Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “WDN bashkon gratë politikane për problemet e femrave dhe të rinjve” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “WDN bashkon gratë politikane për problemet e femrave dhe të rinjve” plus 9 more


WDN bashkon gratë politikane për problemet e femrave dhe të rinjve

Posted: 26 Sep 2016 10:10 AM PDT

Për herë të parë në Shqipëri u organizua Forumi për Fuqizimin Politik dhe Social të Femrave dhe të Rinjve në Shqipëri.

Ky forum i organizuar nga Women Democracy Network Albania (WDN), me qendër në Washington dhe me zyra përfaqësimi në Tiranë, mblodhi në Qendrën Rinore Tiranë deputete të partive politike më të mëdha në vend (PD, PS dhe LSI), gra dhe vajza të shoqërisë civile, të organizatave të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, çështjeve gjinore etj, si dhe të rinj të shoqërisë civile e të forumeve rinore politike.

Në takim u diskutua mbi problematikat që ka sistemi i shëndetësisë në vend, mbi reformën e arsimit, mbi projektligjin më të fundit të importit të plehrave ku rezultoi se të gjithë të pranishmit ishin kundër, u diskutuan problemet e femrave të dhunuara dhe të atyre pa asnjë mundësi zhvillimi në zonat rurale etj. dhe në fund të takimit dolën me një strategji për zgjidhjen e disa problemeve akute dhe që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme.

Deputetet dhe përfaqësueset e partive politike shprehën dëshirën dhe gadishmërinë për të asistuar dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe premtuan se më së paku do ti përçojnë këto probleme tek qeveria dhe opozita, si dhe do të kërkojnë një seancë dëgjimore për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në komisionet parlamentare, ku ministrat përkatës tu përgjigjen grupeve të interesit.

Nga ana e saj, Drejtoresha Ekzekutive e WDN, znj. Blerta Balilaj, u premtoi mbështetjen në emër të organizatës, zonjave dhe të rinjve të pranishëm jo vetëm për të ngritjen e problemeve të tyre, por edhe për promovimin dhe fuqizimin e tyre në politikë.

Komentuesja shan Arminën: S’ke turp, shëtit lart e poshtë me paratë e popullit

Posted: 26 Sep 2016 10:06 AM PDT

jldghk-300x221 armina-1Ndërsa Armina Mevlani vazhdon të jetë në Milano ku po ndjek 'Javën e Modës', të shumta janë fotot që publikon në rrjete sociale. Kjo duket se i ka bërë mjaft përshtypje një komentueseje e cila nuk ka nguruar t'i shkruajë.

"Shëtitesh poshtë e lartë ti me paratë e populit. Dhe s'të vjen aspak turp të shesësh mend këtu. Të vijë pak turp nga vajzat e tjera të moshës tënde që në vendin tënd vuajnë urie dhe ti s'lë gjë pa postuar aty", shkruan komentuesja.

Por ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Arminës. "Me vjen shumë keq për ato vajza që s'kanë mundësi dhe unë ndihmoj sa më shumë të kem mundësi, por udhëtimet e mia janë pjesë e punës sime dhe të mbështetur nga njerëz me të cilët bashkëpunoj. Kjo është diçka e vështirë për tu kuptuar në Shqipëri, por unë po investoj kohë në fushën time dhe s'ka të bëjë me asnjë person apo paratë e popullit siç ju i quani. Unë kam fitimet e mia me këtë punë që po bëj", ia kthen Mevlani.

 

 

 

 

 

 

 

Foto/ Zbulohet miliarderi indian që po mbështet karrierën e Bleonës

Posted: 26 Sep 2016 09:57 AM PDT


bleonaaaDiçka e madhe po vjen nga Bleona, dhe kësaj rradhe është ZYRTARE! Përmes rrjetit social Instagram, këngëtarja e njohur ka paralajmëruar surprizën e radhës me një miliarder indian të quajtur Lalit Modi.

