Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vdekja e 35-vjeçares, flet drejtoresha e maternitetit Rubena Moisiu: Jam me oficerët e policisë…” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Vdekja e 35-vjeçares, flet drejtoresha e maternitetit Rubena Moisiu: Jam me oficerët e policisë…” plus 9 more - Gazeta Dita


Vdekja e 35-vjeçares, flet drejtoresha e maternitetit Rubena Moisiu: Jam me oficerët e policisë…

Posted: 16 Sep 2016 02:16 AM PDT

 

Pas vdekjes së 35-vjeçares nga Paskuqani dhe foshnjës së saj, ka reaguar drejtoresha e Maternitetit ''Koço Gliozheni'' në kryeqytet,

Rubena Moisiu ka deklaruar shkurt për ''News 24'' se urgjenca nuk ka qenë e mbyllur, pretendim të cilin e hedhin familjarët e të ndjerës.

Të afërmit kanë deklaruar se ajo nuk ka marrë ndihmën e duhur nga mjekët, duke u çuar në spitalet në QSUT dhe në Sanatorium.

''Do analizojmë rastin ka qenë e mbyllur apo jo. Çështja po hetohet'', bëri me dije Moisiu.

E pyetur nëse urgjenca ka qenë e mbyllur, Mosiu mohoi kategorikisht.

''Absolutisht jo. Urgjenca rri hapur 24 orë. Ju lutem se jam me oficerët e policisë.'', përfundoi drejtoresha e maternitetit.

Plakja e popullsisë, Shqipëria e paaftë të përballojë kostot

Posted: 16 Sep 2016 01:50 AM PDT

Mosha e tretë në Shqipëri është në rritje, por institucionet dhe shoqëria civile nuk po ecin me të njëjtin hap për të rritur kujdesin që kërkon kjo shtresë. Një studim nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Popullsisë tregon se në vitin 2011, numri i njerëzve mbi 65 vjeç është rritur më shumë se 4 herë duke shkuar në 318,000.

Kjo është një përqindje e lartë e popullsisë. Rritja e mëtejshme e numrit te të moshuarve është projektuar për pesë dekadat e ardhshme, për të arritur në 667,000 në vitin 2060.

Studimi tregon se ka një trajtim të papërshtatshëm të të moshuarave në shtëpitë e banimit. Shqipëria nuk ofron trajtim të pranueshëm mjekësor dhe social për të moshuarit. Kërkesat specifike për kujdestarët e duhura për të moshuarit ende nuk marrë në konsideratë.

Trajtimet e gabuara edhe abuzimet e të moshuarit në shtëpi pleqsh janë një temë e përsëritur, duke pasur parasysh që qendrat e kujdesit ditor janë të kufizuara në Shqipëri. Përveç kësaj, strehimoret janë të pakta në numër dhe nuk i plotësojnë kërkesat e një numër i madh i të moshuarve, të cilët shpesh janë braktisur ose abuzuar nga të afërmit apo të tjera persona, thotë i njëjti studim.

Të moshuarit vuajnë nga më shumë se një sëmundje kronike. Ata thonë se nuk mund të përballojë për të blerë ilaçe dhe janë të detyruar shpesh të marrin vetëm një pjesë të ilaçeve, kryesisht atyre që rimbursohen. Nga ana tjetër, sistemi shëndetësor publik është i papërgatitur për të përballuar nevojat në rritje për shërbimet e moshave të treta.

Rreth 27% e të anketuarve të intervistuar deklaruan se, kujdesi shëndetësor për të moshuarit nuk është në dispozicion, kur ata kanë nevojë për të. Arsyet kryesore lidhen me vështirësitë për të mbuluar trajtimin mjekësor, distanca për shërbimet dhe sëmundje e vështira, të cilat e bëjnë të pamundur që të moshuarit të shkojnë tek mjeku.

Studimi thotë se, gratë e moshuara që vuajnë më shumë nga aftësitë e kufizuara se sa meshkujt. Kjo ndikohet nga rolet gjinore të cilat bëjnë gratë përgjegjës për shumicën e punëve të shtëpisë, që mund të jenë një faktor për mungesën e aftësive në moshën e tretë.

