikim vetë pastaj. Më pak shpenzime të kota për gjëra e vepra të pakuptimta dhe më tepër qejf për punë serioze dhe substanciale si këto. Kjo është receta magjike për ata, që duan të pavdekësojnë emërat e tyre.

Pesë ushqimet që mund të të shpëtojnë jetën

Posted: 01 Sep 2016 10:02 AM PDT

Disa nga ilaçet më të fuqishme në planet janë maskuar si ushqime dhe erëza të jetës së përditshme. Këto ilaçe nuk janë regjistruar nga shtëpitë farmaceutike multi-milionere e nuk kanë nevojë për teste e analiza laboratorike për të vërtetuar efikasitetin e tyre, sepse përdoren që nga kohë të lashta për të ushqyer trupin e për të parandaluar e trajtuar sëmundje. Këto ilaçe-ushqime kishin kaq shumë vlerë në kohët antike sa paguheshin me flori, ndërsa qytetërime të tëra kanë lulëzuar e janë rrënuar si rezultat i tregtisë së tyre.

Akoma më i mahnitshëm është fakti që shumë nga këto ilaçe rriten në oborrin tonë, gjendjen në frigorifer, shpesh të lëna pas dore e të nënvlerësuara. Shumica prej nesh i ha ditë për ditë, duke mos ditur që falë tyre nuk sëmuremi aq shpesh sa ata që nuk i përfshijnë në dietën e tyre ushqimore. Le të shohim disa shembuj…

1 – Hudhra

Garlic

Me rritjen në numër të baktereve që i rezistojnë tashmë shumicës së antibiotikëve dhe dështimin e mjekësisë të bazuar në ilaçe kimike për t'i luftuar këto baktere, erëzat dhe bimë të tjera kanë rifituar vendin që u takon si armë natyrale kundër një rreze të gjerë infeksionesh, ndonjëherë me efekte të mahnitshme mbi trupin e njeriut. Hudhra, në këtë rast, përmban disa qindra veti terapeutike, të vërtetuara nga një numër në rritje mjekësh e grupesh mjekësore kërkimore. Një shembull i fuqisë së hudhrës: vrasja e bakterit të tuberkulozit (MDR-TB), rezistues ndaj shumicës së ilaçeve klasike dhe i quajtur nga mediat "murtaja e bardhë".

Vetitë anti-infektive të hudhrës nuk fillojnë apo mbarojnë me bakterin e tuberkulozit.

Studime të shumta kanë treguar se konsumi i rregullt i hudhrës mund të ndihmojë në minimizimin e shanseve për tu prekur nga kanceri i stomakut apo i zorrës së trashë,

Efektet përfituese

Falë garcilinës, me fuqi antibiotike, dhe vitaminave A. B, C, hudhra aktivizo metabolizmin dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve të shkaktuara nga nitrosamina, susbtancë e pranishme në zorrët e njeriut. Kjo bimë ndihmon në dezintoksimin e organizmit, duke pastruar zorrët.

Pastruesi jeshil

efektet_kuruese_te_hudhres

Hudhra ka efektin e pastruesit për organizmin, ndihmon që gjaku të jetë më fluid dhe pastron arteriet, sipas një studimi të Universitetit të Berlinit. Përveç kësaj, ajo ka një veprim lidhës, në gjendje të largojë metalet e rënda si mërkuri apo kadiumi. Kjo bimë e lashtë largon lëngjet e tepërta duke përmirësuar funksionimin e venave dhe fluksit të gjakut.

Eliksir i rinisë

I çmuar kundër alergjive, hudhra është efikase si antiinflamatore, dhe ka veti kundër spazmave, dhe ngadalëson procesin e plakjes. Antiseptik dhe kundër reumatizmës, mbron organizmin nga ulçera dhe arterioskleroza, ndihmon në reduktimin e triglicerideve, largon lodhjen dhe normalizon rrahjet e zemrës.

