Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“U lind djali, familja bën “dasmë” në QKUK (Video)” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“U lind djali, familja bën “dasmë” në QKUK (Video)” plus 9 more Ferizaj Press


U lind djali, familja bën “dasmë” në QKUK (Video)

Posted: 17 Sep 2016 09:04 AM PDT

Kështu, për të festuar, para objektit të Gjinekologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), familjarët kanë marrë me vete edhe daullexhinjtë.

Kështu, djali dhe nëna do të dalin nga spitali… me "zhurmë"!

Belgjika vendi i vetëm që lejon eutanazinë për të mitur

Posted: 17 Sep 2016 09:04 AM PDT

Një 17-vjeçar është i pari i mitur i cili u ndihmua nga mjekët që të vdesë në Belgjikë. Një gjë e tillë është bërë pas kërkesës për heqjen e kufizimit të moshës për të aplikuar eutanazinë, dy vjet më parë, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Kreu i Komisionit Federal i Eutanazisë tha se i riu vuante nga një sëmundje me dhimbje të papërballueshme fizike, transmeton KosovaPress.

Belgjika është vendi i vetëm që lejon të miturit e çdo moshe për të zgjedhur eutanazinë.

Vdekja me ndihmën mjekësore është e ligjshme në shumë pak vende, përfshirë këtu Zvicrën, Holandën, Kolumbinë dhe Japoninë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara mund të aplikohet për një grup të vogël sëmundjesh në Washington, Kaliforni, Oregon, Vermont, Nju Meksiko dhe Montana.

Pacolli: Labi do të jetë Kryetari më i mirë në historinë e Ferizajt

Posted: 17 Sep 2016 09:04 AM PDT

Pacolli ka thënë se Labi do të jetë model për politikbërjen në Kosovë e Shqipëri. Ka parashikuar se do të hyjë edhe në historinë e udhëheqjes së Ferizajt.

Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit nw Facebook:

"Me Labin… Eshte kënaqësi të kalosh momente të bukura më mikun e dashur, njeriun human, njeriun korrekt, thjeshtë njeriun e dashur për të gjithë. Labi do të jet shembulli më praktikë i sintezës së humanizmit me politikën. Labi nuk do të jet vetëm kryetari më i mirë në historinë e Ferizajtë por edhe shembull i politikëberjës në Kosovë dhe Shqipëri. Na priftë e mbara Labi", shkruan ai. /Lajmi.net/

​​Donald Trump sërish i akuzuar për nxitje të dhunës kundër Hillary Clinton

Posted: 17 Sep 2016 09:04 AM PDT

Në prani të një audience të gjerë me pjesëmarrjen e rreth 4.000 mbështetësve në Majemi, në Florida (juglindje), miliarderi u shpreh në lidhje me truprojat e armatosur që shoqërojnë rivalen e tij, se prania e tyre është në të vërtetë në shkelje të amendamentit të dytë të Kushtetutës amerikane, që çënon të drejtën e posedimit të armëve.

"Truprojat e saj duhet të heqin dorë nga përdorimi i armëve", deklaroi ai. Ata duhet të heqin dorë nga armët. Nuk është e vërtetë? Nuk është e vërtetë? Ata duhet të dorëzojnë menjëherë armët e tyre, cili është mendimi juaj? Po, po u hiqini atyre të drejtën e armëve. Clinton është kundër armëve. Merrjani atyre armët dhe do të shihni se çmund të ndodhë. Merrjani armët, ok? Ky veprim do të ishte shumë i rrezikshëm.  Hillary Clinton dhe Donald Trump zotërojnë të drejtën si kandidatë për president të mbrojtjes nga "Shërbimi sekret" amerikan.

Ish-aktivisti i VV-së: Aty ku përfshihet VV-ja prishet puna

Posted: 17 Sep 2016 09:04 AM PDT

Gashi ka shkruar me një gjuhë të vrazhdë se aty ku përzihet Vetëvendosje, kauza merr kahje krejt tjetër, shkruan lajmi.net.

"Nëse doni ta dh…një kauzë, atëherë jepjani VV-së ta mbrojë", ka shkruar Gashi.

Ai me këtë postim i është referuar protestës së sotme të një organizate studentore, e cila kërkoi që të largohet kisha ortodokse serbe nga oborri I UP-së me arsyetimin e është ilegale.

Por ndaj veprimit të policisë në këtë protestë ka reaguar edhe VV-ja. /Lajmi.net/

Irani paralajmëron: Shqipëria është në prag lufte!

Posted: 17 Sep 2016 08:04 AM PDT

Në shkrimin e publikuar në "ParsToday" hidhen dyshime për pazaret që mund të jenë bërë mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së, për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Shkrimi në agjencinë iraniane

Ashtu si izraelitët u vendosën shekullin e kaluar në Palestinë ngjan edhe ngulja e 3000 muxhahidinëve në Shqipëri. Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahedinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftëtarë aktivë, të shpallur armiq nga Teherani.

Me ardhjen e tyre në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë është në mes të atdheut tonë të dashur. Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin brenda kufijve dhe të mbrojtur nga shteti ynë.

A i duhej ky rrisk Shqipërisë? Natyrisht çdo njeri e ka një çmim. Pa folur për qeveritë e vendet. Për këtë pazar erdhi pak muaj më parë në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Keri. Sa është pazari për të pranuar në mes të Shqipërisë armiqtë e shpallur të ish perandorisë Persiane? Sikur të jetë diçka me interes kombëtar, të tipit …bashkim me Kosovën….mbase ia vlen. Për të tjerat….le që ç'dërdëllis unë "të tjerat"? Kush ka parë gjë këto muaj, përveç muxhahedinëve të lumtur që u dyndën për t'u pajisur masivisht me androidët më të fundit dhe elektroshtëpiake të paguara nga "bamirësit"? I dështuar dhe poshtëruar në rastin e armëve kimike Rama nuk la t'i shpëtonte një rast i dytë. Opinioni nuk e kuptoi në kohë dhe shumë pak e dinë se ç'do të thotë të kesh futur luftën në oxhak.

"Ta kem mirë me Amerikën", ëndrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t'i ikte. A është pjesë e këtij pazari që në kulm të fushatës së korrje –shirjeve të hashashit Ambasadori Lu vlerëson rezultatet impresionuese të qeverisë së Ramës në ….luftën kundër drogës? Është pjesë e këtij pazari impotenca politike e Bashës, presioni ndaj Metës dhe prepotenca e Ramës? Po një mandat i dytë i rilindjes? Nëse ky është pazari, do të thotë , jo e kemi blerë lirë, por e kemi marrë te Gabi luftën. Amerika është duke u afruar me Iranin siç ky ka bërë tashmë edhe me BE -në. Po ne, atdheu i muxhahidinëve? Po muxhahidinët që luftën e nisur dekada më parë do ta vazhdojnë në "tokën e premtuar", Palestinën e gjetur në zemër të Ballkanit?E fundit: Po mediat? Në fakt kjo puna e muxhahidinëve sa u mërmërit dhe u mbyll. Nuk ia kanë idenë as mediat? JO! Nuk është e vërtetë. Me pak të pyetur, me pak Google a Wikipedia e mëson se ç'janë muxhahidinët dhe rreziku i tyre. Por, si për çdo gjë tjetër në raport me rilindjen, edhe për këtë janë blerë. Duket se po aq lirë sa vet Rama në rastin e muxhahidinëve.

I jepet lamtumira 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj

Posted: 17 Sep 2016 08:04 AM PDT

Vajza nga Kukësi, e martuar prej 10 vitesh me mblesëri, jetonte me dy fëmijët, ndërkohë që bashkëshorti ishte emigrant në Itali. Njerëzit që e njohën e kanë të vështirë të gjejnë fjalët.

"Njeriu më i dashur me të gjithë, vetëm qeshte, asgjë tjetër. Mezi po prisnim të lindte vajzën, sa herë që e takoja i thosha kur do të lindësh…", tregon Elona Kuçi, e afërme e së ndjerës.

Për të zbardhur vdekjen e Aidës, që u dërgua në tre spitale, nga "Koço Glozheni" tek "Nënë Tereza", më pas në Sanatorium për t'u kthyer sërish në maternitet po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për "mjekim të pakujdesshëm".

Aktualisht janë vendosur nën hetim në gjendje të lirë mjekët Helidon Klosi, Dritan Deçka, Nazmie Ceni dhe një infermiere. Burime të prokurorisë shpjegojnë se hetimet do të jenë më të qarta sapo mjekësia ligjore të kthejë përgjigjje për autorësinë në të cilën do të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Kallëzimi ndaj mjekëve është bërë nga vëllai i të ndjerës, Fation Homuri, i cili është personi që e ka çuar të motrën për të lindur.

Familjarët e gruas shpjegojnë në kallëzim se mjekët nuk i kanë dhënë shërbim në kohë 35-vjeçares, duke shkaktuar vdekjen e saj dhe të foshnjës në bark.