Studimi vë në dukje se ka mungesë të strukturave dhe OJF-ve për të adresuar nevojat e të moshuarve dhe në veçanti ka nevojë për shërbime shëndetësore./MONITOR

Hapet hetimi paraprak për tregun e sigurimeve

Posted: 16 Sep 2016 01:42 AM PDT

Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme).

Eksperte te ketij institucioni shprehen se, hetimi do te fokusohet tek të gjitha kompanitë e sigurimeve që kanë rritur çmimet e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL) me rreth 25%, qe prej datës 24.08.2016,

Nga monitorimi i realizuar se fundi pranë agjentëve të shitjes së policave të sigurimit, konstatohet se është realizuar rritja e çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL) për të gjitha kategoritë dhe nga të gjitha kompanitë e sigurimit në masën prej 20%.

Sjellje kjo e cila mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar sipas përcaktimeve të nenit 4 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës", (i ndryshuar).

Për këto arsyet, Autoriteti ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme).

ARMO fillon punën, kreditorët zënë radhën, kërkojnë milionat në përmbarim e ankand

Posted: 16 Sep 2016 01:13 AM PDT

FIT-MEK-Oil, operatori i tregtimit me shumicë të naftës, ka kërkuar ekzekutimin e titullit ekzekutiv për një detyrim prej rreth 9 milionë eurosh. Edhe Tirana Bank nxjerr pronat e lënë peng në shitje…

Teksa u njoftua se rafineria problematike e naftës, ARMO,  filloi nga puna më 1 shtator, kreditorët kanë vërshuar në përmbarim për të mbledhur detyrimet që u ka kjo kompani. Kompani nafte, por edhe banka, kërkojë kthimin e detyrimeve, apo dhe shitjen e aseteve të lëna peng, me qëllim rikuperimin e një pjese të kredive e borxheve që u ka ARMO.

Më 7 shtator, zyra përmbarimore Kodra Bailiff Service ka kërkuar për llogari të tregtuesit të naftës FIT-MEK-OIL  ekzekutimin e titullit ekzekutiv në mënyrë vullnetare për shlyerjen e detyrimit kundrejt palës kreditore prej rreth 1.28 miliardë lekë (rreth 9 milionë euro).  Titulli ekzekutiv bazohet në një deklaratë noteriale të marsit 2014. ARMO ka 10 ditë kohë për të bërë derdhjen e detyrimit, përndryshe kalohet në ekzekutim të detyrueshëm.

Edhe Tirana Bank, ka depozituar përmes Shoqërisë Përmbarimore TDR Group, shpalljen në ankand të një sërë pasurive të ARMO, si një truall prej 28 mijë metra katrorë dhe Dega e shpërndarjes së karburantit me sipërfaqe 1600 m2, në Lagjen 1 Maji në Fier, me një çmim prej rreth 96 milionë lekësh.

Ankandi zgjat deri në datën 20 shtator. Kërkesa e Tirana Bank ka ardhur pasi ARMO, me dorëzanës "Anica mercuria refinery Associated" dhe "Deveron Oil Albania" nuk ka kthyer kreditë dhe shtojcat e kredisë përgjatë viteve 2013-2015.

Disa muaj më parë, Raiffeisen Bank nuk arriti të shesë në dy ankande pasuritë e nxjerra në shitje për një kredi të papaguar nga ARMO prej rreth 20 milionë euro.

 

Rivënia në punë e ARMO

Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC) është kompania që ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO, që prej muajsh kishte ndërprerë prodhimin dhe kishte lënë punonjësit pa paga. Lajmi u bë i ditur më 1 shtator nga prodhuesi i naftës Bankers Petroleum, që në një deklaratë për shtyp bëri të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me kompaninë në fjalë në bazë të së cilës Bankers do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto te IRTC.

Marrëveshja do të bëhet efektive pasi Bankers të marrë miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e pjesën e prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzës që i përket Albpetrol.

Nga Ministria e Industrisë dhe e Ekonomisë nuk ka informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re me rafinerinë ARMO dhe si do të veprohet me detyrimet e shumta që ka ARMO.

Rafineria ARMO, është një nga kompanitë më problematike në Shqipëri, teksa është kreditori më i madh i vetëm i keq në banka dhe ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve.

Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrolit, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve, ku vetëm shtetit i ka të paktën 100 milionë euro.

