Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vetëm në këto tri stadiume CR7 ka dështuar të shënon në La Liga” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Vetëm në këto tri stadiume CR7 ka dështuar të shënon në La Liga” plus 9 more Telegrafi Futboll


Vetëm në këto tri stadiume CR7 ka dështuar të shënon në La Liga

Posted: 24 Sep 2016 03:37 PM PDT

Real Madridi barazoi për të dytën herë radhazi në La Liga.

Pas atij ndaj Villarrealit, Los Blancos barazuan edhe ndaj Las Palmas.

Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video) Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)

Për 72 minuta luajti edhe Cristiano Ronaldo, por portugezi nuk arriti të futet në listën e golashënuesve.

Me këtë rast CR7 në kuadër të në një ndeshje në La Liga ka dështuar të shënon vetëm në tri stadiumet e më poshtme:

Një herë në El Arcangel

Bw3WtncIQAAGBkr

Stadiumi i Cordobas

Dy herë në Anoeta

Stadiumi i Real Sociedadit

Stadiumi i Real Sociedadit

Dy herë në Gran Canaria.

Stadiumi i Las Palmas

Stadiumi i Las Palmas

/Telegrafi/

The post Vetëm në këto tri stadiume CR7 ka dështuar të shënon në La Liga appeared first on Telegrafi.

Statistikë: Goli ndaj Las Palmas i veçantë për Benzeman

Posted: 24 Sep 2016 03:21 PM PDT

Real Madrdi ka barazuar ndaj Las Palmas me rezultat 2-2.

Për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane shënuan Marco Asensio dhe Karim Benzema.

Las Palmas shkas për një rekord jo të mirë të Zidanes me Real Madridin Las Palmas shkas për një rekord jo të mirë të Zidanes me Real Madridin

Me këtë gol francezi futet në mesin e lojtarëve që i kanë shënuar të gjitha ekipeve në La Liga me të cilat janë përballur.

Benzema ka shënuar 113 gola ndaj 30 skuadrave më të cilat është ndeshur në kampionatin elitar spanjoll.

Pas këtij barazimi Reali vazhdon në pozitën e parë me 14 pikë, apo një më shumë se Barca në të dytën. /Telegrafi/

Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video) Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)

The post Statistikë: Goli ndaj Las Palmas i veçantë për Benzeman appeared first on Telegrafi.

Pogba: I lumtur për golin dhe për paraqitjen ekipore

Posted: 24 Sep 2016 03:10 PM PDT

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka folur pas fitores 4-1 ndaj Leicester Cityt.

Ylli francez shënoi ndaj 'Dhelprave' dhe ky ishte goli i parë i tij me Djajtë e Kuq.

United – Leicester, notat e ndeshjes (Foto) United – Leicester, notat e ndeshjes (Foto)

“Ne e dinim se do të jetë e vështirë. Ne jemi shumë të lumtur me paraqitjen tone”.

“Jam shumë i lumtur me golin, dua të vazhdoj dhe të arrij më shumë”, ka thënë Pogba pas ndeshjes.

Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë. /Telegrafi/

The post Pogba: I lumtur për golin dhe për paraqitjen ekipore appeared first on Telegrafi.

Zidane i kënaqur me lojën e futbollistëve, por jo edhe rezultatin

Posted: 24 Sep 2016 02:48 PM PDT

Zinedine Zidane ka folur pas barazimin 2-2 ndaj Las Palmasit.

Trajneri francez e ka cilësuar të mirë paraqitjen e skuadrës, pasi sipas tij kanë krijuar mjaft raste dhe e merituan fitoren, por nuk kanë qenë mirë të koncentruar dhe në fund edhe u barazua rezultati.

"Paraqitja e skuadrës nga minuta e parë deri në fund ka qenë e mirë. Ne krijuam shanse, por na mungoi koncentrimi. Kontrolluam ndeshjen, por nuk i konvertuam shanset tona. E merituam fitoren. Jam i lumtur me paraqitjen e skuadrës", deklaroi fillimisht Zidane, transmeton Telegrafi.