Kërcënojnë veteranët: Nëse s’na dalin pensionet, dalim në protesta

Posted: 17 Sep 2016 08:04 AM PDT

Sidoqoftë, Ministri i Financave, Avullah Hoti ka treguar se mjetet për pensionet e veteranëve ende nuk janë siguruar. Lista e veteranëve ishte keqpërdorur pasi aty kishin përfituar edhe persona që kurrë s'kishin qenë pjesë e UÇK'së.

Ministria e Financave nuk po arrin që t'i sigurojë mjetet për t'i paguar pensionet për të gjithë veteranët e Kosovës.

Kështu kishte thënë gjatë ditës së martës, ministri i Financave, Avdullah Hoti.

"Nuk janë siguruar mjetet për veteranët. Numri i tyre, dita ditës po shtohen. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me fondin monetar FMN. Është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë", pati thënë  Hoti.

Por, mos-daljen e pensioneve po e kundërshtojnë ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje ata po thonë se nëse pensionet e veteranëve nuk dalin deri më datë 24, atëherë Qeveria rrezikon të përballet me rezistencë nga ana e veteranëve.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së  Xhevdet Qeriqi  ka thënë për Express se do të ketë protesta nëse preken pensionet e veteranëve.

"Protestë d të ketë nëse pensionet nuk dalin. Marrjen e tyre e kemi të garantuar me ligj. Deri me datë 24 do të presim", ka thënë Qeriqi.

Ai është shprehur se komisioni për verifikimin e veteranëve ka dështuar në kryerjen e përgjithësive të tij.

"…me kohë dhe kemi kërkuar nga qeveria që të merret më seriozisht me komisionin që të mos lejojë që të bëhen manipulime brenda këtij komisioni, sepse këtë komision e ka formu Qeveria e Republikës së Kosovës. Tash kë do që ta pyesësh e di që listat janë të fryra dhe ka dalë ky numër që është tash. Tash është obligim i qeverisë që t'i mbuloj këta veteran, sepse vetë komisioni qeveritar e ka nxjerrë këtë numër dhe duhet t'i kryej obligimet, sepse ligji ua garanton këtë pension", ka thënë Qeriqi.

I ashpër rreth kësaj çështjeje është treguar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj.

Elezaj për Gazetën Express, ka thënë se Qeveria është e detyruar që t'I ndajë pensionet.
"Qeveria me dredhitë e tyre nuk mundet mi ndalë pensionet e veteranëve. Qeveria do të jetë e detyruar. Nuk mund të kaloj mbi veteranët e luftës", ka thënë Elezaj.

Ndërkohë që rritja e pakontrolluar e numrit të veteranëve që përfitojnë pensione është duke e rrezikuar Marrëveshjen Stand-By të Qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Këta të fundit po thonë se buxheti i shtetit po rrezikohet nga numri i madh i veteranëve që marrin pensione./GazetaExpress/

PSUP: Nuk morëm pjesë në aksionin tek kisha ortodokse se patëm informata se do bashkohej edhe Vetëvendosje

Posted: 17 Sep 2016 08:04 AM PDT

PSUP thotë se nuk ka marrë pjesë në aksionin e sotëm për shkak se sipas tyre, kanë marrë informacione se këtij aksioni do ti bashkoheshin edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

"Të nderuar studentë, ne sot si Parlament i Studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" kishim paralajmëruar një komunikatë dhe një aksion simbolik në kundërshtim te vazhdimit të ndërtimit të Kishës Ortodokse dhe ceremonive fetare brenda kampusit dhe në aksion do të merrnin pjesë vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës dhe organizata studentore, mirëpo para se te fillonte aksioni ne morëm informata se ne aktivitetin simbolik do te marrin pjese edhe anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje te cilët do ta manipulojnë dhe shndërroj aktivitetin si të dhunshëm dhe ne si Parlament Studentor nuk pranuam dhe nuk morëm pjesë në këtë aktivitet", thuhet në reagim. /Lajmi.net

Opozita e sigurt që demarkacioni s’kalon, Lista Serbe thotë se s’ka vënë kushte (Video)

Posted: 17 Sep 2016 08:04 AM PDT

Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje beson se kjo marrëveshje, kur vjen në seancë, nuk do të kalojë, pasi që edhe deputetët e pozitës janë të vendosur ta votojnë kundër. Sipas tij, Qeveria do të duhej ta tërheq këtë marrëveshje dhe të fillojë një marrëveshje të re me Malin e Zi. Ai thotë që në seancë mund të vie vetëm për t'u kundërshtuar.

Edhe Teuta Haxhiaj nga AAK thotë se nga 1 shtatori kjo marrëveshje për ta është e vdekur. Ndërsa, kryesuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilët pohuan se kanë vënë kushte për ta votuar demarkacionin.

Ndryshe, para dy ditësh përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin. /KP/

Related Posts :