Kanë qenë mediat e shtetit të Modit ato që kanë ngritur pikëpyetjet përmes një artikulli, shkaku i një postimi të bërë nga miliarderi i cili shfaqet me Bleonën nën përshkrimin: 'projekte të mëdha po vijnë'.screenshot_7-46-300x300

Nuk dihet se për çka bëhet fjalë saktësisht por vetë indiani në Instagram ka vërshuar me komplimente për shqiptaren duke e konsideruar atë si këngëtare të mrekullueshme, të mbushur plot me jetë.

Modi, mes tjerash i ka premtuar Bleonës se do ta çojë atë në nivele të reja dhe me një axhendë tejet të ngjeshur.

Trafiku i drogës, zbutet akuza për vëllain e Besos së “Tajvanit” dhe për biznesmenët e tjerë

Posted: 26 Sep 2016 09:46 AM PDT

Prokuroria për Krime të Rënda pushoi akuzën për trafik ndërkombëtar droge dhe grup kriminal ndaj 7 personave mes tyre, vëllai i Besnik Sulajt i njohur si Beso i Taivanit.

Kështu, Ajet Sulaj bashkë me biznesmenin e naftës Pajtim Braçaj si dhe Valter Pashollari, Bejto Kotaj, Festim Xhelilaj, Qerim e Lutfi Xeka do të përballen me akuza më të lehta në Gjykatën e Durrësit ku është transferuar dosja sëfundmi.

Ata u kapën në shtator të vitit të kaluar pasi u gjet 700 kg hashash në një shtëpi që ishte kthyer në laborator droge në Durrës. Por, pas rreth 1 viti hetime, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur në konkluzion se nuk është provuar se droga do të përdorej për trafik ndërkombëtar. Kësisoj ndaj të akuzuarve rëndon vetem akuza e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kjo vepër penale dënohet shumë më pak se ajo për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal siç ishte e formuluar në fillim nga prokuroria.

Vendimi i pushimit të akuzave nuk është bërë nga prokurori që urdhëroi arrestimin, por nga drejtuesi i institucionit të akuzës, ç'ka ngre dyshime se prokurori i çështjes nuk ka qenë dakord me vendimin e titullarit të institucionit, raporton Abc News.

Nga ana tjetër, zyrtarisht Prokuroria për Krime të Rënda tha se hetimet për trafik droge janë veçuar për bashkpunëtorët e mundshëm të 7 të dyshaurve, që kanë përfunduar në gjykatën e Durrësit për gjykim.

Po sipas burimeve, nga përgjimet telefonike të kryera prej më shumë se një muaj në fazën paraprake të hetimit, ka rezultuar se të pandehurit bashkëpunonin me njëri-tjetrin për gjetjen e drogës, transportin, përpunimin dhe paketimin e saj. Sipas të dhënave paraprake, dyshohej se bizmesmenët e arrestuar Ajet Sulaj dhe Pajtim Braçaj ishin organizatorët dhe financues të këtij rrjeti.

Të dyshuarit si furnizues me drogë të këtij rrjeti ishin Bejto Kotaj dhe krutanët Qerim e Lutfi Xeka. Ndërsa në rolin e transportuesit Ishte Festim Xhelilaj. Për paketimin e drogës ishte ngritur një laborator në banesën e Valter Pashollarit, ku bëhej paketimi para nisjes për në Itali, në rrugë detare dhe tokësore.

Pavarësisht këtyre pretendimeve paraprake të akuzës, pas 10 muajve, Prokuroria thote se nuk provohet trafiku ndërkombëtar i drogës dhe për këtë fakt dosja kalon nga Krimet e Rënda tek prokuroria e Durrësit me akuza më të zbutura. /AbcNews

Çfarë pritet sot nga debati Trump – Clinton?

Posted: 26 Sep 2016 09:26 AM PDT

Mbrëmja e sotshme mund të shndërrohet në një moment përcaktues për fushatën presidenciale në SHBA.

Debati i parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump vlerësohet se do të ndiqet nga 100 milionë amerikanë, të cilët do të jenë në gjendje për herë të parë të peshojnë kandidatët në një skenë përballë njëri-tjetrit.