Reali humb pikë, por vazhdon kryesimin në La Liga (Video) Reali humb pikë, por vazhdon kryesimin në La Liga (Video)

"E merituam fitoren. Nuk do të dorëzohemi. Kishim dy gabime vitale që na kushtuan fitoren. Jemi padyshim të zhgënjyer me rezultatin, por jemi akoma në krye të tabelës dhe duhet të luftojmë për ta  mbajtur këtë pozitë".

"Këto gjëra mund të ndodhin. Nuk do të arsyetohem. Të martën kemi një ndeshje të rëndësishme dhe do të jem i fokusuar për këtë", përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

The post Zidane i kënaqur me lojën e futbollistëve, por jo edhe rezultatin appeared first on Telegrafi.

Las Palmas shkas për një rekord jo të mirë të Zidanes me Real Madridin

Posted: 24 Sep 2016 02:41 PM PDT

Pas barazimit kundër Villarrealit, Real Madrdit ka vazhduar rrugën drejt titullit me një tjetër barazim.

Këtë herë Los Blancos barazuar me ndaj Las Plmas me rezultat 2-2.

Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video) Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)

Kjo ishte hera e parë që klubi nga kryeqyteti spanjoll barazon në dy ndeshje radhazi në të gjitha garat nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane.

Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Eibarit në Santiago Bernabeu.

Pas gjashtë ndeshjeve Merengues vazhdojnë në pozitën e parë 14 pikë, një më shumë se Barca në vendin e dytë. /Telegrafi/

Las Palmas 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto) Las Palmas 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)

The post Las Palmas shkas për një rekord jo të mirë të Zidanes me Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Wenger fjalë të madha për dyshen Mustafi – Koscielny

Posted: 24 Sep 2016 02:27 PM PDT

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas ndeshjes ndaj Chelseat edhe për fazën mbrojtëse të ekipit të tij.

Tekniku francez ka thurur lavde për Shkodran Mustafin dhe Laurent Koscielnyn.

Ajo që tifozët e Arsenalit bënë për Xhakën ndaj Chelseat, aq sa është qesharake është njëkohësisht edhe madhështore (Foto) Ajo që tifozët e Arsenalit bënë për Xhakën ndaj Chelseat, aq sa është qesharake është njëkohësisht edhe madhështore (Foto)

"Koscielny dhe Mustafi ishin të jashtëzakonshëm. Inteligjent, të kombinuar dhe faktikisht fantastik", ka thënë Wenger.

Dyshja e lartpërmendur neutralizuan gjithë sulmin e Bluve duke e lënë Petr Cech të papunë gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/

The post Wenger fjalë të madha për dyshen Mustafi – Koscielny appeared first on Telegrafi.

Hamsik hyn në histori të Napolit, afër të barazoj rekordin e Maradonës

Posted: 24 Sep 2016 02:22 PM PDT

Marek Hamsik festoi golin e tij të 100-të në fanellën e Napoli në fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Chievos.

Mesfushori sllovak ka shënuar golin e dytë në fitoren e Napolit ndaj Chievos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Series A, gol ky që ishte i 100-ti i tij me fanellën e napolitanëve, por edhe pse bëhet pjesë e historisë, Hamsik thotë që më me rëndësi janë rezultatet e skuadrës.

"Ajo që doja të bëja ishte të fitojmë ndeshjen dhe e kemi arritur atë. Ndoshta ne duhet të kishim shënuar disa gola më shumë, por pas shumë ndeshjeve me radhë ky ishte një rezultat i mirë", ka thënë Hamsik për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

Këto janë statistikat e skuadrave italiane prej që luajnë në Serie A (Foto) Këto janë statistikat e skuadrave italiane prej që luajnë në Serie A (Foto)

"Unë jam i kënaqur me këtë pikë referimi, veçanërisht për një mesfushor, por ajo që me të vërtetë ka rëndësi është kur ekipi merr rezultate. Tani ne duhet të fokusohemi në Ligën e Kampionëve", përfundoi kapiteni i Napolit.

Me këtë gol të shënuar, Hamsik tani radhitet i pesti në renditjen e golashënuesve, teksa në vend të parë gjendet legjenda Diego Armando Maradona me 115 gola. /Telegrafi/

The post Hamsik hyn në histori të Napolit, afër të barazoj rekordin e Maradonës appeared first on Telegrafi.

Las Palmas 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 24 Sep 2016 01:57 PM PDT

Las Palmas dhe Real Madrid i kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligas, pasi kanë barazuar 2-2.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka dështuar të fitoj ndaj Las Palmasit edhe pse në dy raste ishte në epërsi, por në fund ndeshje përfundoj me barazim 2-2.

Golat në këtë takim u shënuan nga Marco Asensio (33') dhe Karim Benzema (67') për Real Madridin, ndërsa Dominguez Tanausu (38') dhe Sergio Araujo (85') për vendasit.

Reali humb pikë, por vazhdon kryesimin në La Liga (Video) Reali humb pikë, por vazhdon kryesimin në La Liga (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Sipas kësaj faqe, golashënuesi i Las Palmas, Dominguez Tanausu kishte notën më të lartë 8.0, teksa notën më të ulët e kishte Sergio Ramos, me notën 6.3. /Telegrafi/

Las Palmas: 

notat reali

Real Madrid: 

notat reali

The post Las Palmas 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Reali humb pikë, por vazhdon kryesimin në La Liga (Video)

Posted: 24 Sep 2016 01:39 PM PDT

Las Palmas dhe Real Madrid kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me gola, por Las Palmas dominoi në mbajtjen e topit(59-41%), ashtu sikurse Reali që dominoi në krijimin e rasteve në këtë pjesë, ku kishte plot 17 raste për gol.

Goli i parë i takimit u shënua nga 'Mbretërit' në minutën e 33-të, kur sulmuesi anësor spanjoll, Marco Asensio shënoi një gol nga afërsia, pasi topi u kthye nga portieri, i cili priti një goditje të Nachos.

asensio

Megjithatë, nuk vonoi shumë goli i barazimit nga vendasit të cilët shënuan në minutën e 38-të me anë të Dominguez Tanausu, i cili shënoi një gol të bukur për tokë.

tana

Pjesa e dytë nisi ashtu sikurse e para me lojë të barabartë, por me më shumë raste të krijuara për gol nga Reali.

Por, goli i epërsisë nga skuadra e Zinedine Zidanes erdhi vetëm pas inkuadrimit të sulmuesit francez, Karim Benzema.

benzema

Frencezi shënoi vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, kur në minutën e 67-të shënoi nga afërsia për të kaluar Realin në epërsi.

Vendasit e Las Palmas nuk u pajtuan me humbjen dhe u vërsulen në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 85-të me anë të Sergio Araujo.

aruajo

Pas këtij goli, Reali u hodh në sulm për golin e fitores, por pa sukses pasi ndeshje në fund përfundoi me barazim 2-2. /Telegrafi/

The post Reali humb pikë, por vazhdon kryesimin në La Liga (Video) appeared first on Telegrafi.

Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)

Posted: 24 Sep 2016 01:36 PM PDT

Real Madridi ka barazuar ndaj Las Palmas me rezultat 2-2.

Golat në këtë takim nga Merengues u shënuan nga Marco Asensio dhe Karim Benzema.

CtJSE6dWIAAIgG6

Ronaldo duke shkuar drejt bankës rezervë i dëshpëruar me zëvendësimin e tij.

Por, në minutën e 72-të trajneri Zinedine Zidane vendosi ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon dhe kjo nuk i pëlqeu aspak portugezit.

CR7 vazhdimisht e luante kokën në shenjë pak kënaqësi dhe kjo vazhdoi edhe në bankën rezervë ku shihej mjaft i nervozuar.

CtJVPSqW8AAwRRT

Nervozizmi i tij ka vazhduar edhe në bankën rezervë.

Pas këtij barazimi Reali vazhdon në pozitën e parë me 14 pikë, apo një më pak se Barcelona. /Telegrafi/

 

The post Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :