Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Publikohet fotoja, shikoni si e kanë rrahur biznesmenin libanez” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Publikohet fotoja, shikoni si e kanë rrahur biznesmenin libanez” plus 9 more


Publikohet fotoja, shikoni si e kanë rrahur biznesmenin libanez

Posted: 10 Sep 2016 09:47 AM PDT

Janë publikuar fotot nga vendi i ngjarjes, ku biznesmeni libanez Faad Mitri u rrah ditën e sotme. Në to shihet biznesmeni i ndërtimit i shtrirë përtokë dhe që merr ndihmën e parë nga mjekët.

Siç raporton Java News që ka publikuar edhe fotot, biznesmenit i është dhënë një ultimatum: "Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet". Bëhet fjalë për ndërtimet që ai po kryen te Gjiri i Lalzit në Durrës.

Orizi plastik, rreziku më i fundit që na vjen nga Kina

Posted: 10 Sep 2016 09:09 AM PDT

Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik. Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë.
Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen.
Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerezve jo vetëm në Kinë dhe në mbarë botën. Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik.
Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate. Ai përzjehet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa mban era plastikë të djegur.
Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike.
Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla. Në vitin 2013, Parliamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi.
Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së këtij orizi në territorin Evropian. Më 20 Shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë Kineze ishin të përfshira në Direktivën 2013/287/EU që theksonte se "produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht, dhe me një çertifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoritetet kompetente Kineze ku tregohet se orizi është prodhuar, përpunuar, paketuar dhe transportuar në përputhje me praktikat e higjenës së lartë".
Ndonëse në dukje këto praktika janë të zbatueshme, Britania e Madhe dëshiron të rihapë një diskutim për të vlerësuar më mirë rreziqet që i kanosen BE-së si pasojë e "përfshirjes së një vendi të tretë" në tregtimin e një produkti të tillë.
Ndërkohë, Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vëndet anëtare në Azi për të hedhur dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës më shumë informacion. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregojnë që shkëmbimet tregëtare me Kinën vitet e fundit pësuan një rritje të ndjeshme, duke e pozicionuar këtë vend si partnerin e dytë tregëtar të vendit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet drejt vendit Aziatik arritën 909 milionë lek ndërsa importet arritën në vlerën e 12,152 milionë lekëve.
Ndonëse tregëtia me këtë vend është orientuar më shumë drejt importeve të pajisjeve, pjesëve të këmbimit, tekstileve etj, rreziqet për prezencën e orizit plastik në vendin tonë janë të larta në një kohë kur mbrojtja ligjore ndaj fenomeneve të tilla lë shumë për të dëshiruar. /AgroWeb.org

“Ja kush kërkoi ta vriste biznesmenin e huaj që po investon miliona euro në Gjirin e Lalzit”

Posted: 10 Sep 2016 09:06 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën që ka pësuar sot biznesmeni i huaj Faad Mitrin. Ky i fundit është përfaqësuesi i një kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin më të madh të investimit prej 1.5 miliardë euro në turizëm në Gjirin e Lalzit. Sipas policisë konflikti erdhi pas një aksidenti mes dy mjetesh dhe se autorët ishin larguar, por për ish-kryeministrin, ngjarja e sotme nuk ishte një sherr i zakonshëm, por një tentativë për vrasje.

Reagimi i Berishës

Aksidenti ndaj Mitrit, perpjekje per te vrare ate dhe larguar kompanine e madhe qe ai perfaqeson nga Shqiperia!

Te dashur miq, sot u be nje perpjekje per te eleminuar fiziksht Faad Mitrin, perfaqesuesin e nje kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin me te madh te investimit prej 1.5 miliarde euro ne turizem ne Gjirin e Lalzit ne Shqiperi. Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafjes qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t’i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne historine e vendit tone.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te mafies qeveritare dhe uruar sherim te shpejte e te plote te plagosurve ne kete aksident te kurdisur per vrasje personi, i bej thirrje prokurorise se shtetit me urgjence te vendose para ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! sb

FOTO/ Si e shënon bota 11 shtatorin?

Posted: 10 Sep 2016 08:51 AM PDT

Në 15 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ish-lokacioni i "World Trade Center" në Nju Jork është transformuar në një vend përkujtimor. Por, ekzistojnë edhe disa memorialë të tjerë, më pak të njohur, që përkujtojnë rreth 3,000 njerëzit që humbën jetën si pasojë e sulmeve. Mbretëria e Bashkuar, Izraeli dhe Italia; të gjitha kanë vendosur memorialët e tyre, ndërsa Rusia i ka dhuruar SHBA-ve një punim artistik përkujtimor.
Një skulpturë e flamurit amerikan qëndron në memorialin për 11 shtatorin në Motza, Izrael, në perëndim të Jerusalemit. Emrat e viktimave, përfshirë edhe pesë qytetarë izraelitë, janë të shkruar në pllakën përkujtimore të memorialit.

1

Një skulpturë e flamurit amerikan qëndron në memorialin për 11 shtatorin në Motza, Izrael, në perëndim të Jerusalemit. Emrat e viktimave, përfshirë edhe pesë qytetarë izraelitë, janë të shkruar në pllakën përkujtimore të memorialit.

Artistja amerikane, Miya Ando, pozon në Londër pranë punimit të saj të quajtur “Pas 11 shtatorit”, i punuar nga çeliku i gjetur në “World Trade Center”. Skulptura ishte lëvizur nga lokacioni i përkohshëm në Battersea, në Parkun Olimpik të Londrës, pi pasojë e vonesave në dizajnimin e “shtëpisë së përhershme” të punimit. Kjo ishte një dhuratë nga Autoriteti i Portit të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit për Mbretërinë e Bashkuar.

2

Artistja amerikane, Miya Ando, pozon në Londër pranë punimit të saj të quajtur "Pas 11 shtatorit", i punuar nga çeliku i gjetur në "World Trade Center". Skulptura ishte lëvizur nga lokacioni i përkohshëm në Battersea, në Parkun Olimpik të Londrës, pi pasojë e vonesave në dizajnimin e "shtëpisë së përhershme" të punimit. Kjo ishte një dhuratë nga Autoriteti i Portit të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit për Mbretërinë e Bashkuar.

Një skulpturë nga artisti ruso-gjeorgjian, Zurab Tsereteli, i titulluar “Kushtuar luftës kundër terrorizmit botëror”, qëndron në Bayonne, Nju Xhërsi, në afërsi të Manhattan. Punimi me gjatësi prej 30 metrash i është dhuruar Shteteve të Bashkuara si dhuratë zyrtare nga qeveria ruse në shtator të vitit 2006.

3

Një skulpturë nga artisti ruso-gjeorgjian, Zurab Tsereteli, i titulluar "Kushtuar luftës kundër terrorizmit botëror", qëndron në Bayonne, Nju Xhërsi, në afërsi të Manhattan. Punimi me gjatësi prej 30 metrash i është dhuruar Shteteve të Bashkuara si dhuratë zyrtare nga qeveria ruse në shtator të vitit 2006.

Fëmijët lëshojnë pëllumba të bardhë përpara monumentit kushtuar viktimave të terrorizmit në Kiev të Ukrainës, më 11 shtator 2014. Monumenti, i cili u përurua në vitin 2005, ka të gdhendur mbishkrimin “Ti nuk duhet të vrasësh”, në 120 gjuhë të botës.

4

Fëmijët lëshojnë pëllumba të bardhë përpara monumentit kushtuar viktimave të terrorizmit në Kiev të Ukrainës, më 11 shtator 2014. Monumenti, i cili u përurua në vitin 2005, ka të gdhendur mbishkrimin "Ti nuk duhet të vrasësh", në 120 gjuhë të botës.

Një skulpturë e Kullave Binjake në Kopenhagë, Danimarkë…

5

Një skulpturë e Kullave Binjake në Kopenhagë, Danimarkë…

…dhe një memorial i ngjashëm ndodhet në Irlandë. Ky punim i kushtohet zjarrfikësit Sean Tallon, familja e të cilit kishte emigruar nga Irlanda, si dhe punëtorëve të tjerë të emergjencave dhe shërbyesve publik që ndërruan jetë gjatë sulmeve.

6

…dhe një memorial i ngjashëm ndodhet në Irlandë. Ky punim i kushtohet zjarrfikësit Sean Tallon, familja e të cilit kishte emigruar nga Irlanda, si dhe punëtorëve të tjerë të emergjencave dhe shërbyesve publik që ndërruan jetë gjatë sulmeve.

Një memorial kushtuar viktimave të sulmeve në Kielce të Polonisë, quhet “Homo Homini”, që në latinisht do të thotë “Njeriu për Njeriun”. Emrat e sulmeve të tjera terroriste të 15 viteve të fundit janë të gdhendur në monumentin që përfaqëson Kullat Binjake.

7

Një memorial kushtuar viktimave të sulmeve në Kielce të Polonisë, quhet "Homo Homini", që në latinisht do të thotë "Njeriu për Njeriun". Emrat e sulmeve të tjera terroriste të 15 viteve të fundit janë të gdhendur në monumentin që përfaqëson Kullat Binjake.

