Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“VIP-a në plazh/ Ornela Bregu tregon linjat perfekte, Dorina Mema ekspozon të pasmet” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“VIP-a në plazh/ Ornela Bregu tregon linjat perfekte, Dorina Mema ekspozon të pasmet” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


VIP-a në plazh/ Ornela Bregu tregon linjat perfekte, Dorina Mema ekspozon të pasmet

Posted: 04 Sep 2016 07:43 AM PDT

Kush tha që vera mbaron me gushtin? Për disa nga personazhet e njohur të skenës sonë ky fundsezoni është momenti duhur për të pushuar. Pasi kanë mbyllur angazhimet e verës, artistët po përfitojnë nga ditët e nxehta të shtatorit për të shijuar detin. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre, që si çdo fundjavë kalojnë në provën e kostumit të banjës.

Kida
Ndonëse vera ka qenë tejet e ngarkuar me koncerte për Kidën, këngëtarja nga Prishtina ka arritur të gjejë kohë edhe të pushojë. Hera-herës Kida na ka sjellë foto gjatë ditëve të saj të pushimit, por këtë herë ka pozuar me bikini. Tejet seksi dhe provokuese, këngëtarja është fotografuar buzë një pishine, teksa vështrimin e ka fokusuar tek këmbët e saj joshëse.

Big Mama
Këngëtarja nuk ka spikatur ndonjëherë për format e saj, megjithatë ajo duket se nuk e ka problem këtë pjesë. Pa komplekse dhe krejt e çlirët, ajo ka postuar një foto ku shfaqet me bikini. Ajo që na bie në sy është se Big Mama është duke shijuar këto pushime, pa e vrarë mendjen për pamjen e jashtme. Së bashku me miqtë e saj, këngëtarja nga Maqedonia është duke pushuar disa ditë buzë detit.

Jehona Dreshaj
Deri pak kohë më parë, Afërdita ishte më e famshmja e familjes Dreshaj. Por, kjo para se të gjithë të njihnim motrën e saj, Jehonën. Brunia simpatike fitoi vëmendjen e mediave sapo postoi disa foto ku shfaqej seksi, ashtu sikur edhe në këtë shkrepje. Shumë sensuale është shfaqur Jehona gjatë këtyre ditëve të pushimit. Bukuroshja ka zgjedhur të pushojë në një nga plazhet, ku dhe na ka postuar këtë foto me bikini. E sigurt është që Jehona mbetet "rivalja" më e madhe e Afërditës.

Ermal Fejzullahu
Edhe për këngëtarin kosovar kjo verë ka qenë e mbushur me ditë relaksi. Së bashku me familjen e tij, Ermali ka zgjedhur Drimadhesin për të kaluar ditët e fundit të verës. Së bashku me të është edhe bashkëshortja, Ariana, e cila gjithnjë ka spikatur për format. I çlodhur dhe i lumtur duket edhe Ermali këto ditë, ku po shijon detin e jugut së bashku me familjen e tij. Një sezon tjetër i ngjeshur e pret sapo të kthehet në Kosovë.

Dorina Mema
Sportistja njihet si një ndër femrat me trupin më joshës në vendin tonë. E në fakt, format plot muskuj Dorina i ka fituar falë orëve të gjata me stërvitje. Ditët e fundit ajo ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet me të vërtetë seksi. Dorina ka zbuluar për fansat e saj edhe të pasmet. Më poshtë ju kemi sjellë vetëm disa nga fotot që kjo bukuroshe na ka servirur nga ky set i nxehtë.

Shkëndije Mujaj
E shquar për fundshpinën e saj të bollshme dhe fotografitë e guximshme ku shfaq të gjithë seksualitetin e saj, këtë herë Shkëndije Mujaj ka publikuar një foto nga pushimet. Këngëtarja ka pozuar në bregdet, ku siç mund ta imagjinoni, në plan të parë ka nxjerrë fundshpinën në një formë tejet provokuese. Mujaj gjatë kësaj vere ka pushuar në Dubai dhe ka ndarë me fansat disa foto gjatë tyre, ku natyrisht gjithmonë duket seksi.

Ornela Bregu
Vitet kanë ndaluar në 1990-ën për prezantuesen Ornela Bregu, e cila denjësisht konkurron 20-vjeçaret që janë bërë pjesë e ekranit gjatë dekadës së fundit. Moderatorja e “Top Channel” ka sjellë një kolazh fotosh nga pushimet e saj në Spanjë, teksa ka pozuar me bikini. Më në formë se kurrë, Ornela duket se është argëtuar me familjen e saj në një nga resortet më të njohura spanjolle.

Gea Braha
Velina e “Fiks Fare”, Gea Braha ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. E ndërsa shumë të tjerë i janë rikthyer punës dhe teksa është në pritje të fillimit të sezonit të ri televiziv, Gea po shfrytëzon kohën për t’u relaksuar në bregdetin e mrekullueshëm të jugut, nga na sjell edhe një fotografi teksa pozon me bikini me dizenjo leopardi.