 

 

 

 

Merkel dhe Hollande kёrkojnё njё BE mё tё fortё

Posted: 16 Sep 2016 12:57 AM PDT

Gjermania dhe Franca kёrkojnё nga samiti i BE-sё nё Bratislavё njё plan tё qartё pёr tё ardhmen e unionit. Pikёrёndesё duhet tё jetё siguria. Nё sfondin e krizёs tё dy politkanёt tregohen tё vendosur.

Si do tё vazhdohet me BE-nё pas Brexit me kёtё ҁёshtje do tё merren tё 27 krerёt e shteteve dhe tё qeverive tё vendeve tё BE-sё tё premten (16.09) nё Bratislavё pa Britaninё e Madhe. Nё vigjilje tё kёtij takimi ndёrkaq nё kryeqytetet europiane ka pasur shkёmbime intensive dhe ёshtё biseduar pёr shumё ide. Pak para takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande kordinuan qendrimet. Rezultati ёshtё njё “Agjendё e Bratislavёs”, e cila duhet diskutuar nё kryeqytetin sllovak. Prioritetet Merkel dhe Hollande i vendosёn tek temat siguri, mirёqenie dhe vera europiane.

Merkel pёr veprim mё tё shpejtё

Agjenda duhet tё pёrfshijё shpresat dhe dёshirat e njerёzve, por njёkohёsisht duhet tё jetё realiste. “Nё fund qytetaret dhe qytetarёt binden prej veprave “, tha Merkel pas takimit nё pallatin Élysée nё Paris. Europa ndodhet nё njё “ҁast shumё vendimtar”. Kancelarja shtoi, se Europa e sheh veten tё konfrontar me kёrcёnimin nga terrorizmi dhe me sfidёn e migracionit. “Ndaj kёsaj ҁёshtjeje ne duhet tё japim njё pёrgjigje, ne duhet tё jemi nё gjendje tё mbrojmё kufijtё tanё tё jashtёm dhe duhet tё japim sё bashku njё pёrgjigje”, theksoi ajo. Ekziston vullneti pёr tё punuar mё shpejt dhe pёr ta zbatuar shpejt kёtё nismё.

Nё sfondin e sulmeve terroriste vёmendje e posaҁme pёr mё shumё siguri

Hollande duke iu referuar vendimit tё Britanisё sё Madhe pёr Brexit tha, se mund tё kemi tё bёjmё me njё krizё ekzistenciale tё Europёs. “Ne i njohim sfidat. Ne e dimё, se ҁfarё rrezikohet.” Lidhur me konceptin e sigurisё ai tha: “Ne duhet t’i mbrojmё europianёt.”

Samiti i posaҁёm nё Bratislavё zhvillohet pa praninё e kryeministres britanike Theresa May. Edhe nёse Britania e Madhe ende nuk e ka paraqitur zyrtarisht kёrkesёn pёr dalje nga unioni, kryetarёt e shteteve dhe tё everive duan tё vendosin piketat pёr njё orientim tё ri tё BE-sё me 27 anёtarё.

Zbatimi i reformës në drejtësi në pranverë 2017

Posted: 16 Sep 2016 12:57 AM PDT

“Reforma më e thellë në vendet e rajonit e ato postkomuniste në Europën Lindore”, thotë Ulsi Manja, deputet, relator për projektligjin për organizmin e funksionimin e prokurorisë në sistemin e reformuar të drejtësisisë.

 

Deutsche Welle: Z. Manja, qytetarët e Shqipërisë presin me padurin fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Çfarë garancish jep sistemi i reformuar se në Shqipëri do të fillojë të ketë drejtësi, se do fillojëtë shkulet kultura e mosndëshkimit, e çimentosur në 20- 25 vitet e fundit?

Ulsi Manja: Reforma në Drejtësi është një nga më themeloret në Shqipëri, në dy dekadat e fundit. Ndryshimet kushtetuese, që i hapën asaj rrugën, janë ndër më të thellat jo vetëm në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor por mund të them, pa ndrojtje, në të gjitha vendet post komuniste. Dizenjimi i reformës në drejtësi është mbështetur në dy shtylla kryesore: nga njëra anë ajo synon të çrrënjosë nivelin e lartë të korrupsionit brenda sistemit, ama aq të lartë sa ka sjellë një besim" zero" të publikut tek drejtësia. Nga ana tjetër vetë sistemi i reformuar i drejtësisë duhet të jetë një antikorp i fortë kundër korrupsionit në rradhët e zyrtarëve të lartë, por edhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërësi në Shqipëri.