Ky memorial, i emëruar “Memoria e Luce” (Kujtim dhe Dritë), ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetin Italian të Padovës. Forma sugjeron një libër të hapur. Struktura është dizajnuar nga arkitekti Daniel Libeskind, një nga planifikuesit e lokacionit të ridizajnuar të “Word Trade Center” në Nju Jork.  

8

Ky memorial, i emëruar "Memoria e Luce" (Kujtim dhe Dritë), ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetin Italian të Padovës. Forma sugjeron një libër të hapur. Struktura është dizajnuar nga arkitekti Daniel Libeskind, një nga planifikuesit e lokacionit të ridizajnuar të "Word Trade Center" në Nju Jork.

Një hero i 11 shtatorit

Posted: 10 Sep 2016 08:50 AM PDT

Këtë të diel mbushen 15 vjet nga sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington kur humbën jetën rreth 3 mijë persona. Ndër të vrarët ishin anëtarë të ekipeve të reagimit të shpejtë në Nju Jork, të cilët vepruan me shpejtësi për të shpëtuar viktimat e sulmeve ndaj Kullave Binjake, por që humbën edhe vetë jetën gjatë shembjes së godinave. Kështu ndodhi edhe me punonjësin e policisë me origjinë ukrainase, John Skala, i cili shkoi tek Qendra Botërore e Tregtisë për të mos u kthyer më.

Kur avioni i parë Boeing me pasagjerë u përplas në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, ukraino-amerikania Irene Lesiw e dëgjoi lajmin në radion e makinës, ndërsa po shkonte në punë. Ajo nuk e dinte ende se terroristët do të përplasnin një avion të dytë në kullën jugore, apo se vëllai i saj, oficeri i policisë John Skala, ishte dërguar për të ndihmuar njerëzit.

Irene tregon fotografi të të vëllait dhe kujton se sa i lumtur ishte ai kur u bë punonjës policie.

"Ishte dita e më bukur e jetës së tij, por nuk e dinim se do të jetonte edhe vetëm tetë vite të tjera… Ishte aq i gëzuar atë ditë dhe e gjithë familja shkoi në ceremoninë e diplomimit."

Vëllai i tij, Mike, dhe e gjithë familja, u befasuan kur morën vesh se John donte të bëhej polic.

"Ai donte të bëhej zjarrfikës, shofer kamioni, inxhinier. Donte gjithnjë të bëhej diçka. Por, kur u bë polic, ishte një shok për të gjithë familjen, edhe për mua…"

Pas kishin ndodhur sulmet, Mike iu përgjigj telefonatës së policisë, kur u njoftua se Johnny ishte ndër ekipet e para të reagimit të shpejtë që u dërguan tek Kulla Binjake, dhe se tashmë nuk gjendej më.

Javët në vazhdim u shndërruan në një sprovë të rëndë për familjen Skala. Ata vazhdonin të shpresonin se Johnny do të kthehej në shtëpi.

"Fatkeqësisht, nuk pati eshtra të tij. Asgjë. As ora apo unaza e tij."

John ishte kunguar për herë të parë në këtë kishë në Passaic, të Nju Xhersit. Në po këtë kishë u mblodhën familja, kolegët dhe miqtë e tij 40 ditë pas tragjedisë.

Mike tregon se bashku me të shoqen koleksionin e sendeve që kanë mbledhur gjatë viteve në kujtim të John-it. Në katin përdhes të shtëpisë së tij, ai shikon kaseta të vjetra të vëllait të tij…..ose thjesht qëndron në heshtje, siç qëndronte pranë kullave të shkatërruara.

"Shkoja atje natën. Kur nuk kishte asnjeri rrotull. Pa media, pa gazetarë. Thjesht shkoja dhe kaloja tërë kohën time atje. Flisja me vete ose i flisja tim vëllai."

Mike thotë se dhimbja nuk i është pakësuar gjatë këtyre 15 viteve dhe se nuk i janë shuar kujtimet. Ai thotë se është mirë t'i ruash ato si të shtrenjta, por duhet parë drejt të ardhmes. Të kujtojmë dhe të jetojmë., thotë ai./VOA

Ermal Mamaqi dhe Ami festojnë 6-vjetorin e martesës (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 08:31 AM PDT

Aktori Ermal Mamaqi dhe prezantuesja Amarda Toska festojnë sot 6 vjetorin e martesës së tyre.

screenshot_5

Në një video të postuar në Instagram, Ami tregon se është në Lezhë se bashku me Ermalin duke festuar 6 vjetorin e tyre të dashurisë.

Pranë prindërve në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mungonte djali i tyre Joeli, i cili është fryt i dashurisë së tyre.

6 aniversary…❤💏

A video posted by Ami Event (@amardatoska) on

Emily Ratajkowski tregon se si nxirret gjoksi (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 08:02 AM PDT

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka treguar shpesh se nuk e ka problem të zhvishet për të realizuar një set fotografik, por duket se nuk e ka problem edhe në jetën e përditshme.

Ajo është paraqitur me një fustan që i zbulonte shumë gjoksin dhe i prerë deri tek vithet, në një nga mbrëmjet e javës së modës në New York.

3825818300000578-3782743-image-a-158_1473481189626

3825249c00000578-3782743-image-m-143_1473480872802

38251bb600000578-3782743-image-m-136_1473478992509

38252b3e00000578-3782743-image-a-147_1473480928776

3825823b00000578-3782743-image-m-154_1473481134757

3825814700000578-3782743-image-m-157_1473481178832

Konflikti fizik, ja pse u rrah biznesmeni libanez që po ndërton resort në Gjirin e Lalzit

Posted: 10 Sep 2016 07:44 AM PDT

Biznesmen libanez Fadi Mitri, i cili do të ndërtojë një resort turistik në Gjirin e Lalzit është dhunuar sot nga dy persona ende të paidentifikuar në një konflikt që ka lindur pas përplasjes së dy mjeteve në rrugën drejt Rinasit.

Biznesmeni mësohet se ka qenë pasagjer, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi mjetit, i identifikuar me inicialet E.M.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dhunimit të biznesmenit libanez.

Ky i fundit u dërgua në spital ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore ku u vizitua nga disa ministra, si Ilir Beqja,  Milva Ekonomi, ish-ministri Ilirjan Celibashi, etj.

Sipas policisë, dhunimi i tij erdhi pas përplasjes së mjeteve tip "Volkswagen" dhe "Mitsubishi".

Faik Konica, aristokrat edhe kur shau…

Posted: 10 Sep 2016 07:31 AM PDT

Rubrika: Si shkruanin paraardhësit


Nga Arshi Pipa

Botuar më 1944

Faik Konica! Kush nuk e njeh? Emni i tij asht njeni prej ma të dashunvet. Po mbushet afër nji gjysë shekulli qysh kur ky emën tingëlloi për herë të parë në veshët e Shqiptarëvet. Vinte që larg, nga nji vënd i huej dhe delte për me mprojtë të drejtat e Atdheut. “Albania” quhej ky za, dhe ishte, në shkretin e kulturës shqiptare, nji “vox clamans in deserto”. Ç'atëherë nami i Konicës u vendos në fronin ma të naltin e mendjes shqiptare. Dhe si hypi nji herë nuk luejti ma.

Gjatë gati nji gjysë shekulli fjala e tij erdhi ndër veshët tonë, ndër mendjet tona, me intervale herë ma të shkurta here ma të gjata. Jo e shumtë, jo e shpeshtë, ma fort e rrallë… rrallë e për mall. Dhe gjithherë e ndrrueshme, gjithherë e freskët. Dhe kur vinte, mbassi kishte shkapërcye kontinente e oqeane, kishte tinguj të nji mendësije së ndryshme, prendimore, ma të qartë, e qi ma se nji herë i u-dukshin të çuditshme botës së vjetër shqiptare. E sigurisht Konica qe mendja ma e ndrituna e gjithë historis sonë letrare. Noli punoi shumë ma tepër e ma me fryt. Por Konica qe për cilsin. Të tjerë dhanë punën: ai dha tonin. Aristokrat i lindun. Sugjeroi, drejtoi, zakonisht i ndjekun me nderim. Por ndodhi shpesh qi nuk e kuptuen. Atëherë u ¬idhnue, talli ashpër, shau.

Aristokrat edhe kur shau, ashtu si vetëm ai dinte të shante! Po pse mos me i thanë qysh tash të metat e tija njerzore? Ai nuk qe shembull mase e drejtsije. Pasjoni e verboi shum herë. Kishte nji faj sidomos (faj tamam aristokrati!): nuk mund të shifte tjetër kënd sipër vehtes, bile as pranë vehtes. Por në të vërtetën cili mund t’i afrohej? Çka tjerët kishin veç e veç a mangut, aj pat të gjitha së bashkut e në mënyrë të plotë. Kurrgjë s’i mungoi, nga kultura e madhe shkencore te ndjesija e imtë artistike, nga magjija e rrallë e bisedimit te shëndeti e hijeshija fizike. I vetëdijshëm për epërsin e vet nuk duronte qi ndokush të mos ia njifte. Të kishte pasë rrufena, si Zeusi, do të kishte shigjetue ata qi nuk e adhurojshin. Por fjalën: nuk e kurseu me e përdorë, kur u inatos, si armë, ma keq se armë.

