Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Uria dhe Jetimi Poezi Shqip

loading...

Uria dhe Jetimi Poezi Shqip


Uria dhe Jetimi

Posted: 21 Sep 2016 03:56 PM PDT

Pse jam vetëm -pse me lanë?
Pse po vuaj – e pse s’më duan?
Pse po qaj, i dëshpëruar?
Si një zog pa nënë vetmuar.

Ku shkoj shpirti xhevahir?
Ku shkoj dhembja aq e mirë?
Ku është gjyshja ku më shkoi?
Thellë në gji duart mua të mi ngrohi.

Pse s’kam Gjyshe, as Mama?
Pse skam Motër dhe Vëlla?
Po Babai ku me shkoj vallë?
Pse me lan në rrugë të vuaj.

Lot nga sytë shikoj në gri,
Moj e ëmbla Shqipëri,
Të kam Nënë – e me ke djalë,
Pse më lë me lot kulluar.

E zgjas dorën për lëmoshë,
Prapë ma lëni mua barkun bosh,
Ca më shtyjnë -e ca me rrajnë,
Ca më qeshin- e ca më shajnë.

Rrugëtoj me syrin gri,
Moj e ëmbla Shqiperi,
Më zë gjumi mbi kartona
Më bënë dritë mua xixëllonja.

Nëna ime është bër gjon,
Vjen mbi kok e më këndon,
Un sfle gjum se kam uri,
Moj e ëmbla Shqipëri.

Kush nga ju do drit bekimi,
Do ta gjeni veç te jetimi,
Te miopi fukarai,
Lot mbi pen më bje kur shkruaj.

Poezi nga: Veron Hoxhaj

Related Posts :