Pastrimi i sistemit të drejtësisë nëpërmjet procesit të vettingut, shoqëruar me krijimin e strukturave të reja kushtetuese përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në rradhët e zyrtarëve të lartë, të njohura tanimë si " Struktura të Posaçme Anti Korrupsion" – SPAK – janë garanci për mbylljen e kapitullit të një drejtësie të kapitulluar. Pse? Gjykatësit dhe Prokurorët që do të punojnë në këto struktura do të kalojnë nga vetting-u . SPAK do të përbëhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, Njësia e Posaçme Hetimore , që në ligjin përkatës emërohet "Byroja Kombëtare e Hetimit" , e ideuar të ngrihet dhe funksionojë sipas modelit të FBI-së dhe së fundi nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Të treja organet janë struktura të SPAK-ut dhe janë të ndara: Prokuroria e Posaçme buron nga Këshili i Lartë i Prokurorisë, që do të krijohet menjëherë pasi prokurorët dhe gjyqtarët të kenë kaluar vetting-un. Po kështu edhe gjyqtarët në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Si mbërrijnë gjyqtarët dhe prokurorët në procesin e vetting-ut?

Ligji për vettingun, i miratuar së fundmi, ka përcaktuar shumë qartë: brenda 30 ditëve nga hyrja e tij në fuqi të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, pavarësisht nga niveli dhe statusi, që nga shkalla e parë deri në Gjykatën e Lartë, detyrohen me ligj të plotësojnë formularin e pasurisë, atë të kontrollit të figurës dhe së fundi formularin e aftësive profesionale, tre drejtime të përcaktuara nga Kushtetuta.

Z. Manja, a mund të tregoni si do të bëhet konkretisht vetting-u?

Një nga propozimet e opozitës në Komisionin e Reformës në drejtësi ka qënë që vetting-u për gjyqtarët dhe prokurorët të kryhet sipas një kalendari individual. Por ky propozim nuk u pranua. Kjo pasi në ndryshimet kushtetuese, të miratuara me unanimitet me votën e 140 deputetëve, në korrikun e kaluar, janë përcaktuar afate kohore për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. P.sh. Këshill i Lartë i Prokurorisë duhet të ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Por ne nuk e dimë, se cilët mund të jenë 6 prokurorët që do të jenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ata do të dalin pas kryerjes së vetting-ut të të gjithë atyre që futen në garë. Shkurt të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, në të gjitha nivelet, që konkurrojnë për të qënë pjesë e organeve të Drejtësise: në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi duhet të kalojne në procesin e vetting-ut.

Nuk mund të paracaktohet, se cilët do të jenë ata gjyqtarë dhe prokurorë që do të hyjnë dhe fitojnë garën pa përfunduar vettingu. Prandaj thelbi i reformës në drejtësi është skaneri i sistemit aktual të drejtësisë përmes vetting-ut. Sipas komisionit të Venecias ka pasur përpjekje në Ukrainë për të bërë një vetting , por ky komision nuk e përkrahu, sepse përqasja ishte selektive- kërkohej të identifikoheshin gjyqtarët dhe prokurorët e papërshtashëm në sistem. Kurse vetting-u në reformën e drejtësisë në Shqipëri mori driten e gjelbër nga Komision i Venecias , sepse ai është gjithëpërfshirës dhe tërësor, pa dallim. Prokurorët dhe gjyqtarët, që do të ngelin në rrjetën e vetting-ut, ashtu si ka përcaktuar Kushtetuta, do të largohen nga sistemi. Tre janë kriteret e vetting-ut: pasuria dhe mosjustifikimi ligjor i saj nga gjyqtarët dhe prokurorët; kriteri i pastërtisë ose jo së figurës dhe kriteri i aftësive profesionale. Nëse nuk kualifikohen në dy kriteret e para, gjyqtarët dhe prokurorët dalin menjëherë nga sistemi. Por kur këto kritere janë ok, por gjyqtari apo prokurori nuk plotëson kriterin e aftësisë profesionale, kushtetuta ka përcaktuar dhënien e mundësisë për kualifikim në Shkollën e Magjistraturës për një periudhë 2 vjeçare. Pas kësaj periudhe ata i nënshtrohen përsëri vetting-ut për aftësitë profesionale. Pra, vetting është një sitë shumë e imët. E veçanta e tij është që barrën e provës përpara komisionit të vetting-ut apo Kolegjit të Apelimit e ka vetë subjekti gjyqtar apo prokuror që rivlerësohet. Vetting-u si institucion kontrollon përmes rrugëve të ligjshme vetëm saktësinë e të dhënave të deklaruara.

Verifikimi dhe kontrolli për deklarimet nga gjyqtarët dhe prokurorët të pasurive të tyre është çelësi që hap procesin e pastrimit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit. A ka mekanizma ligjorë që kushdo prej atyre që mbetet në rrjetën e vetting-ut, të shkojë para drejtësisë?

Kjo është një pyetje interesante. Pranë komisionit të vetting-ut funksionon edhe komisioneri publik dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Komisioneri publik luan rolin e akuzës. Dhe e ka detyrim sipas kushtetutës dhe ligjit që kur tek subjekti i rivlerësuar konstatohen shkelje të bëjë kallëzim penal në prokurori.

Fjalën më pas e kanë Prokurorë dhe gjyqtarë që kanë kaluar me sukses vetting-un. Ka pasur reagime të ashpra nga shoqatat e gazetarëve kundër dy neneve në dy projektligje për funksionimine institucioneve të reja, që tentojnë ndëshkojnë me ligj gazetarët , nëse produktet e tyre mediatike shkaktojnë " ndikim të papërshtatshëm që cënon pavarësinë e prokurorëve". A e përjashton garantimi i pavarësisë së prokurorëve të drejtën e lirisë së shprehjes, të misionit të medias si "watch dog"?

Janë dy nene identike në dy projektligje: njëri për ngritjen dhe funksionimin e prokurorisë dhe tjetri për SPAK. Ka pasur një keqkuptim të paqëllimshëm në këto 2 nene, i shkaktuar nga përkthimi jo i saktë i nenit në shqip prej gjuhës origjinale të vendit nga janë marrë për t’ u adaptuar këto dy projektligje. Ne jemi mbështetur më shumë në përvojën e Kroacisë dhe Rumanisë si edhe atë amerikane. Gjithsesi pas kundërshtimit të drejtë të gazetarëve u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të mediave për këto dy nene. Kemi vendosur t’i riformulojmë për një ekuilibër kushtetues mes pavarësisë kushtetuese të prokurorëve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese dhe garantimit të lirisë kushtetuese të shprehjes. Formulimi " ndikim i papërshtatshëm që cënon pavarësinë e prokurorëve" lë hapësirë për keqinterpretin pasi ligji nuk përcakton se kush është organi që vlerëson ndikimin e papërshtatshëm. Ndikimi i paligjshëm është koncept ligjor dhe i parashikuar në kodin penal, pra subjekti që e shkel këtë përcaktim ligjor mban përgjegjësi ligjore.

Fillimi i mbarë, me fakte i zbatimit të reformës në drejtësi është edhe testi që Shqipërisë i duhet të kalojë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Jeni optimist se kjo do të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm?

Reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri për qytetarët e Shqipërisë që për më shumë se 20 vjet mbetën në dyert e gjykatave dhe nuk iu dha drejtësi. Ata presin me padurim që të kemi një sistem të drejtësisë penale, që merr në mbrojtje viktimat dhe trajton njëlloj subjektet e procedimit penal. Palët e treguan vullnetin e tyre politik me votën unanime të miratimit të ndryshimeve kushtetuese në 22 korrikun e kaluar. Tani kanë mbetur 6 projektligje për t’u miratuar, kemi një proces tekniko- legjislativ, jo politik. Duhet t’u japim jetë ndryshimeve kushtetuese dhe në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë funksionimi i institucioneve të reja. Jam optimist, jam shpresëplotë që opozita do të jetë pjesë e procesit.

Vdes në maternitet nëna dhe foshnja

Posted: 16 Sep 2016 12:53 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë mëngjesin e sotëm ku një nënë 35­ vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën.

Mësohet se viktima është shtetasja Aida Kurt Toska, 35 vjeçe nga Paskuqani. Gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme me dhimbje, por sipas familjarëve ajo është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma nga mjekët.

As nëna dhe as foshnja nuk kanë mundur të mbijetojnë. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj.

Ata thanë se kur arritën te materniteti, urgjenca ishte e mbyllur dhe ndihma iu dha pas 1 ore

Kunati i viktimës, z.Çajka tregon:

Pati komplikacione në shtëpi dhe e sollëm në maternitet në gjendje të rënduar. As 10 minuta nuk mbajti rruga. E sollëm por Urgjenca ishte e mbyllur me kyç. Pritëm 20 minuta që të hapej. Kunata ime ishte aty dhe nuk kishte as ku të ulej, s'kishte as stol. Nisi të villte.

Infermierja erdhi dhe mori një mjeke në telefon dhe i tha: "Eja se kam një paciente me të vjella dhe nuk i duroj dot të vjellat."

Erdhën mjeku dhe mjekja pas gjysëm ore.

E mbajtën brenda nja 10 minuta dhe e pyetën ku të dhemb. Ajo dhe as nuk e dinte tamam. Kunata mund të fliste.

E çuam në QSUT dhe i bëmë të gjithë analizat, gjysmat tek Spitali Amerikan për shpejtësi. Tensionin e kishte 5 me 3, ishte nxirë. Doli e pastër nga zemra. Shkuam në Senatorium dhe doli e pastër. Mbërritëm në maternitet në orën 2:00 se nuk jemi vonuar. Kemi ardhur me ambulancë, me oksigjen dhe doktoreshën me oksigjen. Kemi ardhur me ambulancë me dyer të hapura, se nuk kishte oksigjen. E kishin lart dhe për ta marrë u duhej 20 minuta!!!

Erdhi mjeku kirurg më vonë dhe në orën 5 të mëngjesit na dhanë këtë shpjegim: Fëmija është i vdekur, të ndërhyjmë të shpëtojmë të madhin!"

Vëllai i viktimëa tha se familja jeton në Itali dhe burri i saj me dy fëmijët është duke ardhur nga Italia."

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimin  dhe oficerët kanë kërkuar librin e mjekëve që duhej të ishin në turn dhe protokollin e ndjekur.

 

Pista e avionit në Ishëm, pronarët e tokës: E kishim dhënë me qera

Posted: 16 Sep 2016 12:42 AM PDT

Zbardhen dëshmitë e pronarëve të tokës së sheshuar në Ishëm si për një pistë avionësh. "Tokën e kishim dhënë me qera prej kohësh, – deklaruan ata. – Prej mëse dy javësh, toka ishte sheshuar.

Gazetari Hoxha në prokurori për 3 orë: Më sekuestruan telefonat

Posted: 16 Sep 2016 12:38 AM PDT

Pas më shumë se tre orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gazetari Artan Hoxha është lënë i lirë. Sapo mbaroi emisioni "Opinion" në Televizionin Klan prokurorët e prisnin poshtë, ndërsa e shoqëruar për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në fillim të emisionit ai deklaroi se "piloti italian kishte thënë para prokurorëve se kishte provuar pistën, për tu rikthyer më pas me qëllim marrjen e një ngarkese prej 200 kg me drogë".

Pas daljes nga prokuroria Hoxha deklaroi se informacioni që kishte dhënë ishte i vërtetë. Gazetari deklaroi se prokuroria i kishte konfiskuar telefonat.

14383438_1186655968022018_1780275167_n

"Më kanë sekuestruar telefonat. E mirëkuptoj hetimin, bënë detyrën e tyre. Isha në prokurori se mbrojta burimet e mija. Kam dhënë një informacion të vërtetë", deklaroi gazetari Artan Hoxha.

bbcae7b1-f53e-4c4c-bc1e-7dc061c15d08

Piloti italian lihet i lirë do të rimerret sërish në pyetje

Posted: 16 Sep 2016 12:30 AM PDT

Piloti italin, avioni i të cilit u rrëzua dje në Ishëm të Durrësit është lënë i lirë. Mësohet se 69 vjeçari pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor po mbahet nën mbikqyrje nga policia.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda por deri tani nuk është ngritur ende asnjë akuzë për trafik droge.

69 vjeçari i cili drejtonte avionin e rrëzuar në pistën e improvizuar  do të rimerret sërish në pyetje sot .

Momentalisht akuzat e ngritura ndaj tij janë vetëm për shkelje të rregullave të fluturimit dhe shkelje të paligjshme të kufirit.

Related Posts :