Mos të ngutemi me thanë se bani keq. Të kujtojmë pak se me ç’njerëz e me ç’koka pati punë. Ndërmjet “anadollakëvet” e “sharllatanëvet” ai ishte nji fenomen anakronik. Kuej me i folë për art, “anadollakut në mësallë”?

Çdo njeri qi dinte me shkarravitë dy harfe shqip na mbahej për reformator gjuhe! E atëherë aj u idhnue e drodh kamxhikun e satirës..

Pamje njimend e kureshtme ishte kjo me pa "gentleman-in" ma të përsosun tue i u-vërsulë me shamjet ma të ndyta kundërshtarit! Sed quod non facit indignalio?

Ishte nji shpirt i çuditshëm ky Faiku, privilegjet e atij i u-dukshin të natyrshme! U a kishte zili të tjerëve mallin për Shqipni! T'ishte e mundun, do të donte t’i shërbente asaj aj vetëm, si nji grueje të dashun! Dhe qe kështu – ndonji herë i padrejtë, ashtu si mund të jetë ai qi ka zilin e dashunis.

Njeri ekstremesh! Njeri pasjonesh të mëdhaja. Këndej nuk “begendiste”, andej nuk falte. E kështu shkroi e foli mbi art me delikatesën më të madhe me ndijimin ma të thellë. Por kur shau u mori hua rrugacavet fjalorin e tyne.

faik-konica

Nuk shkroi vepra të plota? A muejtë me i shkrue nji njeri me kto huje? Ai nuk qe nji shkrimtar i profesionit, i lidhun mbas tryeze; qe nji “shijues”. Kur shkroi, shkroi për endjen me shkrue. Estet. Aristokrat deri n'art. Ç'ishte për të me mbledhë ndër disa volume ato qi shkroi gjatë jetës së vet? JO, nuk e bani. Kjo nuk i ka hije zotnis së madh qi asht msue me hjedhë mendime e humor "par dessus le marche"! Të tjerë le t'i mbledhin, në dacin! Zotnija i madh shpenzon në të djathtë e në të majtë, falë e darovitë, nuk ep me fajde.

Nji herë vetëm mori mundimin me botue nji libër. Dhe ky olibër qe nji përkëthim prrallash arabe nga "Njimij e nji netët". Asht kjo mënyra e ndonji lordi anglez qi kujdeset për punë të votës dhe të vetat i len mbas dore.

Ç'ndryshim midis tij e Nolit! Noli punoi, me vullnet hekuri, gjithë jetën. Noli qe demokrati i madh i letërsis sonë. Krahazoni Nolin qi bahet prift për t'u shërbye bashkatdhetarvet të vet, me Konicën qi bahet ministër tue e kalue kohën ndër "soirees" diplomatike dhe ndër andjet e holla t'artit e të muzikës. Nji aristokrat i tillë a mund të pajtohet me nji demokrat si Nolin? E shkurtë qe prandej miqsija e tyne.

Pat thanë një herë Ëilde: "Kam vue të gjith gjenialitetin tim në jetën teme, por vetëm talentin tim në letërsin teme". Kto fjalë i përshtaten mjaft Konicës. Larg nesh mendimi më e krahazua jetën e tij me atë të "dandi-t" Ëilde! Por kush mund të mohojë se luksi e fama atij nuk i pëlqejshin? Ata qi e njofton tregojnë se shijet e tija epikureane ishin fort të pasuna. Ishte nji burrë i pashëm, me nji shëndet për t'i pasë zili. I pëlqente pra "jeta", kuptohet. I pëlqente edhe me u-veshë mirë. Ndonjiherë ngjeshte edhe fustanellat e delte ashtu nëpër kremte e gostina, ose edhe nëpër "Hyde Park".

Jemi të mendimit se personaliteti i shkrimtarit asht gjithmonë çelsi i artit të tij. Nuk arrijmë me kuptua se si arti e jeta mund të jenë te artisti dy anë të ndryshme, të kundravendosuna. Dhe në qofshin këto nji herë të vërteta te artisti i zakonshëm, qi e idealizon jetën e vet n’ art, janë dhetë herë të vërteta të ata të rrallë qi, tue ndrrue mardhanien, e sjellin artin e tyne në jetë, tue e ba jetën e tyne poezi, tue e artistizue. Baudelaire! D’Annunzio! Konica u përngjet pak, për së largu.

