Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tiranë, arrestohet i kërkuari për prostitucion në Itali” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tiranë, arrestohet i kërkuari për prostitucion në Itali” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tiranë, arrestohet i kërkuari për prostitucion në Itali

Posted: 02 Sep 2016 01:54 AM PDT

pranga largeaPolicia e Tiranës ka arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim, Shkëlqim Kurpalaj, 41 vjeç.

Ai është dënuar nga Gjykata e Milanos në vitin 2013 me 10 vjet burg për emigracion ilegal dhe shfrytëzim prostitucioni. Këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur dhe 9 vjet dhe 24 ditë burg.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Strehimi Social, MZHU jep mbështetje financiare për 5 bashki

Posted: 02 Sep 2016 01:47 AM PDT

Banesa entiMinistria e Zhvillimit Urban miraton fondin prej prej  4,571,992 lekë për 5 bashki, të cilat përfitojnë grante të menjëhershme për strehimin. Ky fond do t'i shpërndahet 20 familjeve,  të cilat plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.

20 familjeve përfituese, nëpërmjet këtij fondi do t'i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare. Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga 5 bashkitë, në mbështetje të dispozitave ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar, me VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”.

gjitha njësive të qeverisjes vendore, u është kërkuar të paraqesin pranë MZHU, kërkesat për grante të menjëhershme, brenda datës 8 korrik 2016, të miratuara, me vendimet e Këshillave Bashkiakë, respektivë, në mbështetje të pikës 2 të VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm”, sipas shtojcës A të këtij vendimi.

Grupi i punës ka miratuar:

  1. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Kavajë, në shumën 1,339,533 lekë. (6 familje përfituese)
  2. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Gramsh, në shumën 227,204 lekë. (1 familje përfituese)
  3. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Vlorë, në shumën 420,000 lekë. (1 familje përfituese)
  4. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Pogradec, në shumën 215,646 lekë. (2 familje përfituese)
  5. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Korçë, në shumën 2.369.609,7 lekë. (10 familje përfituese)

Bonusi i strehimit, mbështetje për 21 familje në Tropojë

Ndërkohë, për të siguruar përfshirjen e sa më shumë qytetarëve me pak apo aspak të ardhura, si përfitues direkt nga programet e strehimit këtë vit është hapur edhe një programi i Bonusit të Strehimit, nëpërmjet të cilit sigurohet pagesa e qirasë në treg të lirë nga buxheti i shtetit. Thënë ndryshe, Ministria e Zhvillimit Urban mbështet financiarisht pagesën prej 50% të qirasë minimale të tregut që nga momenti kur aplikuesi fiton të drejtën e bonusit e deri në fund të vitit. Bashkia e Tropojës i shtohet njësive vendore, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga programi i bonusit të strehimit. Një fond prej 238 mijë lekësh, financim i buxhetit të shtetit do t'i jepet bashkisë Tropojë për 21 familje, të cilët plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve për strehim.

Kërkesa e ardhur nga kjo bashki është miratuar nga grupi i posaçëm i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, mbështetur në dispozitat e ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar, me VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit “, i ndryshuar. MZHU u ka dërguar shkresa bashkive, në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt Maj dhe Qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonus. Aktualisht,  pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 6 bashki: Elbasan, Mirditë, Korçë, Pogradec, Has dhe Tropojë,  të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për 58 familjet përfituese.

Vetëm në dy muaj Korrik- Gusht,   Ministra e Zhvillimit Urban me fondet e saj  ka mundësuar ofrimin e një strehimi të përballueshëm për 79 familje, 21 prej të cilave i përkasin bashkisë Tropojë.  Afati i fundit për të gjitha bashkitë për të aplikuar për bonusin e strehimit është 30 Shtatori 2016.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

E akuzuan se ka qenë eskortë,  Melania Trump padit ”Daily Mail” për shpifje

Posted: 02 Sep 2016 01:44 AM PDT

MelianeAshtu sic edhe kishte paralajmëruar, Melania Trump ka paditur gazetën britanike "Daily Mail" dhe një portal me bazë në SHBA pasi kanë publikuar një shkrim, ku thuhej se ajo ka punuar si eskortë gjatë viteve '90, sipas revistës amerikane "Hollywood Reporter".

Bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje ndaj gazetës dhe blogerit, Webster Griffin Tarpley, i cili ka thënë se ajo ka jetuar në frikë për publikimin e të kaluarës së  saj të supozuar si një punëtore seksi. Që të dy, si blogeri ashtu dhe "Daily Mail" kanë fshirë më pas artikujt e tyre të publikuar muajin e kaluar dhe i kanë kërkuar falje Trump.

"Daily Mail" thotë se artikulli i tij me titull "Fotot provokative dhe pyetjet shqetësuese lidhur me të kaluarën e gruas së tij, mund të prishë imazhin e Trumpit" nuk kishte për qëllim të pohonte apo sugjeronte se zonja Trump ka punuar si eskortë apo në industrinë e seksit. Veprimi i gazetës dhe blogut ishte "i neveritshëm, i pështirë, i qëllimshëm, keqdashës dhe shtypës" thuhet në denoncimin e Melania Trump në një gjykatë, në Maryland.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama i jep PDIU-së Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave

Posted: 02 Sep 2016 01:19 AM PDT

DSCF2502Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Gjet Ndoj. Postin e tij pritet ta marrë përsipër Ardit Bido, anëtari i kryesisë së PDIU-së, partia e tretë në koalicion me qeverinë Rama.

Në lidhje me largimin e tij nga detyra, Ndoji shprehet se e ka lënë këtë institucion në gjendje të mirë. "Pas tre vitesh dorëzoj detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave. Sot që largohem po lë një institucion me një gjendje më të mirë në vend-ruajtjet".

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksioni anti-kanabis, policia pasqyron shifrat e bimëve të asgjësuara

Posted: 02 Sep 2016 01:04 AM PDT

Tropojë

Parcela 2- 2016Policia e Tropojës ka asgjësuar 2440 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në vendet  e quajtura "Javorr i Degës", "Stani i Malotës", "Stani i Poshtër" dhe "Pribunjë". Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mirditë

Asgjësohen në fshatin Gëziq në Mirditë 3370 bimë narkotike të kultivuara në një parcelë që u asgjësuan me anë të djegies.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Lushnjë

I gjenden 4.3 kg lëndë narkotike dhe 59 bimë kanabis sattiva në banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në pranga ka rënë shtetasi  Dhimitër Veliu, 52 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.3 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, ndërsa në kopshtin e banesës së tij i’u gjetën e asgjësuan 59 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Mallakastër

Gjenden dhe asgjësohen me djegie 130 bimë narkotike, arrestohet në flagrancë kultivuesi. Policia raporton se ka arrestuar shtetasin  Marselan Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Bejar, në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe asgjësuan 130 bimë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vlorë

makina Arma motiri parcela

Asgjëson rreth 16.000 bimë narkotike dhe arrestohet në flagrancë 1 nga autorët, 1 tjetër shpallet në kërkim dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Ato janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave.  U proceduan në gjendje të lirë dy shtetas: Xh.H., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe D.B., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Dy prej këtyre parcelave me rreth 6.000  bimë narkotike, janë gjetur të mbjella pranë fshatit Karroq të Sarandës. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, shtetasin Gëzim Shena, 28 vjeç, banues në Gjirokastër. Është shpallur në kërkim shtetasi R.K., 28 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, pranë vendit të ngjarjes, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:1 armë zjarri Automatik-model 54; 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 1 automjet tip “Mitsubishi” me targë AA781LS; një motoçikletë pa targa, të cilat dyshohet se kanë qenë në përdorim të dy shtetasve të mësipërm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Tiranë, 57-vjeçari i dërgon zarf me letra kanosëse kryeministrit Rama