Debati do të jetë me tepër rëndësi për të dy kandidatët, të cilët do të ndiqen me vëmendje jo vetëm për gjërat që do të thonë, por edhe për mënyrat se si do t'i thonë.

Cili do të jetë Donald Trump?

Debati do të jetë një moment kyç për zotin Trump, i cili gjatë javëve të fundit ka ngushtuar diferencën në sondazhe me zonjën Clinton, pjesërisht për arsye se e ka paraqitur veten më të disiplinuar se në të kaluarën. Ai gjithashtu është përqëndruar më shumë tek tematika e tij qendrore.

"Do ta bëjmë Amerikën sërish të fortë. Do ta bëjmë Amerikën sërish të sigurtë dhe madhështore!", u tha zoti Trump mbështetësve të tij të mbledhur në një tubim në Fort Myers, në Florida, një shtet i rëndësishëm ku ai ka rezultuar i barabartë me zonjën Clinton gjatë sondazheve të fundit.

Nga ana e saj, zonja Clinton synon që gjatë debatit të sigurojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin për ndërtimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse. Ajo u shpreh gjatë një tubimi në Orlando, të Floridës, se "ne kemi të gjithë vlerë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!".

Rritet vëmendja ndërsa sondazhet po tregojnë rezultate të afërta

Nga tre debatet presidenciale, debati i parë është tradicionalisht më i ndjekuri, dhe po zhvillohet në një moment kritik, thotë Matthew Dallek i Universitetit "George Washington". "Tashmë rezultatet janë shumë më të barabarta se ç'pritej, kështu që debati ka peshë më të madhe për të dy kandidatët", thotë ai.

Debatet televizive presidenciale filluan në vitin 1960, me një debat ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, debatet televizive kanë ndikuar në disa gara presidenciale. "Në një vit normal, debatet janë mënyra e vetme për ta ndryshuar garën pas mbarimit të konventave të partive. Është momenti kur numri më i madh i njerëzve ndjekin garën nëpërmjet mediave," thotë profesori për qeverisjen në Universitetin "George Mason", Jeremy Mayer.

Sa po përgatiten?

Zoti Trump dhe zonja Clinton duket se po përgatiten në mënyra të ndryshme për debatin. Zonja Clinton mendohet se i ka kushtuar më shumë energji përgatitjes për debatin, duke u përballur madje me persona në rolin e zotit Trump.

Ndërsa nga kampi i kandidatit republikan mësohet se puna e tij përgatitore ka qenë më pak intensive. Ai vetë madje shpotiti zonjën Clinton gjatë një tubimi në Pennsylvania, duke u shprehur se: "disa thonë se po përgatitet për debatin; të tjerë thonë se ajo po fle gjumë".

Demokratët shpresojnë se kandidati republikan do të shfaqet i pakujdesshëm në debat dhe në përputhje me paraqitjen e tij gjatë debateve paraprake republikane. Por, duket se stafi i ri i fushatës së zotit Trump ka patur sukses në ruajtjen e përqëndrimit të tij dhe në shmangien e kryerjes së sulmeve personale.

Një tjetër audiencë

Të dy kandidatët u paraqitën mirë gjatë debateve paraprake të partive të tyre. Një mendim ekziston se zoti Trump fitoi nominimin republikan duke e shfrytëzuar në maksimum mundësinë dhe duke sulmuar rivalët Jeb Bush, Marco Rubio dhe Ted Cruz.

Por, zoti Trump do të jetë përpara një audience tjetër gjatë debateve me zonjën Clinton. Ai do të mundohet të përmirësojë imazhin e tij me votuesit e moderuar republikanë dhe të pavendosurit, të cilët nuk do të fitoheshin nëpërmjet llojit të sulmeve partiake që ai përdori gjatë debateve paraprake.

Zonja Clinton do të ndërtojë mbi eksperiencën e saj të mëparshme gjatë debatit paraprak me rivalin kryesor, Senatorin Bernie Sanders. Zonja Clinton ia doli mbanë përgjithësisht të ruante staturën gjatë debateve me zotin Sanders dhe madje e vendosi atë shpesh në pozita mbrojtëse, duke ngritur pikëpyetje mbi prakticitetin e disa prej propozimeve të tij.

Por, zonja Clinton përballet gjithashtu me sfida. Anketimet tregojnë se shumica e votuesve nuk i besojnë. Mënyra e debatueshme se si ajo menaxhoi çështjen e serverit të email-it të saj privat gjatë periudhës që ishte Sekretare Shteti vazhdon ta ndjekë atë edhe gjatë këtyre javëve të fundit parazgjedhore.

Natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën gjithashtu një sfidë për zonjën Clinton, ndërsa ajo përgatitet për debatin, thotë profesori Stephen Wayne, i Universitetit "Georgetown". "Çështja është se Donald Trump nuk është aq i disiplinuar si Hillary Clinton. Nëse e prek në diçka personale, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë personale."

Mundësi dhe rreziqe

Të dy konkurrentët vuajnë prej një mospëlqimi të lartë nga votuesit dhe debatet ofrojnë mundësi të reja, por edhe rreziqe. Zoti Meyer thotë se "debati mund t'u ofrojë kandidatëve një shans të dytë për të krijuar një tjetër përshtypje, ose për të çimentuar përshtypjen negative".

Gjatë viteve të fundit, debatet presidenciale nuk kanë patur ndikimin e zgjedhjeve të mëparshme. Profesori Wayne thotë se: "Mund të na kujtohen dy debate të rëndësishme në historinë amerikane: debati i vitit 1960, ndërmjet demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon; si dhe ai i vitit 1976, ndërmjet republikanit Gerald Ford dhe demokratit Jimmy Carter. Në të dyja këto debate u bënë gabime dhe paraqitjet nuk ishin të duhurat, duke ndikuar për rrjedhojë në rezultatin e zgjedhjeve."

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale, si dhe një përballje ndërmjet dy kandidatëve për zëvendëspresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence./VOA

Detajet/ Si iu kërcënua familja kryeprokurorit Llalla

Posted: 26 Sep 2016 08:03 AM PDT

Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është bërë lajm ditët e fundit, por ndërkohë ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 4 muaj më parë. Bëhet fjalë për një kërcënim nëpërmjet telefonit, i cili po hetohet prej qershorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
AbcNews ka mësuar se mesazhi kërcënuese në numrin e telefonit personal të kryeprokurorit, ka ardhur në fillim të qershorit të këtij viti, vetëm pak kohë pas arrestimit të disa personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vendoste "gjoba" e merrej me trafik droge.
Hetimi i mesazheve kërcënuese ndaj Llallës, është bashkuar me dosjen hetimore të këtij grupi të fuqishëm kriminal, që po hetohet prej muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë nga verifikimi i numrit të kërcënuesit, figuron që të dhënat e poseduesit të kësaj karte telefoni janë fiktive dhe ajo është blerë në tregun e zi.
Sipas burimeve të AbcNews, mesazhi ka qenë i drejtpëdrejtë, duke i kërkuar Kryeprokurorit të ndërpriste hetimet ndaj këtij grupi dhe të mos e kthente këtë çështje në personale.
Veç kësaj, AbcNews mësoi se në mesazh, kërcënuesi i ka përmendur familjen dhe fëmijët kryeprokurorit Llalla. Për këtë arsye, pas këtij mesazhi, Llalla ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit.
Në vijim të masave për të evituar çdo rrezik, bashkëshortja e kryeprokurorit ka dhënë dorëheqjen nga një institucion ku punonte, për t'u vendosur në një vend të BE, së bashku me fëmijët, ku gjendet edhe sot.
Burime nga prokuroria dyshojnë se lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit mund të ketë patur si synim më shumë cënimin e autoritetit të tij se sa zbardhjen e ngjarjes në fjalë, pasi në dosjen hetimore nuk pa patur ndonjë zhvillim të ri për t'u raportuar.
Lajmi i publikuar vjen në një kohë kur marrëdhëniet tashmë të njohura mes Prokurorisë dhe ministrisë së Brendshme, jo vetëm nuk kanë pësuar ndryshim por po shkojnë drejt përkeqësimit.
Një seri veprimesh të Prokurorisë kanë nxjerrë zbuluar ministrinë e Tahirit, duke e vënë në pozitë të vështirë publike. Hetimi i raportit të SHISH për drejtues dhe shefa të policies, të lidhur me kulitivimin e lëndëve narkotike (arrestimet e fundit po e vërtetojnë këtë); hetimet e nisura për nxjerrjen e sekretit hetimor, ku janë sekuestruar aparatët celularë të gazetarit Artan Hoxha që publikoi të dhëna të dëshmisë së pilotit italian në Ishëm, të dhëna që mendohet se janë dhënë nga vetë ministri Tahiri; zbulimi i shtëpisë që përpunonte marijuanën pranë pistës së Ishmit; nisja e hetimeve për tenderin e uniformave të policisë, ku dyshohet se ministria e Brendshme, konkretisht komisioni i vlerësimit të ofertave ka favorizuar kompaninë, etj janë vetëm disa nga çështjet për të cilat Tahiri as nuk mund të fshihet dhe as mund të akuzojë opozitën.
Prandaj dhe mënyra se si doli dhe se si u paraqit lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit, ngre dyshime se mund të jetë pjesë e luftës së ftohtë prokurori- ministri e Brendshme./abc news

EMRAT/ Zgjidhen finalisët, ja kush janë 8 kandidatët për kryetar të FRESSH

Posted: 26 Sep 2016 07:49 AM PDT

Pas gjysmëfinales së zhvilluar ditën e dielë, Juria e FRESSH-VOICE mbylli sot mandatin e saj duke deklaruar finalistët për drejtimin e Forumit të Rinisë Eurosocialiste.  Zgjedhja ishte e vështirë midis të barabartëve. Finalistët u përzgjodhën nga Juria pas një diskutimi konstruktiv dhe me votim. Ata janë sipas renditjes alfabetike:

1. Ana Abdi
2. Eljo Hysko
3. Elsamed Mukaj
4. Erjo Mile
5. Ermal Petushi
6. Jonida Spaho
7. Marinela Rukia
8. Shpati Kolgega

8 finalistët tashmë do të përballen me njëri tjetrin në një fushatë në 12 qarqet e vendit, në një format debati live me pyetje midis njeri tjetrit por edhe anëtarëve të FRESSH .Më pas finalja e madhe do të jetë në datën 22 tetor në Tiranë, ku drejtuesi i ri i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë.

Zbulohet detyra e re ish-ambasadorit Arvizu, takon Ilir Metën me Donald Lu

Posted: 26 Sep 2016 07:38 AM PDT

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka disa ditë që ka ardhur në Shqipëri. Vizita e tij fillimisht u komentua si një vizitë e një ish-ambasadori që e do vendin tonë dhe që kishte ardhur për të takuar miqtë.

Por e vërteta është ndryshe, Aleksandër Arvizu, ka marrë një detyrë të re nga qeveria amerikane, atë të zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik.

Arvizu, i shoqërua nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, nën cilësinë e detyrës së re ka takuar sot kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Reforma në drejtësi dhe lufta kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë qenë në fokus të një takimi që kreu i

Zyra për shtyp e Kuvendit, bën me dije se "bashkëbiseduesit biseduan mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit".

Meta i uroi mirëseardhjen ish-ambasadorit Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë etapave të reformës.

Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e tjerë amerikanë në Shqipëri si ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e korrupsionit, krimit transnacional dhe terrorizmit.

Nga ana e tij, zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, Aleksandër Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit

Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar gjithnjë për formula që i shërbejnë bashkëpunimit politik mes palëve në interes të përshpejtimit të kësaj reforme madhore të rëndësishme për Shqipërinë.

Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë.