Portreti fizik i Konicës, ashtu si e shikojmë në fotografin e tij tipike të riprodhueme shum herë, asht pasqyrë shum e qartë e karakteristikavet të tija shpirtnore. Na duket Konica këtu në moshë të pjekun, medje të shtyme, njeri qi ka jetue dhe qi din ç’asht jeta. Fëtyra e tij e mbushun, plot shëndet e gjak, rrëfen nji shpirt të knaqun nga vehtja. Vijat janë të hajthëta, me lakime elegante të nji fëtyre fisnike. Dhe në kët fëtyrë dy gjana bijnë në pah me nji herë: sytë e goja. Sytë kanë nji shkëlqim të jashtëzakonshëm, nji shkëlqim të prehtë e të ftohtë, sy çeliku. Inteligjenca e madhe e Konicës vezullon çiltaz ndër kta sy. ‘Por kur zbresim ma poshtë ndeshim dy buzë “fine”, jo të trasha jo të holla, të lakueme në nji mënyrë qi nuk mundesh me dallue me shpejt a asht gaz i ambël apo ironi. Por në se ke lexue ndonji shtyllë nga “Dr. Gjilpëra”, ose nga “Gaspariano”, nuk ke ma dyshim: ajo buzëqeshje asht ironi. Gjithë ajo inteligjencë qi ndriçon nga sytë e Konicës vjen e del nëpër ato dy buzë të lakueme, natyrshëm; për tallje. Inteligjenca asht ba “humour”: ke njoftë njeriun.

Inteligjenca asht cilsija e madhe e Konicës. Ndër tjera rrethana, ndër tjera kushte shpirtnore do të kishte muejtë t’ushtrohej me fryt të ndryshëm. Edukata frënge, me traditën e saj të satirës, nga D’Aubigne te Voltaire, trajtoi Faikun pamfletar. Anglija, atdheu i humorit, i zhvilloi edhe ma tepër sensin e ironis. N’Amerikë mandej ato gjetën trollin e përshtatshem për me u-ushtrue.

Pamfleti shkatrron, dhe ironija, vetëm, a mund të krijojë? Ironija asht nji “forma mentis”, asht trajtë, asht stil. Kur nuk asht e shoqnueme me fantazi krijuese ajo mbetë në planin e fragmentavet e të vijosjevet të shpejta, “essai” a përshtypje e rasës. Ironija pa peshën e landës asht fluturake: asht ndër hujet e erës qi e shëtitë për pak, herë këndej herë andej.

Inteligjenca nuk krijon: ndritë, sqaron, e shum shum ndryshon: asht themelisht kritike. Konica pati të gjitha vetitë për me qenë nji “essayiste” i shquem: kulturën filologjike-estetike, shijen e artit, prehtësin e gjykimit. Ato prova qi kemi prej tij e dëshmojnë qartaz këtë. Por aj kishte ma tepër se kaq: kishte ironin. E përdorun me masë e me takt ironija, kjo dhuratë hyjnorësh, mund të krijojë vepra madhështore kur asht e drejtueme nga nji qëllim serioz, nga nji dëshirë universale. Ndonji herë Konica ja arrijti ktij ideali. Përshkrimet e tija te “Shqipërija si m’u duk” mbi ata “memurë” anadollakë e mbi ata tjerët, paljaço të qytetnimit europjan, "robotë" e "levantinë", janë të nji humori të shëndoshtë: dhe kjo, pse Faiku frymëzohej jo ma nga marazet e ngusha vetjake por nga nji ideal kombtar. Por shpesh zotnuen te aj edhe inatet politike, pasionet e pezmatueme. Dhe ironija, u-ba atëherë sarkazëm, dhe sarkazëm vetjak.

Por gjindej, te Konica, edhe nji mall i fortë për bukurin e pastër. Aj, shijues aq i hollë i muzikës dhe artit, përpara disa qneave natyrore ngashërehej. Ose kur vinte "dita e verës" dhe mendimi i fluturonte tek kohnat e bardha pagane, ose kur shkonte "anës liqenit". Shpesh ishte malli i Atdheut. Herë tjera ishin kujtimi i kohnavet të fëminis kur i rrëfejshin përralla si "e bija e mbretit dhe trandafijë", ose ato qi tregohen "në hijen e humave". Ky tel minor i Faikut tingëlloi ma rrallë e "in sordina". Zakonisht e mbyti tingulli i ashpër e larkjehues i satirës. Por kur tingëlloi qe plot magji. Piktura ma të përsosuna, ndjenja ma t'imta nuk ka përshkrue deri sot penda shqiptare. Qe nji shembull:

"Nata po afrohet. Drita e ditës tretet dalë nga dalë; e, mbi tjegullat e shtëpive, mbi drrasat e rrugëve, mbi fletët e pemëve, mbi trupat e epila të çupave që shkojnë, një ngjyrë manushaqeje-një ngjyrë gushë pëllumbi, si thonë në ca male t'ona- shtihet, e i mpështjell. Mbasandej, pakë nga pakë, manushaqet çfletohen. Hijet bëhen më të dëndura, më të zeza. Njëri mbas tjetrit, yjtë çpojnë qiellin, e pikëlojnë dritë. Nata u afrua. ("Albania" v.II. n.6, fq 92).

