Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Tahiri, nismë ligjore për keqtrajtimin e kafshëve, burg deri 3 vjet” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Tahiri, nismë ligjore për keqtrajtimin e kafshëve, burg deri 3 vjet” plus 9 more


Tahiri, nismë ligjore për keqtrajtimin e kafshëve, burg deri 3 vjet

Posted: 07 Sep 2016 10:43 AM PDT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paraqitur një nismë ligjore për mbrojtjen e kafshëve. Në faqen e tij në "Facebook" ai shkruan se nisma ligjore është gati dhe se ata që keqtrajtojnë kafshët, i vrasin apo i përdorin për qëllime të tjera dënohen deri në 3 vjet burg.

Nisma ligjore do të shkojë në Parlament seancën e nësërme. Më poshtë është postimi i ministrit dhe nenet përkatëse.

POSTIMI

Dhuna ndaj kafsheve, duhet te mbaroje! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forces, luftimet ndermjet kafsheve, publikimi i foto e video, eksperimentet e paligjshme me kafshe, do propozoj te jene vepra penale te denueshme.

Pas qindra komunikimeve me shume qytetare lidhur me keqtrajtimin sistematik te kafsheve, pas sqarimeve te vazhdueshme mes pafuqise ligjore per te vepruar dhe indiferences se shume institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndermjet kafsheve kthehen ne sipermarrje gangsterlleku a perfitimi, eshte e domosdoshme ndermarrja e nje nisme ligjore qe i jep fund vakumit normativ dhe torturave cnjerezore qe disa te papergjegjshem i shkaktojne kafsheve.

Deri me sot, nuk ka pasur asnje dispozite qe denon keqtrajtuesit e kafsheve. Duhet patjeter!
Mbase sot e ne vijim, do kete shume njerez qe do e konsiderojne te tepert.
Disa do thone se Shqiperia ka probleme me te medha! Disa te tjere do thone te shohim njerezit nje here, pastaj kafshet.
Une mendoj te kunderten!
Asnje problem tjeter, sado i madh, nuk mund te jete kurre justifikim aq sa te jemi indiferent ndaj dhunimit te kafsheve ne vendin tone.

Me poshte, teksti qe do propozoj! Duhet ndihma e te gjitheve, per ta miratuar ne parlament ndaj shperndaje, thuaj tenden, nqs mendon se kafshet duhen respektuar e mbrojtur.

Neni 1
"Keqtrajtimi i kafshëve"
1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.
2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshe, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.
3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

Neni 2
Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve
1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë
2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet.
3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.
4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek
5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 3
Kryerja e eksperimenteve me kafshë
1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 4
"Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës"
1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.
2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

5 ushqimet ‘e kuqe’ për një zemër të shëndetshme

Posted: 07 Sep 2016 10:27 AM PDT

canstockphoto5734861-450x4501.Shega

Shega është një frut i pasur me  disa lloje antioksiduesish, qe ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës. Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i  lëngut të shegës për një periudhë kohore tremujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.

2.Domate

Domatet janë të pasura në likopene, një pigment i kuq, qe ka veti antioksiduese dhe është një burim  me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.

3.Vera e kuqe

Vera është e mirë për shëndetin, kur nuk teprohet me të, sepse rrit nivelin e kolesterolit HDL, ose e thënë ndryshe, të kolesterolit të mirë. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

4.Qershitë

Qershitë përmbajnë antocianinë, nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.

  1. Molla

Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin, një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumojini mollët  për  mëngjes  ose  midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.

 

 

Arbana Osmani kjo eksploruese e natyrës

Posted: 07 Sep 2016 10:22 AM PDT

image-9-550x419Me programin e saj të ri "Dua të të bëj të lumtur", moderatorja Arbana Osmani ka vizituar shumë vende të botës por edhe të Shqipërisë. Ja tek e shohim në këtë foto të fundit, ku eksploron natyrën e bukur të Veriut të Shqipërisë. Programi i saj i ri pritet të nis në tetor.