Rovena Dilo
Pushimet e para si beqare Rovena Dilo ka vendosur t’i shijojë në maksimum. E në fakt, këngëtarja e ka kaluar thuajse të gjithë verën nga një vend në tjetrin, vetëm duke pushuar. Herë me djaloshin e supozuar si i dashuri i saj, e herë me shoqëri të mirë. Së fundi Rovena po pushon me një nga mikeshat e saj më të vjetra, teksa në foto zbulon se është më në formë se kurrë.

Kejsi Tola
Fotot e Kejsi Tolës me bikini janë komentuar shumë në rrjet, e ndoshta për këtë këngëtarja nguron të postojë të tjera nëpër rrjetet sociale. Megjithatë, edhe Kejsi nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë me fansat dhe adhuruesit e saj një çast nga pushimet. Këngëtarja duket se po i kalon pushimet në Zvërnec, ku edhe ka vizituar manastirin e fshatit bregdetar.

Pushimet romantike të Ronela Hajatit, këngëtarja feston ditëlindjen në Turqi

Posted: 04 Sep 2016 07:41 AM PDT

Ndonëse ka qenë gjithmonë e rezervuar sa u takon historive të saj të dashurisë, jeta private e Ronela Hajatit ka qenë gjithmonë në fokus të mediave dhe fansave të saj. Prej kohësh tashmë këngëtarja komentohet për një raport me kolegun e saj Young Zerka. E ndonëse në rrjet lidhja e tyre është bërë fakt, çifti në të vërtetë në asnjë moment nuk është deklaruar publikisht. Por, një surprizë e veçantë për ditëlindje ka bërë që dyshimet se Ronela po jeton një romancë të bukur të rikthehen. Në ditëlindjen e saj të 27-të këngëtarja ka udhëtuar drejt Turqisë, për një festë ndoshta romantike, por edhe për disa ditë pushimesh e relaksi nga puna e saj. Në fotot e postuara në rrjetet sociale këngëtarja shihet tejet joshëse por vetëm, ndërsa në një prej tyre shkruan: “Me shpirt? Sapo i mbusha 16”.

Rike Roçi zbulon foton e pazakontë, ja si ka qenë modelja kur ishte fëmijë

Posted: 04 Sep 2016 07:40 AM PDT

Dekolteja e saj e zbuluar në stadiumin e Marsejës e shndërroi Rike Roçin në protagonisten e kampionatit të futbollit “Euro 2016”. Por modelja shqiptare, e famshme për pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, është ende duke shijuar frytet e vëmendjes që fitoi muaj më parë. Rikja ka qenë e ftuar në disa emisione sportive në Itali, shtet ku jeton prej vitesh, ndërsa në rrjetet sociale fotot e saj grumbullojnë qindra mijëra pëlqime e komente. Por, për ata që kanë dyshuar deri tani për origjinalitetin e modeles, shqiptarja ka postuar një foto të fëmijërisë. Me të njëjtën buzëqeshje në fytyrë, Rike Roçi duket se ka qenë një vogëlushe mjaft simpatike dhe e këndshme, ndërsa mimika e saj, përveç viteve që kanë kaluar, nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Eliona Pitarka, në krah të një mashkulli

Posted: 04 Sep 2016 07:39 AM PDT

Jemi mësuar ta shikojmë seksi, teksa ngre temperaturat buzë detit. Megjithatë këtë herë Eliona ka ardhur ndryshe për ndjekësit e saj. Në një video të postuar në rrjetet sociale, aktorja ka qenë e shoqëruar nga një mashkull. Krahas fotos, brunia seksi ka shënuar edhe një zemër. Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë uruar, duke i quajtur edhe çift, megjithatë asnjëri nga të dy nuk ka preferuar të flasë për marrëdhënien që i lidh me njëri-tjetrin, duke dashur të “luajnë” me mediat.

Rike Roçi zbulon foton e pazakontë, ja si ka qenë modelja kur ishte fëmijë

Posted: 04 Sep 2016 07:38 AM PDT

Dekolteja e saj e zbuluar në stadiumin e Marsejës e shndërroi Rike Roçin në protagonisten e kampionatit të futbollit “Euro 2016”. Por modelja shqiptare, e famshme për pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, është ende duke shijuar frytet e vëmendjes që fitoi muaj më parë. Rikja ka qenë e ftuar në disa emisione sportive në Itali, shtet ku jeton prej vitesh, ndërsa në rrjetet sociale fotot e saj grumbullojnë qindra mijëra pëlqime e komente. Por, për ata që kanë dyshuar deri tani për origjinalitetin e modeles, shqiptarja ka postuar një foto të fëmijërisë. Me të njëjtën buzëqeshje në fytyrë, Rike Roçi duket se ka qenë një vogëlushe mjaft simpatike dhe e këndshme, ndërsa mimika e saj, përveç viteve që kanë kaluar, nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Adrola Dushi nis karrierën në SHBA, pozon seksi për brandin ndërkombëtar