Por Konica nuk u kujdes me i lanë të shkruese të gjitha përshtypjet e veta. Ndoshta prej përtacije! Shënojmë se veprën e tij të madhe, koleksionin dymëdhjetë vjeçar t' "Albania-s" (1897-1909), e bani sa qe i ri, në hovin e atij entuziazmi djaloshar qi krijon zakonisht gjanat e reja, e ndonji herë të mëdhaja. Sigurisht i nji tjetër kalibri ishte vullneti i Nolit, qi punoi pa u-lodhë, vazhdimisht. Konica përkundrazi e ndali hovin mbas botimit t'"Albania-s". Çka shkroi prej këndej deri sa vdiq, gjatë një periudhe gati tri herë ma të madhe se ajo e "Albania-s", asht relativisht e paktë në krahazim me punën qi derdhi te revista. Ishte orvatë me ngul ndërmjet sa vështirsish për të mbajtun rivistën. Kur i erdhi fama e bashkë me atë edhe mirëqenja ekonomike e rehatija, u-duk shpirti i tij prej aristokrati qi e ban letërsin për qejf, kur nuk e ban për huj.

Në të vërtetë kjo pat qenë ma vonë, kur Konica, mbas nji periudhe gjithaq të gjatë sa ajo e "Albania-s" (1909-1921), u vendos n'Amerikë për mos me luejtë ma, përveç nji vizite së shkurtë qi i bani Shqipnis në 1929. Kjo periudhë e dytë asht periudha politike e Konicës, sa e frytshme për rilindjen tonë kombëtare, aq e vorfën në prodhimin e tij letrar. Mbas këndej Konica qe i lirë e mueti me ba jetën qi deshi. I njohun si përfaqësuesi i

gjithë shqiptarvet t’Amerikës, ma parë prej Qeveris së përkohëshme e më vonë prej Monarkis, aj kishte tash kohë e mundësi për me punue me nge në fushën e letravet. Gjatë kësaj kohe, dyfish ma të madhe se ajo e periudhavet të para (1921-1943), Konica, do të kishte muejtë të prodhonte shum ma tepër se shtyllat e “Dr. Gjilpërës”, reportazhin e “Shqipëria si m’u duk” dhe përkëthimin e prrallavet arabe.

Shkaqet duhen kërkue jo aq te ambienti i rafinuem diplomatik ku shpirti prej natyre përtac i Konicës nuk gjeti nxitje për punë (ka pasë edhe tjerë diplomatë qi kan dijtë me përfitue nga rehatija e jetës diplomatike në dobi të poezis), se sa te vetë struktura etike e Konicës. Kjo strukturë ishte e tillë sa nuk mund të prodhonte vepra të plota. Konica ishte nji estet, dhe cili estet nuk asht i lidhun ngusht me ego-n e vet? I munguen Faikut ato ideale qi e derdhin njerin në nji humanitet ma të gjanë se bota e vetvehtes. Nuk gjejmë në të hove dëshirash altruiste, zell apostulli. Konica rroi e vdiq i pamartuem, nuk e njofti pra familjen si vlerë etike. Popullin aj s’ e ndjeu afër tue qenë ariostokrat. Fen e injoroi. Ndër idealet etike qi mund t’i epshin landë krijimit të Faikut, vetëm nji ngelte, atdheu. Atdheut aj i shërbeu si ma i madhi bir i tij. Vepra e tij atdhetare imponon nderim. Por tue lanë mënjanë shërbimet diplomatike qi s’kan të bajnë me poezi, puna atdhetare e Faikut qindron ma tepër te kritika e anës së dobët se sa te lavdimi i anës së mirë të shqiptarit. Vuni në dukje të metat pa cinue virtytet t’ ona. Dhe kjo, kujtojmë, rrodhi prej se Faiku u-shmang nga tradita. I dalun jashtë vendit qysh herët, e i edukuem me kulturë prendimore, aj qe i pari njeri modern i vërtetë ndër shqiptarë. Kjo mendësi moderne, qi i dha prehtësi e guxim me vue në satirë mbeturinat anadollake arnautishte, e lergoi Konicën nga kuptimi i atyne rrajëvet të forta e të shëndoshta qi qenë gjallnija e Shqiptarit gjatë shekujvet. Shembull domethanës në kët pikpamje: moskuptimi i tij rreth Naimit.

Kto vlera etike, familja, tradita, humaniteti, feja, janë ato qi i japin ushqim poezis së madhe. Dhe kto Konica nuk i pat fort të zhvillueme. Por për me qenë poet mjafton shpesh herë me i besue Artit, tue ja dhurue jetën kultit të tij. Kështu arti fiton humanitet dhe, nga nji luks shndrrohet në nji nevojë, nga nji punë qejfi bahet vlerë etike e epërme. Konica nuk ja flijoi jetën e vet poezis. Aj bani të kundërtën: ja flijoi jetës poezin e vet. Arti ishte i vetmi shkamb ku do të mund të ngulej. Aj nuk e mori seriozisht, nuk u-pengue mbas tij. E bani “me shaka”, kur i u-tek. T’i kishte besue artit do të kishte qenë Heine i letërsis sonë. Kurgja sa “Shqipëria si m’u duk” nuk përgjasohet me “Reisebilder”.

Ky qe Konica dhe kjo vepra e tij. Rrallë herë shprehja e famshme: "Le sytle c'est l'homme", gjen nji trupzim ma të përshtatshëm se te Konica. Pse ai qe i tani stil. Njofti të gjitha të mshehtat e stilit, të gjitha kthesat. Stili i tij qe në thelb satirik. Të tana gamat e satirës ai provoi, prej ironis ma s'ambël deri në sarkazëm, prej humorit deri në pamflet. Por qe edhe i kthjellët e i ambël kur deshti.

Ndikimi i tij mib letrat shqipe qe i madh e i vijueshëm në kët vështrim. Proza toske i detyrohet Konicës. Të gjithë shkrimtarët toskë morën mësim prej tij. Prandej sot proza toske asht e njitrajtëshme, ndërsa gegnishtja nuk asht kristalizua ende pse nuk ka gjetë nji mjeshtër stili njësoj të madh sa Konicën.

E jo vetëm stilin e shkrimit mësoi Konica, por edhe vetë gjuhën. Kultura e tij filologjike, me baza të gjana shkencore, u-shoqnue me shijën e tij në të folun dhe të dyja bashkë përftuen at gjuhë të pastër qi sot rrjedh aq bukur ndër shkrimarët toskë ma të mirë.

Stili n'art asht gjaja kryesore. Nuk ka letërsi të vërtetë pa stil. Me pasë mësue mjetin e mënyrat e shprehjes: ky është lavdi i pavdarshëm i Faik Konicës. Asht lehtë me kritikue tue gjetë të meta e gabime. Por cili, sa do i madh qoftë, nuk i ka? Të mdhajvet t'u harrojmë mungesat dhe t'u çmojmë virtytet. Të mos kërkojmë ndër ta ma tepër se ç'na kanë dhanë. Qenë prisa, qenë pionerë ndër shtigje të parrahura, ndër pyje të ngatrrueme. Sot na ecim pa vështirsi sheshit, harrojmë shpejt se ktë nuk e kemi nga mundi i tyne. Të falenderojmë pra shkrimtarin për sa na ka dhanë dhe të përkulemi me respekt përpara fëtyrës së ma të madhit stilist shqiptar, Faik Konicës.

Na duket, ndërmjet atyne dy poleve të kombit qi janë gega e toska, sa i pari përban ma tepër landën, brumin e shqiptarit dhe i dyti trajtën, frymën. Dhe në se gjejmë ma të madhin përfaqsues të gegnis te Fishta, ndeshim kulmin e faqes tjetër jo te Naimi, jo te Noli, por te Konica.

Shqiptarja, mbështetëse e Trump në SHBA, dhunon dy gra myslimane

Posted: 10 Sep 2016 06:47 AM PDT

Një shqiptare fanatike në Bruklin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar nga policia për islamofobi.

32-vjeçarja Emirjeta Xhelili, banuese në Amerikë dhe mbështetëse e kandidatit republikan për president, Doland Trump ka sulmuar dy gra myslimane, të cilat po shëtisnin me fëmijët e tyre, në një lagje të Bruklinit në Nju Jork.

Sipas mediave amerikane, 32-vjeçarja fillimisht ka fyer dy gratë myslimane, që ndodheshin pranë shtëpisë se saj dhe më pas ajo ka ushtruar dhunë duke shprehur një urrejtje të madhe ndaj myslimanëve, ku sipas saj, ishin të paftuara në Amerikë.

"Ik zhdukuni jashtë Amerikës", u ka thënë ajo më tej. Policia tha se shqiptarja u përpoq t'u griste mbulesën e kokës.

emirjeta-xhelili

Shqiptarja ka goditur me grusht dy gratë në fytyrë. Hetuesit amerikanë thanë se gruaja ka degraduar më tej duke goditur karrocën, ku qëndronte një foshnje vetëm 15-muajshe.

Related Posts :