Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Video/ Nuk do ta besoni që Ledion Liço ka konkurruar te “Ethet e së Premtes”” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Video/ Nuk do ta besoni që Ledion Liço ka konkurruar te “Ethet e së Premtes”” plus 9 more


Video/ Nuk do ta besoni që Ledion Liço ka konkurruar te “Ethet e së Premtes”

Posted: 09 Sep 2016 09:42 AM PDT

6-3-550x437Askush nuk e mban mend që moderatori Ledion Liço ka qenë pjesë e talent show-t, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Vetë moderatori ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku na tregon se ai dikur ka pasur ëndërr të bëhej këngëtar.

"Jo" shkruan Ledioni krah kësaj videoje, por nuk e kuptojmë në cilin kontekst e ka pasur. "Jo" që nuk e kanë pranuar apo që nuk duhet të merrte pjesë në këtë spektakël.

Jemi të bindur që asokohe ai nuk e imagjinonte, që në një të ardhme do të ishte moderatori i një formati të tillë të suksesshëm siç është "The Voice".

No!

A video posted by Ledion Lico (@ledionl) on

Lumi Daldykan bëhet i kuq, ende nuk dihet arsyeja

Posted: 09 Sep 2016 09:36 AM PDT

Inspektorët e mjedisit në Rusi,  po punojnë për të zbuluar shkakun se pse uji i lumit në kompleksin  industrial "Norilsk Nickel", është kthyer i kuq si gjaku. Imazhet dramatike të lumit Daldykan janë postuar në të gjitha mediat ruse.

Gazeta e përditëshme "Rossiiskay", shkruan se uji mund të jetë bërë i kuq për shkak të derdhjes në të "të ndonjë kimikati të paidentifikuar", nga Impianti Metalurgjik Nadezhda, që ndodhet pranë. Nëse një prej tubacioneve mund të jetë dëmtuar, përbërësit mund të jenë përhapur në lum.

"Norilsk Nickel", është fabrika më e madhe në botë që prodhon nikel. Furrat e saj janë ndërtuar në gadishullin Taimyr, në  rajonin Krasnoyarsk  të Siberisë, të zonës Sovjetike.

Grupi i minierave ka një strukturë të prodhimit të quajtur "Nadezhda", nga lumi  Daldykan. Por zyrtarët e kompanisë thanë se nuk ishin në dijeni të ndotjes së lumit nga fabrika. Pronari i "Norilsk Nickel", është oligarku Vladimir Potanin.

Video/ Zajmina Vasjari provokon me video në Instagram

Posted: 09 Sep 2016 09:34 AM PDT

6-2Zajmina Vasjari pozon gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale. Ajo vë shpesh në plan të parë asetet trupore në fotografitë apo videot që i publikon në rrjetet sociale. Këngëtarja i është përkushtuar totalisht biznesit të saj të veshjeve, ndërsa muzikën e ka lenë paksa pas dore. Këtë verë nuk patëm asnjë projekt të ri të saj.

Just arrived @zaimina_vasjari_store 😍😍😍 #newcollection#zvstore#sexydress

A video posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

Jonida Shehu publikon foton e parë të vajzës…

Posted: 09 Sep 2016 09:16 AM PDT


jon-550x395Moderatorja e njohur e Top Channel, Jonida Shehu ka publikuar foton e parë të vogëlushes së saj Kristal. Ajo është bërë nënë vetëm pak kohë më parë dhe gjatë ditës së sotme nuk nguroi të publikonte një foto të vogëlushes. "Vetëm ajo e bën diell",ka shkruar Jonida krahas fotos së publikuar.wwww_1473430207-4604961

 

 

Nard Ndoka rikthehet sërish në opozitë

Posted: 09 Sep 2016 09:05 AM PDT

Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka duket se është rikthyer sërish në koalicion me Partinë Demokratike. Ndoka ishte pesë e mitingut përmbyllës së opozitës për bashkinë Dibër, madje u ngjit edhe në podium ku mbajti një fjalë rasti.

Pak kohë më parë më parë, kreu i demokrtistianëve ju bashkua mazhorancës, duke u larguar nga opozita me të cilët ishte pjesë e zgjedhjeve të 2013-ës.

Shtetases turke i vjedhin bizhuteri me vlerë 5 mijë euro në Aeroportin e Rinasit

Posted: 09 Sep 2016 08:42 AM PDT

Një shtetase turke ka kallëzuar në Polici, se në valixhen e saj janë vjedhur bizhuteri me vlerën e 5 mijë eurove.

Ajo është shtetasja B.K. 46 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas kallëzimit, shtetasja turke pretendon se më datë 28 gusht në Rinas, nga valixhja e saj janë vjedhur bizhuteritë në fjalë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur autorin.

UEFA: Skënderbeu manipuloi të paktën 50 ndeshje, 41 në Shqipëri

Posted: 09 Sep 2016 08:34 AM PDT

UEFA ka publikuar sot arsyet se pse ka dënuar Skënderbeun me 1 vit jashtë Kupave të Europës, duke zbuluar se ekipi korçar kishte manipuluar ndeshjet si në Europë, ashtu edhe në kampionatin shqiptar.

"Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Europa League, 41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore", shkruhet ndër të tjera në argumentimin e UEFA-s./Panorama Sport

VIDEO/ Mesi shënon gol me sy mbyllur

Posted: 09 Sep 2016 08:18 AM PDT

Lionel Mesi vijojë të dhurojë të tjera shfaqje në futboll. Këtë herë ai ka treguar aftësitë e tij si golashënues edhe me sytë mbyllur.

Argjentinasi u bë pjesë e një sesioni gjuajtjesh penalltish me skuadrën e futbollit të verbër paraolimpik spanjoll.

Ai pati 3 mundësi dhe vetëm në njërën arriti të shënojë, për të barazuar rezultatin në 1-1.

PD mbyll fushatën në Dibër, Basha kërcënon: Horra e çakenj, mos guxoni të prekni votën se…

Posted: 09 Sep 2016 08:01 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ashpër në fjalën e mbajtur në mitingun përmbyllës së fushatës në Dibër.

Basha u ka kërkuar qytetarëve të mos e shesin votën teksa ka dërguar një mesazh të fortë atyre që sipas tij po tentojnë të blejnë votat.

"Dua t'i jap një mesazh horrave dhe çakenjve të Edi Ramës, mos guxoni të prekni një votë të vetme, mos fusni duart se do jetë një përgjegjësi që s'do ua mbajnë dot gjunjët. Ne opozita, PD, vëzhguesit jemi të pranishëm kudo, ne jemi garancia se vota nuk do preket. Dibra do ketë zgjedhje të lira e të ndershme", theksoi Basha.

Në podium u ngjitën edhe krerët e partive aleate të demokratëve të cilët u bënë thirrje dibranëve që në 11 shtator ët votojnë për kandidatin e opozitës Sherefedin Shehu.

Shkolla e Muzikës Bizantine në Shqipëri, traditë dhe risi!

Posted: 09 Sep 2016 07:55 AM PDT

Nga Dr. Isidor Koti

Ndërsa debati për arsimin e lartë dhe zhvillimet e reja që kanë përfshirë atë e ka zhvendosur gjithë vëmendjen te reagimet e aktorëve të ndryshëm dhe kryesisht brezit të ri, pak kush flet për shkollat specifike që funksionojnë në vendin tonë.

foto-shkolla-e-muzikes-bizantine

Mund të duket një çudi pa interes, por mbetet një zgjedhje interesante për shkollim një institucion arsimor që nuk ka aspak qëllim komercial, por vetëm misionar. Bëhet fjalë për muzikën bizantine, pak e njohur për pjesën dërrmuese të brezit të ri, por pasuri e vyer e traditës sonë, e cila tashmë ka rilulëzuar dhe po kultivohet përmes shkollës së muzikës bizantine, institucion arsimor i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ngritja e kësaj shkolle i shërben zhvillimit të qytetarisë dhe emancipimit shpirtëror, aq të rëndësishme për edukimin e të rinjve sot e në të ardhmen.

Nëse kthehemi pas në kohë, për herë të parë në histori, në periudhën e ekzistencës së Kishës në Shqipëri, para vitit 1967, funksiononin kurse të muzikës bizantine, të cilat u bёnё tradicionale për transmetimin e të psalurit nga një brez nё tjetrin me nuancat e karakterin e vendit ku vepronin. Pas viteve 90'-të, me mbështetjen dhe nxitjen e kreut të Kishës, Kryepiskopit Anastas, mësimet e muzikës bizantine merreshin gjithashtu në kurse specifike në shkollat theologjike të Kishës, ose në veprimtari javore të qendrave rinore. Krijimi i Shkollës së Muzikës Bizantine erdhi si rrjedhojë e shumë përpjekjeve në një terren të vështirë dhe përbën një fazë të re dhe shumë të rëndësishme ku kurrikula e shkollës është bazuar në kurrikulat e shkollave simotra në Kishat e tjera Orthodhokse në botë, duke u mbështetur tek të gjitha normat shkencore dhe metodat bashkëkohore.