Posted: 02 Sep 2016 12:49 AM PDT

Zarf-largeaNjë 57-vjeçar nga Korça i ka dërguar kryeministrit një zarf me letra të cilat kishin në përmbajtje kanosje. Zarfi ka mbërritur më 30 gusht 2016, ndërsa më 1 shtator policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, "për shtetasin Xhibrileminë Muhamet Keça, i datëlindjes 25 janar 1959, banues në Korçë". Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës thuhet se Keça më datë

30.08.2016, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë një zarf në të cilin gjendeshin letra të shkruara ku përmbajtja e të cilave përben elementët e veprave penale të "Nxitjes dhe Urrejtjes ose Grindjeve" dhe "Kanosjes".

 

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Horoskopi – 2 shtator 2016

Posted: 02 Sep 2016 12:00 AM PDT

Dashi

Do të merrni mesazhe nëpërmjet faksit apo email-it nga një shtet i huaj, të cilat nuk do të jenë shumë të sakta. Është mirë të bëni disa kërkime dhe të verifikoni faktet. Mos i pranoni lajmet pa i verifikuar. Do të jetë një ditë e qetë për ju.

Demi

Ruajtja e kontakteve me një partner romantik mund të jetë e vështirë sot, deri në atë pikë sa mund t'ju zërë paniku. Mos arrini në përfundime të nxituara për probleme në lidhje. Mungesa e kontaktit mund të vijë prej ngjarjeve të papritura. Ruani durimin.

Binjakët

Keni shumë gjëra në mendje, të cilat nuk po ju lënë të preheni në paqe këto ditë. Përpiquni t'i zgjidhni sa më shpejt dhe të merrni një pushim të merituar. Mos i lini të tjerët t'ju trazojnë. Ju e dini se ç'është më e mira për ju, ndaj veproni.

Gaforrja

Po kërkoni një mik, por nuk do të arrini ta gjeni. Kontaktet përmes email-it apo celularit nuk do të funksionojnë. Mënyra më e mirë për të kontaktuar mikun tuaj është të shkoni në shtëpinë e tij. Përpiquni t'i merrni gjërat me qetësi.

Luani

Kjo nuk është dita e duhur për t'u marrë me çështje që përfshijnë paratë. Keni probleme me përqendrimin, ndaj shmangni punët që kanë të bëjnë me krijimtarinë. Megjithatë, kjo është një ditë e mirë për të bërë punë rutinë që nuk kërkojnë shumë vëmendje.

Virgjëresha

Keni dilema për gatishmërinë për ta çuar lidhjen tuaj drejt një hapi më serioz. Kjo është ajo që duhet të bëni. Harrojini planet e tjera dhe për momentin përqendrohuni tek një gjë e vetme. Nuk ka gjë më të rëndësishme se dashuria, ndaj mos hezitoni.

Peshorja

Kjo do të jetë një ditë shumë e zënë për komunitetin tuaj. Mund të ndodhë një protestë ose tubim publik. Ngjarja mund t'ju duket e paorganizuar dhe jo shumë e këndshme. Nëse mundeni, qëndroni në shtëpi. Kursejini vetes disa shqetësime.

Akrepi

Sot do të merrni një surprizë që ka të bëjë me karrierën ose njerëzit që ju rrethojnë në punë. Ndoshta do të realizohet një premtim që ju kanë dhënë, por ajo që është e sigurt, është fakti se do të lumturoheni. Bëhuni gati për diçka të madhe!

Shigjetari

Duket se jeni të palumtur apo të pasigurt me profesionin tuaj të tanishëm dhe po mendoni të bëni një ndryshim. Mund të merrni lajme që do t'u shërbejnë mendimeve tuaja. Megjithatë, sot nuk është dita e duhur për të marrë vendime. Prisni dy ose tri ditë.