Si ta konsumoni

Zgjidhni një produkt vendi me origjinë të njohur. Hudhrën mund ta shtoni në të skuqurat, mish, perime, për t'i dhënë shije të veçantë pjatës suaj. Në treg ekzistojnë edhe cilësi të ndryshme hudhrash. Lëkura e jashtme e hudhrës? Ajo përmban përbërës aktiv: mund ta gatuani siç është me gjithë lëkurë për të shmangur aromën. Në përgjithësi mos harroni që të mos e skuqni shumë dhe ta konsumoni siç është, t'ia shtoni lëngut të domates së freskët, apo ta shtroni mbi bukë me pak vajë ulliri për një ushqim të kohëve të vjetra.

Ju këshillojmë të mbani një sasi rezervë hudhre në shtëpi. Pavarësisht efekteve aromatike, është një aleat shumë i çmuar për trupin tonë!

2 – Mjalti

woman-eating-honey

Bletët prodhojnë një seri të gjerë substancash me veti terapeutike përveç mjaltit: propolis, helm blete, pelte mbretërore, dyllë blete, etj., por mjalti është më i njohuri dhe më i përdorur nga të gjithë – për një arsye të fortë: është shumë i shijshëm.

Por pak e dinë që ky ushqim i ëmbël është një nga agjentët shërues më të fortë në natyrë. Ja disa nga vetitë shëruese e dobitë e përdorimit të mjaltit të vërtetuara nga kërkimet shkencore:

-Helmim gastro-intestinal nga aspirina (mjalti vesh pjesën e brendshme delikate të stomakut, duke parandaluar dëmtimet nga aspirina)

-Infeksione bakteriale

-Të djegurat

-Infeksione të tipit "Candida" (pavarësisht përmbajtjes së sheqerit, mjalti ka veti të njohura anti-myk)

-Pllaka dentare (një studim ka treguar se mjalti i tipit Manuka është një alternativë mëse e vlefshme ndaj produkteve kimike për heqjen e pllakave dentare)

-Pezmatime të lëkurës

-Ulçera diabetike

-Ulçera të shkaktuara nga Herpes

Ka shumë përdorime të tjera të mjaltit përtej këtyre të përmendura këtu, si p.sh thjesht zëvendësimi i sheqerit industrial me një sasi të moderuar mjalti është një hap drejt një diete natyrale dhe të shëndetshme.

3 – Molla

10-woman-apple-sex.w750.h560.2x

Një mollë në ditë vërtet e mban doktorin larg. Një nga përfitimet e shumta të konsumimit të mollëve është ulja e rrezikut së kancerit në zorrën e trashë. Sa më shumë mollë të hash, aq më pak mundësi ke për të zhvilluar këtë sëmundje. Janë plot 50 veti e përfitime shëndetësore të këtij fruti, midis të cilave janë:

-Lufton plakjen e trupit

-Alergjitë

-Rënie të flokëve

-Diarrea

-Rezistencë të trupit ndaj insulinës

-Kancer i mëlçisë

-Sëmundje të shkaktuara nga rrezatimet

-Infeksion nga bakteri Staphylococcol

4 – Dielli

Smiling blonde with hat covering eyes with copyspace

Kjo do t'ju habisë pa masë, por drita e diellit ndikon në metabolizmin e trupit tonë sepse ka dhe përcjell informacione dhe energji. Dielli është një burim energjie për trupin, drita e tij "konsumohet" me anë të lëkurës dhe melaninës e duke qenë i tille e kemi vënë në këtë listë.