Në këndvështrim të parë, duket sikur kjo shkollë iu përket vetëm të talentuarve në fushën e muzikës, ose ata që janë të dhënë pas besimit të krishterë. Madje brezi i dytë dhe i tretë pothuajse nuk e njeh farë këtë zhanër muzikor kaq specifik që duket sikur është i destinuar vetëm nëpër kisha. Por kush e dëgjon muzikën bizantine, e kupton që ajo shtrihet më gjerë, në thellësitë e çdo shpirti njerëzor, është çlodhje për të lodhurit, argëtim i sigurt për fëmijët, ornament për të rinjtë, ngushëllim për pleqtë, dekor për gratë; sikurse pohon edhe një shenjtore (Shën Paola). Nuk është edhe aq e rastësishme rëndësia dhe fryma e muzikës bizantine, e cila është zhvilluar paralelisht me historinë e qytetërimit, prandaj secili që e dëgjon dhe e dëshiron mund ta bëjë pjesë të kulturës së vet. Në këto rrethana të rëndësisë të këtij zhanri muzikor, Shkolla e Muzikës Bizantine në Shqipëri është një rast mjaft i volitshëm për personat nga 18-45 vjeç të çertifikohen si studiues dhe lëvrues e ushtrues të këtij arti. Pjesë e kurrikulës së shkollës është botimi më i fundit "Anastasimatari", ndërkohë që çdo himn dhe psalm kryhet në gjuhën shqipe, duke u përshtatur dhe kompozuar me finesë nga profesori i artit psaltik, z. Th.Peci.

foto-kori

Kjo shkollë ndodhet në Tiranë, në qendrën shpirtërore "Thavor" (ish-qendra Shalom) pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve, në një kodër, rrëzë Malit të Dajtit, me një pamje piktoreske, me klimë të shkëlqyer dhe e rrethuar nga gjelbërimi. Kompleksi është i pajisur me auditorë mësimorë, sallë kompjuterike, bibliotekë, kishë, konvikt dhe kënd lojërash. Stafi pedagogjik i kualifikuar e mjaft profesional, mjetet logjistike moderne, ambientet e brendshme të kësaj shkolle  përmbushin  të gjitha kërkesat pedagogjike moderne të kohëve të sotme për mësim dhe edukim. Shkolla ka nisur të funksionojë e orientuar drejt një fryme dhe stili të ri psaltik. Shërbesat e shenjta, përveç funksionit lutës, funksionojnë edhe si praktikim i materialit muzikor të mësuar gjatë studimit në shkollë, duke arritur më shumë efikasitet në kualifikimin liturgjik dhe psaltik të studentëve. Një nga qëllimet e kësaj vatre të re formimi dhe edukimi të muzikës bizantine, është furnizimi me elementë të rinj i korit bizantin"Shën Joan Kukuzeli".

Zërat e mrekullueshëm të djemve të talentuar, nën drejtimin e profesorit të artit psaltik, z. Theodhor Peci, prej vitesh tashmë përfaqësojnë korin kishtar më të madh në vend "Joan Kukuzeli", duke krijuar një atmosferë meditimi te të gjithë të dielave në katedrale, nëpër kishat e gjithë vendit si dhe në koncerte të ndryshme. Veprimtaria e korit është zgjeruar edhe me shumë koncerte në institucionet publike kulturore të vendit, duke i dhënë artit himnografik një vlerë të madhe edhe tek njerëzit e thjesht kulturëdashës. Sudentët e kësaj shkolle vijnë nga e gjithë Shqipëria. Ata jo vetëm i përkasin prejardhjeve dhe moshave të ndryshme, por edhe historive të veçanta Në përfundim të studimeve, secilit student, përveç çertifikimit, i jepet edhe mundësi specializimi më tej në këtë fushë edhe në shkollat e muzikës bizantine në botë. Por mbi gjithçka përvetëson më shumë se një profesion, një pasion shpirtëror për ta adhuruar edhe më bukur Zotin.

Related Posts :