 

Mbrojtësit e kafshëve kritikojnë Tunën

Posted: 07 Sep 2016 10:19 AM PDT

6-1-477x450Me xhirimet e klipit të fundit, Tuna ka shkaktuar reagime. Videoja e shkëputur nga xhirimet e shfaq këngëtaren, e cila ka të varur rreth krahëve një dhelpër. Ky fakt ka irrituar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, të cilët kanë kërkuar nga këngëtarja të mësojë se kafshët duhet trajtuar me dinjitet dhe jo mizori, shkruan Prive.al.

🎼🎥 @ktz_official @sellmakasumoviq_studiosellma @kacilleshi @jelkica_pop

A video posted by Tuna Sejdi (Official) (@tunasejdi) on

Kaosi i pranimeve në universitete; fitojnë në Gjermani por jo në Tiranë

Posted: 07 Sep 2016 10:09 AM PDT

Skema e re e maturës shtetërore ka lënë jashtë listave paraprake të fituesve mijëra maturantë me mesatare të lartë, duke shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e ministres së arsimit Lindita Nikolla, e cila akuzohet se po favorizon universitetet private.

Dy maturantë nga gjimnazi Sami Frashëri, pjesë të një projekti gjerman dygjuhësh shkollimi, ishin pjesë e një grupi prej disa qindra nxënësish, të cilët u mblodhën të mërkurën për të protestuar përpara ndërtesës së qeverisë në Tiranë, pasi ishin lënë jashtë listës paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare.

Pas një vendimi të marrë nga ministra e Arsimit gjatë muajve të verës, mesatarja e notave e të dy 18 vjeçarëve u rivlerësua nga 9.8 dhe 10.15 në 9.2 dhe 9.44. Për çudinë e tyre, edhe pse nuk janë përzgjedhur në listën paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare, atë kanë fituar të drejtën e studimi për mjekësi dhe arkitekturë në Gjermani.

"Do të kishim dashur që mbi ne të aplikohej sistemi për të cilin ramë dakord kur filluam shkollën. Sistemi i ri është ndërtuar që të gjitha kuotat t'i jepen nxënësve me mesatare 9.8-10, por kriteret dolën pasi ne e mbaruam maturën," shpjeguan ata për BIRN.

Dy maturantët, të cilët refuzuan të identifikoheshin me emër duke pasur frikë se mund të kenë pasoja nga autoritetet, ishin pesimistë që publikimi i raundit të dytë të listave të fituesve do ta zgjidhte problemin e tyre, duke nënvizuar që përsëri do t'i jepej mundësi zgjedhjeje një numri te vogël fituesish.

Publikimi i listave jopërfundimtare të fituesve në universitetet shqiptare në fillim të kësaj jave, u shoqërua nga paniku i mijëra maturantëve që nuk rezultuan fitues të asnjë dege, pavarësisht mesatares së lartë dhe notave të mira të tre viteve.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi të martën në mbrëmje duke deklaruar se listat nuk janë përfundimtare dhe se 24 mijë maturantë nga 27 mijë aplikantë do të mund të zënë një degë në universitetet shtetërore.

"Sistemi i ri është transparent, sjell më shumë meritë. Ajo që shihni sot nuk është lista përfundimtare e fituesve," shtoi Nikolla në një takim me nxënës të hënën.

Sistemi i ri

Protesta e maturantëve kundë skemës së re të pranimit në universitete.Tiranë. 7 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Protesta e maturantëve kundër skemës së re të pranimit në universitete.Tiranë. 7 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ndryshimet e këtij viti në sistemin e përzgjedhjes së fituesve në universitete i japin përparësi nxënësve të ekselencës, të cilët shpallen fitues në disa degë njëkohësisht dhe i zënë këto vende derisa të zgjedhin një prej tyre- duke nxjerrë jashtë listave të para kandidatët e tjerë.

Një tjetër arsye përse mijëra maturantë janë gjendur në mënyrë të beftë jashtë çdo fakulteti, janë ndryshimet e minutës së fundit nga ministria e arsimit për llogaritjen e pikëve të secilit maturant në varësi të lëndës dhe peshës që ajo zë në fakultetin që nxënësi po konkurron.

Skema aktuale e ndan peshën e pikëve në 50 për qind, në mesataren e tre viteve të shkollës dhe atë të provimeve të maturës dhe 50 për qind në mesataren e gruplëndëve të avancuara.

Nxënësit thonë se heqja e mesatares së ponderuar, që u kthye në mesatare aritmetike ka ulur në mënyrë drastike pikët e tyre dhe ndryshimet e vlerësimit të lëndëve të avancuara kanë barazuar peshën e lëndëve të vështira me atë të lëndëve më të thjeshta.

Të mërkurën qindra nxënës u mblodhën përpara kryeministrisë për të denoncuar sistemin e ri të maturës, që i jep të drejtë përzgjedhjeje në fazën e parë vetëm një grupi të vogël aplikantësh . Ata shprehën revoltën e tyre për mungesën e transparencës së procesit të përzgjedhjes së fituesve dhe denoncuan mospërputhjen e notave të tyre me fitimin e një vendi në fakultet.

Protestuesit bënë thirrje si "Turp" dhe "Duam të arsimohemi" ndërsa i kërkuan ministrisë së arsimit dhe kryeministrit që të ndërhyjnë për të rregulluar sistemin e përzgjedhjes së fituesve, në mënyrë që të gjithë aplikantët me nota të larta të ndjekin arsimin e lartë sipas degëve të përzgjedhura.

Maturantët morën me radhë megafonin për të rrëfyer eksperiencën e tyre personale të mospërfshirjes në asnjë nga listat paraprake të fituesve dhe duke akuzuar ministrinë se nuk e ka menaxhuar me transparencë procesin dhe kërkuan dorëheqjen e ministres së arsimit.

"Jemi të shokuar. Nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht apo si është e mundur që me një mesatare mbi 9 të mos fitoj asnjë degë në asnjë fakultet," tha për BIRN një maturante nga gjimnazi "Petro Nini" në Tiranë.

"Dymbëdhjetë vite shkollë më janë vlerësuar me zero. Sistemi aktual është aq i padrejtë, saqë pavarësisht një mesatarje të lartë, renditja shkon mijëra vende poshtë vijës së pranimit. Edhe në fazat e tjera të kualifikimit kur të lirohen kuotat e zëna nuk kam shanse t'i afrohem degës që dua dhe që me sistemin e vjetër mund ta fitoja," shtoi ajo.

Prindërit të shqetësuar

Protesta e maturantëve kundë skemës së re të pranimit në universitete.Tiranë. 7 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Protesta e maturantëve kundër skemës së re të pranimit në universitete.Tiranë. 7 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Protestës së maturantëve iu bashkuan edhe prindërit e tyre. Duke folur për BIRN, nëna e një nxënëseje të gjimnazit "Ismail Qemali" u shpreh shumë e shqetësuar për dëmin psikologjik të dështimit të sistemit mbi vajzën e saj.

"Që prej daljes së listave, vajza ime është trishtuar aq shumë saqë nuk i pushojnë lotët. Disa nga shoqet e saj madje kanë filluar të përdorin ilaçe antidepresioni," tha prindi i maturantes.

"Një vit më parë, vajza më e madhe fitoi pa asnjë problem degën që dëshironte, falë sistemit meritë-preferencë. Vajza e dytë sot, një nxënëse e shkëlqyer lihet jashtë çdo fakulteti," shtoi ajo.

"Jam shumë e zhgënjyer nga arsimi në Shqipëri dhe i kërkoj institucioneve të ndërhyjnë për të mos lejuar shkatërrimin e ëndrrave të këtyre nxënësve që kanë mësuar për 12 vite në mënyrë të vazhdueshme" përfundoi ajo.

Të tjerë prindër i thanë BIRN se skema aktuale i detyron familjet shqiptare të shtrëngojnë rripin dhe t'i çojnë fëmijët drejt universiteteve private për të mos i privuar ata nga dega e tyre e ëndrrës, të cilën shteti nuk ia ofron.

"Fëmijët tanë i janë përkushtuar mësimeve për vite me radhë sepse e dinin se merita do t'i jepte të ardhmen që ëndërronin, pasi gjendja jonë financiare nuk e përballon dot arsimin e tyre në privat," tha për BIRN prindi i një maturanti.

"Tashmë duket se i gjithë ky dështim ka synim të vetëm drejtimin e nxënësve nga universitetet private," shtoi ai.