Posted: 04 Sep 2016 07:38 AM PDT

Ish-“Miss Univers Albania”, Adrola Dushi, njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo, megjithëse me një karrierë të shkëlqyer në Shqipëri, vendosi ta lërë vendin e saj për t’u larguar në një tjetër kontinent. Pak javë më parë, Adrola u largua për në Amerikë, vend ku ka nisur menjëherë edhe punën si modele. Të paktën kështu konfirmojnë fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare ka nisur të pozojë për brandin e veshjeve “B&B couture” në New York, ndërsa po përgatitet për javën e modës njujorkeze.

Nard Ndoka:Tekstin ‘Hola muchachas’ e kam, tani jam gati të shpërthej

Posted: 04 Sep 2016 07:37 AM PDT

Enida Himaj
Të gjithë u habitëm dhe qeshëm kur morëm vesh se një politikan do të merrte pjesë te “Dance With Me”. Këtë reagim pati edhe vetë Nard Ndoka kur Vera Grabocka ia propozoi, megjithatë nuk i tha ‘jo’. Tashmë për deputetin kanë nisur provat intensive, për të bërë maksimumin edhe në pistë. Në intervistën dhënë për “Bluetooth”, ai rrëfen se kërcimi ka qenë një ëndërr në sirtar, që politika ia kishte fshehur. Për kreun e demokristianëve, kjo është një mundësi që publiku ta shohë edhe përtej kostumit zyrtar. Edhe pse një kërcimtar i zoti, ai tregon që nuk ndihet ende i sigurt për ta fituar këtë garë, megjithatë tekstin ‘Hola muchachas’ e ka gati. Mbështetjen e bashkëshortes e ka edhe në këtë sfidë, duke u shprehur se xhelozia nuk gjen terren mes tyre.
Nard Ndoka te “Dance With Me”; si ju erdhi ftesa, a u menduat shumë para se të jepnit përgjigjen?
Kam njohje personale me znj.Grabocka dhe para disa javësh më është bërë kërkesë. Në fillim qesha dhe po përpiqesha ta refuzoja me diplomaci. Vera është këmbëngulëse, argumentuese, e të imponon bindje dhe siguri në ato çfarë ka të shenjtë në punën e saj. Në këto kushte nuk mund t’i thosha ‘jo’ Vera Grabockës, personazhit që e vlerësoj dhe simpatizoj ndër vite për punën dhe misionin e saj profesional në spektakle të ndryshme. “DWM” është spektakli më popullor dhe më i ndjekur nga publiku, ku dhurohet spektakël, humor, dhe ndiqet nga familjet. Ndihem mirë që do të jem pjesë e një eventi të tillë.
Si i keni raportet me kërcimin?
Me kërcimin mirë, por në këtë fazë nuk ndihem i sigurt për kampion! Jam marrë me sport shumë vite në rininë time, vallëzimi ka mbetur një ëndërr në sirtar, që politika ma fshehu, nga komplekset, impenjimet dhe mentaliteti ynë jo fort i çliruar nga paragjykimet dhe kritikët virtualë. Kërcimi është një art më vete, më bën të ndihem vërtet mirë.
Si do të ndihet Nardi teksa do të kërcejë “mambo” ose “cha cha cha”?
Muzikën dhe tekstin i kam gati, ‘Hola muchachas’, tani më duhet të mësoj lëvizjet dhe të shpërthej edhe në këtë fushë.
Jeni i pari politikan që pranoni ftesën për një show kërcimi; mendoni se do ju paragjykojnë kolegët ose publiku?
Komentet e para tashmë kanë mbërritur. Dikush thotë ‘pse e bëre?’, të tjerë, ‘shumë mirë!’. Ca të tjerë, ‘edhe këtë e bëre?!’. Pra, ka debate, mosbesim, kritika, ironi, por edhe xhelozi. Këta janë skeptikët e parë që flasin në fillim, por që do të binden gjatë rrugës. Për publikun jam i sigurt që do të dhuroj vetëm pozitivitet. Ka një shprehje që thotë: “Kur je shkodran, të tana i ban”; unë jam deputet i Shkodrës katër herë radhazi.
Ju ka thënë dikush nga kolegët apo miqtë që të mos e pranoni këtë ftesë?
Shumica e kolegëve më kanë inkurajuar.
Çfarë prisni nga ky spektakël?
E konsideroj eksperiencë të veçantë për veten. Çdo politikan ndihet mirë kur ka mundësi të tregojë edhe anën njerëzore, duke sakrifikuar pak nga kornizat e kostumit serioz të politikanit standard. Mendoj se, pas këtij spektakli do të jem më afër dhe më i besueshëm për njerëzit, të cilëve iu krijohet mundësia të shohin diçka ndryshe te një politikan. Njerëzorja është e rëndësishme në filozofinë time, falsiteti dhe qëndrimet artificiale nuk përshtaten me karakterin tim.
Si do të gjendet Nardi krah artistëve?
Unë kam shumë miq artistë, disa prej tyre më përmendin herë pas here, me vend dhe pa vend… Gjithmonë i kam mirëkuptuar dhe jam përpjekur të jem prezent në copëza spektaklesh, qoftë këto edhe të humorit. Ndaj ndihem mirë, madje tashmë që jam me ta, më duken shumë herë më të mirë dhe të sinqertë se politikanët që më rrethojnë çdo ditë.
Pse mendoni se jeni kaq popullor, do t’ua shtojë kjo eksperiencë popullaritetin?
Jam i zgjedhur pesë herë nga populli, katër herë deputet dhe një herë kryetar bashkie, pra më kanë votuar dhe mbështetur ata që më njohin shumë mirë. Jam popullor tek ata që më njohin dhe jam rritur mes tyre. Ky spektakël mendoj se do iu japë mundësinë edhe pjesës tjetër të më njohin më mirë, edhe tek ajo pjesë që nuk më kanë njohur nga afër.
A është xheloze bashkëshortja juaj, sidomos tani që do të jeni pjesë e “Dance With Me”?
Bashkëshortja ime është një mbështetje për mua gjithë këto vite së bashku, xhelozia nuk ka terren mes nesh.

Rikthehet Rudina Magjistari

Posted: 04 Sep 2016 07:35 AM PDT

Sezonin e shkuar ajo i mungoi ekranit, duke iu përkushtuar me kohë të plotë mëmësisë. Por duke filluar nga kjo javë, Rudina Magjistari do të rikthehet edhe njëherë në televizion. “Rudina” do të quhet emisioni më i ri që moderatorja do të drejtojë çdo pasdite në orën 17:00. Ende nuk është e qartë nëse ky format do të jetë si “Takimi i Pasdites” apo do të ketë ndryshime. Përgjatë këtij viti që moderatorja nuk ishte në ekran, në televizionin “Klan” patën shumë sukses edhe telenovelat turke. Tashmë me rikthimin e Rudinës, mbetet për t’u parë se në çfarë orari do të zhvendosen serialet e famshme.

Fejohet Xhensila Pere

Posted: 04 Sep 2016 07:33 AM PDT

Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere, duket se ka nisur një dashuri të re. Pas ndarjes me Fatjonin, lidhja me të cilin vijoi edhe për disa muaj pas daljes nga shtëpia e “BB”, Xhesi rrëfeu se jetoi një dashuri tjetër me një biznesmen. Por edhe lidhja me të nuk funksionoi dhe shumë shpejt ajo deklaroi se ishte ‘single’. Takimet me Fatjonin vazhduan edhe për disa kohë, dhe vetë modelja pranoi publikisht se ata të dy vazhdonin të ishin miq të mirë. Por, së fundmi në profilin e saj në “SnapChat”, Xhensila ka postuar një foto të re, që sinjalizon një dashuri. Dy duar me dy trëndafila, një i bardhë dhe një i kuq, shoqëruar edhe me zemra, janë sinjali i një dashurie të re? Miqtë e ish-miss-it shprehen se më në fund ajo ka gjetur dashurinë e vërtetë, madje edhe e ka formalizuar dashurinë e saj. Burime pranë këtij çifti bëjnë me dije se të dy tashmë dëshirojnë një fëmijë. Vetë ish-banorja ka postuar një foto ku thuhet pyetja misterioze “Djalë apo vajzë?” Megjithatë, për ish-banoren dhe partnerin e saj është ende fillimi dhe gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Noizy lidhet me fansen? Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën reperit?

Posted: 04 Sep 2016 07:28 AM PDT

Një foto disi intriguese është postuar në "Instagram" nga reperi shqiptar, Noizy. Atij i është dhuruar një puthje plot dashuri nga një vajzë bionde. Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe në komente fansat e tij e pyesin për identitetin e vajzës, duke e konsideruar atë fatlume. Noizy e ka shoqëruar fotografinë edhe me një zemër. Bëhet më dije se vajza quhet Diona dhe nuk jeton në Shqipëri, por në Angli. Sipas miqve të reperit, mes dy të rinjve ka nisur një raport dashurie. Thuhet se Noizy shoqërohet me Dionën edhe jashtë koncerteve të tij, megjithatë duke njohurnatyrën e këngëtarit, mbetet për t'u parë sa do të zgjasë edhe ky raport.

Related Posts :