Tjetër lëvizje në administratë, largohet kreu i Prokurimeve Publike

Posted: 26 Sep 2016 07:13 AM PDT

Një tjetër dorëheqje ka ndodhur në  administratën e lartë shtetërore. Mësohet se ka dhënë dorëhqjen kreu i Komsionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe një anëtar tjetër i këtij institucioni.

Dorëheqjen e ka dhënë edhe anëtarja, Juliana Hoxha.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë zëvendësimet duke vënë në vend të Kërit, në postin e kryetarit në Komsionin e Prokurimit Publik Evis Shurdhan, e cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri.

Teksa anëtari tjetër është Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.

 

Aksidenti, rrëfimi i policëve: Për 30 min linim shërbimin,por…

Posted: 26 Sep 2016 07:03 AM PDT

"Ishim duke patrulluar kur na përplasën…"  Kështu shprehen Besim Voja dhe Neil Hoxha, dy kolegët e policit të ndjerë Ervin Haxhia që u aksidentuan mbrëmjen e së dielës nga një i ri që udhëtonte me shpejtësi.

Efektivët ishin duke përfunduar shërbimin, por gjysëm ore para se turni tjetër të merrte detyrën, ndodhi e paimagjinueshmja.

"Nuk e kuptuam, humbëm ndjenjat. Gjysëm ore para se të linim shërbimin na goditi makina me fuqi", thane Voja dhe Hoxha.

Të dy policët ndodhen të shtruar tek Trauma, në një nga dhomat e pavionit të neurokirurgjisë.

Voja gjatë paradites ishte tejet i përhumbur. Nuk mban mend shumë nga ngjarja, por ato pak minuta nuk ngurron t’i rrëfeje. Voja tha se sëbashku me shokët Ervin Haxhia dhe I. Hoxha ishin duke patrulluar me makinë, kur furgoni i policisë u trondit nga një goditje.

"Kemi qenë duke ecur kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pësoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorrën nga makina e policisë, pashë dy kolegët e shtrirë. Nuk mbaj mend shumë gjëra….patrullonim shpesh në këtë segment".

Voja rrëfen për Report Tv e Shqiptarja.com se ishte ai që kërkoi ndihmë për aksidentin, ndërsa kolegët ishin të shtrirë pa ndjenja në furgon.
"Ishim duke patrulluar, në rrugë pranë shkollës se mesme në Kamëz. Unë isha në vendin e parë, ndërsa Neili ishte në drejtim të mjetit të policisë. Kolegu tjetër ka qenë në ndenjësen e pasme. Ka qenë ora rreth 8:30 afërsisht, kur u goditëm në mënyrë të papritur nga pas. Qe një goditje shumë e fortë. Nuk kuptova asgjë çfarë ndodhi, ndërsa furgoni u rrotullua. Më pas furgoni më ka nxjerrë në mënyrë të menjëhershme jashtë, ndërsa pashë dy kolegët e mi të shtrirë. Menjëherë kam kërkuar ndihmë dhe bëra thirrje në radio. Pas thirrjes time dëgjova shefin e komisariatit Sali Skuraj që ndërhyri menjëherë në komunikim dhe urdhëroi që të niseshin forcat drejt vendit të ngjarjes. Di që u nisën kolegët dhe më kanë nisur në spital me një veturë private mua dhe kolegët e mi. Më pas nuk mbaj mend më asgjë”.

Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Fatos Olldashi thotë se pacienti Neil Hoxha, ka pasur hemoragji në tru, por se tashmë ai është përmirësuar. Besim Voja, ka dëmtim të brinjëve, pranë shtyllës kurrizore, por edhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Besimi kishte dijeni për fatin e Ervin Haxhias, Neil Hoxha ende nuk e di se kolegu i tij ka ndërruar jetë.
Teksa nën zë pëshpëritej, 'i ndjeri që ndërroi jetë', Neil Hoxha ngre kryet përpjetë dhe pyet; 'Pse kush ka ndërruar jetë?'
Familjarët mundohen t'a qetësojnë. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ata nuk duan që Neili të mësojë për fatin e kolegut Ervin Haxhia. Sipas tyre, është ende herët për këtë hap./shqiptarja.com

Related Posts :