Të tjerë, si dy studentët e programit dygjuhësh në shkollën e mesme Sami Frashëri, zgjidhjen e shikojnë vetëm duke u larguar jashtë vendit për të studiuar.

"Do të përpiqemi ta ndërtojmë jetën tonë jashtë Shqipërisë sepse nuk shohim asnjë stimul për rininë këtu," i thanë ata BIRN./BIRN

Dy mjekë për përcaktimin e gjendjes shëndetësore të Shukri Xhelilit

Posted: 07 Sep 2016 10:04 AM PDT

Dy ekspertë të mjekësisë ligjore, janë caktuar këtë të mërkurë nga gjykata, për të përcaktuar gjendjen shëndetësorë për ish kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili.

Ekspertet do të paraqesin një raport, të cilin do ta dorëzojnë në gjykatë në datën 20 shtator. Më pas, trupi gjykues do të vendosë për ndryshimin apo jo të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun.

Ndërkohë burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se brenda kësaj jave prokuroria duhet të përfundojë hetimet dhe ta dërgojë në gjyq dosjen për ish-kryebashkiakun.

Ja ‘parajsa’ e Marina Vjollcës

Posted: 07 Sep 2016 10:02 AM PDT

14141774_1167502903313104_6170309888437225279_n-360x450Moderatorja Marina Vjollca dhe i dashuri i saj Getoar Selimi janë duke shijuar arratisjen e tyre të radhës. Ata vijojnë të publikojnë foto nga "parajsa" e tyre romantike, ndërkohë që Marina duket më e relaksuar se kurrë. Motrat Vjollca këtë herë kanë zgjedhur destinacione të largëta për të shijuar disa ditë pushimi.14232370_1177882932275101_196108795112504636_n

PDIU nuk ndalet, merr një tjetër post

Posted: 07 Sep 2016 09:18 AM PDT

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë një tjetër post të lartë në administratë. Sot është zyrtarizuar nënkryetari i katërt i bashkisë së Sarandës, post i cili do të mbahet nga një përfaqësues i PDIU-së.

Mësohet se në këtë pozicion është emëruar kreu i PDIU-së për degën e Sarandës.

Brenda pak ditëve, dy përfaqësues të PDIU-së morën drejtimin e dy institucioneve të rëndësishme, Drejtorinë e Arkivave dhe atë të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimeve.

Ndërkohë mësohet se në ditët në vijim, pritet që të tjerë përfaqësues të PDIU-së të bëhen pjesë drejtuese e administratës, kryesisht në jug të vendit.

 

 

Asgjësohen 27 300 bimë kanabis në Tepelenë

Posted: 07 Sep 2016 09:00 AM PDT

Policia ka asgjësuar rreth 27 300 bimë kanabis në Tepelenë.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, Komisariati Tepelenë, në bashkëpunim me Delta Forcë.

Droga ishte mbjellë në 14 parcela të hapura rishtazi në vendin e quajtur “Bamull”, Luzat, Tepelenë.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Historiani serb: Skënderbeu ishte serb

Posted: 07 Sep 2016 08:57 AM PDT

Historiani serb, Predrag Petrovic përmes një interviste me median serbe Kurir.rs, ka thënë se Skënderbeu ishte me prejardhje serbe e jo shqiptare. Në një vëllim të librave të tij, historiani Petrovic ka shkruar se zbulimet e tij në histori e tregojnë këtë.

Historiani thotë se veshja dhe emblemat e Gjergj Kastriotit tregojnë që janë të marra nga kultura serbe, për të cilat Petrovic pretendon se u përdorën nga e gjithë okupimi otoman në atë kohë. Ai thotë se kultura e atëhershme është në përputhje me kulturën serbe në atë kohë, e jo me atë shqiptare.

Në këtë intervistë të dhënë për Kurir.rs, Petrovic thotë se emri i nënës së Skënderbeut gjithashtu është emër serb (Vojislava Brankovic). Ai gjithashtu thotë se përkrenarja e Skënderbeut – me simbolin e dhisë, ka qenë dhe është pjesë e kulturës serbe dhe ortodokse.

SkenderBeg

Related Posts :