Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vetëm një gotë e kësaj pije do të mjaftojë që të mos keni më probleme me mëlçinë” plus 1 more Telegrafi Mjekësi alternative

loading...

“Vetëm një gotë e kësaj pije do të mjaftojë që të mos keni më probleme me mëlçinë” plus 1 more Telegrafi Mjekësi alternative


Vetëm një gotë e kësaj pije do të mjaftojë që të mos keni më probleme me mëlçinë

Posted: 19 Sep 2016 07:56 AM PDT

Për të pasur një shëndet të mirë të mëlçisë, neve na duhen dy gjëra: dietë e shëndetshme dhe shprehi të shëndetshme të stilit të jetës – gjëra të cilat me vështirësi arrihen në jetën moderne.

Në një mënyrë ne jemi të detyruar të hamë ushqim të shpejt dhe gjëra të tjera të pashëndetshme sepse nuk kemi kohë të gatuajmë apo të qëndrojmë më gjatë në punë. Rrjedhimisht, ne jemi të ekspozuar ndaj shumë toksinave, transmeton Telegrafi.

Mëlçia duhet të ruhet gjatë tërë kohës sepse puna dhe funksioni i saj është vital për ne. Për ta arritur këtë, shpeshherë duhet ta detoksikojmë trupin.

Mëlçisë i duhet ky proces i quajtur "detoksikim" sepse funksioni i vet është ta pastrojë trupin dhe t'i heqë toksinat e dëmshme që gjenden në të.

Për ta kryer këtë proces, asgjë nuk kryen punë më të mirë sesa kjo pije.

Përbërësit:

– Lëng limoni

– Lëng portokalli

– Gjethe të freskëta nenexhiku

– Një litër ujë

– Mjaltë organike

Vlojeni ujin dhe shtojani gjethet e nenexhikut. Lëreni të vlojë edhe pesë minuta tjerë.

Pritni derisa të ftohet dhe pastaj shtojani lëngun e limonit dhe portokallit së bashku me lëvoren e qëruar të limonit. Në fund, shtojani edhe mjaltën.

Këtë pije konsumojeni të nxehtë apo të ftohët. Pra, pavarësisht temperaturës në të cilën e konsumoni, pija ndihmon ta pastrojë mëlçinë dhe e përmirëson sistemin e tretjes. /Telegrafi/

The post Vetëm një gotë e kësaj pije do të mjaftojë që të mos keni më probleme me mëlçinë appeared first on Telegrafi.

Si ta përmirësoni shikimin në mënyrë natyrale?

Posted: 19 Sep 2016 06:12 AM PDT

Më shumë se 30 për qind e popullsisë së botës vuajnë nga çrregullime të ndryshme të syve, përfshirë miopinë – probleme me shikim në distanca të shkurta apo hipermetropinë – problemet me largpamje.

Çrregullimet e ndryshme të syve, përveç glaukomës dhe kataraktit, të cilat ndodhin për shkak të infeksioneve bakteriale, mund të rregullohen lehtë me ndihmën e pozave jogic dhe asanas, transmeton Telegrafi.

Prandaj, në vend se të përdorni syze të fuqishme dhe lente të cilat asnjëherë nuk e shërojnë shikimin e dobët, më mirë është të praktikoni ushtrimet për sy, të cilat e përmirësojnë funksionin e syve.

Kapsitni sytë

Uluni dhe kapsitni sytë rreth 10-15 herë shpejt. Mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-5 sekonda. Tani përqendrohuni në frymëmarrje dhe pritni disa minuta. Këtë ushtrim përsëriteni 5-6 herë në ditë.

Vëzhgimi rrotullues

Uluni dhe mbajeni kokën drejt. Fokusojini sytë në gishtin e madh të dorës së djatht dhe bëjeni një rreth të plotë me të. Këtë ushtrim përsëriteni pesë herë në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt.

Këtë e përsëritni edhe me gishtin e madh të dorës së majt.

Shikoni anash

Uluni dhe shikoni në një pikë para teje. Mbajeni kokën drejt dhe ndryshojeni vizionin në anën e majt.

Shikoni drejt për pak kohë dhe ndryshojeni vizionin në anën e djathtë. Ushtrimin përsëriteni 10 deri në 20 herë. Mbyllni sytë dhe pushoni.

Shikimi në afërsi dhe largësi

Qëndroni apo uluni afër një dritareje të hapur me pamje të qartë. Fokusoni sytë në majën e hundës për 5-20 sekonda. Përsëriteni këtë 10 deri në 20 herë. Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Gjithashtu kontrollojeni frymëmarrjen gjatë këtij procesi. Merrni frymë gjatë shikimit në afërsi dhe lirojeni frymën gjatë shikimit në largësi. /Telegrafi/

The post Si ta përmirësoni shikimin në mënyrë natyrale? appeared first on Telegrafi.

Related Posts :