Jo vetëm që ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës së diellit është i lidhur ngushtë me prodhimin e vitaminës D, një substancë e ngjashme me hormonet e që rregullon mbi 2000 gene në trupin tonë – në këtë mënyrë dielli lehtëson simptomat shëndetësore që lidhen me mungesën e kësaj vitamine – por sjell edhe një rreze shumë të gjërë përfitimesh të tjera. Një nga studimet më interesante të bëra mbi ekspozimin ndaj diellit, bazuar mbi të dhëna të mbledhura në më shumë se 100 vënde të botës dhe i publikuar në revistën Anticancer Research, tregon se ka një lidhje të anasjelltë midis rrezeve të diellit dhe 15 llojesh kanceri e disa tregues të dobët por ekzistues mbi rolin mbrojtës të dritës ndaj 9 llojeve të tjera.

Ja disa përfitime të mëtejshme të ekspozimit ndaj diellit:

-Sëmundja Alzheimer

-Depresioni

-Mungesë e dopaminës

-Dermatit

-Grip sezonal e jo sezonal

-Skleroza e Shumëfishtë

-Psoriasis

5 – Shafran i Indisë (Kurkuma)

turmeric

Është ndoshta bima më e rëndësishme në planet. E quajtur "Kanchani" që do të thotë "Perëndesha e Artë" në mjekësinë antike indiane, vetitë e saj kuruese janë çmuar nga të gjithë dhe janë nderuar për shekuj me rradhë.

Janë dokumentuar mbi 500 aplikime për trajtime dhe parandalime të sëmundjeve të ndryshme nga Shafrani i Indisë. Gjithashtu është vënë re se ndikon në më shumë se 150 procese biologjike dhe gjenetike në trup, duke treguar një kompleksitet dhe një delikatesë që asnjë ilaç tjetër në botë nuk ka treguar.

Meqenëse janë vërtetë shumë përfitimet dhe vetitë e kësaj bime, ne po bëjmë një listë "Top 15" sipas GreenMedInfo.com, ku një algoritëm ka përzgjedhur ato me një numër më të lartë kërkimesh shkencore (me numër provash mjekësore të lartë) dhe me vlerë më të lartë për njeriun (cilësia e kërkimit).

Ja 15 përfitimet që kemi nga konsumi i kurkumës

1- Është një antiseptik natyral, ka fuqi antibakteriale dhe shërben si një dezifektues në rast çarjeje apo djegieje.

2- Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.

3- Nga studimet tek minjtë ka rezultuar se kurkuma frenon kancerin e gjirit nga përhapja në mushkri.

4- Parandalon dhe vret melanomën (kancerin e lëkurës).

5- Redukton riskun e leucemisë.

6- Është një detoksifikues natyral për mëlçinë.

7- Parandalon dhe pengon zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer-it.

8- Mund të parandalojë përhapjen e metastazave.

9- Është një anti-inflamator natyror që punon njësoj si medikamentet kundër inflamacionit, por pa efekte anësore.

10- Kurkuma ka treguar se ka aftësi të ngadalësojë zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë.

11- Është një përbërës natyror kundër dhimbjeve

12- Mund të ndihmojë për rënien nga pesha

13- Në mjekësinë kineze, kurkuma përdoret prej shekujsh për të trajtuar depresionin.

14- Meqenëse ka veti anti-inflamatore, kurkuma është një trajtuese natyrale për të gjitha format e artritit.

15- Ndihmon në trajtimin e psoriazës dhe problemeve të tjera të lëkurës.

Klikimet, zhgënjimi apo mashtrimi

Posted: 01 Sep 2016 08:55 AM PDT

Nga Erion Muça

Biznesi, tregtia apo informacioni në nivel të përgjithshëm vitet e fundit në Shqipëri po kalon online. Nisur nga kjo tendencë janë krijuar dhe po krijohen rrufeshëm portale informacioni, biznese dhe kompani online, të cilat nga numri i pafundëm nuk po arrihet të dallohen kompanitë serioze, me burime të sigurta informacioni, ku shitjen online e kanë një kanal të rëndësishëm shitjeje nga ato kompani të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë nga një individ anonim i paregjistruar askund duke operuar me zero kosto dhe duke shmangur kësisoj edhe taksimin.

Ky fenomen është shtuar së fundmi në Shqipëri por po në këtë masë janë shtuar fantazitë, kreativiteti negativ dhe truket e aplikuara nga administratorët e këtyre faqeve online për të shtuar ndjekës apo për të rritur nr e klikimeve, duke u shpërblyer financiarisht në 3 drejtime: nga Google për numër të madh klikimesh, nga kompanitë të interesuara për të paguar reklamë online nisur nga numri i madh i klikimeve, si dhe nga shtimi i klientëve online, trajtuar si blerës potenciale të asaj çfarë serviret apo reklamohet.

Bashkë me këto forma dhe mënyrë për të qenë të suksesshëm online, po rritet edhe nr i mashtrimeve online që po kap shifra të larta, si: vjedhjet nga hackerat të llogarive bankare apo nëpërmjet klonimit të kartave por edhe nga format që lidhen me fitimin e x apo y lekëve, nga llotari të ndryshme, ku personave që cilësohen nëpërmjet mashtrimit si fitues, i kërkohet të derdhin shuma parash në llogari të panjohura bankare.

Mashtrimet online i bëjnë kështu Shqiptarët, pjesëtarë të zbuluar dhe të pambrojtur të një sistemi network-u global, ku sidomos në Shqipëri, gjen terren dhe zhvillohet duke shfrytëzuar më së shumti injorancën e përdoruesve të internetit. Besimi i verbër tek publikimet e internetit në tërësi është një tjetër arsye që shumë njerëz të bien viktima të tij. Vitrina e një informacioni global sigurisht lipset të ketë nevojë për filtra dhe vëmendje maksimale nga ana e përdoruesve pasi në të kundërt, pasojat financiare por edhe morale mund të jenë të pallogaritshme. Interneti dita-ditës po humbet pikë për tu trajtuar dhe përdorur si një burim i sigurtë të dhënash dhe informacioni, pasi teknologjia e tij po zhvillohet aq shpejt sa nuk po i vijnë paralel njohuritë por edhe kultura e përdoruesve, për tu njohur dhe përgatitur me risitë, sigurinë dhe saktësinë e informacionit që kërkohet dhe publikohet.

Përdoruesit gjenden vazhdimisht në praparojë të këtij zhvillimi dhe rrjedhimisht të dëmtuar prej tij. Sigurisht nëse ka sot një mënyrë të shpejtë por dhe "dembele" për tu informuar apo për të përvetësuar një produkt apo shërbim, kjo është mënyra online. Me anë të saj kursehet mjaftueshëm kohë por kjo tendencë po kthehet në izoluese të njerëzve duke i mbyllur ata brenda rutinës së jetës apo punëve të përditshme duke i ofruar një komoditet që favorizon ndër të tjera edhe mbipeshën. Kjo formë po shbën gjithashtu edhe format tradicionale të të bërit Pazar apo Shopping duke lëvizur në tregje, dyqane dhe qendra tregëtare, ndoshta edhe me shumë së vendet perëndimore, të cilat kanë një kulturë dhe qasje më të hershme dhe më të madhe me tregun dhe informacionin online. Nëpërmjet këtij sfumimi deri në shbërje të sistemit tradicional si dhe skepticizmit, të një pjese të njerëzve për të mos e marrë informacionin shabllon apo për mos i pranuar gjërat pa i parë apo provuar, po vjen dhe shtohet edhe zhgënjimi i konsumatorëve online nga informacioni, nga malli apo shërbimi që marrin i cili nuk përputhet me realitetin, me cilësinë, pamjen apo formën e asaj që kanë lexuar, parë dhe porositur online. Ky zhgënjim reflekton pak tek ata njerëz që mania e konsumimit të informacionit dhe të blerit online i është kthyer në ves. Ky zhgënjim bëhet edhe më i madh dhe më jetik sidomos kur vërejmë shfrytëzimin pa limit të çdo gjëje nga ana e administratorëve të faqeve online, në këmbim të marrjes së një klikimi apo pëlqimi nga ndjekësit dhe përdoruesit.

Online kanë filluar të publikohen informacione dhe lajme të rreme, nga burime të hamendësuara apo dhe lajme të kopjuara, të transformuara dhe nxjerra jashtë kontekstit real të ngjarjeve. Online publikohen foto me pullë të kuqe dhe pamje pornografike, të drejtuara drejt një audience pa kufizim moshe, lejimi apo ndalimi.

Online po na prezantohet dhe paraqitet një degradim total dhe një "përdhunim" i hapur i etikës, vlerave dhe normave, që në si shoqëri i kemi dhe i ruajmë ende si të shenjta.

 Online po promovohet "i zbukuruar dhe i ngjyrosur" mediokriteti dhe fasada duke u mbajtur në kuinta si i "burgosur", niveli, standardi apo profesionalizmi. Online po keqpërdoren tragjedi dhe fatkeqësi si truke, për më shumë ndjekje dhe pëlqime duke përdhosur dhe përçudnuar bashkë autorë në prezumim dhe viktima ende të pakonfirmuara . Sigurisht shumë administratorë faqesh e justifikojnë këtë funksionim si aftësi individuale të gjithë secilit për të qenë i suksesshëm me faqen e tij në një treg konkurent.

Ky justifikim jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo në botë nuk merret për bazë nëse nuk analizohet përputhshmëria e plotë e aktivitetit me etikën, ligjin apo ndikimin në shoqëri. Nëse kemi parasysh këto pika e kemi më të lehtë të kuptojnë që ky treg apo edhe informacioni online në Shqipëri, është një tendencë e kohës dhe nuk ka sesi të mos jetë e mirëpritur pavarësisht se ka hyrë dhe po funksionon si mutacion.

Tentativa dhe përpjekje janë duke u bërë nga faqe vërtetë serioze dhe me reputacion online, për respektimin dhe plotësimin e disa standarteve për ta njohur, kuptuar, dhe përdorur në përputhje me rëndësinë që duhet të këtë përdorimi i internetit. Tregu dhe informacioni online pavarësisht të gjithë përpjekjeve, po vijon të mbetet ende larg etiketimit si i suksesshëm dhe zgjedhja e duhur për informacion të saktë dhe blerje të zgjuara.

DETAJET/ Vetëvrasja në Rinas, fjalët e fundit të 23-vjeçarit para veprimit ekstrem

Posted: 01 Sep 2016 08:48 AM PDT

Ne foto emigranti para se te hidhej. Foto: Opinion.al

Ne foto emigranti para se te hidhej. Foto: Opinion.al

Një emigrant shqiptar është vetëvrarë ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur

Policia thotë se viktima është Juglend  Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues TiranWe.

"Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në Spitalin Ushtarak".

I riu mësohet se kishte mbërritur në aeroport në orën 15:30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas, por ai nuk ka komunikuar me asnjë, por menjëherë është hedhur.

Blutë kanë bërë transportimin e menjëhershëm të të riut për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë 23-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka  ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.

Veprimi i paprecedent ka ngjallur panik edhe mes udhëtarëve të tjerë në terminal.

Nga ana e policisë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Aktorja italiane në qendrën e vëmendjes në Festivalin e Filmit në Venecia

Posted: 01 Sep 2016 08:39 AM PDT

venecia-1 venecia-2 venecia-3 cip-780x439Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Venecia u ndriçua nga yjet e Hollywood.

Por qendra e vëmendjes ishte padyshim aktorja italiane Francesca Cipriani, e cila kthehu kokat e të gjithëve mbrëmjen e së mërkurës.

Bukuroshja 32 vjeçare, e cila parakaloi për premierën e La La Land kishte veshur një fustan që i nxirrte në pah gjoksin e saj.

Këngëtarja shqiptare në krah të yllit botëror

Posted: 01 Sep 2016 08:34 AM PDT

anxhelina-hadergjonaj-1-e1472731090457-780x439 Capture okkAnxhelina Hadërgjonaj prej pak kohësh po qëndron në Amerikë dhe jetën po e shijon në maksimum.

Këngëtarja shqiptare duket se ka krijuar lidhje me persona të famshëm që po e ndihmojnë të arrijë ëndrrën amerikane.

I fundit është takimi me reperin amerikan, Usher teksa shihet në humor të mirë në një prej ambienteve të përbashkëta.

Surprizat nuk kanë munguar mes ndjekësve që nuk kanë besuar se shqiptarja ka arritur të konsolidojë miqësi me këngëtarin e njohur.

Emily Ratajkowski zgjedh plazhet e Mesdheut për pushime

Posted: 01 Sep 2016 08:28 AM PDT

378D6ADF00000578-0-image-a-29_1472060353869Shtatori e ka gjetur nën rrezet mesdhetare të diellit dhe plot krenari për linjat e saj. Emily Ratajkowski nuk zhgënjen asnjëherë, sidomos fansat e vet nëpër rrjetet sociale.

Modelja publikoi të tjera shkrepje nga pushimet në ishullin e Santorinit në Greqi, ku tregon anën më të fortë të linjave të veta prej supermodeleje.

25-vjeçarja postoi një foto teksa po sodiste pamjet magjepsëse të ujërave të Egjeut, pamje që pak fansave të saj u ka hyrë në sy, pasi vëmendjen, të paktën nëpër komentet e bëra në profilin në Instagram të modeles janë komplimente për linjat e saj.3774AC8B00000578-3756943-Beach_babe_Emily_often_takes_to_her_Instagram_to_showcase_her_mo-a-47_147206232783737CB97B600000578-3768655-image-a-20_147273603069537C8C7CC00000578-0-image-a-13_147272199068937A8351700000578-0-image-m-2_147239363795837A8351B00000578-3762319-image-m-11_1472394294232

Nuk qëndroi si duhet në karrige, ekzekutohet ministri

Posted: 01 Sep 2016 08:17 AM PDT

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka shtuar një tjetër precedent  në listën e tij të çmendurive.

Diktatori koreano-verior dha urdhër për ekzekutim e ministrit të Arsimit Kim Yong-Jin, 63 vjeç.

Arsyeja të lë lë pa mend. Ministri u dënua me vdekje "për sjellje të keqe" pasi nuk qëndroi si duhet, duke shkaktuar zemërimin e diktatorit.

"Kim Yong-Jin ishte denoncuar për sjellje të keqe gjatë uljes së tij, kur ai ishte ulur në tribunë", thanë raportime nga Koreja e Jugut, duke iu referuar parlamentit të Koresë së Veriut.

Kim Yong-Jin ishte në një mbledhje qeverie kur zemëroi diktatorin për shkak se u ul në karrige "me një qëndrim të keq".

Xhensila Pere, një lidhje e re dashurie

Posted: 01 Sep 2016 08:10 AM PDT

51439b496255ac3e79ab0c2a1d91d60d c9e4429de50f155eb66c463e493515e5Miss Albania 2014 dhe ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, duket se ka nisur një dashuri të re. Pas ndarjes me Fatjonin, lidhja me të cilin vijoi edhe për disa muaj pas daljes nga shtëpia e BB, Xhesi rrëfeu se jetoi një dashuri tjetër me një biznesmen. Por edhe lidhja me të nuk funksionoi dhe shumë shpejt ajo deklaroi se ishte single. Takimet me Fatjonin vazhduan edhe për disa kohë dhe vetë modelja pranoi publikisht se ata të dy vazhdonin të ishin miq të mirë.

Por, së fundmi në profilin e saj në SnapChat, Xhensila ka postuar një foto të re, që sinjalizon një dashuri. Dy duar me dy trëndafila, një i bardhë dhe një i kuq, shoqëruar edhe me zemra, janë sinjali i një dashurie të re?

 

 

“Loro Boriçi”: Historia e stadiumit që lindi me emrin e Vojo Kushit dhe “konkurrenca” mes Muho Asllanit e Edi Ramës

Posted: 01 Sep 2016 07:51 AM PDT

Edi Rama ka pasur natyrisht arsye të bëjë propagandë politike në inagurimin e stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodrës, për të cilin ka ndërhyrë me forcë për ta rindërtuar, edhe pse ka pasur kundër banorët që banojnë përreth stadiumit dhe bashkinë Shkodër.

Për shkodranët, stadiumi është më shumë se një objekt i rëndësishëm; "Loro Boriçi" përbën ndoshta një nga të paktat gjëra që i bashkon banorët e Shkodrës, por dhe përbën një dëshmitar "par exellance" i historisë së qytetit kryesor të veriut.

stadiumi vojo kushi

Që kur u ndërtua në vitin 1952, ky stadium ishte "oazi" ku pasioni për Vllazninë krijoi në Shqipëri atë që quhet "tifozeri ultra" por që nuk shan "me libër shpie".

Janë të paharrueshme pantonimat e Gëzim Krujës në vitet e diktaturës duke profilizuar tifozin pasionant që thërriste: "Gol për ner të familjes, gol!".

Stadiumi u bë kur Loro Boriçi i ndjerë ishte gjallë dhe figura numër 1 dhe e pakundërshtueshme e futbollit shqiptar.

Edhe pse aksionin guerril, ku i hipi tankut përsipër me një bombë dore, Vojo Kushi e bëri në Tiranë, regjimi komunist i vuri emrin e tij stadiumit të Shkodrës, të vetëdijshëm se duke qenë një objekt adhurimi, emri që mban do të përmendet shumë më shumë se në një ndërtesë tjetër.

Vojo Kushi kishte pak lidhje me Shkodrën. Familja e tij kishte ardhur nga Struga dhe ishte vendosur fillimisht në këtë qytet pasi ndodhej një komunitet i madh struganësh që kryesisht kishin biznesin e furrave të prodhimeve prej brumi.

Kështu, me emrin e të fortit nga Struga, më 1 maj 1953 kur po zhvillohej ndeshja ndërmjet skuadrës "Puna" (ashtu quhej Vllaznia për disa vjet) dhe Dinamosm u inagurua stadiumi i Shkodrës, që për kohën ishte ndër më të mirët pas "Qemal Stafës".

"Vojo Kushi" u kthye në një institucion për qytetin. Për 15 vitet e para, stadiumin e mbushnin dhe gratë që brohoritnin si burrat për golin që shënonte Vllaznia.

Bashkë me kolektivat e ndërmarrjes, tifozeria mbushte shkallët e çdo fundjave.

Në fillim të viteve '80 filluan të përhapen në gjuhën masive "të sharat".

Në vitin 1979 Vllaznia arrin të fitojë në "Vojo Kushi" me Austrinë e Vjenës.

Stadiumi qytetit u tejmbush dhe njerëzit nuk kishin ku rrinin.

Muho Asllani që u emërua pak vite më pas si Sekretar i Parë i PPSH-së, vendosi që me punë akordi të mbarojë stadiumin e qytetit ku u arrit të ndërtohet vetëm 2/3-ta e tij që u la për ta përfunduar qeveria e radhës.

Muho Asllani nisi të bënte llogari, por nuk kishte kohë që ta mbyllte deri në fund veprën që u vendos si objektiv në Kongresin e 9 të PPSH-së.

Por pasi Muho Asllani u largua nga pushteti, asnjë prej qeverive nuk e vazhduan projektin e "Vojo Kushit".

Askush nuk kaloi dot as mbi performancën e Muhos…veç Edi Ramës. /tesheshi.com/

Related Posts :