Bricjapi

Jeni përpara një problemi financiar që mund t'ju duket i padëgjuar. Shkojini deri në fund dhe do të zbuloni se nuk është situatë shumë shqetësuese. Këto kohë jeni në kërkim të një miku të ri dhe fati do t'ju ndihmojë të njiheni me dikë që ju përshtatet.

Ujori

Është koha përsëri që të riformoni reputacionin tuaj si një romantik i pashpresë. Jeni të dashuruar me dashurinë dhe ju pëlqen të jeni romantik, mbi të gjitha kjo ju shkon. Ndaj mos ngurroni t'i hyni edhe një herë ndjenjës së ëmbël të dashurisë.

Peshqit

Në ditën që keni planifikuar me kujdes, do të ndieni një emocion të papritur. Ky emocion ka forcë të ndalojë të gjitha planet që keni bërë. Nëse e ndieni këtë emocion gjatë ditës së sotme, ndërpritini të gjitha planet dhe filloni të shijoni gjërat që ju pëlqejnë.

 

Turqi, shkarkohen nga detyra edhe 820 ushtarakë të tjerë

Posted: 01 Sep 2016 01:55 PM PDT

ErdoganMinistria e Mbrojtjes e Turqisë ka shkarkuar edhe 820 persona të tjerë nga forcat tokësore dhe detare të vendit.

Ky veprim vjen në vazhdën e spastrimit të ushtrisë pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.

Ankaraja tashmë ka shkarkuar mijëra veta nga forcat e armatosura.

Qeveria ka shkarkuar edhe rreth 80.000 persona nga sektori publik dhe privat, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me komplotuesit e puçit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se arrestimet masive kanë prekur individët që vetëm kundërshtojnë politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

“Kam frikë të dal me gruan në publik se më quajnë pedofil”

Posted: 01 Sep 2016 01:25 PM PDT

burriNjë burrë në Britani thotë se ndihet i frikësuar të dalë nga shtëpia pasi e quajnë pedofil për shkak gruaja e tij 32-vjeçare duket shumë e re. Shakey Finks, 42 vjeç nga Plymouth in Devon rrëfen se policia i ka thënë të mbajë gjithmonë me vete një fotokopje të patentës së Jessica Stevens, për të vërtetuar se ajo nuk është nën moshë sa herë që çifti përballet me këtë gjë.

burri1

Ata u njohën 2 vite të shkuara dhe u lidhën 6 muaj më vonë. Që nga ajo kohë ata kanë qenë viktima të abuzimeve dhe akuzave nga komuniteti përreth, të cilët mendojnë se 32-vjeçarja është më e re nga sa thotë.

burri2

Ai rrëfen se shumë njerëz e shajnë në rrugë, madje fotoja e tij është shpërndarë edhe nëpër shkolla, ku cilësohet si pedofil. 42-vjeçari ka shkuar vullnetarisht në polici ku ka rrëfyer gjithçka dhe ka paraqitur CV e tij për të vërtetuar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin. Por pavarësisht kësaj, Finks ankohet se kjo situatë po i shkatërron jetën.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, vritet me armë zjarri në derën e lokalit biznesmeni shqiptar

Posted: 01 Sep 2016 12:58 PM PDT

frano juncajNjë biznesmen shqiptar është vrarë me armë zjarri në hyrje të lokalit të tij, në jugperëndim të Detroit SHBA. Ngjarja ka ndodhur në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale në rrugë "South Ethel".

Frano Juncaj, 59 vjeç, i cili kishte emigruar në SHBA që nga viti 1975, u gjet i qëlluar me armë zjarri në hyrje të lokalit që menaxhonte së bashku me të vëllanë Tony Juncaj.

Sipas policisë, dyshohet se bëhte fjalë për një përpjekje për grabitje dhe me shumë gjasa grabitësi duhet ta ketë njohur 59-vjeçarin, ndaj edhe e ka vrarë për të humbur gjurmët.

Juncaj vlerësohej si një njëri mjaft miqësor dhe i mirë nga komuniteti ku jetonte.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :